Gjykata që tradhton frymën anti-perëndimore të pushtetit

14 Nëntor 2011, 20:17Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Gjykata e Lartë i hapi dje rrugë çlirimit të Ilir Metës nga akuza për korrupsion aktiv, ngritur nga prokuroria bazuar në një video të regjistruar në prani të ish- Ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti. Me një plan të qartë dhe të pacipë për të qenë procedurë gjyqësore, Gjykata e Lartë shmangu dëshminë e Dritan Priftit si provë kryesore e këtij denoncimi dhe më pas hodhi poshtë dhe përforcuesin kryesor të kësaj prove, që ishte videoja e regjistruar prej tij. Çdo gjë u bë aq arrogante dhe jo profesionale, sa duket sikur më shumë bëhet kujdes të forcohet bindja se qeveritarët në këtë vend janë të paprekshëm, se sa të respektohet qoftë dhe formalisht një procedurë gjyqësore.

Por mesazhi më i qartë që jep ky gjyq është “tradhtia” që sjelljet e drejtësisë në Shqipëri i bëjnë frymës anti-perëndimore që ekziston në qeveri. Procesi penal në ngarkim të Ilir Metës ka refuzuar tri herë Perëndimin dhe është mbështetur në tre ekspertiza banale, të porositura nga i akuzuari. Gjykata e Lartë hodhi poshtë fillimisht ekspertizën amerikane, për të cilin ambasadori Arvizu theksoi se është një nga ekspertët më të njohur në SHBA. Më pas hodhi poshtë ekspertizën angleze, e cila ishte po ashtu e kualifikuar. Kur gjyqi po hynte në spiralen e degradimit me ekspertë që kanë zyrat “tek Fushë e Druve”, Bashkimi Evropian theu heshtjen dhe bëri apel për të shpëtuar këtë proces në minutën e fundit. Zëdhënësi i Komisionerit për Zgjerim i bëri thirrje drejtësisë shqiptare t’i drejtohej për të rritur besueshmërinë një vendi të Bashkimit Evropian për të bërë këtë ekspertizë. Deklarata e tij u shoqërua me një shpjegim të gjatë se problemi i drejtësisë është një nga arsyet e forta dhe të panegociueshme që mund të lërë Shqipërinë shumë kohë jashtë Bashkimit Evropian.

E projektuar në shembuj të ngjashëm, Bashkimi Evropian është duke i dërguar mesazh Shqipërisë se është “e dënuar” të kalojë nën shembullin e Kroacisë, e cila burgosi kryeministrin që futi vendin në NATO dhe që mori ftesën për vend anëtar në Bashkimin Evropian. Sanader, i cili u dënua për shumë më pak se Ilir Meta, dhe për shumë herë më pak prova, po i hap rrugën në Kroaci një tërmeti të drejtësisë ndaj politikës, duke vënë së fundmi në pozita të vështira dhe kryeministren aktuale për disa pare të padeklaruara gjatë fushatës elektorale për presidente në vitin 2005.

Por dhe ky apel u injorua. Pra, Gjykata e Lartë e Shqipërisë, e cila ka shënuar rekordet më të zeza në mungesën e dinjitetit dhe profesionalizmit dhe varësisë politike nga pushteti, është në një farë mënyre lakmuesi i frymës anti-perëndimore që ekziston në qeverinë shqiptare lidhur me drejtësinë. Është kjo Gjykatë, që mbylli me procedurë çështjen e Lulëzim Bashës, pasi vajza e kryetares u emërua prej tij në një ambasadë në Perëndim, është kjo gjykatë që mbylli çështjen kriminale të Fatmir Mediut, pasi ai rimori mandatin e deputetit, edhe pse akuza nuk kish ndryshuar dhe asnjë përtëritje mandati nuk kish arsye t’i përtërinte imunitetin ndaj gjykimit. Është po kjo gjykatë që mbylli të gjitha gjyqet ndaj Sali Berishës për shpifje dhe fyerje ndaj gazetarëve dhe politikanëve kundërshtarë, dhe që dënon me gjoba prej qindra mijëra euro gazetarë që nuk i ka qejf Sali Berisha. Është kjo Gjykatë që dënon një gazetë apo gazetarë 300 milionë lek, sa ç’është paga e dy jetëve, se ia ka prishur qetësinë një “Zengjineje” tjetër të korruptuar të Drejtësisë dhe fal ministra që kanë vrarë 26 vetë, apo të tjerë që kanë vjedhur mbi 200 milionë euro. Por mbi të gjitha është kjo Gjykatë, dhe ndoshta e vetmja gjykatë në botë, që përballë tri ofertave për ekspertizë nga Perëndimi, dy i hedh poshtë si jo të parregullta dhe të tretën nuk e pranon fare, ndërkohë që i jep fuqinë e ekspertizës një paçavureje të përgatitur nga diletantë që nuk dinë as ta lexojnë dhe jo ma ta shpjegojnë me fjalët e tyre.

Pra, kjo Gjykatë nuk vlen për të kuptuar kush ka të drejtë, por  vlen vetëm për të kuptuar se më kë është pushteti në një çështje gjyqësore. Në rastin e fundit vlen të kujtojmë që pushteti është kundër frymës perëndimore në drejtësi dhe pro mbrojtjes së paprekshmërisë së zyrtarëve të lartë të shtetit. Pushteti është kundër ekspertizës së SHBA, Anglisë dhe propozimit të Bashkimit Evropian që kërkon një ekspertizë perëndimore për Ilir Metën, dhe gjykata është gati të mbështesë këtë version. Kjo do të bëjë që vendimi për shfajësimin e Ilir Metës të lërë përfundimisht Shqipërinë jashtë dyerve të Evropës dhe ndonjë ftese të mundshme ndaj saj. Nuk kanë rëndësi më as aktet dhe as paktet mes qeverisë dhe opozitës, as ligjet me dy të tretat dhe as kushtet formale të BE. Kushti themelor që është i pari ndër 12 kushtet është drejtësia e pavarur dhe fundi i kulturës së mosndëshkimit të zyrtareve të lartë. Komisioneri për Zgjerim e tha fare qartë këtë javë që shkoi përmes zëdhënësit të tij. Shihej qartë që Bashkimi Evropian kërkonte që gjyqi ndaj Ilir Metës të ishte provë e fillimit të ndryshimit të drejtësisë shqiptare duke e çuar këtë njeri para drejtësisë. Gjykata e Lartë, kjo celulë besnike e pushtetit më të korruptuar në Evropë, vazhdon të dënojë denoncuesit dhe të mbrojë hajdutët, vazhdon të hedhë poshtë provat dhe faktet dhe tu japë fuqi gënjeshtrave dhe falsifikimeve, vazhdon të inkurajojë korrupsionin e trafikun dhe të dekurajojë denoncuesit e tyre, qofshin këta politikanë, gazetarë apo qytetarë të thjeshtë.

Dhe për ta kuptuar se sa e pafuqishme është kjo Gjykatë të ndëshkojë dikë nga pushteti, mjafton shembulli i Kryetares së saj, e cila poshtërohet familjarisht nga videoja e Ilir Metës, dhe në vend të ndëshkojë poshtëruesin dhe të vërë në vend se paku nderin e familjes së saj, ndëshkon provën, duke flakur ne kosh videon, që nuk do ta shikojë, ta dëgjojë dhe ta gjykojë.

 

43 komente në “Gjykata që tradhton frymën anti-perëndimore të pushtetit”

  1. geno says:

    O TEMA, vendimi i gjykates se larte ishte pergjigja me e sakte dhe me qarte qe krimi dhe korrupsioni zyrtar shqiptar i dha fjales qe mbajti sot ambasadorja angleze per drejtesine shqiptare

    1. analist says:

      Mire do te ishte te lajmeronit per kete fakt Ed Ramen qe ky te shkruaje ndonje artikull se pastaj e lexon edhe zezaku Arvizu dhe po e mori vesh Amerikaaaa… atehere tall bythen si ti doje bytha Salihu,biri i Vicidolit e djali i Tropojes.

  2. feniks says:

    Ne se edhe pas ketij vendimi KRIMINAL TE GJYKATES SE LARTE, NE MBROJTJE TE NJE POLITIKANI SUPER TE KORRUPTUAR E TE KAPUR ME “PRESH” NE DORE,SI ILIR META,AMBASADORET DHE PERFAQESUESIT E EUROPES NE SHQIPERI NUK DO TE DISTANCOHEN HAPUR,ATEHERE KJO DO TREGOJE SE JANE BASHKEPUNTORE ME KORRUPSIONIN DHE KUNDER POPULLIT SHQIPTAR!!!KETU ESHTE RASTI TE TREGOJNE NE SE JANE APO JO PRO DEMOKRACISE E KUNDER KORRUPSIONIT TE ZI!!!BOLL KANE HESHTUR DERI TANI!!!I LUTEM AMBASADOREVE TE DANIMARKES DHE HOLANDES NE SHQIPERI TE PRONONCOHEN PER KETE VENDIM ABSURD,SE VETEM ATA KANE TREGUAR TE VERTETEN PER KRIMET E SALI BERISHES DHE BANDES SE TIJ!!!

  3. Albert says:

    Ne krye te Gjykates se Larte qendron nje femer qe shenon rekordin e injorances dhe mentalitetit anadollak qe mund te imagjinohet.Jane keto dy cilesi “te vyera” kriteret qe mafia ka vendosur si “standart”.
    Do ishte interesante te merrej nje here te vetme ne nje interviste relativisht te gjate dhe te hollesishme per te kuptuar dhe shpalosur para shqiptareve se cfare “Hajrie Hanemi” eshte kjo soj fyryfycke! Por se mos eshte me e hajrit Kryetarja e gjykates se krimeve te renda! A nuk iu duket si kengetaret e ahengut tallava me buzet e fryra dhe dekoltene ekstravagande e me gjithfare unazash e xhinglash mbuluar?! Ku i keni pare te ngjashmit e tyre te kene shans tu afrohen posteve te tilla ne ndonje vend cfaredo ne Europe?! Per cfare sherbimesh atehere,jane shperblyer me poste te tilla?! …Zoti na shpetofte nga keto lloj monstrash!….

  4. Dean says:

    Po cfare ”GJYKATE” o Mero?
    Ne s’kemi Shtet,lene mo gjykate.Tek ne cdo gje eshte FALLCO,e RREME.
    Cdo gje.
    Pemet,Lumenjt,Malet,Kodrat,Fushat,Zogjt,Peshqit ne det,Kafshet ne pyll, dhe padyshim NJERZIT,qe per hire te se vertetes duhet me ne fund pranu,se ”SHQIPTARET” jane SHAKAJA me e HIDHUR qe ka bo ZOTI ne Evrope.
    Dhe ti o Mero xhani kerkon drejtesi nga ”Gjykatat”,1 institucion qe nuk ka egzistuar KURRE ne kete vend te dhim qe quhet Shqiperi.
    E verteta eshte se Shqiperia eshte vendi i BARBAREVE,dhe keshtu duhet dhe do te mbes.
    Te q…. Shqiperine

    1. Mike says:

      Dean, mos je gje nga Skrapari, se ju jeni komunist te flaket, si Meta??

      1. Dean says:

        Po,nga Skrapari me origjin,por lindur e rritur diku tjeter.Duke qene se dukesh njeri me probleme mendore,nuk po t’a tregoje.
        PO TI MOS JE GJO KY NE LINKUN E MEPOSHTEM?????????????????
        Nuk e di pse keni 1 ngjashmeri te jashtzakonshme ju te 2 kur ”mendoni” dhe Flisni.

        http://www.youtube.com/watch?v=KvFJJ37gfsQ&feature=related

    2. hysni dajaku says:

      Mero!e vetmja gje qe nuk me pelqen ne analizat e tua dhe kujdo opozitari ndaj ketij pushteti eshte shprehja”Ky veprim ,do na leri larg BE-se”ose .”nje nga kushtet pse nuk e morrem ftesen per ne BE”,,e di qe beni se ua do puna,por keto po behen bajate dhe duket sikur kjo do e rrezoje Sali Berishen,,te gjith e dime qe Berisha i eshte futur detit ne kembe dhe nuk pjerdh as per europen e as per Ameriken per sa kohe shqiptaret e votojne 46% dhe 5% qe ja vjedh PS-se edhe me syt mbyllur..Berishes me shume i duhet te qendroje jasht BE-se qe me then te drejeten eshte bere si bashkimet profesionale ne kohen e Enver Hoxhes,,sepse krijohet ideja sikur veprimet e berishes jan te demshme se po na lene jasht europes???ato ne radh te pare jan te demshme se qelben vendin duke mbrojtur mafien ne pushtet e duke kthyer shqiperine dhe shqiptaret ne qyqare qe nuk dine kujt ti besojne e kujt ti qajne hall,i ktheu shqiptaret ne popull mjeran qe gezojne vetem se kan te drejte te shajne lart e poshte,e te ulerijne apo vrasin komshiun nga ianti,por i han mutin qeverrise dhe pushtetarve qe i vjedh e i poshteron dita dites,,ka katandisur opoziten qe eshte shpresa e nje populli dhe ne numer me e madhe se keta qe qeverrisin,te mos ket fuqi te protestoje e kerkoje drejtesi,,cfare ngelet per qyqaret?cfare ngelet per ate qe i ze bishtin rrota e pushtetit,kur ketu i behet padrejtesi Kryetarit te opozites duke ja vjedhur mandatin ne mes te dites e duke ja marr bashkine me zore qe ka nga mbas shumicen e popullit ,qe ka pushtet e fuqi!!!cfare ka ngelur per te tjeret ne ate mut vend!!shqiptaret,opozita e kushdo qe ka dy gram mend e i thot vehtes shqiptar ,nuk duhet te merziten se veprimet e saliut po i lene jasht europes,por se po i lene shqiptaret jasht shqiperise qe eshte shtepija e tyre,po u vjedhin buken e gojes,po i cnderojne me kete menyre qeverrisje,,ne halet te gomarit te vej europa dhe soji e sorollopi tyre,shqiptaret duhet te protestojne se nuk po i lene te jetojen si njerez ne shtetin e tyre dhe pike,se i vret djali sali berishes me nje koqe kandari si Fatmir Mehdiu dhe nuk u hyn gjemb ne kembe,i vret nje mashtrues ordiner si Lulezim Basha,qe per ti treguar qe nuk e rruan trapin nga shqiptaret shkoi e “nxorri me shqelma”kryetarin e opozites nga bashkia,i rrjep nje koke trash nga Skrapari si pune e Ilir Metes dhe duhet te protestoje europa!! qe te vihet drejtesia,,,per deri sa nuk ka shiptare,opozite, e politikane qe Gjykata e larte te shihej ne flake nje ore mbasi te japi vendimin per pafajsine e Ilir Metes,shqiptaret keq e me keq kan per tu pare syt,e mut e me mut do e ken te ardhmen,,ndaj boll me keto shprehje standarte,,se do behet si me ftesen e NATO-s,jo, na pranojne ,jo sna pranojne,jo jemi vandi NATO-s,jo po nuk na le njeri te bejme sipas qefit po hyme ne NATO,,,ja ku jemi me mut e me te shurrosur se kur ishim jasht saj!!!

      1. qwerty says:

        100% dakord me komentin tuaj!
        Ne vend te druhemi nga Europa duhet te shqetesohemi qe 1/3 e popullsise shqiptare jeton jashte..

      2. analist says:

        Po ja kam thene dhe une sa me ka zene goja lesh dmth gishtat lesh se po shkruajme dhe jo flasim.Po me ke flet?Ketu vetem iluzohet,enderrohet se Daj Sami do te vendos punet ne vije sa te marre vesh prapesite tone,se Evropa bla bla bla se nuk dua te lodh gojen e gishtat me pune kurvash (keshtu ka thene per Evropen nje shqiptar me i ditur se une).
        Pse valle kjo politike legenash ndaj te huajve? Çohet i madh e i vogel kush te marre me te mire nje zezak Amerike apo nje sarahosh Gjermanie me shpresen idiote se duke fituar simpatine e ketyre bastardave do te vihen punet ne vije,do ndeshkohet e keqja dhe korrupsioni….. do i hiqet veshi Berishes….do zbritet nga kali Salihu… dhe enderra te ngjashme.
        Perendimi kishte interesat e tij dhe na futi ne NATO qe te na mbronte nga qoftelargu,ka interesat e tij te na fusi ne vathe pa ben sikur na ve kushte per hyrjen ne BE,ka ineteresat e tij pra!
        Ky eshte momenti themelor dhe kete moment e ka kapur Berisha e prandal tall bythen me te gjithe,prandaj nuk ka chance Edi Rama me gjoja politiken e tij ti afrohet pushtetit.Saliu u duhet Arvizuve dhe Wohlfartheve,prandaj eshte ne pushtet.Te tjerat jane dytesore… me falni,fundesore.

  5. selam usa says:

    Dhe ne kete artikull gazetari me guxim te paperseritshem mero baze ka bere nje radioskopi perfekte te asaj qe ndodh ne mocalin me bretkosa,gjalperinj
    dhe hiena ne politiken shqiptare duke perfshire dhe pularine e PS te drejtuar nga lepuri dymetrosh E.K.R.
    Cdo njeri me nje atdhedashuri minimale e di qe Berisha eshte nje djall
    qe ka shkrumbuar totalisht Shqiperine dhe meriton nje egzekutim “te shijshem” por dhe nqs ndodh nje gje e tille ai vend do dekada te ringjallet.
    Mendoj se eshte perendimi qe ka salduar ne timonin e politikes shqiptare
    berishen dhe shprehja e arvizuse “burre shteti” i eklipson te gjitha shkrimet e mero bazes.Me gjithe respektin qe kam zoti mero jane dy rruge
    per ju:
    -Largimi nga shqiperia duke e pare te pamundur nje beteje me kaq shume
    njerez qe per ca dollare & euro shesin nenen dhe motrat e tyre.
    -Ose te pushoni “luften” me berishen dhe te sensibilizoni perendimin
    se shqiperia nuk eshte nje shtet ne koralet e paqesorit ku tallin bythen
    ambasadore te emruar nga lobistet e paguar te berishes ne washington.
    Perfundimisht i nderuari mero nuk dua te beheni dy here hero.Ju keni dhene
    nje kontribut te jazhtzakonshem per kombin.Berisha eshte nje dordolec
    llafazan. Ju duhet te luftoni shkopin qe e mban kete kufome ne kembe,dhe
    pak a shume te gjithe e dime.

  6. Astirt says:

    Z. Mero! Na plasi shpirtin ku web siti yt, mezi hapet. Vertete eshte me i klikuari, por dicka te lutem.

    1. Rajmonda says:

      Provoje me “Explorer” se nuk vonohen shume,dhe dalin te gjitha lajmet.Me kete kam gjetur rehat,se u cmenda me ato te tjerat.

  7. olti says:

    Hedh nje genjeshter ne shtyp, Zheji, se Berisha perfaqeson oksidentin e Anerikanizmin, e mblidhen 100 te mencur e se nxjerrin dot. Kjo ska te beje fare me anti-Europianizmin por me anti-kombin.

    Nuk ka tradheti me te madhe kombetare ne Shqiperi se sa te vjedhesh nga zyrat e ekzekutivit nje popull te varfer qe ka ngecur ne atdhe se spati mundesine te arratiset nga Liria. Nuk ka tradheti me te madhe kombetare sesa mbasi te kapesh duke vjedhur ne zyren E ministrit te ekonomise te shkaterrosh sistemin e drejtesise qe i perket te gjithe kombit per te gezuar frutat e grabitjes.

    Si zoti Mero ashtu dhe zoti Stefani kane mundesi te marrin mendimin e ambasadorit Amerikan ne Tirane, mbi thenien e Jeffersonit :

    “Nje rebelim i vogel here pas here eshte ilaci i duhur per te mbrojtur shendetin e Qeverisjes.”

    Nuk eshte cudi qe per Berishistet, Marku, Fevziu e Zheji, Jeffersoni te dale ‘derr i kuq komunist’ si Presidenti Klinton ne 1997.

  8. racionali says:

    Dikur ne kohen e monizmit me vjen nje shok i punes dhe me thote se :isha dje tek xhaxhai qe e kishte ne jug te Shqiperise dhe mezi mbanin veten me te ushqyer ,cfare behet keshtu me thote?? i them ashtu le te rrine pa ngrene se vetem atehere do te reagoje ky popull.E tregova kete histori per te vazhduar edhe nje here si atehere se deri sa mban ky popull.Ska kohe me per shkrime e forume por,duhet te ngrihemi per ti treguar vendin ketyre qelbesirave te kombit dhe mos te rrijme duar kryq sepse asgje nuk do te ndryshoje nqs nuk ngrihemi,skemi se cfare presim me .Faleminderit Z.Mero per gjithe kontributin e dhene

  9. landi says:

    Si shpjegohet qe s’po reagon kush ne Twitter sot per kete skandal te gjykates?
    Mos valle pas afrimit te gjyqtareve te korruptuar, dhe biznesmeneve qe hane buke me sander mafishen, Rama po perpiqet te afroje dhe ilirin ne gjirin e tij.
    A s’eshte e turpshme qe rama refuzoi te merrte pushtetin me forcen e popullit, por do qe ta marre me tufen e batakcinjve. Jane po ata batakcinj qe u del emri ne kete forum rendom.
    Sic thoshte dhe rama ne librin e tij, ai nuk kishte dashur kurre qe te godiste lsi-ne, madje dhe sistemin spanjoll ishte munduar tia shpjegonte ilirit qe s’ishte ne dem te tij.
    Ku e ka moralin kjo pune?

  10. S.Elezi says:

    Me gjithe respektin qe kam per gazetarin Baze,dua qe ketij artikulli t,i bej nje oponence reale DUKE ARGUMENTUAR ME DY SHEMBUJ QE PERENDIMI DASHJE PA DASHJE ESHTE TOTALISHT ME BERISHEN:
    —–Te marrim shembull fatos nanon dhe lulzim bashen… i pari “vodhi” ca kavanoze receli e thase mielli ne favor te te treteve dhe u denua me nje gjyq shembullor per nje terrorist isalmik dhe dihet dhe roli i perendimorit rajerson per ta cuar nanon “behind the bars” shifra e vjedhur
    nga nano ishte e paperfilleshme.Kalojme te rruga e kombit ku lulzim sali basha vodhi direkt rreth 300 miljon dollare te highway “gjahu i malesorve berrisha & thaci” dhe bashes i jepet medalja e kryetarit tiranes bash nga perendimori arvizu ( besoj se ky i fundit ka qene i detyruar).
    —–krahesojme shtatorin 98′ me 21 janarin 2011.
    berisha ne shtator ishte zjarrvenesi i shtetit shqiptar ku me veprimin kanibalesk shqeu k/m me arkivolin e nje te vdekuri.Pasi shpartalloi nje qeveri te tere ishte perendimi qe “ju lut” saliut “fali ket here socialistet e shkret se jane gjynah..dhe nuk kerkoi qe per kete veper
    sali berisha te merrte denim kapital apo burgim te perjetshem..Nuk po komentoj per 21 janarin por perendimoret e dine qe ku vinte gishtin berisha
    nga dritarja e k/m atje binte nje i vdekur.
    perfundimi eshte i qarte qe berisha eshte nje kuisling i monopoleve te perendimit dhe gjithe “perpjekjet” e tyre per drejtesi dhe demokraci ne shqiperi jane nje hipokrizi kozmike.shkurt ne jemi nje shoqeri qe kemi pranuar perdhosjen dhe poshterimin “te lumtur” ….wake up albania!!!!

    1. beso says:

      flm.S.Elezi,me shkurtove rrugen.Ilir Meten nuk e çliroi gjykata e Larte,e çliruan monopolet dhe interesat e huaja:jam i bindur qe Ilir Meta eshte bastun i trashe ne doren e çobanit te huaj.Saliu vrau mu ne shesh te Tiranes dhe ambasadoret na benin parade perpara policise fajtore.Vodhen 220 milione$,dhe si shperblim i dhane per here te dyte mandatin;kurre shqiptaret ne shumice nuk kane votuar berishen,as edhe ne’92.Keta te gjithe jane lodra kineze te interesave te huaja;tamam”Lodra Kineze”.Z.Mero,na bej nje nder dhe shkruaj vetem tre rreshta ne editorialin e ardhshem:”Ju politiksat dhe pushtetsat e Tiranes jeni Lodra Kineze.Pike!Ju na keni poshteruar,na keni mashtruar;ju jeni e njejta Loder Kineze qe ju lozin monopolet e huaja.Harram e paçi ajrin e Shqiperise;qysh ka ajer per hundet tuaja”!Nese ne shqiptaret nuk rrezojme dot rregjimin e berishes,eshte sepse politika e madhe ka rene dakord,dhe kurbani i vetem,i therrur ne shesh eshte shqiptari i ndershem.Ai ul koken se e di qe eshte e veshtire te perballesh me makuterine e Lodrave Kineze!Tani prisni kur te dale Opinioneve ai derrkuci i saliut(ti marre te keqen Skraparit)dhe te na mbaje ligjerata prej derri te Perendise.O sa turp!Po turpin e kane ngrene me buke,shalegjater dhe shaleshkurter!

    2. analist says:

      Sakte.
      Por kjo “wake up” eshte iluzore,nuk ka per te ndodhur.Nuk ka per te ndodhur se ka Edvin Rama qe jane zjarrfikesit qeveritare qe mbajne te tulatur kete popull qe gjithsesi nuk dallohet per ndonje ndjenje tjeter me dinjitoze se perulja deri ne kockethyerje.

      1. s. elezi says:

        “wake up” nuk do te thote qe te te kapim hunjt por te kapim “penden” dhe te
        kerkojme me internete ,gazeta,forume deri dhe mesazhe tek shtepia e bardhe
        per sensibilizimin e politikaneve amerikane dhe europjane duke i kerkuar
        dhenien fund te “qeverisjes” nga ambasadore medioker te shqiperise.
        Shoh reagimin e atdhetareve baze,stefani,hila e shume e shume te tjere
        qe jane shembull per shqiptaret e ndershem.persa i perket edirames ai eshte
        rrjeshtur tashme ne krahun e vrasesve te 21 janarit me friken e tij te paspjegueshme per kete ngjarje.21 JANARI eshte dita e pushtimit te shqiperise nga junta gardiste e berishes dhe clirimi nga kjo bande
        bajraktaro-hajdutesh do kohen e vet..tung

  11. njeri says:

    Baze, heret a vone edhe ti do bashkohesh me ne qe mendojme se kursi i ri i opozites eshte gabim i madh.
    Mbase do bindesh kur anemia e opozites te behet e padurueshme. Mbase do bindesh kur te degjosh edin duke iu lutur ilirit e nanos.
    Mire do ishte ta besoje qe tani, sepse i ka dale era fteses qe rama i ka bere keto jave ilirit per te bashkepunuar.
    Kaq mjafton per te refuzuar kursin e ri te rames, qe eshte nisur kuturru si qingj i gezuar ne naivitetin e tij, te po i njejti kasapi qe po e pret.
    Bllokimi i institucioneve duke filluar nga mosnjohja e parlamentit eshte e vetmja zgjidhje e situates. Bojkoti eshte demokratik, e eshte efikas.
    Kursi i nenshtrimit pa kushte, qe po kryqezohet rruges me plera nga fushat e drejtesise, biznesit e politikes, mund te coje vendin ne humnere.

  12. tak fak says:

    Shkrim vdekjeprures per mostrat Mero, te lumte pena!

    Ne llogoren perballe teje, kombinuar me konsensusin e Gramozit (megjithe PS) per “transfuzionin” e rregullores se Parlamentit shqiptar me ate te Parlamentit evropian, ky vendimi i “gjykates”(???) ishte nje shuplake dyshe per te gjithe kokpalaret.
    Me menxyrat qe po shohim persegjalli, me behet qejfi qe dita dites, kjo situate po e ve popullin, pra kokpalaret, gjithnje e me fort, venger, perballe nje kaste te shpelare bullafiqesh te pakujdesshem qe po vrapojne si elefantet mbi porcelan.
    Nuk kam me pike dyshimi qe do vije dita qe do ti vjellin te gjitha nga c’do vrime qe kane. Perfitoj nga rasti t’i terheq vemendjen atyre qe shajne e qe i vene mbi shpine ketij populli fajet e trashaluqeve te babezitur deri ne vetevrasje te “drejtesise” e te “politikes”.
    Kurajo Mero, ajo dite do te vije!
    Ndersa te tjereve nje keshille: kujdes shenjestren, populli jeni Ju!

  13. labi says:

    jam dakort me Dean,ne jemi vend BARBARESH.

  14. Antikorrupsioni says:

    O sot o kurre! Per shqiperi, per te verteten per demokraci! Nuk ka te majte, dhe nuk ka te djathte, por ka te Pasurruar ne kurriz te popullit, ka te varfer nga keq-qeverisja e Pushtetit gjakpires, dhe ka te Mjerre qe marin fryme dhe mbajne shpirtin me shpresen e Zotit! O sot o kurre per Shqiptari per te shpetuar vendin nga kthetrat e kucedres gjakpirese. O sot o kurre per te thyer zinxhiret dhe vargonjte e Tiranise! Se neser do jete shume vone dhe nuk do kemi kohe; Lipset qe populli te marre fatet e tij ne dore sepse “Pushteti buron nga Populli dhe i takon atij”!..

  15. PISHA FLAMUR says:

    Berisha është një Jago i perëndimit, i vendosur nga ata, deri sa të shbëjë Shqipërinë. Vodhën Pasurin gjysëm shekullore tonën, vodhën pasurit natyrale, na çuan xero kulturën, na çuan xero industrin bujqësin etj. Na përçan popullin, na shitën në Greqi. Kjo është Evropa dhe Amerika,si miku i mathë që po na pshurr si komb. Sa keq, kriminelët Shqipërisë i kanë vënë këmbën dhe nuk çlirohet më për shekuj.

  16. Atdhetar USA says:

    FALEMINDERIT O MERO BAZE PER ARTIKULLIN E MESIPERM, ME MIRE SE E ANALIZONI JU SBEHET ME. PORE POPULLI THOT BIE DAULLJA NE VESH TE SHURDHER. MBAS KETI KRIMI QE BEN DREJTESIA SHQIPETARE TE GJITHA MEDJAT TE SHKRUARA EVIZIVE DUHEJ TE BUCISNIN. POPULLI TE NGRIEJ ME KEMBE KUNDER KESAJ TE ASHTUQUAJTUR DREJTESI QE BEN PADREJTESI DHE SI URUGAN TI FSHIJE NGA FAQJA E DHEUT GJITH PUSHTETIN DHE INSTITUCJONET QE JAN NEN KEMBET E SALI BERISHES. SI NUKE KANE TURP QE PERENDIMI KA BERE DISA HERE VREJTJE PER DENIMIN E FUNKSJONAREVE TE LART SHTETEROR QE MEREN ME KORUPSJON DHE GJUKATAT NE VEND QE TE DENOJN BERISHEN SI NE KROACI , FAMILJARET E TIJ QE MEREN ME KORUPSJON SI SEKSER APO DUKE SHITUR PRONATE SHTETIT DHE FUNKSJONARET E LARET SHTETEROR SI METEN, BASHEN, MEDIUN, EKUSARE E ZAGRE TE TJER QE JANE PASURUAR DUKE VJEDHUR PASURIN KOMBETARE, DENOJNE GAZETARE PER FJALEN E LIRE DHE VETEM SE JANE OPOZITARE DHE I BEJNE OPONENCE QEVERIS. ME KETE VENDIM NDAJ HAJDUTIT ILIR META DREJTESIA SHQIPETARE I VURI VULEN VEHTES SE ESHTE E KORUPTUAR DHE EMVARUR TERESISHT NGA SALI BERISHA.

  17. dino says:

    Nje pyetje uleritese trondit gjithe shqiptaret:Deri kur do vazhdoje kjo gjendje ne shqiperi..A ka ndonje force tjeter mbi keta qeveritar,mbi keta gjyqtare,mbi keta armiq te popullit qe te ndal kete tragj-komedi shqiptare?????????

  18. Antoni says:

    Nje fjal e urt e popullit shqiptar thote” “Pa drejtsit qe nuk i ven fjala i ven vetem pushka.Jemi te bindur se Drejtsi ne shqipri nuk ka.ajo ka vdek. Fishta i madhe pati thane ne nje prej poezive te famshme te tija:
    “Nuk varet sa gabon .
    Por varet kushe te gjykon.
    Del i marri ne krye te vendit
    Dlin te urtit jashte kuvendit”

  19. Durresi says:

    Faliminderit Z.Mero

  20. D.Sh. says:

    Mendjendrituri Kadare ne mes shume gjerave te tjra te mencura ka thene: “Koha kurre nuk vjen pergjysem…”,”…Ka patur vite te mamutheve por kohe te tyra s’pati kurre”.
    Dua t’i bej nje thirrje te hapur Presidentit te nderuar, z. Bamir Topi:
    Koha e deshi te ngjiteshe ne majen e shtetit dhe t’i sodisesh gjerat nga brenda dhe nga jashte , nga poshte dhe nga lart. Me intuiten qe kam , besoj se sot mund te jesh politikani i vetem qe mund te besh te te ndjekin shumica e shqiptareve , te djathte e te majte.
    Braktise kushtetutshmerisht pozicionin qe ke dhe udhehiqe aksionin politiko-popullor per te zhdukur njehere e pergjithmone kete kolere nga vendi yne i patjetersueshem.
    Une dhe shume si une jane gati te braktisin edhe ate pak “rehati” mbijetese dhe te te ndjekim pas tek cdo dere e tek cdo zemer shiptari
    qe i thote bukes buke e nderit nder.
    Cdo ore qe kalon po e ben me te pakthyeshme oren e demokracise se vertete.
    NUK E MERITOJME TE JEMI MINJ LABORATORI PER ATA QE TASH E DYQIND VJET NUK DUAN QE NE TE JEMI SHTET SI TE GJITHE SHTETET DEMOKRATIKE TE EUROPES.

  21. laberia says:

    zoti mero..une nuk komentoj dot shrkimet e tua…SE cfare thua jane te drejta…dhe jane ato mendime qe si une besoj she miliona shqiptare i mendojne…!!!……pyetja ime eshte kjo…GJYKATA ESHTE NE SHERBIM TE SHTETIT APO TE INDIVIDEVE….??,,,PROKURORIA DHE GJYKATA E LARTE JANE NE HASMERI?????………SE NUK ARRIJ TE KUPTOJE…KETE BETEJE QE MUA ME NGJAN SE PROKURORIA PO PERPIQET ..TJUA JAP NE PJATE ILIR KOKEMISHIN….GJYKATES..PER TA DENUAR ASHTU SIC DO, DHE ENDERRON GJITHE KY POPULL………NDERSA GJYKATA E LARTE PO BEN PERKJEKJE.SE SI TE SHPETOJE ILIRIN…~SHKERDHATEN…!!provat jane….po pse gjykata e larte nuk e pranon nje riekspertize nga BE..?………ku eshte e keqja…po qe se ata thone se vidoja nuk eshte origjinale…te denohet ai qe e ka bere….por po qe se del…(dhe nuk eshte ndryshe)se ILIR kokemishi..META..eshte i korruptuar…atehere duhet te veje atje ku e meriton………ndryshe…..po qe se nuk kemi shtet dhe gjykatat..jane te zena nga qeqeveritare,,,atehere..uroj te dalin 3 burra me tope…dhe te fillojne spastrimet..!!!duke filluar nga ky kokemishi..

  22. Alban says:

    jam kurioz te di se kush jane keta gjykates qe kan marre kete vendim. Mendoj se nuk eshte faji Metes, mbasi Meta eshte vetem nje rast nga te shumtat raste skandaloze qe keta gjykates hallvaxhinj te klonuar me faren e korupsinit dhe pa piken e integritetit profesional e moral marrin vendime kaq te ndyra.
    Nuk arrij te kuptoj nese ka ndonje instance qe mund ti bej ball ketij alabaklliku juridik per te ndeshkuar kta agallar me veladonin e zi ne rastet kur me vendimet e tyre cenojne ineresat e paleve ne proces ?
    Ajo kryetarka e gjykates qe per dreq ka edhe nje pjese te saj ne videon Meta Prifti (per aq sa eshte zbardhur) a mund te konsiderohet si pale ne konflikt interesi?
    A ka mundesi qe ne tre ekspertiza te kryera te merret ne konsiderate kjo e druvarve te “Fusha e Druve”, dhe cilat jane argumentat e hallvaxhinjve qe rezojne dy ekspertizat e para?

    Kta hallvaxhinjt e gjykatave na shkatruan pronat me vendimet e tyre nen moton “kush paguan me shume fiton pronen, s’na plas bytha e kujt eshte prona”, e ben kte vend nje arene bandash dhe kriminelesh qe po vriten rrugve a thua se jemi ne kohen e kaubojsve, dhe si te mos mjaftonin te gjitha keto po na perdhunojne intelektualisht duke na treguar qe edhe ato gjera qe jane me ze e figure nuk jane ashtu sic i sheh gjith dynjaja por ashtu si thone ata. Ky eshte kulmi! Shqiptar zhdukuni nga ky vend 1 ore e me pare te shpetoni nga kta qelbesia.

  23. ivani i madh says:

    pse shqetesoheni per gjykaten qe jep kete vendim e kam thene e tjeter here se kur ha plumbin ndonje nga keta ne te gjithe ngrihemi dhe i mbrojme e ke mbrojme vrasesin tone dore pambuk qe na denon ,prozval, vret e te shkatron me gjithe familjen me vendimet qe japin, e ne prape i dalim ne mbrojtje e mire te na i bejne se jemi injorante qe smendojme nje here se cfare gjykatsi kemi pa ti dalim ne mbrojtje per mua me pare te denohet kjo bushter pasaj meta se po mos i mbroje kjo bushter e te tjere-a si kjo hajdutet e kriminelet e mbledhin bishtin

  24. arsenali says:

    Drejtesia e kapur nga pushteti.

  25. Askushi says:

    Shihet qarte se e keqja me e madhe dhe e vetme jemi ne vete, populli. Nuk kane faj as qeveria, as gjykatat, as hajdutet, ata jane ata qe jane. Nuk e di secfare duhet qe ti besh akoma ketij populli qe te ngrihet e tu tregoje vendin ketyre krimineleve. Populli shqiptar dembel, frikacak dhe jo liridashes mban shprese tek ambasadoret dhe tek Zoti. Tamam Zoti e ruajte!!!

  26. LUMTURIA says:

    Fitoj gangësteri nga çepani i Skraparit mbi dretësin dhe taksapaguesit shqiptarë dhe dënohet për mbjellje hashashi një zonjë e nderuar 80 vjeçe e quajtura Këze nga Vlora.

  27. sali shporru says:

    Dihej qe Ilir kokelopa do dilte i pafajshem.lexoni Hasan Zyko Kamberin cfare thote ne vargjet e tij per aprane shume aktuale edhe pas 100 vjetesh,eshkreta Shqiperi ne dore te kujt eshte

  28. luis says:

    Nuk di cfare te them more vellezer se puna ka arritur deri aty sa nuk ka ku te shkoj me tutje por mesa shoh yne jemi ne emigrantet qe revoltohemi dhe shkruajme neper forume se ata ne Shqiperi as qe u ha palla se cfare ndodh.
    Ata jane imunizuar me te keqen dhe bejne habi me ne qe harxhojme kohe kote,gjithnje spas tyre per te shkruajtur.
    Rinia shqiptare atje eshte nje rini komplet kot, ata mendojne si te zene shoqeri per te pire nje kafe qyl,ose si tja kapin motren ose gruan shokut etjera budallalleqe.
    Berisha nuk eshte aq budalla sa mos te dije se cilin popull drejton,kuptohet populli me kot jo vetem i kontinentit por ma do menja i krejt globit.
    Ne u qajme hallin se jane te pa pune e pa para.Po a nuk e kuptoni se shqiptaret nuk e duan punen,paret po,po jo nepermjet punes por ne rruget me te zeza dhe sa me shpejt te jete e mundur.
    Une i shoh ketu ne Amerike shqiptaret ne biseda me to,ata dine vec te ankohen,duke thene a shtyhet gjithe jeten duke punuar te thone,e ne presim qe dikush tu prije ne protesta se keta do bejne namin,keta mender bejne mutin nder breke.
    Jam i sigurte se po tu bej thirrje Edi Rama neser bie fjala hajde te dalim e te protestojme per rrezuar kete qeveri,pjesa e madhe do pergjigjet e cna cau trapin edhe ky se hallin e vet ka edhe ky maskara ashtu si vepruan per dy vjet qe mezi beheshin 30.000 vete edhe ato duke shikuar se mos perfitojne ndonje para nen dore.
    Nuk po mund te rri pa shkruar se ne fakt eshte mire as mos ti hedhesh syte njehere nga ai vend.
    Une bera nje gabim kur u largova nga ai vend kur nuk i hodha dy gure prapa kurrizit tim qe mos tia shoh bojen as mos tia degjoj emrin.
    Po ua le nje fjale shkodrance “hangshi vedin tane ca jeni”.

  29. kurbani says:

    Eh more Edush Rama, po ca tu desh ty more te merrje ne PS Dhori Sollakun, njeriun me te korruptuar te drejtesis shqiptare, ate qe te bardhes i thot e zeze pa i levizur qerpiku. Sollaku eshte me i pa cipe se Meta dhe Berisha bashke, lepires i ketyre te dyve, i Nanos dhe tani do behet edhe i joti o Edush Rama. Po pse ore me njerez si Sollaku dhe e shoqja e tij do ta besh RILINDJEN e Shqipersise ti?!!! Ik o Edi se nuk na the gje as ti.

  30. Mark Gjonaj says:

    Pa hequr Edi Ramen, nuk mund te ndeshkohet tradhetari i Kombit Shqiptare Berisha. Edi Rama eshte vetem formalisht e me mashtrim varremihsi i Berishes. Ata jane bashke, po si dhe LSI-ja. Shikojeni si e denancon kete situate te rende ne gjykata, kur te tere i thone perse e ketheve Sollakun!. Ne fund te fundit, gjykatat nuk jane ne mvartesi te qeverise, kethimi ne sherbim te qeverise eshte mafiozlleku i Berishes! Perse Topi hesht si kryetare, ku e ka zv.kryetarin e KLD-se? Cfare demokracie eshte kjo, kur gjykatat nuk funksionojne?! Kush ka te drejte te aqnalizoje nje gjykim nga fillimi deri ne fund, perse nuk behet, perse nuk pergjithsohen dhe me e keqja perse nuk mbeshtetet me prova nga KLD-ja qe a jane me te vertete te korruptuara gjykatat? Na sjellni prova te kunderta dhe po u bersojme! Cfare prokurorie dhe prokurori eshte ai qe nuk denon asnje nga kryemafiozet e Gerdecit(e kam fjalen se nuk parashikon asnje mase). Z. Prokurore e pame me drejtesi eshte kjo?!. Sa prokurore, gjyqtare e avokat kane shkuar ne gjyqe per korupsion deri me sot? Politikisht te tera keto duhet ti menaxhoje Edi Rama, po te funksiononte…!

  31. Mallakastrioti says:

    Te Nderuar Lexues,te Temes, si dhe dashamires te Shqiperise se Vuajtur..
    1.-Ne shkrimin e tije z.Baze citon:Gjykata e Larte e Shqiperise, nuk pranone nje Ekspertize Amerikane, dhe Angleze, qe jane Shtete qe kane nje Fushe-Ekspertize te Specjalizuar, por na Pranone “Ekspertizen” e Eksperteve Shqipetare, qe e kane Zyren te “Fusha e Druve” Tirane..Domethenja eshte shume e madhe, eshte pikerisht Shteti-Berisha-Meta, ai qe nuk pranon nje Ekspertize Europjane,te Paanshme..
    Athere shtrohet pyetja:Si do ti besojme Kusheririt te Genc Pollos “Ekspert”, apo nje “Eksperti” Lojrash Elektronike, qe Vjedh perdite Shqipetaret me manipulimet qe bene ne Lojrat-Elektronike??Pra shkurt na Dolen tre-Ekspert Shqipetare,qe te na Rrezojne nje Ekspertize-Amerikano-Angleze??
    2-Pra del se Amerikanet-Anglezet Eu,nuk jane te “Afte” dhe na doli se te “Afte” na qenkan keta, qe jane ngarkuar nga Ilir-meta, per te nxjerre te “Lare” vete Ilire Meten..Poshtersia me e madhe ne Kurrizin e Shqipetareve, nuk ka se si te behet me..
    3- Une per veten time nuk e kuptoj, ndoshta edhe Shqipetare te tjere, por po na del nje Ilir Meta , dhe po u thote botes dhe europes se Shqipetaret jane njerez me Bisht, sepse shikoni se c´beje Une, jame une ai qe “ua futa” ..Ilir Meta kuptohet qe ka parate e Vjedhura te Shqipetareve, me ato para po blene te tjere Shqipetare qe te Vrase te tjere Shqipetare, por ta dije se nuk e ruan as Antiplumbi ,sikurse veshe prej Kohesh Sali-Berisha,eshte nje Pelumbe qe shpon c´do jelek-Antiplumb z.Ilir Meta, eshte Urrejtja e Shqipetareve te Ndershem,qe do te denoje, ti Munde ti Shpetosh “Gjykates mjerane” te Blere nga ju vete por kurresesi urrejtjes se atyre qe ke vjedhur:Djersen e prinderve tane….

  32. Barba teli says:

    NJE DITE DO KET FUND,POR MOS QOFT E LARGET.
    IKU PAPANDREU E BERLUSKONI ME TURP PO KY PUSHTET E KA VLEREN SI KADAFI,DO PERFUNDOJ
    TURP I MATH PER KETE INTELEKTUALITET QE KA SHQIPERIA TE PRANOI KETO BUDALLALLEQE ,SI DHE TURP PER ATA DEPUTET TE PD SE QE I DEGJOJNE DHE I PRANONE QE TE RINE NE RADHET E TYRE, KUR ATA JANE TE PASTER VET SE SKAN MUNDUR TE PERLYEN SE NUEK U KANE LENE RADHE KETA FELLIQESIRA
    PRANDAJ O POPULL MOS SHKONI NE VOTIME PER KETA NJEREZ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje