Para gati një muaji gazeta Panorama ngriti një stuhi ndaj Ministrit Olldashi, i cili realisht kishte nënshkruar një kontratë monopol me një kompani të grupit Ulaj, të cilës i jep të drejtën të çajë gjithë rrugët e Shqipërisë në drejtim të pikave doganore dhe të shtrojë në to një rrjet të fibrave optike që do të përdoren për transmetim të dhënash dhe lidhje me vendet fqinje. Gazeta kishte të drejtë në shumë pika, sidomos në faktin që kontrata ishte monopol, që rrugët po prisheshin siç u prishën pa paguar asgjë kompania, dhe mbi të gjitha kishin të drejtë në historikun e asaj kontrate, e cila kishte ardhur pasi u ishte anuluar një kontratë e ngjashme katër kompanive të tjera që e kishin lidhur ndërkohë një kontratë të tillë. Shkeljet e Olldashit ishin flagrante dhe të frikshme për nga guximi për t’i firmosur. Deri këtu gazeta shkoi mirë. Problemi që unë ngrita në atë valë polemikash ishte se sulmi i Panoramës nuk ngjiste, pasi nuk thoshte autorin e vërtetë të asaj kontrate. Ai ishte Sali Berisha, pasi kompania përfituese është thuajse pronë e Familjes së tij, ose më mirë të themi bashkë me kompaninë jetojnë në të njëjtin pallat ku ai ka disa apartamente për Familjen.
Pas kësaj fare papritur polemika u shua, Olldashi u shfaq në një debat thuajse kompromisi në një ekran të pushtetit dhe gjithçka u harrua.
Paralel me këtë projekt privat të Familjes, Ministri Pollo kishte shpallur një tender publik për të ndërtuar diçka të ngjashme. Përplasja me projektin e kompanisë që kishte favorizuar Olldashi, e detyruan Pollon disa herë të shtynte tenderin deri sa më në fund e bëri. Dhe përfundimi ishte më tragjikomik. Edhe këtë projekt e fitoi si konkurrente e vetme kompania Gener 2, pronë de facto e të njëjtit person që ka përfituar dhe projektin e firmosur nga Olldashi.
Pra, debati që ngrihej në fillim ishte pse ky biznesmen të kishte monopol për 40 vjet për një biznes që ka të bëjë me sigurinë tonë kombëtare, dhe pse binte ndesh me një projekt zyrtar të qeverisë siç ishte ai i zotit Pollo. Si për ta shuar këtë kontradiktë dhe për të na treguar të gjithëve se kur ka problem qeveria me Familjen, çështja zgjidhet duke vendosur Familja, Berisha ia dha të dyja shanset një njeriu, njeriut në pallatin e të cilit banon.
Kjo i shpjegon të gjitha. Shpjegon pikë së pari pse u hesht fare papritur ndaj Sokol Olldashit, i cili realisht kishte bërë shkelje skandaloze në atë kontratë më shumë se klienteliste. Shpjegon faktin pse Ministria e Ekonomisë “nuk gjeti” shkelje në kontratën e Olldashit dhe mbi të gjitha tregon faktin pse “disidenti” Pollo futi bishtin në shalë dhe i harroi të gjitha duke ja dhënë dhe ai nën shembullin e Olldashit këtë biznes të njëjtit njeri.
Kjo është një situatë më shumë se skandaloze. Pas disa vitesh kur Berisha s’do të jetë më në pushtet, kompania e tij do të jetë banka e të dhënave për gjithë shqiptarët, do të na transmetojë të dhënat tona në banka, në internet, në lidhjet telefonike e televizive, pra do të jetë “Big Brother-i” që do të na vëzhgojë jo vetëm pas qeverisë, por dhe përtej varrit. (Vetë ka premtuar që do jetë dhe tridhjetë vjet, kurse kontratën e ka bërë dyzetë vjet).
Por kjo është një histori që dhe mund të ndryshohet nga ndryshimi i pushtetit, jo domosdoshmërisht duke i rënë më qafë këtij investimi vetëm pse është i Berishës, por për ta liberalizuar dhe për ta hequr monopolin si koncept ekonomik nga Shqipëria.
Ajo që nuk korrigjohet për momentin është përunjësia e turpshme e çdo individi ndaj një biznesi të Familjes Berisha. Olldashi, që ka mundësi të jetë afër Berishës dhe që ja lexon në fytyrë dëshirat, firmos pa frikë një kontratë skandaloze, Irfani që ka keqkuptimin që është me Doktorin e sulmon, dhe kur shikon që në vend që të kapë Olldashin, ka kapur Berishën, fut bishtin në shalë dhe ikën, Pollo në fillim reziston se mendon që po bëhet biznes pa “dijeni” të Berishës, por kur ndesh vështrimin e tij pyetës, tërhiqet dhe ai me bisht në shalë e ia jep dhe ai tenderin e vet të njëjtit njeri. Kjo është një situatë e papërfytyrueshme dhe për vende si Bjellorusia apo ndonjë ish- republikë sovjetike ku gjithçka i takon sulltanëve të rinj. Dhe mbi të gjitha dëshmi se këtu Berisha nuk ka nevojë më të urdhërojë, mjafton që ata që janë rrotull ta kuptojnë se ç’duhet të bëjnë. U thashë qysh më herët se Olldashi nuk kish faj që nuk trembej nga Panorama. E takon më shpesh Doktorin se Irfani.
bir selman i nenes ke te qaj me pare,, njerin e kam nip,,, tjetrin e kam djale…………
JO, po si thua ti Mero, t’i lere femijet rrugeve Sali Berisha, siç i la Enveri?!
Guximi,saktesia dhe vertetesia e Z.Mero eshte e lavderueshme sa me s’behet,por cdo gje po bie ne vesh te shurdher!?Arsyeja? Drejtesia dhe vetem drejtesia.Askush tjeter dhe asgje tjeter nuk jane pergjegjes per keto skandale me pasoja te frikshme per sot dhe te ardhmen e femijeve dhe te te gjithe vendit.Duhet gjetur e perkthyer libri i Catin Paskal Saracit me titullin e merituar per ate njeri per te cilin eshte shkruar dhe per ate qe na ka “mbire” ne dere sot.Libri eshte shkruar per A.Zogun dhe titullohet “Historia e nje maskarai.” Fahri Balliu gazetari spiun i Zerit te popullit,fshihet mbas kryemaskarait te sotem. Libri eshte i shkruar ne anglisht dhe ndodhet ne kasaforten e nje banke ne Londer.
Ore tepelenas, libri i Çatin Saraçit eshte nxjerre nga bakna e Londres nga albanologu Robert Elsie dhe i eshte dhuruar Bibliotekes Kombetare ne Tirane. Ai liber eshte perkthyer në shqip nga Virgjil MUçi dhe ndodhet ne librarite e Tiranes. Nese je jashte Shqiperise, shiko Google: 1940, Chatin Sarchi, King Zog of the Albanians: the inside story.”
Libri i Chatin P.Saracit sekretar i ahmet zogollit eshte perkthyer ne shqip.
Me qe shkruan nje njeri i afert i zogollit te vertetat e tij te ashtuquajturit mbreterore e kane blere te gjithe tirazhin qe te mos blihet nga publiku i gjere.
Pra libri nuk gjendet ne librarite e Shqiperise.Une e lexova.
por zogu perpara birishes ka qene amator per intrigat vjedhjet etj
Tashme populli Opozitar eshte perunjur eshte gjunjezuar dhe nenshtruar nga klika mafjoze ne Pushtetin e vjedhur, ne pushtetin e mare peng.Ajo qe po ju ndodh shqiptareve sot eshte nje uzurpim i pa drejte i nje grusht njerezish te kapur ne kthetrat e Oktapodit dhe fshihen mbas mandatit te Deputetit,te Ministrit te Riciklimit te parave ne Media ne Ndertim ne Universitetet Private,apo ne OJF-te ne sherbim te mbajtjes se pushtetit nga familja mafjoze me menyra perendimore.Opozita tashme e ka tradhetuar kete popull ne emer te PAQES ,te stabilitetit, por sa do te zgjasi kjo agoni,shpresoj dhe besoj qe e drejta dhe e verteta do te jete me Popullin Sovran.do vije nje dite qe faktet do te jene kokforta dhe drejesia do te beje Drejtesi!…
bashkim ulaj se pari nuk eshte bisnesmen por hajdut,,berisha ne 1997 asnjehere nuk ju tha shqiptarve se ku perfunduan parate e piramidave,,vellai i bashkim ulajt eshte ahmet ulaj ish doktor zemre ne lac..bashkim ulaj ka mbaruar institutin bujqesor ne 1997,pra eshte agronom,berisha eshte shok i ngushte me ahmet ulajn qe e ka pasur student,,liri berisha ka lidhje familjare me ulajt..ulajt jane me origjine nga vuthaj mali i zi.ne vitet 60 per vrasje me motive te dobeta largohen ne shqiperi,ku gezojne privilegjet e ppshse,,babai i ulajt mbante revole te sigurimit..ne 1997 dy djemt e xhaxhait dhe gruaja e tij ekzekutohen ne fier nga camet mbasi ishin perzier ne afera tregeti femrash droge,,bashkim ulaj me vellezerit largohet brenda nates nga shqiperia..paguajne mijra dollare dhe hyjne ilegalisht ne usa,,ne amerike nuk kan punuar asnje dite,,me ardhjen e berishes ne pushtet kthehen ne shqiperi ku perdorin parate e berishes…paraqesin firma falso ne amerike.sikur,aba construction ne brooklyn ny,,kompani qe nuk ekziston..soltera mining kompani argjentino italiane ,,,falso..pra per te vertetuar qe nje njeri ne amerike eshte bisnesmen veprohet keshtu,,,shteti amerikan e di se sa para dhe ku fitohen ato.prandaj te merr taksat..dhe ka forme taksash per cdo amerikan,,nese bashkim ulajt do ti kerkoheshin te ardhurat dhe taksat ne amerike atehere do te vertetohej qe ai nuk ka te ardhura..prandaj per shqiptaret ne amerike ,,un ndodhem ne new jersey dhe po mundohem te kontaktoj joseph dioguardin dhe te tjere qe te gjehet ky korrupsion..duhet lajmeruar dhe fbi..kur te del ky skandal do te cuditen edhe berishianet dhe e verteta do te dal,
Shqiperia vend i shoqerive ”Ekran”
Cfare eshte nje shoqeri ”Ekran” dhe si funksionon ?
Nje shoqeri (biznez) kudo qofte ne BE ose USA prodhon, psh tuba plastike me kosto 2E50 metri, per te mos paguar taksa ne vendin ku ndodhet krijon nje shoqeri ekran ne shqiperi, duke shitur 3E m shoqerise ”ekran” ne shqiperi. Keshtu jo vetem nuk paguan taksa ne vendodhjen gjeografike po perfiton dhe ndihma nga shteti per mbajtjen e vendeve te punes gjithashtu per modernizimin e kushteve te prodhimit per ti bere balle konkurences. Po ku i fiton ne te vertete leket ky biznes ? Shoqeria ekran shet te njejtin tub 9 E m, duke fituar dhe benificin dhe ndihmat nga shteti ku zhvillohet prodhimi. Kjo praktike eshte e denueshme por nuk mund te provohet me prova per arsye te vete quajtjes ”Ekran” nuk ka lidhje biznesi ndermjet prodhuesit dhe shitesit. Ulja e taksave per ta bere shqiperine ”atraktive” per biznesin eshte thirja qe ben berisha per kete tip shoqerish.
ZOTI IMADH EI VERTET ME SHQIPERIN KA BERE CFARE KA DASHUR VET, FUSHA, MALE, DTE, LUMENJ, E LIQENE, NJE TOKE E NEN TOKE TE PASUR,PORE KA BERE NJE GABIM KUR BERI ENVER E SALINE. NUKE KA FUSHE KU MOSE DEGJOHET EMRI I NDERHYRJES TE SALI TALEBANIT PER TI FAVORIZUAR FAMILJEN DHE TE AFERMIT E TIJ QE TE MARIN PER VEHTE E PER BIZNES PRONA E PASURI KOMBETARE SIKUR TE MOS MJAFTONIN KETA, NE KUNDERSHTIM ME REGULLAT DHE LIGJET PER PROKURIMET PUBLIKE NDERHYN QE TI JEPET NJE TENDER SHUM MILION EROSH NJE MIKUT TE TIJ, PAMVARESISHT SE TENDERIN SIMBAS TE GJITHA AKTEVE LIGJORE E MERTE DIKUSH TJETER, SALIU URDHEROI TA MERTE MIKU DHE KOMSHIA I TIJ DHE ASKUSH TJETER. PRANDAJ MINISTRAT POLLO DHE OLLDASHI KUR E MESUAN TE VERTETEN HESHTEN DHE SU NDJEN ME. SALIU NUK NJEH AS LIGJE, AS NORMA E REGULLA, AI NJEH VETEM DIKTAT DHE DIKTATURE. SI PER GJITH DIKTATORET EDHE PER SALI SATANANE DO VI NJE DITE QE AI DHE FEMIJET E TIJ DO TE JAPIN LLOGARI PER PASURINE DHE CDO GJE QE KANE VENE PADREJTESISHT NGA PASURIA E POPULLIT. E DREJTA ZHYTET POR NUK MBYTET. KOHA E DIKTATOREVE PO PERENDON.
Keni shume te drejte zoti Mero. Ne Feudalizem asgje nuk behet pa aprovimin e Monarkut Berisha, ndryshe do te ishim ne Republike.
Por kur ish opozitaret si Imami, Ceka, Ruli, Meta, Zheji, Manjani perulen para Monarkut a nuk po kerkojme shume prej Pollos apo Olldashit?
Kisha edhe nje pyetje per ju personalisht zoti Mero, ne shkrimin tuaj keni nje perceptim se Shqiperia qendron para Bjellorusise e republikave ish Sovjetike. Ku e bazoni perceptimin se Shqiperia eshte para ish republikave Sovjetike ne poziten gjeografike, ne standartin e jeteses se ketyre vendeve apo ne arritjet ne nivelin shkencor ne Shqiperi?
si eshte mpleksur si eshte bere duhen 40 pal gershere,,kjo qe po ben vaki ne shqiperi ketu e 21 vjet nuk ka bere vaki jo me ndonje vend te globit por as me ndonje fis ne ato xhunglat e afrikes,,ashtu si kaluam 45 vite duke menduar se po ndertonim parajsen komuniste,qe ne fund asnjeri nuke mori vesh ce cfare ishte,pervec faktit qe edhe gjerat me qesharake beheshin seriozisht,dhe shteti ekzistonte ne cdo qelize., keshtu! kemi 21 vjet duke bere cdo gje qesharake duke filluar nga gjerat me serioze,duke u mburrur me te gjitha ato qe urrenim deri dje,e duke ndertuar nje shtet qe ngjan si estrad e Ballshit,kemi 21 vjet qe po e qujme tranzicion,por eshte shkerdhatacion kembe e koke,pretendojme se ndertojme demokracine,por eshte Salikraci nga fillimi deri ne fund,pretendojme se jemi ne pluralizem por eshte llapaqenizem dite e nate.pretendojme se ndertojme kapitalizmin,por eshte servilizem e barabarizem deri ne palce,,pretendojme se kemi shtet,por eshte organi me qesharak qe nga koha e Skenderbeut,pretendojme se po punojme dite e nate per tu bere europiane,por vetem duke bredhur drejt Anadollit,,edhe ate pak kulture e seriozitet qeverrisje qe krijoi Enver hoxha,u tret si kripa ne uje,dke na kthyer ne Talebanet shembullor te ballkanit,,edhe ato qe na mohoi me pa te drejte Enver Hoxha i fituam me bythen perpiet para monumentit te skenderbeut,i fituam me kete klas politke qe per 5 vota te pjerdhura me keq nga ata zoraxhinjte qe merren me fene,bredhin si lypsare sa nga dere e xhamise dek dere e kishes,sa nga teqeja tek katedralja,ne cdo fest e sebep fetar sa here qe ndihet ere mishi e zorre kukurreci,nje lloje si ata dasmoret e rendomte qe marrin me qeske mishin kur mbaron dasma,duke bere lesh e li nje popull te tere qe nuk di nga te mbaje e me ke te regjistrohetmduke e ven nen shenjestren se sipas emrave cdo debil i llogarit ne listen e tij te besimit,per te treguar se sa ushtar ka nga pas, e mes kesaj fush beteje e kesaj tymnaje,keto qe ben Olldashi leshit me Palloshin e Pollos as bejne vend fare,ne ate kazanin e madh shqiperi qe valon vetem me llum e kellire,,nje popull i mbetur jetim pa intelktual,pa njerez qe ti kthejne shpresen,e ti japin kurajo,nje popull ne dite te pikes,me figura qe u ka rene pika ne koke,
O Mero Baze, po na nxjerr te gjitheve trush me keto editoriale qe boton. Jane te verteta aq te frikshme sa edhe sic shprehesh, shikohet edhe pertej varrit me keto monstra. Pse ikim trush?!Sepse i shikojme keto monstra te na perdhunojne jeten ne kete bote e ne ate bote, dhe jemi kaq te pafuqishem per te levizur sikur tju prekim qofte edhe nje fije floku. Tmerresisht po bindemi qe qeverite ne Shqiperi jo rastesisht jane te mbushura me monstra ne keto 100 vjet pavaresi…Te gjithe fqinjet qe enderrojne dite edhe nate te na shkaterrojne e asimilojne si Komb, paguajne ne menyre te pabesushme ata qe i quajne armiqte e tyre e miqte e Shiptareve. Kaq fuqi paska kjo dreq paraje edhe tek ata qe e kane me magazina????!!!!!Vetem Zoti ka Ngelur te na meshiroje, po duket dhe AI ka hequr dore per kete KOMB ketu e 600 vjet te shkuara…
Kjo eshte demokraci e vertet zoterinj,ku ka me bukur te lene te lire te shashe por ama paret i duan ata se mjefton qe ky popull te kafshoje gjize dhe ndjehet i lumtur.Kush flet te kunderten eshte komunist kerkon te na kthejne ne koperative.
O pika qe nuk iu bie more popull matuf.
Edhe une nuk di pse flas kot more aman se mos i ben kujt pershtypje ce cpo ndodh.
Ku jane ajka gjoja e ketij vendi qe lene te tallin bythen injorantat.
O Mero e di qe sdo jete e larget dita kur fjalet e tua kane per te dale,por habitem me kete popull matuf qe rri e ben sehire.
Berisha ka per te marre denim vetem nga Zoti se per kete popull matuf jo vetem ai qe do rrije perjetesisht ne pushtet por dhe femijet e tij do e pasojne.
Eh,mor Mero Baze,vec ti ua ben mire
Po ata s`kane gajle,se s`kane fytyre,
Me gjakun tone si kepushat jane fryre…
Si i mbajme ne krye keta te peshtyre????
S`e shikon o popull qe te pijne gjakun???!!!
Ngrehu,pra,ne kembe,MERRE VETE HAKUN!!!!!!!!!!
Ky tregon si do vej problemi në shqipëri dhe kur do e lëri pushtetin Zoti Berisha e shumë të tjera të panjohura.
http://bit.ly/jAL5ep.
Mero,ke vene topin tek pika e penalltise perballe portes pa portjer,dhe asnje nuk ka kellqet ta gjuaj e mos ta nxjere anesore.Cduam me nga ty.Nuk u lodhe me ne .Gjumi na ben mire.ROFSH MERO O PATRIOT I MADH.Dergoi nje zile EDIT per here te fundit se ai po fle si ne ose i preken trimerine tek e cila ne besonim.
Mero si gjithnjë edhe kësaj here
Po ia plas në sy atij plakut Mere
E dinë kalamajtë,plakat e mëhallës
Vjedhjet kanë një firmë, atë të gërdallës.
Jemi racë e bindur si viçi pranë lopës
Na duken bombone pordhët e Evropës
Ata na tërheqin me frerin në hundë
Ndaj Sali gërdalla na ka vënë përfund.
Jemi vend i pasur, pashë Perendinë
Vetëm një hap para kemi Gjermaninë
E kur gjithë Globi është zhytur në krizë
Ne festojmë pareshtur me bukë e pak gjizë
“Etërit e kombit” fryjnë e fryjnë xhepin
Me lëkurën tonë që çdo ditë e rrjepin.
Data: E Enjte, 21 Prill 2011 Shteti: Shqiperia Subjekti: Letër e Hapur Letër e Hapur drejtuar: – Klasës politike të Tiranës e të Prishtinës. – Ambasadorit amerikan në Tiranë. – Gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen. Jam azilant politik në Bruksel, për shkak të një libri me personazhe realë e ngjarje të jetuara: Odiseja e një Detektivi (dy vëllime). Krerët e dy klaneve politike, blu e rozë, e njohin mirë këtë libër, mbasi policia civile e Tiranës ka paguar 100 $ për çdo kopje që u dorëzohej, kur ai u shpërnda në disa fakultete të UT. Nga ana tjetër, eksperti belg, që shqyrtoi imtësisht dosjen time për një kohë të gjatë, ka shkuar dy herë në Tiranë për të verifikuar identitetet e personazheve realë të librit dhe saktësinë e disa ngjarjeve të veçanta, të jetuara. Meqenëse unë këmbëngulja gjatë seancave të intervistës, që të egzaminoheshin patjetër skeletet e dy heronjve që prehen në varrezat e Tiranës – Fatmir Merdari e Afrim Pahia (personazhe të librit) –, eksperti belg u detyrua të pohonte: «Nuk është nevoja për asnjë lloj ekspertize. Për vdekjen e atyre të dyve ekzistojnë dosjet përkatëse në Tiranë, ku unë kam parë edhe fotografitë e tyre kur ishin të plagosur rëndë dhe në çastin e vdekjes. Gjithashtu kam verifikuar edhe identitetet e protagonistëve të tjerë të ngjarjeve që trajton libri juaj.» Natyrisht, pa autorizimin e qeverisë shqiptare nuk kryhen dot veprime të tilla. Ndërsa në mars të vitit 2009 gazeta SOT botoi në tre pjesë artikullin tim të gjatë me titull: Një zë nga shkretëtira shqiptare, ku trajtohen peripecitë e mia të azilit, të cilat përbëjnë një odisé më vete. Artikulli në fjalë gjendet endé në sajtin e gazetës SOT ; kushdo mund ta lexojë në internet. Me kërkesën e shumë bashkatdhetarëve, të cilët me kohë kishin rënë në gjurmët e vëllimit të parë të librit dhe të artikullit në fjalë, prej një muaji kam publikuar nëpërmjet internetit të dy vëllimet e librit Odiseja e një Detektivi. Vëllimi i dytë i ka bërë edhe më tepër përshtypje opinionit publik me ngjarjet dhe provat që sjell. Në mesazhet elektronike që po marr, shumë bashkatdhetarë më bëjnë një vërejtje që më ka preokupuar: «Një sekret i rëndësishëm, që lidhet me fatet e kombit e të popullit shqiptar, nuk duhet lënë që ta mbulojë pluhuri i kohës në asnjë rrethanë e për asnjë arsye. Përndryshe edhe ju, si autor i librit, bëheni bashkëfajtor me keqbërësit, në një kohë që edhe Afrika po rilind, ndërsa ne po rrëzohemi gjithmonë e më poshtë.» Në fakt të gjithë jemi dëshmitarë se Hosni Mubarak, lideri i një populli 80 milionësh në Afrikë, u detyrua të braktiste postin prej qëndrimit unanim kundër tij të diplomacisë amerikano-evropiane, për shkak të vrasjes së 300 demonstruesve. Gjithashtu të gjithë e dimë se në një vend të injoruar evropian me emrin Shqipëri, në vitet 1997-1998 politika vrau mbi 3500 shqiptarë (12-fishin e vrasjeve që kreu regjimi i Mubarakut në një popullsi njëzet herë më të madhe!), plagosi mbi 11 mijë të tjerë, shkatërroi institucionet e brishta shtetërore, hapi depot e municionit për të nxitur tërthorazi një luftë të verbër civile, dogji vendin, dhe po e njëjta diplomaci amerikano-evropiane i la të njëjtët politikanë ish-komunistë në pushtet. Rastësi? Politika e të mëdhenjve e përjashton kryekëput rastësinë; madjé, ajo vepron me plane afatgjata e të kalkuluara mirë. Politikanët mëkatarë të Tiranës u lanë qëllimisht në pushtet, për tu përdorur prej diplomacisë amerikano-evropiane për punë të mbrapshta antikombëtare, të cilat po i jetojmë përditë. Është utopi e naivitet i skajshëm politik t’iu kërkosh autorëve të tragjedisë së vitit 1997-1998 të gjykojnë me drejtësi dramën e Gërdecit, apo vrasjet e 21 janarit 2011. Edhe sikur krerët e politikës së sotme shqiptare (pozitë-opozitë) të tentonin të gjykonin me drejtësi tragjedinë e Gërdecit, ustallarët e prapaskenave të politikës – ambasadori amerikan në Tiranë dhe të dërguarit e Brukselit atje – do t’iu thoshnin me buzëqeshje diplomatike: «Dakord, por më parë duhen gjykuar vrasjet e vitit ’97-’98, mbasi krimet nuk parashkruhen. Pastaj u vjen radha tragjedisë së Gërdecit dhe vrasjeve të 21 janarit 2011.» E ç’mund të bëjnë ata atëherë, ndërkohë që dihet mirë se për megakrimin ‘97– ‘98 përgjigjen njësoj të dy klanet blu e rozë? Mëkati i vërtetë i politikanëve të Tiranës (pozitë-opozitë) është pranimi i misionit antikombëtar për hir të karrierës së pameritur; më tej krimi automatizohet. Pasojat merren lehtë me mend dhe janë prezente çdo ditë në faqet e shtypit, i cili gjithashtu është dyngjyrësh në shërbim të dy klaneve politike. Në këto kushte unë i bëj thirrje kryeministrit shqiptar, i cili aktualisht nuk është veçse një skllav rrethanash, të kontribuojë për denoncimin mbi baza dokumentare të aktit antishqiptar e prodiktatorial të CIAs që sabotoi në maj të vitit 1984 komplotin kundër diktaturës, të organizuar prej 22 trimave shqiptarë të Sigurimit të Jashtëm të asaj kohe. Nëpërmjet një veprimi të tillë, kryeministri shqiptar do të shpëtonte në radhë të parë vetveten dhe bashkëfajtorët e tij prej situatës pa rrugëdalje ku gjenden, pastaj gjithë kombin e popullin shqiptar, që janë në zgrip për shkak të politikës së tij regresive. E vërteta e kësaj çështjeje është thjeshtësisht e verifikueshme, mbasi në arkivat e shërbimit sekret gjenden dosjet përkatëse të atyre 22 trimave, disa prej emrave të të cilëve i kam cituar shpesh. Ndërkohë po ju jap edhe adresën dhe numrin e telefonit të njërit prej tyre në Amerikë: DARI MELI 3609 BROADWAY, Apt. 4L, NEW YORK, N.Y. 10031 U. S. A. Tel. 00 12 12 – 491 – 12 12 Numri i cituar i përket një linje telefonike speciale, e cila i filtron telefonatat. Mënyrën sesi komunikohet nëpërmjet një linje të tillë ua shpjegon ish-Drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Jashtëm (DSJ) në atë kohë, Ilir E. Hoxha, të cilin mund ta gjeni në selinë e Partisë së Punës të Riorganizuar në adresën: Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar, Rr. «Hafiz I. Dalliu», Pallati 17/2, kati i parë, Tiranë. Mgjithëse kryeministri shqiptar për njëzet vjet me radhë ka harruar t’ia heqë titujt Hero i Popullit dhe Hero i Punës Socialiste diktatorit Hoxha, besoj se ai nuk do të ngurrojë t’i kërkojë sqarimet e duhura Ilir Hoxhës lidhur me problemin madhor në fjalë. Ato ngjarje janë një fragment lavdie i historisë së popullit shqiptar, realizuar nga 22 burra guximtarë të prejardhur prej 22 familjeve të nderuara ish-komuniste nga më të afirmuarat e kohës, siç zgjidheshin detektivët prej diktaturës. Prejardhja ime është nacionaliste e antikomuniste, por kjo nuk më pengoi të lidhja miqësi në burg me ish-detektivin më të shquar të DSJsë, Hamit Meli, idetë dhe vlera njerëzore e të cilit qëndronin ndjeshëm mbi ideologjitë. Asnjë i burgosur nuk e njihte të kaluarën e tij, mbasi ajo ishte fshehur qëllimisht prej përpiluesve të dosjes penale të ish-detektivit. Ky u hap në mirëbesim tek unë. Miqësia me Hamit Melin u bë shkak që unë të lidhesha më vonë tërthorazi me grupin komplotist të Guri Stretos. Ilir Hoxha i njeh në detaje këto të vërteta të dokumentuara. Ai duhet të tregojë sot se ku gjendet ish-zëvendësi i tij në detyrë, Guri Streto, i cili ishte përkohësisht edhe baxhanak i tij (i martuar ditën e enjte më 26 janar 1984). Ilir Hoxha duhet të tregojë gjithashtu ku gjenden aktualisht dy vëllezërit Hamit e Dari Meli, si edhe të pohojë rrethanat e vërteta të vdekjes së dy heronjve të rënë në prill-maj 1984, të cilët prehen në varrezat e Tiranës. Ata u varrosën me madhështi e të dekoruar si të rënë në krye të detyrës, por e vërteta është krejt tjetër. Përndryshe unë, i burgosur politik në vitin 1984 (qysh prej vitit 1978), nuk kisha nga ta dija se Fatmir Merdari është goditur natën me dy plumba pas shpine prej një distance të afërt, ndërsa Afrim Pahia ka kryer tentativë vetëvrasjeje, duke përplasur fort kokën pas murit në çastin e arrestimit me urdhër të Ilir Hoxhës. Ka vdekur në spital. Nëse u bëhet ekspertiza skeleteve të këtyre dy heronjve (mbasi t’iu jetë bërë më parë analiza e ADNsë), gjithçka bëhet e qartë edhe për më naivin e shqiptarëve. Por, normalisht, nuk lind nevoja të ndjekësh gjurmët, kur ujkun e ke përpara syve. Ilir E. Hoxha di gjithçka dhe e di shumë mirë ku i ka arkivuar dosjet e kësaj ngjarjeje, një substrakt i së cilës i është treguar edhe ekspertit belg që shqyrtoi dosjen time. Është në të mirën e krerëve të korruptuar të politikës shqiptare dhe të vetë Ilir Hoxhës që gjithçka t’i bëhet e ditur sot popullit shqiptar, para se ky t’i detyrojë ata të shprehen kundër dëshirës së tyre për një gjë të tillë. Tekefundit shqiptarët në këtë rast nuk do të kërkojnë asgjë më tepër se hapjen e dosjeve të një ngjarjeje të para 27 vjetësh. Të tjerat vijnë vetë pastaj… Institucionet, dokumentet, historia janë pronë e popullit shqiptar, jo e qiraxhinjve politikanë. Ashtu siç janë edhe heronjtë e atyre ngjarjeve bij të popullit e jo të politikanëve. Ndërkohë normat e demokracisë amerikane, opinioni i shëndetshëm publik amerikan, media e fuqishme amerikane si një pushtet i katërt real, ia bëjnë të pamundur diplomacisë amerikane dhe CIAs fshehjen e mëtutjeshme të një skandali që ndriçohet sadopak. Populli shqiptar është proamerikan nga natyra dhe ky është një virtyt, ndërkohë që po jetojmë epokën e qytetërimit amerikan. Por miqësitë në politikë nuk mbahen symbyllas: ky është një ves fatal, i cili jo vetëm që kushton tepër shtrenjtë, por bëhet shkak të fitosh edhe përbuzjen e mikut të pasinqertë, duke të quajtur të padenjë për miqësinë e tij. Një ndër presidentët më të respektuar amerikanë, Ronald Regan, pas pushtimit të Grenadës së vogël më 1983, deklaroi: «Nuk mund të jemi të pafajshëm në një botë që nuk është e tillë.» Ne duhet t’ua bëjmë të qartë sot me argumente miqve tanë amerikanë fajin që ka bërë CIA dhe dipolmacia e fshehtë amerikane ndaj Shqipërisë në maj 1984, ashtu si dyzetë vjet para kësaj date. Ne dëshirojmë me gjithë zemër të jemi miq të amerikanëve, por nuk mund të pranojmë në asnjë mënyrë që trojet tona në jug të Shqipërisë dhe në veri të Kosovës e ndofta më gjerë, t’iu shërbejnë atyre për ujdi politike me Rusinë në Afganistan, Iran, apo në hartën e re gjeopolitike të Afrikës. Ne nuk mund dhe nuk duhet të pranojmë që, për hir të një miqësie fiktive, kombi ynë, tejet i dobësuar e aktualisht në një proces shpërbërjeje të dukshëm, të tretet me kalimin e kohës si kripa në ujë në Unionin Ballkanik – ide kjo e hedhur rishtas prej diplomacisë amerikane në marrëveshje me BE. Të gjitha shenjat janë të qarta se kush do ta dominojë Unionin Ballkanik, ndërkohë që, siç shprehej dikur patrioti i shquar Sali Nivica, Serbia është Rusia prapa kodrës dhe Greqia, Rusia prapa malit. Ende pa u formuar ky Union, Greqia po avancon lirshëm në Shqipërinë e Jugut dhe Serbia është ulur këmbëkryq në veri të Kosovës dhe në enklavat e saj brenda territorit të Kosovës. Ndërkohë Serbia, me ndihmën e Ilir Metës e të kryeministrit, pretendon për minoritet edhe në Shqipëri. Politikanët e Tiranës, të cilët janë të gjithë me origjinë komuniste, kanë sot një shanc historik, për të shpëtuar veten e tyre dhe kombin nga baltovina e pështirë ku po fundosen çdo ditë. Njëzet ish-kudrot e rëndësishëm të DSJsë, për të cilët bëhet fjalë, rrjedhin nga familje të mirëfillta komuniste; kjo imagjinohet lehtë, gjersa dihet se biografia politike ishte busulla e diktaturës. Më të moshuarit e atyre burrave sypatrembur janë sot 62 vjeç dhe gëzojnë shëndet të shkëlqyer. Shumë prej politikanëve të sotëm të Tiranës ka të ngjarë të kenë miqësi apo njohje të afërta me ata të njëzetë ose me familjarët e tyre, mbasi të dy palët i përkisnin pjesës më të privilegjuar të shoqërisë shqiptare nën diktaturë. Në këto rrethana tejet të favorshme për ta, politikanët e sotëm shqiptarë nuk duhet të ngurrojnë për t’iu mundësuar atyre trimave rikthimin zyrtarisht në atdhe. Ata të njëzetë do të shërbenin si një kontigjent i shkëlqyer për zgjidhjen e situatës kritike shqiptare, mbasi gëzojnë mirëbesimin e plotë të autoriteteve amerikane dhe janë të mbrujtur tashmë me kulturën politike e qytetare të Amerikës demokratike. Si rrjedhojë, ata janë shumë të besueshëm prej autoriteteve të SHBA, mbasi kanë dhënë prova aftësie e guximi në kuota të tilla, ku politikanëve të rëndomtë shqiptarë nuk u shkon dot as fantazia. Ata trima atdhetarë do të mundësonin një fazë të re e të shëndetshme të miqësisë shqiptaro-amerikane dhe një klimë të favorshme mbarëshqiptare për një Lidhje të Tretë. Në kasafortat e diplomacive të mëdha ekziston gjithmonë edhe një plan B për çështjet në proces. Politikanë të Prishtinës, Gjithë duke e vlerësuar kontributin amerikan për bombardimin e Serbisë nga NATO, ne nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se politika nuk udhëhiqet kurrë prej bamirësisë, por nga kalkulimet e interesit perspektiv. Dhe kjo është e natyrshme; e kundërta do të ishte utopi. Po nuk kuptuam kaq gjë, Ndërkombëtarët kanë të drejtë të na trajtojnë si një popull naiv, i sapozbritur prej pemëve. Dymbëdhjetë vjet pas bombardimeve të NATOs, realiteti po tregon se SHBA nuk e çliruan Kosovën me qëllim që ta bënin një shtet të fortë e të qëndrueshëm (kur u intereson, ata dinë më mirë se kushdo tjetër në botë ta realizojnë diçka), por për ta pasur si resto hesapesh politike në sirtarët e diplomacisë së tyre të fshehtë. Ndonëse Millosheviçi vdiq në burg, Serbia sot jo vetëm nuk trajtohet si shtet agresor, por dalëngadalë asaj po i krijohen koniuktura të tilla politike që e bëjnë optimiste për rifitimin gradual të Kosovës. Ndërkohë që Veriu i Kosovës është realisht nën zotërimin serb dhe enklavat e manastireve shënojnë plasdarmet e ardhshme të Serbisë ndaj Kosovës së rraskapitur, Greqia po anekson në mes të ditës Jugun e Shqipërisë. 354,3 km² të detit Jon iu falën Athinës nga kryeministri shqiptar. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e pezulloi atë, por kryeministri filogrek, i cili është shqiptar vetëm nga pasaporta, ka autorizuar sërish bisedime të kundërligjshme në heshtje, për ta rivlerësuar paktin antikombëtar të detit. Nuk duhet harruar për asnjë çast se ai det nuk u përket vetëm shqiptarëve të Shqipërisë, por edhe atyre të Kosovës e më gjerë. Mirëpo sipas të gjitha gjasave, kryeministri shqiptar ka ndërmend t’ia bëjë këtë dhuratë Athinës në vjeshtë, me rastin e festës së tyre. Së bashku me regjistrimin e popullsisë sipas besimit fetar. Natyrisht, gjersa grekët po u ndërrojnë kombësinë eshtrave të të vdekurve shqiptarë, për t’i përdorur pastaj si sinorë të Vorioepirit në Korçë e gjetkë, pse të mos bëjnë të njëjtën gjë edhe me të gjallët e një populli të braktisur prej kreut të tij? Ndërsa para autoriteteve të Athinës kryeministri ynë qëndron kokulur si ndonjë vajzë e ndrojtur, qytetarët paqësorë shqiptarë ai i vret pa gjë të keq në mes të bulevardit, pastaj hedh valle me eunukët e partisë së tij, disa metra matanë pllakave të përgjakura. Dhe për të gjitha këto akte antishqiptare e antinjerëzore, pa llogaritur korrupsionin më të madh në Evropë dhe ngujimet e gjakmarrjes mesjetare të mijëra familjeve, ambasadori amerikan në Tiranë i akordoi titullin burrë shteti. Dihet se për të kryer punë të pisëta në vendet pa zot, nevojiten instrumente të pisët, me etiketë të ndryshuar. Ky është një mësim i lashtë i historisë. Natyrshëm lind pyetja: Nëse SHBA do të ishin miq të sinqertë të shqiptarëve (në Kosovë e Shqipëri), a do t’i stimulonin vallë këto veprime kaq të dëmshme në vendet tona respektive? A do të akuzohej aq rëndë kryeministri i Kosovës në prag të dialogut me Serbinë dhe mandej gojët akuzuese të heshtnin si me magji, mbasi të merrte rrugë ky dialog me leverdi të njëanshme? Nuk është e nevojshme të jesh politikan, për të kuptuar se gjashtë milionë izraelitë bëjnë ligjin në mes të qindra milionë arabëve, duke mos zbatuar as rezolutat e OKBsë, vetëm pse janë aleatë strategjikë, pra, miq të amerikanëve. Atëherë, si mund të mendojmë ne se amerikanët na vlerësojnë vërtet si miq, ndërkohë që kombi ynë po shkon qartazi në shpërbërje graduale, populli shqiptar në Kosovë e Shqipëri po vuan të zitë e ullirit i nëpërkëmbur prej serbëve e grekëve, dhe amerikanët u thonë kryeministrave tanë “kështu vazhdoni, se e keni mirë” ? «Miqësi» të tilla kanë kosto më të lartë se armiqësitë e shpallura. Jo, angloamerikanët kanë qenë miq të Enver Hoxhës dhe të bëmave të tij antishqiptare qysh prej Luftës së Dytë Botërore, për hir të objektivave të politikës së tyre në rajonin e Ballkanit. Këtë mbështetje të hapur ndaj diktaturës së Enver Hoxhës ata e përsëritën edhe në maj të vitit 1984. CIA vazhdon t’i mbajë edhe sot në Amerikë njëzet komplotistët që rrezikuan jetën në luftë kundër diktaturës (dy prej atyre ranë në atë luftë), ndërsa i biri i diktatorit, Ilir Hoxha, është beniamin i tyre edhe sot. Populli shqiptar duhet ta bëjë të flasë ish-Drejtorin e DSJsë, i cili di shumë për veprimtarinë agjenturore të babait dhe të tijën. Dalja në dritë e të vërtetës së ngjarjeve të majit 1984 është domosdoshmëri jetike për popullin e për kombin shqiptar, nëse duam të kemi vërtet të ardhme të denjë. Ne duhet të bëjmë çmos që autoritetet amerikane ta njohin zyrtarisht padrejtësinë që i kanë bërë popullit e kombit tonë, t’i kompensojnë dëmet e shkaktuara konform ligjeve përkatëse dhe ta korrigjojnë në të ardhmen shënjestrën e diplomacisë së tyre ndaj kombit shqiptar. Në arkivin e shërbimit sekret shqiptar ekzistojnë të gjitha dosjet përkatëse, që mundësojnë zbardhjen e kësaj çështjeje jetike brenda një gjysmë ore. Nuk ka forcë që ta mposhtë të vërtetën. Politikanët e opozitës kosovare janë në pozicion të përshtatshëm për të dhënë një kontribut të çmuar në këtë drejtim, pa u ndikuar as prej pushtetit të Tiranës e as prej atij të Prishtinës. Popullarizimi i këtij problemi madhor do të vinte në lëvizje median e fuqishme amerikane, zëri i së cilës dëgjohet me vëmendje prej institucioneve autoritare të Washingtonit, si Kongresi apo qeveria federale. Është e sigurtë se zbardhja e kësaj çështjeje jetike do të shënonte një erë të re si në marrëdhëniet amerikano-shqiptare edhe për të ardhmen e popullit dhe të kombit shqiptar. Zoti Ambasador Arvizu, Dosja ime si azilant politik në Bruksel ka trajtën e një aktakuze ndaj CIAs. Vetëkuptohet që bëhet fjalë për një aktakuzë të mbështetur në prova të pakundërshtueshme, përndryshe ajo nuk do të pranohej kurrë prej aleatëve tuaj të Brukselit. Depozitimi, pas shumë përpjekjesh, i asaj aktakuze më ka kushtuar shtrenjtë. Jo vetëm që autoritetet belge më lanë shtatë vjet e gjysmë pa dokumentet përkatëse, por gjatë gjithë kohës, edhe tani, jam i privuar nga e drejta e komunikimit me median belge, si edhe nga e drejta për të pasur një avokat. Kam shkuar edhe në Luksemburg, Francë e gjetkë, për të siguruar një avokat. Nuk ka vonuar shumë dhe ata janë tërhequr, të sinjalizuar prej dikujt. Kjo këmbëngulje për të fshehur një të vërtetë dramatike, që po çon drejt një perspektive të zymtë kombin dhe popullin shqiptar, më bënte më të vendosur për të hedhur me çdo kusht dritë mbi të, megjithëse kisha dy fëmijë të vegjël dhe po ballafaqohesha me disa vështirësi të paparashikuara, të organizuara prej atyre që teorikisht i ngrejnë në qiell të drejtat e njeriut. Ju jeni diplomat karriere i një superfuqie dhe i kuptoni më lehtë se kushdo tjetër edhe ato që unë nuk i them dot në këtë shkrim. «Diplomacia është një polici me kostum madhështor», ka thënë Napoleoni. Këto fjalë të gjeniut korsikan m’u kujtuan atë ditë kur ju i akorduat titullin burrë shteti vrasësit gjakftohtë të katër bashkatdhetarëve të mi paqësorë. Ju mund të thoni me të drejtë: «Para se të vriste ata të katër, ai dhe bashkëfajtorët e tij kanë vrarë disa mijëra shqiptarë më 1997–’98, vranë fukarenjtë e Gërdecit e po tallen prej vitesh me dosjen e tyre gjyqësore, po lënë të vriten përditë familjet e ngujuara nga gjakmarrja, pastaj vranë ata të katër më 21 janar 2011. Natyrisht, ekspertët amerikanë, pas një sorollatjeje të gjatë, do të shpallin fajtorë dy-tri koka turku. Ra shi, e piu dheu. Tekefundit gjaku shqiptar dëm ka shkuar përherë.» Po, kjo nuk do të jetë një risi, z. Ambasador. Kështu veprohet në kolonitë e pashpallura, ku ambasadorët amerikanë luajnë rolin e diplomatëve–guvernatorë. Shpresoj se kjo gjendje nuk do të vazhdojë më në trojet shqiptare, mbasi të ndriçohet e vërteta që po mbahet e kyçur në arkivat e shërbimit sekret shqiptar, si edhe në Langley. Do të ishte në të mirë të prestigjit të superfuqisë që përfaqësoni ndërhyrja juaj për ta bindur burrin e shtetit, që të urdhërojë zbardhjen e asaj të vërtete të madhe me hapjen e dosjeve përkatëse. Gjithashtu ju mund t’i sugjeroni edhe mikut të preferuar të CIAs, Ilir Hoxhës, të japë kontributin e tij për zgjidhjen e shpejtë të një çështjeje të qartë si drita e diellit. Ndihmesë mund të japin edhe katër kriminelët e afirmuar të Sigurimit të Shtetit të diktaturës komuniste, të cilët punojnë në ambasadën tuaj prej dy dekadash, së bashku me shumë kolegë të tjerë të sojit të tyre. Në një libër të botuar para një viti në Tiranë me titull Heronjtë e Kotësisë, unë kam publikuar një listë me emrat e 26 Sigurimsave shqiptarë të inkriminuar, të cilët punojnë në ambasadën tuaj kundër rregullave të parashikuara në pikën 35 të formularit të aplikimit për punësim të miratuar nga DASH, i cili ndalon punësimin në atë ambasadë të ish-komunistëve, ish-fashistëve dhe ish-dëshmitarëve në hetuesi ose gjyq të të burgosurve politikë në kohën e diktaturës. Shumica dërrmuese e të punësuarve shqiptarë në ambasadën tuaj i përkasin pikërisht kategorisë të tre «ishave » të lartpërmendur, ndërsa ata të 26 kanë të kaluar kriminale. Për ilustrim po ju citoj vetëm emrin e njërit prej atyre 26 keqbërësve të popullit shqiptar, që ju vazhdoni t’i strehoni e t’i ushqeni në ambasadë. E quajnë Rrapo Hazizi, nga Skrapari. Ka qenë shef i kufirit të Jugut në Shqipëri deri më 1991. Prej datës 3 shkurt 1990 deri në 23 gusht 1990 (pak më shumë se 6 muaj) me urdhër të mysafirit tuaj të nderuar, Rrapo Hazizi, janë vrarë në pika të ndryshme të kufirit të Jugut 23 djem shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç, në një kohë që me ligj arratisja në këtë periudhë nuk cilësohej më “tradhti ndaj atdheut” dhe neni përkatës i Kodit Penal parashikonte si dënim maksimal pesë vjet burg. Në faqen 269 të librit “Heronjtë e Kotësisë” është botuar lista e plotë e 23 viktimave të pafajshme të kryemikut tuaj, Rrapo Hazizi, me emër, mbiemër, rrethi ku ka lindur secili prej tyre, mosha, posta kufitare ku është vrarë dhe data e saktë e vrasjes. Biznesmeni i sukseshëm amerikano-shqiptar, Geri Kokalari, i ka shkruar dy herë DASH-it për 26 kriminelët e Sigurimit të Shtetit diktatorial, që ambasada amerikane në Tiranë po strehon prej dy dekadash, duke abuzuar me nenin 35 të formularit të aplikimit për tu punësuar atje. Mirëpo gjithçka bie në vesh të shurdhër… I citova këto detaje për të treguar se, kur ua kërkojnë interesat e kamufluara, amerikanët i shkelin pa teklif rregullat dhe ligjet e tyre. Ashtu siç kanë shkelur edhe parimet bazë të demokracisë, duke mbështur për gjysmë shekulli një diktator mizor si Enver Hoxha, për hir të synimeve të fshehta në rajonin problematik të Ballkanit. Natyrisht, ju zbatoni udhëzimet që ju jepen dhe kjo është normale. Mirëpo do të jetë diçka krejt anormale, sikur ju të porositni nën zë burrin e shtetit, që të mos lejojë zbardhjen e çështjes për të cilën po ju shqetësoj, ndërkohë që ajo është e vetëzbardhur, veçse duhet pranuar zyrtarisht nga Tirana dhe nga Washingtoni. Motra e Vëllezër shqiptarë, kudo që gjendeni, Në historinë e dhimbshme të popujve të nëpërkëmbur, por mjaft rezistentë ndaj së keqes, ka një çast të papërsëritshëm kur Zoti i shpërblen ata, duke u ofruar mundësinë e shpëtimit të përhershëm me një çmim modest. Ky është sahati i bekuar i historisë së tyre, që vjen si kompensim i gjakut të derdhur pa hesap, i djersës së shkuar lumë në dobi të keqbërësve, i vuajtjeve shekullore të një populli që ka mbijetuar gjithmonë me shpirt ndër dhëmbë, por që nuk ka mundur kurrë të jetojë në mënyrë të denjë. Ky shanc historik nuk u paraqitet të gjithë popujve të vuajtur, por vetëm atyre që kanë vuajtur më shumë se të tjerët dhe kanë rezistuar më shumë se të tjerët. Cili popull i Evropës ka vuajtur më shumë se shqiptarët dhe cili komb evropian është masakruar sa kombi ynë? Sot shqiptarët kanë në duart e tyre mundësinë e zgjidhjes rrënjësore të problemit shoqëror e kombëtar në mënyrë të qytetëruar. Ne jemi në gjendje t’i argumentojmë në mënyrë bindëse shtetit më të fuqishëm të botës – superfuqisë amerikane – se na ka borxh lirinë e sabotuar në favor të diktatorit Hoxha dhe, si rrjedhojë e paevitueshme e këtij veprimi, shkrehjen e kombit, që po shkon gradualisht drejt shpërbërjes përfundimtare. Provat për këtë janë të shumta e të shumëllojshme. Të njëzet e dy komplotistët kanë dosjet e tyre në arkivin e shërbimit sekret shqiptar, si edhe nga një album fotografish, që ilustron misionet e tyre më të rëndësishme të kryera jashtë atdheut. Dosja ime në Bruksel është një akuzë e mirëfilltë ndaj CIAs për ngjarjet e atij komploti të sabotuar. Gjithë përmbajtja e dosjes është verifikuar një për një prej ekspertit belg, që ka shkuar posaçërisht në Tiranë. Si përfundim, asnjë detaj i saj nuk është hedhur dot poshtë. Ajo është vulosur e kyçosur në kasafortë. Përballë provave dokumentare, me protagonistë ngjarjesh të gjallë e të vdekur, me dosje e me albume në arkivat sekrete të Tiranës e në Langley, ato ngjarje nuk mund të mohohen dot më prej kurrkujt. Veçse duhen hedhur hapat e nevojshëm që Tirana vasale dhe Washingtoni padron t’i pranojnë ato zyrtarisht. Nuk është në stilin qeverisës dhe në natyrën e shtetarëve amerikanë që të heshtin e të fshihen si struci, kur një popull u kërkon me zë të lartë që të prononcohen rreth një akuze që bie mbi ta. Veçse vendosmëria në veprim është gjithmonë e domosdoshme për zgjidhjen e problemeve madhore. Ne jemi dëshmitarë të luftës heroike që po bëjnë popujt e Afrikës për lirinë e tyre. Ndërsa shqiptarëve nuk u kërkohet sot një sakrificë e tillë për të fituar lirine dhe dinjitetin kombëtar të nëpërkëmbur. Në këto kushte, le të tregohemi të paktën një herë popull i ndërgjegjësuar e jo turma të çoroditura, të cilave nuk iu bën më përshtypje përçarja e sundimi. Ata të njëzetë duhet t’i çlirojmë ne prej CIAs, mandej është radha e atyre të na çlirojnë prej skllavërisë së dyfishtë. Për të arritur këtë objektiv madhor, duhet të luftojmë të gjithë së bashku, shqiptarë të Kosovës e të Shqipërisë, pa dallim bindjeje politike e ngjyrash partiake – thjesht si SHQIPTARË. Ne duhet t’i detyrojmë patjetër politikanët tanë t’i japin rrugë pa vonesë zgjidhjes së kësaj çështjeje vendimtare, për të cilën disponohet një dokumentacion i pasur, që hedh dritë të plotë mbi të gjitha detajet. Po hoqëm dorë nga zgjidhja e këtij problemi lehtësisht të zgjidhshëm, ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm se kemi hequr dorë përfundimisht nga liria dhe dinjiteti ynë si popull e si komb. Në këtë mënyrë ne do t’i nënshtrohemi vullnetarisht një skllavërie pa fund në shekullin XXI, duke mbajtur përgjegjësi për të ardhmen e zymtë të fëmijve tanë, të brezave që vijnë, si edhe për kombin e kërcënuar nga shpërbërja graduale. AGIM HAMITI P.-S. Kush është i interesuar për të lexuar dy vëllimet e librit “Odiseja e një Detektivi”, për të cilin bëhet fjalë në artikullin e mësipërm, mjafton të dërgojë një kërkesë të thjeshtë në e-mailin tim: [email protected] dhe unë do t’i a nis atë falas në pdf. Hyni për t’u përgjigjur
I NDERUAR AGIM HAMITI, une jame i intersuar te lexoj Romanin tuaj”Odiseja e nje Detektivi”..dhe kerkova te merrja kontakt me ju ne Mail.Adress qe ju Shkruani..por Rezultati:PA SUKSES.. klm