Arrestimet e djeshme ishin shumë diabolike. Në shënjestër ishte vendosur një drejtori e tërë, e cila siç shihet funksiononte si bandë gjobëvënëse. Për të gjithë ata që nuk e kuptojnë çfarë kanë bërë, duhet të kujtohen se kur shkojnë në ndonjë karburant për tu furnizuar gjithnjë është dikush që nuk të lë të shkosh atje ku do ti, por tek një vend i caktuar, zakonisht në fund të karburantit. Ajo makinë që të furnizon ty në këtë rast, nuk koalidohet dhe ti paguan për 20 litra benzinë dhe merr fjala vjen 18. Kjo ishte shpikja që ka bërë ky repart i LSI në pushtet. Në të vërtetë militantët e kësaj partie, kudo që kanë shkuar, janë treguar novatorë për të gjetur mënyra për të vjedhur. Kështu kanë bërë në Agjencinë e Hidrokarbureve, në licencimin e minierave, hidrocentraleve, në farmacitë e spitaleve dhe deri në emërimet në Ministri të Jashtme. Pra, biem të gjithë dakord se jo të gjithë hajdutët e këtij vendi janë nga LSI, por gjithë të punësuarit e LSI perceptohen si hajdutë.
Kjo e ka fuqizuar Ilir Metën si një lider, të cilit po ju bashkove, merr shpërblimin e merituar. Ky mit i njeriut që “të bën me lek”, në të vërtetë ka shumë baza reale. Njerëzit që kanë bashkëpunuar me të janë errur të varfër dhe janë gdhirë milionerë. Duke e forcuar përditë e më shumë këtë mit, dhe sidomos me degradimin e gjyqit të fundit në Gjykatë të Lartë ndaj tij, ky mit u forcua edhe më shumë, deri në atë shkallë sa ka frikësuar Sali Berishën. Edhe pse PD është një parti e madhe dhe ka brenda plot njerëz të përgjegjshëm, disa flukse të PD-së më shumë funksionojnë me LSI se sa me vetë pushtetin e Berishës. Fahri Balliu për shembull është një rast tipik, që nuk është sekser i Sali Berishës në punët e pushtetit, por ka qenë i Lulëzim Bashës dhe pas vitit 2009 i Ilir Metës. Ideja fikse se mbështetja ndaj Metës shpërblehet për një kohë u bë e rrezikshme dhe për vetë Partinë Socialiste, e cila për fat e injoroi si rrezik dhe nuk u emocionua as kur në shkëmbim të ndereve disa anëtarë të saj, por dhe deputetë dhe kryetarë partish lokale, shkëmbyen teserën me valutë dhe shkuan tek parti e Floririt.
Tanimë radha për tu trembur i ka ardhur Berishës. Në zgjedhjet e fundit në Tiranë militantët më agresivë ishin njerëzit e Ilir Metës, të cilët tërhoqën pas dhe PD-në e fjetur të Aldo Bumçit. Motivimi i njerëzve të Metës është i madh dhe konkret. Ata shpërblehen dhe marrin leje të plaçkitin vendin, në postin e punës që marrin. Ky motivim i skajshëm i tyre, dhe miti se me Ilir Metën nuk dënohesh përderisa nuk dënohet vetë as Ilir Meta, e bëri LSI një parti entuziaste hajdutësh.
Pikërisht këtu është ndjerë i rrezikuar Sali Berisha. Ai e do LSI si një parti që i jep legjitimitet formal juridik dhe politik koalicionit të tij, pra e do si parti për shkak të katër kartonëve dhe jo një parti ku militantët besojnë më shumë ke Ilir Meta se sa tek Sali Berisha. Ky model po i sjell atij boll andralla brenda militantëve të PD-së, të cilët në shumë dikastere janë kthyer në roje të pafuqishëm të plaçkitjeve të LSI. Goditja që i është dhënë dje një grupi normal të LSI në pushtet është diabolike pikërisht për këtë shkak, për tu provuar atyre pafuqinë për të vjedhur në çdo kohë, në çdo vend dhe me çdo mënyrë, me shpresën se i mbron Ilir Meta. Sali Berisha nuk ka nevojë për një LSI të militarizuar nga supermotivimi që vjen prej korrupsionit. Ai ka nevojë për katër kartonë dhe një parti që t’i ketë nevojën. Me këto ritme siç po ecën plaçkitja e vendit prej falangave të LSI, Berisha rrezikonte të vihej nën kushte të ashpra nga Meta para zgjedhjeve. Për këtë arsye dekurajimi i “resë së karkalecave” që Ilir Meta ka lëshuar mbi pasuritë e shqiptarëve, është prioritet i ditës për Berishën. Jo se i dhimbset pasuria kombëtare, por se motivimi i atyre njerëzve “për plaçkë” është shumë herë më i madh se motivimi i militantëve të PD-së, të cilët ngelën duke parë Zenin, Gitën, Rafin, Lulin, Albanën, dhe më pas një lukuni të madhe nga LSI duke plaçkitur gjithçka. Ata kanë nevojë të motivohen, ose së paku të mos demoralizohen pa fund nga mungesa e shpresës për të “shijuar” pushtetin e tyre. Një LSI me deputetë, por jo me militantët e supermotivuar nga historia e korrupsionit dhe “engjëlli mbrojtës” Ilir Meta, është LSI-ja që i duhet Sali Berishës. Arrestimet e djeshme provojnë qartë se ai i trembët “mitit të pandëshkueshmërisë” brenda LSI, që po formohet mes të tjerash nga degradimi i procesit më të bujshëm në historinë e politikës shqiptare dhe asaj evropiane, skandalit të videoregjistrimit të Ilir Metës. Berisha është i dënuar ta falë Ilir Metën dhe të luftojë për pafajësinë e tij, pasi kështu rimbron Lulëzimin, Shkëlzenin, Mediun, dhe veten e tij po me Lulëzimin për vrasjet e 21 Janarit dhe fëmijët jetimë që vazhdojnë ta shikojnë në ekrane duke ju kujtuar prindërit që pushkatoi para derës. Deri tek Ilir Meta, Sali Berisha pranon, pasi ruan standardin e tij. Ulja e stekës së plaçkitjes tek “reja e karkalecave të LSI” është një traumë për të, një traumë që shkatërron gjithë projektin e tij politik. Sali Berisha kërkon të përdorë dosjet e korrupsionit si dosje komprometuese që i prodhojnë siguri dhe besnikëri dhe jo si mundësi për tu pasuruar partnerët, që krijojnë pavarësi prej pasurimit dhe mund t’i ikin nga duart. Ai ka nevojë për gjeneralin Ilir Meta dhe jo për ushtarët e tij. Ky i pari e ka të sigurt besnikërinë se ka prodhuar një dosje me të cilën e fut në burg në çdo kohë. Ushtarët e tij duhet ta kuptojnë se nuk ka pazar me ta.
Analize e sakte Mero! Por te lutem vazhdo me ate stilin e diteve te meparshme ku pervecse kritikave paraqet edhe nje shikim mbi te ardhmen qe i pret keta hajdute. Sepse, neper kafe, ndjenja e paprekshmerise apo e pa ndeshkueshmerise se ketyre hajduteve eshte e padurueshme. Dhe kjo ndodh edhe per faj te mediave (nuk flas per ty) te cilat nuk paraqesin kurre se cfare do te duhej te denoheshin keta persona. Psh. une kam nje pyetje: cfare denimi i pret ne nje shtet europian dhe deri kur mund te ndiqen per fajet qe ne dime qe ata kane kryer?
Je terrifik Mero! Kjo eshte nje nga kryeveprat e pendes tende. Dashje pa dashje ti je duke shkruar historine e Shqiperise te diteve qe po jetojme! Sigurisht qe keto jane kryevepra te vogla te gdhendura ne ar, qe neser do te jene diamantet e historise!
Ky shkrim eshte nje analize e qe penetron ne thellesi te plages se korrupsionit, si nje bisturi e pameshirshme qe pret te gjitha qelizat kanceroze te nje pushteti te verber i cili po rend drejt shkaterrimit te vetvetes, por qe ne menyre fatale mudn te shkaterroje edhe vendin, ne se nuk ndalet sa me shpejt qe te jete e mundur.
Sidoqofte bravo, ti po e kryen detyren tende ne menyre brilante!
Tani97 ?!,
per fat te keq pergjigja e pyetjes tate eshte:KURRE.
Ata zakonisht vdesin per shkaqe natyrale dhe KURRE nuk gjykohen.
E njejta histori me A.Zogun,E.Hoxhen,R.Alia dhe po keshtu me BARBARIN e Vucidolit dhe te Skraparit.
Pra,kjo nuk eshte gje tjeter vecse Rendezvous me fatin dhe historine tone te dhime.
Arsyeja perse ndodh keshtu,eshte sepse qysh prej dites se pare te krijimit te ”shtetit” shqiptar e deri me sot ne kemi krijuar vecse institucione Fallco,pa domethenie dhe funksionale,por vetem perse keshtu ndodh diku ne Oksident.Pra,shqiptaret ishin dhe jane ARMIQTE kryesor te vetvetes dhe 1 shoqeri e pa konsoliduar.Ne kete pike po te jap edhe 1 Link:
http://www.youtube.com/watch?v=LU8DDYz68kM
ku ti,po qe se do kesh nerva ta shikosh deri ne fund,do t’a kuptosh se ne nuk mund te krahasohemi as me shoqerine e 1 grupi KAFSHESH,Buffalosh ne kete rast,lene mo me shoqeri te civilizuara,ku Ligji eshte Ligj.
Pra ne jemi thjesht 1 Genjeshter e madhe,1 komb i Shkerdhym,qe jemi te pameshirshem me te ”Dobtin” dhe FRIKACAK me me te ”fortin”.
Ky mut ”kombi” jemi ne.
Shume e sakte. Ne shqiptaret vuajme nga vetvetja dhe kete e ka treguar historija. Eshte shume e vertete thenija juaj Dea, qe Ne jemi te pameshirshem me te “Dobtin” dhe Frikacak me me te ” Fortin”.Eshte vertetuar nga historija jone qe Patrotet dhe njerezit e shquar te popullit tone nuk kane mundur te drejtojne shtetin tone ,pasi ne si popull, jo vetem qe si kemi mbeshtetur ATO , por dhe i kemi sulmuar dhe debuar Ato jashte shtetit, duke iu bashkangjitur TE LIGUT. FATKEQESI .
DEAN
cfare te thuash!jemi te pa fjale! ke te drejte kur thua qe nuk mund te krahasohemi as me nje kope buajsh! dje bera nje koment ironik mbi majmunin dhe thashe qe ne si komb jemi pasardhesit e tij! madje dhe me keq! ishte nje menyre te shprehuri e problemeve qe kemi si komb dhe qe kurre nuk ditem ti zgjidhim! do ti qe mora dhe pergjigje per komentin tim.Natyrisht dikush ishte fyer,pavaresisht se ne ate koment kisha futur dhe veten.Ne jemi thjesht specie qe marrim fryme dhe nuk do behemi kurre! po te rrime ketu e te japim shembuj nuk perfundojne kurre,ashtu si dhe hallet e ketij populli.
e permend shpesh muziken dhe ndoshta jam be dhe pak i merzitshem ne kete drejtim,por dua ta perseris prape,nje komb qe i thote vetes europian dhe ka idhuj palaco si artjola,sinani,bujar qamili dhe kercejne si talebanet ne Jemen,eshte e kote te ekzistoje.
Fakt tjeter,nje nga rruget kryesore ne Tirane quhet sipas ish mbretit Zog,i cili nuk ishte tjeter vecse tradhtari i rradhes,kur patriote te vertete te ketij kombi nuk permenden kurre.
Ne kosove,jane me dhjetera xhamite kushtuar sulltaneve turq! do te mjaftonte kjo per ti thene fund diskutimeve tona.
Fatkeqesia,i dashur mik,nuk o pse kemi rene kaq posht,pasi cdo Komb dhe Shoqeri ne 1 moment te caktuar perjeton pervoja te tilla.
Problemi yn i vertet eshte se ne as nuk duam te ndryshojme,vecse riciklojme Injorancen tone nder shekuj dhe 1 here ne 4 vjet ”baballaret” SHKERDHATA te ketij kombi te MPOSHTUR dhe te POSHTERUAR na ftojne te votojme per te njejtat veti te uleta qe mbartim mbi shpatulla si rezultat i Identitetit tone Shqiptare.
Une nuk shikoj drite ne fund te tunelit.
Do Zoti dhe jam gabim,pasi keshtu injorohet vecse UNI im,por kam frike se ne shqiptaret nuk kemi fare shprese.
Gjithe te mirat dhe shiko jeten tate,pasi Shqiperia o nje projekt i deshtum.
eshte e vertet z mero lsi ka mledh hajdut dhe trafikant mbas vetes rast per ta pare kete eshte te shikosh nje emerim ne elbasan tek ujsjellsi,drejtor eshte nje karagjoz me shkoll nate kete mund ta verefikoni qe e mbaroi ne 2009,vetem se eshte sponsor i lsi e vuri drejtor ky kok lopa,keti ilirit eshte tja kendosh gruan ne krevat 3 here ne dit
Ka nje problem ne argumentimin e Meros. Keta karkalecet, vjedhin serish per t’i cuar parate ne xhepat e Ilir Metes. Nese i pret krahet ketyre poshte, i prishet interesi kryetarit te partise sepse i bien milionat me te cilat po mbyll hesapet me gjykaten dhe njekohesisht blen votat e 84 mije shqiptareve per partine.
Zoti Mero Baze cfare komenti keni per ti bere zotit Rama qe thote: se ka nje shprese te dyte per Ilir Meten.
Z.Mero,maja e penes tuaj eshte e vetmia arme qe lufton dhe godet pa meshire korrupsionin galopant te pushtetit te Sali Berishes dhe te hajduteve me cizme e pa cipe morali,qe gerryeje cdo dite pasurine e vendit e te shqiptareve qe jane ne vaferi te skajshem.Juve qendroni ne krye te pozicionit Atdhetar per ta mbrojtur pasurine nga hajdutet te tipit Meta dhe te perbindeshit Sali.Ju z.Mero me nje guxim te parare cdo dite denonconi merimagen e zeze te korrupsionit ne Shqiperi.Ka shume gazetare ne shqiperi qe mundet te rrjeshtohen ne trashene per te denocuar,sic veproni Ju.Me vjen keq qe ata nuk flasin,kunder vampirit qe nuk po ngopet nga pasuria e vendit.Ai duhet te gjeje vendin pas hekurave te ftohte kushdo te jete ne kupolen e pushtetit korrupsionist.
O Tani97.. Po pse o qyq media do ti coj ne burg te pandeshkueshmit?? Opozita ore opozita.. Te dali te sokellije qe do coje ne burg gjithe vrasesit dhe hajdutet e kesaj qeverie.. Ta thote mengjes drek dark qe te ngjall besimin ne popull.. Pika mu ne koke, faji i mediave, – thot.. Jo, po faji i Henes blu
O Migena.. Nuk thashe media t’i coj ne gjyq, thashe media t’i beje jehone fajit te tyre. Keto fajtore se bashku me fajet qe kryejne perdite (dhe mund te themi edhe kriminele apo mafioze per ata pa ekzagjeruar) nuk ndjejne mbi supe kritiken e popullit sepse zeri i popullit, media dhe jo opozita, nuk i ben aspak “publicitet” ketyre fajeve. Asnjehere mediat nuk na kane dhene qarte nje lexim te kodit penal ku tregohet qarte se cfare i pret keta zoterijn. Asnjehere mediat nuk na kane bere te qarte se cfare i pret keta zoterijn ne boten e pastejme duke u bazuar mbi kuran apo mbi bibel (duke qene se nje pjese jo e vogel e popullsise beson). Asnjehere mediat nuk kane sqaruar sepse te kryesh korrupsion (dhe kjo eshte me e pakta per te cilen keta mjeshtra akuzohen) eshte ne demin e te gjithe neve.
Perkundrazi, mjafton te shohesh rreth e perqark vetes dhe je e mbushur plot me njerez qe mendojne apo besojne se eshte fat dhe lumturi te vjedhesh bashke me Saliun apo Iliirin, madje pse mos te themi se eshte bekim i perendise.
edhe dicka,
sipas mendimit tend Mero Baze eshte anetar politik i opozites apo gazetar kritik ndaj rregjimit. Mua do te me pelqente te shikoja Mero Bazen se bashku me te tjere politikane opozitare (ato pak qe kane ngelur sepse PS na ka tradhtuar) por kjo s’eshte detyra e tij primare. Po te vesh re cdo darke ne editorialet e tija ai provon te ne ndergjegjesoje. Dhe eshte pikerisht kjo qe une i kerkoj mediave te tjera te kryejne. Psh. Top Channel gjate nje jave transmetim i dedikon ceshtjeve politike dy-tre emisione maksimumi. Dhe ne keto emisione degjojme plot pallavra. Do te deshiroja shume qe Sokol Balla te kete kurajon te thote me goje plot qe Sali Berisha plus te tjere jane hajduta dhe t’i kerkoje publikisht Edi Rames (qe pretendon te jete krymeninister i rradhes) te angazhohet se detyra e tij e pare ne rast se vjen ne qeveri do te jete hakmarrja politike kundrejt ketij rregjimi sipas ligjeve europiane antikorrupsion. Nuk po kerkojme asgje me teper. Dhe pse them qe ia kerkoj kete mediave. Sepse Edi Rama eshte ulur rehat ne kolltuk dhe shkruan libra. Nqs. ne nje televizor si Topi dikush i kerkon nje angazhim te tille ai ka dy opsione:
1. Te deklaroje qe eshte kundrra dhe te na sqaroje pse. Kjo me duket nje “mission impossible” per te.
2. Te angazhohet per sa me siper.
Asnjehere mediat tona nuk kane ditur te shtrengojne rripin politikaneve. Por kjo eshte detyra e tyre.
sa mire qe shkruan ky mero more. ua,ua,ua.te le me goje hapur.bravo i qofte. ky eshte dielli i shqiperise,qe po ndricon korrupsionin e klyshave te berishes,te metes,arvizut,wofarthit. fanar je mero,te lumte,rrofsh e qofsh se pa ty shqiperia kush e di se ku do perfundonte. edhe nje here rrofsh o mero,se te gjithe brezat do te kujtojne me nderim e respekt te thelle per mbrojtjen e interesave te tyre por edhe te europes mbare.fat qe te kemi,se kush e di si do ishim katandisur pa ty
Henrik, aman mos je Henri Cili te keqen. Mero mire shkruan, por te jesh i sigurt se ata te opozites e kane bezdi kete lloj lufte, se thjesht duan te bejne rrokade, jo te ngelen pa vjedhur sic kerkon Mero. Ndaj se mbeshtet opozita kete
Lufto Mero ziu lufto, se do fitoj Rama do sjell deputet ne Fier Dhorin, do ta bej Minister drejtesie dhe pastaj ke per ti pare hajrinkesaj lufte…Kush te duron prap ne opozite
Domosdo. Pa kur te shohesh minister arsimi pastaj Et’hem Ruken qe te filloje te ndaje tenderat e shkollave dhe te beje edhe nja 10 shtepi e 20 dyqane te tjera.Pa kur te shohesh……..
Nuk dua te permend te tjere, se e di qe do me thoni Salist. Po e le me kaq. Por Rama ne emer te bashkimit nuk po ben dallim. Po i grumbullon rreth vetes te ndershmit dhe horrat. Prandaj shume njerez thone: Rrokade pushteti.
Reja e Karkalecave shpreh fare sakte makuterine e falangave iliriste persa i perket vjedhjeve. Ndryhshe nga stani PD-ist qe vjedh ne menyre te sofistikuar e shuma te medha, keto falanga, perlajne çdo gje tamam si karkalecat qe kalojne ne lendine, duke lene pas veten kercenj te çveshur nga gjethet.
Marreveshja e Ilirit me qeverine, kishte nje shifer, 20%. Kjo shifer ka nje domethenie: 20 % e pushtetit dhe po kaq e xhvatjeve te pasurive. Deri ketu pazari eshte i paster. Kemi “ndershmeri” mafjozesh:
U THA,U BE. Kjo xhvatje eshte ne forme aksionesh hidrocentralesh, Skrap e çdo gje tjeter, qe mund te perlahet. Iliri shikon perpara. Zgjedhjet nuk jane dhe aq larg. Kerkon me ankth mbeshtetes. Per kete harxhon shuma te medha floriri, por çdo gje e ka nje fund. Pse pak para ka harxhuar me gjykatesit, avokatet, ekspertet, debutetet e blere, keshilltaret bashkiake e varg, laro pas larosh? Ketij gjyqi akoma nuk po i duket fundi, sidoqofte. Kushedi sa do harxhoje akoma i ziu? Kushedi çfar kthese mund te marre fgjyqi nje dite?
Ne keto kushte i ngelet vetem nje taktike: Ushtaret e tije te bejne vete plaçke. Ai u “garanton” paprekshmerine. Eshte e njohur kjo taktike mesjetare: Falangat e kryqtareve,qe sulmonin Konstantinopojen, more lejen qe te plaçkisnin per dy dite ne qytet po ta pushtonin. Kjo ishte forca levizese qe i vuri ne veprim ato valanga dhe bene ate qe bene; por vetem dy dite ama. Ketu Iliri eshte origjinal. Nuk ka kufizim ne kohe. Mund te vidhet sa te jete ai ne skene.
Ne Cepan thuhej dhe thuhet akoma:
SA TE JETE LALA GJONI, HANI PINI E KENDONI. KUR TE VDESE LALA GJONI, MERNI TORBEN E KERKONI. Shkurt, me mbani, tu mbaj.
Pa dale nje çike? Kush eshte Lala Gjoni? Mos po e teperon zullumin. Me keto vjedhje sheshit, ashiqare, mos po rrezikon piramiden e mafjes? Mos ka plane ne perspektive?
Lala Gjoni i vertete eshte ai qe rri ne maje te piramides, qe leshon rrufe po ja drodhe bishtin. Disa rrufe po duken ne qiell.
Shume mire i ka shtruar Mero keto situata, por ka lene ne hije faktin qe keto falanga jane te pa permbajtura, jane plotesisht te tipit fashist qe te joshin me para po ndrove teseren me çek (siç thote Meroja) por te heq punen,kercenon familjen e keshtu me radhe; po refuzove kercimin e ylberit.
Jemi duke pare felliqesite e Ilirit, por se shpejti do te shikojme edhe fundin, se bashku me ate qe rri ne krye te piramides.
dhe qeveria vazhdon punen sikur ska ndodhur asgje!!! populli vazhdon jeten sikur skane pare dhe degjuar asgje!!! kjo eshte Shqiperia jone…
Zoti Mero, fjalet e mira qe egezistojne ne fjalorin e gjuhes shqipe jane pak per ty, e te falenderoj per gjithçka qe ben e te vertetat qe thua,per shqipetaret, por ti keto te verteta i ke paguar shtrenjt. Ti per mua je simboli i gazetaris,ti je e adhemja e saj, emeri yte duhet ti vendoset universitetit te gazetaris Shqiptare.Gazetarin sot e kane qelbosur disa pseudo gazetar e pseudo analist qe jane katandisur si puna e atyre qeneve rrugeç,qe bredhin sa ne nje kazan ne tjetrin,qe jane te pa fytyre ,qe e shesin bythen si puna e atyre putanave ne per semafor,pas pushtetareve, e kjo kope qenesh si Çupi,Çili,Çani,Zhej,Frangaj,Hoxh e shume kone te tjera te ketije soji, qe e kane lene te verteten ne balte, e kete balte po jua hedhin perdite qytetareve ne fytyre,qe te mos shohin mustrozitetet e pushtetareve deri dhe veprimet kriminale te tyre si Gerdeci,shitja e detit,permbytjet ne Shkoder,21janari , ligji i plerave e 1000 zullume te tjera.Une te falenderoj dhe nje here zoti Baze per penat e verteta qe ke afruar ne gazeten tende dhe e them me bindje qe ata jane e ardhmja e gazetarise dhe kjo i bene optimiste shqipetaret per te ardhemen.Gazetaria sot ne Shqiperi kerkon Ali Asllan ,Migjen, Fisht, Nol,Konic,Rexhep Qose,Arben Duk, Blendi Mane,Pellum Kulla,Daut Gumen, Mustafa Nano,Lorenc Vangjeli,Andi Bushati,Andrea Stefan,Anila Basha,Mimoza Dervishi…….. e tje te udhehequr nga ty Mero Baze.Nderim te ikureve qe kane thene te verteta aktuale per sot,respekte per te sotemit qe thone te vertetat çdo dite,harram atyre qe mbulojn e deformojne te vertetat çdo dite.Keta te fundit jane varrmisa,s’duan te ardhmen e vendit dhe zhvillimin e tij.
Te lumte Z. Baze! Eshte nje analize e shkelqyer, e paster, dhe e kuptueshme per popullin. Me pelqeu shume sidomos fjalia e fundit. “Ushtaret e Ilir Metes duhet ta kuptojne se nuk ka pazar me ta.” Po c’behet keshtu more aman? Vrasje te organizuara, vjedhje te permasave te medha, nuk e dime deri ku do veme? Hajdo Berishe tu mbyllte e mendjes, paske qene llumi i llumit. Zoti vente dore tek ty se ti nuk di te ndalesh.
Do e shihni se asnjeri prej tyne nuk do te denohet, ndoshta dhe jam gabim por nuk di qe te jet denuar ndonje qeveritar ne shqipni, kta vetem ti rrisin veshet saliut dhe ai do i pshtoj nga burgu.
Po del Meta i pa fajshem e jo ma zagart e tij.Sa te jete LALA ne krye HANI PINI E KENDONI shembelltyrat e ENVERIT.Mbasi POPULLI nuk ju tregon vendin vazhdoni……………………
..ligjero .. .. ligjero bilbili yne .. e shpetove, na nderove …
Ve bast se mbas 3 javesh keta karkaleca do dalin nga burgu
Bjeru kusareve Mero, bjeru. Kusur mos u ler plehrave qe mbyten dhe rropen per se gjalli kete vend. Por te lutem mos analizo vetem te sotmen, shkruaj se cfare do ta gjej Berishen dhe Familjen e tij biologjike dhe ate politike. Thuajua fundin qe i pret, se fjalen tende ata e besojne si drita, jo se te duan, por se e dine qe je i sakte. Bravo Mero, sot ti je OPOZITA e vertete!
Mero Baze, shkruan bukur, me zgjuarsi dhe guxim. Por me vjen keq se lodhesh kot, humbet kohe, nerva duke i rene alarmit te korrupsionit qe po i merr frymen Shqiperise. Ju Mero e kuptoni, si dhe te gjithe shqiptaret, bile edhe me tej, se midis dy forcave politike eshte bere nje pakt i heshtur (ose i fshehte), qe kur sejcila te vije ne pushtet, asnjehere nuk do te ndermarre ndonje hap ndeshkues per kundershtarin politik ne drejtim te korrupsionit. Ku jane kercenimet e Berishes kur ishte ne opozite se do te shkaterronte korrupsionin 8 vjecar te socialisteve? Ku jane “mamuthet” e korrupsionit tani? Kane investuar parate e vjedhura ne Universitete, miniera, hidrocentrale, ndertime, supermarkete etj.etj. Me thuaj nje emer nga ata mamuthe qe u denuan?! Kjo do te ndodhi dhe neser: socialistet ne pushtet,demokratet investojne parate e vjedhura pa i hyre gjemb ne kembe. Kjo sipas parimit mos me ngit qe te mos ngas! Dhe ti, e ndonje tjeter do te mbeteni gjithemone nje “ze ne shkretetire”.
O Mero ce zgjat muhabetin po su fut brena ne apsane luta meta po konet e tij skemi gje ne torbet se ai pjell te tjere kylysha se eshte lute rugesh e se ka problem pasaj ti vije radha cobanit plak me gjithe kope se ka rene semundja e derave e duhet kuruar qe te shpetoje shqiperia.
MERO ti mir e ke po ajd mbushi mendjen ketyre qe ju japin voten ketyre lloj njerzish, keta njerez ju jane zene syte, jan bere si tifoza skuadre futbolli dhe e din se po jetojn lumturin e tyre,zoti i ruajte!!! me kete mendje.
Duhet te ushtrohet nje kontroll dhe ne institucionin e Metrologjise dhe Kalibrimit sepase ka reth 20 vete qe marrin rrogen kot dhe skane asnje pune per te bere.
Qe per fushat ne kete drejtori u punesuan dhjetra persona thjesht per tu marre votat. Nje masaker e vertete mbi xhepat dhe shendetin e shqipetareve eshte shkaktuar per shkak te ketyre ithtareve te LSI.
Nuk heq asnje presje nga ato qe thekson me lart Mero Baze ,por do te shtoja qe eshte edhe nje perpjekje e Berishes per te dale ,ne rradhe te pare perpara te huajve [ eshte rritur shumne presioni per mosluftimin e korrupsionit zyrtar ]e ne rradhe te dyte perpara shqiptarve se ja ,une po beje kerdine kunder zyrtareve te korruptuar , duke shpresuar se me keto tymnaja qe leshon duke sakrifikuar peshqit e vegjel,mbase shpeton peshkaqenin e madhe Ilir Meten .
Keta nuk jane “re karkarkalelelecacacash” Mero. E gjithe historia jone e ketyre 20 viteve me ngjan me ate filmin “Luani Mbret” ku saliu eshte scar-i, njerezit e LSI-se jane hijenat dhe Rama eshte ne rolin e Simbas, i cili ne fillim tregohet frikacak por me vone burrerohet dhe kthehet per te rimarre vendin e vet!
Le te shpresojme se edhe Rama do te kthehet nga “kurbeti” per te luftu kete pjelle te keqe!! Arsyeja qe e kritikojme aq ashper nuk eshte se e kemi inat por ngaqe ia duam te miren atij komb dhe te gjitha shpresat i kemi te varura tek ai.
Mor vellezer e motra, a e kuptoni se si PD ashtu dhe LSI po na vjedhin deri edhe buken! Ku ka meshire per keta mizore, duhen hedhur tutje keta plehra, se po na mbysin ne pisllekun e tyre. E vetmja shprese eshte EDI RAMA, vetem ai do te dije si t’ua ktheje pergjigjen, se i njeh mire deri ne kocke. Dhe po vepron me shume zgjuarsi e maturi politike. Mos harroni se Edi e ka shpallur tashme: drejtesia do te veproje sapo te vije opozita ne pushtet, dhe kjo deklarate nuk eshte pak!
Titi
Sali Berisha dhe Ilir Meta sot perbejne te keqen e madhe te ketij vendi.Bashkim,bashkim ,bashkim per t’i rrezuar sa me pare !
Kush eshte ky Bashkimi se nuk e njohim? :p
dua turkofagos te prononcohet
Leke Sajon Iliri!
L.S.I ne Berat ka mbledhur nje tufe ish komunist,ish socjalist,te gjithe njerez gjasme me influenc por hajdute te pa pare ,njerezit me te peshtire qe njeh qyteti yne,njerez qe per lek shesin dhe baban siç thuhet nga ne.HARRAM gjithe ketyre lapanjozeve qe populli do tu tregoj vendin.MERO BAZE JE NJE NGA FIGURATME TE MEDHA QE SOT KA SHQIPERIA,me punen tende po i ben nje nder po i jep shprese te gjith shqipetareve.HALLALL MERO BAZES