Gjithë kënaqësia e Panairit të Librit në Tiranë

15 Nëntor 2011, 13:59Editorial TEMA

Nga Tim Judah, The Economist

Vitet e fundit, lajmet që vijnë nga Shqipëria janë dominuar nga përplasje e pafundme politike mes Sali Berishës, kryeministri, dhe Edi Ramës, lider i opozitës. Por krejt papritur retë duket sikur janë larguar. Socialistët e Ramës janë kthyer në parlament, duke biseduar me njerëzit e Berishës, dhe është gjetur një zgjidhje për zgjedhjet e kundërshtuara për kryebashkiak në Tiranë. Shqiptarët e lehtësuar tani po flasin për diçka tjetër: librat.

Ngjarja e muajit ka qenë Panairi i Librit në Tiranë, që përfundoi të dielën. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë në kryeqytetin shqiptar. Diçka më shumë se 80 tenda u sulmuan virtualisht nga njerëz që tundnin në duar para cash me shpresë se nuk do humbisnin bestseller-at e fundit. Ambasadorë, peshkopë, personazhe të jetës publike dhe politikanë ishin të gjithë aty.

Bukuroshja e kësaj balloje ishte Elena Kadare, që fitoi edhe një çmim si shkrimtarja më e mirë e vitit. Libri i saj i ri është pjesë e një memuari puth-dhe-trego në lidhje me jetën me të shoqin, Ismailin, që nga shumë shqiptarë, përfshi edhe mua, shihet si shqiptari më i madh i gjallë. Më shumë për të argëtuar shtypin lokal, zonja Kadare diskuton në libër për aferat e ndryshme të dashurisë të burrit të saj. Çifti i fuqishëm letrar, të cilët janë akoma shumë të afërt, kalojnë gjysmën e vitit në Paris dhe gjysmën në Tiranë.

Shqiptarët e lumtur tani duken se kanë më shumë dëshirë të lexojnë për politikën sesa ta shohin atë tek luhet atje në rrugë. Bestseller-i më i madh politik në panair ishte libri i Ramës “Kurbani”, një memuar i fokusuar në kohën e tij si kryebashkiak i Tiranës, gjatë së cilës qyteti u transformua nga një rrëmujë në një vend të këndshëm për të jetuar.

Pas zgjedhjeve lokale të kundërshtuara, Rama u detyrua të lërë detyrën te Lulzim Basha, i partisë së Berishës. Kur zoti Basha mbërriti në Bashki, një dele u sakrifikua atje. Kjo praktikë, që duket se të kthen prapa në kohërat e otomanëve, është ajo çka i dha Ramës titullin. Në kopertinë shfaqet gjak i shpërndarë mbi imazhin e një deleje.

Nënshkrimi i autografeve nga Rama tërhoqi turma të mëdha. Të dielën, e lumtura Arlinda Dudaj, botuesja, më thirri nga përtej turmës duke më thënë se kishte shitur 8 mijë kopje në pak ditë. Shifra të tilla janë një sukses i madh për libra të ngjashëm edhe në Britani, një vend shumë më i madh e më i pasur. Por zoti Berisha ka qenë aq shumë i zënë duke denoncuar librin e rivalit të tij, sa kur vizitoi panairin, refuzoi të kalonte tek tenda e zonjës Dudaj.

Herri Çili, një tjetër botues, ka parë ditë të mira. Mes librave të suksesshëm të këtij viti është një biografi e Enver Hoxhës, diktatorit komunist shqiptar, që vdiq në vitin 1985. “Është çmenduri,” thotë Mario Çili, vëllai i Henrit dhe drejtori menaxherial i kompanisë. Ai pretendon se janë shitur 14 mijë kopje gjatë tre javëve.

Libri, i Blendi Fevziut, një gazetar i njohur në Shqipëri, është vizatimi i parë serioz i jetës së Hoxhës përmes arkivave shqiptare. Me fat do përkthehet për audiencat e huaja. Adrian Civici, një ekonomist, më tha se e kishte lexuar librin për dy ditë dhe i kishte vendosur nëntitullin: “Njeriu që vrau të gjithë miqtë”.

Megjithatë, pavarësisht këtij vërshimi në panair, njerëzit në Shqipëri po blejnë gjithmonë e më pak libra, njësoj si në mbarë botën. Piro Misha, një botues i njohur, më tha se shitjet kanë rënë me më shumë se 30 përqind krahasuar me një vit më parë. Revolucioni i e-librave nuk ka nisur akoma këtu, shumë pak iPad dhe Kindle shiten në Shqipëri, ndaj botuesit nuk janë shqetësuar për të dixhitalizuar librat.

Kishte edhe një surprizë më shumë në panair. Një tendë e madhe e bardhë, e drejtuar nga serbë, shiste mish të zgarës me muzikë pop serbe në sfond. Ajo u provua popullore mes tiranasve po aq sa librat. Të shtunën, një ditë përpara se të mbyllej panairi, ata paketuan dhe ikën. Kosovarët dhe nacionalistët shqiptarë ishin ankuar. Në një vështrim më prozaik, njerëzit e lodhur nga panairi dhe të ngarkuar me qese të rënda librash, thjesht janë ulur për të shijuar mishin e për të pirë në tendë.

 

25 komente në “Gjithë kënaqësia e Panairit të Librit në Tiranë”

  1. sara says:

    pershkrim fantastik nga Tim Judah. ah sikur dhe ne shqiptaret ti merrnim gjerat kaq lehte dhe me kete kendveshtrim si te huajt

  2. Shefqet Cela says:

    Artikull shume interesant. Ka vetem nje pasaktesi: NJERIU ME I MADH, I GJALLE NDODHET NE KOSOVE. QUHET REXHEP QOSE.

  3. raimondi says:

    Ajo kioska serbe atje ne mes te Tiranes ka shume lezet

    —Bravo i qofte atij qe i ka dhene lejen — Tregon sa Pa-Personalitet jane keta qe ne drejtojne , por edhe cfare kombi Langaraq dhe feliqesire jane tiransit

    –Ndersa ne Serbi as qe mund te imagjinohet te- kete nje shqiptar nje kioske ne mes te Beogradit

    –Shqiptaret ne Mitrovice nuk vene dot ne shtepite e tyre , ndersa keta lejojne serbet ne ems te Tiranes

    — Turp t’ju vije !

    –Sa per kete Tim Judah is a self deluded Mediocre and his analyses about Balkans are shellow

    1. sono battuto con olio e acceto says:

      deri diku ke fol mire po me kombin e tironcave ke fol si katnar me atlete te bardha dhe kostum te zi stofi. Ndoshta konvikti ku ke fjet ka pas lageshti dhe rezistenca ne tulle silikate nuk eshte ndez sa duhet….
      Eshte kopili i kurban bashkise qe i sjell jevgjit e serbise nuk jane tironcit dhe i gjo tjeter qe ta fusesh mire ne koken tende:
      kur nuk kishte maloke ne Tirane Pozdravi degjohej me endje ne radio dhe Lepa Brena kishte shume simpati ne Tirane dhe qekur u dynden maloket dhe populluan bunkeret dhe urat e Tiranes ne Tirane degjoheshin kenge shqip te kenduar serbisht

    2. koli says:

      kjo tregon se ne jemi me superiore se serbet, une nuk shoh gje tjeter ketu. pastaj ne fituam luften, kurse atyre tashme nuk u mbetet gje tjeter vecse te shesin qofte. zoteri mos shih negativisht gjithcka. ne kishim ca serbe qe po na sherbenin dhe po perpiqeshin te na defrenin.

    3. ivani i madh says:

      e pse mos e bente serbet e kosovaret e ndimuan te vije si kryetar ne bashki nga dhendri i serbise sale e nga votat e kosovarve , tani keta te fundit le te puthen me serbet se kane mikun e perbashket lulin qe i do shume.

    4. Tirona Fanatics says:

      Raimondiiiii… paske edhe emer aspak shqiptar.
      Tironcave i vje anash ti katnar emigrant.

  4. Leka says:

    Cfare libra kerkoni mor te gjore, ne dore te shqiptareve.Dikur thuhesh, se ne kete vend, lulet i hanin gomeret. Tani dhe shume dhe me keq se kaq,pushtetin e vjedhin dhe e vrasin dhe pastaj e hane,jo gomeret, por kafshet e egra te zbritura,nga fshatrat e humbura, midis shkrepave dhe pyjeve.

  5. Arben says:

    Ore po ky Mario Çili si e ka pasur emrin e pagezimit…????????

  6. hena says:

    Tezgat e serbeve qe sheshin mish te zgares i mbaj mend ne cdo panair librash, a thua te kete ndonje lidhje me organizatoret. ne fakt thuhet se kete tregtare jane ne fakt malazeze. te vetmit malazeze qe njoh jane krushqit e Berishes, a thua te kete ndonje lidhje?????

  7. Epirioti II says:

    Gazetaret tane duhet te mesojne nga shkolla e gazetarise saksone. Nje shkrim i thjeshte, i shkurter qe i thote me elegance dhe sinqeritet te gjitha cfare mund te thuhen.
    Artikull shume i bukur, per me teper botuar ne revisten me prestigjoze te botes.

  8. Neorealizmi says:

    Nje sukses i te njohurve dhe nje zhgenjim i te autoreve te thjeshte. Motorri turbo i mediave punoi fuqishem per 4-5 autore VIP-a duke i thithur njerezve parate qe mund te shperndaheshin ne menyre me te barabarte. Qeshen disa dhe qane shumica e autoreve qe kane paguar vete botimet e tyre. Kjo eshte pasqyra e vertete e panairit.

  9. e verteta says:

    Megjithse autori i shkrimit nuk e permend ,mendoj se ia vlen te lexohet libri i Spartak Ngjeles,i cili jo thjesht tregon per periudhen e diktatures por i bene nje analize te plote regjimit te Enver Hoxhes.Prandaj ia vlen te lexohet se analizat jane te ralla ne librat qe shkruhen sot.

  10. shqiptare says:

    Mos kujton Tim Xhudah se te gjithe shqiptaret jane te perfaqesuar nga ajo pjese e tiranasve qe ka pare ne panair dhe te ciles nuk i hyn gje ne sy pervec vetes se vet. Te shkoje Xhuda dhe t’i kerkoje surpriza te tilla ne Beograd apo ne Lugine apo edhe ne Mitrovice e atje te na shese mend se sa te kota jane nacionalizmat per ne shqiptaret. Miqesi me serbet do kete vetem atehere kur ata t’i njohin shqiptaret shtet ne kufijte e tyre natyrale te shpallur me 1912 dhe kur te kerkojne falje per vrasjet çnjerezore te shqiptareve gjate ketyre 100 vjeteve te fundit.

  11. shqiptare says:

    Me vjen ndermend edhe Mentor Nazarko qe na e permend Tim Xhuden si nje yll te gazetarise, nderkohe qe shikimi i tij eshte fare i ceket, pervecse qe s’eshte dashamires ndaj shqiptareve.

  12. studenti says:

    Ky shkrim ishte ne nje nga bloget e “The Economist” dhe jo shkrim ne gazete.

    Tim Judah eshte nje cope injoranti qe vetem shkruan ndonje budallallek here pas here.

  13. lili says:

    Shqiptaret duhet te mesohen me lojen e te huajve edhe sa mire i renditin punet qe nje asgje te behet ngjarja e vitit:
    dukkush keshillon elenen per te shkruar kujtimet ne Paris,dikkush e keshillon me shtu dy tri pjese per jeten intime me disa tradheti qe te duket libri edhe ismael ma normal,dikkush keshillon panairin e Tiranes edhe çmimin e autorit te vitit(cka s’e meriton kjo liber),edhe dikkush keshillon judah per nje reportazh mbi pikerisht kete panair.Shkrimi i Judah-se publikohet prape ne tirane qe te bindemi mire se sa i madhe eshte fillani e fisteki ne syte e te huajve(kjo ne na bindet verberisht!) edhe pastaj e kap the guardian apo bild ne germany(te specializuara kunder nesh)!Pres me pa durim tash intervisten e lubonjes ne shtypin italian ,me nje reprise ne shtypin franceze qe te mbyllet rrethi vicioz!!

  14. sali kakabuba says:

    sa te embel jemi me te huajt?!
    kot nuk na bani zoti krejt gra?!!!
    urime banditeve te parlametit per pranine serbe ne panair!

    1. M says:

      kakabuba, si gjithmone objektiv

  15. l.mema says:

    Si gjithmone e kemi nje mangesi tonen qe per ngjarje qe i shohim vete “live” tregohemi pak inferiore duke marre shume per referim
    se si i shohin dhe si reagojn te huajt.
    Me beri pershtypje dhe ekonomisti adrian qivicic qe i paska vene
    “titullin” librit te bledziut per enverin “Njeriu që vrau të gjithë miqtë”.
    Ne fakt eshte bere e modes tash 20 vjet qe e shajne enverin para mbrapa
    me ambasadore,peshkope,evgjite dhe ata bythlepirsit folklorike duke perfshire dhe kryeshemtiren mixhen brishe.
    Per hire te se vertetes duhet thene se enveri ishte njeriu qe shikonte
    si dikur ne arenat e gladiatoreve qe gjysma e shokeve te tij vrau gjysmen tjeter..Dhe me e keqja eshte se ajo gjysma qe shpetoi eshte shume me agersive me figuren e e.h.biles me teper se dhe atyre qe ishin ne burgjet e spacit e qaf barit..
    Sido qe te jete ai do mbahet mend qe ketyre tim judave i rruante
    dhe i qethte dhe i dizinfektonte free…

  16. razo says:

    Tim Judah eshte nje ksenofob i merzitshem i cili mendon se ju ben “nder” shqiptareve qe po harxhon kohen te shkruaj per ta.
    Personalisht me duket ofenduse qe atij i duket “habi” qe shqiptaret blejne libra.. Vertet ta shpifin me kto shkrime.

    Sa per Serbet Tim Judah duhet ta di qe njerezit nuk jane nacionalista sepse nuk duan te degjojne muzike Serbe ne nje panair libri shqiptare, kur para vitit 1999 gjuha shqipe dhe libri ishte i ndaluar ne Kosove nga Serbet. Eshte njesoj sikur Mbreteresha Elizabeth te vendos kenge Gjermane apo Franceze ne pallatin e saj mbreterore…!

    Besoj se Tim Judah e di qe kryetari i ri i bashkise ka vrare 4 njerez ne mes te Tiranes dhe ka vjedhur zgjedhjet, theksoj vjedhur, jo te kundershtuara!

    Nuk besoj se kto me larte mund te ndodhin ne Britani apo jo? Apo shqiptaret nuk meritojne ti krahasosh me britaniket?

  17. ismet says:

    Tim Judah e paska kuptuar se shqiptaret jane te gjithe budallenj qe politikanet i genjejne nga mengjesi deri ne darke kulmi me keto pacavuret libra plot me genjeshtra qe ate botuan dhe budallenjt shkuan te gjithe me vrap per ti blere

  18. Tersi Pojanit says:

    Liber i shkruar bukur , po Berisha dhe PD-istet (idhetaret) me mire hanin mishin Serb sesa te blenin librin…

  19. LEXUESI says:

    Artikull i bukur.
    Henri e dime qe emrin e ka Neim,po ky Mario nga na doli(Mario ne Labinot Mal) hahahahaha

  20. Cimi says:

    Nuk e veshtire ta kuptosh ironine ne kete shkrim. Ashtu si me pare kur librat me te shitur mbaheshin veprat dhe kujtimet e Enverit edhe tani kemi te njejten substance por me design jo te kuq dhe te verdhe (kush i mban mend e ka parasysh standartin e veprave).
    Nuk e di se sa e vertete mund jete numri i kopjeve te shitura nga Chilly apo dallkauke te tjere ,por do te ishte c’menduri qe ky popull edhe pas kaq vites vazhdon te lexoje pallavrat e atyre qe jane tallur me te deri ne ekstreme te pa imagjinueshme per nje vend europian apo te pakten qe pretendon te behet i tille.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje