Lulëzim Basha nuk i ka borxh askujt!

29 Nëntor 2011, 22:54Editorial TEMA

Nga Mero Baze 

Gazetarët që ndjekin fushatat elektorale me siguri e mbajnë mend Odetën. Është një vajzë që punon si menaxhere tek një revistë mode, pronë e gruas së Lulëzim Bashës. Revista është luksoze dhe bosh, si çdo gjë që del për të mbuluar diçka dhe jo për të zbuluar diçka. Odeta është menaxherja e revistës. Ka shëtitur në disa kompani reklamash dhe marketingu, herë afër AMC, e herë afër Vodafone, herë me Mjaft-in e herë me “Zgjohu”-n, dhe së fundmi e mbajmë mend si menaxhere e medies për fushatën e Lulëzim Bashës në Tiranë. Dërgonte fotografitë nëpër redaksi, spotet nëpër televizione, dhe natyrisht mblidhte faturat e reklamave. Pastaj Basha hyri siç hyri në Bashki dhe kjo vajza u shfaq papritur me një kompani reklamash, krijuar në mes të Nëntorit, që kish fituar një tender për të dekoruar Tiranën më 28 Nëntor. Më shëmtuar nuk bëhej siç e patë, por lekët nuk është se ishin pak. Arsyeja: Ndihmëse e gruas.

Njerëzit e administratës me siguri e njohin Tezen. Është një kushërirë e gruas së Lulëzim Bashës, që ka përfunduar studimet për mjekësi dhe qyshkurse Lulëzim Basha u bë Ministër, e hoqi nga zanati që s’di a e ka ushtruar ndonjëherë, dhe e mori pas vetes në Ministri të Transportit si drejtoreshë të rëndësishme. Natyrisht jo për probleme mjekësore. Pastaj prej andej ai iku në Ministri të Jashtme, Tezja, siç e thërrasin gjithë njerëzit e administratës që e njohin, iku përsëri pas tij dhe përsëri drejtoreshë e rëndësishme. Pastaj Basha u bë Ministër i Brendshëm. Tezja pas tij, po drejtoreshë e rëndësishme. Në muajin gusht bëri kurban një dash dhe hyri në Bashki. Tezja pas tij. Përsëri drejtoresha më e rëndësishme e Bashkisë. Arsyeja: Kushërirë e gruas.

Një tjetër drejtoreshë që mbulon të ardhurat tatimore mbiu papritur në Bashki. Nuk është se u bë ndonjë konkurs, kishte ndonjë CV apo kishte shkëlqyer diku. Shoferi i gruas e kishte motër dhe u bë dhe ajo drejtoreshë.

E shumëpërfolur për postin e drejtorit të lejeve të ndërtimit, Bashkia e Tiranës me siguri priste që ky vend t’i jepej dikujt që largonte hijen e korrupsionit. Me hyrjen e Lulëzim Bashës në atë ndërtesë, u gjet dhe njeriu për këtë vend pune. Arkitekti i pallatit të gruas së Lulëzim Bashës në Vlorë. Siç mund ta keni lexuar dhe më parë tek gazeta Tema, Lulëzim Basha në emër të vjehrrit të vet po ndërton dy pallate gjigante me tetë kate në ujë, në Vlorë, mu tek kthesa e Ujit të Ftohtë, atje ku Berisha thotë se nuk do të lejoj ndërtime 100 metra afër detit. Lulëzim Basha ka hyrë në det dhe po ndërton. Për turpin e Vlorës dhe gjithë shtetit shqiptar askush nuk ndihet edhe pse ka shkelur lejet urbanistike të dhëna po ashtu gabim, edhe pse prokuroria gjoja po heton. Arkitekti i kësaj shëmtire është pikërisht njeriu që u bë drejtor i lejeve të ndërtimit në Bashkinë e Tiranës. Arsyeja: Arkitekt i pallatit të gruas.

Do të bëhet një biznes në rrugën këmbësore Murat Toptani. 40 shtëpiza të vogla në formë kioskash do të jepen me qera për biznesin të reklamojë mallrat e tij për një muaj nga 6 dhjetori në 6 janar. Njerëzit që bëjnë këtë biznes janë Teqja, ortaku i kunatit të Lulëzim Bashës, aq shumë i përfolur në kohën e aferave të Fazlliçit, kur kompania e tyre u fut në listën e hetimit nga prokuroria dhe Berisha turfullonte për ta zhbllokuar. Teqja ka përfshirë në këtë biznes dhe një agjenci ndihmëse, me një vajzë që njihet gjerësisht si e fejuara e Kunatit. Kërkojnë 3 mijë euro në muaj për një kioskë të ngelur pa shitur në supermarketin e tyre Megatek, i cili është kthyer në varrezë pa blerës edhe për shkak të krizës ekonomike. Arsyeja pse ata e fitojnë këtë biznes është përsëri gruaja e Lulëzim Bashës. Ia ka dhënë vëllait dhe kunatës së saj të ardhshme. Lista e atyre që kanë ndodhur gjatë këtyre katër muajve në atë Bashki mund të zgjatet pa fund dhe i pari dhe i fundit njeri që ka marrë vendimin për çdo gjë duket se është gruaja e Lulëzim Bashës. Nuk është as vëllai i tij apo nëna e tij, as PD-ja, as Berisha, as Shkëlzeni, bile as Argita.

Pyetja që lind me të drejtë pas gjithë këtij degradimi të turpshëm të një institucioni qendror të pushtetit është përse ky njeri që na premtoi se do të kishte Tiranën të parën, ka vënë gruan e tij të parën para çdo ligji, para çdo gare, para çdo vlere dhe çdo përfaqësimi politik në Tiranë.

Kryearsyeja mendoj se nuk është sentimentale. Vendimi për të dorëzuar Bashkinë e Tiranës familjes së tij ka të bëjë mbi të gjitha me faktin se ky njeri nuk i është mirënjohës realisht as Tiranës, dhe as qytetarëve për atë mandat. Ai nuk vjen nga një garë dhe nga një infrastrukturë politike ndaj së cilës ka detyrim. Ai vjen nga një betejë mafioze, që ka drejtuar një operacion financiar për të blerë mandatin e Tiranës. Gruaja e tij ka qëlluar me pare falë lidhjeve të saj dhe familjes së saj me VEFA-n në vitin 1996 e deri në faliment, ashtu si Lulëzim Basha ka qëlluar ministër në “punë me lek”, që shkojnë deri në 200 milionë euro abuzime. Me këto lek ata blenë pushtetin e tyre në Bashki. Kush e mban mend fushatën, e mban mend Lulëzim Bashën, ndaras PD-së, një zyrë në Torre Drini me Shkëlzenin dhe Kunatin në krah, pa askënd nga PD-ja. Ishin duke harxhuar para për të blerë Tiranën. Gjithçka tjetër ishte fasadë. Jepeshin pare për të ilustruar mendimet mbi Tiranën nga intelektualë pazarxhinj apo gazetarë bythëshitur. Jepeshin pare për të blerë opozitarë apo për të blerë heshtje të medieve kritike. Në fund u dhanë dhe për të blerë mandatin nëpër gjykata. Një njeri që e merr kështu mandatin, nuk ka arsye tu jetë mirënjohës zgjedhësve që nuk ekzistojnë, partisë që nuk e ka votuar dhe sidomos ligjit që nuk e ka ndëshkuar. PD me Lulëzim Bashën mori më pak vota se me çdo kandidat tjetër në Tiranë, dhe po të kemi parasysh dhe rritjen normale të elektoratit gati- gati duket se ajo parti e ka urryer kandidatin e saj. Lulëzim Basha ka gati 55 për qind të votave nga PD-ja dhe 45 për qind nga të tjerët. “Të tjerët” janë ata që nuk duan mirënjohje, por pare. Dhe ai ua ka dhënë. Duke mos qenë mirënjohës ndaj askujt për atë zaptim të shëmtuar zyre, ky njeri mos prisni tani të bëjë një Bashki të pushtetit, por thjesht një pushtet të tij personal në Bashki. Si një njeri i pavotuar, por blerës votash, ai nuk ka besim tek askush, veç tek ata që i kanë mbajtur qeset me lek nga pas në fushatë. Dhe ai është rrethi i ngushtë i familjes së tij, gruaja, kunati, shoferi, ndihmësja e gruas, kushërira, arkitekti i vjehrrit, etj.

Kjo është një arsye e fortë që ne të shikojmë sot një bashki të degraduar dhe arrogante në primitivizmin e vet, një kryebashkiak të pafytyrë që përpiqet t’i imponojë Tiranës bizneset e familjes së tij si vlerë për kryeqytetin. I përciptë, i paaftë, gënjeshtar dhe frikacak, ai po izolohet dita- ditës duke gjetur ngushëllim tek rrethi i tij familjar, i cili i është turrur Tiranës më thikë në dhëmbë të shqyejë çfarë mund.

Mos prisni që këtë shëmti ta ndalë Berisha, PD-ja, media apo intelektualët e këtij qyteti. Ai nuk u ka asnjë borxh. Ata që kanë lehur për të nëpër ekrane- janë paguar, ata që kanë pozuar si intelektualë -janë paguar, PD që s’e ka votuar- do ta paguajë. Berisha vetë ka pasur vetëm një interes madhor tek Lulëzim Basha, ta përdorte si arsye politike që kryeqyteti i kishte falur krimin e 21 janarit. Dy njerëzit burracakë të këtij qyteti, që u mbyllën brenda xhamave të blinduar dhe piketuan vrasjen e njerëzve të pafajshëm para derës së tyre, janë në makth për ndëshkimin që kryeqyteti dhe shoqëria do tu japë për krimin ende të pashlyer të tyre. Sali Berisha vrapoi të lante gjakun nga bulevardi, duke nxjerrë bashkautorin në krim në një garë fallco për Tiranën. I sigurt se e humbiste garën dhe bashkë me të alibinë për pafajësinë në krim, Sali Berisha mbështeti projektin e tij mafioz për blerjen e mandatit me çdo çmim. Berisha nuk do as leje ndërtimi, as tenderë të vegjël, as para nga Lulëzim Basha. I duhet vetëm si alibi që kryeqyteti i voton vrasësit. Lulëzim Basha ia ka larë atë borxh, pasi ja “bleu gjakun” Tiranës për llogari të Sali Berishës. Ndaj Lulëzim Basha është i lirë tani e tutje të punojë për familjen e tij, për gruan, kunatin dhe sojin që i heq frikën në orët e vetmisë së tij të madhe, që kur përkëdhel dy vajzat e tij i shfaqen para dy vajzat jetime të Aleks Nikës, kur inauguron ndonjë shkollë i dalin para syve lotët e Anës, që e fyejnë “demokratët” në shkollë për babin e vrarë prej tij, kur del në periferi i dalin para syve fëmijët e Hekuran Dedës në një fshat afër Tiranës që ndoshta janë pa bukë në këto momente dhe nuk i vizitojnë dot kioskat e kunatit të tij, kur bën sikur preket nga ndonjë dramë familjare me siguri që e lë pa gjumë makthi i djalit të vetëvrarë të Faik Myrtajt nga dëshpërimi i ikjes së babait.

Lulëzim Basha nuk i ka borxh as Tiranës, as Berishës, as PD-së dhe as ligjit për ta qeverisur i vetëm Tiranën me familjen e tij. Ai e ka blerë pushtetin me lek, e ka “blerë gjakun” me lek, e ka blerë qetësinë nga pushteti me lek. Vetëm nuk jam i sigurt nëse fle i qetë…

54 komente në “Lulëzim Basha nuk i ka borxh askujt!”

  1. fule says:

    Nje artikull i rende per tu mbajtur nga shpatullat e njoma te Lulit.
    Bravo Mero.

    1. Vlora says:

      borxhin ja ka vetem VEHBI ALIMUCES qe pranoi te hante burgun por jo te jepte parate……………dhe me ato par luan sot aurela me gjith erjonin qe ja kan futur kembet bashes ne nje kepuce…………

    2. vlonjati says:

      Mero shpresoj qe dikush nga jashte te vi dhe ta ndihmoje Shqiperine per pastrimin e qelbesirave ne pushtet se ne shqiperi ata jane ne fuqi per cdo gje.

  2. Tani97 says:

    Rri i sigurte Mero qe ai nuk fle i qete. Problemi ngelet si ta zgjojme dhe t’ia prishim gjumin pergjithmone.

  3. Saimir says:

    Mero shkrimet e tua jane vertet BOMBA DHE KUSHTRIM NJEKOHESISHT. Te pergezoj vertet dhe shpresoj qe popolli yne te shkundet nga kjo apati dhe gjum letargjik ku ka rene dhe ti tregoje njehere ketyre politikaneve dhe nejrezve qe e drejtojne qe kjo bote eshte portokalle dhe rrotulohet. Mbase fati i tyre e ka dashur qe ata te jene lart deri me tani por problemi eshte cfare do tre ndodhi kur te jene poshte. Kur ngjitesh ne nje te perpjete mos mendo sesi do ngjitesh por sesi do zbresesh sepse gjithmone do te vije momenti kur do te zbresesh. E athere fillon ti lash te gjitha gjynahet. Mbase ketyre ju jep Zoti force e jete ti lajne vete te gjitha se ne rast te kundert do i lajne familjet e tyre. Mos te kene merak se borxh nuk kane per te mbetur

  4. elinor bahiti says:

    I qete flen ai o Mero, rri pa merak….dhe enderron cdo nate per nje dashnor te pashem ne burg!

  5. ish ushtaraku says:

    ky eshte shkrimi me i bukur qe kam lexuar nga ty mero, nese te gjitha heret e tjera ke goditur ne shenje, tani ke goditur ne qender te shenjes,komplimente

  6. kashi says:

    faleminderit Mero, nuk rri dite pa te lexuar.

  7. Zani Burimi says:

    Mero, tani binden njerezit qe je bere pene shume e forte, sepse ke arritur nga analiza ne opinione te shkalle ku sarkazma e hidhur ka arritur apogjeun e vet.
    Nwse japim nje mesazh mund te japim dhe pamjen virtuale ku ne pasqyre jane njerezit qe me Berishen ne krye u duhet ber gjyqi per Tradheti te Nalte. Une sikur te isha prokuror do te kerkoja keto denime:
    1. Sali Berisha :
    I. Burgim i perjetshem per shkaterrimin e ekonomise se Shqiperise 1992 -1996.
    II.Burgim i perjetshem pwr rrenimin e zgjedhjeve 1996.
    III.Burgim i perjetshem per shkaterrimin e shtetit 1997.
    IV.Burgim i perjetshem per puccin e shtetit 1998
    IV.Me pushkatim per Gerdecin.
    V.Ne karrigen elektrike per 21 Janarin.
    VI. Me varje ne litar per faljen e Detit shqiptar.

    2.Te gjithe ata qe kane merituar burgun e perjetshem, por qe gjykata nuk ka vepruar se eshte e kapur nga Sali Berisha:
    Lulezim Basha me shoke e shoq (sipas listes ne Prokurorine e Pergjithshme.
    Te gjithe denimet do te kene + sekuestrim i pasurive te luajtshme e te paluajtshme te tyre ne Shqiperi dhe ne te gjitha bankat kudo ne bote.

    1. spartaku says:

      Pse i jep burgim te perjetshem per cdo mynxyre ketij vemjes?Thjesht jepi nga nje muaj per cdo krim dhe ne bashkim denimesh do dali burgim i perjetshem…Ai edhe kur fle ben krim!

  8. luis says:

    Vereni me kujdes cdo shkrim te Mero Bazes e shoqeron dhe me vrasjen e 4 njerezve te pafajshem ne bulevard me 21 janar dhe 10 jetimeve pa baballaret e tyre.
    Ky eshte me te vertete nje gjest teper njerezor por dhe njekohesisht i ben thirrje cdo shqiptari te ndershem se krimi shteteror i asaj dite nuk duhet harruar dhe se eshte turp per ne qe rrime e bejme sehire.
    Ajo dite e zeze duhej te ishte kthyer ne bumerang dhe turma te irrituara duhej ti kishin vene perpara maskarenjte e pushtetit.
    Me te drejte e cileson titullin Meroja se Luli nuk i ka borxh askujt,sepse si ata qe kane votuar me deshire si ata qe nuk e kane votuar me deshire por per ndonje ryshfet ose per inat te Rames le ta paguajne haraqin qe ai po tallet me to dhe po e kthen bashkine ne nje tufe debilash qe do pasurohen ne kulm.
    Turp per ata qe ia dhane voten nje vrasesi.
    Lotet e jetimeve u rente mbi ju.

  9. pelivan says:

    … Shpejt o lul ke per ta pare,

    ti dhe pas teje barberet,

    hak pa marr e borxh pa lare,

    kurr nuk ka me shqipetaret…

    1. nora jupi says:

      Po kur more pelivan kur do te ngrihemi e ti bejme pershesh sic bene Gadafin me shoke, hajde nuk kemi cte presim me. Hajde ti shpartallojme mos i zere ky dimer. Mos jemi me te ngordhur se popujt e tjere?

  10. EMIGRANTI USA.D says:

    BEMAT E LULEZIM BASHES NUKE KANE TE SOSUR. SI SPIUN , HAJDUT, VRASES, MAFJOZ, TE GJITHA TE ZEZAT E KESAJ BOTE JANE NE MENDJEN TRUPIN DHE SHPITRTIN ETIJ. SIKUR TE MOSMJAFTONIN MAFJOZLLEQET NE HOLANDE PER SHITJE DHE BLERJE SHTEPISH ME PARAT QE VODHI I VJERI DHE E VJERA NE FIRMEN FEFA, TANI KY KUSAR, JASHTE CDO NORME E LIGJI, DUKE CFRYTEZUAR POSTIN QE QE VODHI PO ECFRYTEZON PER TI PASURUAR AKOMA ME SHUME SOJE E SOROLLOPIN E TIJE DHE TE HOLANDEZES, GRUAS TE TIJE QE E KA PER TURP TE MBAJE NENSHTETESIN SHQIPTARE DUKE UDHENE POSTE, TENDERA DHE LEJE NDERTIMI ME KU LEJOHET E KUSLEJOHET VETEM E VETEM ATA TE PUNESONHEN E PASUROHEN NE ATO VENDE PUNE QE JANE MANASTIR ME AHIR. PER TE GJITHA KETO KRIME QE KA BERE E VAZHDON TE BEJ DREJTESIA NE MOS SOT NESER TE
    I JAPE DENIMIN KAPITAL, NDERSA PASURIA TI SEKUESTROHET DHE TI KETHEHET POPULLIT. KRIMINELET , HAJDUTET, MAFJOZET, KUSHDO QOFSHIN TE VAREN NE LITAR . KY ESHTE SHPERBLIMI QWE DUHET TE MARIN TE GJITHE ATA QE ABUZOJNE ME PUSHTETIN PER VEHTE , FAMILJEN DHE TE AFERMIT E TYRE.

  11. Vlonjati says:

    Ky eshte nje artikull brilant si te gjithe artikujt e tjere te shkruar nga zoti Mero Baze Keta artikuj jane shkruajtur paster me nje gjuhe te paster dhe me fakte te pa kundershtushme dhe kjo shikohet tek reagimet e disa anetareve te thjeshte te PD te cilet ne biseda me disa miqte e mi shprehen se duhet thene ndal ketij Lul mafishes

  12. detroit says:

    Mero je nje pasuri Kombetare.mundohesh tju hapesh syte shqiptareve te lodhur por nuk Kuptoj kuEShte kjo opozita ne shqiperi.

  13. olti says:

    Zoti Mero, Tirana votoji per Lulin qe derdhi 3000 plumba luftarake ne bulevard;Gerdeci votoji per ata qe vrane 26 vete dhe gjymtuan shume te tjere. Eshte e tepert te kujtojme se nje shoqeri civile eshte ne krize kur shume pjesetare te saj kthejne koken nga krahu tjeter ndersa bashke qytetaret,me pak te sojshem, humbin jeten ne protesta.

    Por as Gerdeci e as Lul Basha nuk shpetuan Salih Berishen per krimet e tij. Ishim ne te gjithe Shqiptaret, kush me shume e kush me pak qe ndihmuan ne konsolidimin e pushtetit te tij absolut. Po ta kthesh argumentin ndryshe Shqiperija, atdheu yne u perul serisht para uzurpatorit te rradhes dhe sakrifikoji qingjat e saj: Prinder te papune u ekzekutuan ndersa ndiznin cigaren, nje djale qe mund te ishte i cdokujt u pervelua ndersa ngiste bicikleten para shtepise se fshatit, nje vajze jo e imja do te rritet me nje dore mangut nga shperthimi qe ka frike ta thote nga erdhi. Pse? Sepse ne ose ishim te korruptuar nga rregjimi Berishist ose te frikesuar apo te zene me problemet tona te perditshme.

    Ne cdo vend tjeter ne te drejte te zotit do te ishte vendosur drejtesia ndersa ne atdheun tone shohim se si triumfon padrejtesia. Eshte e tepert te thuhet se fajtore jemi te gjithe ne qe i lame gjerat te shkojne deri ketu. Lexoni mallkimet e lexuesve te Temes per klasen politike shqiptare, jane marramendese dhe pafund, shumekush argetohet me to dhe tallet se Iliri me Saline nuk duan tja dine per to.

    Fatkeqesisht mallkimet tona si njerezve te thjeshte nuk bien kurre tek paria por tek vetja jone. A nuk ndjehen te mallkuar njerezit e thjeshte tek ne?

    Sa per Bashen me vjen keq zoti Mero por ai sndihet borxhli sepse na shef si nje turme kafshesh qe sa me keq te na trajtosh aq me shume do te respektojme. Kete praktike anti-njerezore e tumbetonte i pari Fatos Nano dhe e coji ne perfeksion Salih Berisha. Luli ndjehet i persekutuar qe e vune ne ate post se sic thoni edhe Ju bashkine ja dhane e nuk e fitoji.

  14. usamen says:

    Kam mendimin qe ne votimet e tiranes ne 2011 ,berisha dhe basha harxhuan energji dhe shuma marramendese.Me nje perfeksion shfrytezuan mijra veta te administrates shteterore duke “i tiranizuar” muajt e fundit.Akoma po kapen ne vende te tjera pashaporta biometrike te vellezerve te lulit nga kosova qe kurre nuk do te merret vesh sa mercenare ishin.Njesi te sofistikuara shfrytezuan me mjeshteri emrat e mijra emigranteve qe votuan “nen dore”.
    Por nje aresye “madhore” e fitores se udbashit lul ishte dhe qendrimi
    pajustifikueshem i arvizuse duke bere spote elektorale haptas ne favor
    te dyshes berishe-bashe.
    Per nje kohe te gjate nuk mund te gjeja enigmen se si nje ambasador
    i nje vendi mik dhe me demokracine me te zhvilluar ne bote te mbeshtese
    veprimet terroriste te 21 janarit te berishes.
    Ne menyre perfekte e jep zoti gery kokalari skemen e shemtuar te ketij
    qarku:shteti amerikan zyrtarisht nuk merret me shqiperine por ka ngarkuar nje ambasador qe eshte emeruar nga segmente te biznesit
    dhe te politikes ne amerike qe lobojne pro juntes gardiste-tribale
    ne washington si podesta & company.etc etc .
    Kjo eshte DHE PAGESA ME KRYESORE QE E MBAN NE KEMBE KUFOMEN E BERISHES.
    Pa u cliruar shqiperia nga invazioni i ketyre ambasadoreve te paguar
    nuk do te kete demokraci por SHKERDHATOKRACI.
    Thenia e arvizuse “burre shteti” pasi vrau berisha 4 protestues eshte
    poshtrimi me i madh qe i eshte bere shqiptareve per te gjithe kohrat nga miqte apo armiqte.
    NQS SE EDI RAMA DO INSITONTE ME BURRERI TEK SHTEPIA E BARDHE PARA VOTIMEVE LARGIMIN E ARVIZUSE DHE DOREHEQJEN PA KUSHTE TE KRIMINELIT BERISHE BESOJ SE GJERAT DO ISHIN NDRYSHE.
    FALENDEROJ NGA ZEMRA FISNIKUN MERO BAZE POR DO SHTOJA:
    BERISHA & BASHA KANE BLERE ME LEK GJAKUN E 21 JANARIN
    , ME DOLLARE KANE BLERE ARVIZUNE , KANE BLERE ME EURO FASHISTO
    GARBIGET E OSBE.
    “mero baze mos ki frike
    se ke shume shume miq ne amerike”
    thnks !!

  15. Vila says:

    a e keni degjuar ndonjehere per hollandezin fluturues? Epo, mesojeni, kemi nje hollandeze fluturuese qe na hedh shurren perpjete dhe na e ben ere tere inteligjencien, duke filluar nga civici qe lakmon per zv/governator i bankes e deri tek kastriot islami (alias alia) dhe gimin e puros. Kjo eshte shqiperia, ku paraja blen cdo gje, madje blen edhe emblemen e PS, ate plakun dritero qe i dhimbet kioska tek dera e ps.

  16. brace says:

    Nji hajdute,nji vrases,jo vetem qe nuke fle kurre i qete,por ase jeta e tije nuke eshte kurre e qete,sa here qe levize i dalin parate e shqiptarve,i vollen pa drejtesisht,ishte djersa,taksat e shqiptarve,sa here qe levize e mendon,i dalin si hije,te vraret e pa fajshem,u vrane nga ky gjakatare.Ai e dine mire se zdo te jete e larget dita,do te pergjigjet per vjedhjet,e per vrasjet,nji dite drejtesia do funksionoje,c/do gje ne jete ka limitet e veta,per kta fundi do jete tragjike,sic i kane bere hysmetin,vjedhja me burge,gjaku me gjake,do paguhet.

  17. arber says:

    Z. MERO SOT KA ARDHUR MOMENTI QE TE RUHESH NGA BISHA E EGER E SHPEDHARIT SE KJO KAFSHE NE KETO GRAHMA SI GJITHMON KERKON TE BEJE GJAK. BASHKIA E TIRANES DREJTOHET NGA GRUAJA E BASHES .RUJU MERO SE KRIMINELET SI SALA E SHOKET E TIJ PER HATER TE HAJNE GJALLE.KY POPULL AKOMA NUK U BE POPULL AKOMA RREHET NGA VAGABONDAT SI NANO BERISHA META ETJERE SPORDHJAK TE SHITUR .

  18. Dyrrahu says:

    Zoti Mero,
    Me gazëtën tuaj, Ju keni mundësinë që t’ia sillni në mendje popullit krimet e Lulit, krimet e Saliut, krimet e Mediut, krimet e Shkëlzenit, krimet e Argites, krimet e Rulit, krimet e Bodes, në të kundërten ky popull shumë shpejt i harron ato krime makabre, por ju nuk i tregoni se ku e kanë zanafillen këto krime.
    Sali Berisha si kriminel, tradhëtar dhe kodosh vazhdoi traditen e tij që nga koha komuniste.
    Lulzim Basha si matrapaz, hajn dhe plangprishës vazhdoi rrugën e tij edhe me rastin e 8 majit.
    Gruaja e Lulit një bijë e kryehajnit shqiptar po i nxjerr nga pala e jastakut paratë e popullit, të cilat babai i saj ua kishte marrë popullit të vuajtur nëpër dekada. Ato para bija e kryehajnit shqiptar ia ka dhënë Lulit që të shtrihet për së gjëri e gjati nëpër Shqipëri dhe të bëj atë që mundet. Prandaj Luli ka obligime që t’i punësojë dhe t’i lartësojë të gjithë të afërmit e gruas së tij.
    Mirë e kemi sepse vet i kemi lejuar këta njerëz që të gjejnë shesh për të bërë pshesh.

  19. tom says:

    Mero, Mero…je nje ze ne shkretetire…Njerezit jane mbufatur dhe nuk shikojne Bashen apo Berishen, shikojne zotesine per te shkelur nje popull, vjedhur votat, tallur me popullin, vjedhur Shqiperine…qe pronat e tyre neper pjeset e mbetura te bukura te vendit, te jene oazet e bukuroshes se dheut ne mes te mjerimit dhe shkaterrimit total.

  20. S.B & S.B says:

    Komplimente Z. Baze.
    Ka dicka tragji-komike ne kete histori uzurpimi te demokracise shqipetare ku rezulton se brejtesit me te medhenj jane vete “pasdaranet” e pushtetit.
    Ne vendet arabe te Mesdheut prej kohesh njihet nje insekt shkaterimtar i palmave i cili se fundi po shkakton deme te pariparueshme si ne Itali ashtu dhe ne Greqi. Njihet me emrin punteruolo rosso(turjela e kuqe) i cili pasi futet ne trupin gjigant te pemes e shkateron ate brenda nje kohe te shkurter dhe ne menyre te paevitueshme.
    Ne shtetin shqipetar prej kohesh eshte injektuar ky insekt i kuq me prejardhje komuniste rezultat i te cilit ishte dhe 97-ta.U aplikua teoria e zevendesimit te brejtesit me nje tjeter me te uritur por pa rezultat.
    Ne 2005 u mor perseri brejtesi i pare, kesaj rradhe me lekure dhe dhemb te rinj me moton – beje mire beje vete…
    Ne 2009 si te mos mjaftonte i vjeteri ju shtua dhe brejtesi me i rrezikshem nga specia e kuqe…
    Ne 2011 aleanca e super-brejtesave pushtoi koken e palmes….
    Kete here i kane hyre me rende se cdo here tjeter dhe gati jemi shnderuar ashtu si disa fise indiane ne adhurues te brejtesave.
    Fundi lexohet qarte dhe eshte i pashmangshem. Do bere kujdes per mos te qendruar ne rezen e shembjes.

    1. artur 68 says:

      “Breje mire, breje vete” – duhet thene.

  21. besa tirane says:

    uroj qe te zgjohet media shqiptare,,bashke me te dhe populli i shurdhet dhe ngordhalaq,qe nuk del kurre ne shesh per te drejtat e tij, ama per raste fushatash behet cope! media e shkruar dhe vizive akoma ka frike te thote te verteten! nuk e di sa te verteta mund te jene te gjitha ato cka shkruhen ne kete artikull, por ju pergezoj per “guximim” tuaj, te shkruani kunder pushtetit,, kunder ketij pushteti gjakpires! zot na ruaj!

  22. beso says:

    Ne fakt pashe ne nje edicion lajmesh kryetarin e bashkise qe beri nje pritje me ca”te jashtem”,qe ishin-kush e morri vesh?Nuk e kuptoj sepse keto takimet me”te jashtmit”marrin nje rendesi kaq jetike,kur jane gjera protokolli,dhe jane banale fare,se u tregohet atyre(sa qersharake kjo)sesi do behet Tirana dhe sesa sukses ka qeverisja bashkiake..Imagjinoni interesin e”jashtezakonshem te te jashtemve”,qe boll te jene vetem te jashtem per tu ndricuar nga prozhektoret e ekraneve.Ajo qe me terhoqi,e dua ta theksoj,qe se me i riu atje ishte kryetari i bashkise,ne moshee ne zgerdhirje;ndersa fliste vete ai dhe te”jashtmit”degjonin.Tere ata burra ne moshe me te pjekur;kushedi se cfare mendonin,kushedi sesa kollaj na e blejne kete mode infantile qeveritaresh buzequmesht,madje ata e dine fare mire se ky ushtar i lumtur eshte duke bere gaveten per drejtimin e shtetit te neserm,atij me berishe ne koke,por me Lulzim ne postin e kryeqeveritarit.U duhet te blejne me veshe te mbyllur sukesin e ketij personi,sepse atyre u intereson.Pike.U intereson!Ndryshe banoret e Tiranes,por ata nuk jane pjese e estrades protokollare me ekranet e televizioneve dhe parfumeve te lulit.Ndersa une mendoj se ky palacollek eshte nje borxh i madh qe ia kalon borxheve publike te shteteve.luli basha i ka borxh ekzistencen e tij politike sali berishes,eshte peshku ne gojen e peshkaqenit.I ka borxh Shqiperise masakren e 21 janarit,si pjese e zinxhirit te terrorit ndaj demonstruesve dhe pergjegjes perjete i vrasjes se 4 qytetareve shqiptare.Jane gjera qe nuk blihen me arin e gjithe botes,po te jemi vertete koshiente.luli basha i ka borxh shtetit shqiptar nje shperdorimn kolosal te mbi 200 milione eurove,gati 1/5 e totalit te nje vepre,e faktuar kjo nga kontrolli i Larte i shtetit.Mbase sot po jeton i lumtur triumfin e bastardeve,por jam i sigurt qe ky eshte nje ankth,me teper sesa perjetim lavdie.

  23. Saimir koka says:

    Editoriali i shkruajtur nga Ju i nderuar z.Baze nuk ka nevoje per komente,ai eshte nje thirrje per ne poshte “COHUNI”!Me rrenqeth fakti e jam plotesisht dakort me nje komentues te mesiperm ku ve theksin tek te vraret nga dora gjakatare e “Burit te shtetit” skenar ky i vjeter (kujtoni 2 Prillin 1992).Do te doj

  24. Flori i radhës në gjerdanin e krijimtarisëe psikoanalitike të Mero Bazes.

  25. saimir koka says:

    Editorialit qe Ju keni shkruar nuk ka nevoje ta komentoje pasi eshte thirrje per ne si popull “COHUNI” o te pergjumur!Jam plotesisht dakort me nje komentues te siperm lidhur me vrasjet e 4 veteve ne 21 Janar nga “Burri i shtetit”,si nje rast i perseritur kujtoni ketu 2 Prillin 1992!Do te doja te dija ç’fare bene ai qe terheq kembet zvarre neper rruget e Tiranes e Prishtines?Perse nuk hap nje llogari bankare per keto familje e te kontribuojme te gjithe me sa kemi mundesi per t’ja lehtesuar sadopak kete dhimbje te madhe jo vetem per ta, por per ç’do familje te ndershme shqipetare!Ku eshte ajo figure qe eshte bere e heshtur si gur varri,perse nuk sensibilizon njerezit apo pergatit humbjen e radhes me 2013,duke na bere kurban te gjitheve, se keshtu duan “miqte”!Le te kontribuojne Gramozet e PS jo shume por veçse 10% te shumave te makinave lluksoze qe disponojne se ne fund te fundit nuk jane vrare gjithe ata bij nenash(kujtojme qe as lufta e dyte boterore e as monizmi nuk ka hengur kaq njerez sa kjo periudhe demokratike)qe anetaret e byrove te qindra partive Shqipetare te kene nje lluks te tille.Turp per kufoma qer drejtojne kete jete politike e qe burrerore kane vetem kollaret e tyre e asgje me shume.Turp

  26. M.B says:

    Te lumte dora Z.Mero po kjo pune dihej, se si do dalin ato shpenzine qe jane bere per fushate, me keto allyshverishe ska nevoj per konkurs duhet ti shporbleje dhe kaq.Po mua me ben pershtypje me te ashtequajturit intelektual ku jane ,apo e kane gojen te zene nga leket qe marin neper stacione T.V te ndryshme ,keta sikur ishin shume parimor.Z.Mero je trim po duhen me shume trima se njerezit jane kethyer ne interesaxhi e me e keqja eshte se nuk po ngopen,po per ne popullin e thjeshte kush do mendoj?

  27. lule says:

    Flm Mero qe edhe i vetem trim ne lufte.

  28. sherifi says:

    Z Mero i perkryer ky shkrim si gjithe shkrimet e tjera,po nuk e di,une jetoi jashte shqiperise nuk di populli sa e ndjek kete gazet,sa e shiteshme eshte, cfare tiazhi ka ? zemra me thote dhe qefi me do qe ky numer njerezish te jete sa me i madh,nuk e them dote me perqindje se hallet e njerezve jane te medha por uroi me shpirt qe te mos mbetet asnje njeri pa e lexuar kete gazete,qofte dhe ajo pjese shume e vogel qe ka votuar per lulken(se lulka ka patur shume,shume pake votues real)te tjerat i ka vjedhur.

  29. frasherlliu says:

    mire shkruan zoti Mero,thote te vertetat qe i jetojme te gjithe çdo dite,i vuajme çdo moment babezite e kesaj rrace te bashajve e berisheve.Jane bere hordhi e madhe dhe kane vene pasuri te çmendur….ndersa une do ti uroj:-kurre mos i gezofshin dhe i vrafte indinjata e madhe e shqiptareve dhe do ti vrase sepse frika qe u ka hyre ne bark tregon ditet qe i kane te numeruara se po vrave te varferin shpagimi eshte i madh njelloj si ne pranveren arabe qe dogji te keqen,te urryerit.

  30. ALBAN DEGA says:

    NJE SIMBIOZE PERFEKTE ANTISHQIPTARIE

    – Lala Kros ore Lala Kros, vet shkruaj e vet vulos !
    – Shkerdhatokracia dhe shkerdho- diplomacia !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sali Berishen edhe Lulezim Bashen i bashkon jo vetem jarania e hershme. I bashkon edhe cdo akt kusarie e vrastarie ne Shqiperi sidomos qysh prej korrikut te vitit 2005. Natyrisht jarania e tyre eshte me e hershme. Qysh kur femija 17 vjecar Lulezim Basha shperndante trakte si debatikasit dikur per Salen. Them femija sepse ketu ne SHBA deri ne moshen 18 vjec vleresohesh si i tille.
    I perkedheluri, benjanimi i Sali Berishes, Lulezim Basha me bashkimin e tij me kryedespotin e vulosi fatin e tij te zi. Nuk behet fjale per sot. Behet fjale per yllin e tij ogurzi qe u ngrit ne qiell bashke me venitjen e pare te atij te Berishes me piramidat e 96- 97-es.Tani renien do ta kene renie simbioze!
    Te dy jane nga perfituesit me te medhenje te qindra miliona dollareve te grabitura e transportuar me skafe per t’ i depozituar ne bankat e huaja ne llogari pirate. Nga piramidat e Berishes, “bukuroshi kokorosh” Lulezim Basha perfitoi jo vetem gruan, por se pari xhepat plot te saj te mbushura me milionat e babait te saj administrator financiar i “Vefa-s” se Alimucajt.
    Me nje gur Basha vrau dy zogj. Zogun e floririt dhe zogun e shpirtit. Eshte mani e bukurosheve per te gjuajtur femra te pasura. Shkuesi i kesaj dashurie ishin pikerisht piramidat e Berishes, pra vete ish- Presidenti i Shqiperise qe per karrike ia futi zjarrin Shqiperise ne 1997-en.
    Kjo simbioze Berisha – Basha do te farketohej e kalitej edhe me shume me rreth 300 milione euro te vjedhura nga autostrada e kusarise se kombit. Fundi i tyre ishte i njejte me ato te piramidave te 97- es: llogari pirate ne banka te krimit te organizuar dhe korrupsionit. Se ne cfare emrash jane vendosur, kete do ta tregoje koha shume shpejt.
    Persa u perket pasaportave vetem me emrin e vet Lulezim Basha i ka tani shtate. Se sa mund te kene me emra te tjere Berisha, Basha, Meta, Ruli, Bregu, Mediu dhe krejt ceta e kusareve te qeverise me te korruptuar ne hisitorine e Shqiperise nuk eshte e veshtire te merret me mend.
    Vete i firmosin e vete i vulosin. Kesaj i thone hic me shume as hic me pak se: Lala Kros or Lala Kros, vete shkruaj e vete vulos !
    Sali Berishen e Lulezim Bashen i bashkon nje me Beogradin, Athinen… dhe armiqte me te eger te kombit tone antishqiptarizmi me i zi e me i eger qe ia kalon edhe Hamza Kastriotit e Esat Pashe Toptanit.
    Spiunimi, keqtrajtimi, arrestimi, marrja peng e deri masakrimi dhe zhdukja pa nam e pa nishan e luftetareve te lirse se Kosoves si atdhetari Remzi Hoxha e thika mbas shpine ndaj UCK-se me grushtin klasik te shtetit te 14 shtatorit 1998 e Rambujen jane prova te gjalla kunder Sali Berishes.
    Po aq jane te tilla edhe spiunimi, njollosja, pabesia e Lulezim Bashes ndaj heronjve te Kosoves Fatmir Limaj e Ramush Haradinaj etj. dhe “shtepia e verdhe” e sajuar prej tij, sipas mjekut peruan.
    Bashkejetesa e tyre antishqiptare do te arrinte kulmin me hartimin, bisedimin dhe nenshkrimin e marrveshjes atdheshitese te Otrantos qe i shiste ose dhuronte Athines 350 kilometra katrore ujera bregdetare, pra territor i shenjte i Shqiperise.
    Ky akt kriminal pa precedent u ndalua nga Gjykata Kushtetuese e Shqiperise, per cka jo vetem Berishes edhe Bashes duhet tu kercisnin prangat e burgut ne kyce po te vinte era shtet ligjor e kushtetutes ne Shqiperi… Drejtesia vonon por nuk harron!
    Te dy pervec damkes se zeze te kusareve te pasurive, te djerses dhe mundit te shqiptareve kane te perbashket edhe gjakun e dlire shqiptare ne duart e tyre. Ai do ti shoqeroje jo vetem ata por edhe brezat pasardhes se tyre edhe pertej varrit…
    Gjaku nuk behet uje, thote sovrani! As me shtet ligjor e as me shtetin kanunor te Berishes dhe Bashes, te dy pinjolle te krahinave ku Kanuni eshte me i forte se ligji.
    Zollumet e Sali Berishes kane prekur fillimin e fundit te tij ogurzi jo vetem per despotin faqezi por edhe krejt banden e tij te kusareve dhe vrastareve. Ne krah i qendron edhe Lulezim Basha, qe ka te drejte te mos i gezohet dhe aq fitores me vota te vjedhura te Tiranes.
    Eshte fitore si e Pirros qe do tu kushtoje shtrenjte jo vetem regjizorit te saj Sali Berisha dhe aktorit te keq Lulezim Basha, por edhe bashkefajtoreve te tyre jo vetem shqiptare. Por edhe te atyre nderkombetareve, qe pas slloganeve dhe parullave demokratike dhe leksioneve te sherdho- diplomacise per respektim ligji dhe Kushtetute i kane duart te lyera deri ne berryla me gjakun e gati mbi nje milione vietnamezeve, te mbi 150 mije indonezianeve, mbi 250 mije kileneve e argjentinasve, domenikaneve e brazilianeve, salvadorianeve guatemalsve, bolivianeve e paraguajanve…
    vete Lulezim basha dhe Sali Berisha nuk jane gje tjeter vecse objekt dhe subjklet, pjelle bastarde e kesaj sherdho- diplomacie e sherdhatokracie!
    Ekzekutime ne stadiume, hedhje ne det me gure ne qafe nga helikoptere e avione, djegje per se gjalli, napalm kunder pleqve e foshnjave, nxjerrje me bajoneta te fosbnjave te palindura nga barku i nenes, sperkatje me lende kimike neuroparalizuese… Historia vonon por nuk harron!
    Ajo tregon se asnje perandori nga Roma a Lashte e Chinchizkhani e deri tek perandoria komuniste ruse nuk jane mundur as shkaterruar me luftera e mjete te forta. Ne te gjitha rastet jane rrenuar nga degjenerimi, shkerdhatokracia, nga zollumi e harami i liderve te tyre… Historia vonon por nuk harron. E shkerdhatokracia nuk mund te pjelle gje tjeter pervecse sherdho- diplomaci!
    Eshte koha per te kerkuar falje per krimet e tyre pa fund! Sot… Neser do te jete shume vone!
    Sali Berisha dhe Lulezim Basha jane jo vetem fytyra e kusarit, por edhe vrastarit te kesaj qeverie me vota te vjedhura e me gjak shqiptaresh ne duar. Nje simbioze, nje bashkejetese qe duket se do ti shoqeroje deri ne aktin e fundit para drejtesise dhe ne bankon e te akuzuarit.

    SHENIM: SHKRUAR E BOTUAR PE RHERE TE PARE ME 4 QERSHOR 2011

  31. Shqiptari says:

    Popuplli nuk esht budalla me e kupton shum mire se cfare behet,nga politikanet pak rendesi ka scfar krahu i perket si ka mundesi, qe e mjata na qenka engjull, keshtu vetem e beni tja rrisni vlerat, partis tjeter duke akuzuar gjidhmon njerin krah,jan bere mediat me keq se politka,po nuk u zhduk njiher e pergjidhmone kjo politik me gjidh media e tyre qe mundohen te manipulojne e mbulojn harlligjet, kurr ska per te pas mbar ne shqiperi ma kurr,

  32. k.fejzo says:

    -pergezoj m.bazen por dhe gjithe komentuesin qe me llogjike te ftohte
    dhe argumente shprehin indinjaten per nje dyshe perverse: DRAKULEN E VICIDOLIT DHE BEJBIN E TIJ.
    -ftoj gjithe shqiptaret (ne vecanti emigracjonin)te mbeshtesin kete gazete simbol te rezistences ndaj neofashisteve te tipit xhaferr deva dhe kulisheve te damir fazllicit.

  33. BARO CORROGJAFI says:

    KJO NUK ESHTE BASHKIA E TIRANES:mE MIRE TA QUAJME BASHKIA E FAMILJES BASHA.pOR ME HABIT NJE GJE: KAQ…. TE FORTA I PASKERKA KJO GRUAJA E LUL BASHES !!! SIC DUKET PARATE E VEFES DHE ATO TE RRUGES E KOMBIT TANI KANE KOHEN E PERDORIMIT : RROFTE TEZE-j!, RROFTE GRUAJA E LULIT ! RROFSHIN BASHKEPUNTORET E LULIT! VOTUESIT E LULIT KANE SE C’TE MBAJNE NE DORE :KO… E LULIT.

  34. Bujari says:

    Z.Baze, nje saktesim……Tezja nuk eshte mjeke por vetem infermiere. E njoh se kam patur fatin e keq ta kem ne M. Brendshme kete injorante deri ne pafundesi….por…….e bente mire. Mandej po ju kujtoi se duket e keni harruar shefen e zyres se prokurimeve ate gruan qe jepte lajmet ne TV shteteror qe Luli e merrte me vehte kudo qe shkonte duke i dhen shperblime te majme ne forme dietash kur ne nuk na jepnin as leket e lejeve……ne konstatuam se ajo me shume flinte neper hotelet europiane ku flinte edhe Luli se sa ne shtepin e saja……..per mos te permendur djalin e doktorit….z. Kapedani qe thote se ka mnbaruar shkolle ne Amerike por te gjithe e dime se e ka fallco……lere pastai ata drejtuesit e ndermarjes se patenteve dhe targave qe i pushuan nga puna si hajdute dhe i mori Luli ne M.Br. dhe tani ne bashki. Ne perfundim ka mbledhur nje bande hadutesh te pangopur dhe me e keqja eshte se mbeshteten nga prefekti ai cunaku i Tiranes dhe Olldashi……..

  35. alban says:

    Z. Mero!

    Ju siguroj une se Z. Basha, ashtu edhe Z. Berisha dhe bashke me kete te fundit edhe Znj. Berisha, flene te qete, dhe madje mjaft te qete. Keta njerez nuk i shqeteson as ndergjegja dhe as nenndergjegja, sepse nuk kane as njeren dhe as tjetren. Saliu me Lirine nuk duan t’ia dine as per Sadijen e Shkelzenit dhe as per Jamarber Malltezin te Argirtes. Ata te dy shohin ‘punet’ e tyre: te vjedhin sa me shume dhe sa me shpejte. Nese do te kishin sado pak ndergjegje apo nenndergjegje, siç thoshte Z. Astrit Vorpsi ne nje shkrim te tijin para disa diteve, do te shihnim Saliun apo Lirine, apo Lulin, apo Ilirin, apo …, te skuqaeshin apo te verdheshin (pra te kishin frike apo cipe), por keta nuk kane as njeren dhe as tjetren, prandaj vrasin dhe vjedhin, vjedhin dhe vrasin dhe perseri vrasin per te vjedhur.
    Viti 1997, shtatori 1998, 26 te vraret ne Gerdec, 4 te vraret me 21 janar 2011,jane thesht ngjarje qe prishin monotonine e jeteve te kjetyre njerezve. Ata vetem tallen dhe ironizojne popullin shqiptar, me te cilet nuk kane asnje lidhje.

  36. Alban says:

    Mero Baze ,sinqerishit je trim bravo . qe denoncon publikisht keto struktura shteterore te korruptuara dhe te lidhura me krimin ,do doja sikur te kishte dhe burra te tjer te flisnin ne kete menyre ,per cdo politikan i majt apo i djatht . Qeverie presioni krimi institucione ne sherbim te partive e jo njerzve te thjeshte .Besojeni o njerez ,se thone qe ai qe e ka provuar e di .un e kam provuar se si .

  37. kristo says:

    Mero te pergezoj per fjalimin ke dhen nje mesim te mire per te gjith ata qe kan vullnet ta lexojne dhe te perpiqen ta ndryshojne vendin dhe jo te meren me racizem se shajne grekun i thon frikacak e shume te tjera por duhen te marin shembull se din te mbrojne vendin e tyre me fanatizem dine te respektojne feten dhe te tjeret,jo si ne qe jemi katandisur nje popuul qe na pelqen te na nenshtrojne dhe dhunojne madje dhe vrasin.Duhet te jemi koshient dhe ti heqim plerat nga shqiperia sidomos tirana qe eshte nje kryeqytet i ndotur.Basha ben mire ti futi gishtin bythes e ti thrasi mendjes.

  38. Hysein Gjokaj says:

    Shkrim i mir, te shof mbar opinioni shqiptar “kush esht ne pushtet” , po te numroheshin edhe anet pozitive , dhe shkrimi te jep objektiv dhe i pa anshem , ndihma dhe kritikat te jen reciproke, te mos shahet dhe fyhet por te nderohet si kryetar , ti tregohen gabimet ku i ben por edhe ti vlersohet punet qe i kryen… Prandaj miq te dashur nga Memdheu te dyja palet e kemi pa ne pushtet tash 20 vitet e fundit,dhe plotesisht,pajtohem me shkrim, por jo dhe me objektivitetin,In persona..

  39. Teta says:

    Shkrim i forte por tek e lexoja mu kujtua qe gjate fushates nuk e pame asnjehere gruan e Bashes,pervecse neper disa billborde bashke me vajzen bjonde.Dhe te mendosh qe familja e gruas drejton sot tiranen dhe bashkine kur kjo zonje nuk votoi dot se nuk ka pashaporte shqiptare.Vetem ne shqiperi ndodhin keto gjera.

  40. daja says:

    MIRE TI BEHET KETIJ POPULLI QE NUK QOHET TI MARRE ZVARRE, KETA KUSARE.

  41. 21 JANARI says:

    zoti h.gjokaj…. qenke nje kripto berishist i “padjallezuar”
    DHE SIKUR ME FLORI TA SHTROJE TIRANEN LUL SAL BERISHA
    NUK DO T’I SHPETOJNE GJAKUT TE 4 HERONJVE TE 21 JANARIT
    DHE SHKATERRIMIT TOTAL TE SHQIPERISE .
    NUK KA OBAME E ARVIZU T’I SHPETOJE KETO KRIMINELE..

  42. tomori beratit says:

    TIRANASIT ky popull injorant i perbuzur gjithmone i perulur e kan hallall kete kodosh kryetar bashkie me gjith gruan hollandeze,me gjith kunatin(e shokut XHemal)me gjith malokun qe e kan per zemer.TIRANAS O BUDALLA,TIRANAS O TEVEQEL,NE SHTEPI E BLEVE KAL,NE SHTEPI TE DOLI PEL.KJO i shkon tiranasve ketyre debilave qe na donin lulushin kryetar.MBAHENI o popull injorant

  43. genc123 says:

    Drejtori i Prokurimeve te medha ne Ministrine e Brendshme tani eshte drejtor i madh planifikimeve ne Bashki. Megjithese e shkarkoji Bujar Nishani per abuzime ne tendera, Lulka e mori ne bashki pasi eshte shoku i kunatit per te ndare leket.
    Me qesharaku eshte kryeadministratori qytetit, Etion Kapedani, nje BQ ne sjellje dhe pamje. Nje djale i paafte qe Lulka e mori me vete pothuajse ne gjithe pozicionet qe ka qene. Nje djale qe po te verifikohet nuk ka mbaruar akoma arsimin e tij universitar, dhe CV e tij nuk e ka paraqitur asnjehere. E mori nga sekretar i pergjithshem i Ministrise se Brendshme dhe fale thjesht aftesise se tij si BQ e beri kryeadministrator te qytetit

  44. Alban says:

    Urime z.Baze,per mua je nje hero i nje ” beteje ” te humbur.
    Lexova me kenaqesi shkrimin tuaj,por me me shume kenaqesi lexova te gjitha komentet e bera nga bashkeqytetaret e mi brenda dhe jashte vendit.
    Kur po lexoja, mu kujtua romani ” Shkelqimi dhe Renia e shokut Zylo “, jam i sigurte se te gjithe ja dini permbajtien ketije romani.
    Te gjithe ne qe jetojme ketu i kemi pare dhe prekur te gjitha ngjarjet tronditese,por cf kemi bere,ku jemi!!??
    Populli shqipetar eshte si konsulenti i shokut ” Zylo “,qe e pergatit dhe rri ne heshtje.
    Mjafte me me heshtje vellezer,nuk durohem me keto larva qe nuk ngopen me gjakun e ketyre nenave, baballareve,,,, por me e keqia eshte se kan filluar te ushqehen dhe me lotet e femijeve jetim.

  45. ylli_detit says:

    Z. Mero me gjithe respektin e konsiderueshem qe kam per shkrimet tuaja do t’ju kerkoja nje ndihm ne emrin e prinderve te mi pensionist e te shume shqiptareve te tjere qe mezi mbyllin muajin e kane friken qe e nesermja do jete me e erret se e djeshmja. Ndihm ne emer te atyre familjeve ky makthi se si do te sigurojn buken po konkretizohet gjithmon e me teper.
    C’fare propozoni ju si kure te kesaj gangrene, te krijuar nga njerez qe mendojn se jane te plotfuqishem ne perjetesi, qe po ha vendin e po merr jete njerezish te pafajshem cdo dite? Kush do te ishte terapia e shpetimit per ju ne kete periudhe, ku pervec krizes ekonomike flasim dhe per krize individi, ku 25% e popullsis shfaqet me depresion?
    C’fare mund te prisni ju nga ky popull ku papunesia uluret ne shifra katastrofike dhe cmimet e energjis mund te rriten atehere kur alarmi eshte dhen qe nuk do kete as energji sic duhet per kete dimer?
    21 janari nuk eshte larg, c’fare do te benit ju dhe intelektualet e pashitur te Basha e kompani, per te nderuar keta 4 njerez xhentile qe ndoshta u larguan ne formen me te pavuajtshme nga kjo bote e i lan nje pjese te vuajtjeve te tyre familjes e bashkqytetareve te tyre?
    Ne presim shume nga te tjeret po c’fare mund te bej individi qe do nje te ardhme tjeter me kete situate te frikshme qe eshte krijuar?
    Dalja ne rruge eshte e vetmja zgjidhje apo ka dhe ndonje tjeter? Ju lutem nese mund te beni nje shkrim mbi zgjidhjet e mundshme per ate pjese shqiptaresh qe do thjesht nje jete te qete, te punoj e e jetoj si individ i respektuar do te ndihmoni akoma dhe me shume. Shume nga ne duan te bejn dicka po nuk din se si…
    Ju falenderoj nese e keni lexuar kete koment!

  46. martin says:

    O Mero trimi edhe pse pertoj te shkruaj nuk rri dot pa te falenderuar.DITA NJEMIJE TU BEFTE TY DHE FAMILJES TENDE.Te uroj gjithe te mirat nuk kam cfare te them cdo gje ekselente ne shkrimet tua.Faleminderit.

  47. Sofokli says:

    Mero
    Ju pergezoj per guximin,profesionalizmin dhe forcen a abstraksionit ne shkrimet tuaj.
    Ju perkrah ne kontributin tuaj ,te pa cmuar,per demaskimin e
    dedemokratizimit,korrupsionit dhe krimit shteteror.
    Gjykatesi kohe,shperndau mjegullen dhe na rreshtoi ne nje llogore.
    Ju uroj susese . Me nderime

    Peshtanaku

    1-12-11

  48. SOFOKLI says:

    Peshtanaku -1 Dhjetor 2011

    Mero

    Ju pergezoj per guximin ,profesionalizmin dhe forcen a abstraksionit ne shkrimet tuaj.
    ju perkrah,pa asnje rezerve,ne perkjekjet tuaja ( te pa cmuara)

    per demaskimin e demokratizimit te vendit,korrupsionit dhe krimit te hapur shteteror.
    Gjykatesi kohe shperndau mjegullen dhe na rreshtoi ne nje llogore.
    Ju uroj suksese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje