Përse ankoheni për Putinin zoti Gorbaçov?

30 Nëntor 2011, 20:50Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Mihail Gorbaçov ka mbërritur në Tiranë. Edhe pse është fotografuar me udhëheqësit politikë të Tiranës, edhe pse kanë kujtuar e rikujtuar Perestrojkën, rrëzimin e komunizmit dhe vendosjen e demokracisë, në të vërtetë vizita e tij nuk ka lidhje fare me to. Për ironi të fatit ajo është realizuar pikërisht nga deformimi i demokracisë dhe gropat e zeza të saj. Gorbaçov është në Tiranë në një udhëtim biznesi, i paguar një biznesmen shqiptar, i akuzuar vite më parë nga Sali Berisha si trafikanti më i madh i naftës në Ballkan, i përfolur në afera privatizimesh dhe evazion fiskal, dhe i mbrojtur publikisht nga fotografia që ka me gruan e Sali Berishës. Është një soj biznesmenësh nga ata që rrahin dhe padisin gazetarë për tu mbyllur gojën, dhe që u lëpijnë prapanicën dhe paguajnë miliona pastaj për një foto me ikona politike, të gjalla dhe ish- të gjalla. Një racë e tillë në Shqipëri ka ardhur nga Rusia, Kazakistani, Azerbajxhani, Kirgizistani … Stani… Stani. Nga Rusia që e la të lirë nga komunizmi Gorbaçovi dhe që hierarkët e rinj të Kremlinit e shndërruan në një republikë të dhunshme të biznesit të lidhur me mafien dhe politikën. Spekulantët e naftës së Rusisë, që u bënë dhe blerës- dhe dhunues të medies, vrasës të gazetarëve kurajoz, bythëlëpirës të Putinit dhe Jelcinit, por arrogantë dhe të dhunshëm në raport me shoqërinë dhe lirinë e atij vendi, kanë eksportuar modelin e tyre në gjithë ish- republikat sovjetike dhe fatkeqësisht deri në Shqipëri.

Disa muaj më parë Gorbaçovi dha një intervistë për medien perëndimore ku shprehu shqetësimin se Rusia po bënte hapa mbrapa në demokraci, sidomos në liritë politike dhe medien e lirë. Arsyeja përse Rusia kritikohet është pikërisht se cari i ri i Kremlinit është një ish- komunist, që ka ndërtuar një pushtet të hekurt me ndihmën e biznesmenëve që kanë rrëmbyer pasuritë kombëtare të Rusisë dhe i kanë vënë në shërbim të pushtetit të tij. Aty njerëzit janë të lirë të lexojnë çdo libër apo gazetë, janë të lirë të hyjnë në kë parti të duan, por nuk janë të lirë të thonë të vërtetën dhe të zgjedhin atë që duan. Është pikërisht ajo që po ndodh në Shqipëri. Është pikërisht modeli putinist i kontrollit mbi politikën, mbi zgjedhjet, mbi medien e lirë dhe elitën e një vendi ai që e ka bërë sot Shqipërinë një vend qesharak dhe të dhimbshëm njëkohësisht, një vend ku ministrat ngrihen në këmbë duke qeshur për të nderuar një pasardhës të Familjes Mbretërore dhe ulen në gjunjë duke qarë nëse konstatojnë se Familja në pushtet u ka hequr vështrimin dhe nuk i preferon më. Shqipëria po kthehet nga shtet në territor, ku sundon një familje dhe ku axhenda e kryeministrit është tërësisht private. Ai shëtit nga një biznes i Familjes së tij në tjetrin dhe i paraqet si biznese të shqiptarëve dhe ky model transmetohet dhe tek pinjollët e tij në pushtetin lokal, ku zaptuesi i Bashkisë së Tiranës po kthen Kunatin në Princ të Tiranës. Nëse ankohesh në Rusi për Putinin dhe shpreh dyshime për lirinë e vendit tënd, bëju i mëshirshëm dhe qëndro larg Putinizmit të Tiranës zoti Gorbaçov. Rusët nuk janë popull i zgjedhur që duhen mbrojtur dhe ne duhemi poshtëruar duke na shitur Putinizmin për demokraci.

Por më shumë se rënia në batakun e modelit putinist, Shqipëria pret e zhgënjyer legjendën e përmbysjes së komunizmit në Lindje, pasi ai po vjen aq vonë, sa nuk ka kohë të shpjegojë asgjë nga ëndrra e vet për demokracinë. Ai që përmbysi komunizmin në emër të lirisë dhe shanseve të barabarta, po vjen me një honorar që bën pis ëndrrën e tij, duke na sjellë në vend të nostalgjisë për atë që ka bërë, zhgënjimin për këtë që po bën. Ai po vjen jo më në emër të së shkuarës që të lë një shije fisnike në kujtesë, por në emër të skenarit më të keq të degradimit të demokracisë, modelit rus që po përhapet si epidemi në gjithë ish- hapësirat e kampit socialist. Ai po vjen për të na kujtuar se 20 vjet pas rënies së Murit, mbetëm me Lindjen, me mafien, me mungesën e lirisë. Ai po vjen  me honorare të lartë. Aq të lartë, sa kanë blerë me të dhe historinë, për të cilën mund të prisnim të gëzuar Gorbacovin qe enderruam dhe nuk erdhi kurre.

25 komente në “Përse ankoheni për Putinin zoti Gorbaçov?”

  1. tomori beratit says:

    TE JENI TE SIGURT qe para te madhe ka mar gorbaçovi nga sala luli e rezart hajduti jan parat tona e na del gorbaçovi e tall bythen me ne.IK o gor(mar)baç-ov e mos na çaj…… ashtu bej.

    1. raimondi says:

      O Mero –Gorbacovi eshte nje antishqiptar dhe ai ne rastin tone flet pa asnje brerje ndergjegje ,mjafton ta paguajne — Se problemi i Kosoves i ka radikalizuar sllavet kunder nesh

      –Te gjithe ruset pa perjashtim jane antishqiptare –Ndaj ato ca thote Gorbacovi nuk kane asnje rendesi ,se ai na konsideron ne armiq

  2. bravo taku says:

    Spartak Braho, në emër të LSI: “Sali Ram Berisha, spiun sigurimi dhe agjent i UDB” (7 korrik 2008)

    “Kam detyrimin t’i bëjë me dije dhe me prova parlamentit, se Sali Berisha është i interesuar të bllokojë miratimin e ligjit të lustracionit për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit dhe të ish-shërbimeve agjenturore të huaja, sipas rekomandimeve dhe afateve të përcaktuara nga BE dhe KiE. Ka fakte, që SALI RAM BERISHA dhe shumë nga ministrat e deputetët e afërt të kabinetit të tij, janë ish-spiunë të sigurimit dhe kanë dosje me veprimtari konkrete në dënimin me burg dhe internimin e shumë intelektualëve, familjeve e qytetarëve të tjerë. Përveç si ish-spiun i sigurimit të shtetit shqiptar, ka prova e fakte, se SALI RAM BERISHA, ka pasur dhe ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi), si informator i rregullt dhe i vullnetshëm i këtij shërbimi, duke dhënë informacione me efekt zhvillimesh anti-shqiptare. Këto shërbime si spiun sigurimi dhe agjent i UDB, SALIU i bënte me qejf, pasi nga njëra anë e shtynte kauza për fitoren e komunizmit në rang botëror, ndërsa nga ana tjetër e shtynin lidhjet agjenturore me UDB-së në Mal të Zi, prej nga ka edhe origjinën e gruas. Kryeministri SALI BERISHA, ka pasur takime e biseda të fshehta edhe me Millosheviçin, takime që i ka pranuar edhe vetë.
    JEPI TAKU

  3. A.MULLA OSMANI says:

    Sali Berisha martohet me Liri Rexhep Ramën. Rexhepin pas clirimit të vendit, shteti shqiptar bashkë me disa studentë të tjerë i dërguan me studime në Jugosllavi në institutin e fiskulturës. Kur u prishën marrëdhëniet me Jugosllavinë, të gjithë studentët u kthyen në Shqipëri, ndërsa Rexhepi është kthyer pas disa vjetësh, ku ai u martua me Milicën në Kosovë dhe lindën një vajzë, që ja vunë emrin Sllobodanka. Kur erdhën në Shqipëri ia ndërruan emrin dhe ja vunë Liri.

    Në Jugosllavi vjerri i Sali Berishës u tërhoq në bashkëpunim nga UDB. Kjo lidhet me faktin se motra e Milicës, gruas së Rexhepit dhe tezes së Lirisë, ka qenë gjatë luftës oficere e OZNES (pararendëse e UDB) dhe pas clirimit të Jugosllavisë, kolonele e UDB dhe mbështetëse e Rankovicit dhe operacioneve të tij për shfarosjen e shqiptarëve. Ndërsa djali i saj gjatë luftës në Bosnje ishte këshilltar ekonomik i Miloshevicit. Me këtë shpjegohet edhe fakti që krahas detyrave të ngarkuara Sali Berisha ngriti shoqërinë “Shqiponja” për furnizimin me naftë të makinës ushtarake vrasëse të Miloshit.

    Mbas këtyre të dhënave, operacioneve të brendëshme të zhvilluara nga Sigurimi i Shtetit, është zbuluar veprimtaria agjenturore e Rexhep dhe Milica Ramës në shërbim të UDB-së, ku dosja e tij është 1200 faqe dhe e gruas 700 faqe dhe ndodhen ne arkivin e SHISH. Kur Sali Berisha erdhi në pushtet nuk mundi t’i zhdukte, por me anë të Gazidedes arriti të pakten të zhdukë dosjen e tij. Edhe Gazidede ishte i rekrutuar nga UDB-ja, i tërhequr në bashkëpunim kur ishte mësues në Peshkopi. Jo më kot Sali Berisha këtij personi i dha një pushtet të pakufishëm para viteve 97, për shkak se ai dinte shumë për të. Bashkë me Gazideden, Sali Berisha ka zhdukur edhe shumë dosje të tjera, të cilat i janë dorëzuar UDB-së.

    Fatmirësisht të dhënat e mësipërme për lidhjet familjare të Sali Berishës dhe gruas së tij, nga vitet 97-98 janë botuar edhe në gazetën kosovare “Koha Ditore”.

  4. ledi says:

    E bukura e ketij njeriu eshte se eshte bere mjeshtri i genjeshtres. Njelloj si Enveri qe i besonte genjeshtrat e tij ky mashtrues i madh qe e perzuri nga shqiperia Zogun ne vitet 94 apo 95 sot ne mbledhjen e qeverise qau duke hedhur lot krokodili dhe duke mbajtur zi bashke me kllounat qe ka per ministra.Nje gje duhet te dije se iku ajo kohe qe shqiptaret i hajne genjeshtrat e tij, eshte nje shprehje qe “Historia vonon por nuk harron”

  5. saimir koka says:

    Je i perpiket kur u bene analize gjerave por nuk kuptoj e ndoshta kam bindjen se je i detyruar qe ta prezantosh te tille.Te lutem z.Mero leri keto shaka se jane lojra shume te holla e te thella keto qe ndodhin ne laboratorin qe quhet Shqiperi.Te paret tane kane patur nje shprehje ku thonin” As Isai e as Musai, akoma nuk i eshte gjendur faji”.

  6. FADIL MARUBI ( sh.p.k.) says:

    NJOFTIM:
    LAJMEROHEN TE GJITHE ISH PRESIDENTET,KRYETARET,KANCELARET E SHTETEVE TE BOTES QE NUK KANE VDEKUR AKOMA SE FIRMA”THACI-KERBACI-KULACI” HAP NJE SEZON
    FOTOGRAFISH ME SALI BERISHEN NGA VICIDOLVILAGGE.
    PER KETE SHERBIM JU JAPIM NJE CEK ME DISA ZERO MBRAPA DHE NJESHIN PARA ZEROVE DO TA VENDOSI “NJESHI JONE” NDERSA ZEROT DO TI VINI JU VETE.
    JU OFROJME DHE SHPENZIMET E VARRIMIT FALAS KUR T’JU VIJE VAKTI.
    OFERTA DERI NE 28 NENDOR 2012. GOOD LUCK !

  7. LUMTURIA says:

    Letra sekrete e Gorbaçovit për Ramiz Alinë

    “Sistemi ynë tanimë është drejt kapitullimit përballë sistemit
    kapitalist.
    Kështu na lind si detyrë që të ndryshojmë strategjinë tonë. Ndryshimet do të jenë në dy drejtime kryesore: në krijimin e pluralizmit politik dhe në respektimin e të drejtave të njeriut. Me këto të fundit edhe mund të abuzohet, pasi të drejtat janë gjëra që rregullohen brenda për brenda me ligj, por pluralizmi duhet të vendoset patjetër. Le të krijojnë kundërshtarët tanë parti të djathta, të majta apo të qendrës, madje do t’i nxisim dhe ne vetë, por kryesore është që të gjitha këto parti të kontrollohen nga ne vetë. Për këtë, edhe programet e themelimit duhet t’i formulojmë ne. Për drejtimin e këtyre partive duhet të gjenden njerëz që të
    përkrahin strategjinë tonë. Partia që do të marrë pushtetin, jo vetëm që është e lirë të shajë pushtetin, por këtë ta bëjë fort, sepse kështu do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të disidencës
    antikomuniste.

    *Të persekutuarit politikë**

    *Ata që janë nëpër burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit politikë
    antikomunistë, sigurisht që do të na shajnë. Por edhe pse këta e
    urrejnë komunizmin, do ta shihni që do të na vijnë afër dhe do të na përkrahin.
    Këta do t’i afrojmë dhe do t’u japim punë të ndryshme, por jo të
    rëndësishme; por kurrë nuk do t’i lëmë të na përvetësojnë pushtetin. Dhe e dini pse?!
    Sepse sapo të marrin fuqinë, do të fillojnë të hakmerren dhe do t’u shërbenin atyre, në vend që ta të na shërbejnë neve. Në zbatim
    të të drejtave të njeriut, duhet t’u japim edhe kompensimin në para, të burgosurit polikë t’i kompletojmë me komoditetet banimi. Të sekuestruarve dhe të shpronësuarve do t’u japim nga një letër në dorë që t’u njihet prona,por prona vetëm në pak duar do të bjerë, pasi ligji do t’i ngatërrojë njëri me tjetrin. Por një gjë duhet të kemi parasysh; të kemi kujdes nga fëmijët e të persekutuarve
    politikë, pasi ata vetë janë aq pleq apo të sëmurë sa mezi rrinë në
    këmbë.
    Kësaj kategorie mendoj që t’i japim pasaportë për t’u larguar nga
    Shqipëria më mirë dhe me kaq do të jenë të kënaqur. Pasuria e
    tyre na përket neve, sepse ne e bëmë.

    Ramiz Alia

    *Ramizi …Për Kosovën**

    *Gorbaçovi më dërgoi disa dokumente e plane dhe po i studioj prej
    kohësh. Ata janë shumë më përpara se ne, por këto janë gjëra që ne i kemi diskutuar afërsisht dhe jo me të gjithë anëtarët e Byrosë, pasi nuk dihet se kush është miku dhe kush është armiku. Kjo është një mbledhje vetëm për ne më të besuarit, ndaj le të flasim hapur. Ne kemi kuadro sa për shtatë Komitete Qendrore, pra frika nuk duhet të ekzistojë. Shumë intelektualë do të na kundërshtojnë, por me ta do të rregullohemi duke u dhënë punë apo ngritur paksa rrogën. Problem mund të jenë intelektualët pensionistë. Këtyre do
    t’u ofrojmë krijimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës dhe të Punës, pastaj do t’u japim nga një minipension. Kosova është në pragun e shpalljes së Kushtetutës. është punë e tyre, ne e kemi programin dhe platformën tonë.
    Strategjia është e qartë dhe kemi përcaktuar rrugët për zbatimin e
    qëllimit dhe të misionit tonë. Nën një propagandë ekstreme kundër komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla, sa për sy e faqe ndaj
    nomenklaturës së lartë komuniste.

    *Strategjia e re*

    Ne, komunistët reformatorë, do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, sipas së cilës kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne apo njerëzit tanë. Me strategjinë tonë të re, brenda dy-tre legjislaturash do të arrijmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në pushtetin politik të së ardhmes.
    Të jeni të sigurtë që e ardhmja do të jetë jona. Kurrë nuk do të
    lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë. E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, gjithnjë e sigurt, sepse
    për këtë kemi derdhur kaq gjak dhe do të derdhim përsëri po të jetë nevoja. Shqipërinë do ta gëzojmë Ne dhe pasardhësit tanë. Po rastisi që të na e përvetësojnë pushtetin apo të rrezikohemi, atëherë mos u gëzofshim asnjëherë, nëse nuk do të dimë t’i mbrojmë fitoret e arritura, qoftë edhe me grykën e pushkës, si në rininë tonë të hershme. Ndaj, për të mbrojtur mbajtjen e pushtetit
    duhet të jemi të përgatitur në të dyja anët; në rrugën paqësore dhe në atë të luftës së armatosur.

    *Kërcënimi*

    Ne jemi të përgatitur për të dyja rrugët; kemi njerëzit e vendosur dhe guximtarë, të cilët i kemi përgatitur me sakrifica e mund për vite me radhë, por kemi edhe organet tona të dhunës. Ndaj, mjerë ata që do të guxojnë të na kundërvihen. Jua them këtë që të mbani lart moralin dhe asnjëri prej jush të mos ketë frikë. Nëse do të jetë e nevojshme, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të jashtëm ideologjikë në pushtet, që ju i dini mirë se sa na kanë
    ndihmuar. Pavarësisht konflikteve të fundit që kemi pasur me ta, duhet ta dini se na bashkon akuza e pushtetit të komunistëve,
    pavarësisht nga nuancat dhe përplasjet e përkohshme. Përveç aleatëve ideologjikë, do të kemi edhe mbështetjen e aleateve të Perëndimit, me të cilët kemi ruajtur fijet e lidhjeve të vjetra për hir të interesave të mëdha.
    Këta të fundit do t’i përdorim vetëm nëse do të jetë shumë e nevojshme. Shoku Enver dikur, dhe unë sot, i kemi ruajtur këto lidhje të që garantojnë pushtetin tani edhe në të ardhmen, përgjithmonë! Ju garantoj se pavarësisht nga rrethanat e
    vështira aktuale, sido që të shkojnë punët, uji do të rrjedhë
    në mullirin tonë.
    Për këtë jeni të garantuar sot e përgjithmonë. Kërkoj nga ju që të mos keni frikë, të mos shtrëngoni radhët dhe të mos dekurajoheni nga situatat e vështira që po kalojmë, sepse në fund të fundit
    rëndësi ka pushteti, që do të jetë plotësisht yni. Ju uroj punë të mbarë, mobilizim dhe mendje të kthjellët! Mbajeni mend: Fitorja dhe pushteti do të jenë përjetësisht tonat!
    Do të bisedojmë dhe do të vendosim përsëri në përputhje me evoluimin e situatave.

    *Ju uroj punë të mbarë

  8. luis says:

    Mos i jepni rendesi kufomave zoteri.Gorbacovi tani eshte kufome packa se ndoshta i balcamosur ndersa Saliu kufome e pabalcamosur qe po qelbe dynjane.
    Ata qe jane te zotet e punes ne bote nuk e vizitojne budallain,por kufomat qe nuk kane aspak vlere me ne bote.
    Si duket Gorbacovit i ka mbetur peng pushteti ngaqe perendimoret sidomos amerikanet pasi i kryen punet me te i thane tani pjerdhu se kaq na u deshte.
    Keshtu ka per te ndodhur dhe me kete budallain tone qe nje dite jo te larget kemi per te thene na ishte njehere nje budalla me emrin Sali.

  9. ajdin says:

    z.Mero jam habitur pa mase kur mora vesh qe saliu kishte emeruar Grida Dumen zev.ministre te integrimit.Habitem pse cfare meritash ka kjo vajze e bukur nga Durresi pervec ca furceve qe i ka bere kryeministrit ne disa programe televizive dhe pjesmarja ne fushaten e Lulit.Vetem mbreti mund te beje emerime te tilla me qe ka pushtet absolut po ky i joni mbret eshte qe i zgjedh njerzit si te doje.Ne Tirane ka shume vajza apo gra qe jane bere cope per PD qe ne 90 dhe jane aktualisht pa pune.Kjo zonja qe eshte ngjitur me trampoline ne pushtet e ka pasur gjyshin spiun te sigurimit ndersa babain sekretar partie ne Durres i cili ka ikur ne Shba sepse i eshte shmangur shlyerjes te nje kredie ne ish banken bujqesore. Do thoni ju prap me biografite do merremi ne por duke pare kryeministrin qe merret me sojin e sorrollopin e te tjereve le tia themi edhe keto llafe.

  10. katarakti says:

    Gorbaçovi eshte thjesht nje limon i shtrydhur dhe i hedhur tutje. Ne zgjedhjet presidenciale te zhvilluara me duket para me shume se 12 vjetesh ndermjet Jelcinit qe perfaqesonte demokracine, Zhuganjovit te Partise Komuniste dhe Gorbaçovit te partise social demokrate, ky i fundit mori vetem 0,5 per qind te votave. Putini eshte nje autoritarist, por ai adhurohet nga populli rus sepse ai e ringriti Rusine pas katastrofes ne te cilen e katandisi pijaneci i pasherueshem, Jelcin. Jeta e ruseve sot eshte shume me e mire dhe e sigurte sesa ishte ne epoken e Jelcinit. Prandaj Putini i fiton gjithmone zgjedhjet, edhe pa pasur nevoje t’i manipuloje ato. Ndersa kryeministri yne i ngjan pike per pike Jelcinit. Mero Baze ka harruar te veje ne dukje paralelizmin trondites dhe te çuditshem ndermjet vajzes se Jelcinit, Tatianes dhe asaj te Berishes, Argites. Te dyja keto ishin kthyer ne eminenca gri te baballareve, pa te cilat nuk behej dot asgje. Por Putini e eleminoi pushtetin e “Familjes” dhe Tatianes si dhe oligarkeve qe vidhnin pasurite e Rusise dhe parate i depozitonin perseri ne bankat perendimore. Disa nga keta supermiliardere “sa hap e mbyll syte” jetojne sot ne Britani, ku kane blere deri edhe klube futbolli. Per t’iu kthyer temes se shkrimit, edhe kryeministri Berisha shume shpejt do ta shohe veten si Jelcini apo Gorbaçovi. Pra i shtrydhur dhe i hedhur. I braktisur dhe pa njeri. Countdawn-i i tij ka filluar.

  11. qaniu says:

    Ndersa shifja si perqfohej berish me gorbacovin ne kryeministri mu kujtua nje mbledhje e organizates se partise ne spitalin qe sot quhet nene tereza .Duhet te kete qene viti 87 ose 88.Flitej per perestrojken dhe gllasnostin por ne nje menyre aq te ngateruruar sa qe ende smerrej vesh cpo behej tamam ne rusi, i ngaterronin medashje shpjegimet.Me kujtohet qe diskutanit me i zjarrte kunder tyre shfaqej sali berisha. me sy te kuq prej inatit ai i hidhje ne gryke cdo diskutuese qe tentont qofte edhe larg e larg te shfaqte ndoneje soimpati te fashte .Ata heshtnin duke thene .Ky eshte gomar fare, su gdhendd njeher .Por e kishin dhe shume frike se te bente gjemen pas kraheve te kafshonte si qen rrugesh pa asnje lloj paralajmerimi duke te qendisur ndonje leter ne part prej te sciles nuk e shpeshtillje dot fijen e merimanges me te cilen te lidhte .Ka qene nje mjeshter kulisaqsh dhe mjere ekus e ka pasur afer apo kush i ka dale perpara.Pra ka qene komunisti i fundit ne spital qe shante hapjen e gorbacovit .Ndaj sot me vjen per te qeshur e per te qare me perqafimin e tyre

  12. gabel vucidoli says:

    Gorbacovi eshte vetem nje kufome e dekompozuar qe perendimi e braktisi si gje pa vlere,,tani ky gjen idiot si Sali Berisha per te bere ndonje lek,,,maloku vucidolit vetem cudit injorantet qe ka mbrapa me keto karlliqe ..kujt i plasi se cfare thot gorbachovi,,ne fund te fundit ai ka interesa pro ruse dhe anti amerikane dhe ka gjetur malokun injorant te vucidolit ta perdori per kete qellim..gorbachovi ka qene zeri nr 1 kundra pamvarsise se Kosoves,,kam qef komentin tim ta lexojne Trimat Patriot Kosovare te Sali shkerdhates,,,birit te kurves Sheqere

  13. V.F.L.P says:

    Ehhh, dashuria e pare nuk harohet kurre…..Nostalgji e (perbashket) Komunise more shoke e shoqe…

  14. shpulla § says:

    Shqiperia ka qene gjithmone sateliti i politikes Serbo Ruse, Ibrahim rrugova dhe Sali berisha jane agjentat e UDB ne kunderplanin e USA per bashkimin e shqiperise madhe. Sali Berisha eshte celula antiamerikane qe Arvizu sugjeronte. Sot plani Serb ka nevoje per Berishen deri ne fund te projektit te saj. Dosja e shqiperise po trajtohet nga kremlini dhe washingtoni.

  15. Cakalli7 says:

    gorbacovi eshte nje mumje pa vlere. as ne vendin e tij me gjithe meritat qe mund te kete populli nuk do tja kujtoje emrin

  16. sheqerja says:

    Kush mburi salen,Gorbacovi ,e cfare eshte Gorbacovi nje limon i shtrydhur dhe i flakur tej.sales nga qe nuk ja var anje paguan ndonje qe te thote ndonje fjale te mire per te.naltmadhenia e tij Sali Ram berisha i pare po ecen me hapa vigane drejt demokracise

  17. viktori says:

    ore ardhja e gorbacovit per te dhene kupen ne shah per femra ishte sikur nuk ma ndjen kjo mua se por me vdekjen e ramizit edhi te shoh qe pasardhesi eshte me kembe ne toke a po e zbaton mire perestrojken e kane konsoliduar mire pushtetin ekonomik a ka me vend per te mare fryme ky popull apo te vazhdojne akoma ta rjepin . Por ishalla ka ardhur ti thote mjafte kini bere pasuri per 7 breza tani i ktheni ne skllever me goje qe te llapin se skane cfare tju bejne . Rrofsh o gorbacov i ke bere nder ketij populli me perestrojken tende te fameshme

  18. sindi says:

    vdekje e sali `basha `olldashi`rruli

  19. Lirim says:

    Zoti Mero, kam shume respekt per ju, per kurajen dhe per shkrimet aq te mire e te forte. Vetem ne lidhje me te kaluaren e Gorbacovit mendoj se e vleresoni teper. Per arsye se demokracia ne Rusi eshte me shume merite e Reganit sesa e Gorbacovit, sepse BS i paafte t’ie rezistoje konkurences se Reganit, kollapsed. Ne anen tjeter, Gorbacovi me keshillat e tij ne Katovice i solli dem shume te madh Shqiperise, sepse R. Alia dhe Berisha sebashku, duke vene plotesisjht ne jete porosite e Gorbacovit, e shkaterruan demokracine dhe ekonomine shqiptare.

  20. arbereshi says:

    Ky shkrim eshte teper interesant e te provokon ne mendime e argumente.
    C’eshte or miq shqiptare ky revansh i ruseve ne Shqiperi: dje biri i Hrushovit e sot Gorbacovi?! Nostalgjite per rusin,kryesllavin dhe kreu i kryqezates sllave kunder Shqiperise dhe Kosoves,kreu i ekspansionit sllav ne Ballkan e me gjere.Rusi dergon ketu emisaret e tij besnike, per t’i nanuritur serish idhetaret e pansllavizmit ne vendin tone,ish-komunistet,qe ne vello te re na pozohen se perpiqen per vendin tone.Shqipetare,jini vigjilente ndaj kryesllavit,rusit dhe shembelltyrave e pasuesve te tyre ne Shqiperi.

  21. Penecilina says:

    Ngjashmeria e Saliut me Gorbaçovin.

    1.Ne vitin 1970 i lepinin buzet, dhe i hyren polikurves.
    2.Pas vitit 1991, te dy jane konvertuar ne pseo-demokrat.
    3.Ndikuan ne themelimin e( PD ),njeri ne veri e tjetri ne jug.
    4.Te uritur ne maksimum per kar rige.
    5.90% e populsise i urren ne maksimum.
    6.Jane mbetjeve rodioaktive te produktit Komunizem.

  22. mario says:

    Mos u merzitni Berrisha ka vetem anet e mira te Gorbacovit dhe Jelcinit.
    Ndoshta nuk ju vjen mire po keshtu eshte.

  23. oketo says:

    Hera e pare qe nuk me pelqen artikulli i Meros.Gorbacovi nuk pelqehet dhe perflitet vetem ne 2 vende te botes ne Rusi dhe Shqiperi(tek ne s’eshte ndonje cudi se perflitet edhe Noli figura me ndritur qe ka pasur kombi yne ne shekullin XX).Para disa vitesh pashe nje koncert qe u zhvillua ne nje pallat te madh sporti ne Gjermani me rastin e pervjetorit te shembjes se murit te Berlinit.Ne momentin kur prezantuesi i koncertit lajmeroi se ne salle ndodhesh Gorbacovi rreth 15.000 persona te pranishem u ngriten ne kembe dhe duatrokiten per 20 minuta rrjesht.Zoti Baze mos u merr me faktin se kush e ftoi ate ne Shqiperi dhe cfare honorari ju dha por me figuren e tij, ai eshte nga figurat me te ndritura te shekullit te kaluar qe i dha liri jo vetem vendit te tij por edhe pjese tjeter te Lindjes.Pa Gorbacovin dhe me Enverin akoma gjalle ne akoma do te vazhdonim te hanim bar dhe nuk do te mundnim te shkruanim ne faqen e gazetes tuaj. Diktatoret dhe regjimet totalitare nuk duan tja dine per ekonomine por shtypin me gjak cdo gje qe ju del kunder, shembuj te tille kemi plot.
    Korea e Veiut ka vajtur ne fund por regjimi vazhdon dhe mbahet ne kembe.
    Perulem me respekt para Z.Gorbacov.
    Komentuesve te mesiperm ju rekomandoj te mos bejne komente me nivel kaq te ulet por te dalin ne shesh per te permbysur sistemin neokomunist qe eshte instaluar ne vendin tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje