Pse Berisha u barazua me Mbretin Msuati III të Suazilandit

2 Dhjetor 2011, 22:26Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kemi rënë dhe tetë shkallë poshtë renditjes botërore sa i përket indeksit global të korrupsionit. Transparency International thotë se parametrat e Shqipërisë janë më të këqijat në Evropë dhe për koincidencë, baras me ato të Suazilandit, një mbretërie despotike në zemër të Afrikës, që qeveriset nga Mbreti Msuati III-të, i njohur për 13 gratë e tij dhe përtëritjen e tyre çdo vit me nga një virgjëreshë, pas ceremonisë së kërcimit të Kallamit..

Çfarë e ka bërë Sali Berishën të barabartë me Mbretin Msuati III të Suazilandit?

Gratë, jo. Berisha ka një jetë korrekte familjare dhe gruaja e tij ka pushtet të plotë. Ai nuk ka harem dhe nuk organizon ceremoni të tipit “Kërcimi i Kallamit” për të zgjedhur virgjëresha të reja çdo vit. Edhe pse nuk e ka këtë mangësi, ai është i barabartë në klasifikimin ndërkombëtar të qeverive të korruptuara me Mbretin Msuati III, i Suazilandit.

Por pikat e tjera i kanë njësoj. Mbreti Msuati III i Suazilandit, ka shkarkuar para një muaji sipas lajmeve nga ai vend Ministrin e Drejtësisë dhe e ka futur në burg se e tradhtonte me gruan e tij të 12-të. Ky është ndëshkimi i vetëm për ministrat e tij. Abuzimet e tjera lejohen. Ministri i Financave mund të bëhet milioner në atë vend të varfër duke mbajtur nga pas njerëzit e tij biznesmenë si një familje, Ministri i Brendshëm mund të abuzojë me liritë njerëzore dhe të vrasë kundërshtarë të regjimit, Ministri i Shëndetësisë mund të zhdukë miliardat që shkojnë aty për luftën kundër SIDA dhe të jetojë në luks, Ministri i Mjedisit mund të shkretojë të ardhmen e vendit duke lejuar shkatërrimin e vendit për interesa të tij. Ky standard ndëshkimi nuk ekziston. Ata ndëshkohen vetëm për një gjë, për tradhti ndaj Familjes Mbretërore. Viktima e fundit është Ministri i Drejtësisë.

Ky realitet është si dy pika uji me Shqipërinë. As këtu Ministri i Financave nuk e ka për gjë të pozojë drekave e darkave me një grup biznesmenësh, që i ka bërë milionerë me politikat e tij të evazionit fiskal. Edhe këtu Ministri i Brendshëm ka vrarë katër qytetarë të pafajshëm se po protestonin para qeverisë duke lënë dhjetë fëmijë jetimë dhe vetë pozon rrugëve me fëmijët e tij a thua se janë racë e zgjedhur në raport me fëmijët që ka lënë jetimë. Edhe këtu Ministri i Mjedisit ka bërë ndotjen më të madhe të mundshme të mjedisit në një vend duke shpërthyer një depo municioni, ka vrarë 26 vetë dhe ka lënë pas pasoja të pariparueshme njerëzore dhe ekologjike. Dhe është përsëri ministër. Edhe këtu Ministri i Shëndetësisë i ka kthyer spitalet shtetërore në sportele abuzimi me ilaçe të skaduar të firmave të njerëzve të vet dhe partisë së tij, duke lënë në mëshirë të fatit mijëra qytetarë në nevojë. Dhe është prapë ministër. Dhe këtu njësoj si nën Mbretërinë e Msuati III i Suazilandit, i vetmi Ministër që e ka paguar, është ish- Ministri i Ekonomisë, i cili denoncoi publikisht një njeri të Familjes të lidhur me afera nafte virgine dhe pastaj u detyra të bëjë publike dhe një video të zëvendëskryeministrit. Deri tani nga gjithë ky skandal e ka pësuar vetëm denoncuesi. Të denoncuarit janë ende me imunitet dhe pjesë e pushtetit.

Një tjetër veçori e qeverisjes nën Mbretin Msuati III i Suazilandit, janë mungesa e zgjedhjeve të lira. Në atë Monarki zgjedhjet janë një rit si festë karnavalesh ku njerëzit votojë dhe Mbreti shpall rezultatet. Dhe nëse dikush nuk e ka mendjen dhe ndonjë kundërshtar i Mbretit merr më shumë vota, ndëshkohet dhe fitorja anulohet. Shqipëria e Sali Berishës ka demonstruar këtë vit sërish mungesën e shpresës për zgjedhje të lira. Në sytë e gjithë botës, ajo rrëmbeu fitoren e opozitës në Tiranë dhe emëroi aty një kollovar të Familjes në pushtet, i cili tashmë qeveris me motrën, kunatin dhe dashnoret e kunatit. Ata bëjnë punët publike të Bashkisë, ata panairet dhe tenderët, ata janë bërë zot të karrotrecave dhe trojeve të ndërtimit. Njësoj si në një nga skutat e Oborrit të Mbretit Msuati III i Suazilandit, dhe Bashkia e Tiranës është kthyer në një çiflig që Monarku Berisha ja ka dhuruar kollovarit të fundit të Familjes në pushtet për të bërë çfarë të dojë me të.

Nuk kam qenë ndonjë herë në Suaziland, që të krahasoj infrastrukturën e atij vendi me tonën dhe as nivelin e arsimit apo kulturës me tonën, por kështu si e ka rrënuar sistemin e vlerave Sali Berisha, çdo gjë i ngjan një shkretëtire kulturore dhe vlerash. Në këtë pikë edhe sikur të mos na kenë krahasuar, nuk besoj se ka më keq se ne.

E sigurt është që Monarku Berisha ngjan me Monarkun e Suazilandit tek kriteret që përdor për të ushtruar pushtetin dhe për të mbrojtur të korruptuarit. Në të dy këto vende nuk ndëshkohen të korruptuarit, por kundërshtarët e Familjes, nuk bëhen zgjedhje, por diktohen ato, nuk bëhet drejtësi, por ndëshkim në emër të Pushtetit të Familjes. Dhe jemi njësoj. E vetmja shpresë është që Transparency International të quajë korrupsion 13 gratë e Mbretit Msuati III, që ai t’ia kalojë Berishës, duke bërë të paktën një gjë më keq. Ose t’i quajë 13 gra të Berishës ministrat e qeverisë sonë.

Ministri i Drejtesise i ndeshkuar

Mbreti Msuat III i Suazilandis

34 komente në “Pse Berisha u barazua me Mbretin Msuati III të Suazilandit”

  1. Tani97 says:

    Me mire te quaje 13 gra ato ministrat tone:

    1. Monda
    2. Majlinda
    3. Bujare
    4. Arba
    5. Rita
    6. Eda
    7. Sorkallja
    8. Meremja
    9. Petrita
    10. Spira
    11. Genta
    12. Alda
    13. Fatmira
    14. Genta
    15. Nasipja

    1. raimondi says:

      Me ata te koruptuar he te diskretituar qe u zgjodhen ne kryesine e PS-se,
      Sala do rije ne krye te qeverise edhe nja 15 vjet te tjera

      –PS-ja ,ka ne kryesi politkane qe jane provuar si te korruptuar ne kohen e qeverisjes se tyre –Si mund te rrezohet Sala me ata lloj politkanesh ne opozite ?

      1. sorge says:

        Me kelyshet e Berishes,si ti,o raimond leshi,nuk ja vlen as te shkosh ne wc!!Ti ke nje llogjike mjerane!!Ne trurin tend te mbushur me tallash,zjejne vetem mllefe fashiste e malokerie!!Ty nuk te intereson drejtesia dhe e verteta,por ineresat e ty dhe te klanit tend bandit!!Me PLEHRA si ty e ka mbushur administraten dhe PD-ne,nda ju vetem keni NGULITUR NE PJESEN TJETER TE POPULLIT NJE URREJTJE TE PA FUND,QE SAHPEJT DO TE KTHEHET NE NJE URAGAN TE TMERRSHEM PER SHPORRJEN TUAJ NGA SUNDIMI BARBAR!!!

        1. Baluli says:

          Shsht, urte, cke qe leh, mos kane ndonje ndryshim krahet e politikes tek ne ? Jane te gjithe njesoj, prandaj mbreteron Sala…

  2. Drenica e Kuqe says:

    Korrupsionin ne Shqiperi e udheheq dhe e menaxhon vete Sali Protopapa, e lemon Topalli dykembesh dhe e mbulon “drejtesia” duke zgerdhire dhembet…
    Sa mire e thua ore Mero Baze! Te lumte!

    Drenica e Kuqe

  3. Frank says:

    Bravo Mero ! Ministrat e qeverise sone jane 13 grate e Berishes ! Keshtu qe i afrohet me shume Msuatit ky !

    1. RAMMY says:

      E KENI GABIM. SALIUN E KEMI NDERIN E KOMBIT, E KEMI LIDERIN E KOMBIT, E KEMI TRURIN E KOMBIT. PO JU E HARUAT SE SI ME PARDESYNE E BARDHE KRAHEVE NDERROI SISTEMIN, PERBALLOI RREBELIMIN KOMUNIST TE REXHEP MEJDANIT, NA SHPETOI PARATE E SKEMAVE PIRAMIDALE. DHE SALIU ESHTE BURRE ZAMANI DHE NUK I BIE BY..THES, ESHTE FISNIK DHE KA GRUAN MBI TE GJITHA, TE SHENJTEN NENEN E KOMBIT – LIRINE. JU FLISNI KESHTU SE E KENI INAT PER SUKSESET E NDRITURA DHE JENI FILO GREK E FILO SERB, SALIU ESHTE SHQIPTAR E SHKUR, ESHTE MALESOR.

  4. ona says:

    E Mero mezi prese oren 10.30 te mbremjes se e di qe do dale nje perle nga dora juaj,nuk di nje shkrim i mbrekullushem ,nje realitet ,o zote kur do ti vi fundi ketij sundimtari gjakpires qe e shkatroj kete vende ///////

  5. elinor bahiti says:

    Ok, Mero. Per kete artikull fantastik po t’i falim gjynahet qe bere dje me ceshtjen e Lekes. Ha ha ha

  6. fush-miloti says:

    ZOTI MERO SI GJITHMON I PERPIKTE,JENI I PA ZEVENDESUSHEM
    JU JENI NJE GAZETAR QE JU NGROH DIELLI I MENGJEZIT.
    SALI BERISHEN E KA DENUAR ZOTI QYSH SE I KA VENE PERBALLE
    MERO BAZEN. ME FAT AI POPULL QE KA NJE GAZETAR SI MERO BAZE.

  7. tomori beratit says:

    O MERO BAZE.Te eshte thene nga gati gjith lexuesit e regullt te shtypit ne shqiperi qe je NDERI I KOMBIT tone per punen dhe kontributin tend te PA KRAHASUESHEM me njeri tjeter prandaj une nuk e di se çfare te te shtoje me shume per ju se sa per shkrimet e tua jane BRILANTE qe njerezit e thjesht normal jo (servilet ,hajdutet shtetar) mezi i pret qe ti lexoj.Pra komplimente dhe urimet e mia me te mira per MERO BAZEN.

  8. Arbion says:

    Ky krahasim i detajuar dhe perfekt ilustron me se miri se ne c’pike kemi rene.

  9. Lirim says:

    Shqiperia vazhdon te jete nje shtet i diktatures, ashtu si keshilloi Gorbacovi e porositi diktatori R. Alia. Si mundet te behet Shqiperia demokratike kur ne krye te PD eshte nje ish-sekretar partie i eger i kohes se diktatures, kur ne krye te Asamblese te Partise Socialiste eshte ish ministri i brendshem i diktatures! Reformat qe u bene ne Shqiperi jane antidemokratike. Saliu rrembeu pronat e pronareve te ligjshem dhe 20 vjet po i torturon neper dyert e gjykatave, Saliu 20 vjet tallet me te persekutuarit e diktatures e nuk u ka dhene as kestin e pare te shperblimit. Ne Shqiperi nuk ka demokraci por ka korrupsion deri ne organet me te larta te shtetit dhe drejtesia eshte krejtesisht e korruptuar.

  10. daja says:

    JE I MADH MERO,KJO QEVERI PLEHRASH ESHTE BERE VERTET QEVERI ORGJI, SIDOMOS FIKSIM KAM LUL BUTAKUN DHE MAJLINDEN E SHKRETE.
    ME KETO SHKRIME ME NXITE IMAGJINATEN, DHE ME BEN TE MENDOJ SE PO TI SHARTONIM KETO 2 MONSTRA BASHKE DO DALE ERJON RREZIKU DUKE SHIT NE KJOSKE TEK MEGATEKU.MEGATEK=MEGAKORRUPSION

  11. Genti says:

    Saliu dhe Mbreti Msuati kane edhe dicka tjeter te perbashket: te dy e krahasojne vendin e tyre me Zvicren ?

  12. fule says:

    Te fundit ne Evrpoe per gjithcka. Me arsim, shendetesi, mjedis drej asgjesimit total.

    Na e nxiu faqen shpellari Sali Ram Berisha.

  13. vini says:

    Praktikisht jemi monarki absolute me mbret ABSOLUT Sali Berishen, perderisa, ashtu sic argumentohet ne kete shkrim ai mund te beje c’te doje ne ‘cifligun’ e tij. Shpresoj qe gazeta Tema te vazhdoje me artikujt denoncues si ata te diteve te fundit, pena therese e Meros duhet te perqendrohet ne goditjen e rasteve te korrupsionit, kesaj plage qe i ka zene frymen Shqiperise. Mos i lini ATA te flene te qete, por vazhdoni t’i diskretitoni pa meshire!!!

  14. SKENDER BEU I VJETER says:

    TE LUMTE O MERO BAZJA PER PENEN E FORTE QE KE.TI JE FAIK KONICA JONE I KOHES MODERNE.

  15. star says:

    Salinuci nuk i nderron grate si ky Mbreti ne kercimin e kallamit,por i nderron putanat e pushtetit te vet ne kercimin e valles se korupsionit.Shikoni qysh nga viti 1992 se sa lavire pushteteti ka nderruar ky mbret shpellar.Bile ka edhe nga ato putana qe i ka rikthyer ne haremin e tije,sepse ato e kane mesuar si te menegjoje haremin .

  16. detroit says:

    O mero je I madh,por ke Harruar te saktesosh dicka.ai MBreti tpakten ka rreth vetes 13 Virgjeresha por ky saliprotopapa ka rreth vetes13Kurva ne qeveri.mjere shqipetaret.

  17. greket jane homo says:

    zoteri mero/cdo njeri normal e kupton se ju personalisht keni urrejtje personale per sali berishen dhe klanin e tij..por ky popull derr nuk mbush,a ka mundesi qe nje dite te lexojme nje artikull nga ti kushtuar gramoz rucit dhe namik dokles.a mund tja sqarosh derrave se ne pd dhe ps jane akoma sekretaret e partive te komiteteve degeve te brendshme ish kryetar kooperativash spiune etj etj,se pak a shume kjo gazete po merr eren edi rama qe sikur sali berisha ka perzierje gjaku komunist sllavo cifut ruso grek ortodoks komunist jenicer.mero ju lutem gervishte penen me nje artikull te bukur per gramoz rucin kur ishte kryetar dege apo minister qe vriste djemt e rinj .populli shqiptar sot ne shqiperi jane pasqyra e vete vendit sikur populli ashtu dhe qeveria dhe deputetet.cfare kerkon ky popull nga hajdutet qe i ka zgjedhur vete,,vjedhje,cfare kerkon ky popull nga vrasesit qe i ka zgjedhur vete ,,vrasje,prandaj kot sulmoni berishen nanon ramem rucin doklen meten mediun etj etj se perseri njesoj do te mbetet ai vend..ja mere e rrezove berishen.kush do te na prij ruci me doklen?nje brum jane,ata jane ne marrveshje me njeri tjetrin njeri shkon tjetri vjen.

    1. zefi says:

      Urime per anonimin “greket jane homo”,qe i paska provuar vete greket si homo!!!Te lumte SUMA!!!Tani,sa per keshillen qe i jep Mero Bazes,qe te shkruaj jo per Berishen,gabohesh,o gjarper shpelle!!!Ne asnje rast ,ne asnje vend te botes,OPOZITA nuk i ka prishur pune nje shteti,se,qe ta marresh vesh,ti,shpellar,ajo ka vetem “CELESAT E KASHTES”!!!Qeveria te vret,te le pa pune,te fut ne burg,te ul rrogat e pensionet,te vjedh votat,te shan me liber shtepije e nuk ke cfare t’i besh,te le pa uje e drita te le pa fryme me nje leve kokes ,vret nje fshat te tere dhe vrasesit i ben deputete etj!!!Te gjitha te zezat i bejne vete qeverite!!!Me thuaj,o sahan lepires,vetem nje te keqe,qe te paska bere opozita keto 21 vjet?Mos ngaterron gje opoziten e Berishes,qe hidhte ne ere shtyllat e tensionit te larte????Ne se Gramoz Ruci paska bere krime ne kohen e PPSH-se,o i mjere,le te merren gjykatat e jo ti,o shpellar!!!Nuk jemi ne kohen e Osman Gazepit sot,por ne moshen e internetit!!!Ne se Gramozi qenka komunist,ty te takon te jesh FASHIST!!!KOHA E LINCIMEVE KA MARRE FUND !!!

  18. Demir says:

    1.
    Ku e ke djalin nene Jovanka ?
    Ne Tirane, tek Sllobodanka,
    Na eshte kthy dhendrri n’pushtet
    Tash do te dalim n’selamet.
    Dobro doshli, daj Fazllici !
    E uron Shkelzen-o-vici
    Zdravo unuka Argite !
    Te gezojme qe erdh kjo dite !
    Tash fitojme ç’far t’na doje zemra:
    Pare t’pista, prona, tendera,
    Me rrite normen e fitimit,
    Jem bashkue me boten e krimit.

    2.

    Babe Salihi jep udhezimet,
    Si me i shtue superfitimet:
    “Gjithsecili ne klanin tonë,
    T’angazhohet ne korrupsion !”
    Ne mandat te pare si president,
    Jam tregu koqe, pa mend,
    Me duket vetja anormal,
    Pse nuk vuna kapital !
    Eshte momenti te fitojme sot,
    Vitet qe na iken kot,
    Due me u ba pasanik,
    Me jetue si sheik!!
    Objektiv i madh per mu:
    Keto milionat me i fitu
    Si ti fusim ne xhepin tone,
    Ka metoda ti pastrojme.
    Arme, droge e kontrabande,
    Jane per burrat: pune e rande,
    Ketu, Argite mos i fut hundet,
    Kem Shkelzenin per kesi punesh.
    More Shkelzen, t’ka baba trim,
    Je i lind per demontim,
    Ti Argita, bija ime,
    Fokusou n’ privatizime.
    Sokoleshe, ti moj malesore,
    Na e hap studion ligjore,
    Gjithe projektet qe ka shteti,
    Do i perlajme t’ tana per vedi.
    Ç’fare ka prona ky milet,
    Ne mal, n’fushe a ne bregdet,
    Turru pra, ti moj azgane,
    Me i kalu n’llogarine tane.
    Thuri planet me ngadale,
    Futju bregdetit me radhe,
    Nga Ksamili ne Velipoje
    S’leme parcele te na shpetoje !
    Ty Jamarber t’kam si djale
    T’i zaptosh tokat ne Jale
    Per Zenin kam tjeter plan
    Jane dy mije hektare ne Seman
    Nuk na vjen me fati ne dere,
    Ta shfrytezojme per te fundit here,
    Te mos mbese aset pa shit,
    Te mos leme prone pa grabit.
    Hyrjen n’ NATO, me sa te mund,
    Do ta shtyj ne maksimum.
    Po te na bajne neve anetar,
    S’mund te vjedhim si me pare.
    Do veme kapital pa mase,
    Do fitojme para me thase,
    Me i pastrue sipas ligjit,
    Kemi firmat e Fazllicit.
    Shkina ime, moj Argite,
    Mire i “qan” keto “sukses fite”
    Çdo projekt qe konsulton,
    Dhjete perqindeshin e “rrafshon”.
    Nga qe pronat ke synim,
    Po te jap mendimin tim:
    Toke me çmim “badiava”
    Veç n’ Porto Romano ka.
    Jane pronare ca katundare,
    I genjejme me pak dollare.
    Bejme nje Vendim historik:
    E kthejme n’ Park Energjetik.
    Vlera e tokes shkon n’stratosfere,
    Rritet çmimi 300 here !!
    Sa firmos nje V.K.M.
    Pare te madhe fitojme ne !!
    Shkelzeno, qepju Gerdecit,
    Eshte mbreti i biznesit.
    Gjithe mafjozat ma t’nderu
    N’trafik armesh jane perqendru.
    Eshte biznes fantastik !
    Demontim dhe trafik.
    Do ta bejme ne menyra te fshehta,
    T’ mos leme gjurme ne evidenca.
    Trafikojme edhe raketa,
    Sa te doje Al-Qaida.
    Ne rruge sekrete permes Çadit,
    I çojme arme edhe Xhihadit.
    Nuk na duhen ne uzinat,
    Fillo, e ngre llamarinat.
    Perdor mjetet e ushtrise,
    Ke dhe çiken e Farise.
    Kam mendu per proceduren,
    Gati ke infrastrukturen.
    Alibe e Aldo Bumçe,
    I ke vartes n’ grupin e punes.
    Mos humb kohen me liçencat,
    Ti jep baba kompetencat.
    Qeveria, perfshi mua,
    Do te jete nen urdherat tua !!
    Ne poligon shko ndonjehere, n’te rralle,
    Veç me mbush thaset me dollare,
    Non-stop, n’supervizion,
    Baxhanakut i takon.
    Per fitimin maksimal,
    Nuk njoh ligj, as moral,
    Puna del me leverdi
    Kur shfrytezohen gra e femi.
    Keto jane pune qe leverdisin,
    Pasunohemi me tane fisin,
    Fitim te tille nuk ka pare bota,
    Pesedhjete breza s’na dhemb koka.

    3.

    Kam kerkese nga njerzt e grues:
    T’u jap serbve akses n’Durres.
    Kam mendue qe per Serbine
    Te baj aksin Laç-Morine!!
    Kosovaret nuk i due hiç,
    Sepse jane anti-Fazlliç.
    Çmendurisht une kam dashni,
    N’dajallaret e femijve t’mi.
    Rruga qe i sherben vatanit,
    Do kalonte grykes Komanit.
    Ky opsion nuk me pelqen:
    Me demton si biznesmen.
    Une nuk jam aq rrote budalli
    Me e ndertu nga thote Topalli.
    Rruga bregut lumit Drin,
    Le pa pune tragetin tim.
    Jam i lute prej Erdoganit,
    T’kaloje rruga bregut Fanit.
    Keshtu, kane shansin osmanllinjte,
    Per here te pare me shkel n’Mirdite!!
    Pra, Kosova eshte sebepi,
    Perfitues jane turku e serbi.
    Do ta haje buxheti i shtetit,
    Edhe xhepat e miletit.
    Nga miliardat qe do hedh,
    Gjysmen n’rruge-tjerat i vjedh.
    Jemi te “ndershem” ne publik,
    Eshte projekt patriotik !!
    Do ta nisim me nxitim,
    Pa projekt e preventiv,
    Keshtu nuk kapet abuzimi,
    N’xhepat tane shtohet fitimi.
    Gropes se zeze te korrupsionit,
    I veme emrin “Rruga e Kombit”
    Se ky popull eshte i trashe,
    E ha sapun per djathe.
    Keshtu, per dite vjedhim miliona,
    Me parullen: “rrofte Kosova”.
    Plan biznesi me te mire s’ ka,
    Miliardere ka me na ba!!
    Eshte projekt qe suporton,
    Çdo lloj vjedhje e korrupsion.
    Jane pa tru shqiptaret e ngrate,
    I mashtrojme dhe per fushate.
    Une jam Sale talebani,
    Me vjen ne ndihme dhe Erdogani
    Me sebep te inagurimit,
    Dy dite para votimit !!
    (Dasem te madhe do te banim,
    Te kishim ketu dhe Sllobodanin !!)
    Po u ba ndonje padi,
    E dergojme Sollakun n’shpi.
    Me mbrojt fort korrupsionin,
    Kemi gati “lustracionin”.
    Kemi eksperience nga bota,
    Siç vepronte Penelopa.
    Keshtu do bajme me tunelin,
    E ndertojme pastaj e shembim.
    Siç na meson arithmetika,
    Kete e thote edhe Argita:
    Qe te fitohet sa me shume,
    Duhet rrit puna n’volum.
    Sukses-fija eshte derivat,
    Punet e vogla japin pak.
    Po kur shifra eshte me billiona.
    Çahen brinjesh llogarite tona !!

    4.

    Nga Argita due’ i projekt:
    Si ta fusim ARMO-n ne xhep.
    T’u krijojme pershtypjen t’taneve,
    Se ua dhame amerikaneve.
    Nga Teksasi, nje firme hiçi,
    Na e gjejne Toma e Fazlliçi.
    Koperture n’afera krimi,
    Rezart Taçi esht me kopili.
    Thirre Taçin me urgjence !
    Fillo, jepi konsulence !
    Te startoje, me korrupsion,
    T’paguaje mediat, sa t’kerkojne.
    Taçi-Oil, ky Taç-rrufjani,
    Fonde sjell nga Azerbaijani.
    Nuk prish pune, t’ zeza a t’kuqe,
    Mire se te vijne nga mafia ruse !
    Vlere fiktive veme n’ offerte,
    Me u “pague” per 5-6 vjet,
    Po u zbuluem nga konkurentat,
    I nderron Ruli dokumentat.
    Nuk e ban ai per shoqni,
    Ai ka ketu pjesen e tij,
    “Druri i arres” qe nje nxitim,
    Sot e kam ortakun tim.
    Per “OK”-n ne parlament,
    Duhet ba nje marifet:
    Vec te kete emerin “garanci”
    Boshe e fallco, s’ka rendesi.
    Grupi im parlamentar,
    Jane ca koqe, e ca gomare,
    S’jane te zot as “per nje pune”,
    Miratojne ç’far u tham une.
    Pse jane arti, politika ?!
    I blejme ca nga opozita,
    Kur ta mbyllim kete pazar,
    U çojme ftesat per iftar.
    Per parate, s’kemi siklet,
    ARMO-n e marrim pa leke,
    Po t’na pyese ndonje gazete,
    “Jane pague”, por jo n’buxhet.
    Po e teproi ndonje gazetar,
    Do ta shpalle une tradhetar,
    Do ia djeg gjithe pasurine,
    Me shtypshkronje, e me makine.
    Per transferta kriminale,
    Kemi banken personale,
    Me Tan Santo e Elvane,
    Kryebandit Adrian Fullane.
    I bajme ligjet si t’i dona,
    Qe ARMO t’jete e jona.
    Ky qe plani, me startuu,
    Eshte sukses i garantuu !!
    ESHTE PROJEKTI I FITORES !
    JA KALOJME DHE AL KAPONES !!

    5.

    Merakoset nene Jovanka:
    Motra ime, Sllobodanka !
    Mos ma lini n’balte Fasllicin,
    Pse e kemi Kryeministrin?!
    Sal Berisha mban fjalimin:
    Mos ma ngucni “gospodinin”
    Mbyllni gojen deputete !
    Se ua sjell ketu n’parlament.
    Nis veprimet paranoja:
    O Damir, o “srdce moja” !
    Merre çarterin per Tirane
    Je ne bes’time n’ TV Klan.
    Ne aeroport shtrohet tapeti,
    Me urdher te nalte nga shteti,
    Zbret me nderet e nje princi,
    Dora vete: druzhe Faslliçi.
    Angazhohet i gjithe shteti,
    Policia e prefekti,
    Shantazhojne Sala e Liria:
    Te rrije urte prokuroria !!.
    Se eshte koke, per koke te mikut,
    Eshte koka e trafikut,
    Kontrabanda e Ballkanit,
    Kontrollohet prej “viganit”.

    6.

    Fakte te reja kan dale ne drite:
    Kush e nxori Azemin ne prite,
    Kush e shfrytezoi arkivolin,
    Me ba 14 shtatorin !
    S’e harrove o Sale, traditen,
    Keshtu e vrave edhe Trebicken,
    E verteta po del ne pah,
    Kush e çoi Kosten “per gjah”.
    Po te zbardhet prej fillimit,
    Tragjedia e 2 Prillit:
    Dora qe gjakosi Shkodren,
    Ajo vrau dhe Remzi Hoxhen.
    Kur Kosova ngrinte krye,
    Behej shqipja “lesh e li”,
    Luks i madh per Serbine,
    Kur shtie n’kaos Shqiperine.
    Hej Sali, miku i Fazlliçit,
    Ia kalove Karaxhiçit,
    Karburant i dhé Serbise,
    Me vra djemte e Dardanise!!
    U rrjeshtove n’krah te Rugoves,
    Kundra trimave te Kosoves
    I gjithe populli u çudit
    Kur i shpallet “terroriste” !!
    Trimat, ne lufte me dushmanin,
    Ti, biznes me Arkanin.
    Dosja jote ne Beograd,
    Filloi te jape rezultat.
    Kur Kosovës po i vinte fati,
    Direktiven jep lugati.
    Me urdher te UDB-se
    I the “jo”, Rambuje-se.
    Ti ke ba nje mal me krime,
    Vrave popullin ne lufte civile,
    Mbolle ngjarjen me vrastare
    “Hiroshimen” gerdecare.
    Tym e helm mbushe kete vend:
    Bloze qymyri, nafte e cement,
    Ke dhe plane me mizore,
    Me centralet berthamore !!
    Si familje, je ba llum
    Ju ka vene mafia perfund:
    Delijorgji, Medi dobiçi
    Rezart Taçi e Fazlliçi.
    Qe ta themi hapur fare,
    Eshte gjithe mafia nderkombetare,
    Kriminelet ke ortakë,
    Me t’çue ne Hage, ti e ke pak!

    7.

    Jam Sali, Sali “qëndresa”
    Vrava, vodha gjithe sa desha
    Per pushtet, une djeg Shqipnine,
    Per Gerdecin, hiç s’ma ndin.
    Madje jam shume i vendose,
    Per nje tjeter katastrofe !
    Me barut u ba shume buje,
    Kete here do jete me uje !!
    Shkodren do ta bej det,
    Ta mbaje mend perjete !
    Tragjedi qe s’e ka pase,
    Ne Kafe te Madhe permbi skaf !!
    Vi nga kulla e Vicitolit.
    Jam nga shpella e Mit Sokolit,
    Qe ju turr topit per ment’ krese,
    Tu mendue se eshte n’sigurese !
    As kurkujt nuk ia kam friken,
    E kam “tredh” une opoziten
    N’ unison me Edi Ramen,
    Kushtetutes ia kam “kajt nanen”.
    Le t’vazhdoje me batuta,
    Tu tregue perralla me flutura
    Nuk me tremb mue Johni II-te,
    Une nuk pyes per Amerike !!
    Derisa t’permbyset globi,
    Me rruen trapin “Silvia Konti”,
    Se ia marr erzin n’publik,
    Ia kam ba nje vidioklip !
    Me gjyqsorin s’kam problem
    Aty kam une klanin tem,
    Bamirit ia kam ba bene,
    Do t’ia marr dhe KLD-ne.
    Me i vu krimit kapak,
    Mua m’duhet edhe nje mandat
    Kam nje plan te sterhollue,
    Me lane popullin pa votue.
    Kur te vije dita per votim,
    Jam usta n’manipulim.
    E ujdis dhe me Europen,
    N’qeveri me kokelopën.

    8.

    Mire ia ban more faqezi,
    Kur ka t’marre qe t’besojne ty,
    Se çdo popull ne planet
    Nuk do të sillte me ne pushtet.
    Per faturen dhjetra mijera
    Brenga, plage edhe viktima,
    Per gjithe krimet ndaj vatanit,
    Do ta benin si Sadamit.

    9.

    Hapi blloqet moj Argite:
    A ka mbet ndonje gje pa u shit ?
    Nga vemendja si na doli ?
    INSIG-u , ALBPETROL-i ?!
    Duhet te kesh n’vemendjen tate,
    Dhe repartet ushtarake.
    Ç’fare ka: toke e ndertim,
    Ta kthejme ne perfitim!!”.
    Te punojme ma me kujdes,
    Po na dalin letrat n’shesh.
    “Bomba” e pare qe faksi djalit,
    Tash, e-mailat e Ansarit !
    Ne publik erzin na muaren,
    s’na paguan as faturen,
    Me aferat qe t’zbuloi Tema
    Mos t’jem une, t’kishin fut brenda.
    Per çdo gje, rrofte kapari,
    Se ta fusin si arabi
    Ta kesh rregull n’punen tane:
    Leket merren paradhanie !
    Mos u ban more babe zevzek,
    I thote t’jatit çika e vet:
    “Veç me tenderat qe kam n’proces,
    Jam tu e mbushe edhe nje thes !”
    Asetet qe ti permende,
    I kam te shkrume n’listen teme.
    Une i bej punet me grafik,
    I kam ne plan per kete vit.
    Nuk pajtohem me kritikat,
    Mos mi humb babo meritat.
    M’ gjej nje tjeter ne Planet,
    Qe eshte ba bos per 4 vjet ?!
    Per çdo prone qe eshte kthy,
    Une e Zeni kem nderhy.
    Ne çdo projekt e investim,
    Aty eshte dhe emri im !!
    Koncesione e tenderime,
    Kane kalue ne doren time.
    S’jam mjaftue si konsultare,
    me perqindje, jam pronare !!
    A e ke pa si po hedh shtat,
    QTU-ja e re ne Farke ?
    Veper qe se ka Shqipnia,
    Ashte tu u ba me leket e mija !
    Lumenjte: Drin, Vjose e Devoll,
    I kam une nen kontroll !
    Po s’pagoi taksen tek une,
    S’fiton asnje konsorcium !!
    Fantazia ime s’ndalet,
    Kam fillue te zaptoj dhe malet:
    Dajt, Terbun e Veleçik,
    Tash jam ngule dhe n’Bukanik.
    Me ndihmen e dajes Fazlliç,
    Kem ba lek e fitue miq:
    Mishkovicin e Arkanit,
    Dhe djalin e Sllobodanit !!
    Kam arrite me menaxhu,
    Procesin me te korruptu.
    I rashe vize VITOL gjigandit,
    Ia dhashe ARMO-n Taçit mamit.
    Edhe pse jam billionare
    Ne shume projekte, aksionare,
    Do te vazhdoj ta rrjep Shqipnine,
    Vete e deshen borgjezine !
    Pra, ç’ka lidhje me terrenin,
    E godisim bashke me Zenin,
    Ti kujdesu veç per vedi:
    Mos me ra nga pushteti
    Qe t’i gezojme na pasunite,
    Mos prano me i hap kutite.
    Se po i hape, fiton Rama,
    E na i konfiskon te tana !!
    Po erdhi ai n’pushtet,
    E sigurte: burgu na pret.
    Krimet tona sa nje mal,
    Nuk mjafton kodi penal.
    Qe te shpetojme duhet me ik,
    Ne azil politik,
    Nese duem nje vend tamam,
    Shkojme drejt e n’Teheran.
    ***
    Zonjë e madhe Jozefinë,
    Ke merita n’sigurim,
    Që kur re në banane,
    Ti je ba pulitikane.
    Nga besimi europiane,
    Në politike je talebane,
    Për të tjerat je hibride,
    Nuk e flet as gjuhën shqipe.
    Si kryetare je e dhunshme,
    Nga fjalori: e paturpshme !
    Histerike si një vrasëse !!
    I njeh mirë dhe lëndet plasëse !!
    ***
    Kush e solli kete cunam ?
    Kryeministri sharlatan !
    “Hena blu” as “dielli gri”,
    Dora vete shoku Sali !
    Hapi syte o milet,
    Pse fajtore jemi vete:
    Se çdo votë për atë lubi,
    Eshte burim për tragjedi !!
    Moj malesia e Gjakovës,
    Ke pas qene e pararojes,
    Ti ke pase burra model,
    Turp, qe nxore ate kriminel !
    Do t’mbuloje Sale turpi i zi
    Per afera e per tradheti,
    Do te mbetet brez pas brezit:
    “Kryeministri i Gerdecit”.
    Para teje ne tradheti,
    Jane zhyt Zogu e daja i tij.
    Por s’kane bere te tilla pazare!!,
    Me ujrat territoriale.
    Kjo do te thote se n’ qeveri
    Esat Pasha na eshte kthy.
    Problemi qe ka sot vendi:
    A do vi dhe Avni Rustemi ?!
    Jeni nje tufe me kusare,
    Me Ballinje e Selmanllare,
    Delijorgje dhe Fazlliç?,
    Taç e maç e berishiçe.
    Kjo eshte klike qeveritare,
    Eshte nje bande kriminale,
    Ruli, Basha dhe Mediu,
    Kapobanda eshte Saliu.
    Sa krimet i keni ba,
    Me lekure keni me e la.
    Do ta zbojme ne korrupsionin,
    Bashke me Gerdec-kualicionin.
    ***
    Moj PD – e bija e “nanes”,*
    Paske qene ti “piçka e s’ames”.
    N’kryesine tende ka hyp llumi,
    Me shume turp ty po t’vjen fundi !
    Je e mbushe me antivlera,
    Me ministra kriminela.
    Ne moral je e pafytyre,
    Boll që ke Ciljetë “bythën e mirë” !!

    1. tani97 says:

      Mero Bazen per kryeminister, kete tipin e poemes epike “Sali Talebani” per Minister te Kultures.

    2. racionali says:

      Te lumte ore mik dora dhe pena.Jam i mendimit qe te botohet ne shtyp e gjithe poezia.Nuk do te jete e larget dita ,qe keto monstra te kombit ti paguajne te gjitha.RESPKTE dhe PERSHENDETJE

    3. profano says:

      Madheshtor … nuk kam fjale…
      ty dhe Arben Dukes ju duhet bere nje monument ne qender te Tiranes…

  19. tomorri says:

    Une ne perfundim te leximit mendoj se ky njeri eshte shume i zgjuare dhe i di ne thelb te gjitha problemet e vendit tone.
    Kronologjia qe jepet me ane te lesaj poeme tregon nje realitet te dhimshem deri ne ekstrem per nje popull si i yni qe ka vuajtur dhe po vuan akoma shume nen zgjedhen e Sali Talebanit.

    Nuk di çfar te them se jam vetem me mendimet e mija dhe si i tille pothuase behem i pa fuqishem.
    Nga shpirti i nje te moshuari si une del nje urrejtje e shkalles me siperore dhe i lus zotit te bekoje popullin tim qe sa me shpejte te nxjerre ne plan te pare AVNI RUSTEMIN dhe me kete mendim e ngrys diten duke qene ne pritje e cila po me duket e gjate kesaj radhe.
    Dije o populli im:Asnje shqiptar nuk rri jashte vendit te tije nga qejfi por veç nga derti i madh qe na ka zene.

  20. OFERTA E FUNDIT;BEJ OFERTA PER VITI E RI JAP LIBRA FALAS SE SMI LEXON ASNJERI, JAP SI PER SHQIPTARET BRENDA DHE JASHTE SHTETIT,KOSOVE,MAQEDONI KUSH I DON TE VIJE TI MARRI PIKA SHPERNDARJES SELIJA E PS,MOS U NXITONI SE KA SA TE DONI SE SKAM SHITUR AS DHE NJE LIBER VEC CFARE KANE MARRE NGA 300 COPE KRYETARET E PS NE RRETHE…

    1. leon says:

      Ne kuadrin e PRIVATIZIMIT TE PASURISE KOMBETARE,QEVERIA BERISHA&FEMIJTE NXJERR NE ANKAND SHITJEN E FECEVE(te pegerat) TE TE GJITHE WC-ve TE KRYEMINISTRISE DHE TE GJITHA MINISTRIVE NE VARTESI TE SAJ,TE GJYKATAVE DHE PROKURORIVE,TE BASHKIVE DHE KOMUNAVE KU SUNDOJNE DEMOKRATET,TE UNIVERSITETEVE PUBLIKE E PRIVATE,TE DYQANEVE DHE LOKALEVE KU PRONARE JANE DEMOKRATET SI DHE ATO,QE PRODHOHEN TEK GROPA E HAJDIN SEJDISE APO NEN URAT MBI LANE,GJITHSEJT 10 TON NE DITE!!!DOKUMENTET E ANKANDIT TE TERHIQEN NGA TE INTERESUARIT PRANE TV KLAN DHE GAZETA 55!!!Per cdo paqartesi,lidhuni me numerin 00800…te kryeministrise,per luften kunder korrupsionit!!!Ankandi zhvillohet ne dt.30 dhjetor 2011,ora 12.00 ne HOTEL “HAJDUTI” NE DAJT!!!

  21. 1+1=2 says:

    mero baze, harrove te na permendesh se edhe “princi” yne nuk eshte shume larg nga ky i artikullit tend, te pakten nga emri:
    -Leka Anwar Zog Reza Baudouin Msiziwe qe do te thote se i jati i tij qe sapo vdiq njesoj si i gjyshi e kane shitur shqiperine dhe emrin shqiptar si t’ju kete leverdisur.

    e vetmja arsye qe Zogu u mbeshtet te behej mbret ishte falti qe Mamica Kastrioti u martua tek Toptanet por gjaku i vertet mbreteror eshte tek Arbereshet e Italise…

  22. eli-TIv says:

    …edhe saliu organizon festa te tipit kercimi i kallamit…mjafton te kujtojme antimingjet e tija me koncerte te kushtushme…edhe ballot qe organizon Liri Berisha mund te quhen kercimi me kallam…ose me liste..ose nga belaja..asgje nuk ndryshon ne konceptin e te koruptuarve..

  23. nigo says:

    Nuk duhet permendur i vdekuri por sec mu kujtua se i jati i Leka Zogut ka vrare “tradhetaret e atdheut” Avni Rustemi,Luigj Gurakuqi, etj.Nuk e kuptoj kete llogjike te pushtetareve tane. Ahere ne duhet te gjykojme figurat e tyre per tradheti ndaj atdheut.

  24. realisti says:

    Nuk po zgjatem ne komente per artikujt e meros,vetem se I propozoj komisionit per avokatin e popullit emerin e z.mero baze . Popullit shqiptar nuk do te kishte avokat me te mire.shpresoj qe propozimi I’m te meret parasysh.

    1. I Stresuari. says:

      o Mero suksese te metejshme ne misionin tend te veshtire.kete duhet ta kuptojne te gjithe lexuesit.hyme ne teme duke u mare me maloket se nuk gjej fjale me te pershtatshme,ju haruat Tiranasit ose Tironsit ne djalekt dembabadem qe ne jeten e tyre para dhe mbas 90 kane pasur 2 profesione baze spiun dhe shofer dhe [shume te dashur me njeri tjetrin].e bera kete pasqyr se keta te fundit ndimuan shume ne fitoren e fundit[saliun dhe luljeten ne zgjedhje].prandaj kur ka cudi ne metropol imagjino ne mes te provincialeve injorant dhe bastard.suksese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje