Nga Edi Rama, www.edirama.al
Kemi hapur një proces të pandodhur më parë për përzgjedhjen e kandidaturës së Avokatit të Popullit. Tre deputetë, Eglantina Gjermeni, Besnik Bare, Astrit Beci, dy anëtarë të Asamblesë sonë të re Kombëtare, Mimoza Hafizi e Gëzim Tushi, të pestë intelektualisht të spikatur e qytetarisht të lëvdueshëm, si edhe dy personalitete të larta në fushën e të drejtës Luan Omari dhe Vangjel Kosta, të cilët u ftuan të përfaqësojnë Shoqërinë Civile, përbëjnë Komisionin Përzgjedhës ad hoc për kandidaturën që Partia Socialiste do të mbështesë si Avokat të ri të Popullit. Çdo shqiptar a shqiptare që përmbush kriteret kushtetuese e ligjore dhe ka ambicien të kryejë këtë mision është i ftuar të hyjë në procesin e organizuar prej nesh. Shtatë anëtarët e komisionit, me formimin intelektual dhe integritetin e tyre moral, janë garanci për një proces të bazuar mbi cilësitë e meritat e çdo kandidati apo kandidateje. Pavarësisht moshës, gjinisë, fesë, krahinës apo bindjeve politike. Ne duam një Avokat të Popullit jo një avokat të Partisë Socialiste. Dhe do të bëjmë më të mirën për ta bërë këtë proces me të gjithë seriozitetin, dinjitetin e integritetin që duam t’i japim jo thjesht institucionit të Avokatit të Popullit sot, po vetë shtetit nesër.
Ky proces është një moment tejet i rëndësishëm sepse shënon pikën e kthesës së nënvizuar në programin tonë për një rilindje shqiptare, përkatësisht në kapitullin “Rivendosje e Demokracisë”, ku flitet qartë për një administrim publik europian të shtetit e të punëve të shtetit tonë. Ne besojmë se pa një administratë normale Shqipëria s’mund të bëhet kurrë një vend normal dhe shteti s’mund të sillet kurrë normalisht me qytetarin e me vendin si pasuri e përbashkët. Ne jemi të bindur se ndryshimi radikal që duam të sjellim për një Shqipëri normale, kalon përmes vendosjes së një kufiri të qartë mes shtetit e partisë në pushtet. Ne jemi të gatshëm ta marrim përsipër këtë detyrë tejet të vështirë për realitetin shqiptar, duke u bërë sot zëdhënësit e nesër jetësuesit e këtij ndryshimi themelor si edhe garantët e integritetit kushtetues e profesional të institucioneve shqiptare dhe të administratës publike.
Arrestimi i një bande mirëfilli partiake në Ministrinë e Ekonomisë, e cila është kthyer ashtu si të gjitha ministritë e vendit tonë sot në një degë partie për qëllime fitimi, s’është veçse një shfaqje banale e asaj që ndodh përditë e përditë në dëm të këtij vendi e të çdo qytetari. Qeveria e kthyer në një ndërmarrje aksionarësh politikë për qëllime fitimi, në tryezën e së cilës shqyhen çdo javë copa Shqipërie, është shëmbëlltyra televizive e mijëra “qeverive” hije, banda partiake të krijuara në çdo ministri, agjenci, drejtori, inspektoriat, strukturë shtetërore të madhe a të vogël, në Tiranë a në qarqe, të cilat përlajnë çdo javë “çikat e thërrimet” e tyre. Vjedhja është bërë normë pune në shtetin e marrë peng brenda këtij sistemi të banditizuar nga maja në bazën e piramidës shtetërore. Procesi qeverisës është katandisur në një proces çmësimor për shqiptarët dhe tejet dërrmues, moralisht e fizikisht, për Shqipërinë.
Rimëkëmbja duhet të nisë pikërisht nga rivendosja e moralit publik në themelin e procesit qeverisës; nga mbushja e boshllëkut të sotëm moral të këtij procesi me një frymë të re respekti për parimet, vlerat, cilësitë e një shteti europian; nga rindërtimi i besimit të shkatërruar tek konkurenca e lirë për të gjithë si e vetmja rrugë zhvillimi njerëzor, demokratik, ekonomik, dhe tek merita e çdokujt, si njësia më e besueshme matëse në ndërtimin e një shoqërie të hapur e shteti normal.
Procesi i sapopëruruar prej nesh për përzgjedhjen e kandidaturës së Avokatit të ri të Popullit është një sinjal që duam t’ia çojmë të gjithë shoqërisë. Duke i thënë çdo qytetari ja rruga jonë, e vetmja rrugë që Shqipëria të shpëtojë nga kthetrat e dallkaukëve e injorantëve që bubërrojnë brenda sistemit të sotëm të banditizimit të procesit qeverisës, nën shembullin ulëritës të atyre në majë që çdo ditë japin në televizor shfaqjen e neveritshme të banalitetit të imponuar të së keqes.
Uroj shumë që ky proces i parë në llojin e vet në këta njëzetë vjet, të dalë me suksesin që presim dhe të na shërbejë si një eksperiment i dalë mbarë, për punën e nisur në detajimin e aspektit të programit të ri që ka të bëjë me modelimin e një procesi absolutisht novator rekrutimesh në funksionet publike të Shqipërisë. Dhe përfitoj nga rasti ta përsëris edhe në këto rradhë apelin tim për këdo që e sheh veten si një kandidaturë të mundshme për Avokatin e ri të Popullit: Mos ngurroni të provoni veten Tuaj në një proces përzgjedhjeje ku ne kemi vetëm një interes e qëllim: Të gjejmë kandidatin apo kandidaten më të përshtatshme. Për një institucion të shtetit shqiptar dhe në asnjë mënyrë për një karrige për partinë tonë, siç bën Saliu me çdo karrige të paguar nga taksat e gjithë qytetarëve ku ulët të ndenjurat e tribusë së tij.
Rilindja Shqiptare që ëndërrojmë, shpresojmë dhe duam të bëjmë realitet bashkë me çdo shqiptar të etur për ndryshim, duke rimëkëmbur ekonominë, ripërtërirë shoqërinë, rivendosur demokracinë, ribashkuar Shqipërinë me Europën, mund të ndodhë vetëm nëse një parti e madhe – Partia Socialiste është e vetmja shpresë e mbetur sot për këtë – bëhet instrument në duart e çdokujt që ëndërron, shpreson dhe do të njëjtën gjë që duam ne. Pavarësisht nëse mendon ose jo si ne për shumëçka. Pavarësisht nëse e quan veten të majtë apo të djathtë. Pavarësisht nëse është nga veriu a jugu.
Cilido që dëshiron t’i shërbejë Shqipërisë që ne duam të ndryshojmë, për të bërë një Shqipëri më të lirë, më të barabartë, më vëllazërore, një shtet shqiptar serioz, funksional, të respektuar këtu e në Europë, do të ketë të gjithë respektin, vëmendjen, përkushtimin tonë. Me ne askush s’do ndjehet i kërcënuar pse s’është ndër “tanët”. Askush s’do ndjehet i privuar në liri e të drejta pse s’është “i yni”. Askush s’do ndjehet i shpërfillur në vlerat e meritat e veta pse s’bën pjesë në “rreshtin tonë”. Ky nuk është një premtim. Ky është vizioni ynë. Ky është misioni ynë. Ky është një aspekt kyç i programit tonë për një rilindje shqiptare.
TI JE ME KOHEN POR GJYSMA E SHQIPTAREVE ME NE KRYE BIRISHEN JANE 100 VJET PRAPA
..100 vjet mbrapa thoni ju , tg-usa ? A jeni i sigurte?
Me duket se eshte 100-vjet anash dhe 250-vjet mbrapa.
Ju jeni gabim–Populli eshte shume i perparuar por une mendoj se Edi ka defektin
me te madh qe mund te kete nje politkan Naivitetin
—Shqiperia eshte nje vend ne trnzicion dhe per shkak te 1997-se njerezit
jane jashtezakonisht te polarizuar ,dhe nga ana tjeter jane edhe shume te varferuar
-Duke zgjedhur nje njeri nga shoqeria civile dhe te pa angazhuar ,ben qe ky njeri te jete i vulnerabile nga presioni i pushtetit
, do apo s’do ai do bjere nen kercenimin e politkes se pushtetit dhe do….Thyhet
me shpejt, pasi ai nuk ka as detyrimin partiak—
—-Se edhe ai eshte njeri, ka familje,dhe problemet e tij si te gjithe ne,dhe kur te gjendet perballe presionit te pushtetit
ai eshte i pambrojtur se nuk ka ndonje anetarsim ne ndonje parti qe ai te mendoje se edhe po ta heqin ,Partia e tij do e mbroje mev one ne jeten e lire…. etj
–Ndaj ne kushtet ne te cilat ndodhet shoqeria shqiptare i duhet qe avokati i popullit te jete pjese e opozites ,por te jete njeri i ndershem
–Dhe ne ket menyre duke qene avokati njeri i opozites ai ka nje detyrim me shume qe te ngritur zerin ne mbrojtje te padrejtesive qe i behen opozites–
——Spese ne kushtet qe jemi , opozita eshte e persekutuar ,ndaj duhet qe avokati i popullit te jete nga radhet e saj,
–Kur te vije kjo opozite ne pushtet –Le te kerkoje qe qe ai avokat te jete i PD-se
Nuk mund te aplikohen standardet e shoqerive moderne qe tani tek ne ,
se eshte njelloj sikur nje njeriu qe sapo ka dale nga spitali ti kerkosh te marri pjese ne Maratonen e New Yorkut …..
–Morali i ri nuk duket ne keto emerimet ne opozite ,por duket kur vjen ne pushtet..
-Pastaj ky ngeli duke u marre me Meten–Ky po ha vet veten,se elektorati i Metes eshte i majte dhe ky pon i largon ata
–Me nje fjale ky ben politike foshnjarake
—-Me sa shof une sot per sot i vetmi politkan inteligjent eshte Sali Berisha
Ne Shqiperi po ndertohet nje KAPITALIZEM gjakatar dhe i pameshirshem Zoti Rama dhe ju jeni i pafuqishem per te ndaluar shkaterrimin dhe privatizimin e pasurise kombetare.Kan kaluar 20 vjet dhe ne jemi kthyer ne Shqiperine e viteve 1950.Kemi varferi ekstreme dhe rritje te analfabetizmit,kemi femij te vegjel lypsare te shtrire trotuarve,kemi larje hesapesh te tipit mafioz,kemi rritje te depresionit ne mase te rrezikshme.Cfare roli do kete ky Avokati i Popullit??Perse e trumbetoni me kaq te madhe sikur ky avokati ka me na bo veze.Ore Zoti Rama.Shqiperise nuk i duhet me i vu avokat por me i largu Saliun nga pushteti.Un do ju keshilloja qe Ju te beheni Avokat i popullit dhe liroja vendin dikujt tjeter qe te drejtoi Opoziten shqiptare.
I dashur Fredi,
“Dibrani” keni mbiemrin apo jeni nga Dibra?
Une jam me origjine nga Dibra por lindur e rritur ne Tirane dhe plakur e duke u plakur ne USA, Michigan, Detroit. Gjithashtu kam patur,dikur, nje shok pune shume te mire , Ku..im Dibrani.
Pra, fjala “Dibrani” me terhoqi dhe po shkembej nje mendim me ju.
Edhe une ashtu si ju mendoj se tani per tani Avokati i Popullit si Institucion nuk ka shume force. Por…por, me degjo me vemendje o shoku im Fredi, ajo qe po ben Edi Rama eshte nje kthese e madhe (e cila po na merr mendjendhe nuk po orientohemi dot) se si duhet te perzgjidhen njerezit ne cdo pozicion.
Fredi, une e kuptoj keshtu : Per cdo pune , te gjindet njeriu e i mire kualifikuar…dhe jo militanti ose besniku me i mire.
Per mua kjo eshte nje R-E-V-O-L-U-C=I-O-N ne percaktimin e kandidateve. Eshte hera e pare qe po aplikohet kjo forme.
Fredi, keni aresimin e kerkuar per kete vend pune?
Fredi, keni eksperiencen e kerkuar per kete vend pune?
Fredi, keni nje qendrim moral dhe shoqeror te pa perlyer (shume)?
Fredi, keni besim se ju mund ta kryeni shume mire kete detyre?
Nese ju Fredi i pergjigjeni me nje po ketyre kater pyetjeve,
atehere, A-P-L-I-K-O-N-I, per kete vend pune ..dhe komisioni i percaktuar (per te cilin shpresojme qe do te jete i barabarte per te gjithe) do te vendosi se cili kandidat do te emrohet.
Ndoshta vendimi i komisionit nuk mund te jete ideali me i mire..por ne duhet te besojme se komisioni ka bere me te miren qe munmd te bente.
Fredi, me degjo mua : ky eshte nje revolucion ne menyren e percaktimit te me te mirit.
Cfare revolucioni flet ti Agim. Shqiperia u be 6 vjet qe po qeveriset nga me i keqi i evropes, ti na tregon revolucion se po zgjidhet me i miri per avokat populli qe ka celsat e kashtes. Njerezve u ka ardhur ne maje te hundes qe rama po i ka le ne meshire te saliut e u thote prisni dhe 2 vjet te tjera se pak jane. Madje dhe i tall njerezit duke bere parodi me tendera per avokat populli, a thua se ne 2009 e ne 8 maj votuan per te ndrruar avokatin e popullit e jo Berishen. Ska nevoje populli tu tregoje rama modele se si zgjidhen njerezit ne poste. Populli ka 6 vjet qe e di qe modeli berisha duhet te iki nje ore e me pare. Nqs Rama do qe te tregoje modele, le ti tregoje popullit nje model sesi do ndeshkohen vjedhjet e qeverise, apo nji model sesi do zbardhet 21 janari. Keto jane shume te rendesishme, se avokati i popullit apo klsh qe kane mbushur dosjet plot me shkeljet e qeverise, e i ka zene pluhuri ne sirtaret e ina rames e sashenkes.
prandaj Agim, nuk calon gomari nga veshet. Boll me papjekuri te tilla se kesaj rradhe populli eshte disa hapa para Edi rames, kurse rama s’po arrin as ta ndjeki popullin, aq me pak ta udheheqi. po vazhdoi keshtu, rama do krijoje ndasi me elektoratin e majte, e do humbasi kesaj rradhe per faj te tij.
Te falenderoj per komunikimin teper miqesor dhe te sinqert.Per mirsjellje po ju them se jam dibran pa u zgjatur ne imtesira.Besoj se nuk me keqkuptoni,por nuk dua te prish anonimitetin qe na ka mundesuar chati i gazetes Tema.Ka gati 10 dite qe jam kthy nga Shqiperia dhe Nana ime me pyeti e cuditur:Ti Fredi me duket se nuk e don Edi Ramen??Jo i thashe un nuk kam asgje ndaj Edit si person por si politikan eshte shum i dobet.Ka humbur shume shance te mira qe ka patur per te mos lejuar qe plaget e Shqiperise te mos keqesohen dhe gangrenizohen.Ta them me bindje te madhe i nderuar Agim se Edi eshte personi i gabuar ne krye te PS dhe opozites.Ai mund te kete deshiren e mire per te ndryshuar por nuk ka aftesite intelektualo-politike.Eshte i varfer ne ide dhe aq me keq Egoja e tij e ka shkaterruar fare.Nuk pranon asnjeher keshillat e miqve dhe te dashamirsve.Vete kongresi i PS ne te cilen u zgjodhen delegate te porositur ishte nje deshmi e frikes qe ka Edi per humbjen e pushtetit.Mbesa ime e vogel me tha nje fjale te mencur qe mua si 40 vjecar me habiti.Nuk eshte burreri te vdesesh me nder por te jetosh me nder.Pra me thuaj more Agim cfare burrerie ka Edi??Te vraret e Gerdecit akuzojne,shpirterat e tyre enden tuneleve te mbuluar me barutin e zi,Ndryshimi i kushtetutes akuzon,te vraret e 21 janarit akuzojne,shitja e hidrocentraleve akuzon,femijet qe lypin rrugve te Shqiperise akuzojne qe Kriminelit Sali Berisha nuk po i ve askush Ultimatumin per tu larguar,sic ja vuri Opozita greke Papandreut.Saliu nuk esht aq trim sa i ka dale nami.Ai eshte FRIKACAK-DINAK.Edi bente hyn e dil ne parlament,qendroi 2 muaj pa ju degjuar zeri sepse merrej me shkrimin e librit,nderko qe minatoret e Bulqizes kishin nevoje per perkrahje.Sot merret me promovimin e librit.Cfare krye-opozitari i tha ti ketij more Agim???Po sikur te kishte dhe detyren e Kryebashkiakut akoma sot??Kjo eshte per te uleritur more Agim.Nuk do zgjatem shum,por tek Edi Rama ideali socialist ka mbetur vetem tek CORAPET E KUQE qe mban veshur.Te pershendes miqesisht nga Gjermania e Kancelares Merkel qe e ka kuptuar se Kapitalizmit i duhen vendosur rregulla,nderkohe qe ne po ndertojme dhe privatizojme cdo gje ne Shqiperi,duke ndertuar nje sistem gjakpiresish dhe hajdutash,ku ligjin e bejne te fortet,si ne xhungel
@FREDI dibrani & Agimi
Fredi i lexova komentet e tua dhe opinionin tend…besoj se ti nuk je as ketej as andej se i kritikon si njeren pale po ashtu pak dhe palen tjeter dhe nuk shikoje marrje vendimi nga ty o keshtu o ashtu dmth “terhiqe dhe mos e keput”..nuk do te urrej asnjeri nqse je i djathte dhe nuk do te percmos njeri ketu (ne gazeta) nqse je i majte por qe te hidhesh majtas djathtas kjo te them nuk me pelqen si mua dhe atyre qe te rrethojne dhe rri bashke..Saliu nuk eshte armilu Jone(flas jone se une jam i majte) por ai eshte kundeshtari yne politik ..ai e ka virtyt sic shkruan ti dinakerine dhe ashtu mban pushtetin duke percare blere e shitur cdo gje…dhe nuk eshte faji i Edit qe eshte edhe shkrimtar edhe piktor edhe sportist edhe politikan, i drejte ne mendimet e tij dhe i rrepte dhe i vendosur ne ato qe shkruan dhe thote..me beri pershtypje ajo shprehja e mbeses tuaj “Nuk eshte burreri te vdesesh me nder, por te jetosh me nder” kjo te sipas mendimit as ke ku ta kapesh se nuk ka kuptim dhe mos e thuaj gjekundi ..pse eshte burreri te jetosh me nder dhe nuk eshte burrerri te vdesesh me nder kur une jetova me nder!!! ja ke fut kot plako…
Do te thosha kthjellohu ne mendime lexo me shume libra ose gazeta dhe behu burre ose shko djathtas ose majtas..por besoj se ne shqiperi e majta perfaqeson te djathtet dhe anasjelltas…
Un me shpirt dhe zemer jam i MAJTE.Kjo nuk do te thote se nuk duhet te kritikoj te majtet.Persa i perket shprehjes qe kam perdorur nuk me duket se nuk pershtatet.Eshte e drejta jota ta gjykosh si te duash.Filozofia te jep mundesi te ndryshme interpretimi.Mundet te jetosh si Hajdut,vrases,tradhetar dhe te vdesesh me nder,pasi kerkon te rrefehesh mekatet e tua,se ke frike nga FERRI.Mund te jetosh i ndershem dhe te zgjedhesh nje vdekje jo te ndershme.eshte teme e veshtir per tu analizuar.Megjithate faleminderit per keshillat.Leximi nuk i ka bere keq askujt.Kam lexuar dhe do te lexoj.I rritur me keshillen,cdo liber eshte nje dritare per te pare boten.Po cfare ti themi brezit te ri qe e kalon kohen klubeve dhe e merr shkollen me parate e Babit,pastaj krenohet.
Z.Fred Dibrani.Prej shue kohesh,nuk e di se sa muaj,lexoj me vemendje komentet tuaja,sepse mendoj se jane shume inteligjente.
Nuk ta them per kompliment,por po shpreh mendimin tim.
Shume komente qe ju shkruani,jane me te vertete shume domethenese dhe te analizuara thelle.Personalisht me ndihmojne jashte mase per te rregulluar paqartesite e mija.Pershendetje te perzemerta dhe shpresoj te vazhdosh te shkruash dhe komentosh,sepse te pakten mua,komentet e tua me qartesojne shume mendime apo paqartesi.
Pse s’i “zgjodhi” keshtu (pra me konkurs) edhe deputet e asamblese PS-ja. Fatkeqesisht, pavaresisht se per çfare do ta shese lekuren, kryetari i PS ka treguar se vuan nga kulti i individit dhe autoritarizmi je me pak se Berisha. E keto s’jane veçse manovra per te na hedhur hi syve. Me vjen keq per PS, kam votuar per te edhe pse Edi na ka zgenjyer jo pak me zgjedhjet e tij autoritare, por se kam menduar se eshte e vetmja menyre per te hequr qafe Berishen. Por kur shoh pazarlleqet qe behen ne PS pa e marre pushtetin akoma, sinqerisht nuk e di ne vlen me shume se Berisha. Me duket sikur Rama ka per mision te shkaterroje PS. Sa keq per PS dhe per kete vend ! Turp te kene keta palo politikanesh qe e kane mendjen vetem tek kuleta dhe pushteti !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Edhe Ristani ishte garanci per KQZ dhe zgjedhjet, por e pame se si shkuan punet. Keshtu qe mos na kallxo garancite e personave te komisionit tend. Perkundrazi, na trego te tera kandidaturat qe do te vijne dhe te dime vete te krahasojme kandidaturat.
Dhe mos u merr me lloqe editorialesh por be opozite. Dil dhe fol per ceshtjet qe kane te bejne me hajdutet e LSI-se per te cilet s’po ndjehesh.
Z.Kryetar:E ç’fare na duhet nje avokat populli kur ne shqiperi s’ka popull?Se dyti ky vend (vendi i avokatit te popullit)me duket si ministrat pa portofol ne kohen e Enverit.A thua ta kesh art rrugen e te zgjedhurit per te tjeret se per vehte s’je aq i zoti saç hiqesh.Mendo me mire per 2013 se me duket se do te ta haje prape buken qeni!
O ti qe te ka ngel sahati ne vitin e mbrapshte 97
hapi syte dhe lexoi me vemendje ato qe shkruan njeriu qe mund
ta beje shqiperine,ju doni me patjeter qe Ed Rama te permendi
emra,nuk te mjafton qe thote arrestimi i nje bande te mirfillte
partiake ne ministrine e ekonomise…
Qe cke me te qe dua permendje emrash. Sepse nqs. Edi fillon akuzon emra te pervecem per pranga e ka me te veshtire neser qe te behet prape shok me ta. Ne si lexues dhe komentues aktive te Temes kemi detyre qe te shkundim keta politikane. Dhe meqenese Edi eshte kryetari i PS-se puna fillon nga ai. E mban mend Tan Leprin, sekserin e Edi Rames? Thone qe tani nga nderruar klan dhe eshte bere me Salen. Keta jane e keqe me e madhe se vete Edi dhe Saliu. Keshtu qe mua me intereson, dhe besoj se duhet edhe ty nqs. je lexues i paanshem i Temes, qe Edi te permende emra hajdutesh dhe te angazhohet publikisht qe me ata njerez nuk do te kete me pune.
Zoti Tani! Rama foli per nje gje konkrete, ju i spostoni problemet, duke vene ne pah vjedhjet e LSI. Keto i di gjithe Shqiperija, nuk na the ndonje gje te re.
Mua me habit fakti qe Rama solli si shembull te gelltitjes se çdo gjeje nga vete shtetaret, DUKE SJELLE SHEMBULL PIKERISHT HAJDUTET E ZBULUAR SE FUNDI TE LSI, ndersa ju e kritikoni pse hesht.
Mos je i asaj bande?
Shendet!
Zoti Shefqet,
nuk jam i asaj bande por nje lexues i interesuar i Temes. Edi anashkalon prej shume kohe personat e vertete qe po rrenojne Shqiperine. Ka zgjedhur formalisht te merret vetem me Saliun. Sic thua edhe ti me lart, eshte shume kollaj te shash vetem Saliun apo personat qe u arrestuan kesaj jave.
Por nderkohe duhen share dhe permendur plot te tjere te cileve kurre nuk u degjohet emri ne publik apo nga politikane si Edi Rama. Gjate 2009-2011 ka pasur mjaftueshem ceshtje per te cilat mediat si Tema jane sforcuar te hedhin drite, por asnje llaf nga Edi Rama apo ne pergjithesi PS-ja (me perjashtim te Erion Braces apo Taulant Balles). Me lejo te te permend Delijorgjin e Gerdecit, shokun e Edi Rames, te cilin Edi ka evituar cdo here ta permende apo akuzoje. Dhe rastin e ligjit plehrave apo ate te makinave per skrap, per te cilat vetem mediat si Shekulli bene jehone. Ligji i plehrave kaloi megjithese u votua me dy vota mangut, dhe cfare beri PS? Asgje. Kjo eshte politika e re e Edi Rames. E barabarte me heshtjen. Me shprese qe Saliu te bjere vete me 2013 dhe te nderrohen te korruptuarit ne qeveri, sic tha dhe Erion Brace dje ne Facebook.
Ruhuni nga krokodilet Meta dhe “Aleanca Kuq e Zi” ose me sakte Aleanca e Zeze se do ju mashtrojne perseri.
Meta eshte shnderruar ne Krokodil se i duhen votat nga e majta qe te mbaje gjalle edhe per 4 vjet(larg qofte)Banden Qeverisese me ne krye kaçakun e maleve Sali Berisha.
Kur ishte Berisha ne opozite ULURINTE DHE BASHKONTE QIELLIN ME TOKEN,DUKE KERKUAR QE OPOZITES T’I JEPEJ KRYE PROKURORI I REPUBLIKES,KRYETARI I KONTROLLIT TE SHTETIT,PRESIDENTI I REPUBLIKES DHE AVOKATI I POPULLIT,ndersa PS-ja nuk ka folur fare per kryetarin e KLSH-se ,qe eshte PIKA KYCE E KONTROLLIT TE QEVERISE HAJDUTE!!!As per Guvernatorin e BANKES QENDRORE NUK KUNDERSHTOI QE TE VIHEJ PER 14 VJET RRESHT NJE NJERI,KUR AS PRESIDENTI I REPUBLIKES NUK QENDRON ME SHUME SE 8 VJET RRESHT!!!TE TERE I MORI BERISHA,QE NGA PROKURORIA,TE TERA GJYKATAT DHE E BEN LEMSH TERE VENDIN!!!E KUJT I DUHEN REFORMAT ZGJEDHORE KUR INSTITUCIONET I KA GRABITUR KUCEDRA???PRAP DO THONE:”VENDOSI GJYKATA”!!!!BARBARIT BERISHA I DUHET SJELLE SI BARBAR!!!QYTETARINE NUK E NJEH FARE AI!!!JENI SHUME TEORICIENE!!!!Berisha eshte UJK I VJETER DHE ME PRAKTIK SE JU!!!AMBASADORET I KA ME VETE SE EDHE ATA JANE SI AI!!!TUNG!!!NUIK BEHET SHQIPERIA KURRE!!!
TI xhoni, turperon te najten, kam pershtypjen qe je djali i Lenka Cukos, ose atij cobanit te byrose politike, Rita Markos, budalla, permendu, koha jote ka perenduar, po nickun pse e ke Amerikan-shqiptar;debil komunist, shkruhet john,stupid idiot.
Edo keshtu bukur lexohen dhe shqipot fillojne fantazojne se sa bukur do te jete jeta pasketaj…..
Ata kalamajte e atyre te 4 te shkreterve apo femijet e te lincuarve ne Gerdec as qe nuk e kane iden se cfare i thua ti. Idea e tyre eshte qe nje dite ti bejne shurren kufomes se malokut. shkurt muhabeti si te gjithe ne dhe ata jane hakmarres dhe duan qe tu merret haku i prinderve te tyre dhe me vone nje shpirt i qetesuar llogjikon shume here me mire….edhe ne jemi te gjithe te lincuar nga pronat, punerat, pasurite, dhe qe te gjithe ne kerkojme “hak” sepse jemi albaneze ne gen dhe per sa kohe nuk do te merret “haku” mendjet tone te terbuara jane shume veshtire ti orientosh….
E lexova me vemendje kete editorial dhe shprehja qe me beri me shume pershtyepje ishte:
“Ne jemi të gatshëm ta marrim përsipër këtë detyrë tejet të vështirë për realitetin shqiptar, duke u bërë sot zëdhënësit e nesër jetësuesit e këtij ndryshimi themelor si edhe garantët e integritetit kushtetues e profesional të institucioneve shqiptare dhe të administratës publike.”
Per c`fare detyre te veshtire e ka fjalen? Kete nuk e kuptoj?
Avokati i Popullit na qenka detyre aq e veshtire?
Per te qeshur.
Kush e degjon ate avokat qe celsat e kashtes ka ne dore?
PS eshte e gatshme qe me ane te Avokatit te na behet zedhenese dhe garante e integritetit kushtetues… e te tjera brockulla ne vazhdim?
Shprehje utopike pa asnje lloj brendie.
Me mire ti lere keto humorizma filozofike dhe le te merret me problemet dhe hallet e popullit se avokatine me te mire per popullin nuk e ben Avokati i Popullit por vete PS si opozite.
Me duket se ngaterron funksionet me nje OJQ si Avokati i Popullit qe jane vetem rrogetare per dredhje zinxhiresh dhe asgje tjeter.
Propozimi im eshte qe Avokat i Popullit te jete Edi Rama. Jam me se i bindur qe kete funksion do ta beje me se miri me editoriale, libra dhe utopira filozofike qe i ka aq me shumice.
Apo jam gebim?
pallavra….propoza kanditaturen leji pordhat.
Shume e drejte Geri ! Rama s’ka bythe te beje nje propozim, se di te beje vetem pazare!
po cfare prisni nga ky hajdut e mashtrus qe nuk ishte ne gjendje te rregullonte tiranen per 11 vjet do presim qe ta ndertoj shqiprine,po sa te kete militant qe shkojne si delet mbas tyre normal qe tallen me kete popull….
Po kush ta rregulloi shurrtoren e quajtur Tirane qe “qeverisen” ata “prijesit” e tu nga viti 92 deri ne 2000 ty mor miltant i verber partiak? Po pse mo kjo eshte tirana e para 10 vjeteve ? Ke sy ne balle ti mo, apo keshtu te meson Berisha?E shkreta Shqiperi qe eshte e mbushur plot me kokboshe si ty!
Une degjoj cdo dite emisionin e zotit Bashkim tek News 24 cdo mengjes,ketu ne internet,ne Itali.Degjoj me shume vemendje,mendimet e njerezve te thjeshte,qe me se shumti flasin per politiken.Me ka bere pershtypje,per nga inteligjenca nje mendim i nje qytetari Kuksian para se te ndodhte 21 janari.Ai citonte tekstualisht.”Me ben pershtypje te madhe,paaftesia e z.Rama,si kryetar i opozites”Pse e pyeti gazetari??”Sepse z.Rama,vazhdoi qytetari,del cdo dite ne televizion dhe u shpjegon Shqiptareve,kush eshte Sali Berisha”Shqiptaret e njofin shume mire Sali Berishen,por problemi me i madh eshte se mos nuk e njef Rama.Ky eshte problemi.Mua me duket,vijonte qytetari,se Rama,akoma nuk e njef Sali Berishen.Nuk u duhet Shqiptareve,se c’fare te mirash do te sjelli Rama kur te vije ne pushtet.Shqiptaret kerkojne nga ai,vetem e vetem largimin nga pushteti dhe ndeshkimin e Saliut dhe turmes se cakenjeve qe i kane pire gjakun popullit ketu e 20 vjet.
E thashe kete,per te thene se:Perse del e mburret neper gazeta e me shkrime,se c’fare te rejash po na sjell PS-ja,me perzgjedhjen me konkurs te avokatit te popullit etj,etj,etj.Tamam si thoshte qytetari Kuksian.Ne,po na pellcet zemra,e kerkojme largimin dhe ndeshkimin e banditeve te udhehequr nga kryebanditi, qe kane zaptuar Shqiperine si kucedra ujin e fshatit,kurse Rama del e na shkruan,se sa perendimor,evropian,inovator,eshte ai dhe partia socialiste.Keto muhabete duhen bere mbasi te ikin e te denohen maskarenjte,hajdutet,kriminelet,tradhetaret e kombit.Mbasi te kete ndodhur kjo,atehere do flasim qetesisht e me muhabetin shtruar se si te zgjedhim me konkurs punonjesit e administrates.
Eshte njesoj si te flasesh per catine e shpise qe pikon,nderkohe qe Saliu me Ilirin godasin me kazem pa pushim themelet,traret dhe muret mbajtes te shtepise.Votat e Shqiptareve Edi Rama i ka,problemi eshte si mos te ja vjedhi Saliu,e jo te flasi per perzgjedhje me juri,te avokatit te popullit,per te bere fushate.Edi Rama,nuk ka nevoje te beje fare fushate elektroniko-mediatike,por te beje lufte te forte opozitare e te shembi muret e keshtjelles,ku ka zene strehe e keqja qe ka zaptuar Shqiperine.Por,me bukur se qytetari nga Kukesi une nuk e them dot.
Rama,te mos humbasi vemendjen,dhe energjite ne debate kot dhe shterpe.
Te pergatitet si te evitoj vjedhjen e ardhshme te zgjedhjeve.Po ja doli dot,se me sa Shikoj une,pergatitjet per vjedhjen e votes te vitit 2013 kane filluar.Kjo duket haptazi qe ne blerjen e keshillave te qarqeve e te bashkive,kurse Rama na flet,per avokatin e popullit.
Po me humbet durimi dhe besimi edhe mua,qe kam qene mbeshtetes i flakte i tij.E kupton ky njeri apo jo,qe ne Shqiptaret,po humbasim shpresen e fundit qe kemi tek ky njeri?????????????????Nuk e di,nuk e di,nuk e di,nuk e di dhe nuk e di.Nuk do te deshiroja,e do te zhgenjehesha pa mase,si Shqiptar qe jam,qe te vertetohej shprehja se:Rama po i bie samarit ngaqe nuk i bie dot gomarit.
Labi Vlore, ti ke nje problem; je nje djale i ri ,me deshire e qellim te mire, per SHQIPERIN,por ti dje, nga keto hartimet pa buke dhe ide qe ben, the; nje fare antishqiptari si Turgofakis, e bere patriot 400 karat,jo vetem qe je ne ajer me kommentet tende, por eshte me mire te mendosh, dhe te shikosh ato qe shkruan , para se ti postosh.Mos kujto qe e njeh Shqiperine me shume se njerzit qe jetojne atje,,,,Ke humbur shume vlere si komentues, me komentin e djeshem,,,Hmmm
Ore njerez,po nuk e keni lexuar komentin me kujdes me sa duket(te djeshmin).Une kam thene qe eshte 400 karat Shqiptar per Turkofagosin,ngaqe Shqiptaret e Himares dhe te bregut ne pergjithesi jane me origjine nga veriu i Shqiperise qe ne kohen e Skenderbeut,te ardhur ne ato treva,per forcimin e kufijeve.Gjakun ne vena,Tourkofagosi e ka Shqiptar,pavaresisht se Greku i ka yshtur e i ka hedhur kunder gjakut te tyre.Petro Marko,eshte nga Dhermiu,ku flitet gjoja Greqisht.Si eshte e mundur qe ka mbiemrin Marko.Vete shkrimtari i famshem nuk rreshtete te pohonte origjinen e tyre veriore.Halla ime e martuar ne Vuno,ka burrin me mbiemrin Gjoka.A ka Gjok ne Jug,apo Marko??Une ne kete prizem e kam thene per Turkofagosin.Pavaresisht se ai ne mendje mund te jete konvertuar ne Grek,por gjakun ne vena nuk e leviz dot,ai eshte dhe mbetet gjak Shqiptari.ADN-ja e Turkofagosit eshte Shqiptare sa une dhe ju z.Mike.Por mos te harrojme edhe nje te vertete tjeter.Keta njerez atdheu i tyre i ka zhgenjyer,duke i lene ne harrese e varferi,e tani jane bere Grek,sepse Greku i ka paguar te behen Grek.Ky,do thoni ju,nuk eshte justifikim per te u bere gjakprishur.Dakort jam,se nuk mohohet gjaku per 300 euro pension,por ja qe nuk jane te gjithe pateriote me taban te forte,ka dhe Shqiptare si Turkofagosi qe jane njerez te dobet,e jepen menjehere.E ne,nuk duhet ti shajme e ti mallokojme,por ti ndihmojme te kthejne rruge,e ta nderojne origjinen e te pareve te tyre,te cilet te pakten respektin,e meritojne nga pasardhesit e tyre.Ky ndoshta eshte nje nga difektet qe kemi ne Shqiptaret,qe duam te ndeshkojme dhe ata njerez qe nuk kane faje te medha.Tek e fundit,nqs Turkofagosi nuk eshte kriminel,apo hajdut,apo ku di une se c’fare,nuk kemi te drejte,ta kercenojme e ta mallkojme.Ai jep mendimin e tij,pavaresisht,na pelqen ne apo jo.Kjo eshte demokracia e vertete.Ne duhet te pyesim vehten,se perse jane me antikombetar vete Shqiptaret ndaj Shqiptareve,sesa vete Greket??E perse aq shume Shqiptare sot,mallkojne vendin qe i lindi dhe i rriti??
Ne vend qe ti mallkojme keta njerz,duhet te pyesim vehten,se perse u gatuan kaq keq keta vellezerit tane si Turkofagosi,sepse une besoj qe nuk eshte vetem faji i atyre,qe jane bere Grek,por edhe i joni,qe nuk u ofrojme asgje,me pashaporten Shqiptare,pervecse varferi,anarki ligjore,krim,banda,papunesi,varferi ekstreme dhe barbarizem.Se po te ishte Shqiperia nje vend normal,te pakten ligjor e me rregulla,do te ishin shume te pakte Shqiptaret qe do te grisnin pashaporten Shqiptare,e te beheshin,Italian,Francez,Gjerman,Grek etj.Nqs ne,brezi i ri i koheve moderne,nuk marrim masa per te ardhmen,Turkofagoset do te shtohen,dhe Shqiperia do te boshatiset e nuk do te kete me Shqiptare.Ky eshte reflektimi qe duhet te bejme ne sot,e jo te humbasim kohe me sulme ndaj Turkofagosit.Shqipetar lind,por duhet dhe guxim i madh te mbetesh i tille.Perderisa shteti jot te ve ekzistencen ne pikepyetje,shume Shqiptare e kane braktisur atdheun dhe i kane kthyer shpinen.Vete Konica,kur iku per ne Amerike tha.”Shqiperi te kam dhjere,s’me kuptove asnjehere”Apo dhe Konica ishte si Turkofagosi.Njerezit qe e kritikojne ashper atdheun qe i lindi dhe i rriti ndonjehere e duan ate me shume se ata qe e levdojne ose e mbrojne.Por,si thashe ehde me lart,ne duhet te mundohemi,qe te mos boshatiset Shqiperia nga Shqiptaret,per shkak te nje qelbesire ne pushtet,dhe nje bande grabitesish.Atdheu jone i perbashket ka zhgenjyer shume bashkombas,e i ka larguar ata njehere e pergjithmone me trup e me zemer,nga toka ame,si Turkofagosi.Sepse po te ishte Shqiperia,vend qe ti ofronte Turkofagosit sa gjysma e Grekut,ne pune,pension,qetesi,ligj,uje dhe drita,Turkofagosi sot,do te ishte me antigreku ne rruzullin tokesor(ndoshta Turkofagosi prape Grek do behej,por shume Turkofagos te tjere nuk do beheshin kurre Greke)nqs atdheu i tyre i origjines e i gjakut,do tregohej pak me bujar me ta.
Koment shume interesant,shkruar me fjale zemre.Tungjatjeta
Ore c fare i kerkoni Rames Ju mor zoterinj? Te dale malit me pushke ne krah me ushtaret e PS-se? Po opozita fjalen ka mo njerez. Ti tregoje popullit per keq qeverisjen dhe ti thote si do qeverise nese vjen ne pushtet. Pse o me lufte do ta rezoje berishen opozita? Te djegim Shqiperine qe te heqim Saliun thoni ju. Ajde mendje ajde.Pastaj te punojme nja 10 vjet qe te arrijme nivelin qe kemi sot. Po pse Berishen pa njerez e dini juve mo? Po provojeni njehere ju sic ja u merr mendja per ta rrezuar. Pse prisni vetem nga Rama?
përshëndetje Fredi!
Shqipërinë e viteve ’50 bjere këtu, se atëhere ndonëse të sapo dalë nga lufta, populli ishte aktiv, donte të ndryshonte vëndin, të gjithë të mobilizuar për rindërtimin, mos harro se në ’51-ishin u ndërtua hidrocentrali i parë, edhe fëmijët ndihmonin prindërit në rindërtimin e vëndit, dhe mos harro, vetëm 7 vjet, 7 vjet kishin kaluar nga lufta. Po sot? 20 vjet kanë kaluar, 21 po kalojnë dhe na rrofshin pallatet pa drita, jeta e pasigurt ku vritesh ditën për diell, në vënd të ndërtohen hidrocentrale mbyllen dhe ato që ishin dhe mbytemi cdo dimër (urojmë të shpëtojmë këtë vit), aman se s’di c’të rreshtosh më parë me këtë qeveri hajdute. Në demokraci roli i opozitës është të vërë në dukje, të kritikojë, të mos votojë ligje antishqiptare në parlament, por qeveria ka detyrë ta dëgjojë…sala?? joooo mos e thëntë ta dëgjojë, do shtrydhet si kadafi nga Europa e do hidhet si qen, keni për ta parë…
Rezi, vitet 50 mos ardhshin kurre, se ato hidrocentralet u ndertuan nga barktharet, qe kishin ne traste nje cope babanace, e pasojat e atij regjimi te urryer po i vuajme edhe sot. Gjithe ajo pasuri kombetare e ndertuar nga puna skllaveruese e popullit tone u copezua e ra ne duart e po atyre ish ministrave e ish sekretareve te Partise se Punes. Nje mikesha ime bije e nje komunisti te ndershem, ish partizan i oreve te para, para nje viti u largua nga Shqiperia per ne Amerike. A e di çfare me tha?- Atdheu im nuk me dha asgje, per nje vit Amerika me dha gjithçka kerkova. I/e dashur Rezi dal dy tre ore neper Tirane e nuk takoj njeri, me ngjan vetja si emigrante ne vendin tim, te gjithe kane ikur e te tjre me çanta ne duar po mendohen ne ç’rejtim te largohen. Po kjo nuk eshte faji vetem i nje personi, Saliu apo dreqi qofte, kjo eshte e mbartur, eshte si e trasheguar ne gjak, jemi vete ne popull anemik ne tru. Po citoj disa vargje nga Noli:
Po dembele a te duhen
qe te mbushesh shtate taborre
mos ki frike e mos hiq hall
vetem zgjat njeren dore
Ne Shqiperine tone ka vetem vite te gjelberta, njerez qe vegjetojne, te vetmen pune qe bejne grabisin e shkelin me kembe njerezit qe duan te fitojne jeten me pune. E po qe se hajduti kap shtetin, nuk ka vend per ata qe duan te jetojne me djerse. Prandaj, ato konkurset jane nje shenje e vogel qe u behet njerezve te neperkembur, se kur te vije ne pushtet PS nuk do drejtojne me kusaret, por njerez me integritet te garantuar, prandaj ata te dalin te votojne masivisht, rruge tjeter s’ka. Ah, po do u sugjeroja deputeteve socialiste te veshin opingat e te shkojne tek njerezit, ne studiot televizive nuk i sheh njeri, se fukarenjte flene ne oren 7 te mbremjes, dhe ata jane te shumte ne numer.
me vjen keq per komentuesen “m” per shkeputjen nga realiteti i sotem
dhe per urrejtjen per ato barktharet…
Habitem si ka akoma shqiptare qe pas votimeve te 2009,21janarit
dhe grabitjes hapur fare se mandatit te tiranes ne 2011 mendojne
te masin forcat ne votime me devilin e vicidolit.
Nuk mund te fitohen kurre votimet me nje vrases,tradhetar etj etj
Berisha ka njezet vjet qe ka sofistikuar nje rrjet te perkryer
qe nga rrugacet deri tek jakat e bardha te drejtesise ,
segmente te caktura ne MPB qe do te fitojne cdo lloj votimi.
Aq me shume qe dhe stafi dipllomatik ne shqiperi jane me berishen.
E VETMJA ZGJIDHJE ESHTE QE EDI RAMA TE KERKOJE DOREHEQJEN E BERISHES.POR KJO ESHTE SHUME E VONUAR.PAS 21 JANARIT ISHTE
MOMENTI QE BERISHA RA PERTOKE “SI BOKSIER” POR NE KETE KOHE
RAMA DHE SHOQERIA SHQIPTARE U TREGUA FRIKACAKE PASOJAT E TE CILES
PO I VUAJME DHE DO T’I VUAJME GJATE..
KRYESHPIFARAKU ME I MADH I SHQIPERISE DENON SHPIFJET
Te mos degjojme shpifjet, thote kryshpifaraku me i madh i Shquiperise qe nuk le gje pa shpifur per kreun e opozites, per deputetet e opozites per cilindo qe ka guximin te mendoje ndryshe nga ai.
Kesaj i thone hajduti cirret kapenin hajdutin.
Ka shembuj pa fund per kete semuindje kronike e tipike berishiane…
Me i fresekteti eshte kurajo e cmendur e Berishes per te quajtur ” Aleance plehu” kundershtaret e tij politike…
E kur thoni ju!? Pikerisht ate dite kur deputetet dhe yeniceret e tij ne parlament miratuan ligjin e hartuar prej qeverise kusare te tij per kthimin e Shqiperise ne nje magazine plehrash nga Italia…
Si mund te quaje “Aleance plehu” kryeplehu i Shqiperise dhe plehrat e tij servile!? Pergjigjen mund ta jape vetem Sali berisha !!!
Z. Rama,
une mendoj se ju keni shume te drejte. Do te thoja se edhe nese zeri i avokatit te popullit nuk degjohet tani,personalisht mendoj se menyra e zgjedhjes se tij tregon shume. Ndryshe nga ai pengmarres qe cdo perzgjedhje e vendos vete. Asgje nuk mund te ndryshohet apo rregullohet sa hap e mbyll syte,por une personalisht mendoj se ju jeni ne rruge te mbare.
Sa per popullin dhe njerezit e thjeshte qe e ndiejne mbi shpatulla cdo takse,cdo ligj qe miraton ky ujk i cmendur,i them se vete populli duhet te jete ne kembe dhe te jete i gatshem kur organizohen protesta. Jo si ai ligji i plehrave qe do ta ndiejme te gjithe perdite ne dhe femijet tane,dhe per turp te Zotit pati nje pjesmarrje aq te ulet! Jo neper kafene e njerez por te gatshem te mbrojme jeten e femijeve tane.
Sa per opoziten mendoj se kjo eshte e vetmja rruge,pasi Z. Edi e gjeti PS e shkaterruar dhe jam e bindur qe po e con ne forcen me te madhe politike dhe neser fituese dhe qeverisese. Te gjithe e njohim Saliun dhe e dime shume mire se sa organizim duhet qe ai te shporret,por kete here do te jete perfundimisht.
Respekte Z. Edi dhe Urime ne RRUGEN E NISUR.
Zoti Rama Urime per rrugen e nisur. Mendoj se ju nuk mund te beni dot asgje me shume se kaq ne rruge ligjore,na ngelet ne te bejme punen tone si popull per te miren e femijeve tane dhe te brezave qe do te vijne.
Jo gjithcka mund ta beje Opozita. Po ne cfare kemi per te bere???!!!! Thjesht te bejme sehir nga ekrani???!!! Dilni o njerez kur organizohen protesta se nuk mund te largohet perbindeshi nga shtepia. Pse nuk dolen njerez per ligjin e plehrave??!! Po per taksat qe rriten perdite dhe rrogat qe qendrojne ne vend?! Po per bizneset e vogla qe mezi arrijne te nxjerrin buken dhe keta plehra dalin perdite dhe i frikesojne duke i thene se do ti vene gjobe. Po pse mo njerez me buken e femijeve tane do te pasurohen keta ujqer?! Po pronat tona qe po na i gllaberon argita?!
Mendoj se Opozita e vetme nuk ka c’te beje me shume se kaq,por na ngelet ne te bejme detyren si qytetare te Tiranes dhe gjithe Shqiperise.
Respekte Z. Edi dhe mos u terhiqni nga rruga qe keni nisur.
Zoti Rama !
Shoqeria civile te dha votat mbi 65% ne 2009,ne 2011 dhe ne 21 janar
4 heronj dhane jeten qe te shpetonin atdheun e pushtuar nga djalli
SERBERISHA.
Me gjithe respektin qe kemi,rruga e ndjekur nga ju pas 21 janarit eshte
nje tradheti kombetare ne fillim duke u frikesuar dhe pastaj pas humbjes se tiranes duket se keni bere marreveshje me njeriun e plotfuqishem ne shqiperi z.arvizu qe padyshim ka pranuar qe shqiptaret le te poshterohen
vetem te mos prishet “statukuoja”
Kam kohe qe vras mendjen perse dipllomacia amerikane mbyll syte para
kriminelit & tradhetarit SERBERISHA dhe ambasadori i ketij vendi simbol
te demokracise hapur fare mbeshtetes i 21 janarit dhe ka qene “fans”
i cartun lul berishbashes..
Z.rama : ju duhet te shikoni se berisha ka paguar me shuma marramendese
disa segmente mafjoze ne USA per te bere lobim qe SHTEPIA E BARDHE
te mos shohe duart e gjakosura te SERBERISHAS.per kete mund te lexoni disa letra te fundit te ATDHETARIT GERY KOKALARI qe tregon sakte dhe qarte se z arvizu me teper eshte emeruar nga keto lobe antishqiptare
qe jane proserbe dhe progreke.
Z.rama : ju me mendjelehtesine tuaj u futet ne votimet e 8 majit dhe me humbjen “e pjerdhur” te tiranes I DHATE CERTIFIKATEN E VIRGJIRESE DYSHES MAKBETHIANE BERISHA-BASHA .Vetem per kete veprim tuaj ju duhet
te iknit nga PS dhe te kerkonit ndjese .Per 21 janarin kam kete vleresim ”
Berisha – Basha…..VRASES
Rama – Ruci……TRADHETARE
Arvizu – OSBE……PERDHOSES.
rruga qe po ndiqni tani eshte e drejte per vende me demokraci normale
por jo per shqiperine qe drejtohet nga nje shtet mafjoz qe vepron ne menyre te maskuar ,agersive dhe me e keqja eshte se ka blere jakat
e bardha te drejtesise,ka neutralizur dhe poshteruar 100% presidentin,
prokurorine,dhe opoziten tuaj.nuk e teprojte them se dhe tre ambasadore
garbici(garbage) jane prosaliste te deklarur.
NQS DO TE RINGJALLESH SHTETIN DHE DINJITETIN SHQIPTAR MENDOJ SE DUHET
TE KRYHEN KETO GJERA:
-doreheqjen pa kushte te berishes e bashes.
-largimi i rucave,dokleve.
-krijimi i nje qeverie kombetare JOPARTTIAKE.
-mos nderhyrja e ambasadave ne punet e brendeshme
-zhvillimi i zgjedhjeve pas nendorit 2012.
-te kerkohet ndihme ne kongresin amerikan
per ringjalljen e shtetit dhe dinjitetin.
Pefundimisht zoti rama ju me berishen nuk keni me shume se 20 %
te shqipetarve dhe nqs vazhdoni ne kete rruge ju do te vleresoheni
si bashkpergjegjes me djallin berishe.
DHE DO VIJE KOHA TE THEMI SA SHUME NGJASONI.
ne fund nje nje pyetje:pse nuk kerkoni nje monument per 4 heronjte
para kryekulles berishes????????????????????????????
Edhe vete Enveri do te te kishte zili. Po te ishte gjalle ndjese pasti ne vitin 2011 nuk do te mendonte si ti.
Je plotesisht i sakte.enveri ka bere gabimin me te madh qe njerezve si puna jote ju hoqi germat “ut” dhe “alok” para germes “m”
Po te isha ne vendin e enverit nuk do ja tufzoja dhite ram berishes
por do t’i merrja takse per cdo koke dhi, ku te numri i dhive dhe i lopeve do fusja dhe sheqere berishen se nuk kishin dallim.
Enveri beri dhe gafe qe hapi universitetin pa pare.Po ci duhej merhumit te conte qeniet qe flinin me kafshet dhe t,i shkollonte
A durohen berishat,mahmut elezat e mulla mustafat te cajne
bythen si disidente duke u lepire pas petullave te mami nexhmijes para 90′.??
take it easy komentuesi .ut
Prsh Rezi,
Ke dhen nje mendim shume te sakte/qarte.
Kemi 20 vjet ne demokraci dhe cfare eshte bere!? Shikoni sa para kan hecur shtetet e tjera per 20 vjet!!!!!!! Te pakten ne kohen e Enverit nuk kishte ndonje pa pune dhe populli me njeri/tjetrin ishte me i dashur.
Me demokracin qe na solli Sala (gomari) ne sot duhet te ishim ne vendin tone e jo te ishim neper kurbet si skllever!!!!!!!!!!
Klm
EDI RAMA ESHTE ..FIGURA ME E NDRITUR E KOMBIT KETO VITE ,ESHTE NJE POLITIKAN DHE NJERI SHUME HUMAN ,ASNJE NUK ESHTE ME IZOTI SE AI ,POR FATKEQESISHT AI PO LUFTON I VETEM ,SE DALLKAUKET E SALIUT KANE ARDHUR NGA MALI PER TE SHKATERRUAR DHE PASURUAR SALIUN DHE JO PER TU QYTETERUAR ,EDI RAMA ESHTE PER NJE SHQIPERI TE QYTETERUAR DHE CIVILIZUAR ,ESHTE FATKEQESI QE SHOQERIA NUK PO E NDJEK NE CDO VEPRIM NJEREZOR DHE QYTETAR TE TIJ ,AI ESHTE I VETEMI NJERI QE MUND TA SHPETOJE SHQIPERINE NGA KLIKA FASHISTE SALINIANE QE KA ARDHUR NE FUQI ,PRANDAJ MBESHTETJA E RAMES ESHTE INVESTIM PER TE ARDHMEN E SHQIPERISE POSHTE SHPELLARET ME SALIUN NE KRYE ,RROFTE SHQIPERIA ME SHQIPTARET NE SHEKUJ DHE JO ME SPIUNAT.
Mbaroi koha kur Rama nuk e perfillte popullin e vet dhe erdhi koha kur Rama tall bythen me popullin e vet.
e kam thene me miliona here se edi po e mban popullin peng dhe zbaton urdherat nga spiderman.
edi ben sikur eshte opozite qe te nanurise shqiptaret qe shqiptaret te mos organizohen vet dhe te shperthejne ne nje anarshi qe s’ka zot qe e ndal.
edi i ngriti shqiptaret ne 21 janar thjesht qe ti tregonte sales dhe amerikes -shiko se sa eshte xhindosur ky popull dhe pastaj e la me aq.
te vrasesh 4 vete te paarmatosur ne nje vend qe mbahet per demokratik nuk ka vend te rrije. nje opozite e vertete e kishte marre popullin nga kryeministria dhe e kishte cuar direkt tek ambasada e spidermanit, i kishte nisur nje leter te hapur ne emer te popullit shqiptar padronit te spidermanit qe e ka kurajon ta quaje s. halene burre shteti, edi mund…. dhe lista nuk mbaron se cfare tjeter edi mund te kishte bere si opozite e vertete aktive. Fatkeqsia eshte se s’kemi tjeter dhe varim shpresat ke pordhet e edit.
Propozimi i Rames eshte utopik dhe pa shprese.Sepse sido qete propozoj kandidatura e propozuar do quhet politike sepse u propozua nga PS.Pse Rama ka frike ta quaje kandidature te PS,avokatin e popullit dhe le ta zgjedhe si te doje?Po neser ne se vjen ne pushtet keshtu do i zgjedhe ministrat nga OJQ?Atehere qeveria e tij ka frike te quhet e PS por e shoqerise civile.Kjo nuk ngjall shperse per fitore Rama.Me sa me kujtohet edhe ky sugjeri per konkurs ne zgjedhjen e avokatit nuk eshte i ri sepse zoti dobjani u selektua pas seancave te degjimit qe u bene me gjithe kandidaturat e shpallura per vendin e Av,Popullit.Ndryshimi qendron se atehere zgjedhjen e bene votat e deputeteve dhe jo komisioni Rama.
Pas kesaj procedure dyshoj se do kete kandidate per kete pozicion.
Ulu se te vrava hyp se te vrava.Ja keshtu po ndodh me shume komentues,kur para se te dilte programi,cirreshin mos fol dokrra o Edi ku e ke alternativen qe te besojme,ose me heret cna cau trapin ky me keto demonstrata e protesta,tani ky vepron teper i plogesht,kjo nuk eshte opozite.
Atehere ju drejtoj nje pyetje ju dy fytyrshave me ke jani me Saliun apo me Ramen se sic duket nuk keni te drejt morale ta mbroni me dallkaukun Sali dhe i versuleni atij qe jeni te sigurte qe e ben shume me mire dhe me drejt punen se Saliu i juaj dhe per kete xhelozoheni deri ne ate mase qe doni ta marre ndonje tjeter qe pastaj te deshtoj dhe te thoni ja Saliu ishte i zoti e jo si keta socialistat.Por ajo qe deshironi ju nuk ka per te ndodhur kurre pavaresisht se shqiptaret tere jeten e tyre kane vepruar me ate proverbin e vjeter le te mos e kem lopen une por le ti ngordhe komshiut.
Teper na ka ndihmuar Zoti me keto zemra te helmosura qe keni.