Rreth opozitës frymëzuese

6 Dhjetor 2011, 23:09Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kam parë ditët e fundit disa ish- socialistë që po vajtojnë pse humbën pushtetin në vitin 2005. Shumica  e tyre nuk janë në PS, por në qeveri, por dhe disa që kanë mbetur në PS, po përpiqen ta kthejnë në vlerë faktin që kanë qenë pjesë e ekipit që është mundur nga shqiptarët në vitin 2005. Ata janë në shumicë ose ish- ministra dhe zyrtarë të tij, ose Ilir Meta dhe njerëz të tij, ose Sali Berisha.

Biem dakord qysh në fillim se nga kryeministrat e Shqipërisë këto 20 vjet, me këto që ka bërë Sali Berisha, Fatos Nano është kryeministër më i mirë. Ishte më i hapur, më i qartë për ekonominë, dhe nuk ka vrarë njerëz, as më 14 Shtator kur Sali Berisha iu lëshua me tanke e topa në zyrën e tij, as në Mars të vitit 2004 kur e qëlluan më egër se më 21 Janar me gurë ndërtesën dhe policët që e mbronin atë. Nuk vrau se nuk e ka në kulturën e tij politike dhe për këtë i duhet të jemi mirënjohës. Dhe mbi të gjitha është i vetmi kryeministër që ka dorëzuar dy herë pushtetin me zgjedhje të lira dhe të pranuara ndërkombëtarisht. Asnjë kryeministër tjetër s’e ka bërë këtë. As Sali Berisha, as ilir Meta, as të dy bashkë.

Por Fatos Nano prodhoi një kastë njerëzish të korruptuar dhe fenomene të shëmtuara të qeverisjes, të cilët duhet të merrnin fund. Ndryshe nga qeveria e Berishës, ku ministrat nuk kanë leje për të vjedhur, pasi e drejta për të vjedhur nuk është liberalizuar dhe është patentë e Familjes, Ministrat e Nanos, një për një dhe kokë më kokë ishin më të korruptuar se ata të Berishës. Përjashto ministrat e LSI, që sot nuk konkurrohen në asgjë as në marrëzinë dhe as në hajdutërinë e tyre, Ministrat e Fatos Nanos prodhuan fluks personal mbi pushtetin që drejtonin. Unë e besoj se Agron Duka nuk ka pasur nevojë të vidhte, por qenia e tij dhe Ministër Bujqësie, dhe biznesmeni më i madh i agrikulturës në Shqipëri, ia krijonte mundësinë të ishte i pakonkurrueshëm. Arben Malaj hidhet përpjetë si bretkosë në ujë të nxehtë kur ia kujton, por privatizimet më të pista janë bërë në kohën e tij. Njerëzit e tij drejtonin ankandet e pronave publike nga Vlora në Durrës jo zyrtarisht dhe përfundonin pastaj ortakë të ortakëve të blerësve të tyre. Nuk duhet të harrojmë se Golemi, një pasuri e papërsëritshme e shqiptarëve dhe Shqipërisë, u shkatërrua nën qeverisjen e Fatos Nanos, biles me firmë të disa zyrtarëve të sotëm të Partisë Socialiste, por që nën atë pushtet kanë firmosur shkatërrimin me pallate të një prej pasurive tona më të mëdha kombëtare nga Mali i Robit tek ura e Dajlanit në Durrës. Disa banditë lokalë u bënë të superpushtetshëm dhe milionerë duke mbajtur nën presion pushtetin dhe popullsinë lokale për një mendësi idiote dhe vese që Fatos Nano kishte kur ulej në dreka banale me njerëz të rëndomtë që mban nëpër tavolina dhe që disa i burgosi duke ikur nga pushteti. Opinioni publik u lodh nga emra që ndërronin karriget e ministrave duke sharë e fyer njëri- tjetrin si hajdut,  dhe pastaj riktheheshin si miq sapo rehatoheshin në kolltuqe të reja. U lodh jo pak dhe nga adresimi i egër verbal i Sali Berishës, që nuk linte rast pa përdorur për t’i demonizuar ata.  Mund të thuhet pa frikë se Fatos Nano e bëri korrupsionin popullor, i dha atij të drejtë morale dhe e ktheu në objektiv për të qenë në pushtet. Ai e bëri atë mjet të jetës së tij politike, çelës kompromisi dhe po ndërtonte më të një mendësi të rrezikshme për një shtet ligjor në Shqipëri.

Pra, me një fjalë, në kohën e Fatos Nanos ne prodhuam modelin e “korrupsionit demokratik”, si një e drejtë e paligjshme e kujtdo që ishte në pushtet, model që shihet qartë tek socialistët e LSI që janë në pushtet me Berishën. Ky model natyrisht ishte i rrezikshëm, pasi i dha pasaportë krenarie korrupsionit të pushtetit dhe i dha vlerë një vendi pune në administratë dhe qeveri. Ai prodhoi ambicien për pushtet si ideal për tu pasuruar.

Sali Berisha e shkatërroi këtë model, pasi ishte shumë i rrezikshëm mes të tjerash për karrierën e Sali Berishës. Sali Berisha nuk punon dot me njerëz të fortë, për më tepër me njerëz që pavarësohen nga korrupsioni dhe pushteti. Si çdo gjë tjetër ai vendosi sovranitetin e vet mbi korrupsionin. Modeli i Sali Berishës padyshim që është më i egër, më fundosës për Shqipërinë dhe më pak zhvillues. Nëse Fatos Nano liberalizoi korrupsionin dhe e bëri atë atribut të çdo shtetari, Sali Berisha e centralizoi atë dhe e bëri pushtet të Familjes së tij. Nëse modeli i Fatos Nanos zhvilloi biznesmenë të lirë që përdorën korrupsionin për të avancuar bizneset e tyre duke konkurruar, Sali Berisha mes të tjerash prodhoi me këtë sistem, biznesmenë të paaftë, biznesmenë të sojit të djalit tij që lë fatin e banorëve të Gërdecit në duar sekserësh që e hodhën në erë dhe vranë 26 vetë. Ministrat që mund të bëjnë miliona tek Berisha janë ata që i kanë mbaruar më parë punët e Familjes dhe nuk janë në karantinë. Janë ata që në farë mënyre “kanë firmosur” në dosjen e korrupsionit të Familjes, si dikur në dosjet e Sigurimit të Shtetit. Ata që nuk kanë pasur fatin të ishin të dobishëm për Familjen, mund të marrin dhe bukën me vete në zyrë, se nuk i lë njeri të vjedhin.

Kjo lloj qeverisje e Berishës e ka futur vendin nën kthetrat e mafies, e cila do më shumë se ndryshim pushteti për tu mundur. Do vullnet dhe mendësi të ashpër antikorrupsion. Debati i qaramanëve ish- hajdutë brenda PS është si s’po na lënë gjë për të vjedhur këta që janë. Jo. Gjithmonë do të ketë diçka për të vjedhur në këtë vend, nëse Zamiri nga shok i Zenit dhe Gitës bëhet mik i Fugës dhe Erionit, nëse Bashkimi nga arkëtar i Familjes bëhet sekser i Lames dhe Finos, nëse Gimja i Redbullit dhe Kafes, gris fotot me Ridvanin dhe del me Ben Malajn, nëse lista e kriminelëve që kanë garanci tek Kuliqi,  transferon garancinë tek Sollaku, nëse dhe Kunati i Lulit “gjen vëlla” çunin e Gramozit. (Të më falin ata që ua zura emrin në gojë për shembull, se nuk shpresoj të ndodhë).

Shqipëria sot po qeveriset si një vend mafioz, nga një grup biznesmenësh të Familjes që jo vetëm kanë kapur shtetin dhe pushtetin, por po investojnë dhe kundër demokracisë në vend. Klanizimi i medies është një mision i rrezikshëm kundër demokracisë në vend dhe ai po bëhet me paret e këtyre biznesmenëve që përmenda, të cilët janë jo vetëm investues të ndërtimit të kësaj lloj medie, por dhe financues të luksit të tyre jo konkurrues. Ata janë njerëzit që po paguajnë për të përçarë opozitën, për ta blerë atë dhe për të deformuar vullnetin e shqiptarëve siç bënë me zgjedhjet e 8 majit. Dhe po të mendosh se ky grup mediatik, me strukturë tërësisht korruptive, është produkt i mentalitetit të socialistëve për medien, e kupton sa të rrezikuar që jemi nga rokada e mafies në oborrin e ri të socialistëve. Ndaj më e rëndësishme për socialistët nuk është të sillen si qaramanë kur hedh Berisha një gur në lumë dhe ata s’e nxjerrin dot, por të demonstrojnë një mendësi të re jo vetëm kundër pushtetit të Berishës, por dhe kundër sëmundjes që futi korrupsioni popullor i Fatos Nanos në qeverisje. Mos harroni se këta “karkaleca” të LSI që janë lëshuar të rrjepin çdo gjë që gjejnë përpara, kanë qenë dikur socialistë, biles shumica nanoistë, dhe ndonjë i përjashtuar nga MJAFT-i si hajdut që në atë kohë. Ata kanë provuar një herë si vidhet në pushtet dhe nuk u ikën kurrë ai vizion nga mendja.

Unë nuk besoj se garancia për luftën kundër korrupsionit vjen nga emrat, ndaj s’kam asgjë me askënd personalisht. As Fatos Nano nëse rikthehet kryeministër nuk vjedh dot nëse socialistët frymëzojnë shqiptarët dhe institucionet për shtet ligjor dhe ndëshkojnë korrupsionin. Problemi është që socialistët nuk mund të frymëzojnë shqiptarët duke vajtuar si nuk i lanë në pushtet të vidhnin akoma, dhe të na kërkojnë pushtet sërish në emër të nostalgjisë së tyre të vjetër kur bënin pare në pushtet dhe i qëllonte Erion Veliaj me gurë!!! Sali Berisha ka arritur mrekullisht t’i bëjë socialistët nostalgjikë për periudhën e tyre më të keqe, dhe për namin e tyre më të zi, për të ndalur pikërisht frymëzimin e ri që ata mund tu japin shqiptarëve si opozitarë. Ai kërkon t’i mbajë ata të lidhur me atë periudhë, për t’i vënë shqiptarët në dilemë për rikthimin e tyre. Për këtë duket se është hedhur në sulm duke përdorur këtë kategori buburrecësh që ka në qeverinë e tij dhe në selinë e Edi Ramës. Ata duhet të kuptojnë se shqiptarët nëse ka një gjë që i mban të dyzuar dhe të përafërt në votën ndaj tyre dhe Berishës është pikërisht kjo dënesë e tyre e mbytur për kohërat e arta kur kishin pushtetin. Nëse ka një vlerë të re në atë parti, janë ato djem e vajza që kanë pasur guximin të hidhnin një gurë mbi modelin korruptiv të Fatos Nanos, dhe jo ata që numërojnë fshehur në darkë paret e bëra në atë kohë dhe mallkojnë Edi Ramën si s’ia mori dot votat Saliut dhe Lulit të bënin prapë ca pare. Ashtu si opozita atëherë nuk ishte vetëm PD-ja, pasi ajo nuk frymëzonte, por kishte dhe faktorë të tjerë opozitarë, edhe sot opozitë nuk është vetëm PS, por ka dhe faktorë të tjerë opozitarë në Shqipëri, që dhe nëse nuk kanë infrastrukturën e opozitës, frymëzojnë më shumë se qaramanët nanoistë të opozitës. MJAFT-i që hoqi atëherë Luan Ramën se rrahu një gazetar, hoqi dhe Ilir Metën më 2011 duke i shkuar dy ditë tek dera e zyrës duke mos e lënë të shkelte më aty pas asaj videoje shokuese. Mos vallë ata duhet t’i japin llogari dikujt pas disa vitesh nëse hynë në PD apo PS, pse hoqën një hajdut nga zyra? Fuqia e tyre nuk qëndron tek numrat apo njerëzit në shesh, por tek idetë dhe frymëzimi. Kush mendon qoftë dhe një minutë të ketë referencë për të ardhur në pushtet atë kohë, duhet të kuptojë se demoralizon më shumë shqiptarë se rrjedhja publike e Sali Berishës dhe degradimi i pushtetit të tij në një sistem të centralizuar mafioz, që komandon ekonominë, pasuritë kombëtare, medien dhe larg qoftë herë- herë dhe opozitën.

45 komente në “Rreth opozitës frymëzuese”

  1. NJE NJERI I ZAKONSHEM says:

    E SAKTE.KAM DEGJUAR DIKUR NE BISEDA ME NJEREZ PA INTERESA SI KETA POLITIKANET TANE, QE SHQIPERIA DO BEHEJ ME MIRE SIKUR TE KISHTE NJE KRYETAR TE NDERSHEM MBRET APO KU DI UNE QE POPULLI TI SIGURONTE JETEN ATIJ DHE FAMILJES ME QELLIM QE MOS TE KRIJOHESHIN GJITHE KETO CETA HAJDUTESH, QE CA VJEDHIN DITEN CA NATEN DHE CA PO PIKETOJNE VJEDHJEN E RRADHES;te kishim marre ndonje suedez apo norvegjez borxh dhe ta kishim bere mbret do te ishte me mire per kete popull viktime.

    1. A. says:

      Shume falemnderit z. Baze. Do te doja qe cdokush qe do te lexonte kete artikull. sidomos rinia, te bente nje analize me mendjen e saj per ata qe kane drejtuar kete vend (grabitur)per keto 20 vite.
      Do ti sugjeroja PS, qe te mbledhe rreth saj njerez me vlera te larta morale dhe ne asnje menyre, thjesht sepse do te mendojme se po percahet opozita, te mbaje ne gjirin e saj ende po ata ish-ministra te kohes se Nanos si te lartpermendurit ne kete artikull, te cilet mendojne vetem e vetem si te kthehen ne pushtet dhe perseri te vjedhin, grabisin pasurite kombetare. Nga keta njerez duhet menjanuar, sepse ujku qimen e nderron por zakonin se haron.
      I uroj suksese PS, bile edhe PD (sepse dhe ajo ka ne gjirin e saj njerez te ndershem), nese nje dite ato do te pastrohen nga keta mbeturina “morale”.

    2. elio says:

      E drejte o Mero…ne fund te fundit tani vloren po e shkaterron sikurse socialistet kane bere me durresin, Shpetim Gjika…

  2. Arjani says:

    Te lumte Mero. Nje shkrim brilant.

  3. Rilind says:

    Ashtu eshte o plaku Mero. Socialistet e meritonin te humbisnin ne 2005 (e shume nga ata e meritonin te shkonin edhe ne burg) por fatkeqesisht perfitoi i cmenduri Berisha. Sic i thone fjales, Shqiepria ra nga shiu ne bresher.

  4. nikua says:

    shyqyr qe e rreugllove pak nga fundi artikullin se per pak me bere te mendoj qe sdo kete ndryshim nga pushteti i sotem me ate qe mund te jete pozita e neserme, dhe qe si perfundim njesoj do jete per kedo te votojme!

  5. Shpresa says:

    Ju faleminderit. Analize e bukur….

  6. fieri says:

    Bravo Mero per kete analize.
    Aq i keq eshte Saliu sa socialistet duken te mire. Pa zgjedhje te lira per te pastruar sistemin pake nga pake skemi per te bere para ne. Gjeja kryseore ne Shqiperi duhet te jene zgjedhjet e lira dhe jo te manipuluara. Pa ato ne vend numero kemi per te ngelur.

  7. votusi says:

    Mero rezerva sot lind nga sa thua ti ne kete artikull te sakte “…nëse Zamiri nga shok i Zenit dhe Gitës bëhet mik i Fugës dhe Erionit, nëse Bashkimi nga arkëtar i Familjes bëhet sekser i Lames dhe Finos, nëse Gimja i Redbullit dhe Kafes, gris fotot me Ridvanin dhe del me Ben Malajn, nëse lista e kriminelëve që kanë garanci tek Kuliqi, transferon garancinë tek Sollaku, nëse dhe Kunati i Lulit “gjen vëlla” çunin e Gramozit. (Të më falin ata që ua zura emrin në gojë për shembull, se nuk shpresoj të ndodhë)”Ti kerkon falje po kjo kam frike se do ndodhe tamam keshtu sepse te gjithe keta jan emra te perfolur edhe me pare.
    Ndersa ata te rinjte e tjere qe u shtuan vec ketyre jane pasanike qe kane xhvatur fondet e OJQ dhe me siguri nuk kane paguar asgje si takse mbi te ardhurat

  8. mjalti says:

    Mereni me mend nga duet tia filloj EDI,nga eksporti i plerave se burgu nuk i nxe te tere.

  9. matura 79 says:

    Pershendetje dhe falenderime per kete shkrim zoti Baze. Eshte pikerisht prezenca e ketyre banditeve me kollaro ne forumet drejtuese te sotme te PS qe me siguri ftoh nje pjese te konsiderueshme te shqiptareve per nje levizje masive kunder armikut me te eger qe ka pasur ndonjehere kombi shqiptar, banditit S. Berisha. Dhe me vjen keq qe E.Rama kujton se duke bere “diplomaci” partiake ne radhet e partise se tij do te arrije te krijoje kohezionin qe i duhet per te fituar dhe mbajtur pushtetin. Mjafton te shohesh bijte bandite e vrases te nje pjese te lidereve te larte te PS per te kuptuar se sa vlen morali qe keta u shesin shqiptareve. Kanada 2011

  10. Vladimir Freza says:

    Mire e ke o Mero Baze. Nje nga arsyet qe socialistat nuk po vine dot ne pushtet, megjithese Sala ja ka bere sa para edhe mbrapa ketij populli,eshte se tek socialistat ne udheheqje jane akoma reth 30-40% ata nostalgjiket e Nanos qe e kane ate semundjen e korrupsionit.Jo pak njerez (kryesisht ata qe nuk vine te votojne) mendojne se nuk ka ndonje ndryshim nese vjedh Sala familjarisht dhe me ata qe kane fituar testin (Mediu,Basha, Bregu,Bode,Meta, Prifti edhe te tjere) apo do te vidhen nga cimkat e Nanos qe lakmojne ardhjen ne pushtet. Afersisht keshtu mendojne edhe demokratet e vertete. Ne, mendojne ata,po ja japim voten Sales megjithese e dijme qe ai, familja, dhe rethi i ngushte nuk kane te ngopur se vjedhuri pasurine kombetare dhe taksat e popullit se edhe per kete kategori(besoj se demokrat te ndershem ka shume) nuk ben diference. Pra per kete kategori eshte me mire te vjedhi Sala se sa cimkat e Nanos.
    Per te pasur nje opozite frumezuese(po perdor titullin tuaj) mendoj se duhet patur parasysh thenia popullore se me mire djepja bosh se sa shejtanin brenda. Besoj se te gjitheve ju kujtohen vicklat e Metes ndaj Nanos, Meta GA dhe Nanua NA per hire te nje uniteti qe ishte dhe rezultoj falls.Meta si kurve politike (i graduar si hajduti me madh “socialist”vazhdoje skemen e hedhjes se vicklave ndaj Sales mbas zgjedhjeve te 2009 por me nje intesitet me te ulet se maloku nuk ishte aq luajal sa Nano.Sot ne partine Socialiste te drejtuar nga Edi Rama egzistenca ne forumet e partise te ministrave te Nanos eshte nje arsye me shume qe te mos votbesohet nga elektorati. Elektorati nuk i harron lehte vjedhjet e Malajt, Angjelit e kompani. Mos te harojme se ky kontigjent i prekur nga semundja Nanoiste (o burra kush ka mundesi te vjedhi me shume)ka pritje te larte matematike qe te preket nga semundja e re qe idime vetem emrin por nuk e njohim ilecin e sherimit, sic eshte semundja e Priftit qe me te marre votate socialisteve
    shkojne ne kampin antisocialist.
    Ladi USA.

  11. scutarino says:

    TemA ata emrat i ke ne rregull. Lidhjet qe ke dhene ne shkrim jane reale. Nuk ka dyshim qe keto lidhje nuk jane ne te mire te Shqiperise, prandaj nuk ke pse kerkon ndjese. Te verteten ke thene.

  12. Sefer Daja says:

    Mero… megjithe respektin per ju…te kuptoj se cafre do te thuash por smund ti jesh njeriut mirnjohes se nuk ka vrare dhe se ka dorzuar pushtetin pa dhune..Nano ka mbi vete krime te tjera ,,te nje natyre tjeter nga te malokut..mos harro qe fatos Nano eshte lindur dhe rritur ne Tirane dhe jo ne guven e arushes si kopuku i Ram Berishes..dmth eshte me i civilizuar po per kete skemi pse ti jemi mirnjohes ..eshte detyre e cdo njeriu te sillet ne menyre te civilizuar..maloku jo ne kete jete po dhe dy jete te tjera te jetoje do ngelet kafshe primitive

    1. LORA says:

      Po 21 te mbyturit e 9 janarit 2004 kush i vrau???????Nano e Majko qe nuk levizen as majen e thoit per t’u ardhur ne ndihme ne Kep te Karaburunit,brenda kufirit te Shqiperise,po i lane qellimisht ne det te vdisnin qe te mos mbetej deshmitar i gjalle per me tregue trafikun e qenjeve njerezore te orkestruar nga qeveria e gangsterit Nano.Apo e keni harruar qe Nano argalisej ne buzuqet e Greqise kur ata luftonin me dallget e me te ftohtin qe u ngriu zemrat?Eshte nga te paktet editoriale te Meros qe nuk e pranoj dot qe nga fillimi e deri ne fund.

      1. i stresuari says:

        kur i thua gangester Fatosit imagjino cfar duhet me i thene malokut te vicidolit.e vertete qe u mbyten ne karaburun ata emigrantet fatkeq dhe Fatos mjekra pinte ne buzuqi dhe shume dallavere ndodhen ne qeverine [NANO] dhe elektorati i majte e denoj me vote se kjo tregon qytetari,se kamikazet e djathte nuk e kuptojne nryshimin e qeverise per gabime ose per mos mbajtje premtimesh.erdhi koha per: [ndryshim ose ju jeni te paret] dhe ku jemi: vrasje, grabitje, poshtersi, malokeri, kjo eshte qeveria Berisha e mani pulite.te fala lora.pastaj meru me MERON.

  13. matura 72 says:

    zoti mero ne artikujt e tuaj shikohen oshilacione ne cilesine dhe temat
    pikante qe trajtoni.korrupsioni eshte nje fenomen qe shoqeron natyrshem shoqerite me demokraci te pa zhvilluar si kjo jona deri ne asfiksimin
    e tyre.bile dhe ne shtetet e zhvilluara ky fenomen egziston ne forma e metoda te sofistikuara.Ne qe kemi jetuar ne sistemin e kaluar ky fenomen ishte teper i kufizuar ne krahasim me sot kur korrupsioni eshte nje fenomen i zakonshem dhe i pranuar nga shoqeria.
    mendoj se dhe mund te tolerohet korrupsioni ose te themi ndryshe nuk zot qe ta ndaloje qofte ne shqiperi qofte ne amerike.
    POR PER KETO GJERA QE NDODHEN NE 2011 NE SHQIPERI:
    1-VRASJA E PROTESTUESVE
    2-VJEDHJA E VOTES HAPUR
    3-TRADHETIA E OPOZITES
    4-POSHTRIMI I PRESIDENTIT
    5-PERDHOSJA E PROKURORISE.
    6 TALLJA E ARVIZUSE & OSBE
    jane gjera te llahtareshme qe korrupsioni i socialistave apo dhe i demokrateve jane te paperfilleshme,por te kritikueshme.
    KORRUPSIONI DISKUTOHET NE NJE SHOQERI KU EGZISTON SHTETI,NDERSA PAS 2011 SHQIPERIA ESHTE KTHYER NE NJE BORDELLO NEN KEMBET E TRIBALIT BERISHE QE UDHEHIQET NGA POSTULATET E REGAN LESHIT DHE NGA FANTAZITE
    E SUPERFUQISE SE LATHIJAVE DHE ARROREVE PRA NJE I CMENDUR QE MBAHET NE KEMBE NGA RECETAT E ASHURES TE ARVIZUSE.
    Pefundimisht dhe pse vodhen pusht etaret po e mbyllim nje sy,por per gjaksorin berishe e bashe duhet ndeshkim pse jo dhe hakmarrje kanunore
    deri sa shteti nuk egziston.PAS NJE MUAJI MBUSHET VITI QE U VRANE
    4 PROTESTUES DHE BERISHA ,BASHA,ARVIZUJA,RAMA E RUCI DUHET T’I THERRASIN MENDJES SE NUK JANE VRARE VETEM 4 FAMILJARE POR JANE
    GJUNJEZUR 3 MILJON SHQIPTARE.
    LAVDI HERONJVE TE 21 JANARIT !
    POSHTE JUNTA FASHISTE E BERISHES DHE ZAGARET QE I MBAJNE ISON..

  14. luis says:

    Berisha e di se e ka te humbur betejen e ardhshme prandaj perpiqet qe ne qeverine e ardhshme qe patjeter do te jete nga socialistet ai nuk po le gure pa luajtur per te sjelle ndonje figure nga ata te Nanos se me Edi Ramen e di se ku e ka vendin.
    Se mos vetem ai,e kam theksuar se jane shume vete edhe nga partia e tij qe i tremben ardhjes se Edi Rames si kryeminister.
    Edi Rama eshte plotesisht i vendosur per te vendosur drejtesi pavaresisht kostos.
    Quaj kosto se do kete ndonje firo nga ata politikane maskarenj por do fitoje popull dhe mbi te gjitha atdheu.
    Shume i sakte Mero.

  15. gjerarku says:

    Eshte e vertete Z.Mero,qe me zor po presin keta biçim socialistesh,te marin pushtetin,po or po edhe me i humburi i fshatit,qe eshte socialist,kete po pret,te fitojne qe te vjedhin,vjedhja eshte futur aq thethe ne gjak,sa zor se ato qe thoni ju do e ndalojne.Diçka tjeter do ta shpetoje kete vend,ate qe Edi Rama nuk mund ta thote,pale ta beje.

  16. flamuri says:

    Edi Rama eshte ilaci i sherimit

  17. lani says:

    AI PRODHOI AMBICJEN PER PUSHTET SI IDEAL PER TU PASURUAR!- thote M.Baze. S’ka me nevoje per analiza.Eshte sinteze e rralle, plote dhe te vendos perfundimishtg ne mendime..

  18. D.SH says:

    Ne cdo vend ku sundues eshte ligji pushteti ndryshohet me vote.Ne Shqiperi, kete mekanizem e kane prishur.Keta e urrejne voten e lire dhe per kete e deformojne.
    Personalisht nuk kam asnje lloj besimi se edhe kjo e ashtuquajtur reforme elektorale dot’i jape fund dhunimit dhe tjetersimit te votes ne Shqiperi.
    Ne histori ka nje thenie ne forme postulati: ” VASALI I VASALIT ITM
    NUK ESHTE VASALI IM”. Duke perifrazuar kete thenie duhet te jemi me se te vetedishem se ; i zgjedhuri i te pazgjedhurut tim nuk mund te jete i zgjedhuri im.
    Sistemi i vene ne jete ne zgjedhjet e 2009 dhe qe pritet te arnohet tani eshte nje sistem qe nuk zgjedh perfasues te popullit, por renegate te partive dhe servile te kryetareve.
    Per t’mos e pergjithesuar, une e kam per turp qe te pakten ne dy zona; atje ku banoj une , dhe ne ate ku banojne te afermit e mi, jene deputete dy nga njerezit me te rendomte e batakcinj qe mund te kete ky vend.
    Me tre te katertat e ketij ekipi parlamentar une do te refuzoja edhe cdo ftese ne dasem, e jo me , te ulesha ne nje sofer me ta.
    Kur duan te bejne reforme perse nuk marrin shembull nga Amerika, ku kantidati per Dhomen e Prfaqsuesve, veteinicohet, ben fushate personale, nderton program personal duke perqafuar nje filozofi te njeres nga partite garuese.Pastaj ne konventat e partive kantidatet shpallin programet e tyre dhe ne fund nje konvente shume e zgjeruar partie, pas nje testimi popullor paraprak vendos se kush do te jete kantidati perfundimtar.
    Dhe . te gjithe konkuruesit jo fitues behen mbeshtetes te fituesit dhe jo sic bejne Harasanet tek ne.
    Nese jeni vertete te interesuar bejeni keshtu qe ta shihni se sa fuqi reale keni.

  19. albani says:

    “Ai kërkon t’i mbajë ata të lidhur me atë periudhë, për t’i vënë shqiptarët në dilemë për rikthimin e tyre”.

    fjalia e mesiperme eshte e sakte, ka nje synim te qarte te demolarizohen shqiptaret te shkojne te votojne, dhe rrjedhimisht ti zgjatet pushteti ketyre qe vetem vjedhin, shkaterrojne edhe vrasin

  20. Lule Sofo says:

    Z. Mero si gjithmone prek plaget aty ku na dhembin me shume.Dhe ne fakt, o shqiptare si do t’ia bejme. Jemi ne mes shiut dhe bresherit, m…it dhe k..es, hajdute nga njeri krah dhe superhajdute nga krahhu tjeter. Apo ndoshta demokracia keshtu arrihet : me ndihmene hajduteve ?!!..

  21. LILOLABJA says:

    Jam me shume fat qe jetoj ne nje kohe me Mero Bazen.
    Une per veten time do e publikoj ne fb do e shperndaj si trakt .
    E ke ate te shkrete yll ne balle ,ke lindur me yll more burre, ta ka fale natyra je karismatik.Nuk shpegohet ndryshe qe je 500 vjet perpara me koleget e tu.Nuk e di do jete vendi eshte vendi i bekuar,jane te ashper njerzit por me tru aman.
    FALEMINDERIT FALEMINDERIT FALEMINDERIT

  22. nastradini says:

    Bukur shkruan gazetari i TEMES. Qe me pak fjale thote: “Saliu eshte keshtu sic eshte, sepse opozita e Edi Rames eshte ashtu sic eshte.” “Por Edi Rama dhe opozita eshte keshtu sic eshte, sepse media shqiptare eshte ashtu sic eshte.” Do te thonte nastradini dhe cdokush po te shikonte shtypin dallkauk dhe TV-ne shqiptare me gazetare me shume se mizat ne hale. Shikoni se cfare hymne i kendon SHEKULLI bejtexhiut injorant Arben Duka per vargjet e rrugacit qe i publikon serbes-serbes ne faqet e kesaj gazete. Beni sehir si kselhasen VEMJET enveriste me HALLATIN dhe PENISIN e Enverit fanatiket, burra dhe gra ne faqet e qazetes SHEKULLI. Duke fyer dhe ofenduar me fjalle turpi gazetarine investigative. Qe per fatin tone te keq jane si kokrra ne drurin e thare. Prandaj nastradini do te publikoje nje apel qe eshte si me poshte:
    Apel per SHEKULLIN: Mos prisni me gersheret e inkuizicionit shkrimet e nastradinit. Dhe te asnje tjeteri.Kur shkruajne gjera qe nuk jane sipas oreksit tuaj. Pse SHEKULLI ben poet bejtexhiun Duka-Dallkauka-Enveruka? Dhe redaksia si nje trup i vetem i urron ditelindjen ketij famozi te madh Boteror? Sikur te ishte vete BOSi i tyre pronar supermilioneri Kokedhima, qe i urron mikut te tij te vjeter? Nga koha e monizmit? Bejtexhiu shkruan nje bejte per SHEKULLIN dhe nje tjeter per armiqte e tij. Armiqte kunderpergjigjen me kondra-bejte tjeter, por SHEKULLI nuk ja publikon fare. Se i ulet rejtingu poetit famoz Duka-Dallkauka-Enveruka. Dhe i prishet datelindja dhe qefi i festes se perbashket. Dhe me kaq mbyllet muabeti. Hajt me shnet ju qe nuk doni dhe respektoni si SHEKULLI poetin Duka-Dallkauka. Se ne kemi moderatoret vigjilente. Dhe nuk jua botojme fare repliken. Pse keshtu? Ketu mbyllet apeli i nastradinit. Sepse nuk mbyllet nje e KEQE duke bere KEQ. Sic po ben SHEKULLI me gersherete moderatoreve inkuizitore.

  23. E vërteta e hidhur says:

    Zoti Baze!
    E respektoj dhe e vlerësoj,profesionalizmin analitik,atë investigues e për më tepër,mendimet kritike,të cilat shoqërohen vazhdimisht me alternativa për ndryshime progresive,që pasqyroni përmes opinioneve tuaja.Ndjekja me kujdes e ngjarjeve dhe analizat e problemeve ekonomike-financiare e social-kulturore,artistike e sportive, me sensin kritik dhe synimin për ndërtimin e një shoqërie, që synon zhvillim, progres e konsolidim të arritjeve demokratike, është një ndihmesë e vyer që duhet të japi çdo qytetar e intelektual në shoqërinë e sotme shqiptare.Nisur nga ky këndvështrim,mendoj se ju po jepni një kontribut të konsiderueshëm, duke u vendosur në avanguardën e opozitës reale,e cila në fakt,për shkaqe që ju i përmendni,rezulton aktualisht e vogël,shumë e dobët,e me ndikim minimal në ndërgjegjësimin dhe zgjimin masiv shoqëror për të eleminuar “punët e pista” me “duart e pastra”.Nuk është për t’u çuditur kur themi se për realizuar këtë katarsis të vërtetë,apo evoulim të shoqërisë shqiptare,veç ideve e shkrimeve dhe opinioneve që pasyrohen sporadikisht në ndonjë media të mbetur jashtë ndikimit të politikës mafioze(rozë e blu),duhet domosdoshmërisht të sigurohet sëpari një suport financiar nga jashtë.Pikërisht,këtu qëndron problemi.SHBA që i njeh dhe i përdor mjaft mirë këto mjete në raste të tilla(mendoj se i përdor vetëm atëhere kur ka interesa),gjykojnë se nuk e shohin si domosdoshmeri nevojën për ndryshime serioze të elitës politiko- shoqërore shqiptare.Prandaj dhe ruajnë këtë statukuo.Këtu qëndron dhe e keqja për ne.Ato(SHBA)nuk besojnë në ndershmërinë e lidershipit politik, i cili vazhdon të shfaqi veç prirjeve korruptive,sindromin e trashëgimisë të sundimit diktatorial në forma të reja politike,si ajo “Jes Sër”.Kjo i pëlqen “Shtëpisë Bardhë”,prandaj që problemet e mëdha shoqërore rekomandon që t’i zgjidhin vetë shqiptarët në “mënyrë
    demokratike”.Deri tani,kjo përkon me interesat e tyre.Nga ana tjetër,kjo është dhe një na arsyet që kufizon një investim më të thellë amerikan në rinovimin e lidershipit politik shqiptar.
    Një “ndryshim” mund të vijë vetëm atëhere kur:1-kur vuajtja e popullit të arrijë siç thonë, deri në palcë. dhe 2-kur marrëzia e madhështisë e pushtetarëve të arrijë të kundërshtojë hapur interesat amerikane (nëse do të ketë).
    Më vjen keq që pohoj këtë të vertet reale dhe kaq të hidhur që po e ndjek popullin shqiptar.Ndryshime optimiste në shërbim të mirëqënies së popullit që mendojnë se mund të vijnë përmes kritikave e veprimeve sporadike e fragmentare mediatike e përpjekjeve opozitare, s’janë gjë tjetër, veç ëndra në sirtar.Opozita mezi pret të shpalosë aksionet e vjedhjes, padyshim me metoda sa më të sofistikuara.Dhe siç thoni ju, gjithnjë ka se çfarë të vjedhin.Atyre u shkelqejnë sytë kur flasin për ardhjen e tyre në pushtet.Organizata si: “Mjaft vodhët ju na lini edhe ne” tashmë janë brenda partisë tyre.Stafeta e bashkëpunimit mafioz blu e rozë do të vazhdojë rregullisht,pavarësisht sa zgjatin rivalitetet e rotacionit dhe metodat mashtruese që përdorin Berisha e Rama. Padyshim që,do vijë dita e do ti shihni e do t’i
    ndjeni vetë këto në kurrizin tuaj, o vllezër.

  24. Zoti Baze!
    E respektoj dhe e vlerësoj,profesionalizmin analitik,atë investigues e për më tepër,mendimet kritike,të cilat shoqërohen vazhdimisht me alternativa për ndryshime progresive,që pasqyroni përmes opinioneve tuaja.Ndjekja me kujdes e ngjarjeve dhe analizat e problemeve ekonomike-financiare e social-kulturore,artistike e sportive, me sensin kritik dhe synimin për ndërtimin e një shoqërie, që synon zhvillim, progres e konsolidim të arritjeve demokratike, është një ndihmesë e vyer që duhet të japi çdo qytetar e intelektual në shoqërinë e sotme shqiptare.Nisur nga ky këndvështrim,mendoj se ju po jepni një kontribut të konsiderueshëm, duke u vendosur në avanguardën e opozitës reale,e cila në fakt,për shkaqe që ju i përmendni,rezulton aktualisht e vogël,shumë e dobët,e me ndikim minimal në ndërgjegjësimin dhe zgjimin masiv shoqëror për të eleminuar “punët e pista” me “duart e pastra”.Nuk është për t’u çuditur kur themi se për realizuar këtë katarsis të vërtetë,apo evoulim të shoqërisë shqiptare,veç ideve e shkrimeve dhe opinioneve që pasyrohen sporadikisht në ndonjë media të mbetur jashtë ndikimit të politikës mafioze(rozë e blu),duhet domosdoshmërisht të sigurohet sëpari një suport financiar nga jashtë.Pikërisht,këtu qëndron problemi.SHBA që i njeh dhe i përdor mjaft mirë këto mjete në raste të tilla(mendoj se i përdor vetëm atëhere kur ka interesa),gjykojnë se nuk e shohin si domosdoshmeri nevojën për ndryshime serioze të elitës politiko- shoqërore shqiptare.Prandaj dhe ruajnë këtë statukuo.Këtu qëndron dhe e keqja për ne.Ato(SHBA)nuk besojnë në ndershmërinë e lidershipit politik, i cili vazhdon të shfaqi veç prirjeve korruptive,sindromin e trashëgimisë të sundimit diktatorial në forma të reja politike,si ajo “Jes Sër”.Kjo i pëlqen “Shtëpisë Bardhë”,prandaj që problemet e mëdha shoqërore rekomandon që t’i zgjidhin vetë shqiptarët në “mënyrë
    demokratike”.Deri tani,kjo përkon me interesat e tyre.Nga ana tjetër,kjo është dhe një na arsyet që kufizon një investim më të thellë amerikan në rinovimin e lidershipit politik shqiptar.
    Një “ndryshim” mund të vijë vetëm atëhere kur:1-kur vuajtja e popullit të arrijë siç thonë, deri në palcë. dhe 2-kur marrëzia e madhështisë e pushtetarëve të arrijë të kundërshtojë hapur interesat amerikane (nëse do të ketë).
    Më vjen keq që pohoj këtë të vertet reale dhe kaq të hidhur që po e ndjek popullin shqiptar.Ndryshime optimiste në shërbim të mirëqënies së popullit që mendojnë se mund të vijnë përmes kritikave e veprimeve sporadike e fragmentare mediatike e përpjekjeve opozitare, s’janë gjë tjetër, veç ëndra në sirtar.Opozita mezi pret të shpalosë aksionet e vjedhjes, padyshim me metoda sa më të sofistikuara.Dhe siç thoni ju, gjithnjë ka se çfarë të vjedhin.Atyre u shkelqejnë sytë kur flasin për ardhjen e tyre në pushtet.Organizata si: “Mjaft vodhët ju na lini edhe ne” tashmë janë brenda partisë tyre.Stafeta e bashkëpunimit mafioz blu e rozë do të vazhdojë rregullisht,pavarësisht sa zgjatin rivalitetet e rotacionit dhe metodat mashtruese që përdorin Berisha e Rama. Padyshim që,do vijë dita e do ti shihni e do t’i
    ndjeni vetë këto në kurrizin tuaj, o vllezër.

  25. hajriu says:

    Me pak llafe kesaj i thone m*t i jati m*t i biri , m*t ai qe beri te jatin…………a ka ndonje zgjidhje tjeter? Me kete kaste politikanesh une nuk besoj se mund te ndodh ndonje ndryshim , aq me teper duke pare se si po shkon gjyqi i metes. Keta po e bejne korrupsionin pjese te pandashme te sistemit . Me kete kaste politikanesh une nuk shoh drite ne fund te tynelit por nje erresire te pafundme…..une jam i detyruar te jem pesimist.

  26. Polo says:

    Persjhendeytje z. Mero.Jini jo vetem n je GBazetar dhe analist i zoti por edhe nje trim mbi tima qe nuk te trembet syri.

  27. WASHINGTON MEN says:

    NJE SHKRIM TAMAM OPOZITE FRYMEZUESE E ZEF BROCIT NGA WASHINGTONI
    QE NDJEU NDER TE PARET PUTRAT E PISTA TE ARUSHES VICIDOLIT
    THANKS !

    Në këtë 21-vjetor të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, mirënjohja dhe respekti u takon ish-studentëve të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, që të bashkuar dhe frymëzuar nga idealet më të pastra e më të bukura rinore për një Shqipëri demokratike e si gjithë Europa, rrëzuan regjimin diktatorial dhe i hapën rrugën pluralizmit politik e ndryshimeve politike, sociale dhe ekonomike në Shqipëri. U takon së pari ish-studentëve të Dhjetorit të ‘90-s, të cilët bënë revolucionin që të shkruajnë për këtë ngjarje që tingëllon aktuale, edhe pse kanë kaluar më se dy dekada.

    Prandaj në këtë shkrim unë dua të trajtoj vetëm një çështje: Sa u realizuan ëndrrat dhe idealet e Lëvizjes Studentore që nga ajo kohë e deri më sot. Është e dhimbshme të ballafaqosh ëndrrat dhe idealet e Lëvizjes Studentore me realitetin e sotëm të Shqipërisë. Sot Shqipëria nuk është ajo për të cilën u ngritën në protesta studentët e Dhjetorit 1990. Qeveritë dhe politikanët e derisotëm i përbaltën, i harruan dhe madje edhe i gjakosën idealet studentore. Sot Shqipëria është ashtu si nuk duhej të ishte. Sot Shqipëria, edhe pse në letër, është demokraci, në fakt ajo ka një regjim diktatorial e të korruptuar që sa vjen e bëhet edhe më i rrezikshëm për popullin. Lëvizja Studentore nuk u bë për të rrezuar një diktaturë të kuqe dhe për ta zëvendësuar atë me një diktaturë tjetër shumëngjyrëshe. Lëvizja Studentore nuk u bë as për të shkulur e tërhequr zvarrë monumentin prej metali të ish-diktatorit dhe për ta zëvendësuar me monumentin e gjallë të diktatorit Sali Berisha. Lideri i Lëvizjes Studentore dhe ish-kryetari i parë i Partisë Demokratike, Azem Hajdari, ishte mbase ndër të parët që paralajmëruan që në shtator 1992 se një diktaturë e re po instalohej në Shqipëri. Për fat të keq, shqiptarët nuk e morën seriozisht këtë alarm që po e jepte jo opozita, por vetë themeluesi dhe drejtuesi i Partisë Demokratike.

    Studentët e Dhjetorit të 1990-s, me thirrjet e tyre të fuqishme “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, zgjuan dhe bashkuan rreth vetes masat e gjëra të popullit si asnjëherë tjetër në historinë e Shqipërisë së derisotme. Por në atë kohë, studentët as që e shkonin nëpër mend se politika dhe qeverisja e mbrapshtë e viteve që pasuan do ta mbanin Shqipërinë larg familjes europiane edhe në vitin 2011. Mbase sot Shqipëria, në disa aspekte, është realisht më larg Bashkimit Europian se sa ishte në vitet 1993-1994. Nuk mund të thuash se ke hyre në Europë vetëm se sot mund të shkosh pa vizë në disa vende të saj, të drejtë që shqiptarët ishin të fundit e Ballkanit që Europa ua dhuroi. Nuk mund të thuash se meqenëse je anëtar i NATO-s, je automatikisht një vend me qeverisje demokratike dhe të ndershme. Faktet tregojnë se një diktaturë dhe një mafie politiko-kriminale tepër e rrezikshme është instaluar në Shqipëri pa përfillur, madje edhe më keq se aq, duke nëpërkëmbur edhe principet dhe reputacionin e institucioneve perëndimore. Në fakt, regjimi berishian nuk e ka pasur as e ka sinqerisht e seriozisht pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian a institucione të tjera perëndimore, parimet e të cilave vijnë në kundërshtim me mënyrën e qeverisjes dhe e vënë në rrezik pushtetin e tij antidemokratik dhe të korruptuar.

    Studentet e Dhjetorit të ‘90-s ëndërronin një shtet ligjor e demokratik, në të cilin të gjithë-qytetarë, pushtetarë e politikanë- të jenë të barabartë para ligjit dhe askush të mos jetë mbi ligjin. Qeverisja e këtyre 20 vjetëve nuk ka asgjë të përbashkët edhe me këtë ideal të Lëvizjes Studentore dhe parim bazë të një shteti demokratik. Sot Shqipëria konsiderohet një ndër vendet me korrupsionin më të lartë dhe ku krimi i pushtetarëve nuk ndëshkohet. Është një shenjë ogurzezë fakti që edhe sot, politikanët e të gjitha ngjyrave e kaheve në Shqipëri, përfshirë edhe ata që për demagogji deklarohen për heqjen nga Kushtetuta të imunitetit, realisht me veprimet e tyre tregojnë se janë për të mos ndryshuar Kushtetutën dhe për t’ua lënë të paprekur imunitetin shtetarëve e deputetëve, pra ata janë që korrupsioni dhe krimi i pushtetarëve sot dhe në të ardhmen praktikisht të mos hetohet e ndëshkohet. Pra forca e ligjit dhe e pushtetit duhet të bjerë vetëm mbi qytetarin e thjeshtë, por jo mbi shtetarët dhe politikanët e korruptuar dhe inkriminuar. Imuniteti i pushtetarëve sot është kthyer në një mburojë të pathyeshme të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Çdo forcë politike që është për ta ruajtur të paprekur këtë mburojë nuk jep shpresë reale se mund të drejtojë në mënyrë demokratike dhe të ndershme, prandaj edhe meriton ndëshkimin e popullit në zgjedhjet e ardhshme. Unë mendoj se është nevojë imediate që brenda muajit mars 2012 të bëhen ndryshimet më të domosdoshme në Kushtetutë, lidhur me heqjen e imunitetit për pushtetarët, si dhe për zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm me votim direkt nga populli dhe jo me matrapazllëqe politike e blerje-shitje votash.

    Lëvizja Studentore aspironte që në Shqipëri populli të vendoste për qeverinë, Parlamentin dhe liderët e tij përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme. Por të paktën që nga viti 1995 e deri më sot, mafia në pushtet e ka kthyer Shqipërinë në një vend ku vota nuk ka vlerë, sepse zgjedhjet falsifikohen, manipulohen, shiten e blihen me para, me qese mielli a me favore të paligjshme.

    Lëvizja Studentore ëndërronte që Shqipëria të bëhej një vend me ekonomi të përparuar, me turizëm të zhvilluar dhe me një mirëqenie në rritje për të gjithë. Sot një pjesë e madhe e popullsisë po jeton në një varfëri që sa vjen e thellohet, ekonomia është në krizë, ndërsa turizmi është pothuajse inekzistent. Edhe pse më se një e treta e popullsisë së vendit janë në imigracion (sipas OKB-së, Shqipëria është një rast unik në botë, sepse ka në imigracion një popullsi aq të madhe të saj), shqiptarët bëjnë edhe sot sakrifica të mëdha për të lënë vendin e tyre ku ata ndihen të pashpresë.

    Studentët e Dhjetorit 1990, as nuk e shkonin nëpër mend se pas vitit 1990 e deri më sot, Shqipëria do bëhej turpi i botës me fëmijë, gra e burra të ngujuar nëpër shtëpi me vite të tëra nga frika e gjakmarrjes. Ndërsa shteti nuk vepron për t’i dhënë fund një fenomeni të tillë që është jo vetëm antiligjor, por dhe në kundërshtim edhe me zakonet e dikurshme të kanunit popullor. Jo, një fenomen si ky, ku fëmijë e gra të ngujohen, një gjëmë e tmerrshme si kjo nuk ka ndodhur në kohën e diktaturës komuniste. Madje gjakmarrja deri në vitet ‘90 pothuajse u zhduk si fenomen dhe kjo ishte një arritje e madhe qytetërimi dhe e veprimit të ligjit. Prandaj sot Europa e ka të vështirë ta besojë se një dukuri e tillë ndodh realisht në Shqipërinë që insiston të bëhet anëtare e saj. Një vend me kulla ngujimi, as e meriton dhe kurrsesi Europa nuk mund ta pranojë në familjen e saj.

    Një rrezik tjetër i madh dhe i shumanshëm i kanoset vendit nga ligji antishqiptar që miratoi mazhoranca për importimin e mbetjeve. Përshëndes nismën e disa organizatave e shoqatave joqeveritare që kanë kërkuar referendum për këtë çështje dhe i bashkohem listës së atyre që do të nënshkruajnë kërkesën përkatëse. U bëj thirrje studentëve e të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga përkatësitë e tyre partiake e bindjet politike, përfshirë edhe imigrantët kudo që janë, që të bëhen pjesë e kësaj iniciative dhe ta shpëtojnë vendin nga një katastrofë e gjithanshme që do t’i shkaktohet Shqipërisë nga materialet dhe mbeturina tepër të rrezikshme që do të sjellë aty mafia ndërkombëtare, nëse ky ligj nuk shfuqizohet sa më parë.

    Me dhimbje konstatoj se sot, në terrenin shqiptar, duket se është krijuar një psikozë disi e përgjithshme se të flasësh për ideale të mëdha, për ideale të pastra, pra edhe për idealet e Lëvizjes Studentore të ‘90-s do të thotë se “ke ngelur në vend”, se je naiv, se “nuk jeton me realitetin” etj. Normale quhet të jesh në pushtet dhe të bësh korrupsion. Normale quhet që të manipulosh, vjedhësh e falsifikosh zgjedhjet. Normale quhet që edhe votimet në Parlament të falsifikohen. Normale quhet që Kryeministri kërcënon deputetët në Parlament dhe i fyen e shpif me fjalor që do t’i vinte turp edhe më rrugaçit të botës. Normale quhet edhe mosreagimi e deputetëve të mazhorancës, edhe pse kur Kryeministri flet e kërcënon një deputet të opozitës, edhe deputetët e mazhorancës duhet të ndihen të fyer e kërcënuar. Një Parlament serioz e i denjë do të duhej ta shkarkonte Kryeministrin tragjiko-komik që dhunon, nëpërkëmb e poshtëron Parlamentin para të cilit ai duhej të dridhej dhe të përgjigjej.

    Normale quhet në Shqipëri që shteti, nën komandën e tiranit, vrau më 21 janar 2011 katër qytetarë që protestonin për një jetë më të mirë, për qeverisje të ndershme e demokratike. Dhe i vrau ata protestues të paarmatosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, aty ku as në dhjetor 1990-shkurt 1991 diktatura komuniste nuk guxoi të vriste studentët dhe popullin që protestonte. Është alarmante, është e papranueshme, është diçka që duhet të ngrejë studentët dhe gjithë popullin në këmbë fakti që edhe sot pas më se 10 muajsh, Prokuroria nuk heton komanduesit e këtij akti terrorist që dihen publikisht: I pari është vetë Sali Berisha i “kullës së ngujimit”. Unë dua të besoj dhe shpresoj se në prokurori dhe gjykata ka edhe prokurorë e gjyqtarë të ndershëm e kurajozë, që në zbatim të ligjit, nuk do të hezitojnë për të hetuar dhe gjykuar edhe vetë urdhëruesin e vrasjes së katër dëshmorëve të demokracisë në mbrëmjen e përgjakur të 21 janarit 2011. Nëse kjo nuk ndodh pa vonesa të mëtejshme, perspektiva e Shqipërisë bëhet edhe më e zymte nëse populli do të vazhdojë të heshtë.

    Unë nuk di ndonjë rast tjetër në botë si ajo që ndodhi në Shqipëri në janar 2011, kur Kryeministri, kryemjeshtri i fyerjeve, kërcënimeve dhe akuzave, fyeu me fjalorin më vulgar të gjuhës shqipe, si edhe akuzoi për puç drejtuesit e institucioneve më të larta të shtetit, Presidentin, Prokuroren e Përgjithshme dhe kreun e Shërbimit Informativ të Shtetit. A nuk është a papranueshme, e pamoralshme dhe kërcënim për shtetin ligjor, që edhe këto akuza e fyerje të kalonin me një heshtje mortore sikur të mos ketë ndodhur gjë? Në një shtet demokratik, në një rast të tillë ose treshja e akuzuar duhej të përgjigjej para drejtësisë e të shkarkohej nga detyrat, ose akuzuesi nuk do të ishte me Kryeministër, por duke vuajtur dënimin e dhënë sipas ligjit dhe provave që janë aq të shumta. Meriton të falënderojmë gazetarët e akuzuar nga Berisha si “puçistë”, sepse të paktën ata nuk heshtën, por e vazhduan me kurajë “puçin”, duke shpalosur të vërtetat dhe faktet si për aktin terrorist të 21 janarit, ashtu edhe për korrupsionin dhe inkriminimin e qeveritarëve.

    Thuhet se studentët i ka zili edhe mbreti, ndërsa diktatorët u frikësohen. Edhe përvoja e këtyre 20 vjetëve dëshmon se kur heshtin studentët diktaturat dhe qeverisjet e këqija e të korruptuara e kanë jetën e gjatë. Duket se në Shqipëri studentët, rinia në përgjithësi dhe masat e gjera të popullit, janë indiferentë ndaj realitetit në të cilin jetojnë dhe nuk protestojnë ndaj varfërisë dhe problemeve të tyre të përditshme. Duket se ata e lënë fatin e tyre dhe të vendit në duart e partive politike. Me një naivitet dhe papjekuri politike mendohet edhe se rrëzimi i qeverive të korruptuara dhe inkriminuara, mbrojtja e votës dhe zgjedhjeve të ndershme, mbrojtja e parimeve të demokracisë dhe shtetit ligjor, është detyrë dhe mision vetëm i opozitës politike. Unë nuk di ndonjë rast as në Shqipëri, as në botë që diktaturat të jenë rrëzuar nga partitë politike e jo nga studentët, rinia dhe populli i bashkuar në protesta. Rinia shqiptare dhe i gjithë populli duhet të mësojnë dhe të frymëzohen nga Lëvizja Studentore e Dhjetorit 1990, si edhe nga protestat popullore që sollën fundin e diktatorëve në Tunizi, Egjipt, Libi dhe së shpejti mbase edhe në Siri e vende të tjera. Dekada e dytë e shekulli 21 është dekada e rrëzimit të diktatorëve në shumë vende të globit dhe e tillë duhet të jetë edhe për Shqipërinë.

    Si rregull partitë politike vijnë në pushtet apo dalin në opozitë sa herë bëhen zgjedhje. Një opozitë sado e fuqishme të jetë nuk ka forca që e vetme, pa mbështetjen e gjerë të popullit e sidomos të studentëve dhe rinisë të rrëzojë diktaturën. Për më tepër, ka raste që partitë politike ose janë të pleksura me shumë fije të dukshme e të padukshme me pushtetin dhe shijojnë përfitimet e bashkëjetesës, bashkëqeverisjes, apo edhe të “kompromiseve historike” me diktatorin.

    Një ringjallje e frymës protestuese të shqiptarëve u duk në vitet 2009-2011, kur opozita arriti të udhëheqë në protesta qindra mijëra qytetare që aspirojnë për një jetë më të mirë, për një qeverisje të ndershme e demokratike dhe për zgjedhje të lira e të pamanipuluara. Por, për fatin e keq të Shqipërisë, disa ndërkombëtarë e institucione ndërkombëtare ranë në grackën e pushtetit dhe shërbyen si zjarrfikës të urrejtjes dhe kryengritjes popullore kundër diktaturës. Me të tilla veprime dhe me përkëdheljet që i kanë bërë dhe mbase vazhdojnë t’i bëjnë regjimit të korruptuar e kriminal në Shqipëri, ndërkombëtarët kanë dështuar totalisht në ndërtimin e shtetit ligjor e demokratik në Shqipëri, i kanë zgjatur dhe po i zgjasin jetën tiranisë, qeverisjes së korruptuar dhe mafies kriminale në pushtet. Miliona a miliarda euro e dollarë të taksapaguesve perëndimore që janë investuar në formë donacionesh e projektesh për shtetin ligjor, për zgjedhjet dhe çështje të demokracisë në Shqipëri kanë shkuar dem. Kjo është e vërteta tepër e hidhur, por që është mirë të pranohet dhe të ndërmerren hapat e duhur korrigjues, siç bëri me të drejtë Bashkimi Europian, të cilin Berisha nuk arriti ta mashtronte më gjatë, as ta korruptonte, as t’ua nënshtronte interesave të tij.

    Është sa e dhimbshme, aq edhe e çuditshme që në Shqipëri diktatorët dhe pushtetarët e korruptuar nuk përkulen as nga mali i mëkateve dhe akuzave që u rëndojnë, por mbijetojnë në pushtet në çdo situatë. Dhe kjo ndodh, sepse kanë një popull që e duron varfërinë e shtypjen, kanë një popull që i frikësohet dhe u nënshtrohet diktaturave dhe kur thika i shkon deri në palcë, kanë një sistem drejtësie që është nën thundrën e tiranit dhe që ka humbur besimin e popullit. Një situatë e tillë do të mund të vazhdojë derisa rinia të zgjohet, derisa studentët të ngrihen, derisa një popull i tërë të vrasë frikën dhe të ngrihet e protestojë fuqishëm. Kur edhe në Shqipëri qeveritarët dhe tirani të kenë frikë popullin dhe jo populli të ketë frikë nga pushtetarët, atëherë shqiptarët do të ndihen vërtetë të lirë, atëherë edhe demokracia do të mund të vendoset, edhe qeveritë do të jenë të përgjegjshme para popullit, edhe populli do të ketë shanse për një jetë më të mirë. Dhe atëherë edhe shqiptarët do të jenë më të denjë dhe të përgatitur për të hyrë në familjen e shumëndërruar të Bashkimit Europian. Dhe atëherë do të kemi të drejtë të themi se edhe ëndrrat dhe idealet e mëdha të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990 u bënë realitet. Le të shpresojmë dhe kurrë të mos i humbasim shpresat dhe besimin te forca dhe idealet që mbartin studentët dhe rinia e Shqipërisë sonë të dashur!

    Uashington DC, 4 dhjetor 2011

    1. LORA says:

      Mendoja se ne kete 21 vjetor, e kishe si detyre minimale te kerkoje nje ndjese popullit shqiptar per instalimin e nje diktature me te zeze se ajo qe ishte.Ti Zef Brozi je nder ata qe u investove qe ne fillim ne kete lesh-demokracie per te cilen marrke guximin te gjykosh shqiptaret se paskan rene ne prerin e indiferences.PO ti,ne cfare preheri ke rene qe ja mbathe se nuk ta mbante bytha te dilje para shqiptareve e t’u thoje te verteten ende pa u mahisur keq????A,ty tu duk e udhes te flututroje ne Washington DC e te shpetoje lekuren tende kur dr.krimi ta rrezikoi ty personalisht.Kam jetuar ne godinen e pedagogeve ne dhjetor 1990 dhe e kam pare me syte e mi ekzaltimin tuaj foshnjarak kur po merrnit ne dore fatin e shqiptareve.C’faj te kane ty,apo kujtdoqofte,shqiptaret per demoleshin qe u bete peshqesh e qe tani po u kerkokeni llogari???Ti ne thelb nuk je njeri i keq,por kur merr pergjegjesi shoqerore kjo eshte e pamjaftueshme.Kjo eshte historia,Zef,e jo ajo qe dashke te na tregosh ti per heroin tend, Azem rrugacin.Nga gjithe konsumi i artikullit tend,del se nuk je i afte (nuk eshte ndonje qamet i madh )te emetosh per ideale e progres shoqeror,as per ti bere nje hyzmet te fundit historiografise se 20 vjeteve te fundit,me te verteten e vetem me te verteten.

  28. luis says:

    Gjithmone ka zgjidhje po i pergjigjem njerit komentues,por jemi ne qe fatin tone ia leme ne dore te tjereve,sepse nuk kemi zemer,nuk kemi organizim,e mbi te gjitha ne nuk i pergjigjemi thirrjeve te njerezve te devotcem qe duan te shohin nje Shqiperi ndryshe.
    Po e le Edi Raman qe kishte bindje se me ne do e rrezonte pushtetin berishian dhe dihet pergjigja e jone qe eshte vertet turp edhe ti permendesh.
    Kujtoj nje rast kur ishin thirrur per proteste, me jave perpara ishte bere paralajmerimi dhe gazetaret e ftuar ne studio njeri nga ata te berishes u talle me te drejte kur tha se Berisha do kishte mbledhur per 5 minuta kaq njerez sa po mblidhen sot qe jane lajmeruar prej ditesh.
    E pra kuptohet se Berisha i ka gati kurdohere militantet e tij gangstere dhe huligane,por populli,flas populli qe eshte shume ku eshte apo po fle gjume.
    E thashe me siper e leme Ramen por a nuk shihni more gjumashe,Mero Bazen kete Avni Rustem te dyte se cdo dite iu ben me dije se ku jeni dhe se cfare duhet bere.
    Mero sinqerisht te them bravo dhe ke besim ne forcat e tua dhe se shpresa vdes e fundit,por po te isha une ne vendin tend me ate popull as perpjekjen me te vogel nuk do e beja,ata kane vdekur njehere e mire,per ata nuk eshte problem skamja as padrejtesia,as fyerja as poshterimi asgje asgje.
    Kane te drejte te huajt qe tallen me ne.Per te huajt ne jemi vec eksperiment ashtu sic ishim dhe ne kohen e Dulles kur e lane kete popull ne mjerim te tejskajshem,aq sa ne tubimet e Dulles duartrokitnin e cirreshin pa dhembe ne goje kocke e lekure,tamam si ne kampet e perqendrimt rrofshe e marrshe nga ditet tona o hosana.

  29. nastradini says:

    Pershendetje per gazeten TEMA dhe ekipin e saj te gazetarise. Qe ne dallim nga gazeta tjeter opozitare SHEKULLI nuk i ndan lexuesit ne “tanet” dhe “armiqte”. Duke i i thurrur hymne rrugaceve enveriste si bejtexhiu Duka dhe klasifikuar me damka “etike” palern tjeter, qe nuk eshte dakord me ta. Per te pasqyruar c’ka dua te them po shtoj nje replike. Qe nastradini i beri pronarit te SHEKULLIT me shume kulture. Me shume se ajo e milionerit te demokracise Kokedhima. Por qe inkuzitoret e tij vigjilente ja prene me gersheret enveriste. Me poshte teksti: “Shikoni si gezohen VEMJET komuniste me vargjet dallkauke te Arben Bejtexhiut. Dhe e quajne POETIN e tyre. Qe u gezon shpirtin. Me bejtet e rrugacit dhe njeriut pa kulture. Shikoni si gezohen edhe femrat komuniste, donika dhe monika me HALLATIN dhe PENISIN e Enverit. Qe bejtexhiu Duka i thurr hymne ne SHEKULL. Pasi ka hulumtuar dhe zbuluar se i ka pasur ne permasa te respektueshme. Me te respektueshme se te Edi Rames ne foton nudo. Ne plazhin ne dhe te huaj. Shikoni si poezia dallkauke poshteron gazetarine interesante. Shikoni si injoranca poshteron inteligjencen. Shikoni o njerez si mburen VEMJET e gjirizit te Enverit per famen e tij SADISTE. Me vargjet dhe lajlet e Arben Duke Poetit. Shikoni si gezohen me tmerrin qe u kishte futur shqiptareve vite me radhe dhe i kishte bere si hijet e nates. Duke spiunuar njeri-tjetrin. Duke i lene te urritur me TOLLONA si kafshe te egra. Por duke plackitur me pare cdo gje private dhe publike. Per kauzen e familjes se vet. Shikoni o milet si ngazellehen VEMJET komunste te gjirizit enverist. Nga vargjet dallkauke te Arben Bejtexhiut.” Kjo ishte replika. Qe zemeroi Kokedhimen dhe gazeten e tij. Qe eshte bere si nje strofull dinozauresh prehistorie. Per komunistet e Kohes se Qepes. Qe kane gjetur ngushellimin e tyre ne kopeshtin zoologjik te kafsheve te ralla te SHEKULLIT. Prone e milionerit te Demokracise shqiptare, famozit Kokedhima. Vazhdoni ne kete rruge te ndritur o gazeta SHEKULLI. Se e keni te garantuar perfundimin ne leter higjenike. Sic ju do edhe Saliu.

  30. tani says:

    Te gjithe dhjesin ne brek nga Edi Rama, jo vetem Berisha dhe banda e tij e mafjes me kusaret e LSI se Ilir Kokemadhit, por edhe ish kusaret e Nanos ne PS!!!
    Te shpresojm se Edi Rama kryeminister te kete si keshilltar kryesor Mero Bazen, per te ndertuar nje shtet,ku shtetaret te perballen me burgun per rushfetet qe mund te marrin,ndersa ne se perfolen per kusari, te japin menjehere doreheqjen,per tu perballur me akuzat.
    Mendoj se Edi Rama do jet tmerri i kusarve pushtetar.

    1. turi says:

      A mund te me thote dikush, se kush e ka thene kete shprehje tek Zeri i Amerikes, para ca kohesh qe “S`KA BIR KURVE QE ME HEQ MU NGA KOLLTUKU”, se s´po me kujtohet.
      ME VEZET E GJARPERIT NE KRYE dhe me ato politikane qe hengren nje luge corbe te prishur, qe do ta vjellin gjithe jeten,NUK KA TE ARDHME SHQIPERIA.
      Keta njerez , me kot mundohen te paguajne mediat,per te vazhduar dirigjimin e botes se krim-korrupsionit ne Shqiperi
      Ne shqiperi kemi te bejme me NJE SISTEM POLITIK GANGSTER MAFIOZ KRIMINAL-KORRUPTIV dhe si i tille ky sistem eshte bere institucion, eshte kthyer ne ves.
      Qe te shpetojme nga kjo e keqe e madhe duhet qe E GJITHE POLITIKA E SOTME SHQIPTARE TE PUNOHET QELIZEM.

  31. elinor bahiti says:

    Ja edhe nje artikull tjeter ku Mero Baze e tregon edhe njehere sa i madherishem eshte! I paanshem, i gatshem te kritikoje jo vetem qeverine por edhe opoziten. I bazuar ne principe – nje patriot i vertete.
    “Once a thief, always a thief”, njehere hajdut, gjithmone hajdut, eshte nje e thene e vertete e pamohueshme dhe, prandaj, Mero me te drejte thote qe ata qe jane mesuar te vjedhin nuk mund te dalin jashta natyres se tyre. Ajo qe ne kemi nevoje si komb eshte qe secili nga ne te ndryshoje te menduarit. Askush nga ne nuk duhet ta quaje normale dhe ta pranoje dhenien e rryshfeteve ndaj pushtetareve dhe, po ashtu, secili duhet t’i denoncoje akte te tilla. Per me teper, fenomene te tilla duhet te denohen nga mbare shoqeria. Duhet qe te gjithe ta kemi te qarte qe ato ligje dhe rregulla qe i vendosem te gjithe te respektohen pa marre parasysh rrethanat. Ne radhe duhet te mendojme per interesin e pergjithshem kombetar; duke menduar ne kete menyre, dashje pa dashje, kemi menduar edhe per interesin vetjak.
    Secili nga ne duhet ta konsideroje voten si dicka te shenjte, per arsye se ajo eshte e vetmja mundesi qe kemi per te na u degjuar zeri – dhe prandaj votat e popullit duhet te mbrohen me cdo kusht.
    Vetem kur te ndergjegjesohemi dhe edukohemi ne si shoqeri, do te mund te caktojme standarte te larta te cilave, politikanet e dale nga vete ne, do t’u permbahen detyrimisht. Perndryshe, gjithnje do te drejtohemi si nje kope delesh nga palaco dhe shpirtzinj si sali berisha!
    Tani nje pyetje kam une per forumin: sa nga ju ketu jane dakord me mua qe ta nxisim Meron, si nje patriot dhe opozitar i vertete, qe te krijoje ai vete nje parti dhe te beje ate qe nuk po e ben dot opozita?

  32. luis says:

    Lexova nje koment qe me duket se ishte i Zef Brozit,dhe te them te drejten eshte nje person me te vertete burre,patriot dhe demokrat i vertete.
    Ne cdo fjale te tij shihet realiteti por ne te njejten kohe dhe dhimbjen qe ia shkaktojne keto padrejtesi.
    Pak a shume dhe ne komentin qe kam bere me perpara ne jemi pothuajse ne nje linje,por dua te shtoj se duhen dekada qe te kemi nje rini te tille si ajo e 90.
    Sot rinia shqiptare dhe populli ne Shqiperi kane vdekur perfundimisht,jo se kane frike kjo eshte vetem nje ane por se atyre nuk u punon me truri tamam si atyre te droguarve qe u duket se jane ne parajse edhe kur jane ne hale mes shurres dhe mutit.
    Nuk duhet shpresuar me tek ai popull,as se do realizoje gje me ane te forces as me ane te votimit.
    E cmund te presesh nga nje popull i tille kur edhe nje plak qe i ka ditet e numeruara ka frike te shpreh opnionin e vet.
    Falenderoj Zotin qe nuk jam atje ne ate vend e nuk i perjetoj nga afer keto idiotsira.
    Po jam i penduar qe u lodha kot dikur atje ne Shkoder qe nuk kam lene proteste pa marre pjese ne rrezimin e diktatures.
    Atehere kam menduar se e kemi vrare friken por mesa shohe une kurre nuk vritet frika nder shqiptare.
    Me mire te thuhet turp te quhesh shqiptare.

  33. alsid says:

    p.r.sh. zoti baze.perderisa ne shqiperi te jete ne krye njerez qe ate sistemin komunist aq shume e shajne,shqiperi eshte ne dore te nje pjese kriminale,e pa zakonte nga anet tona dhe shqiperia per deri sa keta tejene dhe populli qe i mbeshtet,jane jet gjate nuk i gjen gje as nga perendia,sepse jane prodhim i sistemit qe shajne me shume,dhe aq ne zemer e kane dhe opozita per deri sa te ket nje piese te sai kategorie brenda sidomos ne ps,nuk ka shanc te dale perpara ketij kalibali me emrin sali,qe boll te shikosh historin e tij 40 vjecare eshte turpi i shqiperise dhe jo i vetes jo i familjes se tij qe ai aq shume ne zemer.ai thote qe eshte turpe te taksoshe te pasurin dhe tia japesh te varferit,boll kaq mjafton per te pare se ku ka arrit ku ish spiun,ky popullin e thjesht nuk e konsideron fare vetem sdi si tia bej se do i kish marre te gjithe do i kish cuar me punuar kopshtin e qeveris.

  34. tomori beratit says:

    E presim gazetenTEMA tamam si ushqimi qe hame per te mare vesh se ç’ndodh realisht ne vendin tone se nga shtypi a tv qe shohim del qe shqiperia eshte vendi me i lumtur ne bote(keshtu thosh edhe xhaxhi).Por ja qe per popullin e ndershem eshte TEMA e aty punon MERO TRIMI dhe populli mer vesh çka ndodh REALISHT ne shqiperi.Nuk kam me se çte them o MERO e ka thene e po e thot per dite populli per ju.TE LUMTE DORA O TRIM I SHQIPERIS.

  35. erjon says:

    Mero Baze je gazetari me i mire Shqiptar.Problemi eshte qe kushdo qe te vije ne pushtet do te vjelli pasi Edi Rama e degjgeneroi Tiranen 8 vitet fundit dhe beri miliona eu dhe nuk besoj qe mund te ndaloje ministrat e tij ne te ardhmen mos te vjelli se do e hajne per dreke bashke me biznesmenet qe permende.Ndalimin e korrupsionit nuk e ben dot vetem nje person por institucionet dhe zbatimi ligjit o shqiptar qe se kuptuat njehere dhe ngelet duke bere idhuj njerzit o njerez te trashe dhe forcimi institucioneve do te arrihet vetem 20 vjet mbasi te futemi ne evrope pra rreth vitit 2040-2050 dhe atehere nuk do jete perfekt se ne jemi njerez qe se duam rregullin

  36. Mallakastrioti says:

    …Pershendetje gjithe komentuesve…
    1-Mero Baze , te lumte Dora, nuk ka me mire ,u ke rene ne “Lule” te ballit te dyja-Bandave-PS-PD….Mjere populli yne..
    personalisht e kame thene ne Shqiperi nuk ka Opozite-Pozite ka Klane, te cilat jane ndare ne te majte …te djathte..Lis..e rrape..dhe jane bere si ato “Hijenat” qe edhe kafshet e ngordhura i hane me gjithe Kocke…

  37. bisnik mustafa instituti i mld says:

    o erjon pash zotin ik shiqo lopet se po t’futen te tokat e bamir topit
    atj n,bathore ne po te del na nji gazep atje se asht nevrik i madh or tej ne shiqo gjyshin a e kapi viagren ..ene shiqo mos u lodh kaq se po na del
    me 100 nickname sikur me qen fan fan tulipani te filmi “erjoni t ‘bathores
    po i ha beitha”

  38. erjon says:

    o bisnik o idiot ca pate?o trap ik shiko lopet ti idiot aktiv

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje