Kohët e fundit Ilir Meta është vënë në qendër të disa teorive konspirative për mundësinë e kthimit të tij në një minues të shumicës së Sali Berishës. Teoria më e fundit konspirative, që ka vënë atë në qendër, është një aleancë e heshtur e tij me Bamir Topin. Prova e tij e vështirë me drejtësinë, e cila po kalon me një kosto shumë të rëndë duke shkatërruar tërësisht autoritetin e Gjykatës së Lartë, pazaret e tij për Guvernatorin e ri, problemet që i rihapin ushtarët e tij, arrestuar me qetësi nga Sali Berisha si specie të dala jashtë kontrollit, të bëjnë të besosh se ai ka probleme në bashkëjetesën me Sali Berishën.
Problemi real që shihet nga larg ka të bëjë me psikologjinë e tij për pushtetin. I mësuar si një individi i gjithëpushtetshëm në kohën e tij si kryeministër, ai shumë gjëra dhe nuk i kupton dot. Nuk kupton dot si të jetë zëvendëskryeministër dhe ta diskretitojnë, si të jetë zëvendëskryeministër dhe të japë dorëheqje për një video, si mund ta dënojë Gjykata e Lartë, kur ai e njeh kryetaren se i ka ‘rregullu gocën në punë’, si mund të quhet e vlefshme ekspertiza amerikane, e cila në thelb është një copë letër, të cilën mund ta shkruajë dhe shoferi i tij, si mund t’i arrestojnë bashkëpunëtorët e tij se vidhnin ca naftë dhe benzinë nëpër pika, ndërkohë që disa nga ata kanë shkrirë pasurinë për të, duke i ndërtuar shtëpitë e shumta dhe duke mos marrë kurrë para prej tij, dhe mbi të gjitha si të mos njoftohet ai për të gjitha këto…
Ndenja e të qenit në pushtet tek ai është tronditur. Përfytyroni gruan e tij në shtëpi, ulërimat që i kanë arrestuar kushërinjtë dhe militantët, ulërima që ata të Gjykatës nuk po mbyllin çështjen, ulërima që Argita e ka më të madhe vilën në Lalëz dhe Zamiri më të madhe në Farkë, ulërima për çdo thashethem që ata të Familjes po bëjnë para më shumë se ata… Dita- ditës ai po ndjehet si lider i zhburrëruar, të cilin po përpiqen ta paraqesin si njeri që s’ka më gjë në dorë. Repartet që kanë hekurishte skrapi po mbarojnë dhe miqtë e tij të darkave vonë, Fahriu, Nari, Rasimi, Tasimi, Halimi, e çfarë ka ai, po kërkojnë biznese të reja. Spitalet u mbushën me ilaçe të skaduar dhe s’kanë ku t’i çojnë më, ndërsa ambulancat janë rregulluar nga dy herë edhe pse s’ka kaluar dy vjet. Ky njeri ka një problem real me të qenit në qeveri.
Gjithë këtyre halleve të tij reale i shtohet dhe presioni i opinionit publik. Për të mbyllur problemet e pafundme me drejtësinë, atij i duhet Presidenti, i duhen njerëz që të qetësojnë gjyqtarët, të jenë të kujdesshëm me të. Ai vetë në Kuvend nuk ia ka prishur kurrë Presidentit, dhe është treguar i kujdesshëm për të qenë ndaras nga sulmet e Berishës. Shumë gjëra që ndodhin rreth tij me shumë egërsi dhe nuk i kupton, por mbi të gjitha nuk kupton dot pse Kryeministri nuk e thërret këtë Bamirin, ta lejë president dhe të bien rehat. Nuk kupton dot pse ky Bamiri bëhet kaq i egër dhe do të krijojë parti patjetër, kur mund të kapë ndonjë gjë tjetër po të ulen të flasin. Dilemat e tij janë të pafundme pasi po bashkëjeton me të ngjashmin e tij, por jo me të njëjtin si vetja. Po bashkëjeton me një njeri që i do gjithë pushtete si Meta, gjithë paratë si Meta, gjithë drejtësinë si Meta, gjithë institucionet si Meta, por jo me pazar. Ai i do të mundur ata që rezistojnë, të dorëzuar dhe të rënë në gjunjë para tij. Nuk i do tu dërgojë sekserë, të bëjnë muhabet lekësh, postesh dhe pazare të tjera. Kjo e çudit shumë dhe e huton në gjithë këtë zallamahi. Duke ia kapur hutimin, të gjithë tani po luajnë me të. Topi i dërgon sinjale pozitive duke heshtur për skandalet e drejtësisë në gjyqin ndaj tij, Rama vazhdon të bëjë stretching pas shkrimit të librit, duke u përpjekur të shpijë gjymtyrët duke luajtur me fjalët ‘derë e hapur’, ‘shansi i dytë’ dhe pirueta të tjera, disa socialistë të pafrenuar në dëshirën e tyre për pushtet flasin për një bashkim me “kuç e maç” kundër Saliut, dhe ai nuk ka si të mos jetë i hutuar.
Ai po matet të bëjë diçka. Dhe nuk ka faj. Ia kanë komplikuar shumë jetën. Në mbrëmje i shkon Fahriu në shtëpi dhe i thotë ‘duhet mbështetur Bujar Leskaj, por heziton Saliu se e quan provokim të Bamirit’, pastaj del e shikon që Bujar Leskaj shëtit me Agron Kuliqin në bllok për të treguar që është me Saliun, dëgjon Saliun dhe ai thotë merrem me vepra, jo me llafe, pyet në PD a do ta votojnë dhe i shikon më të hutuar se vetja, i duket lojë e madhe se mos ky Bamiri i ka thënë Leskajt ‘dil shëtitje me Kuliqin që të gënjejmë Berishën’, por prapë nuk i del llogaria se mendon që Fahriu nuk e ka gënjyer kurrë… dhe prapë hutohet.
Rri e mendon prapë se ky Rama tha që Meta ka një shans të dytë, dhe ky Braçe tha nuk ka më shans të dytë, se u ka thënë kokëpalarë atyre që janë vrarë më 21 janar, dhe rri e merr një mesatare të shanseve duke menduar se ka një shans të dytë, por jo me PS, d.m.th me dikë tjetër kundër Berishës dhe PS. Prapë i del përpara syve Bamiri. Rri e mendon se bashkë me të mund ta rrëzojnë qeverinë para majit, ose ta çojnë deri tek gremina, por prapë ka frikë se Malaj, Islami, Harasani dhe ndonjë tjetër i ikin me Doktorin dhe i bie rëndësia dhe qeveria nuk rrëzohet, dhe ai ngel pa asgjë. Këtej socialistët shkumëzojnë për të si tradhtar, por ka plot që kanë qejf që ai ta lajë gabimin duke rrëzuar Berishën, por jo duke shkuar tek ata…
Prapë përfytyron si i bie rëndësia nëse dikush tjetër zëvendëson rolin e tij, sa shumë njerëz dëshpërohen dhe ikin nga puna, sa shumë forcohen ata që hyjnë qyl në vend të tij duke mos pasur as borxhe ndaj militantëve siç ka ai. Përfytyron sikur t’i vijë ai që i ka rregulluar shtëpinë në Tiranë t’i kërkojë lekët, ata që ia kanë falur t’i kërkojnë lekët, Zamiri t’i kërkojë lekët, në Gji të Lalzit t’i kërkojnë lekët, ata që kanë marrë licenca hidrocentralesh e s’po i bëjnë dot t’i kërkojnë lekët… Kjo e kthjellon dhe e kthen prapë tek Berisha si zgjidhja më e mirë, edhe pse po e poshtëron.
Por thellë- thellë ai është një njeri që mbijeton nga rrethana të çastit dhe tani hallet që ai ka me drejtësinë më shumë i ka në dorë Topi. Njerëzit gumëzhijnë se këta të dy diçka do bëjnë bashkë dhe fillon e dëgjon fjalë të mira për veten. Pastaj drithërohet kur mendon se këto fjalë mund të kenë shkuar deri tek Berisha, ndaj ia ka arrestuar mbështetësit e vet, disa prej të cilëve kushërinj. Kjo puna e shansit të dytë i duket kot, se i ngjan si shans për tu pastruar, për tu ballafaquar me drejtësinë dhe për tu bërë politikan normal. D.m.th thjesht të mos jetë më Ilir Meta.
I duket budallallëk. Ndaj e ka zgjidhur mirë. Është mbyllur në shtëpi dhe turfullon. Dëgjon dhe turfullimat e gruas. Dëgjon dhe të miqve e kushërinjve që i kanë zënë shtëpinë dhe i thonë ‘Berisha po ta fut’. Dëgjon dhe ata që i thonë ‘Edi Rama nuk foli keq’. Dëgjon dhe Bujar Leskajn që i thotë ‘më voto mua se pastaj ja fusim Saliut’. Seç ka një gjë në mendje që do ta thotë, po nuk i vjen fjala e duhur. Hesht se nuk do që ta shikojnë kaq të dëshpëruar dhe të hutuar. Nuk do të zhgënjejë as ata që thonë se po tradhton Berishën, as ata që e dinë mirë që s’ka për ta tradhtuar. Tani ai urren ata që prishën fuqinë e numrave. Urren Ben Blushin, Arben Malajn që votuan kundër PS, urren Kaçin dhe Harasanin që janë gati të shkojnë me Doktorin, urren Idrizin apo ndonjë biznesmen tjetër në PS që mund të shkojë në PD, dhe natyrisht do që Topi të përpiqet t’ia kompensoj këtë plagë duke ia marr po kaq vetë Doktorit që ai të bëhet prapë i rëndësishëm. A do bëhet më vallë i rëndësishëm?! Larg qoftë!
Analize psiko-analitike e shkelqyer per krethemelsin meta.Urime z.Baze!
Vertete nje psikanalize perfekte, dhe Mero Baze me gazeten e tij ka qene i vetmi qe ja “ka parashkruar” fundin Ilir Metes. Nuk du ata mburr shume, por vetem nje njeri qe udhehiqet nga parimet ne jete, beson se imoraliteti e ka fundin te shpejte. Pergezime vertete Mero
Berisha eshte e KOBER e RREZIKSHME.Viktimat te cilat kerkon ti eleminoje,i huton,frikson,pastaj i kafshon.Helmi i tij eshte vdekje prures.Ka dale gjithmon fitues keto 20 vitet e fundit ky Kasapi yne i PANGOPUR.Pasi e shtrydhi Ilir Meten,dhe e shfrytezoi per PROSTITUCION-POLITIK,tani do e hedhi ne rruge,qe ta perdorin si ushqim kundershtaret e tij,ato lakenjte e uritur per pushtet si vete Berisha…Gjithmon,SALIU,kjo MUSHKE E EGER,din te gjuaj me shqelma,ne momentin e duhur.
Duket se pavarsisht retorikes ”anti-berish”,paske edhe njefare simpatie te fshehura per BARBARIN e Vucidolit.Nuk o faji yt.Thjesht simpati e fshehte krahinore.O dicka instiktive.
Ai tipi per te cilin ti po flet(une e quaj BARBARI i Vucidolit)nuk o gje tjeter vecse 1 Koqe Gamori dhe asgje me shume.
Ketu nuk kemi te bejme me levizje te ”zgjuara” apo te ”kalkuluara” te BARBARIT perpara kohe,por me teper per ”gabime taktike” te KOKTRASHIT nga Skrapari.Aq shume e ka qelbur muhabetin ky KOKTRASH,sa qe nuk ka burre nene qe t’i marre persiper gafat e tij.Dhe per rrjedhoje,BARBARI i Vucidolit,nuk po shtrydh njeri,vecse po largohet nga 1 kufome,si Ilir Meta,qe vjen ere me 10-tra metra larg.Pra,nuk duhesh me qen Politikan i ”zoti”per me u largu prej tij.Thjesht o qelb muhabeti.
Dhe mos harro kurre:BARBARI i Vucidolit dhe LLOGJIKA jane 2 gjona krejt te ndryshme.Ai operon vetem nepermjet Instikteve BARBARE dhe INFERIORE.
Prandaj,heren tjeter me shume respekt per KOBREN dhe mos e krahaso me ate BARBAR.Ai o thjesht 1 gjo e TRASH.
LORA?!,jam shume dakord me komentin tat,vecse 1 fjale nuk e kuptova dot.
C’a do me thene:Krethemels? A eshte fjale shqipe?
Po te pyes seriozisht.
Flm., nese me jep 1 shpjegim.
krethemels =ai qe prish themelet ,me fjale shqip se kjo nuk ka .
Nuk kam ardhur as1 here ne konyakt me kete fjale,megjithate falemnderit per shpjegimin.
Gjith te mirat.
Hedh nji budall nji gur ne uje dhe 100 te zgjut mundohen me e sqaru se pse e hudhi.Kshtu osht kjo pune or Deane.krethemels eshte nje fjale pa kuptin.Kre=,thuhet per koken ose kryen,perdoret ne zonen e Dibres,psh,or kre gamori,i them ka njiher Zakes tem kur bon gabime,ndersa themels=,themelet apo themelues.pra per menimin tem eshte lapsus i komentueses LORA,qi do ket qane me strese kur ka komentu ose ka pas pak kohe me u marre me kumojutrin.Kryesore eshte qe PULA-tikanet tane po na shkaterrojne themelet e shtetit shqiptar duke e zhyt vendin ne borxhe te llahtarshme,ene kre lopa Meta ene kre mushka Saliu do pergjigjen nji dite.
Aisha prej Sauku?!,faleminderit per shpjegimin dhe me duhet te kerkoj falje pasi kam fol ca budallalliqe kunder teje ne 1 komentin tat.Nuk e kisha kuptuar sensin tat te humorit.
Dhe na shkruaj here pas here,se na ke munguar keto kohet e fundit.
Ne kete vend te cmendun,vecse humori ta mba trunin gjalle.
Faleminderit edhe ”zefi”.
Ketu shkruhet me gjuhen letrare shqipe e jo me shqipen e SHPALLAVE!!!Fjala “krethemels” nuk eshte ne fjalorin e gjuhes shqipe,ndaj mos na mburrni dialektet se pastaj do turren MALOKET E KOSOVARET me nje dialekt majmunesh dhe hajde merre vesh pastaj!!!Jo cdo njeri qe merr sopaten di te prese dru!!Pra jo cdo njeri qe ve perpara kompjuterin mund te di te shkruaje shqipen letrare!!!
O Zef, pse duhet te perdoresh fjalor ofendues kot se koti, per me teper me nje banalitet tamam prej njeriu shpellash. Nuk egzistojne dialekte majmunesh dhe dialekte njerezish te zgjuar, as gjuhe shpellash dhe gjuhe metropolesh. Gjuha “tironse” eshte nje nder dialektet me te “trasha” shqipe pavarsisht se pak a shume e kuptojne te gjithe. Dialekti nuk eshte gjuhe e prapambetur, po gjuha letrare shqipe ka vetem 35 vjet qe ka lindur dhe nuk ka pasur kohe te perhapet edhe ne jeten e perditshme.
Themelrrenues, ndoshta…
Po ketu ka dicka ama.__Qe Meta eshte nje faktor sepse ka elektorat te konsiderueshem ndaj PS-ja ,
pavraesisht nga artikujt e Meros duhet te gjeje ruget e komunikimit me Partine e Metes….
Konfirmoj gjendjen psikike te pershkruar nga nje takim i rastesishem me subjektin e shkrimit…Ne fund fare Meta do te pendohet qe u shit I PARI, tashme te gjithe ata qe shiten pas tij do te jene te justifikuar dhe c’eshte me e keqjs te shitesh eshte kthyer tashme ne mode, duke i hequr Ilir FLORIRIt exclusivitetin…
Zoti Baze i vetmi jeni ju që po e shkatrroni qeverin e Z.Berishë me fakte ju falenderojmë.
Zoti MERO te lumt pena, keto keshtu jane sic shkruan ti. Ti do mbahesh mend per opozitarizmin patriotik qe bene duke ua kaluar te gjitha partive te marra bashk. Vetem nje gje akoma e kam te paqarte. Pse qendrove kaq gjat me Saliun e shekullit XIX? Z.Mero sikur te tregoje pak se mbase edhe ty te pat pelqyer qendrimi afer te mdhenjeve dhe ke pas jetuar pa keto andralla qe tani ke. Te tregoje te verteten e asaj kohe (afer pushtetit) nuk do te thote se te zbeh,perkundrazi te bene edhe me te besueshem duke u rrefyer. Beje kete per hire te se vertetes,mos ngurro. Kjo te bene edhe me te mire edhe me te vendosur per te luftuar per te drejten dhe te verteten. E kam lexuar librin tende per ngjarjet e 97-tes dhe me pat pelqyer sepse ngjarjet i pershkruaje me vertetesi dhe realizem por akoma jam dyshues ne sinqeritetin tende kur tregon distancimin nga berishizmi ,pra thuaj edhe ca gjera te tjera te cilat akoma nuk i ke thene dhe mbeshtetja do te jete akoma edhe me e madhe. Te pershendes.
Mero, po e lexoi Ilir Floriri si e ke degjeneruar do i plasi koka e madhe! Po ai besoj ka harruar te lexoje, nese ka ditur ndonjehere!
MERO BAZE kryeshejtan pozitiv.Te heqim kapelen.Shkruaj qe te na mbash gjalle.Ne kemi vdekur por nuk tregojne.E vdiqe fare floririn.
O te lumte mendja e dora o MERO! se skemi cte themi me shume,por do bente mire dhe E.Rama qe te konsultohet pake me ty do thoja se coc i di ca gjera me mire ti Mero se Edi,prandaj ska pse te mos mare dhe ndonje mendim nga ty,uroj tja shpien ne veshe Edi Rames keto llafe qe po shkruaj.
Shkrim i sakte, Meta si Hamleti…dritherohet por prape eshte vetvetja. Rruge pa kthim eshte pabesia.
Analize e arrire psikologjike per Ilir Kryemadhin,por me shume nota satirike.Ai bashkepunimi me Topin me duket jo realist,pasi Topi nuk do preferonte nje kosto te tille pa filluar akoma.Per te tjerat medyshjet jane potenciale.E kemi thene edhe me heret qe ne te ardhem jo te larget do kete zhvillime spektakolare te politikes ku Rama dhe Berisha me teper do jene bashke se te ndare.
Sa i madh mund te jesh o Mero?! Dita nje mije t’u befte. Leximi i artikujve te tua eshte nje relaxim me vete. Edhe nje here, je i madh.
Fatkeqsisht ne gjithe keto lojra te peshtira politike DINAKRIA dhe EPERSIA qe ka Berisha ndaj kundershtarve eshte e madhe.Saliu luajti me Edin si Macja me Miun,luan me Ilir Meten si Ariu me Ujkun,luan me Bamir Topin si Kali me Gomarin.Ne te gjitha rastet del fitues Doktor Berisha.Po perse po ndodh keshtu ne keto 20 vitet e fundit??PSE eshte kaq i rrezikshem dhe fitimtar ky Doktor Saliu???Sepse Berisha eshte ZEMER-KASAP nga profesioni,ka sy shqiponje ne fytyren e tij prej cakalli,nxjerr nga goja helm si KORBA nga koka e tij prej MUSHKE.PO,PO, Berisha eshte nje MUSHKE koke forte,nje shartim i cuditshem dhe i rrezikshem.
Pershkrim shume i bukur.Urime.
Analize e sakte Baze. Pesha e Metes si vota kyc e maxhorances, varet nga plerat Kaci e Malaj qe paguhen pikerisht per te mbajtur maxhorancen nqs largohet iliri ndonje dite para zgjedhjeve. Nga cfare shkruan, ti je kunder qe iliri te behet i rendesishem qofte edhe duke rrezuar saliun se afermi.
Ketu ka dy probleme. E para, qendrimi i Rames eshte komplet i kundert pasi ai eshte gati ta pranoje ilirin edhe pas dy vitesh te tjera qeverisjeje me saliun, ne 2013. Me siguri ti e kursen Ramen duke bere sikur s’e di qe Rama ka hapur dere e dritare per ilirin, dhe saliu pikerisht prej kesaj ka kaluar ne sulm per lsi-sta.
E dyta, nje maxhorance e re me ilirin, por pa saliun, eshte e keqja me e vogel qe mund te arrihet per vendin, prandaj dhe duhet te pranohet.
Le te behet iliri i rendesishem duke larguar saliun se afermi. Me mire ta zgjedhi presidentin e ri iliri, sesa saliu me ilirin. Me mire ti beje zgjedhjet e reja nje qeveri qe ka dhe ilirin, sesa nje qeveri qe ka dhe saliun dhe ilirin.
Zgjidhja ideale do ishte qe Rama te largonte qeverine me zgjedhje te parakoshme dhe iliri te shkonte pas hekurave, por Rama as nuk e ka ndermend kete gje, e as s’ka ndermend as denimin e ilirit, as zbardhjen e krimeve te tjera te qeverise.
Keshtuqe me mire te pranojme te keqen me te vogel, qe te pakten te shkohet ne zgjedhjet e reja me nje qeveri pa saliun.
E papranueshme do ishte qe Iliri te mbaj saliun dhe dy vjet te tjera, e pastaj te vinte ne koalicion me Ramen. Ky do ishte jo vetem turp, por mund te realizoje dhe endrren e ilirit per tu bere kryeminister.
Ps ka detyrim te mbeshtese cdo qeveri pa salin ne keto momente, pasi ndryshe rrezikon se tepermi ne 2013. Shanci i dyte per ilirin duhet te mbaroje keto 6 muaj.
nje shkrim gjenial
Shkrimi perkryer Mero.Faleminderit per te disajten here per shkrimet tuaja sa brilante aq te qarta.
Rrugedalje per Ilir Meten nuk ka.Kjo shikohet hapur dhe qarte.Eshte trashur shume zullumi,dhe nuk mban me uje pilafi.
Rama po tallet se tepermi me te,kur thote,qe cdo njeri e ka nje shans te dyte.Berisha po le te kaloje ky skandal,a thua sikur Meta nuk eshte bashkepunetor dhe pjesetar i qeverise se tij gjer dje,e akoma me ministra edhe sot.Endrra e Saliut do te ishte largimi i Metes nga koalicioni.
Ne nje rast te tille,Saliu do e denonte ate,sepse qeveria nuk do te rrezohej,sepse Islami,Harasani dhe te tjere,do zevendesonin menjehere numrat e Metes.Kjo do te hapte rrugen e denimit te Metes dhe gjoja daljen si te paster te Saliut.Nuk e di nese e keni verejtur,me siguri qe po besoj une,se Saliu po sillet me ceshtjen Meta,si nje ceshtje qe atij nuk i perket aspak,biles,po le te kaloje kjo ceshtje,si nje ceshtje e te majteve te korruptuar.Kjo eshte nje levizje gjeniale politike e Saliut,edhe pse teresisht e pavertete,sepse ai ben sikur harron,qe Meta ishte zv.Kryeminister dhe minister i qeverise se tij,e se Prifti ishte minister i qeverise se tij.Si e perdor shpesh Berisha,kur thote pothuajse gjithmone,qeveria ime ne cdo dalje publike.Tani nuk thote me qeveria ime,por ne cdo dalje publike citon shprehjen.”Kjo qeveri”.
Nuk eshte aspak e rastesishme nderrimi i percaktimit te qeverise nga “Qeveria ime” ne termin “Kjo qeveri”.E mendoni nje cast dhe do ta kuptoni shume lehte.Militantet e shumte demokrate,qe une kam fatkeqesine te i kem shume prej tyre njerez shume te afert,thellesisht te korruptuar e shajne deri te molla e kuqe Ilir Meten,me shume se sa edhe vete te majtet,sepse ai realisht u ben konkurrence shume te forte.Per me teper,ata demokrate qe sillen si te ndershem(kuptohet qe nuk eshte e vertete,qe jane te ndershem,se ajo parti ka vetem hajdute e jenicere)thone se ata e luftojne korrupsionin si askush tjeter,por korrupsion ben Ilir Meta e jo demokratet.Populli me bindje te djathte,nje pjese e konsiderueshme e tyre,kane rene ne kete gracke,sa banale,aq dhe per te qeshur.Por,populli,eshte bageti dhe s’ke se c’ben.Kjo dihet.Ne cdo vend te botes populli,ose sic quhet dhe ndryshe “massa” eshte bageti.Kjo me kujton fushaten e Lulit ne Tirane Mero.Kusherira e pare e te fejuares time eshte Tiranse.E pyeta rreth dates 10 maj se per ke ajo kishte votuar ne Tirane,aq me teper qe rezultati ishte shume i ngushte.Nuk votava mu pergjigj,se isha ne pune dhe ate dite me tha.Po sikur mos te kishe patur pune i thashe une,do te votoje?
Po me tha.Per ke do te votoje e pyeta?Per Bashen me tha.Po pse per Bashen,e pyeta me qetesi,edhe pse damari Lab me ishte fryre se tepermi.
Se thone keta te PD-se ne Tirane shtoi ajo,qe nqs fiton Basha ne Tirane,ai do te i kundervihet Saliut.Oh,i thashe me nje fryme,shqyqyr o zot qe nuk ke votuar,sepse ti do te ishe nje nga njerezit qe do te kishte bere hatane Shqiperise.Menjefjale Pd-istat benin fushate duke u thene njerezve qe votoni per Bashen qe ky i fundit te fitoje ne Tirane,sepse vetem ky mund te na heqi qafe Saliun.Kjo eshte tragjikomedi Mero.Me te vertete tragjikomedi alla Shqiptarce.Mua shume here me ka humbur durimi me TOURKOFAGOSIN,sepse na quante ne Shqiptaret korraket e Erdoghanit.Por kur mendohem mire,ndoshta ai ka te drejte.Me te vertete ne jemi korraket e Erdhoganit,dhe pjelle e Osmaneve.Kjo eshte e verteta e hidhur,pavaresisht na pelqen apo jo.
Labi; me te vertete mua me bente pershtypje pse ju te gjithe i hipnit ne shpine atij tourkofagosit?! Ndoshta ai nganjehere eshte pak negativ, por une e kam vu re se eshte shume patriot dhe nuk flet kot!
Ke shume te drejte Elinor,por jo te gjithe e kuptojme menjehere gabimet.Une pershembull e kuptova me vonese qe Turkofagosi ndoshta ka te drejte.Si thote Jovan Bregu.I kuptojme gjerat me pak vonese,e rrjedhimisht edhe kthesen e marrim me vonese.Ndoshta ngaqe me dukej vetja me pateriot se Turkofagosi.C’te bej.Shqiptar jam dhe une.Ndonjehere arsyetoj me ndjenja,e jo me mendje.Megjithate ke te drejte.Turkofagosi eshte 400 karat Shqiptar,por si edhe ne te tjeret,ashtu si jane gjithe Jugoret e Himares,te ardhur ne Laberi nga Veriu i Shqiperise ne kohen e Skenderbeut,per te forcuar kufijte e Shqiperise.Skenderbeu shperngulte Shqipetare nga Laberia ne kufi me Serbet,dhe nga Veriu qe te mund te ishin ne kufi me Greket.
Qeke bo per te ardh keq ,Je edhe lab pale’. Ke shkrujt nje çarçaf dhe ne fund nje hiç , kesaj i thone u mbars mali dhe polli nje mi. Ik vizitohu sa nuk eshte vone. Nese ti beson qe turkomarmita eshte shqiptar sikur edhe 0.1% atehere une e besoj 100 % qe ti je marsian . Buon divertimento
Labi Vlore,
Desha te thosha keto gjera :
– Une vete jem i majte. Me te gjitha shkrimet qe ke shkruar, kam qene dakord. Me vjen keq se, ne keto dy shkrimet e fundit kam disa rererva.
– Nuk jam aspak dakord me ty, si i majte qe je, e quan popullin bageti ose mase. Populli eshte sovrani dhe ne ja kemi borxh atij qe ta sqarojme me durim.
– Ti thua : “Rama po tallet se tepermi me te,kur thote,qe cdo njeri e ka nje shans te dyte.”
Me vjen keq por kjo politike e Rames nuk eshte e mire.Populli thote se nuk mbahet gjarperi ne gji. Une per vete ne se do jem ne Shqieri ne kohen e zgjedhjeve ne vitin 2013 dhe Rama do jete ne koalicjon me gangsterin Meta une nuk do ti jap voten Rames. Nuk do votoj fare.
– Kuptohet se, ti ke te drejten tende te thuash : “Turkofagosi eshte 400 karat Shqiptar.”
Me lejo te te tregoj se, si mendon turkofagos per atdheun tend dhe timin :
” tourkofagos thotë:
18 Shtator, 2011 më 2:39 pm
nje zgjidhje e perkryer,Big Albanistan,me gjysmen e Kosovos dhe gjysmen e Shqiperise[pjesa extreme myslimane],nga Elbasoni e lart,madje me president K.Spahiun,me famur kombetar ngjyre jeshil e me nje korrak te zi ne mes.Sa per pjesen jugore,e zgjidhim vete ne se ku do te shkojme,,,,,ndersa ata 5 labe shqipfoles myslimane ,pseudopatriote po i kanonisim ne fund te detit qafe per qafe me B.Ladenin!Te behet dhe shkembimi i popullsise,me baze feje e patriotizmi dhe cdo gje,tut’ok!”
”
tourkofagos thotë:
15 Shtator, 2011 më 9:57 pm
O eleftheria, mos u mundo qe tu mbushesh mendjen ketyre deficenteve Turkoshake, sepse harxhon frymen kote.
Keta duan kopacen kokes qe te te respektojne, sepse te atij gjirizi jane. Nuk e dine keta se cfare eshte llogjika dhe kultura e krishtere, sepse rrespektojne vetem gjuhen e dhunes. Keta duan grushta surratit, dhe neqoftese ato nuk jane te mjaftueshme, plumbat kokes besoj se i sistemojne me se miri !!!
Prandaj e dashur Eleftheria, mos harxho frymen kote me keta b…….starde te Turqise, sepse nuk te kuptojne. Leri ta mesojne me dhune qe te te rrespektojne !!!”
“tourkofagos — 16 Tetor, 2011 në 6:16 pm
sakt,nje ndarje e shqiperise ne dy federata,ajo kristiane dhe ajo myslimane do te ishte zgjidhja me e mire.”
Me fal po nje njeri qe, flet si me siper, nuk meriton ta quash nje shqiptar 400karatesh. Per mua ai eshte nje bukeshkale i ndyre qe, hedh balte mbi vendin dhe popullin e vet.
Labi Vlore, me fal por keto ishin vetem mendimet e mija dhe kuptohet qe ti ke te drejte te kesh mendimet e tua. Keto jane rregullat e lojes ne demokraci. Pershendetje.
Votoni duke klikuar te emri, mos harroni ti beni like dhe faqes.
ehhh halle halle kjo dynja, halli hallit nuk i ngja ? ?
o mero je i perpikt ne cdo gje,i ke keto shkrime tamam per momentin qe po kalojm per keto palaco qeveritar qe na kan qeverisur qe po na qeverisin hde qe pretendojn tna qeverisin me cdo kusht me cdo cmim dhe duke u zvarritur si plera neper fytyrat e shqiptarve te shkret qe shpresojn per me mire.nje gje duhet ta kuptojm qe ata qe na qeverisin jane sherbetoret tone dhe jo e kunderta sic ndodh rendom ne shqiperi qe ai qe qeveris me vota te popullit behet i pare ne cdo drejtim.plera si meta kompani si rama si sala te gjithe nje turi kan sado qe shahen e hahen,nje qellim kane te arrin pushtetin e te thon un bera ai sberi,duhet te zhduket kjo mizori e vjeter 20 vjecare,meta ne burg,rama te iki te lyj pallate me bojra,sala ne mal me pushimw pa kthim,kjo eshte zgjidhja i dashur mero…….respekt per ty dhe per te gjith ata qe perpiqen per mire ne shqiperi per sa koh drejtsia eshte ne duart e pushtetit
Hahahaha, pak i ngaterruar ishte iliruci por edhe kjo iu donte! Mero, ia ke ba trurin sallate krejt; tani e perfytyroj ilirin: syte shakshi, me nje dore tu kru koken, me doren tjeter tu lujte buzen e poshtme bel bel bel bel….haha. Je me te vertete unik Mero – kot nuk rrime gjithe diten online te Tema ne, meqene ndryshe do kishim lexu ndonje gazete tjeter!
Nuk po zgjatem,jam me analizen tende z.Baze.
Analiz e shkelqyer,,,,,brravo z Baze,,,,,edhe vet ilir kok lopa ti kishte then keto nuk do ti mbaje ment kaq mir,kjo tregon qe ja njef mir koken atij kok tulit,edhe njeher urime njerez si ju ka nevoj sot shqiperia dhe kombi shqiptar
Ky me kujton ate filmin qe tha ah sikur te kishim ca qereste po pse me sikur eshte kjo pune
Nje perle me shume nga Mero Baze! Mero per Kryeminister 2013!
Mero bravo nuk di cfare te themi per keto analiz te shkelqyer qe i beni kesaj qeveri me salen ne krye,ndoshta e kam gabim po iliri do perfundoj ne vet vrasje ashtu sic beri memeti shehu ,dhe kete do ta gjejne me rovole ne bythe////////////////
Ha..ha..ha..vellezer Shqipetare qe duan Shqiperin le ta ngeme nje Dolli ashtu si e kane zakone Labo-Mallakastriotet, me 12-Dolli, dhe te gjitha per Shendetin e Mero Bazes…Rrofsh, o Mero, te Pacim,dhe te Urojme Shendet, na nderove “Konakun”… kame Qeshur me te madhe kur Lexoje Shprehjen “Ta futi” ..po mo Ilir Koklopa, te eshte bere Koka si Anakonda, me paret pa djerese te Shqipetareve..dikush do te ta “Fuse” edhe ty…..Tani qe je Mbyllur ne Shtepi-..C´fare Iliacesh Mere…ndyresire..i Shitur….
mero si gjithnje i perpikt e ke qar plako.
Mero,
ti qe din te shkruash aq bukur e bindshem, shkruaj nje liber me kujtime per Berishen dhe Meten, ti i njeh mire dhe do te dale nje kryeveper letrare. Do te blihet si panine e ngrohte nga te pakten gjysma e shqiptareve qe jetojne ne Shqiperi dhe nga te gjithe emigrantet, botoje me tirazh te larte, keshtu do te fuqizosh edhe gazeten Tema.
I nderuari zoti Baze, nastradini e kuptoi keshtu shkrimin tuaj per Ilir Meten. Sali DEMONI me ne fund vendosi te ndeshkoje TUTORET e kurvave te Metrollogjise se Ilirit dhe Nasipit te LSI-se. Dhe i prangosi disa. Per arsye qe nuk dihen. Nuk tregonin fitimin dhe vidhnin per vete, apo se i erdhi keq per konsumatorin kokepalare. Edi Rama i depresionuar nga humbja e Bashkise se Tiranes dhe i kapur liksht nga presioni i dinosaureve prehistorike komuniste te Partise Socialiste i ben thirrje TUTOREVE te kurvave te Ilirit dhe Nasipit, qe pasi te kene vuajtur denimin e kane deren hapur tek PS-ja dhe mund te provojne nje shans te dyte. Sepse kane eksperience ne punet e TUTORIT te kurvave dhe keshtu mund te kontribuojne per ta futur Saliut. Edi Rama kete e deklaron hapur, por edhe e shkruan ne PROGRAMIN famoz te Partise se tij dhe me tej e zgjeron si ide ne librn autentik “Kurban.” Deri ketu bukur shume. Por ka dale edhe nje person i trete ne sfondin politik dhe ky eshte Presidenti yne Bamir Topi. Qe eshte zgjuar nga gjumi letargjik ku e kishte hedhur Saliu me pilulat e tij demokratike. Per te harruar vjedhjen e Armatimit te Ushtrise dhe BUMJEN e Gerdecit. Dhe tani po i ben elozhe Ilir Metes si nje flirt i vertete Presidencial Kuq e Zi. Po ky Ilir Floriri na qenka me te vertete nje DJALE-FLORI o zoti Baze. Dhe personazhi me pozitiv ne gjithe tregimin tend o Mero-Djali eshte Sali DEMONI. Keshtu e kupton tregimin e Meros ne TEMA nastradini.
Po ky ilir hajduti prap po del ne televizor,a nuk ka turp ky njeri?
Mero ruhu nga Lik Meta se me keto shkrime po ja nxjerr bojen.Ti e njef dhe e di me mire nga une me ke ha e pi ai…….rrac mut.
Kam qeshur fort me vehten time duke lexuar shkrimin e te madhit Mero.
More thashe me vehte ky ose i njeh mire keta politikanet ose i punon fantazia se me dukej sikur po shihja Ilirin ne cdo levizje te tij aq bukur e peshkruan.
Jam i sigurte se edhe neqoftese Iliri nuk i ka ndermend ato pune ai kur ta lexoje ashtu do veproje.
Eshte fat qe te kemi o Mero.
Zoti MERO,urime per sot dhe per shume shkrime te mepareshme.Shpreh jo vetem mendimin tim, por,edhe te shume te njohurve te mi ketu,pertej oqeanit.Kisha rreth 6 vjet qe nuk e lexoja shtypi shqiptar,jo prej urrejes. Por stresit emigrimit, nuk doja ti shtoja dhe ate politiko-mediatik .I hedhur ne rruge nga reforma, e tregetova per 10vjet,ne nje librari shume te vogel,prane nje kryqezimi me emer karakteristik,.. ndermjet nje pishe, rrapi dhe cepi pallati.Mbi 12 ore ne dite,duke lexuar dhe tregetuar pa asnje dallim e paraghykim,duke mu dhen mundesia e kontaktit dhe diskutimit me gazetar, kryeredaktor e politilan te cdo krahu, qofshin dhe ekstremist, krijova bindjen se DREJTUSIT E SUPERKUPOLES POLITIKE DHE MEDIATIKE,BENIN NJE LOJE DY E ME SHUME ANE (PLANE).”AKUZAT DHE ARMIQESIT” EKSTREME,NDERMJET LIDEREVE DHE FORCAVE KYESOR POLITIKE,ISHIN SI METHENE PER SY E FAQE, SI NE PLANIN E BRENDSEM ASHTU DHE NDERKOMBETAR.Dy partit kryesore,si dy “Meshqerra”tete njejtes “Lope”,pollen e rriten “Vica,Mezater,Dema,Meshqerka”, duke i shartuar e kryqezuar,perziere e nderzyer,krijuan specie(Lider-Parti)hibride,duke lejuar me veprimet e mos veprimet e tyre,krijimine nje klases politike te pasuruar pa perjashtim nepermjet trafikut, korropsionit,krimit dhe vjedhies se pasuris kmbetare.Per rrjedhoj,duke qene te perzjere efutur ne afera, skandale dhe kurthe ,ata do te sillen ndaj atij vendi sipas interesav te tyre,te lobeve eqarqeve te caktuara. Me keqardhje,por cfar do presesh nga ai vend kur kryetar shteti e qeverije ka vendosur njerez qe skan haber ngaligjet dhe ekonomia.Ukujtohet Iliri ete tjer?.U emruan kryeminister e ministra pa asnje lloj eksperience te administrates me te ulet. Dhe per ironi,gazetat shkruanin :se presidenti iketij apo atij shteti e cilesoje kryeministrin me te sukseseshm.Tallje me te madhe nuk ka.Loja me vidjon, do vazhdoje te perfundoje si shumete tjera.Ka shume te ngjare qe keto lloj lodrash te parapergatisin terenin per nje rol me te rendesishem.U kujtohet zhurma “Basha”.Duke e “lakuar e zgjedhuar”, me e pa te drejte, e bene me te njohur ne opinionin ebrendshem e te jashtem. …esa esa raste.Kam vene re, se shtupi dhe media ,u kane sherbyer e u sherbejne individeve, sgmenteve te ndryshme,apo forcave politike te caktuara edhe duke luajtur rolin opozitar,apo te sulmuesit ekstrem.Ju urojme suksese,ju dhe gazetestuaj.
ME DUKET SE METES DO TI DALE SHPREHJA E KOLONJAREVE(PA OFEZE PER TA).UROJ QE SHPEJT TA SHOHIM PAS HEKURAVE EDHE ATE.
qe te komentosh ne kete forum me duket qe duhet te jesh racist,socialist,dhe te jesh ne nji mendje me meron se per ndryshe nuk te postohen shkrimet
Shkrim ekselent!
Mero, ashtu si Zvajgu qe ka zberthyer Zhozef Fushen edhe ti tek ky shkrim ke zberthyer Meten. Ndryshimi ne kete rast nuk qendron ndermjet teje dhe Zvajgut, por tek Meta dhe Fusheja. Nuk eshte faji i jot per nivelin e personazhit.
o Mero Baze, je i pa pare. Nuk e di cfare e tremb me shume Meten, hallet qe ka apo analizat qe i dergon ti me ane te Temes. Me siguri do te ti falte disa miliona te vjedhura per te te patur si keshilltar, se mesa duket i kane ngel vetem koketulat.
perseri je i pa pare.
tung.
sa i sakte qe je mo mero baze………….nje analize qe te ben ta rilexosh perseri………..
MERO analizat e tua jane reale po kush i kupton SALA, EDI jane njerz primitive na kane kthyer ne mesjete dhe spyesin per ligje
ku nuk shkoi ilir meta dhe nuk shkaterroi ?
a e shkatrroi ps ?
a nuk po e shkatrron pd ?
a nuk do shkatrroj dhe partin tjeter te ….topit ?
Labi Vlora e lexova komentin tend dhe te them te drejten ke nje temperament te cuditshem dhe shume i sinqerte.
I kupton shume mire gjerat qe ndodhin por edhe sikur ndonjehere te ngutesh kerkon ndjese gje qe te ben te jeshe i respektuar kudo ne cdo rreth shoqeror besoj.Une jam shkodran dhe gjithmone kam patur respekt per djemte e vlores me kedo qe kam patur kontakt.
Shume kush vlonjatet i quajne mendjemedhenj por ne fakt une kam verejtur te kunderten ata ne pergjithesi kane nje shpirt te paster,pastaj si i thone nje fjales pyll pa derra nuk ka.
Te dashur lexus te gazetes tema,shume nga keta shkrusit thone qe Sali shpellari eshte koke mushke,une s’jam dakort.Cili eshte ai njeri qe ma mohon se saliu kur flete nuk i ngjan te pellitures se gomarit, e per kete nuk ka faje, diten qe e lindi mama Sheqeria ne viçidol muziken e pare qe degjoji te pellituren e gomarit.Me thoni nje rast qe ai njeri te ket folur normal,ai po su krekos si puna e gomarit kur hengellin,ai nuk shprehet dot,por dhe kur hengellin i leshon fjalet pa kuptim si pordhet e gomarit, rroma per toma.Shoket e buze bardheve nje avaz kane ter jeten.Mjer njerzit qe u ka zen deren ky gomar.
Mero, je thjesht i jashtezakonshem. Frojdi do te te kishte zili.
Po te gjithe budallenj paskeni qene , militante idiote, a nuk e kuptoni se Rama, Berisha Meta jane nje dhe te pandare kur i do qejfi bashkohen kur si do ndahen. Te vetmit qe ngelin me gisht ne goje do te jeni ju qe shkruani ne keto forume.