Një thirrje për të “dorëzuar” Ilir Metën

8 Nëntor 2011, 22:39Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Bashkimi Evropian ka dërguar dje një sinjal të fortë për drejtësinë shqiptare, për të reaguar në kohë ndaj procesit gjyqësor në ngarkim të ish zëvendëskryeministrit Ilir Meta. Zëdhënësi i Komisionarit për Zgjerim, Peter Stano, duke iu referuar nevojës për një ekspertizë të përparuar të vendeve të Bashkimit Evropian, theksoi në mënyrë direkte se “askush nuk i pengon autoritetet shqiptare që të kërkojnë ekspertizë apo ndihmë, apo për çfarëdolloj këshille në territorin e BE-së”. Deklarata e dhënë për Top Channel, disa ditë para seancës në Gjykatën e Lartë, është atipike për institucionet e Bashkimit Evropian, dhe kjo tregon ndjeshmërinë që ka krijuar në Bruksel montimi i këtij procesi gjyqësor. Nga ana tjetër kërkesa e tyre që autoritetet e Tiranës t’i drejtohen për ekspertizë Bashkimit Evropian, është në një gjatësi vale me deklaratën e Dritan Priftit, ditën që u bë publike ekspertiza e tre ekspertëve të emëruar. Zoti Prifti, në të njëjtën gjatësi vale me zëdhënësin e Komisionarit për Zgjerim, kërkoi që Gjykata e Lartë të marrë një ekspert të Bashkimit Evropian për këtë çështje, edhe pse më parë një ekspert amerikan i shumëvlerësuar nga ambasada e SHBA në Tiranë, dhe një britanik, kishin provuar vërtetësinë e videos.

Pra, deklarata e Bashkimit Evropian prodhon një situatë të re mbi procesin gjyqësor ndaj Ilir Metës. Së pari paralajmëron mosnjohje të një vendimi gjyqësor, bazuar në ekspertizën e tre ekspertëve të emëruar nga Gjykata me kërkesë të Ilir Metës, dhe së dyti duket se është e sinkronizuar me dëshmitarin kryesor të këtij skandali, ish- Ministrin Dritan Prifti, i cili një javë më parë ka kërkuar pikërisht këtë gjë. Për ta bërë më të qartë paralajmërimin e tij, zëdhënësi i Komisionarit Evropian flet për rëndësinë që ka në progres-raport pjesa për drejtësinë dhe vëmendjen me të cilën ata po ndjekin këtë proces gjyqësor.

Ky këndvështrim i drejtpërdrejtë dhe i ashpër i Brukselit për këtë proces gjyqësor, në të vërtetë fut në krizë reale qeverinë shqiptare me Brukselin. Nga 12 kushtet që Shqipëria ka për të plotësuar që të marrë ftesën për kandidate për anëtare të Bashkimit Evropian, kjo po kthehet në krye-kusht. Edhe sikur Edi Rama të shkojë nesër në Kuvend dhe të miratojë dy- tri ligje që duan tre të pestat, edhe sikur Sali Berisha të kapërcejë ylberin dhe të pastrohet duke plotësuar 11 kushtet që i mbeten për të plotësuar, nëse të premten në Gjykatën e Lartë pranohet ekspertiza që mund të helmatisë përgjithnjë drejtësinë shqiptare, ne jemi të rrëzuar në sprovën tonë për t’iu afruar Bashkimit Evropian. Pra, nuk do të na duhet shumë të presim as të miratohen ligjet me 3 të 5-tat dhe as të plotësojë qeveria e Berishës kushtet që s’ka ndërmend të plotësojë. Nëse Gjykata e Lartë ecën në rrugën e gabuar kur është nisur, për të mbyllur dosjen e radhës për një politikan shqiptar, atëherë ne duhet të harrojmë ftesën për të qenë vend kandidat për anëtar të Bashkimit Evropian. Dita kur ne duhet të presim është afruar papritur dhe ka tejkaluar në kohë dhe hapësirë Berishën, Ramën, Bregun, Nishanin, dhe gjithë ata që duhet të hedhin nga një hap në afrimin e kësaj dite. E premtja e kësaj jave ka shans ta hedhë në erë përfundimisht këtë proces, duke injoruar ndjeshmërinë që Bashkimi Evropian ka ndaj mosndëshkueshmërisë së liderëve politikë në Shqipëri nga drejtësia.

Në një farë mënyre Brukseli po kërkon kokën e Ilir Metës si provë se ne jemi duke ndërtuar një shtet ligjor dhe jo një shtet mafioz, ku dënohen denoncuesit dhe mbrohen kriminelët. Bashkimi Evropian ka adoptuar si kërkesë të tij kërkesën e Dritan Priftit, dëshmitarit kryesor të këtij skandali, i cili e ka denoncuar atë publikisht, si një mënyrë për të thënë që kjo dëshmi duhet të provohet deri në fund dhe me provat mbështetëse.

Këtu loja me dy porta merr fund. Këtu nuk pinë më ujë as avokatët, as ekspertët dhe as milionat e Ilir Metës për ta mbyllur këtë proces. Mbyllja e atij procesi shihet qartë se është mbyllja përfundimtare e derës së Shqipërisë për në Bashkimin Evropian. Brukseli ka vënë veton dhe në mënyrë të pazakontë po i rekomandon drejtësisë shqiptare të harrojë manovrat alla- shqiptarçe për ta mbyllur gjyqin dhe të trokasë në dyert e BE për ekspertizën. Në një farë mënyre është duke na thënë se për të hyrë në Evropë duhet të dorëzoni Ilir Metën. Dhe Gjykata e Lartë e Shqipërisë, pavarësisht çmimit të lartë që Ilir Meta mund t’i ketë vënë këtij gjyqi, është duke zgjedhur mes të ardhmes tonë evropiane dhe të ardhmes sonë “siciliane”. Sado e shtrenjtë të jetë oferta e krimit në këtë rast, detyrimi për të qenë në anën e Shqipërisë, është jo vetëm ligjor dhe kushtetues, por dhe politik dhe kombëtar.

 

60 komente në “Një thirrje për të “dorëzuar” Ilir Metën”

  1. Kapaku says:

    Para gjykates duhet te pergjigjen Dritan Prifti dhe Ilir Meta.
    Po para kesaj gjykate duhet te dale dhe Edi Rama per nxitjen, financimin dhe organizimin e terrorit te armatosur te 21 janarit dhe te te gjithe abuzmieve te kryera gjate kohes qe ka drejtuar bashkine e Tiranes.
    .

    1. XHEBRAIL GRADICA durrshajvan says:

      kapaku i tropojes
      for asht ngushtue
      allti me vehte
      si ka qillue
      merre kte temin
      slobodankes me ja cue
      tung !

      1. Kapaku says:

        Gradica dukesh se je nga ata qe kane pushtuar tokat e te tjereve ne katundet e Durresit.
        PO mire qe keni ikur nga Hasi se atje nuk kishte shanse per te lene komente neper gazeta.

        1. tenxherja says:

          jo more lal se Sala jot e ka çue internetin ne çdo skaj te Shqipnis, keshtuqe mos ua baj dertin hasjaneve e as kerkujt tjeter hahahaha

    2. Sinani says:

      Ik ore kopuk! Debil!

    3. ZorreBerishiane says:

      Shko mor shpellar i Sales thyej qafen.Ty dhe gjithe kellirat Berishiane u zente mallkimi i femijeve jetime te viktimave te 21 Janarit. Ja u befte zoti edhe me zi ne familjet tuaja.

    4. Kodrasej says:

      O Sali-Kapaku, pse di të futesh në internet ti?
      Po këtu nuk ka as pare, ç’ne ti këtu?

    5. grava says:

      shko ore mercenar !

    6. dymi says:

      Emrin e paske kapak, por si duket trute i paske pa kapak se te paskan avulluar. Or mik flitet per Meten qe e kane pare te gjithe ne rolin e padrinos. C’lidhje ka ketu Edi Rama? Po ti dukesh qe je ore qe kurdisesh cdo nate nga dora e Sal-iut. Ne fakt duket qe kur ti rendit Priftin para Metes per te dale para gjyqit. Keshtu veproni te gjithe ju saliistet kur e keni bythen ne uje, mundoheni qe t’i barazoni gjerat me friken qe keni se po u denua mafiozi Meta ju bie qeveria dhe shkojne para gjyqit gjithe familja e obori i Sal-iut.

    7. tekniku says:

      Ti duhet te jesh nje i semure psiqik PD-ist,ndryshe s’ke pse ben nje koment te tille.

    8. erjon says:

      ky eshte kapaku i pusetes se lartmadhnis se tij sali,ku poshte tij kalojne fekalet e qeverise dhe siper tij kalojne ata qe prodhojne keto fekale.prandaj ka ardhur ketu se i pelqen situata ku ndodhet.hajt se dhe ti atje e ke vendin te brryli me matraplik per te hapur ndonje kanal per ujrat e zeza

    9. noa says:

      NJE GJE NUK I FALET EDI RAMES QE NUK E COI DERI NE FUND ATE LEVIZJE TA KISHTE QERRUAR NJE HERE E MIRE, PLEHREN QE NA MBUSHI ME PLEHRA SHQIPERINE…

    10. Ton says:

      Karaku, boll se na e ”fryve”. Po Saliu qe i vrau ata te ”terrorit” te Edi Rames nuk ka faj fare? Mire Cania kishte faj po hajduti s’kishte faj fare?
      Pjella e ndyre maloke qe te vret e te pret ne mes te dites qenka i pafajshem?? Yyyyyyyy fara e ndyre Saliane….

    11. Labi Vlore says:

      Do dali dhe Edi Rama.Mos ki merak.Deshira jote do te realizohet.Por,kam nje pyetje per ju z.KAPAKU.Pse ke merak me shume do te dali apo jo para gjykates nje njeri qe nuk ka asnje akuze ne gjykate sic eshte Edi Rama,dhe nuk te merakos fare denimi apo jo i Ilir Metes??Po pse or i mjere je kaq injorant kamikaz i Saliut??Nuk te kuptoj,sinqerisht.Nje njeri quhet Shqiptar kur ka per zemer,interesat e vendit te tij,e jo vetem kur flet Shqip.Nuk mjafton te flasesh Shqip,qe te quhesh Shqiptar.Ti z.Kapaku,flet Shqip,por je me pak Shqiptar se nje Francez,sepse nuk ke asapk perzemer te miren e kombit Shqiptar,kurse nje qytatar Francez apo Italian,mund te uroje shume me shume here te miren Shqiperise se sa ju.Me keq akoma se kaq.Nje qytetar Italian i thjeshte nuk ben asgje te keqe Shqiperise,kurse ti,thjesht duke votuar pro krimineleve dhe hajduteve,i ben shume e shume here me keq Shqiperise dhe popullit Shqiptar.

    12. tironsi says:

      Po Berishen dhe Bashen si vrasesit e kater qytetareve me duar ne xhepa ne bulevard nuk po e con ne gjykate ti? Kjo eshte drejtesia per ty? kushdo qe eshte kunder Zotit (dmth Berishes) duhet te shkoj ne gjyq????

    13. miri bushat says:

      I thone nje fjales ketej nga ne “ka gjet tenxherja kapakun”edhe tenxherja jone Sali e paska gjet “kapakun” per te bere tellallin por qe ne fakt nuk e degjon askush sepse njerezia po ecen ne kahun tjeter te rruges.

    14. reformer says:

      Me duket se ke harruar ata qe vrane kater demostrues te paarmatosur ne 21 Janar, me urhderin e Berishes pa dyshim!

    15. denmonkrati says:

      Ka than drejt Z. kapcak, se un vet pash sic tha Sala keta terrorista te armatos rand me stilolapsa dhe cadra pistolet, pervec se thikave me helm.
      Pranaj pse merziteni u kamunista…

  2. saliu says:

    Ty o Kapak te te roje emri dhe mendja jote injorante.Fatekeqesija e shqiperise nuk jane vetem Berishistet dhe hajdutet e Nanos por dhe njerez injorante e idiote si ky kapaku .Me vjen keq qe shume kososvare kane nivel te ulet

  3. Teta says:

    Qre ti Kapaku ku ishe ti ne janar,se une qe isha ne miting nuk kisha as pushke e as pistolete me vehte.Per cfare terrori te pergjigjem une kur pushket dhe plumbat i kishte Basha me Saliun qe vrane 4 vete .A u vra ndonje polic, di gje ti se une skam degjuar gje.Po ku jeton ti xhanem ne c sahan ha e lepin ti o i marre me keto gomarlleqe qe shkruan.
    Ju kane plasur syte te shikoni dhe ju eshte errur mendja te kuptoni se ne cfare menyre qeverisemi.
    Sa per gjykaten para te gjitheve duhet te dale vucidolsi Berishe e me rradhe Meta , Ruli, Olldashi e Basha.

    1. Teta Fadili na e mbushe mendjen, po hunjt dhe guret kush i kishte Garda??????????????????????????????????????????????????????????????????

  4. Dordon says:

    O Kapak ! Po ku e pe terrorin e armatosur ore ti?! Prandaj që mos zgjatem ,shko , gjej nje kusi ,vendos kapakun dhe ca fishkzjarre të ndizen edhe mbase vjen në vete nga shpërlarja e trurit që të ka bërë Saliu…

    1. Kapaku says:

      Para gjykates duhet te paraqiten: Edi Rama, Dritan Prifti dhe Ilir Meta.

      1. skelari migrues says:

        Po nga PD-ja ka ndonje qe ka bere ndonje gabim? Kam shprese per Shqiperine, se njerezit me mentalitet skllavi si puna jote po pakesohen…

      2. sali trapi says:

        ky duket qe eshte kapak i ndryshkur,do jete nga ata kapaqet e sales qe i perdor per te mbyllur tenxheren(koken) e ilirit.

      3. i says:

        nqs edi, dritani apo kush do tjeter kane bere krime, normal te paraqiten para gjykates. po nje gje nuk kuptoj un, edi eshte pa imunitet dhe ka qene pa imunitet keto 11 vite. Ju keni policine prokurorine dhe gjykatat (sic kemi pare deri tani) pse nuk e keni marr si te pandehur??
        pastaj para gjykates duhet te dale cdo njeri qe kryen vepra penale
        qofshin te PD, PS apo te Zotit

      4. ivani i madh says:

        Ti kapak e ke vene pseudonimin po ne fak te shkon me per shtat prespermative se keshtu mbledh spermen e te tjerve se keshtu kenaq dhe padrinot tend.

  5. endri3 says:

    Kur do te na lene rehat ca injorante si puna e ketij kapakut qe per me teper dine te perdorin edhe kompjuter. Akoma nuk ju ka hapur interneti kapaket e mendjes qe te mund te ajrosen pak se qenkan mykur fare nga parrullat e Berishes.

  6. landi says:

    Iku berlusconi dhe papandreu, te dy kishin dale nga zgjedhje te lira e legjitime e nuk e mbaruan mandatin 4 vjecar. Ky saliu qe vodhi ne mes te dites, jo vetem qe nuk iken por thone dhe qe duhet te mbaroje mandatin deri diten e fundit.
    Opozita te kerkoje zgjedhje te parakohshme e te mos flej gjume. A e pate opoziten ne greqi qe ne kulm te krizes nuk i jepte votat pa ikur papandreu. Ja pra sa kollaj eshte kur opozita eshte e vendosur ne kushtet e veta. Boll leshoi opozita jone, po ta bllokoje qeverine pa pasur turp, qofte dhe me bojkot. Mos te thote me qe s’ka cti beje.

  7. shkodrani says:

    Gjynah qe e ke pseudoemnin Kapak ty duhet me te thane PYKE,..nuk jeni shqu ndonji here per politike por vetem per vrasje edhe per hajduta,ju edhe ata qe ju udheheqin Sali Pjeshka edhe Ilir Pushti,…nuk e kupton hala mor kelysh i vucidolit qe ju ka ardh fundi,..i keni te numrume ditet o fundrinat e shqipnise qe e mbajtet peng kete vend bashke me NANOISTET

  8. fush-miloti says:

    mos u merni me kapakun se ai ja ka vene vete
    emrin vetes,por, KAPAK qe eshte nuk do ta
    mbuloje kurre ILIR METEN e as zagaret e tjere
    me ne krye SALI HALENE.

  9. Endri says:

    Ne burg funderrina dhe sekuestrim te te gjitha pasurive perrallore e pronave pa fund me emra bedelesh qe kane vene duke e rrjepur kete popull.

  10. MEMEDHETARI says:

    Ore vellezer,eshte turp te merremi me nje kapak pusete m…!
    Thoni nje fjale per artikullin e shkelqyer te Meros…
    E di cfare,Mero?Thirrjen e europianeve une “e degjoj” keshtu:
    “Ilir Kokemadhi,dorezohu,se je i …filmuar”!!!…
    Por nuk jam i sigurte nese degjojne nga veshet “Sashenkat”e “Tomixherrat”…
    Ama,edhe ne rast se nuk degjojne …kane nje Shprese qe i shpall gjyqtare shembullore…

  11. Albann says:

    Zgjidhja eshte e thjeshte:Berisha do mbaje Meten dhe pushtetin,dhe do u thote Evropianeve -Me mire per mua se vjedh lirshem. hahahaaha.

  12. beni says:

    Do te ishte me mire qe gjykata ta bente alla shqipetarce,se ky eshte nje shance me shume per opoziten,ne kete menyre mund ti vihet veto shpellarit,dhe ka shume mundesi ne sgjedhje te parakoheshme.

  13. Une prej Bajram Curri them: says:

    Me vjen keq qe shume prej jush na shani te gjithve ne ne emer te Saliut,njelloj sikur me than Enveri dhe me sha gjithe Gjirokastren,Saliu ka koken e vet dhe secili ne boten demokratike pergjigjet per emrin e tij,as femijet e tij po qe se nuk kane shkel ligjin nuk kan pse e ndjej veten fajtor,por edhe une e di se Saliu me shume se shqiptarve ne Shqiperi ja ka me hile shqiptarve ne kosove dhe kutu do te jeni e po e shikoni,mos i quhani kosovaret te trashe se shume prej tyre po e kuptojne dashurine e madhe te Saliut per njekete komb dhe Fazllicin me company ne Beograd dhe Athine.

    1. dymi says:

      Shume e drejte bajramcurr-as! Jam plotesisht dakort me ty per etiketimet e kesaj natyre. Kjo psikoze qe eshte krijuar,qe verioret jane me Sal-iun,ndersa jugoret me PS,jo vetem qe eshte e demshme,por fryhet me qellim nga Sal-iu e lakejte e tij, sidomos nga disa gjoja anal-iste, ne Kosove,qe kane marre,per kete prekrahje, te mira materiale ne Shqiperine shtetrore. Te frysh kete psikoze,eshte fare e qarte,qe vihesh ne sherbim te armiqve tane shekullore, Serbeve, te cilet dihet shume mire qe kane agjenturen e tyre ne sferat me te larta te politikes shqiptare, si ne Shqiperine shtetrore ashtu edhe ne Kosove.

    2. Hello says:

      Mos e mer perkeq se ky etiketim qe i bejme Saliut eshte shume lokal. Ketu permendet fshati Saliu, Vucidoli dhe ja bajram curri dhe aq me pak gjithe Veriu. Ashtu sic eshte e vertete se jo gjithe Jugu eshte me Opoziten se ndryshe tani do ishte ne pushtet pavarsisht nga manipulimet e votes.

  14. sali trapi says:

    ky kapaku po flet ,por, nuk di perse po flitet,sepse shkrimi ka lidhje me skandalin e metes dhe jo me 21 dhjetorin.ke bere mire qe quhesh kapak,sepse po u ve kapak gjerave,nejse kapaku,kapak ngelet,behet gjella dhe pa te.

  15. Sillo says:

    Kapaku esht prej dibre or tej ,nuk eshte prej tropoje ,edhe Saliu nuk esht prej Tropoje esht prej Puke por e ka perzen fshati i vet RAM BERISHEN prej vendi,se ka ken afije i fshatit.

  16. Atdhetar USA D says:

    URIME ZOTI MERO. KUSH KA SY TE SHIKOJ DHE VESH TE DEGJOJ DUHET TJU PERGEZOJ PER ANALIZAT DHE ARTIKUJT ME VLERE. EDHE NE KETE ARTIKULL JU VINI GISHTIN NE PLAGE, QE TE GJITH TE KUPTOJNE SE ILIR HAJDUTI U BE MULTI MILJONRE ME VJEDHJET QE I KA BERE EKONOMIS DHE POPULLIT SHQIPETAR. QEVERIA MAFJOZE DHE E KORUPETUAR E SALI BERISHES, KA BER E BEN CMOS PER TE MBROJTUR DHE NXJER TE PAFAJSHEM KETE TRAFIKANT DHE HAJDUT TE PA NGOPUR. JO SE NUK EDI SALI BERISHA KETE GJE , POR I INTERESON SE BURGOSJA E TIJ I PRISH IMAZHIN E QEVERIS, EDHE PSE TE GJITH SHQIPETARET BRENDA E JASHT VENDIT E DINE MIRE SE SI EDHI NE PUSHTET SE SI ERDHI NE PUSHTET SALI BERISHA DHE CILET JAN MINISTRAT E TIJ. FAKTI QE BE. KERKON TE MBAJQENDRIM LIGJOR TE NDERSHEM E TE DREJT DREJTESIA SHQIPETARE, TRE TERGON SE VREJTJET QE KA BER PER MOSFUNKSJONIMIN E DREJTESIS DHE NDESHKIMIN E FUNKSJONAREVE TE LERT SHTETEROR E KA SHQETESIM EVIDENT EDHE PER ILIR METEN QE EKSPERTI AMERIKAN I SPECJALIZUAR DHE AI ANGLES NE VENDET ME TE ZHVILLUARA TE BOTES VERTETUAN SE VIDJUA KU ILIRI DO TE MARE 700MIJ EURO PER NJE FAVORIZIM TE PA LIGJSHEM ISHTE ORGJINALE DHE PA NDERYRJE, TE ASHTUQUAJTURIT SPECJALIST SHQIPETAR NA I NXJERIN ME NDERHYRJE DHE TE DISKUTUSHME. SE KESHTU DO SALIU DHE ILIRI. KY ESHT TURPI ME I MADH I TYRE DHE ME SHUM I DREJYESIS SHQIPETARE NESE BIE PRE E KETI KURTHI. DREJTESIA SHQIPETARE KA RASTIN TI TREGOI BE SE EDHE NE SHQIPERI KUSH VE DORE NE PASURIN KOMBETARE, KUSHDO QOFTE DENOHET, AJO DOTE TREGOJ SE DREJTESIA ESHT EPAMVARUR NGA POLITIKA.SHQIPETARET JASHT ATDHEUT MEZI PRESIN NJE VENDIM TE TILLE.

  17. sherifi says:

    Ore kapak po qenke komplet me vrima dhe kot qe e ke emrin kapak se gjella ne tenxheren tende as per te ngren qente nuk bene.

  18. toke nasari says:

    o kapak po palaka jot do gjykohet.

  19. Devolliu says:

    Mos e trazoni kapakun; poshtë kapakut është tërë qelbërsirllëku i të çmendurit të Viçidolit, kryehajdutit e kryekriminelit të Shqipërisë.

  20. Faik Konica says:

    Po pse nuk kerkon Berishen.Duket qe deri tani ju te Temes na kini mbushur me genjeshtra.Berisha jo vetem qe nuk ka vjedhur por eshte edhe nje partner serioz per BE.Duket sa keq jeni ekonomikisht kini edhe internet ne shtepi.Mendo me pare andronim breket te gjithe.Tani po torturoheni se nuk mund te hani dot nga shendeti i tepert.Mos ndoshta kishit menduar tere jeten ta shkonit si spiuna.Jo nje profesion nuk mund te mbahet me,tani as nuk ju paguan njeri si te tille.

  21. gole labi says:

    O kapak, i mjeri kapak!
    Me vjen keq per fatkeqesine qe ke pesuar.
    Te paska shurruar Saliu dhe te ka fishkur trute.
    Megjithate te ka lene gjuhen te llapesh dhe kapakun e kokes.
    Trute ta moren te keqen!
    Te shkuara!

  22. Ardian Shpata says:

    Doli dhe nje kamikaz tjeter i saliut qe don ti vere kapak vjedhjes me bllok ne dore te Ilir Metes

  23. luani says:

    Shpetimi i Ilir METES vjen se shpejti,po bene pergatitje per te dale nga koalicioni duke shkuar ne bazen e tij,zgjethjet e parakoheshme do harojne gjithcka nuk do meret europa me njerez te thjeshte,politika ndryshon ne favor te ILIRIT Sala bjen nga qeveria PS mer ate qe meriton e populli e media meret me premtimet e PS e EDIT

  24. Deni says:

    Ne se koklopa Meta i shpeton drejtesise i gjithe populli ne kembe te veje ne vend drejtesine dhe talljen qe i bejne ketij populli qe nga Marsi qe e pame vete ndyresiren e gjer me sot.Eshte tallje dhe ofendim i madh per te gjithe intelektualet e ketij vendi qe pranojne kete lloj corbe alla Berisha-Meta.Te gjithe ne kembe e te mos dije nga te veje kryehajduti Meta e jo te rrije e te na beje moral.

  25. Teta says:

    Po Deni ke te drejte por per bllokun e Metes u be mitingu ne 21 Janar dhe kreret e opozites e braktisen popullin ne bulevard dhe Sala vrau 4 vete.Perse u terhoqen, duhej te kishim qendruar te gjithe ne bulevard ate nate edhe diten tjeter, ndofta edhe disa dite e me siguri Saliu nuk do te qendronte me ne zyren ku eshte sot.
    Por u tremben dhe ja mbathen , por edhe kur ne mes te nates u shfaq vidioja se si ishin vrare 4 vetet prap nuk guzuan te therasin njerezit ne shesh.Ky ishte nje nga shanset me te medhaja qe ka humbur opozita megjithe ate urrejtje te madhe qe kishin protestuesit kunder qeverise.
    Une jam e bindur qe ate urrejtje,vendosmeri per sakrifice dhe ata mijera njerez nuk ka per ti mbledhur dot me kurre opozita, prandaj po rrine e po presin 2013, pavaresisht se populli nuk po duron dot me.

  26. anticensurë says:

    o mero kujt do ti mbushësh mëndjen se BE është kundër berishës?
    ramës apo popullit?
    rama e di fare mirë,deri dje priste që ata ta thoshin hapur “kapni pushkët dhe zhdukeni”!sot nuk ja mban më,ka familje!
    popullit?
    populli e di shumë mirë,por dhe sikur BE ta mbronte në maksimum berishën,që ai është shkaktari i të gjithë vuajtjeve dhe do ta rrëzojë!e ka provuar me votë!e pa mundur!ai ta grabit,ta bën të bardhën të zezë në mes të ditës!me pushkë e di që e rrëzon brënda ditës,por ai këmbpaleshi me familje të re nuk ka guximin ta udheheqë!jo vetëm kaq por nuk ka dëshirën që të lërë dikë tjetër për ta bërë këtë punë!e ka zënë vëndin dhe nuk ka tërmet që e shkul!duket sikur të ishte binjak për nëne me berishën!
    do të na mbushësh mëndjen se berisha nuk ka interes të lejojë shqiprinë në BE?
    dhe kjo dihet!nuk mund të vjedhë,grabisë e vrasë në mes të ditës!thjeshtë fare!kjo nuk i intereson as sashenkave tomëve dhe dhe gjith batakçinjve të tjerë!
    ai do ta mbajë ilir metën përsa kohë ti duhet!ditën që të mos ti duhet do ta çojë ti bëjë shoqëri azem hajdarit!ilir meta di shumë për berishën!ai ashtu si dhe prifti ka plotë gjëra të regjistruara për berishën!
    prandaj o mero fillo e kupto se nuk është kjo rruga që duhet të ndjekësh me artikujt e tu!godit atje ku duhet dhe jo në thesin e kalbur që e shohin të gjithë!godit atë që e ka pë detyrë të heqë qelbësirën nga sheshi!
    aoi është problemi!

  27. sherifi says:

    O Faik Konica po pse sala me breke merret? ndryshimet politike erdhen ne gjith boten dhe demokracin nuk e pruri sala dhe askush tjeter ajo ishte nje domosdoshmeri per gjith popujt e lindjes,dhe kushdo tjeter qe te ishte pervec sales vendi jone do ishte disa here me mire. sala e dogji njeher shqiperin ne 1997 dhe tani po e shet komplet pasurin kombetare.

  28. i Verteti says:

    Kush mund te me pergjigjet, qe ne ate vidio ishte aktori Agron Llakaj dhe dukeshe si Iliri??????apo ishte vet Ilir Mafia…..[M. u e ta]

  29. APOKALYPSIS says:

    Tani e pane qe ka filluar t’u derdhet m..ti sheshit, & u kujtuan te vene KAPAKET ne pune …
    Teper vone!

    1. Kapaku says:

      Apokalypsus ose arixhiu i shtypit. E ke bere si shtepi te dyte Temen.
      Nuk te rritet IQ duke komentuar ne Shekulli dhe Tema.

      Ende nuk keni arritur te kuptoni se sistemi i drejtesise duhet te funksionoje i pavarur. Nese akuza do ta gjeje Meten fajtor, ajo me siguri do ta thirre qe te paarqitet para ligjit. E njejta gje do te duhej bere me çdokend ndaj te cilit ngrihet nje akuze.
      Edhe ndaj Prifit (qe ne fillim nuk keni lene fjale pa share kur i dha voten qeverisjes se tanishme) duhet te funksionoje drejtesia, por edhe ndaj gjithesecilit per te cilin ngrihet nje akuze dhe gjenden prova.

  30. Artiles says:

    S’ka dyshim qe ekspertiza e te ashtuquajturve “eksperte vendas” eshte e manipuluar, megjithe ate propozimi per eksperte te BE eshte nje zgjidhje. Por nese ata deklarojne se videoja eshte origjinale, e pa manipuluar, atehere duhet te denohen pervec Ilirit Kokelopes edhe ekspertet vendas.

    1. Albann says:

      E sakte.Po nuk u denuan ekspertet fals,ristanet,e sashenkat,s do kete kurre shtet.Nenpunesit e shtetit duhet ta dine qe i pret burgu nese tallen me ligjet.

  31. emigranti says:

    bravo mero i madh je vetem ti mund ta zgjidhesh propblemin shqipetar ti ivjen hakut saliut FORCA JEPI MERO SE KESHTU MUNDET TE BJERI SALA

  32. tomori beratit says:

    Kapaku duhet te jete personi me Mut Muti qe me degjojn veshet deri me sot.I perjetshem qoft kujtimi i tij

  33. Ndoc Sukaj says:

    Ne asnje shtet te bashkimit Europian cilido zyrtare qe do te ishte akuzuar me nje akuze te tipit,,Ora e Priftit,, nuk do te ishte ne gjendje te kapardisej neper shqiperi duke organizuar ,,zullume te reja,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje