Makthi për një gjurmë në historinë e shtetit

11 Nëntor 2011, 21:32Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kryeministri Berisha ka provokuar një debat fallco mbi një përmendore të Pavarësisë në 100 vjetorin e saj. E thënë me atë rastësinë e tij, shpesh herë vrasëse për seriozitetin e një kryeministri, ai foli dje vërtet për një përmendore me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë.

Provokimi i parë që vjen nga Vlora, por dhe nga kundërshtarë të kryeministrit, ka të bëjë me faktin se përfytyrojnë prishjen e Monumentit të Pavarësisë në Vlorë dhe bërjen e një Monumenti të ri. E parë në vazhdën e premtimeve për të prishur gjithçka nga historia dhe për të rindërtuar gjurmë të reja në histori, Berisha ka lehtësinë e padurueshme që të ngjallë debat me çdo fjali të tillë. Në fakt në këtë rast mund të mos ketë ndërmend të prishë përmendoren, por të bëjë ndoshta një tjetër. Si në çdo gjë, dhe në histori ai kërkon shenjat e veta dhe shenjat e ‘të tjerëve’. Në këtë rast besoj se ai ka parasysh diçka të re, diçka që në Vlorë njerëzit të thonë, ‘këtë e ka bërë Berisha’.

Fiksimi i tij për të lënë shenjat e veta në histori është i fortë dhe gati mbizotërues në veprimet e tij të çoroditura si politikan. Bile ky fiksim është gjeneratori që mban të ndezur egon e tij për të qëndruar me çdo çmim në pushtet deri sa të bëjë diçka që të mbetet.

Ishte ky fiksim i tij për të qeverisur gjatë dhe i parrezikuar nga opozita që në vitin 1996 shkatërroi zgjedhjet e lira, institucionin më të rëndësishëm të një shteti demokratik, dhe degradoi vendin në një territor jashtë kontrollit administrativ, politik dhe social, duke kthyer Vlorën në qytetin monument të trazirave dhe krimit në vitin 1997. Ky është dhe monumenti real që Berisha ka ndërtuar në Vlorë dhe ai qytet do t’ia mbajë mend gjatë, shumë gjatë, edhe pasi ky njeri të ketë mbushur 100 vjetorin e vdekjes. Viti ‘97 është përmendorja e vetme dhe gjurma më e fortë që Berisha ka lënë në historinë e shtetit shqiptar dhe këtë nuk ja rrëzon dot askush, as ai vetë.

Por fiksimi për të lënë gjurmë në histori vazhdoi dhe pas vitit 1997. I mbetur në opozitë, ai i mbijetoi një thatësire të gjatë votash dhe mbështetje për të, derisa e majta shqiptarë hëngri vetveten dhe Berisha u rikthye në pushtet. Fiksimi që ai të linte sërish diçka në histori e shtyu atë drejt një skeme të re të përdorimit të pushtetit. Me një çmim rekord për çdo vend të pasur të botës ai ndërtoi një segment rrugor 60 km me një çmim prej mbi 1 miliard euro, me shpresën se do mbetej në histori. Filloi të flasë për superfuqi energjetike, për central bërthamor, për Zvicër me det, për arrorë, shegore, peshkore e gështenjore, të gjitha për të lënë dhe ai një shenjë. Por fiksimi për të lënë në shenjë në histori, në të vërtetë po linte shenja vetëm në gjeografi. Rruga e shtrenjtë e Kombit u bë një varrezë për ekonominë shqiptare dhe një salsiçe e pangrënshme për rrjetin rrugor primitiv shqiptar. Arrorët, shegoret, peshkoret, centralet bërthamore, Zvicra me det dhe gjepurat e tjera janë vetëm në mendjen e tij të sëmurë nga ideja se po ndryshon Shqipërinë. I vetmi ndryshim i fortë gjeografik prej tij dhe familjes së tij ndodhi disa kilometra larg Tiranës kur një fabrikë e mbështetur prej djalit të tij shpërtheu dhe vrau 26 vetë.

Ishte fiksimi i tij për të qëndruar me çdo kusht në pushtet, në pritje të lënies së një gjurme në histori, që nxiti ndjenjën e burracakut brenda vetes, dhe qëlloi mbi katër qytetarë shqiptarë para kryeministrisë, duke lënë dhjetë monumente të gjalla të ngrira nga tmerri, si fëmijë tashmë jetimë. Ana, vajza e Ziverit, është një nga monumentet që do të mbajë mend Shqipëria duke lotuar për babin e saj të vrarë me duar në xhepa para kryeministrisë nga Sali Berisha dhe Lulëzim Basha. Ajo foto do të shëtisë në vite si shenjë e barbarisë së këtij njeriu ndaj qytetarëve të vet. Vajzat e Aleks Nikës, djali i Faik Myrtajt apo fëmijët e varfër të Hekuran Dedës, po ashtu kanë për të qenë statuja të gjalla të kontributit të tij për pushtetin në Shqipëri.

Makthi i tij se ende nuk ka mbërritur dot tek një vepër madhështore për 100 vjetorin e pavarësisë, po shtohet. Premtoi se në 100 vjetorin e pavarësisë do kishim një parlament të ri në vend të Piramidës. Por siç ka keqkatandisur buxhetin e shtetit, nuk ka më pare jo të bëjë parlament, por as pare të prishë Piramidën, vetëm në ja dhëntë shokëve të djalit të tij ta hedhin në erë me përvojën e Gërdecit. Po ashtu premtoi stadiumin e ri duke shkatërruar një monument kulture siç është stadiumi kombëtar në Tiranë, por as për këtë vepër shkatërruese nuk ka pare. Me sa duket i ka rënë shkurt dhe me ca pare xhepi do të bëjë ndonjë monument të ri në Vlorë, të lërë aty një shenjë atë ditë, të ketë një palë gërshërë në dorë si babai i kombit më 28 Nëntor.

E ka kot. Siç e thashë, përpjekjet e tij për të bërë një histori të re në Shqipëri, kanë bërë një gjeografi të re, që e ka shëmtuar më shumë atdheun tonë. Ai është shkatërruesi më i madh i institucioneve të shtetit shqiptar këto 100 vjet, pasi është shkatërruesi i institucionit të zgjedhjeve të lira, që është themeli i shtetit demokratik dhe dinjitoz në gjithë kohërat, dhe më pas shkatërrues dhe armik i gjithë institucioneve të shtetit shqiptar. Në historinë e Shqipërisë ai do kujtohet si kryeministri që ishte armik me gjithë presidentët e vendit, me gjithë kryeministrat e vendit, me gjithë kryeprokurorët e vendit, me gjithë gjykatat e vendit, me gjithë gazetarët kritikë të vendit, dhe me gjithë faktorët opozitarë në këtë vend kur ai ka qeverisur. Ai po ashtu është kryeministri që ka qenë armik me gjithë aleatët e mëdhenj të Shqipërisë gjatë karrierës së vet, SHBA dhe Bashkimin Evropian. Ai ka futur vendin në luftë civile për shkak të krizës së demokracisë dhe konfliktit të tij me SHBA, dhe ka çuar Shqipërinë në fund të listës së vendeve të Ballkanit në hapat drejt Bashkimit Evropian. Këto janë gjurmët që ai ka lënë në historinë e shtetit shqiptar. Këto gjurmë do mbeten në histori si pjesë e kontributit të tij dhe askush nuk e ndihmon dot që t’i fshijë. Në gjeografi ndoshta do t’ia falim rrugët e gabuara e të shtrenjta për të fituar Familja e tij, gjëmat e demontimet me fabrika çimentosh, me impiante plehrash e TEC-e me qymyr, pasi kemi mundësi t’i rindreqim pa ikjes së tij. I qartë për këtë bilanc tragjik, po bën përpjekje të ketë dhe ai një monument të vetin në Vlorë, në atë qytet ku nuk pranohet ende si burrë shteti. Mos e merrni me kaq zemërim përpjekjen e tij. Makthi që ka për humbjen e betejës për të hyrë në histori e çon gjithmonë tek keqkuptimi se në histori hyhet duke bërë statuja për veten. Le ta bëjë se do të kemi çfarë të rrëzojmë kur të kujtohemi që ai nuk është më.

 

51 komente në “Makthi për një gjurmë në historinë e shtetit”

  1. tomori beratit says:

    MERO BAZE TRIM MBI TRIMAT

      1. Vlora says:

        shpellari do te mbahet mend se duam apo sduam ai tashme ka hyre ne histori………….
        po de te mbahet mend si antishqiptari me i madh i historise…
        do te mbahet mend si shkateruesi i shqiperise………..
        do te mbahet mend si njeriu me i cekuilibruar ……….
        do te mbahet mend si njeriu me i urryer i shqiptareve……..
        do te mbahet mend si shqiptari me karagjiz ne histori……
        dhe per te jane mjaftushem…..

    1. raimondi says:

      Mero si gjithmone Artikull shume i mire , por nuk i thua te gjitha —

      Pse vetem Institucionet shkateroi Berisha ?

      Po Industrine, Bujqesine , Spitalet , Akademite , qendrat shendetsore dhe shkollat ne fshatra ,etj etj

      Po sherbimi qe Sala i ka bere politikes kriminale greke kunder interesave te Kombit Shqiptar dhe Shqiperise ?

      1. Kapaku says:

        Komentues i nderuar e respektoj mendimin tend, mirepo me duhet te te them se eshte krejtesisht jashte logjikes.
        Duhet te jete e qarte se Shqiperia qe nga viti 1939 kur u pushtua nga Italia e deri ne vitin 1992 nuk ka patur shtet te se drejtes, por ka patur nje shtet te imponuar dhe diktatorial.
        Rrjedhimisht intsitucionet e ketsaj ngrehine kane teresisht ne funksion te diktatures dhe teresisht shtypese per lirine dhe te drejtat me elementare te shqiptarit apo jo?
        Gjithçka ka qene e politizuar, gjithçka ka qene nje fotokopje e modeleve jugosllave, sovjetike dhe kineze.
        Ne Shqiperi sistemi ekonomik dhe politik falimentoi dhe ne fund te ekzistences se tij la nje ekonomi, industri dhe bujqesi krejtesisht te falimentuar dhe nje nivel papunesie ne masen gati 70-80%. E vetmja menyre per ta ngritur nje zgerdalle te tille ka qene rruga e privatizimit te shpejte te ekonomise shqiptare, e rikthimit te prones tek pronari, e lejimit te inevstimeve te huaja etj.
        Mos harroni se ne vitet 1991-1992 ushtaret italiane na kane sjelle sapun per te hequr morrat dhe miell dere me dere.

        1. Thana says:

          PO MA PYJET CPATEN QE I PRENE? PO ME ARRAT, E PRERA NGA FIRMAT MAFJOZE, QE U KAPEN NE SHENGJIN PER TI TRNSPORTUAR?
          Do te duhej nje liste teper e gjate, por nuk lodhem, se nuk e ke hak o KUPA ME KAPAK, KUPA PA KAPAK.

  2. england says:

    Megjithate te gjitha keto nuk i mjaftojne shqipetareve ta detyrojne
    te futet ne vrimat,ku u fut dhe kolegu i tij Gaddaf…

  3. sorge says:

    MERO,ke perdorur nje llogjike te CELIKTE,qe nuk e keput dot asnjeri!!Ne fund ke shkruar per barbarib Berisha se,”Makthi që ka për humbjen e betejës për të hyrë në histori e çon gjithmonë tek keqkuptimi se në histori hyhet duke bërë statuja për veten. Le ta bëjë se do të kemi çfarë të rrëzojmë kur të kujtohemi që ai nuk është më”.NE SE PRESIM ,QE TE RREZOJME STATUJEN E KETIJ KRIMINELI,DO TE JETE VONE!!DERI ATEHERE DO TE NA KETE NGRENE KOKAT TONA TE GJITHEVE!!!AI ESHTE NJE KUCEDER,ME 100 KOKA,QE DUHET SHUME FORCE PER T’IA PRERE NJEHERESH TE GJITHA!!!Ne se presim te SHPORRET KUR TE VDESE APO TE VARE VETEN ME USHKURIN E BREKEVE TE TIJ,DO TE JETE VONE!!!PER TE TJERAT,MERO JE I PA ARRITSHEM!!!FORCEN TENDE LLOGJIKE NUK E KA ASNJE NJERI I GJALLE NE SHQIPERI!!!

    1. Luan Kavaja says:

      Sorge jam dakort me ju…Saliu eshte nje komunist-bolshevik, nje agjent serb, spiun grek,spiunet dhe komunistet-bolshevik jane me frikacak te botes, Saliu do te kete fatin ti ngjaje si Gadafi apo si Hysen, Une theme se jo ne Kavajsit jemi gati presem nje sinjal do te heqem zvarre ne syte e Sales Argite,Shkelezen, dhe me ne FUD sALEN DHE lIRI DO TI LIDHEM ME ATE LITAR QE HOQEM ZVARRE (bustin e Enverit) NGA Tirana NE Kavaje…ky esht Sali shpellari o zoti Baze.

  4. Bato says:

    Mero, me pak fjale, e ke qare…

  5. Dean says:

    MALOK hesapi,cfar me prit nga 1 BARBAR si ai.
    E ndien se po i vje vdekja dhe don me len ndo1 shenje nga pas.

  6. Labi says:

    Ai ka hyre ne historine e Shqiperisr,por ka hyre si njeriu me negative mbas esat pashe toptanit,si nje skrupolloz,i poshter,i shtrember,dhe maskara antishqiprtare,do mbahet mend per nje skizofren te pa shoke,per nje ambicioz me zemer te ZEZE.dhe sa per monumentin,le te vije e ta kruaj me fiqe deti,i themi ne nga Vlora!

    1. dymi says:

      Ne histori do te hyje si mesuesi dhe babai i tij shpirtror Enveri

  7. Xha Jaho says:

    Mero djali, Mero Trimi!

    Mos bej artikuj, por nje skenar filmi horor te denje per vamoire dhe likane qe kane mberthyer per fyti Shqiperine dhe po majmen duke i pire ate pak gjak qe i ka mbetur.
    Te pershendes

  8. Frank says:

    Eh Sali Fazllici eh ca i bere ketij vendi dhe ketij populli dhe prape nuk te hyri asnje gjemb ne kembe o te hyfshin predhat e Gerdecit ne bythe !

  9. 21janari says:

    Mero e ke derrmuar fare!
    Do te shtoja vetem faktin se eshte ndoshta nga te vetmit kryeministra te Shqiperise qe ne menyre tinzare, por rallehere edhe haptazi ka nxitur ndarrjet krahinore te vendit.

  10. Aziz says:

    Mero sa beni ju me shkrimet tuaja nuk bene gjith opozita, pergezime jeni vertet nje gazetare per tua pas lakmine, por dije se me pas mundesi Sala te han te gjalle por tash si plak i regjur i kan rene dhembet.

  11. koli says:

    sa mire ja nxjerr ne pahe virtytet bushtres se vicidolit meroja. mjere shqiperia kush ja ka vene thonjte ne gryke.

  12. endri3 says:

    Te nderuar forumista opozitare. Sapo bera nje “xhiro” nga mediat e shitura tek Berisha, qe rastesisht qelloi Koha Jone. Mu perzie aq shume dhe me hipi gjaku ne tru. Por, duke mos patur ctu bej ketu nga larg, u çova nje mesazh duke u kujtuar qe populli nuk eshte budalla. Shpresoj qe te jemi te shumte ta bejme ne menyre qe te na marrin pak me seriozisht.
    te tilla mesazhe do u coj edhe gazetave te tjera sidomos asaj Fahriut 55.

    Pershendetje

    Me poshte mesazhi.

    “Hajde gazete e poshter se nje dite do jepni llogari per krimin e shemtuar qe po i beni popullit duke bere propaganden e diktatures se Berishes.
    Me e pakta ne burg do perfundoni. Urrejtja e popullit do te bjere mbi ju dhe diktatoret qe ju mbroni.”

  13. Antikorrupsioni says:

    Kane kaluar 20 vjet kur Dr Sali Berisha hyri ne levizjen studentore me ndihmen e Ramiz Alia ne kohen kur ne Ballkan kishte mbetur i vetmi vend Komunist, hyri ashtu si pyke, si hyri Enveri ne partine komuniste, parti se ciles i besoi 33 vjet me pare studenti mjekesise dhe sekretari partise. Por ja qe vitet ikin dhe vjen nje dite qe c’do njeri ben historine e tij, keshtu qe po vjen dhe dita qe duhet shkruar dicka per Dr. Berishen dhe besoj qe do jet nje dite e veshtire qe do mallkoje veten dhe do donte te ishte me mire nje doktor ne kliniken e tij private. E gjeti me tollona dhe po e le me listat ne dyqanet e bukes. Histori do te shkruhet, por ate nuk do ta beje Blendi Fevziu as Ben Blushi por do ta beje Sovrani Popull ne 100 vjetorin e shpalljes se Pavaresise ne Vlore me thirjet ; poshte diktatori! RROFTE FLAMURI ! Rrofte Shqiperia!

  14. Dyrrahu says:

    Zoti Baze,
    Mbase ne nuk e dijmë që Berisha është një mini Gadhaf dhe ka lënë në një qoshe të arkës së tij një 10 miliardësh euro.
    Ai me ato para të vjedhura edhe mund të bëj vepra që do t’i shënohen.
    Paratë e shtetit janë avulluar nga fondi qeveritar, ato janë diku.
    Po, po ato janë në arkat e zeza të Saliut, të Lirisë ( Sllobodankës), të Argites, të Shkëlzenit, të Lulit të “vogël”, e pse jo edhe të oborrtarëve tjerë, të cilët po lëpijnë atë që derdhet nga kupat e stërmbushura të të lartëpërmendurve.
    Sali Berisha të gjitha, ama bash të gjitha, të zezat ia ka bërë këtij populli dhe prap gjysma e tij ia jep voten vrastarit dhe grabitësit të pasurisë së Shqipërisë!!!
    Unë mbetsha pa Saliun mu në ditën më të lumtur të familjes së tij.

  15. Tarrastangjeshi says:

    Pse hapeni b…. kot. A me duket se Lul i Sales ka zaptuar detin e Vlores me hotel. Mos doni qe tju hyje edhe ne krevat tek gruja.
    Tung antisaliste

  16. london says:

    artikull i shkelqyer! brilant!

  17. MEMEDHETARI says:

    Une shpresoj qe EPITAFI qe i kam pergatitur do te “flase” dicka per gjurmet e tij ne historine e Shqiperise…
    Prandaj ai duhet te ndjehet i qete…
    Dhe ja Epitafi:
    “Ketu shtrihet S.Berisha
    Ish “Kryeministri Prisha”,
    Egersire porsi bisha
    Ardhur nga malet me pisha,
    Beri “lufte” me “dy gishta”…
    Me nje ze tamam si grifsha
    Na terboi,a ja q…!!! ?

  18. Mallakastrioti says:

    Te me falni Vellezer dhe motra Shqipetare per Shprehjen time, por si nga Fshati qe jame dhe si i “Pa shkolle” Besoj se do te me Kuptoni..
    1-Saliut Po i Kruhet “Prapanica” me gjethe Fiku, themi ne kendej nga Fshatrat tona,..por me duket se me shume se “Prapanica” po i “Ha koka” themi ne..Na mo Sali Vicidolli, me u “Kruaj” shume, se nuk ka per te mbetur as Shenje Varri, do te na Ndryshoshe edhe Monumentet Historike, ne ti,..flm shume per “Mundimin” , por duket se ke “Harruar” qe Sementin Rrugor Fier-Vlore, akoma nuk e ke Mbaruar..Po Kuptohet;je i Zene me Inagurimet e Rrugeve te Libraxhdit, ect…Shiko dhe Mbaro ate c´ka keni filluar ne Tirane:Sheshin Skenderbe, se e shohim qe e ndrite..Dhe sa per te mbetur ti ne Histori, ti e kalon Esta Pash Toptanin, :Ti ke hequr Kufijet Shteterore te Shqiperise, qe ti thoshe Grekeve, ejani Rrugen e keni te Hapur, ti Me Marrveshjen Detare, e solle Greqine deri ne Vlore, more kriminel..Turp per ata Shqipetare qe te Mbajne ison ty…..lol

    1. Luan Kavaja says:

      Mallakastrioti gunat i kini gati? Sala talle bythen me LABET dhe me Mallakastriotet pik. DEGJO Kavajsin o derzi, Kavajsit e filluan ne 90-ten dhe do te mbarojme me Sali-agjentin (TRADHETAR) NA KAVAJSIT DO T’I HEQEM ZVARRE SI FAMILJE NGA tirania dhe pushimin do te bejme ketu ne Kavaj…Mjaft na derdelliset! embane mente 97-ten te Saliut dhe te shpellareve.

  19. Partia e Pirateve says:

    Absolutely right sir Mero,
    Para disa muajesh i thirren te dy ne Strsbourg, per nje darke pune( ne Crocodile restaurant, qe ate dite nuk kane ftese per ne BE).
    Ishte shanci i fundit per te dy, qe te trajtoheshin dhe ndihemoheshin si disables…(ata vazhdojne te sillen si disables akoma, njeri bene qyfyre, tjetrit i merret goja)!

    Atje ju corr maska te dyve, per turpin e tyre, u kthyen ne Tirane te humbur dhe te trajtuar keq, si mund te trajtohen dhe te respektohen dy maniacs(a person who has an unusually strong interest in an activity or subject).Nje person i till largohet nga detyra edhe skur te fitoj me vota.

    Analisti tupe, mund tju ndihmoje ne perkthim, dhe tju tregoje ne rubriken e tij te perjaveshme: Kush e hoqi te parin maniac nga karrike e bashkise se Tiranes…?!(11 vjet ne detyre).
    Dhe, a do ta heqin te dytin manick nga karrikia e kryeministrise, ne zgjedhjet qe priten se shpejti?!(21 vjet ne detyre). Perndimi i larget thote, 8 vjet ne pushtet jane shume, kame fike se po.

  20. murg says:

    Mero,te lumte! Nje psikoanalize dhe nje pretence e sakte per te marrin tone.Shume ja ka qefi te lere gjurme ne histori ky kodoshi por ai ne histori do ti bashkohet historise se malarjes apo te koleres qe ka kaluar ky vend. Sado te perpiqet,koha do ta harroje shume shpejt,ashtu si dhe koleget e vet,Ahmeti,Bufi,Meksi etj…

  21. Mark Gjonaj says:

    Faleminderit shume Mero. Keto “dekorata” qe ja keni vare ne gjoks Saliut, nuk di a do ti tunde ate dite para popullit te Vlores ne inagurimin e 100 vjetorit t Pamvarsise? A mund te me thoni zoterinje komentues cfare Berisha i ka lene mengut Ferdinat Markos se Filipineve? Kur te mbaroje fjalimin, e ka skafin gati, rruges se atij qe ne kohen e Sude – Vefas, i vodhi popullit shqiptare 180 milion dollare? Faleminderit!

  22. argita says:

    kot qe shkruani ai nuk i ken nga pushteti

  23. argita says:

    mero ti bukur shkruan por duhen njerez me vepra

  24. luis says:

    Saliu me kujton nje shoke te shkolles se mesme,kur pasi u pyet nga mesuesi dhe nuk dha asnje pergjigje dhe per kete mesuesi i vuri noten 4,pasi doli nga mesimi mu angazhua se qe nga dita e hene e tutje do te mobilizohem dhe do marre vetem dhjeta dhe me nje ton optimizmi i dha vehtes kurajo.Dhe ja erdhi dita e hene dhe e dini se cfare ndodhi,ndodhi se jo vetem mori nje 4 por ne te gjitha lendet mori vetem katra dhe pas nje muaj e nderpreu komplet shkollen.
    Ja keshtu do mbetet ne histori ky birbo si e thone vlonjatet per 97 e famshme dhe per plehrat me bollek ne cdo cep te Shqiperise.

  25. Ulvi Stambolliu says:

    I Nderuar Mero!
    Sali mund te ndertoi ndonje “monument” me paret tona,por te heqi Monumentin e Pavaresise ne Vlore dhe ta zevendesoi ate me “monumentin” e tij,nuk ka bythe ta beje.
    Ai nuk e kruan dot me Vloren.

  26. te gjithe forcat politike te vlores duhet te dalin ne nje deklarate ku te shprehin pakenaqesine, per cenimin e dinjitetit, dhe kete denigrim qe kerkon ti bej qytetit te VLORES . o Sali, Vlora eshte pasqyra ku ti shikon fundin tend, pasi familjet me te vjetra vlonjate nuk te perkrahin me prej kohesh, ne cmendurit e tua !

    1. fatmiri says:

      Mos kujtoni se nuk e ben dot Saliu ate qe thote. Dhe ne Vlore ka vlonjatet e tij me ne krye Ardian Kollozin. Ka vlonjate plot qe do ta perkrahin se ketyre njerzeve nuk u dhimbset as Vlora dhe as historia, as njerezit qe dhane jeten per ate dhe Shqiperine, por interesat e tyre. Ata nuk dine te behen bashke per Vloren dhe Shqiperine, per historine, por shikojne interesat e tyre meskine. U kane rene breket vlonjateve te sotem, nuk jane ata qe kane qene. Tani veshtrojne per ndonje lemoshe te Sali kriminelit. S’ka me trima qe te mbrojne vatanin. Ai eshte ne dore te krimineleve, hajduteve dhe njerzeve te paskrupullt. Nuk e di si e pret brezi i ri vlonjate ate qe çimentuan paraardhesit e tyre! Do ti mohojne prinderit e tyre apo do te mbrojne ata dhe Shqiperine. Po shikoj leber te trembur per te kundershtuar te keqen qe u kanoset vendit te tyre, por hiqen si trima. Vlonjatet kane me shume llafe dhe mburrje me te kaluaren e tyre historike. Nuk eshte me Vlora dhe Laberia qe ka qene. Vate more shoke, vate; njeriu me dy surrate…thote nje kenge aty larte mbi Vlore. Pas 1997-es qe vlonjatet u betuan se nuk do ta lejonin Saliun te shkelte ne Vlore per gjemat qe i beri, çfare bene. Jo vetem shkeli, por dhe i dhunoi, i diskretitoi, i rrahu dukatasit me police per tokat e tyre dhe e ka lene Vloren te fundit duke nxjerre inatin e duke vjelle vrer mbi te. I shikuat vlonjatet ne keshillin e qarkut? U futen ne prehrin e Saliut per pese aspra. Keshtu qe dinjiteti dhe patriotizmi vlonjateve eshte shuar. Mos keni shume shprese . Portreti Sali Berishes do varet edhe mbi oxhaqet e shtepive te vlonjateve qe kur te shkojne sejmenet e tij te raportojne. Fatkeqesi, por ky eshte brumi gatuar me rinine e soteme. Perça, sundo, lere te lire te tunde breket ne vend te shamise ne valle, pa ka kush mendon per Shqiperine! Vlonjatet me te vertete te ndershem e patriote, leberit trima jane izoluar rreptesisht nga mercenaret greke e serbe te Saliut.

      1. Luan Kavaja says:

        inderuari Fatmir nuk te heqe asnje presje. Zoti Baze Fatemiri eshte i pendes dhe REAL, pra ne kemi deshire te TE LEXOJME SHKRIMET E TI…Sales kur i bejete SHURA shkon ande nga Jugu domethen nga Vlora, Ate qe qe ju beri Sala ne 97-ten (LABERVE) dhe do tu beje prap…Vetem ne Kavajsit do te marrem haken e Laberve, laberet jane pa brek.

  27. goni says:

    analize e qelluar si gjithmone i ke rene fort baze lutem qe te lexojne edhe pushtete grabitesit e pd

  28. sul korriku says:

    Ndoshta po kalon pa u vene re por Luli i ka lene nje koder te vogel Saliut tek Sheshi Skenderbej, ndoshta per sherbimin e fundit qe kerkon t’i behet ne kete bote (?!)

  29. Bruna says:

    Shume I zgjuar…per te pasur zili…I pa arritshem..

  30. Drini says:

    I nderuar z.Baze nk jam dakort kur citoni qe ai eshte armik i SHBA!Mos keni dashur te thoni qe ai eshte mik e keni frike ta thoni?Nje here satrapi Sali ka qene armik i SHBA ,e kjo eshte koha kur ameriken e drejtonin burra si Bill Klintoni i cili i tregoi vendin.Mirpo fatkaqesia jone u perserit sepse padronet e tij per te cilet punon(ata qe kur duan levizin edhe nje gjethe te vetme nga nje peme plot me to)e rifuten ne skene politike perseri kete felliqesire ,kuptohet per interesa te tyre me te medha e sot e paguajme ne si popull duke na i servirur si “Burre shteti” edhe kur kercenon,vret e pret ne mes te dites!Jam i mendimit qe permendorja me e mire e ketij fenomeni eshte qe te gjejme ndonje regjizor pertj atlantikut psh.Spilberg per te bere filmin me ne ze te shekullit te 21 me bemat e nje agjenti qe po ti afrohesh rreth 1 meter afer me ndonje aparat afer mund te kapesh lloj lloj frekuencash brenda qenies se tij prej roboti!Kjo eshte edhe arsyeja se perse ai qesh kur eshte per te qare,ngerdheshet kur eshte koha per tolerance ,e kercenon kur s’ka argument!

  31. Astrit says:

    Shqiptare, a e kuptoni qe Saliu po “vdes”… Ai, ne asnje rast, nuk duhet dhe nuk do te na marre pas… ne “vdekjen” e tij… I qofte udha e mbare ne rrugen e tij te… fundit!!!

  32. mucua i tanes says:

    Mero, si gazetar dhe kritik te takon te besh gjithe jeten, por duhet te besh disa dallime edhe mes opozites, duke lene pak pushim Berishen. Te mbahesh pas flamurit apo monumentit, kur ne Vlore nuk ka drita dhe uje, kjo bie era flliqesire. Del Eltar Deda nga Terbaci dhe kerkon te privatizoje monumentin. Jepjani ta coje ne Terbac. Vlonjatet e hershem nuk e duan ta shikojne ate turkoshak Ismail Bej, per te cilen gjerat do te kthjellohen kete pervjetor, qe na ngriti flamurin e turqise tek dera e shtepise pa e ftuar njeri. Monumenti nuk eshte buka e Vlores, por projekte dhe mireqenje per te ardhmen. Atje nuk ka rruge dhe per kete PS e Vlores duhet te ngrihet ne proteste per tu perballur me Berishen. Atje nuk ka investime dhe per kete PS e Vlores duhet te therrase protesta. Atje qytetaret paguajne taksa dhe investimet behen ne Veri ne zonen e Berishes. Pra keto duhet te shqetesoje Gjiken, Deden Ramen qe eshte i apasionuar pas librave dhe jo kembenguljes per te denoncuar me qytetari gjithe ate maskarade qe ka bere Shpetim Gjika dhe Eltar Deda ne zgjedhjet e pergjithshme, duke bere pazar me votat e socialisteve te Vlores, duke futur tri deputete per interesat e tyre Cipin, Camin Tahiri dhe Dulen. Mos haro Mero, ishe ti qe shkruajte per lejen qe Shpetim Gjika i dha ne Ujin e Ftohte per Lulzim Bashen,,,,, keta jane socialistet e Vlores sot? Kur socialistet e vertete u cuan ne 97 per te rezyar Berishen, ata nuk u cuan per te mbrojtur monumentin sic na e paraqit ne Foto, Gjika dhe Deda pinin qumesht zoterinj.

  33. Leka says:

    Mero, ti me pak se te tjeret( pasi ju ndonjehere keni dhene dhe aspekte konkrete te lidhjeve te errta te Saliut me boten anadollake),nga bota e medias, nuk guxoni, te analizoni dhe atakoni, ate men xyre, qe ne menyre te integruar po e shkaterron dhe denatyron shpirtin dhe trupin shqiptar: Saliun qe sundon, prej vitesh si nje haxhi qamil i sukseshem:Qysh ne hapin e pare, ne pushtet, kontakt i vecante i tij me Turqine dhe celebrimin e Shqiperise me boten fondamentaliste aziatike,ku shtetasve te kesaj bote, ne ndryshim me te tjeret, u lejohej te merrnin shtetesine shqiptare.Dhe sic dihet, vershuan ketu, bin ladiniste dhe fondamentaliste te hapur dhe te fshehur,ku shume nga ata vazhdojne veprimtarine minuese dhe sot.Gjithe aparati i tij shteteror,politik, apo institucionet e ndryshme, udhehiqen dhe gumezhijne nga ky lloj “besimtaresh te verber“,(ku shume devoteshmerine e lidhin dhe me mbijetesen), qe falen pese here ne dite tek kembet e hazretit Sali.Saliu ka heshtur dhe stimuluar fshehtas shkaterrimin dhe vjedhjen masive te objekteve te kultit kristian, vecanerisht ne Shqiperine e jugut.Vlera keto fondamentale te identitetit kulturor perendimor shqiptar.Skenderbeu jone i madh dhe jo vetem i joni,eshte fare i huaj per Saliun dhe fyhet e poshterohet nga lakejte e tij.Ne institucionet arsimore,apo shkencore shqiptare,te zaptuar nga “profesore“turkoshake apo kolone aziatik, te rizgjuar dhe stimuluar, vazhdojne pa u dridhur qerpiku te shpalosin antishqiptarizmen dhe pro otomanizmin, duke denatyruar historine ne menyren me alogjike, te nje fondamentalizmi kriminal.Dhe vendet arabe, natyrshem, per racen njerzore po tentojne demokracine perendimore, kurse ne ketu ne Europe,hymnizojme pushtimin mesjetar otoman.Kush mund ta ndaloje kete cmenduri te nje shkaterrimi total , qe ne menyren me absurde po vazhdon kaq gjate te dirigjohet nga nje haxhiqmil, kete ere i zbritur, nga nje fshat i thelle i veriut.

  34. arnaut says:

    Shqiperia ishte nje shtet semi i civilizuar, dhe sot eshte totalish barbar dhe pa vizion per te ardhmen.
    Saliu me shoket e tij do te lere gjurme si shkaterues i kombit shqiptar.

    1. Kapaku says:

      Interesant çfare nuk meson ketu apo jo Arnauti! Gjynah qe na e prishen semicivilizmin enverist!

  35. Fatos says:

    Me shume se cdo gje, ky vend ka nevoje per nje ndryshim emergjent ne kushtetute:”Te gjithe drejtuesit e shtetit si President, kryeminister, drejtuesit e instutucioneve te pavarura te drejtesise, perpara se te kandidohen, te marrin detyren apo gjate detyres duhet ti nenshtrohen nje egzaminimi mendor.”. Pa dyshim nga eksperte nderkombetare, se keta tonet blihen kollaj.
    E vetmja rruge per eleminuar te semuret psikike nga drejtimi i shtetit e kombit.Kujtoni c’ndodhi me Gjermanine dhe cpo ndodh me ne per rreth 70 vjet.

  36. ivani i madh says:

    ne regull per cfare shkruani ju Mero, po jam dakort me ngritjen e nje monumenti ne Vlore me rastin e 100 vjetorit te pavarsisepo ne nje shesh pak me poshte dhe ky monoment ti ngrihet masakres te 97 qe te mbetet edhe ne monoment si Borova martire e 43 e djegur nga nazistet dhe kjo nga salistet me te ne krye.

  37. lilolabja says:

    Z.Mero kam frike se do nderroje mendje plera, se ku ta gjenim ate fat ndoshta do ishte rasti me i mire ta terheqim zvarre pleren nga kryeqyteti i laberise, do ishte ne nderin e flamurit qe ky ti japi fund jetes ne kete vend te shenjte per te gjithe shqiptaret e kudo ndodhur.Ka shume mekate plera ne kete qytet do ishte rasti me i mire, qe ti lajme mire hesapet me te njehere e pergjithmone.

    1. Kapaku says:

      Te fala te gjithe partizaneve te çetes Plake, qe i ka aq per zemer Edi Rama.

  38. ndoshta?! says:

    z. baze analize shpresedhenese.

    makbeth-saliu vrau gjumin, nuk ka statuje, droge imazh televiziv, prone materiale apo miliarda qe t’ja sjelli gjumin perseri si atij dhe berluskonit.

    e ndjen dhe ai fundin e vet por jam kurioz te di nese e pyet vehten qe a ia vlente te gelltiste ate luge corbe te qelbur per t’u katandisur ne nje kriminel monstruoz?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje