Libri i Edi Ramës dhe ai i Helena Kadaresë kanë shkaktuar një farë pështjellimi tek një sërë personazhesh, shumica gazetarë, politikanë, artistë dhe shkrimtarë, të cilët janë pjesë e librave të tyre. Lexova një shkrim të Fatos Lubonjës, që i përmblidhte përpjekjet e tyre si një stërmundim për t’i bërë operacion plastik së shkuarës së tyre në funksion të së sotmes. Ishte një lehtësi e papërballueshme për ta nxjerrë gjithë mllefin një fjali.
Unë i kam lexuar të dy librat dhe natyrisht nuk marr përsipër të bëj ndonjë vlerësim profesional për ta, por dua të ndriçoj disa pika të dyshimta që po ngre debati rreth tyre.
Fillimisht dua të ndalem tek Libri i Helena Kadaresë. Goditjen e parë imazhit të librit ia dha shtypi, i cili në vend të vlerave të librit u fokusua tek ato që u shpallën si të “dashurat e Kadaresë”. Mënyrë më të mirë për ta poshtëruar vlerën e këtij libri nuk kishte.
Në të vërtetë unë e lexova librin voluminoz me një frymë, jo vetëm pse është shkruar shumë bukur, por dhe sepse pikën e tij më të fortë ka pikërisht raportin me të vërtetën, për të cilën Lubonja e sulmon. Mjafton të lexosh përshkrimin e Helenës për vizitën tek shtëpia e Enver Hoxhës dhe vizatimin e saj njerëzor, gati- gati adhurues për Hoxhën për të hedhur poshtë akuzën se ajo ka dashur të revizionoj historinë e Kadarenjve dhe raportet me komunizmin. Ajo as ka sajuar skenarë kundër Hoxhës, as ka improvizuar dialogë të pabotuara kundër tij dhe as e ka fshehur emocionin me të cilin ka vizituar familjen e diktatorit. Pra ajo na ka sjellë ne të vërtetën që ka përjetuar atëherë dhe jo të vërtetën që mund t’i duhet sipas dikujt tani. Kam idenë se jeta e tyre, dhe sikur të kenë shansin të jetohet për herë të dytë, nuk ia vlen të jetë ndryshe nga ajo që kanë jetuar dhe përshkruar.
Pika tjetër ku mendoj se është dëmtuar imazhi për librin e Helena Kadaresë është ajo çfarë duhet të kthehej në vlerë për librin e saj, tregimet e saj për jetën private të Ismail Kadaresë. Vlera e këtij akti të Helenës nuk ka të bëj me të dashurat e Kadaresë jashtë Helenës, as me emrat e tyre, pamjen apo të qenit gjallë apo vdekur sot. Akti i saj ka të bëjë me faktin se ajo ka pranuar të jetë në një betejë të gjatë dhe besoj shumë të lodhshme me historitë e burrit të saj, dhe u ka mbijetuar atyre. Jam i sigurt se Helena jo vetëm që na i ka maskuar pasaportat e vërteta të tyre, por dhe numrin e tyre. Ajo ka zgjedhur të ilustrojë fenomenin dhe jo të vizatojë të dashurat fizike të tij. Edhe sikur t’i ketë sajuar të gjitha ato portrete, sërish ajo nuk ka bërë asnjë krim ndaj së vërtetës, pasi ajo nuk është duke shkruar raportet e Ismailit me to, por betejën e saj për ta përballuar këtë ves të Ismailit. Për të nuk ka rëndësi emri, fytyra apo numri i të dashurave, por institucioni i të dashurave të tij. Dhe kam frikë se Lubonja më shumë është i mërzitur pse Ismaili ka pasur të dashura se sa pse Helena e zbukuron librin me këto detaje. Nga ana tjetër keqpërdorimi nga shtypi i këtij produkti artistik të Helenës, është shenjë e fuqisë që të duhet të përballesh me këtë shoqëri për fenomene të tilla.
Siç e thashë dhe në fillim të shkrimit, historitë e tjera në formë ankesash të personazheve duhen mirëkuptuar. Fjala vjen Agim Vinca s’e paska kuptuar që Kadareja ka qenë i xhindosur, ndërsa Helena e ka përshkruar të tillë, Ylli Rakipi është vizatuar si anarkist në një kohë që ka qenë konformist me regjimin, ndërsa një zyrtar i lartë i Sigurimit shikohet si shpëtimtar, ndërkohë që ai ndjehet sot i mërzitur pse ka tradhtuar shokët për të mbrojtur Kadarenë. Këto detaje nuk kanë të bëjnë fare me të vërtetën e librit. E vërteta e diktaturës dhe e vërteta e lirisë mund të thuhen dhe në një roman dhe përmes biografisë së një njeriu të famshëm. Në të dyja rastet e rëndësishme është që biografia apo romani të na sjellë kohën për të cilët flitet. Helena e ka bërë këtë dhe ky është një shërbim i madh ndaj së vërtetës.
Problemi real që prodhon libri i Helenës për Lubonjën dhe opinionin e tij të pandryshuar kundër Kadaresë, është pikërisht se nuk e ndihmon t’i qëndrojë në këmbë teoria se Kadarenjtë po përpiqen të fshehin të shkuarën e tyre. Ai ndjehet më keq se sa Helena, pse fjala vjen Kadare ka të dashura, ndjehet më keq se komunistët pse Kadare shihet si jokomunist nga brezat e rinj, dhe mbi të gjitha kërkon të gjejë dhe arsyen e shitjes jo tek fuqia e librit, por tek miti i personazhit Ismail Kadare. Çudi e madhe si nuk iu shit libri i vet Lubonjës për vitin ‘97, ku në qendër kishte veten dhe gjithë njerëzit e rëndësishëm të këtij vendi? Nuk iu shit se s’ka asnjë raport real me të vërtetën e asaj që ka ndodhur, dhe mbi të gjitha nuk ka paqe me veten e vet për atë që ka bërë. Kjo tregon se ndonjë herë dhe nëse je në qendër të historisë, bile në krye të saj siç ka qenë vetë Lubonja në vitin 1997, nuk mund tua shesësh njerëzve këtë histori vetëm për shkak të personazheve, pa pasur një raport me të vërtetën dhe natyrisht talent.
Të njëjtin problem serioz Lubonja reflekton dhe kur gjykon mbi librin e Edi Ramës, duke turfulluar mes të tjerash dhe për portretin e tij. Por nëse me librin e Helenës keqkuptimi se ka shkruar kujtime është më i pranueshëm, librin e Edi Ramës është vulgare ta klasifikosh si memoristikë. Nëse Edi Rama ka bërë ndonjëherë ndonjë gjë që peshon, është pikërisht reflektimi i tij mbi punët e veta si politikan dhe reflektimi për të ardhmen. Ai nuk është se ka qullosur më parë kur ka qenë mik me Lubonjën ndonjë pikturë që të mbetet në mendje si gjë e arrirë, apo të ketë artikuluar ndonjë gjë që të bëjë siç thotë Lubonja contrapartin e shoqërisë së re. Një njeri i rëndësishëm nuk është ai që ka qëllim pakicën në një vend, edhe pse ndonjë herë pakicë quhet dhe opozita. Një njeri i rëndësishëm në një vend është ai që ndryshon shumicën dhe e frymëzon atë. Unë jo vetëm që s’kam pasur asnjë simpati për modelin e angazhimit publik dhe modelin e jetës së Edi Ramës para se të hynte në politikë, por më është dukur një gjë dembele dhe e paqëndrueshmja prirja e tij për të tërhequr vëmendjen me tema ekstreme të shoqërisë. E vetmja gjë që i ngeli nga ajo luftë Edi Ramës është kundërshtimi me Sali Berishën, por kjo s’është meritë e tij, por e Berishës që qëndroi aq gjatë ën pushtet sa t’i bëjë të gjithë të suksesshëm në parashikimin që ai është një vjetërsirë e regjimit të shkuar. Libri i Edi Ramës është i rëndë, jo se kujton çka bërë në disa vite në bashki dhe politikë, por se ka vizatuar me një vëmendje tronditëse Shqipërinë e sotme. Sikur mua, Lubonjës, Ilir Metës, Fatos Nanos apo Sali Berishës të mos na kishte vënë emra, por nga një shenjë, ne prapë do te na njihnin. Por dhe sikur Sarandës mos t’i kish vënë emrin, po të lexoje problemin që ai ka vizatuar në atë qytet që po vdes pak nga pak nga dëshira e shqiptarëve për të investuar pa e zhvilluar, por duke e mbytur nën beton, ne do ta kuptonim se ka shkruar për Sarandën. Edhe sikur Krujën mos ta zinte në gojë, por boll që ka vizatuar problemin që i krijon Shqipërisë mungesa e vizionit për zhvillim ku Malin e Shenjtë të historisë po e bëjmë çimento, dhe ne prapë do ta kuptonim se fliste për Krujën.
Unë i njoh gjithë udhëheqësit e Shqipërisë së këtyre 20 viteve dhe së paku kam një ide ç’mendojnë ata. Sali Berishën, që e njoh më shumë, e them me siguri se nuk është njeri që arrin të konstatojë të vërtetën. Nuk e ka fare këtë raport me të dhe gati nuk i intereson. Ai autosugjestionohet dhe merret me vizionin qe prodhon vetë, jo vizionin që prodhon Shqipëria. Ai është i rastësishëm në gjërat që bën dhe nuk ka bërë kurrë në jetën e tij një konstatim të problemeve që ka vendi. Nga ana tjetër ai ka dhe një të keqe të madhe pasi është shumë serioz për t’i çuar deri në fund gjërat rastësore dhe pa vizion, që i bien në mendje apo ja fusin në mendje. Kjo është dhe më keq akoma. Libri i Edi Ramës ka si pjesë themelore të tij atë që duhet bërë në këtë vend dhe ajo që është bërë. Fakti që ai ka vizatuar me mjeshtëri portretet e Berishës, Metës dhe Nanos nuk ka të bëjë me memoristikën si gjini, por me talentin e tij si shkrimtar, ndaras nga politikani Edi Rama. Të gjithë jemi të lirë t’i vizatojmë ata, por s’e kemi bërë dot kaq mirë. Ai e ka bërë jo se është politikan dhe personazh, por se mes të tjerash është realisht një shkrimtar.
Mua për shembull më ka ngelur në mendje një përshkrim i tij për plakun nga Veriu. që mbante dy familje buzë Lanës se djemtë i kishin hyrë në gjak. Të gjithë i dimë dy gjëra, që ajo shtëpi nuk u prish dhe që ata ishin veriorë që ishin në gjak. Përshkrimi që i ka bërë Edi Ramës plakut që ishte në gjak dhe halleve të tij, është aq prekës, sa dhe sikur të mos ishte kryetar bashkie dhe ta tregonte atë histori, do kishte po aq vlera. Pra, në libër përplasesh më shumë me Edi Ramën shkrimtar dhe vizionin e tij për nesër, se sa me detaje të memoristikës së tij. Libri i Edi Ramës është një libër politikani që ka fatin të jetë i talentuar si publicist dhe shkrimtar. Fatos Lubonja ka problem me të dy këto elementr, edhe me faktin që ai është politikan dhe me faktin që ai është shkrimtar, dhe kërkon t’i asgjësojë të dyja këto identitete të librit duke e trajtuar librin si kujtime të një personazhi që është i njohur nga politika dhe jo si një politikan që u bë i tillë në fillim nga raporti i tij me fjalën e shkruar.
Duke dashur t’i rikthehem dhe njëherë vetë librit të Lubonjës për vitin 1997, duhet ta çosh për ta bërë karton nëse nisesh nga raporti i tmerrshëm që ai ka më të vërtetën në atë libër në qindra detaje. E kam theksuar dhe një herë tjetër se si ai për shembull tregon pa kurrfarë druajtje në libër se takimin e 6 Marsit në presidencë e rregulluam unë dhe Prec Zogaj, që u takuam diku dhe i çuam politikanët në presidencë. Unë dhe Preç Zogaj, si dy dëshmitarë, kemi shkruar për fat secili nga një libër dhe themi se ç’kemi folur dhe si ka ndodhur. Ky njeri është aq egocentrist sa nuk pranon tu referohet dy njerëzve që kanë folur kokë më kokë dhe më vonë botojnë kujtimet e tyre, por shpik një version paranojak dhe e boton pa qenë as prezent, as afër dhe as i afërt me personazhet që përshkruan. Si ky detaj ai ka qindra në libër që ja bëjnë atë praktikisht një produkt të ngërçit të tij intelektual dhe politik, dhe për këtë shkak lexuesi e ka injoruar.
Një vend i veçantë në libër i kushtohet raporteve të Ramës me gazetarët. Unë vetë si Lubonja jam personazh i librit të Edi Ramës, i vizatuar si një gazetar opozitar pa etikë, sidomos për agresimin ndaj punëve të Edi Ramës. Në të vërtetë Edi Rama ka një përpjekje për të “bërë qoka” me personazhet, por ama nuk është se nuk u ka thënë gjërat. Unë nuk ndjehem aspak keq, kur ai e shkruan atë, sepse unë me vetëdije kam qenë shumë agresiv ndaj disa prej modeleve morale, që ai shtynte përpara për shkak të fuqisë së madhe mediatike dhe suksesit të tij politik në të majtën shqiptare. Mua më ka rënë fati i keq të jem gjithnjë në anën e shtypit që është pakicë dhe për tu dëgjuar duhet të ngresh dhe zërin. Unë ndjehem mirë që kam arritur ta shqetësoj Edi Ramën dikur, pasi në të vërtetë mendoja që as e kishte mendjen çfarë i shkruaja. Biles kam përshtypjen se Rama më shumë emocione ka kur i përmend ngjarjet se sa kur i prodhon ato. Historia e fotove të tij nudo për shembull në vitin 2007, është një histori suksesi e tij nga mënyra se si i menaxhoi, por unë nuk di ndonjë medie në botë që po t’i kishte nuk do t’i botonte. Pra, në betejën e tij me shtypin ai doli i fituar se pati një raport me të vërtetën dhe tha e pranoi atë. Në të kundërtën do ta kishte fituar media.
Problemi i parë që ka një personazh libri, është të pranojë gjykimin e tjetrit për të. Si një njeri që jetoj me të shkruar e kam të mbushur jetën me incidente të tilla të pafundme dhe keqkuptime njerëzish, të cilët në shumicën e rasteve nuk duan t’i mbash mend siç kanë qenë. Në librin tim të fundit ‘Viti 97’ kishte shumë të tillë. Dikush sot është Ministër, deputet apo më shumë dhe natyrisht nuk ka qejf t’i kujtosh se mund të ketë qenë një personazh i zakonshëm, dhe aq më tepër ta vizitosh ndonjë herë në rrethana të rëndomta që e bëjnë të ndjehet keq sot. Ky është prototipi i parë i reagimit që vjen nga personazhet. Një tjetër tip reagimi më i sinqertë vjen nga njerëz që realisht nuk mbajnë mend rrethanat ku i ke fiksuar dhe hutohen nga detajet. Por të dyja këto janë kategori të menaxhueshme. Më e pamenaxhueshmja është kategoria e personazheve. të cilët janë penduar dhe për atë që kanë bërë dje dhe për këtë që bëjnë sot për shkak të mosgjetjes së vetes dhe mosrealizimit të tyre intelektual, politik, apo social. Këta tipa bëhen agresivë njësoj si modelet që dikush mund t’i fotografojë pa u bërë ende gati, pa u lyer, pa bërë makijazh dhe pa gjetur pozicionin e ëndrrave të tyre për tu fiksuar në foto.
Ajo që më bën përshtypje tek libri i Ramës dhe që vlen për tu kritikuar si mendësi e tij e kaluar, është qetësia me të cilën tregon se ka firmosur që TV Klani i Aleksandër Frangaj të marrë mjediset e klubit sportiv për palestër dhe për këtë Rama nuk ka kërkuar as para, as ryshfet, por mbështetje në media. Në të vërtetë ai model që ndoshta Rama siç e përshkruan e bëri me sinqeritet, sot është kthyer në problem për medien shqiptare, pasi ai njeri që e ndjeu veten pronar nga ajo firmë e Ramës atëherë, nuk ka ndalur deri më sot derisa ka zaptuar gjithë Kinostudion dhe pronat publike të Shqipërisë vetëm duke qëndruar në anën e pushtetit. Fatos Lubonja është pjesë e atij mekanizmi, është në një farë mënyre gaztor i oborrit që ka leje të kritikojë Mbretin. Nëse ka ndonjë element memoristike që të lë shije të keqe në këtë libër është pikërisht ky, të cilin Edi Rama nuk kish pse e tregonte, kur as Frangaj s’e ka treguar. Fakti që e tregon do të thotë se ai e përjeton keq sot kapjen e medies nga pushteti, kthimin e Kinostudios në qendër estetike për qeverinë, ku krihen flokët e Jozefinës, hiqen rrudhat e Saliut dhe trukohen “thinjat e intelektualit” për Lubonjën. Ajo është sot atelie që grimon personazhet e dështuara të shoqërisë shqiptare dhe ua ndërsen ato, atyre që po shkruajnë jo vetëm në libra një histori më të vërtetë për shqiptarët.
Vertet fantastik Mero.Cdo shkrim tendin e kam shoqeruar me nje bravo por kete te sotmin me nje bravo te forte.
Ky shkrim i sotshem eshte identik ne nje linje me librin e Rames si nga permbajtja dhe sinqeriteti.Sinqeriteti eshte gjeja me e cmuar qe i duhet njeriut dhe pa te cilen nje shoqeri qe nuk ka ne themel sinqeritetin dhe kurajon per te pranuar gabimet eshte e destinuar te kete perjetesisht ndodhi fatale me pasoja kombetare.
Fatos Lubonja eshte nje produkt negativ i pashembullt ne gazetarine shqiptare.Ai dhe vete nuk e di ne cpozicion eshte dhe cila eshte e drejte apo e shtrember,por qe gjithnje i pavendosur uurrejtes ne kulm i cdo gjeje pozitive,tel i perdredhur por dhe aty askush nuk mund ta kete shoke apo mik,menjefjale nuk ia vlen te keshe nje te dyte si ai se vaj medet hallit duhet ta pershkruash.
Mero te faleminderit per punen tuaj fisnike.
Jashte (Temes)
Ne 99.99% te editorialeve te z-Baze nuk ka asnje gabim drejteshkrimor, eshte motivi i 2-te pas atij te parit qe me psiko-analizat e tij perfekte te ben te parezistueshem ne leximin e ketyre editorjaleve…
Mero meriton vertet heqjen e kapeles per analizat e tij, por kesaj here eshte perfshire pa ndonje arsye ne nje debat me Lubonjen. Lubonja nuk kishte asnje fjale per Mero Bazen ne shkrimin e tij te gjate te botuar tek Panorama, ndersa Baze i permend atij librat e pashitur. Nje goditje e ulet kjo. Ne rastin me te mire, eshte rezultat i deshires se Bazes per te qene protagonist ne nje debat, ndersa ne rastin me te keq, nje zgjedhje e tij per te mbrojtur Ed Ramen.
Shume i bukur komenti
Zoti ju bekofte o Mero Baze per kete qartesi mendimi qe ke dhe qe na ndihmon edhe ne te tjereve (te pakten mua po) nga sugjestionizimi dhe viktimizimi nga fjalet qe i lidhin dhe i thone ca “analiste”.
Faleminderit zoti Baze dhe suksese e gjithe te mirat.
Me pelqeu shkrimi Mero edhe pse si shume e ke permendur Lubonjen.Ndoshta edhe duhet,por mendoj,se me perjashtim te ndonje rasti qe te peshtillen neper kembe,njerez te tipit Lubonja duhet ngujuar ne librin e harreses me epitafin:-Nuk jetuan kurre.
‘nuk jetuan kurre’ uuuu, sa e hidhur kjo…. por shume e gjetur
Ne fakt personalisht nuk eshte se me pelqeu shume libri i Rames,pasi ka ndertuar shume fjali te gjata dhe te lodhshme per lexuesin,nga pikpamja estetike. Analiza qe i ben Mero Baze ne aspektin e permbajties eshte bindese dhe te ndryshon mendimin,si gjithmone mjeshter i fjales!
shume e bukur
Si gjithnje brilant. Bravo zoti Baze! Mbyllja eshte fantakstike. Fantastike se i ke thene nje te vertete te madhe Rames, te vertete qe ai duhet ta mbaje shume parasysh sot dhe deri kur te jete ne pushtet. Nuk mund te besh altruistin me njerez pa ndergjegje, pa moral dhe pa asnje lloj dhembshurie per tjetrin, sic eshte pronari i Klanit. Por kjo eshte ajo pjesa e “artistit” qe frikson shume njerzit nga Rama. Nuk te bind nje njeri qe nuk ka nxjerre konkluzione nga ajo qe ka ber gabim. Ne rastin me Frangajn e Klanit gabimi nuk rendon vetem mbi Ramen, por ai na rendon te gjitheve si shoqeri. Si nuk u beke pishman ti kur i jep leje ndertimi per nje pallat 20 katesh nje njeriu qe nuk ka lene prona dhe toka, pasuri kombetare, pa grabitur me lejen e pushtetit?! Ti i shton me vetedije keshtu pasurine nje njeri te tille, fuqi qe ai do ta perdori kunder interesit te pergjithshem (nje medie ne rradhe te pare ve interesin publik). Per mendimin tim Rama te pakten nuk duhet ta zinte fare me laps kete detaj, pasi ta trajtonte me pishmanllek ndoshta nuk do dilte mire vete.
O xhaxhi Kaso lexoje njehere librin e Rames ,shiko konteksin e ngjarjes ne lidhje me Frangajn ,kete konteks fute ne te teren e librit dhe te teren fute ne trurin tend dhe hajde komento.
Ju qe nuk e keni lexuar librin e Rames dhe deklaroni qe nuk doni ta lexoni me beni te buzeqesh sepse jeni edhe ju te pershkruar ne ate liber te `rende `sic thote Mero Baze,jeni edhe ju pjesa e infeksionit Shqipetar
Ndersa ju qe gjoja e keni lexuar por s`e keni pelqyer po ju them se jeni jo vetem pa shije por edhe pa shume mendje pare qe nuk u kane pelqyer paragrafet e gjata…nuk i kuptoni dot o njerez te mire se ato jane llogjike e gjalle
Shko ore pensionist pa pension.
Shkrimi i sotem i Meros tregon edhe nje here se ai dine ti nguli kembet ne toke ku te gjithe e kuptojne,ta kuptojne edhe 60% e analfabeteve te krijuar ne keto 20 vite.Lubonja eshte ne hene ai nuk di ku ndodhet e ku jeton ndersa per Ramen do kisha te vetmen kritike ta fillonte librin deri ne hapat e para te demokracise ai e ka jetuar ate kohe ashtu si Merua qe ja ka perplasur ne sy te vertetat qe brezi i ri te njohe historine ashtu sic ka ndodhur e te mendoje per te ardhmen e Shqiperise.Shume nga ne e kuptojme Ramen,Meron,por jo Lubonjen?
mirmengjes .zoti mero , ta kam zilin per kete artikull, di te kerkosh ndjes , di te falesh, dhe di ti thuash gjerat troc. z.lubonja ariti te shante dhe avukat ngjelen Edhe me EDI RAMEN qe e ka ndimuar ne kohen kur socialistet ishin ne pushtet ,RAMA nuk frikson njeri , po i thot gjerat sic kan ndodhe dhe si po ndodhin. Ne si lexues duhet te marim anet pozitive te nje istorije dhe te asaj qe po ndodhe por e keqja esht qe ne po meremi me smiren dhe e qykojm ne menyren e lubonjes ose te saliut. Duhet te pranojm gjerat sic jan, edhe duhet pranuar e verteta dhe duhet mbeshtetur si shkrimtar. Se keshtu nuk do mari guximin njeri te shkruaj se vetem kritikohen, si ne rastin e MERO BAZES se nuk do ishte mero baze nga do ti mernim keto iformacione apo na bode qe na ka nxjer referencat per mallrat dhe e kan gjynjezuar biznesin …
Lubonja mos te dali me se eshte bere i neveritshem,del per cdo gje por se fundmi si historian por nje servil i kujdo te huaji sic ishte francezia ne emision.disa here me menyren e tije arrogante te nje mendjemadhi ashtu sic ka qene edhe ne rinine e tije fyu historianin tone te mire Xhufi .Nuk eshte merite e Lubonjes qe sot eshte i persekutuar i sistemit se sa ishte ne bllok ishin me te privilegjuarit.specialist midhje peshku ka ngel pa u be.
…Lubonja eshte burre i lig, negativ in title 100%! shpirt katran, per kete tip, per mendimin tim, burgu qe ka qene ambienti me i pershatshem per te, eshte siç e pershkruan ai vete ne shkrim’ … si ngjala qe jeton ne llumin i kentes dhe jane ne simbioze me njera-tjetren” fundja eshte produkt i tij!
Lubonja shpirtatran, kurse ti, duket që je fare shpirtbardhe…
GREAT!
“LANI”
Zoti Mero te pergezoj sinqerisht per analizen e sakte qe i keni bere kesaj teme;Vertete po na beni ta lexojme shtypin e perditshme edhe pse jetojme e punojme larg Shqiperise,por kur i lexojme keto analiza tuaja na ben me te aferm me vendin tone.Mendoj se ne shqiptaret kemi pasur shume fatkeqesi ne te kaluaren qe po i trashigojme edhe sot.
Se pari dallkautet qe u futen ne politike dhe e bene vendin nje çorbe pa shije dhe pa kripe dhe se dyti shume pseudo-gazetare dhe pseudo-analiste qe gjith diten rrine ne kafenete duke thurur shkrime sipas interesave te oborrtareve te pushtetit,ndersa naten qendrojme ne prehrin e qeveritareve per te marre shperblimet e dites.
Sa per Fatos Lubonjen nuk dua te ndyj gojen shume me emrin e tij sepse boll na e ka shpifur ne studiot e Tv Klanit me Fevziun.
Te uroj suksese ne demaskimin e maskarejve qe nuk jane te pakte ne Shqiperi.
Besoj se z.Baze gezon respekt maksimal nga shqipetaret dhe ka vlera te medha. Gjithashtu besoj se z.Baze nuk duhet te analizoje ndasite, por te gjeje pikat e perbashketa me shqiptaret e tjere shume te respektuar si I.Kadare, Fatos Lubonja, Spartak Ngjela dhe pak te tjere dhe te perpiqen te bejne kete vend qe ka ri-marre nje tatepjete te tmershme.
Z.Baze, jeni shume pak burra qe mund te beni kete vend, pasi shumica dermuese nuk e kane ndergjegjen tuaj dhe mendojne vetem si te vjedhin per pasuri apo pushtet dhe nuk dine te mendojne as per femijet tane dhe aq me pak per vendin. Duket qarte se klasa politike ka degraduar dhe bashke me te edhe ne qytettaret.
A e shikoni qe mbas 20 vjet “pluralizem”, perendimoret humane kane konkluduar se shqiptaret nuk mund ndertojne demokraci (dhe ndoshta kane te drejte) dhe e kane lene vendin ne nje dore te forte si Berisha gjysem diktator, i cili eshte nje shkaterues patologjik dhe nuk ka asnje shans te ndertoje te ardhmen.
Keshtu, ose bashkohuni te beni Shqiperine ose lereni te ç’behet dhe te shpetojme ne dhe femijet tane nga e ardhmja e keqe qe na pret.
Zoti Baze,
A jetojme ne shqiptaret ne mbreterine e genjeshteres,sic thote Lubonja dhe a duhet qe intelektuali te kerkoje te verteten?! Ndryshe nga politika qe kerkon vota(vjedh) dhe me numrin e votave kerkon te arsyetoje gjithe prapesite qe ben,pa njohur skrupuj dhe frike nga ligji?!
A eshte Shqiperia shkretetire shpirterore dhe morale ne ditet e sotme?! Nese jo,kush frymezon ne kete vend me vepren dhe fjalen e tij?!
Cili eshte definicioni per njeriun e suksesshem ne kete vend?!
A konsiderohet i tille ai qe s’le gje pa bere dhe ia hedh pa i hyre gjemb ne kembe?!
Lubonja na qenka e keqja dhe problemi ne kete vend?! Atehere,o burra ta bejme KURBAN dhe te shpetojme! Po me pas?! Cfare mbetet?! Perseri insistoj te pyetja: Cilet jane modelet,shembujt qe duhen marre si reference?! Ku ndodhen?! Ne politike? Biznes? Media? Apo ne sistemin e drejtesise?! Mi rreshtoni,ju lutem disa,sa gishtat e njeres dore.Per mua mjaftojne aq……(!)
Paraja e çon ujtin perpjete jo me Lubonjen me kopmani.
Qekan problemet thelle dhe mir ben Mero qe i thot troç pa doreza kshu i kupton mileti me mire.
Sandrri nga nji katunar i rendomte ne nji Milioner Euro +Dollar, ku Gllaberoi te gjithe Kino studion sikur te ja kishte pjelle lokja e vet.
Prandaj shan berishen ky Lubonja te Klani prandaj ka kontrate ky te Klani i hajduteve no limit dhe me pagesa te Majme .
Avukati nr 1 i saliut nga mediat Blendi qerosi ose Fevziu i ZIU i klanit Frangaj nji sahan dhe byth shkerrdhyer i rregjimit berisha bashke me Ljubonjen ose me ljubon siç i thote sandri i ZEJMENIT LEZHE.Qekan zhyt ne mut te madh ne plehra te pa fundme .
Gabim i madh i Ed Rames qe ja paska firmos ate leje dhe ky e ka gllaberu gjithe ate TOKE si rrugaç qe eshte .
Mallkimi rafte mbu ju o horrat e sali plehnaxhiut o bythqirat e Klanit o halet e ALBANISE ,do vi dita qe do e hani SALLAMIN E POPULLIT ju o Kriminelat e ALBANISE o nevojtoret e SALI TOPALLES.ptyyyyyyyyyyyyy.
Ky Pasqyra mos eshte gje Lubonja vet?
Z. Mero si gjithmon i sakte te analizat dhe opinionet shume te vlefshme per te gjithe sidomos pjesen pozitive te shqiptareve.
Edhe une do te te lutesha perdicka; nuk e di se si i ke raportet me Z. Andrea Stefani, por me termend do ta prisja me interes nje shkrim nga ana juaj per librin e tj “Komplot kunder lirise”.
Pse une desheroj nga ju nje gje te tille: sepse e para sipas meje qe nuk kam aftesi per tu shprehur ashtu si ju, Z.Stefani me studimin e tij sa filozofik dhe te vertete shpegon dhe argumenton se pse ne shqiperi per 21 vjet nuk ka funksionuar Demokracia, e Drejta, dhe Liria.
Dhe une them qe gjate kesaj kohe eshte luajtur me ekto terma nga liderat e te gjitha kraheve ne inters te qellimeve te mbrapshta te tyre dhe familjes eklaneve.
Dhe qe te dilet nga kjo padije mos informimi i sakte dhe te prekshem se kush jane demokracia, e drejta dhe liria ne nje vend vertet te tille duhet te besh popullin ta edukosh sidomos rinine me kete filozofi. Nuk mund te besh kompromis me Berishen po te kesh parasysh ato qe na servir Z.Stefani sepse kjo do te thote qe Berisha dhe familja e tij ti thote burgut hapu.
Dhe cfar eshte me e rendesishme kjo vlen dhe per liderit e ardhshem te cfardo krahu, qe mos bejne te njejtat gabime po te respektojne rregullat e nje vndi te vertete demokratik e te drejt e te lire.
ueeee c’po me shikojne syte, “mentari” nuk eshte me Berishjan, mbase ke refelktuar edhe ti me ne fund! Vetem nqs nuk eshte ai mentar qe rrinte dite e nate dhe mbronte Berishen, te kerkoj ndjese. ?
po lexoje njehe]ere librin, pastaj shkruaj e komento mbi ate qe s’mund te jete se dro dhe eshte e po ja fut kot
Sic e sheh nuk jam i vetmi qe mendoj keshtu. OK motra?
Te me fali vlora1 qe s’kam shijet e tij ne te lexuar,pasi nuk jam gjithmone dakort me cfare thote “udheheqesi”,vetem doja te pyesja nese Rama ka botuar nje liber artistik, apo nje liber matematike,ku nevojitet “llogjika e gjalle”!
KE SHKELQYER CA…NA HABITE NE FILLIM SI HESHTE?!
JE I LUTUR TJU TREGOSH VENDIN KETYRE ANTISHQIPTAREVE BASTARDE….SLANE GJE PA BALTOSUR…PUSHTETI DIKU I MBESHTET -lubonja,trebeshina,myftari e kompani jane vetem servilat e tradhetise ne kupol!
Zoti Mero falemnderit per analizat tuja ,qe tregojne realitetin Shqiptar Keto analiza jante verteta se ne brendesi te tyre nuk ka servilizem dhe hipokrizi prandaj dhe gazeta Tema eshte gazeta me e lexuar dhe Dhe sado qe kundershtaret e saje te mundohen te hedhin balte mbi te nuk mund ta bejne pis ate sepse ajo eshte e paster dhe e tille do te mbetet deri ne fund
Komentuesi “pasqyra” nuk ka dyshim qe eshte i famshmi “luan kolonja” ose
ndonje i aferm biznesi apo politike nga stani i tij te tipit frrok lesh cupi apo miu fejziu apo leshjani frangaj qe si hiena te felliqura germoni ne kermat e diktatures .
Ke nje dallim te madh me mero bazen sepse ti fshihesh prapa pasqyres kurse
baze del me emrin e vertete.nga kush ke frike?
Analize e sakte dhe korrekte,ke mençuri dhe trimeri.
Z.mero si nje gazetar i pa (anshem) qe je si sna shkrujte nji artikull per djalin e rucit qe nuk eshte hera e pare qe perfshihet ne aksidente me makin e me arme,apo je shume i zene duke bere servilizem me te opozites meqe me positen ste shkuan gjerat si ke pasur qef….
Shkrimi qe kekroni eshte ne faqe qysh ne mengjes. Ate mund ta kerkoni tek rubrika Kronika, por sistemi i lajmeve eshte i tille qe e shtyne ate perpara dhe ju nuk e shihni ne faqen ballore si cdo shkrim te vjeter. Per ta lexuar ate klikoni tek ky link dhe shmangi paragjykimet.
http://www.gazetatema.net/web/2011/11/21/djali-i-gramoz-rucit-perfshihet-ne-nje-aksident-te-rende/
Habitem me komentuesin pasqira qe ben nje spjegim te felliqur per raportin
stalin-curcill,kur thote se pas luftes L2B perendimi e mori vesh se stalini kishte qene djall dhe bishe c’ka eshte nje genjeshter e trashe
qe nuk e hane dhe vete anglezet..
Stalini jetoi vetem 8 vjet pas L2B kurse shumicen derrmuese te krimeve i ka kryer para kesaj lufte.Ne librarite e anglise ndodhen libra te shkruara
nga vet anglezet per nje fakt te tille.
Ishte miopia e derrkucit curcill qe e la hitlerin te zaptonte boten dhe nuk e ndaloi qe ne fillim.
Ishte idiotizmi hitlerit qe nuk sulmoi londren por shkoi ne mosken e larget.
Ishte roli i stalinit vendimtar ne aleancen Moske-londer-washington
qe hitleri u dorzua.
Stalini u be bishe dhe djall nga perendimi atehere kur u shtri ne mbi 60%
te botes..
Nuk kam qejf te “mbroj” stalinin por historia nuk mund te ndryshohet
nga pasqirat.
Mero analiza e shkurter por e sakte per Lubonjen ju nderon.Pse nuk shkruan me gjate per fenomenin “lubonja”?
Nje shkrim me fantastik ky isotmi,Mero!Une e kam lexuar librin tend ..”Viti 97″..dhe them se ka qene nga me realistet e ketyre dy dekadave mes anarkise dhe tranzicionit te pafund.Ai liber vlen si ndihmese per historiografine shqiptare!Ndersa Lubonjen e kam lexuar nisur nga fakti se ka qene nga shtresa e te denuarve te regjimit,por jam zhgenjyer plotesisht si nga libri i tij,ashtu edhe nga analizat apo opinionet qe jep kudo dhe per cdo gje…Madje publicistika e tij ben efekt te kundert,te largon deshiren te lexosh autore apo publiciste,qe jetojne rrotull tij.Megjithate,per shkrimin tuaj te sotem them se ngjan me nje analize te mirefillte letrare dhe publicistike njeheresh,qe te mban mberthyer ne debat…!Ajo qe ja shton edhe me teper vlerat analizes suaj,e qe e ben ku e ku me te paarritshme vleren tuaj si gazetar dhe publicist..nga shume opinioniste jo te tipit Fevzo,Lubonja e compani…se ata jane shume larg asaj maje,te cilen e synojne por s”munden…pra eshte ajo ndjesa dhe pranimmi nga Ju i gabimeve apo fajeve te se shkuares…deri ne vitin e zi 97…Nje ndjese qe kam pershtypjen se elarteson shume figuren tuaj si personazh publik…!Une te falenderoj per analizen qe sapo me dhate kenaqesine te lexoj..!
Nje sugjerim per gjithe forumin e gazetes TEMA..dhe per kedo qe viziton sit-in e saj..:Megjithese mund te jete heret akoma…:Mero Baze,do te ishte nje kandidature e pershtatshme per postin e presidentit te Republikes…!
une nuk e kam lexuar librin e Rames po me habiti nje shoku im qe nuk perputhet me Ramen ne asnje drejtim,ai eshte shume i apasionuar mbas librave. Po e lexonte KURBANIN dhe me tha qe liber me nivel aq te larte artistik nuk ka dale ndonjehere ne gjuhen shqipe
o dino!
mos vallë ai shoku tënd i blen librat me metër dhe i vlerson në bazë të kopertinës!??
edi rama nuk bën dot një fjali pa u menduar gjysëm ore!sikur ti kishte fjalët të magazinuar në by…..!
ose ai shoku tënd nuk i ka mbushur të 15tat!
O Mero vllai ky Edvini kryetar i partise se opozites eshte apo Kryera i lidhjes se Shkrimtareve Politikan? Ne presim dreman ai shkruan libra hajde vatan hajde.
Nuk me kishte pelqyer asnjehere kaq shume nje shkrim juaji Z.Baze.
Sikur me keni lexuar mendjen per kete fare Sllubonjen,dhe pseudo opozitarizmin e tij.
Kush me jep pak info ajo Gerta Lubonja e asamblese,cfare e ka kete qen plak me dhembe te rene?
artikull mrekullisht i paster.Deshmon per nje mendje te shendoshe.
faleminderit, Mero
Respekte Zoteri MERO BAZE
Fjale te tjera jane te teperta
ESHTE LAPIDARE THENIA JUAJ
“Ai autosugjestionohet dhe merret me vizionin qe prodhon vetë.”
C’KA DO TE THOTE QE AI VETEMASTERBOHET DHE ORGAZMEN E PERCJELLIN
TOPALLJA,VOKSHI,BREGU DHE LULQIMI.
Pa dyshim Merua ka talentin e rralle te njohjes te nen ndergjegjes se personazheve,nuk mjaftohet me shfaqjen e jashteme,por analizon ne detaje veset e politikaneve dhe sahanlepiresve te tyre.Pa tjeter qe mero eshte ndikuar nga Cvajgu dhe mund te themi pa frike se eshte gazetar psikoanalist.Lbrat e rames,helenes,blushit apo fevzos kane nevoje per kritika,por tendenca,dashakeqesia,cmira ne shkrimin e lubonjes e meriton pergjigjen e temes.
MERO BAZE sot eshte pa dyshim SAVIANO i vendit tone.Krenohemi qe kemi nje gazetar investigativ kaq korekt por mbi te gjitha TRIM
NE SHQIPERI E VERTETA ESHTE GOZHDUAR, SI KRISHTI. CA THERIME QE U HIDHEN NJERZVE, JANE PAK NGA TE VERTETA TE HIDHURA QE E DERMUAN DERI NE KUFIJTE E MBIJETESES, KETE VENDE.MBI LIBRAT E SIPERM NUK MUND TE FLAS SE SI KAM LEXUAR, ME PERJASHTIM TE CA PASAZHEVE TE /KURBANIT /TE RAMES.Z. KADARE PERDORI TEORIN E AJZBERGUT ,PER JETEN E SAJ.ESHTE E VESHTIR TE DALIM NGA KY QERTHULL,E VERTETA ESHTE VLERE E GUXIMTARVE, NJERZVE QE BEJNE HISTORI E NGREN KOMBET .
Do të dëshiroja që, të paktën,komentet rreth këtij shkrimi të Bazes të mos bëheshin me pseudonime por me emrin e tyre. Madje unë po e shkruaj edhe me gërma të mëdha. Është koha që ca gjëra ti themi hapur, troç , ballë për ballë. Siç po i bën edhe Mero Baze shkrimet e tij; të gjitha açik , pa ju dridhur qerpiku. Unë e kuptoj pse Baze ka zgjedhur këtë mënyrë të përballuri . Ay ka aleat të vërtetën dhe vetëm të vërtetën e madhe. E vërteta është fuqi , është siguri, është forcë mbështjellë me solidaritet njerëzor masiv. Ja pse unë them që komuniteti i gazetarëve ka ardhur koha të shpallë ca apostuj nga kjo rraca e gazetarëve që përballen orë e çast me të keqen në emër të së mirës e të vërtetës. Dhe hajde e krahasoje fuqinë që përcjell tek njerëzit fjala e shkruar e Mero Bazes në raport me ca kanakarë opozite që u digjet xhani për popullin opozitar por i pengon “liria “ e pamjaftueshme…
ne fakt nuk kam asnje nga librat e cituar.Per shume arsye objektive;ndoshta nuk jam kureshtar se ç’eshte bere me Shqiperi,pushtetare dhe miqesira te prishura.Gabohem ndoshta,por ka shume flete te shkruar.Mbaj mend qe kam bere nje recension per romanin”Nena”te Gorkit,po isha ne shkollen e mesme ga fundi i rregjimit,dhe me duartrokiten fort.Me vone i tregova zyshes time kujdestare(qe me jepte letersi)qe ne fakt une s’e kisha lexuar romanin ne fjale.Ndryshe nga”Zgalemi”qe e mbaj mend dhe sot permendesh.U zgjata qe te them se ndonjehere trumbetohet aq shume nje liber(ose histori,ose roman ose autobiografi)sa nuk ke nevoje ta lexosh,se e dine te gjithe.Jeta publicistike shqiptare nderthuret aq shume me politiken,pushtetaret,bosat e lekut,sa shume gjera i merr vesh anasjelltas.Mirepo askush qe mundohet te shkruaje nuk mund te dekurajohet;eshte mire te shkruarit!Mendoj se z.Mero ka shkruar shume bukur,por kjo,ne mos gaboj eshte replike ndaj Lubonjes,apo si?Lubonja,mbaj mend qe njehere u rebelua ne”Opinion”dhe e nxorri nga faza fevziun;ekzemplare ajo darke Lubonje!Mendoj se autoret e zene ne fjale kane vete bagazh per ti replikuar Lubonjes.Ndersa mendoj se fituesja e çmimit te Panairit(keshtu me tha nje komentues,mbase gabohem)mundet te ishte pak modeste te mos e pranonte çmimin,pasi libri s’ishte lexuar ende;s’u be qameti,Sartre dhe Pasternak kane refuzuar çmimin Nobel,e jo me znj.Kadare,qe nuk i kishte problem temenarat alla shqiptare.Pershendetje!
BRAVO! Si gjithmone teper i qarte dhe i zgjuar!
,,po lexoj shkrimin e pasqyres , te jet lubonja jon ky, me kete shkrim
nuk besoj o shabano, ore miq ,duhet te gezojm qe mero baze po e iformon popullin shqiptar brenda dhe jasht vendit per keto gjera
dhe analizon ne detaje politikanet dhe sahanlepiresve
te tyre.
kurse ti, nga sa thua, dukesh qe je shpirtbardhe…
Solidar plotesish me Pasqyren
Une mendoj qe vija ndarese midis ketyre “barrikadave” te personazheve qe pershkruan Mero; “te mireve” dhe “te keqinjve” ( perfshire edhe vete Meron ) nuk eshte nje vije e drejte por nje zigzake ne zhvillim. Here ka te drejte njeri, here tjetri, e here asnjeri.
Tendenca per te ngjitur ne piedestal Ramen duket si nje perpjekje qe po nxiton t’i veshe atij me zor petkun e eruditit, e personazhit jetik per Shqiperine, duke i vizatuar e dhuruar nje portret jo ashtu sic eshte por ashtu sic ai enderron te jete.
Mero Baze si zakonisht, Je i jashtzakonshem me shkrimet brilante!
Nuk ngopem se lexuari,dhe ashtu sic thone pothuaj se te gjthe komentusit, te kam zili per talentin e madh,por edhe per guximin dhe trimerin qe tregon.
Shpresoj se shume shqiptar do mesojne te shkruajne e te guxojne si Mero Baze.
Zoti Tani. Nuk e kuptoje se ku e gjeni kohen per ter lexuar ju dhe te gjithe ata te tjeret qe jeni bere si ato grate qe punojne me shtiza gjithe diten dhe nuk fitojne asgje.Shkoni o njerez punoni se besoj se as nuk do tju bjere ne mend me per politiken. Nje shtet me kushtetute
qe nuk respektohet eshte “joshtet” Nje shtet me ligje qe nuk zbatohen kurre eshte “pesemehic” Nje shtet ku te gjithe futen ne nje kallup duke ndare “te miret” dhe “te keqinjt” simbas oreksit politik, nuk mendon aspak per te ardhmen e tij. Dhe se fundi Perbersit e ketij shteti jemi ne shqiptaret qe mendojme se dime gjithshka, por ne fakt nuk e kemi idene e kohes dhe Hapsires se gjithe diten meremi me politike dhe nuk e kemi idene e saj. Gjeja me mire ne keto kohe te veshtira eshte qe ti vihemi punes dhe te mendojme per ter ardhmen tone te femijve tane dhe te Shqiperise.
Z.Mero!Ne kte editorial mund te krijosh shabllone pafund,por ajo qe ka depertuat tek cilido prej nesh qe e lexon quhet tamam…ILUMINIM!Ja vlen te krenohemi me ty per kte mendje brilante.Rrofsh!
Z mero jam nje adhurues i Juaj me gazetar te tipit Lubonja e Qupi , te lutem mos hrgjo kohen
Mero i dashur, miku im i pervojtur,..me kalemin (jo kopjativ) tend qe shkruan per nje kalbesire si pune e Salahudin Rahmadan Berishes, te pakten kendoni nje kenge te hershme korcare:
Topalli po vraponte
Vetures ja kalonte
Xumtrialalia!
Kush e pa priftin femer,
E hoxhen me barre,
Xumtrialila!
E shurdhi po degjonte
Fjalimin e memecit,
Xu…..!
Kush e pa peshkun maleve
Ngarkuar me shkarpa
Xu……!
Pleshti u gjunjezua
Gamilen te ngarkonte,
Xu….!
E qorri po kerkonte,
Gjilperen ne kashte
Xu…..!
Ja,te dashtun lexues,nji mesazh te dergue nergut per njiket pune ,taman per zotni Salahudinin!
SH lubonja eshte tel i perdredhur,ase mishe ase peshke,gazeta Tema me shkrimet e saje fantastike te Z Mero Baze,eshte gjithmone ne respektin e lexuesve te saje te shumte,urime Z Mero.
I lutna Zotni Mero Baze, me na ba t’ditun do episode fort te thekuna,te librit te vet “Viti 97” ,te cillat jane kah tregojn ndodhina kur Salahudini i kapur ngusht,nuk e preku me dore tasin me sallate ,te cillen ja kishte dergue Liria,i ngujue ne Presidence e i mbrojtun nga nji cete malokesh “trima” , (kur ska te tjere).
Duhet bere e ditur,se kjo kalbesire “kryeministrore” ,idiote noterike,perpos nji sfondi jashtezakonisht te felliqur e vulgar komunisti ,eshte i pandehur per pasurim te paligjshem,pasi as Rama e Sheqerja (shpreh respektin per prinderit e tij), nuk i lane ndonje pasuri,as partiake ,e sidomos tokash e pronash ne bregun e detit te cillat i ka vjedhur prore mor burr ,ne sy te tene popullit.
Sa per maloke trima prej verteti, (vellezerit e mij) ,te tere e te bere, une njoh vetem Isa Boletinin, Sefe Kosharen ,Mic Sokolin, Shote e Azem Galicen,Bajram Currin, Luigjin e Gurakuqve,deputetin Hasan Prishtina ,e te tjere kreshnike te cillet jane si te thuash,krahu me luftarak qe mevetesoi kombin tone!
Tani,imagjinoni ,nje cope maloku si pune e Salih Berishes,…qe nuk eshte tjeter pervecse nje bajge ,e kriminel politiko ordiner, i cilli futi vendin e Ismail Qemalit e Is Boletinit ne nje lufte civile,ku per qime desh i fluturoi koka vete ketij mangupi, njeri i ulet e faqezi.
Mbi shpinen e kerrusur te ketij dallkauku e cubi, servil i “nderkombetareve”, e gango i popullit te cilit supozohet t’i sherbeje, rendojne shume mekate, derisa nje dite do ta gjeje koken e kandilit e do ti ngryse netet e pleqerise ne “shtate penxheret” !
Me duhet te shprehem disi ndryshe nga “ushtaret” qe shkruajne ketu.
Analiza e z.Baze eshte teper e sakte,por…pak e shkurter per sa i perket problematikes qe permban analiza e Lubonjes. Dmth Baze ka te drejte pergjithesisht,por spektri i temave qe diskutohen eshte me i vogel se ato qe diskuton Lubonja.
Pra (e kam per ushtaret dhe manifestuesit e ketushem) punimi i z.Mero eshte me teper nje shikim nga kendi i tij i atyre qe shkruan Rama ne kuadrin e politikes se tij te re te komunikimit me “popullin” dhe jo replike me Lubonjen.Sepse si thashe,Bero Baze me gjithe aftesite dhe nuhatjen e tij profesionale spektakolare,e ka te pamundur te replikoje dhe aq me teper kundershtoje te gjitha ato per te cilat flet Lubonja,per aresyen e thjeshte qe z.Baze e di mire,se Lubonja ka te drejte.
Po ti shtosh ketyre dhe qenien gjithnje e me teper ne nje linje te Bazes me Ramen (te cilen deri ne nje fare mase e kuptoj),kam mendimin se shvleresohet deri ne nje fare mase analiza aq e holle e Meros,jo vetem per temen ne fjale.
-i panderuar analist mundohesh te flasesh si gjeneral por nuk je as ne nivelin e kapurral pelegrinit.
-gazeta e nderuar tema i jep mundesi dhe fatos lubonjes te fshihet me pseudonimin “analist” qe nga kjo fjale i shkon per shtat vetem “anal”
eshte mbushur media shqiptare me shume anale si F.L.
-MOS U FSHIH TOSI MOS KI FRIKE NGA BAZE DHE USHTARET QE SHKRUAJNE
KETU. thanks !!
NUK E KAM PARE TODI LUBONJEN DHE NUK E DI CFARE BURRI KA QENE POR KUR SHOH
DERIVATIN E TIJ ME EMRIN FATOS,SHKRIMET E FUNDIT TE TIJ DHE FYTYREN E TIJ
TE VRERORSUR MENDOJ QE AI XHAXHI TMERRSHEM NUK PASKA GABUAR ME TODI LUBONJEN
“MUT I JATI ,MUT I BIRI,MUT DHE AI QE E THIRI”
shkrim me nivel, ndersa kreheri qe perdor z.mero nuk me pelqen
Montekarlo,
Te falenderoj per shkrimin realist. Kam pershtypjen se sic thote edhe Baze ( ne nje shkrim tjeter ) Lubonja ka problemin qe, nuk mund te jetoje me idene se ka edhe njerez te tjere qe, jane me te suksesshem se ai ne fusha te ndryshme. Fatosi urren Ismailin se eshte nje liliput karshi Ismailit per sa i perket letersise, ai urren Edin sepse ka sukses ne politike dhe publicistike, ai urren Bazen se, ai eshte nje publicist i lindur.Mua personalishte me dhimbset Fatosi sepse ky njeri mbivlereson veteveten dhe nuk arrin te kuptoje se, ai u be nga halli armik i regjimit komunist dhe kete fakt populli shqiptar e di mire.
Une ne fakt nuk kam lexuar shume nga Ismaili por ama kam mendimin se, ai ka vuajtur shume nen injorancen komuniste dhe mendoj se vetem dora e Enver Hoxhes dhe me vone e Ramiz Alise e shpetuan ate dhe familjen e tij nga shkaterimi komplet fizik, moral dhe ekonomik. Ju lutem me korigjoni, por une kam mendimin se Ismaili, si te thuash, duhej te mbijetonte ( kush nuk do te mbijetoje ? )dhe per kete atij i duhej nje garanci kunder armiqve te tij te sigurimit te shtetit dhe personalishte te Mehmet Shehut.Kete garanci ai e krijoi vete ne pershkrimin e figures se Enver Hoxhes ne librat e tij ( Dimri i madh). Kam mendimin se, ai i bente hysmet idese se uji nga siper ( Enver Hoxha ) del i paster dhe behet i pa paster rruges ( administrata etj.).
Mos harrojme se, edhe Ismaili ishte njeri si shumica e njerezve te tjere prej mishi e gjaku dhe si shumica e njerezve normale nuk e kishte brumin e martirit. Edhe une nuk kam pretenduar kurre qe, te ve perpara idete e lirise perpara familjes sime. Eshte kollaj qe, tani nga kompjuteri te kritikosh kete dhe ate duke harruar kushtet ku jetonim te gjithe dhe qe, duhet te ishe pragmatist ne te kundert merrje ne qafe femijet dhe familjen. Shembulli me i forte per kete eshte edhe fakti qe kur Ramizi, i cili e kuptoi se, duhej bere dicka per pluralizmin, thiri inteligjencen shqiptare dhe diskutoi per pluralizmin partiak.
Nuk ishte rastesi qe, i vetmi qe u ngrit e foli ishte “trimi” Sali Berisha. Djema, pikerisht ne kete mbledhje filloi teatri Sali – Ramiz Alia. Une di nga nje mik i Ismailit se, kur pyeten Ismailin se, pse nuk foli ai dhe foli Sala, Ismaili u pergjegj se ai nuk donte te behej gur shahu ne lojen e Ramizit. Sepse Ramizi eshte shume konjuktural dhe se, Ramizi ishte ai qe shiti ( pa dashur ) sekretarin e Rinise se Shqiperise Agim Mero. Ramizi i nxitur nga Enveri perdori shume me pare letren e rinise per ndryshime te kontrolluara ne Shqiperi. Per kete ai futi ne loje Agim Meron. Enveri dhe Ramizi nuk llogariten Nexhmije Hoxhen dhe sigurimin e shtetit, te cilet nuk ishin per keto ndryshime. Enveri u terhoq dhe e hengri Agim Merua i shkrete , i cili sic e dini perfundoi ne internim ne Lac.
Djema, mendoj se, te kritikosh tjetrin eshte kollaj. Mendoj se para kritikes njeriu duhet te vere veten ne pozicjonin e njeriut qe kritikon.Une personalisht mendoj se per Shqiperine dhe kombin shqiptar Ismaili eshte fat dhe nga ana tjeter ai eshte nje njeri normal si shume nga ne dhe nuk kishte lindur per tu bere nje martir.
Do te thoja qe familja Kadare jane tradhetare,ne momentet me te veshtira e lane ne balte shqiperin dhe pane qefet e tyre ne France,dhe Helena kur e ka ditur kaq mire qe bashkeshorti e tradyheton si i ka funksionuar martesa??????a ka qene vet me moral normal??????????dhe a i ka interesuar per shum koh kjo tradheti?????????se fund do ti thoja Helenes qe iku koha kur shqiptaret kombesoheshin me nje dore BAR ose JONXHE,jemi prej 20 vitesh ne “demokraci”dhe shqiptaret ti i ke pare me dylbi……………..
O Durimshum !
nuk po merresh vesh ku don me dale.je bo si nje lojtar qe shenon ne te dyja portat kundershtare ose ta themi me gjuhe bixhozi je bo “XHOL”
lexoje dhe nje here vete se ke per ta pare.
Libri i Edi Ramës është një libër politikani që ka fatin të jetë i talentuar si publicist dhe shkrimtar… gjepura, nje faqe dy fjali – fjali te gjata e te tjerrura plot uje dhe pa buke. Libri i rames s’thote asgje te re dhe permeteper eshte stilikisht i lodhshem, i merzitshem gati gati i palexueshem.
pash zotin o titi a mos t’tha njeri ta lexosh me zor-e.nuk kam na nji
simpati per ramen por asht nja 1 miljon here ma i mire se zvarraniku i vicidolit qe paska ndjekur postulatet e reganit ..peshtirosje eshte pak
Bravo Mero.
Pasqyra ka te drejte, Mero eshte cilesor ne shkrimin e tij por jo i plote dhe as i paanshem, duket qarte nga cila ane shkon..