Nëse do të kuptosh çfarë di të bëjë një njeri, vëre në provë të bëjë diçka për të cilën nuk ka qenë përgatitur më parë. Aty kuptohet në një farë mënyre nëse ky njeri ka ide, nëse i shkreptin ndonjë fije talenti në trurin e tij, apo nëse ka së paku frikë nga dështimi dhe nuk guxon të bëjë asgjë. Nëse do të bënim një pyetje më konkrete në këtë rast se çfarë di të bëjë Lulëzim Basha, shikoni Sheshin Skënderbej. Aty shpjegohet qartë profili i tij mediokër, i paaftë, dembel, hajdut, dhe primitiv. Të gjitha këto vese duket sikur janë fotografuar në trurin e tij dhe janë shfaqur në Sheshin Skënderbej për t’i parë gjithë shqiptarët. Ajo që ka bërë Lulëzim Basha në atë shesh, është një koncentrat i asaj që ai mendon realisht, i asaj që ai ka vizion, i asaj që ai di të bëjë vetë! Ai është skaneri i një truri të paaftë, dembel, hileqar, të lig, që e tërbon emri dhe puna e dikujt tjetër dhe do të mbetet në kujtesën e këtij qyteti si njeriu që prish punët e të tjerëve.
Momenti kur ti vihesh para provës për të marrë një vendim të rëndësishëm papritur, siç i është dashur Lulëzim Bashës të marrë për Sheshin Skënderbej, është momenti i së vërtetës për karakterin dhe talentin tënd. Është momenti kur ti nuk fsheh dot veten. Për të fshehur veten në raste të tilla duhen shumë pare dhe shumë kohë. Ato Lulëzim Basha i ka në dispozicion për të ardhmen. Ai mund të rimarrë një studio të huaj, ndoshta më të mirën në botë siç thotë Berisha në këto raste, të bëjë një projekt të ri (ndoshta më të mirin në botë do thotë prapë Berisha në këtë rast), të harxhojë jo 5 milionë sa Rama, por 50 milionë, dhe pas 4 vitesh të ribëjë një shesh të ri modern, ndoshta më modernin në botë do të thotë prapë Berisha. Por ajo nuk ka më rëndësi. Ajo është punë e të tjerëve dhe paraja jonë. Ky shesh i shëmtuar, vulgar, primitiv dhe gjithë detaje jourbane, është puna, fytyra, ideja dhe vlera reale e Lulëzim Bashës. Në këtë pikë ai njeri nuk ka më nevojë të japë asnjë provë tjetër se ç’di të bëjë. Prova reale është sot para syve të gjithë shqiptarëve. Po t’i shtosh pastaj dhe faktin që këtë marrëzi e mbron dhe Sali Berisha, është e qartë se çfarë dinë të bëjnë të dy, babë e bir në këtë vend.
Në një pozitë të tillë të vështirë për të marrë menjëherë një vendim është gjendur dhe Edi Rama. Muret e zymta të Tiranës dhe qyteti që ngjante si një njeri i lodhur, i dalë nga turni i tretë, me sy të palarë, kishin nevojë për një vendim urgjent, të menjëhershëm, për të cilin nuk duheshin as miliona, as studio projektimi dhe as asistencë ndërkombëtare. Dhe ai mori një vendim. U ul në zyrë si gjysmë i marrë me gjithë botën kundër dhe filloi t’i lyejë ngjyra- ngjyra. Pati njerëz që u trazuan nga ajo që bëri, iu duk anormale që ai i vizatonte vetë, i lyente vetë dhe merrej pafund me to. Por askush nuk kishte ndjesinë se po bënte diçka mediokre, të shëmtuar apo primitive. Pas shumë vitesh ajo ideja fillestare e Ramës, ajo që i shpërtheu në momentin e parë kur qyteti donte ndihmë, i mbeti identitet në këtë qytet. E krahasuar me idenë e parë të Lulëzim Bashës, ose si të themi me punën e tij të parë në këtë qytet, është si të krahasosh Manhattan-in e vërtetë me emrat e rrugëve që ka vënë Xhelal Mziu në Bathore, si p.sh Rruga Manhaten.
E njëjta gjë mund të thuhet dhe për sjelljen e tij ndaj zyrës që ka gjetur. Puna e parë që ka nisur të bëjë është të prishë zyrën e Kryetarit të Bashkisë. Ideja se në muret e asaj zyre është imazhi i Edi Ramës, ka bërë që të përhapen anekdota se në pllakat e WC po ta shikosh me vëmendje shfaqet fytyra e Ramës apo se në sfondin tashmë simbol të kryebashkiakut të Tiranës në zyrën e tij, formohet portreti i Edi Ramës, si kombinim pallatesh dhe ngjyrash. I frustruar nga ideja se ka hyrë në atë zyrë me vota të vjedhura, ai mendon se do t’ia heqë vetes këtë identitet, duke bërë sa më shpejt gjëra të reja dhe të ndryshme nga paraardhësi, bile duke i prishur dhe zyrën që ka gjetur.
Por siç e thashë qysh në fillim, kjo është prova e zjarrit për njeriun, është momenti kur realisht vihesh në provë se ç’di të bësh. Dhe ky po bën shëmtira. Do heqësh mermerin, do vësh parket, do heqësh piktura, do vësh vazo me lule, do nisësh të bësh shesh dhe do bësh lulishte, do nisësh të bësh Tiranë dhe në fund do të bësh Bathore. Më vonë mund të paguash miliona për t’i korrigjuar ato, mund të paguash miliarda dhe për t’i harruar këto që ke bërë, por nuk ia arrin dot. Imazhi i lines-it në qendër të Tiranës, i dashit të therur para Bashkisë dhe i gjakut të katër të vrarëve në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ janë identiteti real i tij në Tiranë. Ai mund ta rrisë pyllin në sheshin Skënderbej për të rritur 2 mijë dele, por ne do ta mbajmë mend për dashin që theri para Bashkisë, mund ta prishë me plan rregullues Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ që të prishen katër vendet përkujtimore për njerëzit që vrau, por ne do ta mbajmë mend rrëzimin live të Hekuran Dedës nga skela e gazetarëve, të Ziver Veizit para derës së kryeministrisë dhe fikjen e Faik Myrtajt dhe Aleks Nkës. Ai nuk ka fuqi të bëjë gjëra më të forta se kaq për ta harruar atë që ka bërë. Këto janë vendimet që ai ka marrë në momente të forta të jetës së tij kur vihet në provë mendja jote, vizioni yt dhe fuqia jote e karakterit. Ai njeri u gjend para popullit dhe vendimi i parë që mori ishte të vriste duke lënë fëmijë jetimë, u gjend para një fitoreje të vjedhur dhe desh të bënte sikur gëzonte duke therur një dash, u gjend para një sheshi që ishte duke përfunduar me një projekt modern të miratuar sipas ligjit dhe i tmerruar desh ta ndalte, duke bërë këtë shëmti që bëri. Shkoni pak më tutje dhe kujtoni fushatën e tij poshtëruese për të rrëmbyer mandatin. Kur gjithçka e kishte vënë në vijë, kur gjyqtarët i kishte vënë në rresht dhe medien e pushtetit e kishte nga pas, befas u gjend para një rrufeje në qiell të pastër. Ismail Kadare, i futur në makth nga përleshja pa mbarim e politikës në këtë vend, i bëri një letër të hapur dhe i tha të tërhiqej. Dhe kjo është një nga ato momentet kur të vë në provë karakterin tënd dhe fuqinë për të pranuar të vërtetën. Ai nuk pati fuqi as të ulej të shkruante dhe ja besoi këtë Blendi Fevziut me një përgjigje mediokre, që i kujtonte Kadaresë ligjin dhe gjykatat. A thua se Kadareja po iu referohej Tom Ndrecës dhe Sashenkës, kur shkrofëtiu papritur si i zgjuar nga një ëndërr e keqe, haraçin e së cilës po vazhdon ta paguajë duke mbajtur në shpinë gurët që hedh mbi të gjithkush që ka ndonjë punë në Bashki apo me Bashkinë. Ky është Lulëzim Basha. Këtë di të bëjë. Të tjerat, retushimin apo projektet serioze mund t’i bëjnë studiot e arkitekturës, milionat e shqiptarëve dhe fuqia e pushtetit. Por sa herë t’u duhet të mendoni se keni fatin në duart e këtij njeriu, kujtohuni çfarë di të bëjë vetë: Di të prishë, di të vjedhë, di të vrasë! Por dhe për këto do leje.
Ajo cupke mamaje e njofur me emrin Lulzime Domatja nuk eshte gje tjeter vecse mendimi ”estetik” dhe ”filozofik” i BARBARVE ne arkitektur.
Keto lloj ”qytetesh” preferojne Ata.
ke te drejte kur i cileson barbare! jane thjesht arkaik dhe te eger.
Mjaft te hedhesh nje sy ne gjithe Shqiperine dhe te shohesh shkaterrimin e te quajtures Linje e Verdhe.Ndertohet kudo dhe pa asnje plan,as per te sotmen as per te ardhmen.
permend dy fakte te thjeshta nga qyteti im.Vjen nje komshi i ri nga fshati dhe betonizon te gjitha pikat e shkarkimit te shiut,gjithashtu heq dhe tubat e shkarkimit.E kote te shtoj qe dhe sot pas dy vjetesh nuk ka nderruar asgje.
Tjeter,siper catise se nje pallati 4 katesh,dikush ka ndertuar nje apartament.Eshte nje pamje groteske,por simbolizon shkallen ne te cilen jemi.
ju lumte pushka Mero Trimi, keni qelluar mu ne lule te ballit
Ndreqje gabimi (pa lejen e autorit).
Titulli duhej te ishte: “KODRA Skenderbej, …”
Zoti Mero.Z. Lulzim u bë kryetarë Bashkie se ka pashaportë Amerikane tane e di i gjith populli shqiptarë jo se fitoj.
Te lumte dora more Mero, po mua me shqeteson fakti se ku do shkojme,me duket se do dali ajo fjala qe eshte thene “do ta bejme Tiranen si Kamza”. Mjere ne , po ku eshte ai Besnik Alia qe na hiqet si ekspert i urbanistikes moderne, qe ka hapur edhe nje universitet arkitekture, qe eshte specializuar ne Hollande per urbanistike, si jep mend ketij mediokri, apo keta te Hollandes keshtu qenkan te gjithe te pjerdhur nga trute dhe hajdute.
Cfare keni me Besnikun e shkrete??Ai nje djal komunisti eshte,bile djal ish sekretari te nje KOMITETI PARTIE RRETHI i shkarkuar per pa aftesi,ndaj i biri ,TERE MLLEF,gjoja kunder SOCIALIZMIT ,U BE DEMOKRAT!!!Keshtu bene shume ish langoj te SOCIALIZMIT,si B.Leskaj.G.POLLO,I.RUSMAJLI,pa folur per Berishen!!!Kur pashe SHESHIN SKENDERBEJ ne fillim,M’U DUK VETJA I POSHTERUAR NGA KJO BANDE SUNDIMTARESH INJORANTE E FSHATARESKE,qe e kthyen kete shesh historik e tedashur per tere shqiptaret,ne nje PYLL FSHATI TE HUMBUR!!!Ne te gjithe boten ,MONUMENTET LAPIDARE,SI AJO E SKENDERBEUT NE TIRANE,NDERTOHEN PRANE NJEREZVE,JO VETEM FIZIKISHT ,POR EDHE SHPIRTERISHT!!PRA MONUMENTI DUHET TE JETE PRANE NJEREZVE,E JO SI KY SKENDERBEU I LUL BASHES(ne fakt i SALI BERISHES),QE E LARGUAN NGA NJEREZIT DHE E CUAN NE MES TE PYLLIT SIKUR TE ISHTE NJE LEBROZ!!!!INJORANCE!!INJORANCE!!!INJORANCE!!!E GJITHE BOTA UL KODRAT E I BEN SHESHE,KETA SHPELLARET TANE E PERDHOSIN SHESHIN DUKE E BERE KODER!!!FUTINI EDHE NJE KOPE DELESH DHE PLOTESOHET TABLLOJA!!!E KAM THENE:SALI BERISHA ME SHPUREN E TIJ PREJ INJORANTESH DHE ANTI SHQIPTARI DO TA COJNE TIRANEN ATJE KU ISHTE 11 VJET ME PARE:DO LIDHIN GOMARET DHE MUSHKAT TEK SKENDERBEU,PLUS,QE SHPEJT DO NGRIHEN KIOSKAT E QOFTEVE RRETH TIJ!!!SHTOJI PATAJ CA RAPSODE ME CIFTELI ME KENGE PER “HEROIN” BERISHA!!!
Pershkrim i shkelqyer i Lulkes.Une ndjej shume dhimbje per faktin se ne dore te kujt ka rene Tirana.
Mero,
Je i jashtezakonshwm. Faleminderit nga zemra.
Titulli?—Pellgu i Skenderbeut mund te ishte..
Nqse ke per kryeminister dhe minister apo me vone kryetar bashkie, hajna dhe kriminela te gjithcakaje, qe kane zbritur ne Tirane,njeri nga nje fshat verior,tjetri prej nje fshati kosovar,eshte llogjike qe dhe forma apo ideja ndertimore qe do ti japin ata vendeve te pushtuara me hajni, do te jene ato te fshatrave nga kane ardhur.Si kurore e kesaj perdhosje, qendron udha e hajduteve.Udha e kombit,do te thosh dikush per inerci.Vetem komb,nuk ka kjo specie bastarde, jo vetem kaq por kane bere dhe vazhdojne te bejne gjithcka, qe Shqiperia jone te konvertohet serish, ne Arnautistanin otoman.
Askush nuk e kupton idene e vertete, per te cilen eshte hapur sheshi Skenderbej, apo te gjithe bejne sikur nuk e vene re! Eshte hapur per te kaluar Berisha me skorten e tij, mu midis venit, se ka frike pas pallateve. Ku do t’ia dije ai per Skenderbeun qe kullot mbi nje lope ne livadh! Keto jane sugjerime te trupit te tij te sigurise. E gjithe Shqiperia duhet te mendoje vetem per sigurine e tij, nuk ka halle te tjera…
Antisheshi “Bashabej”, do futet ne historine e qendres se Tiranes se si mund te pirdhet nje hapesire urbane qe nuk eshte as shesh per kembesore, as lulishte, as bulevard, as hapesire publike – eshte… kartodrom.
Kush jane ata hajvane qe e kane bere? Se Luli si ka bo vete ato viza, ai thjesht ka zgjedh me kujdes hajvanet per projektues.
A do vij nje dite qe do i paguain keto shpenzime keta bastard? sa para ishin hedhur ne shesh per ate projekt dhe kush do ti paguaji? sa para jane hedhur per rikonstruksionin e piramides dhe kush do ti paguaj? pse keto para ti paguajin qytetaret dhe jo ata qe i shperdoroin? kush u pergjegj per parat qe ishin harxhuar tek “zogu zi”? gjith jeten qytetari do i paguaj poshtersit qe bein keta bandite?
Jo vetem ky spurdhjak langarac qe eshte xheloz per Ramen dhe qe nuk ka aspak ide per te bere dicka te bukur dhe efikase por mendon se te bukuren e ndertuar nga paraardhesi e cfilit e lodhe e dermon se nuk ka para per ti prishur por bashke me te ishin plot njerez xheloz dhe jane anekend vendit vetem e vetem se e dine se po te vije ai ne pushtet e ben me mire.
Shume shqiptare nuk u vjen mire neqoftese Shqiperia vihet ne udhen e drejte dhe mireqenje neqoftese kjo sigurohet nga Rama.
Gjithsesi zoti Mero je gjenial ne mendime dhe vleresime reale te figurave polotike gje qe na nxite dhe neve te bejme komente.
Te lutem Mero lexoje se ka lidhje me keto qe thua.
Besoj se e di se kur lulka u propozua per kryetar bashkie normalisht do i duhej edhe policia qe ta kishte pro tij, keshtuqe mori afer vetes edhe Sajmir Muçen drejtorin e policise se Tiranes, per te cilin jam i sigurte se po te ishim ne nje kohe tjeter Berisha ose lulka do e kishin perjashtuar urgjent per menyren se si menaxhoi policet e shkrete ne 21 janar.Ajo qe dua te them eshte se edhe ky drejtori sapo hyri ne zyren e tij dha urdher qe tja ndryshonin sa me shpejt pamjen zyres duke e arreduar me 30 mije euro (nga kristali), pasi para tij kishte qene nje polic tjeter si Tonin Vocaj i cili konsiderohej se komunist.
Siç duket kemi te bejme me nje semundje qe ka perfshire jo vetem personat por ne mentalitet fobia e tyre i ka verbuar.
Sheshi eshte bere aq i shemtuar sa tiranasit jo vetem nuk e mbajne mend me, por edhe nuk kalojne per ta pare, kane frike. Por pse nuk u inaugurua me pompozitet si te tjerat vepra??????
Enverizem,prish nje pasurin kombetare per te ndertuar historin tende.Kjo ide nuk eshte e Lulit.Me kete shesh lidhen shume histori te kombit tone.Arqitekti i ndryshimit te historis dihet kush eshte.
Per mendimin tim,katrahura me sheshin skenderbej nuk eshte thjeshte e vetem se luli kaq di te beje,por eshte nenshtrimi i shtetit shqiptar ndaj presioneve te turqise,udheheqesit e te ciles duan me cdo kusht te ndryshojne historine tone duke goditur simbolin europian te shqiperise,Skenderbeun.EDi rama dhe opozita,shoqeria civile dhe intelektualet duhet te japin alarmin dhe te mos heshtin.
mua sheshi me duket me normal se surrati i sales.
Kjo eshte dhurata me e mire qe na kane bere miq pertej atlantikut.Me binomin BAB shqiperia po shkon, drejt shperberjes.Kush nuk e shikon eshte i verber,kush nuk e ndigjon i shurdhert.Rrofte miqesia Shqiptaro-Kineze(Amerikane).Rrofshin burrat e shtetit.
Shkaterrimet qe Lulka ka nisur te beje , na tregojne se ai ndodhet nen efektin e haluçinacioneve te Makbethit,pasi vrau Dunkanin. Doktori (vetë pacient psikik) po mundohet t’a kuroje. Te dy kane pershtypjen idiote se jane te pakuptueshem në qëllimet e tyre! Por jam i sigurtë se GJERAT NUK DO TE SHKOJNE SIÇ I KANE MENDUAR. Herët a vonë.
I nderuar Mero. Ti qe ben shkrime te sakta dil nje here sot ne bulevard dhe shiko se cfare zbukurimi ka bere Luli. Te vjen turp te dalesh te festosh ne ate bulevard te bukur me ato shkaravina te renduara kot se koti te varura ne cdo shtylle, s’ka as elegance, as finese. Por me shqetesuese eshte se flamurit tone kombetar i kane vene mbi shqiponje perkrenaren e Skenderbeut, pra nuk eshte me simboli yne kombetar i varur ne shtylla.Kush e di se i kujt eshte valle?!!!
Ske sfare ti thuash me shume kesaj vegle te verber te hajduterise..gjithmone i sakte Mero.
ky lulzjemi ngaterron hollanden me shqiperine .hollanda si vend i ulet dihet qe s ka shume kodra ,male jo e jo dhe holandezeve ju qan syri per kodra e male . po ketu te ne male kemi plot ,per sheshe kemi mungesa .
Qe Luli eshte nje kokorroc bosh e truthare pa asnje vizion por nje servil, kete e di qe kur isha ne nje klase me te ne shkolle te mesme. Por ja tani e njohu edhe Tirana jone, te ciles, edhe te vetmin simbol bukurie ia ktheu ne nje varrese me qiparise te sapombjelle qe simbolizojne zymtesine mesjetare.
ju duket qudi por
nji dit ata kan per te levizur edhe varrin e skenderbeut aq te qmendur jan
ME duket nje gjetje origjinale e GJINIT te PORTOKALLISE emertimi KODRA e BUBQIT ndaj dhe Lopa e BLUSHIT duhet te jete me origjine nga BUBQI me lulene balle si lulja e BASHKISE. Saper kalin e SKENDERBEUT kujdeset SALA si kalarus qe eshte
Blushi i madh, Blushi…talentin me te madh e shprehu shume ore pas deklarimeve ne parlament,,,. sa lokal i bukur ai Loli Pop, ja u rekomandoj te shkoni mos harroni makinat
I nderuar zoti Baze. Bashkia Tirane po pergatit nje sere festimesh per pavaresine.. ai i ke pare flamujt dhe pankartat ne rruge..Gje e mire por a e di zoti Baze se kush po i ben..bashkia ja ka dhene kete pune, shoqes se gruas se Bashes qe bejne bashke nje reviste. Kjo goca, qe ka shume miq dhe nga Topi..ka bere nje kompani marketingu te perbashket me pronarin e Megatek, ku kunati Erion eshte anetar i keshillit mbikqyres. Bashkia ja ka dhene parate kesaj vajzes (Odetes) e cila, ne te vertete eshte bashkepronare me gruan e Lulit. te dyja bejne nje reviste Elegance. Vajza qe ka miq te Topi dhe kunati, kane dite qe shkojne dere me dere dhe ju kerkojne kompanive te medha te huaja ne shqiperi qe te bejne cdo pune, reklama, aktivitete. nepermjet tyre. Kunati firmos ne bashki qe fondet ti shkojne goces dhe motres….
ok Mero Baze
I dashur Mero,mos u lodhni kot me lulzimet.
Dikur nje miku im duke folur per sportistet me thoshte:”Sportisti qe nuk ka vullnet e nuk punon edhe po pati stof mund te mos behet AS, ndersa po nuk e pati ate te shkrete stof le te jete qen i punes, le te kete vullnet titani, nuk mund te behet, mor vella, as per te mbledhur topat prapa porte.” Tani le te vijme te Lulja e Sal-iut. Cfare kerkoni prej tij. Ai jo vetem qe nuk ka stof per te qeverisur nje kryeqytet, por as prej shajaku nuk eshte. Ai thjesht eshte nje ambalazh kartoni. A mund te behet kostum modern me karton? Mos kerkoni shume nga nje lolo qe ka vetem nje detyre: te mbaje ne humor mbretin.