As vdekja nuk na bashkon dot

3 Dhjetor 2011, 22:01Editorial TEMA

Nga Bledi Mane

1./ Mbill dashuri or mik!

2011 është duke dremitur si Sabri Godo në shtratin e vdekjes. Po largohet edhe ky vit nga kalendari i kujtesës së këtij kombi pa tharmin dhe energjinë pozitive që duhej të ishte çliruar natyrshëm. Pakëz diell që mbulon paraditet shqiptare të këtij fillimdhjetori zëvendësohet nga errësira e ftohtë dhe ankthi i netëve të varfra. Gjumi na kaplon të gjithëve dhe flemë pa ëndrrat e ëmbla se e nesërmja jonë dihet që është një lloj rutine bezdisëse, depresive. Tek-tuk duket sikur shkundemi nga lajmet e kobshme të vjedhjeve, vrasjeve, aksidenteve dhe ngushëllojmë veten e stomakun me kafenë dhe cigaret e racionuara. Ky vend nuk prodhon asgjë përveç pasigurisë sepse ne jemi rehatuar me degdisjen që u kemi bërë ambicieve dhe instikteve të një jete më të bukur. Mjafton që 12 orë të ditës të kemi thashethemet dhe titrat e kuqe të televizioneve alla breaking news dhe kaq…

E kemi instaluar mrekullisht sistemin e energjisë negative thellë në poret e qelizat e trurit dhe funksionimi i tij ka më shumë rëndësi se buka e përditshme, argëtimi i vetes apo e ardhmja e fëmijëve. Të masim me kujdes sa miliona kilowatt energji negative prodhojmë çdo orë ky vend e kjo racë do të ishte rrezik nuklear më i dëmshëm se Irani dhe Koreja e Veriut së bashku.

Lindim, martohemi, vdesim, pasurohemi, varfërohemi, pak rëndësi ka. Ne nuk rrezatojmë lumturi kolektive, as brengosje kolektive nuk lexohet ndër ne.

E pamë dhe e prekëm realisht kur vdiq ish presidenti Ramiz Alia dhe politika e elektorati u ndanë më dysh. Protokolli i Shtetit ndryshe nga vdekja e Leka Zogut nuk e nderoi Alinë si ish shtetar, pavarësisht se shkodrani komunist ia dorëzoi paqësisht pushtetin ish komunistit tropojan.

Jozefina Topalli la nam sot para kufomës së Lekës I duke u zënë me hajdutin e bashkisë së Tiranës se kush prej tyre do të vidhte vëmendjen e vakisë monarkike. Agjenci lajmesh të ndryshme në vend raportojnë edhe për prerje të energjisë elektrike nga kryespikerja në hollin e parlamentit duke ia nxirë më tepër brengën e zezë të vdekjes familjes Zogolli. Ndërkohë që Leka zbriti në ferrin e ftohtë të nëntokës së Sharrës duket u tremb keqas dhe për tu mos u ndjerë i vetëm i zgjati dorën edhe politikanit Sabri Godo. I urti, i athti, ironiku republikan Godo i la shëndenë kësaj bote duke mos parë realitet dëshirën që e brente së brendshmi e së jashtmi për një Lul Bash kryeministër. Ndryshe nga urtësia dhe pragmatizmi olimpik i 20 viteve të fundit, i ndjeri Godo nga muaji maj e tëhu përçau keqas politikën dhe elektoratin e këtushëm me deklarata histerike të papërgjegjshëme pro Bashës duke u zvenitur në sytë e shqiptarëve porsi tymi i helmët i duhanit që thithte. Zinxhiri i vakive sot dhe nesër pavarësisht zisë kombëtare nuk duket se do të ketë unifikim. Do t’i sillen kokë mënjanë arkivolit të Sabriut të majtë e të djathtë, çamër e grekër, vllehër e romë, veriorë e jugorë. As kjo vdekja e fundit nuk prodhoi të paktën respekt në heshtje. Reagimet e shqiptarëve edhe sot e nesër ishin dhe janë kontradiktore e kontraverse porsi politika që vetë Alia, Zogu, Sabriu prodhuan me koshiencë të plotë qysh nga 1939 e deri më 2011. Ne kurrë s’u kënaqëm bashkarisht as kur babai i Lekës u vetëshpall mbret e luftoi analfabetizmin e hodhi themelet perëndimore të shtetit modern, as kur ia bëri naftën Shqipërisë. Kur Ramizi luftonte kundër fashizmit nuk e falënderuam të gjithë, edhe kur i rrinte në krah Enver Hoxhës përsëri 99.99% e popullit e votonin, edhe kur na thau zorrë, stomak e mendje përsëri kishte që e donin nga ne. Kur vdiq para pak javësh kishte nostalgjikë që qanin. Edhe kur Sabriu doli partizan shumë prej nesh e kundërshtuan, kur dashuronte më shumë gruan e deklasuar se Partinë e Punës përsëri vetëm gjysma prej nesh e vlerësuam, edhe kur lajthiti andej nga fundi i pranverës 2011 kishte shumë nga ne që e duartrokisnin.

Këtu në këtë vend, në qoshet e tij mbillen patate në Kukës, tranguj në Lushnje, ullinj në Berat, hashash në Lazarat, rrush në Përmet, gështenja në Tropojë, mollë në Korçë, por kurrsesi nuk ka as një metër katror të mbjellë me dashuri. Ndaj ne korrim çdo sekondë vdekje aksidentesh, dhunë verbale, mospërgjegjësi mjekësh e gjyqtarësh, vjedhjesh shtetërore e publike. Nuk korrim dot respekt e mirënjohje sepse edhe politikat qeverisëse janë vetëm për mbjellje arrorësh, ullinjsh e shegësh. Të falësh dhe të dashurosh nuk është as shkërdhatllëk e çburrërim, është një lloj fisnikërie vitale. Dashuria mes veti është si metafizika e filozofit francezi Gilles Deleuze, metafizikë që mikson identitetin me diferencat dhe prodhon nektarin e dashurisë për të cilin ky vend ta nevojë urgjente të lagë buzët.

 

2./ Vakitë në horizont

Larg qoftë dhe falmë o i madhi Zot se nga fjala nuk vjen e keqja, por dua të di nëse ka njeri të më garantojë sesi do të jenë vakitë e radhës…? Për shembull ai shkrimtari dhe bejtexhiu flokëbardhë, ai doktori flokëgri kur të largohen nga kjo botë do të prodhojnë vallë respekt dhe keqardhje mes ne të gjithëve…

 

45 komente në “As vdekja nuk na bashkon dot”

  1. nastradini says:

    Sabri Godo mund te vecohet nga te tjeret dhe te nderohet nga shqiptaret per tre momente: 1. Me finte republikane ja arriti te merte pronat dhe tokat e familjes latifondiste. Qe ja kishte dhene me tapi MONARKIA. Por qe ja kishte kollofitur me dhune REPUBLIKA. 2. Me finte berishiste ja la vullnetarisht karriken e kryetarit ne Partine Republikane kriminelit te Gerdecit, Fatmir Mediu. Qe eshte akoma WANTED nga Drejtesia. 3. Ka shkruar librin me te bukur historik per Ali Pashe Tepelenen. Rahmet paste!

    1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      Artikull qe vendos doren mbi plagen me te madhe qe ka sot per sot Shqiperia.URREJTJA ka pushtuar cdo qelize te njerzve.Dikush urren Saliun,tjetri urren Edin,te tjere Bashen,te tjere Nanon,shume te tjere Meten,dikush urren Topin,Saliu urren Vloren dhe 29 nentorin,Basha urren Jozefinen,kjo urren Parlamentin.Ne kombi qe kemi lindur Nane TEREZEN qe dhuroi aq dashuri dhe miresi ne tan boten,jemi katandisur ne qenie vetshkatrruese.Shqiperia ka nevoje te ndryshoje,ka nevoje qe dikush ti bashkoje shqiptaret,sic beri Skenderbeu,sic beri Ismail Qemali,sic beri Ahmet Zogu,sic beri Enver Hoxha,sic beri Ibrahim Rugova.Secili prej ketyre burrave per periudhen qe i takojne mbajten pergjegjesi per drejtimin e shteti dhe kombit shqiptar.Jo te dashur vellezer me Sali Berishen ne krye qe eshte misherimi dhe shperndarsi me i madh i urrejtjes,nuk ka sherim dhe perparim ky popull.Ai po na degjeneron ne lypsare,hajduta,vrasesa,imorale genjeshtar.Ai tallet me ne te gjallet ai tallet me te vdekurit,dhe ne jemi te pazotet,te pafuqishem qe buzeqeshjen se tij vrastare TA NGUROSIM PERGJITHMON NE HISTORINE E NJERZVE ME TE TURPSHEM TE KETIJ KOMBI TE LASHTE.

      1. raimondi says:

        Ne nuk kemi asnje politikan per te qene ,as majtas dhe as djathtas , qe
        te
        pakten te meritoje fjalen NJERI
        –Si nuk doli nje politkan i vetem te fliste me Humanizem, se jemi ne mes te Europes
        ku falja dhe meshira mbizoteron, dhe te thoshte :….Hajde ti nderojme
        te gjithe
        ata qe kane kontribuar ne politken shqiptare,pa marre parasysh se jane te majte
        apo te djathte ,komuniste apo balliste…..Njeriu kur iken ti bejme nderet e fundit–dhe ne kete menyre
        do na sherbeje edhe ne per te na paqesuar shpirtin…..–Keshtu do jepej
        edhe ne popull mesazhi qe te sillemi me njeri tjetrin me butesi dhe respekt pavaresisht bindjeve te ndryshme politke —
        –Sic zihen politkanet tane me njeri tjetrin, edhe ne dite zije ,
        apo kur nuk bejne
        as edhe nje falenerim me te thjeshte per vdekjen e kundershtareve te tyre politke ,,
        ose per vekjen e mbretit, tregon se politkanet tane nuk jane
        element Shtet formues i shoqerise sone ,por perkundrazi jane shkaterues
        –Kane mentalitet tribuje –dhe kete mentalitet barbar politkanet tane
        e percojne poshte ne popull duke prishur kohezionin e shoqerise shqiptare
        –E cuiteshme ketu eshte qe, mire Saliu qe eshte nje njeri Barbar he plot ligesi
        te paramenuara ,
        por edhe Edi qenka skandal fare —Po si ky nuk i dergoi nje telegram
        ngushellimi familjes se Mbretit??— Njeriu i ben ngushellime edhe hasmit te tij
        dhe jo me nje personaliteti i cili te pakten ka emrin Mbret ,por ishte edhe njeri i mire
        –Biles Mbreti pavaresisht se eshte extrem i djathte ka mbajtur nje qendrim shume asnjeanes ,
        ai asnjjehere nuk ka folur kunder PS-se,biles aiehe e ka perkrahur PS-ne kur ishte Majko
        Njeriu edhe nqs i dergon dikujt nje telegram ngushellimi ,kjo nuk do te thote se i perkah idete politke te te ndjerit…..Shume keq,shume keq….
        Si ka mundesi ???? Jam shokuar nga kjo sjellje e tij–Ai me sjelljen e tij duhet te tregoje
        se ne mund te kemi nje shprese per dike qe mund te vendose regulla te reja, moderne dhe humane ,
        ku te mbizoteroje respekti per Njeriun kushdo qofte ai, ne kete politken tone te sotme qe eshte totalisht I-morale , A-morale dhe antishqiptare..
        –Me keta politkane sharlatane qe ka Shqiperia te cileve ju mungojne edhe gjerat me elementare te sjelljes njerezore veshtire do e kete Shqiperia
        ne rugen e mundimeshme te demokracise….
        –Keta politkane Batakcinj, te gjithe te majte dhe te djathte, me mungesa extreme
        te vlerave me fondamentale morale te sjelljes civile, kur s’kane respekt
        per njeri tjetrin
        si do kene keta respekt per popullin…..????!!!!!!!!!!

        –Me kete sjellje qe bejne keta palaco me njeri tjetrin dhe mehistorine e Shqiperise ,cdo shqiptari i duket sikur lexon
        shprehjen e famsheme ,qe sipas Dante Aligerit ,eshte shkruar ne dyert
        e Ferrit : ..Lasciate ogni speranza….

        1. Gjon Kruja says:

          Z. Raimond, Analizen e bene te drejte dhe te shkoqur, por nuk thua shkaqet pse eshte politika shqipetare e nedrtuar ne kete menyre, nuk konvergjojne ne nje qellim= atdheu= por divergjojne te gjthe ne njedrejtim=shkaterrimi=.
          Mendoj qe kjo gjendje do te vazhdoj deri sa ai apo ajo qe do udheheq Shtetin shqipetare do te zgjidhet me votat e lira te popullit.
          Faktet.
          Zogun e sollen ne krye Jugosllavet, Pse e sollen per te miren tone?! Jo
          Enverin e vune ne krye po Jugosllavet, Pse e vune ne krye per te miren tone?! Jo
          Saliun, kush e solli ne krye? Po perseri sherbimet sekrete Serbe, per kete kane dale dokumenta dhe eshte e qarte si po ecen Shqiperia. Shikojeni penetrimet Serbe ne ekonomine Shqipetare, Ju kujtoj ndihmen qe i dha Miloshevicit sala me kompanine Shqiponja, nafta i shkonte makines se luftes Serbe. Per te miren tone!?
          I vetmi qe luftoi per kete komb ishte Ismail Qemali, kjo dihet, dhe kush e helmoi? nje dore shqipetare.
          Ja pra kronika e zeze e vendit tone. Ne do te shpetojme vetem atehere kur me te vertete te zgjdhet me vota te lira nga populli, jo duke i vjedhur me parat e Serbit.
          Gjthashtu per ta shmangur sado pak kete katrahure duhet te vendoset ne kushtetute qe kryeministri duhet, duhet,….. patjeter te kete vetem, vetem… nje mandat, ndryshe ia nuk shkulet nga karrikja. Kjo eshte semundje qe zore se sherohet, njhet nga historia dhe ne vende te tjera, mos ti permend se i dini.
          Me respekt
          Emigranti
          US

        2. plaku says:

          raimond,
          Pse nuk vete ne Shqiperi qe ta shpetosh me idete e tua budallaqe ?
          Hik ore spurdhjak se, na cmende me budallaliqet dhe udhezimet qe shkruan.

      2. nastradini says:

        OK! o Mik nga Hamburgu i liqenit dhe kanaleve te bukura. Por meso se: A-Enver Hoxha asnjehere ne jeten e tij nuk ka menduar per bashkimin e shqiptareve, por per ndarjen e thelle midis tyre. 1. KLASORE, qe e huazoi nga bolshevizmi rus. Me likuidimin e inteligjences dhe te kundershtareve politike, deri ne vrasjen makaber te shokeve te vet me te afert. 2. ETNIKE, qe e huazoi nga mejseta me moton: “Nda dhe Sundo!” Me internimet e minoritareve greke apo te tjere, came apo kosovare. Qe i beri si hijet e nates kur mendonin se kishin ardhur ne Atdheun e tyre. 3. FETARE, qe e huazoi nga truni i vet anadollako-dallkauk. Si askush tjeter komunist ne Bote. Duke i ndersyer shqiptaret kunder njeri-tjetrit si bisha pylli, pa fe dhe pa moral fetar. Duke prishur kisha dhe xhamia, duke vrare robt e Zotit sikur te ishin zogj pule. B-Sali Berisha ishte pjella besinke e Enver Hoxhes. Lindur dhe kalitur ne KUDHREN e Partise se Punes, trajnuar ne palestrat e Sigurimit. Per te dale jashte shtetit, ne France. Qe te behej pjese e ekipit te besuar te mjekeve te Enverit deri ne fund te jetes. Prandaj edhe po vazhdon kauzen e tij te hershme me moton: “Nda dhe Sundo!” Prandaj po vuan kaqe shume edhe populli yne. Sepse edhe Fred Dibrani nga Hamburgu Perendimor i civilizuar nuk kupton asgje. Sepse replika yte permban shume ANTAGONIZMA per Enverin e MIRE dhe Saliun e KEQ o Fred-Miku i nastradinit.

        1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

          Pershendetje Nastradin dhe faleminderit qe me quan Mik.Jeni nder te paret emra,ne mos gaboj,qe prej kohesh komentoni.Ju keni patur simpatine time shpesh,por jo gjithmon kemi qene ne nje mendje me ju.Kjo eshte ajo qe na ben interesat per te kembyer iderat dhe mendimet tona te ndryshme,pra per te debatuar.Kur bej ndonjeher shaka me gjermanet u them se jam dy here i nderuar(ose denuar)nga Perendia se jam shqiptar dhe malsor(ose malok)sic do e perkthente dikush nga jugu.Per mua te qenit malsor ka te beje me dhenien e beses,prandaj shpeshher dyshoj tek vetvetja,mos ndoshta mor burre vetem qe dikur i besove verberisht ideoligjise se Enverit dhe socializmit e ke te veshtire me u shkeput prej tyne????Un nuk qeshe komunist ,sepse njeri gjysh im ishte larguar nga Shqiperia qe ti shpetonte vrasjes se komunistave ne 1948,gjyshi im tjeter kishte luftu me partizanet.Qe te mos zgjatem shum Mik i nderuar,per mua Enver Hoxha eshte nje nder figurat me te shquara te kombit shqiptar sepse diti me drejtu dhe forcu shtetin.Ai ishte diktator,kjo as qe vihet ne diskutim,qe nen regjimin e tij u vrane ,internuan,pushkatuan shume njerez te fajshem dhe te pafajshem dhe kjo nuk mohohet.Por qe Enver Hoxha u perpoq per perparimin dhe zhvillimin e kater cepave te Shqiperise kjo gje nuk tjetersohet.Ai as nuk vodhi as nuk pervetsoi,ai besoi ne idealin utopist te barazise komuniste,ai krijoi ushtrin shqiptare,ai,dmth politika qe ai ndoqi deri ne vitin 1978,ishte frutdhenese.Ne komentin tim un i jap respektin qe meriton dhe Mbretit Zog qe deri ne 1939 diti te ndertoi shtetin me te prapambetur te Europes.Pra i nderuar Nastradin secili ka bindjet e veta,ne perpiqemi ti bindim njerzit me argumente,por ne fund te fundit e kaluara nuk c’behet me dhe me kryesore eshte sa c’kemi mesuar nga gabimet e periudhes komunisto-socialiste.??Cfare gjerash te mira te atij sistemi i mbajtem dhe i trasheguam dhe cfare te keqijash i lame pas??A kemi sot luft klasash ne Shqiperi?? Po,eshte pergjigja ne jemi te ndare ne te majte e ne te djathte ne socialista e demokrate.Si eshte sistemi arsimor sot??? A kemi me shume te varfer sot sesa kishim para 1990??? PO.e shume e shume gjera.Shqiptaret besuan ne nje demokraci tjeter ne 1990,pa lufte klasas,ku i zoti dhe i afti duhet te meritoi vendin qe i takon.Ehh ku eshte katandisur atdheu yne or mik.vetem per lypsaret e vegjel te shtrire rrugve naten e ne te ftoht,vetem per vajzat shqipatre qe u degjeneruan rrugve te botes,per femijet e myllur ne kullat e gjaqeve,per shkaterrimin e ushtrise e sistemit arsimor, do i luteshe zotit qe ta sjell prap ENVERIN.Po ngaqe jam ateist ose pagan zoti nuk i degjon lutjet e mia.hahaaa.Shyqyr thuaj,po te pakten te na e largoi ket Berishen,lutju ti njiher.Tungjatjeta Nastradin

          1. anticensurë says:

            fredo pasi lexova shkrimin e nastros,desha ti përgjigjesha!
            por pasi lexova tëndin e lash idenë e përgjigjes!nuk mund ta shprehja më mirë!flm dhe përshëndetje

          2. nastradini says:

            Edhe nuk mund te jem dakord me ty o Fredo-Miku nga Hamburgu i bukur, edhe nuk ma do zemra dhe kultura te te impnoj me zor dhe dhune bindjet e mia. Qe per Enver Hoxhen nuk perputhen fare. Por per fatin tone te mire perputhen per Sali Komunistin, Sekretarin e Partise se Punes, klaitur ne KUDHREN e Enverit, stervitur ne PALESTRAT e sigurimit te Enverit, dergur ne France per te mesuar nga Enveri. Ne francen ku Enveri kishte mesuar me pare, por nuk kishte mare asnje provim. Sepse fyell ishte kur shkoi ne France dhe fyell iku nga Franca. Per ne Bruksel. Ne ambasaden e Ahmet Zogut qe i hodhi me pas aq shume GELBOQE. Harxhoi kot se koti SA MUNDI paret e Bahri Omarit me kurvat e Montpeljese dhe Parisit. Dhe e vrau kunatin e vet bamires me nje vdekje te ngadalte. Sic i kishte dhene urdher me shkrim Bedri Saphiut. Kjo eshte nje pjese e historise se VERTETE te Enver Hoxhes. Se pjeset e tjera jane mbushur me gjak deri ne gju. Dhe eshte e kote t’i permendim per te mijten here. Enver Hoxha nuk ishte vetem diktator. Ai ishte SADIST i lindur. Dhe si te gjithe sadistet kishte aftesine natyrore me dinakeri dhe tinzari te nderronte fytyren sa here ja lypte situata. Prandaj edhe nderroi “miqte e perjetshem” si Mbreti grate. Enver Hoxha ishte gjithashtu nje DALLKAUK i lindur. Si i ati i vet budalla. Prandaj nuk beri dot shkolle, prandaj e coi ne faliment ekonomine dhe renoi shtetin. Kur mbeti ne Dimrin e Vetmise se Madhe. dhe i beri shqiptaret ne fund te jetes si hijet e nates. Si majmune xhungle, hypur mbi dyreke anijesh. Per t’ja mbathur nga syte-kembet ne dhe te huaj. Sic ke bere edhe ti o Fred-Miku. Ne Hamburgun denbabaden Kapitalist. Jo tek miqte e Enverit denbabaden komuniste. Si ne Korene e Veriut apo ne Kuben e Fidelit. Ku njeri ka filluar te haje njeriun. Se nuk ka mbetur gje tjeter e gjalle per t’u ngrene. Mund t’ja dergosh kete replike edhe Mikut te perbashket Anticensure. Per te qetesuar shpirtin.

          3. LUANIZBUTUR says:

            Me pelqejne mendimet e te gjitheve perderisa arrij te flas,e te mendoj shqip sepse jam shqiptar si te gjithe ju. Dhe me pelqen aq shume ashtu vertet te folurit shqip por embel kur flitet e promovohen vecorite pozitive te popullit tim qe asnje popull ne bote si ka, ore po nxirrni mjalt nga goja e mos villni me vrer. Mjaft folet ne veten e trete, vereni njehere gishtit tek vetja por ju cfare jeni dreqi ta haje a nuk jeni edhe ju shqiptar njesoj si ata qe shani? Ne ne kohen e perandorise osmane ne shqiptaret e zgjuar i pelqenim shume ofiqet e gradat, ishim ne krye te taboreve komandante, vezira, ministra e gjithfaresojesh deri edhe sulltane, edhe shtypnim popujt e tjere te perandorise ndersa memedheun qe aq shume na digjej xhani e shkerdhenim sepse villnim vrer per njeri tjetrin donim te ishim gjithsecili te paret e vendit. Edhe sot qe ne flasim edhe analizojme jemi po ata shqiptare, nuk eshte problemi as tek Zogu, Enveri, Saliu apo Edi sepse edhe ata nga ky popull kane dale ne mos keta do te ishin te tjere emra shqiptaresh kreshnike e syshqiponje qe do ta canin rrugen e historise me hanxhare ne dore. Ne kemi nevoje te vaksinohemi te gjithe kunder nje virusi qe nuk e di edhe per sa do te na mbaje te infektuar dhe eshte virusi qe e ka emrin “Urrejtje per njeri tjetrin”…..ah harrova……vaksina e ka emrin “Ta duma njeri tjetrin”.

        2. raimondi says:

          Po na flet per Enverin ti ,e per komunizmin qe e ktheu Shqiperine
          nga nje mbeturine e feudalizmit otoman ne nje vend modern inustrialo agrar–sic thote Enciklopedia Britanike

          Kur sot, keta palacot e politkes shqiptare kane shkateruar cdo gje,
          Inustirne ,bujqesine, agrumet,pyjet, –Kane shkateruar totalisht sistemin shendetsor dhe arsimor ne fshatra,
          Kane shkateruar Ushtrine ,armatimin,akaemite ushtarkae , e kane lene Shqiperine me pushke druri
          Rendi eshte pertoke, Krimi ben kerdine edhe ne mes te Tiranes ,per dite vriten nga 3-4veta

          -Kane 20 vjet qe i detyrojne shqiptaret te marrin ruget e botes ,
          dhe perdite ikin e ikin te rinjte ne nje ikje pa kthim se keta bastarde
          qe jane sot sigurojne pune vetem per vete te tyre dhe miqte e tyre
          –ndersa per 99% te tjere as qe ju behet vone fare

          –Demokracia na qenka vetem per politkanet e sotem dhe shoket e tyre ,1 % te popullsise

          Dhe me skandalozja fare e kane mbushur Shqiperine me shkolla greke ne cdo cep…..

          Ndersa ti na ze ne goje Enverin qe eshe pse ne nje sistem te deshtuar
          si komunizmi e nxori Shqiperine nga keneta ototmane dhe e industiralizoi,modernizoi,forcoi —

          –Nndersa keta sot ne nje sistem demokratik jane totalisht te deshtuar dhe e kane kthyer Shqipeirne ne nje vrime te zeze ku njeriu humbet
          cdo shprese per te ardhem………tamam si vrima e Ciljetes

          Ndaj mos harro ,here tjeter kur permend emrin e Enverit laj gojen ..

    2. Arnereshi says:

      Nastradini,sic e perdor anonimin,nxjerr ne pah mencurine dhe vitalitetin e popullit tone,vecanerisht te pleqerise se mocme.Me dy mementet e para i ke rene ne te.Me fal qe po te hedh poshte momentin e trete,qe ishte me nota pozitive.Thua se ishte i madh se shkroi librin “Ali Pashe Tepelena”.Ai roman nuk eshte origjinal,por kopje apo perkthim i nje autori anglez.Ne fakt,dua t’u tregoj se si perkthyes i vjeter i letersise angleze dhe amerikane kam gjetur ne Biblioteken Kombetare librin e nje autori anglez(te cilit fatkeqesisht nuk ia mbaj mend emrin tani pas 40 vjetesh).Ky liber e ka titullin “ALI the Lion Hearted”(Ali- zemerluani).Kete e kam lexuar dy here dhe pjesa dermuese e librit te shkrimtarit tone te ndjere ishte kopjim i shume kapitujve te atij libri.Per dijeni, nder te tjera pershkrimi famtastik i liqenit te Janines,dialogjet e Ali Pashes me poetin anglez Lordin Bajron dhe historiase si u vari Aliu guret ne qafe prostitutave te qytetit dhe i hodhi ne liqen;skenat e sulmit kunder Aliut,etj. jane gati kopje-konforme.Me vjen keq qe i paraqes keto tani pas vdekjes te te ndjerit,por shkoni e kerkojeni ate liber ne Biblioteken Kombetare(ne mos ia kane zhdukur gjurmet me kohe ne ate biblioteke).Ate vezhgim timin e kisha diskutuar me kunatin tim,(bile ia kisha vene librin e Godos perpara e une ia perktheja paragrafe te tera ngalibri i autorit anglez) por ai si mik i luftes me z.Godo,me shtrengoi e me detyroi ta mbyll gojen.Per dijeni vjehrra e zotit Godo e njihte shume mire gjuhen angleze.

      1. nastradini says:

        I nderuar zoteri, e kam degjuar kete histori te larget, por nuk kam gjetur dokumenta. Ne Biblioten Kombetare jo dhe jo, por edhe ne biblioteka te tjera te kryeqyteteve Perendimore. E kam kerkuar me emerin “Lion of Yannina”. Ka shume shkrime dhe dokumenta origjinale. Pervec Enciklopedise Britanike qe shkruan mjaft per Ali Tepelenen, por ne nje forme mjaft te permbledhur akademike, eshte profesorja Katherine Fleming nga Universiteti i Princetonit qe shpalos me hollesi jeten, vepren dhe “zullumet” e Heroit tone Kombetar. I Dyti pas Skenderbeut, por i Pari per nga fama nderkombetare dhe madheshtia e Monarkut dhe Sundimtarit. Qe po te jetonte ne shekullin e 20-te, para Enver Hoxhes do te ishte bere tradhetar i Kombit dhe hajdut i floririt te Bankes. Sic po ndodh aktualisht me figuren e Ahmet Zogut, Mbretit te vetem qe kane pasur zyrtarisht shqiptaret. “Ali Lion-Hearted” eshte nje titull qe i interesin shume nastradinit dhe po patet ndonje te dhene tjeter lutem te shkruani ne TEMA. Sepse me PLAGJIATURE apo pa PLAGJIATURE vepra historike e Sabri Godos Ali Pashe Tepelena mbetet nje nga diamantet e letersise historike Boterore. Me respekt nastradini.

        1. arbereshi says:

          Nje gjegje per Nastradinin,
          I nderuar zotri.Me vjen keq por ate liber, “Ali the Lion-hearted”e kam gjetur ne biblioten kombetare kur ishte ne ndertesen e vjeter.Ishte botim,me sa me kujtohet,i vitit 1921,kish rreth 250 faqe dhe kish kopertina kartoni.
          Komenti im me nje vrojtim te vjeter timin mbi librin e te ndjerit z.Godo nuk donte kurresesi te hidhte poshte vlerat e atij libri per lexuesin shqiptar,i cili ish mbajtur ne erresire mbi historine e vertete dhe rolin e Ali Pashe Tepelenes. Repektoj mendimin tuaj per librin,i cili edhe te ish botuar si perkthim do te kishte vlera per lexuesit tane.
          Moderatorit dhe lexuesve te “Tema-s” u kerkoj ndjese qe u marrim kohe perseri.Falenderoj moderatorin per paraqitjen e lire te mendimeve te lexuesve te “Temes”.Per mua kjo vlen shume dhe shpreh shume,ndryshe nga gazeta te tjera,te vetquajtura te lira e te paanashem,moderatoret e te cileve censurojne ne menyre te paturpshme mendimin e lire e kritik te lexuesve te tyre.

  2. Miri says:

    Shpresoj ta kete terhequr kemben zvarre Ramizi. Dy i mori me vedte. Vete kryetar partie perseri atje ku eshte, 2 zevendes sekretare qe sapo i shkuan pas. Te mare me vete dhe 2 sekretare, Salen e Fatosin, ja ku u kopletua partia. Ja tna rroje sa malet kujtimi i shokut Enver.

    1. tana says:

      miri, fale Fatos Nanon se ka grua te re…

      1. xhoni says:

        Mos u shqetesoni per gruan e tij,se ajo ka pervoje te madhe ne raste te tilla!!!Radha e konkurenteve KOLLOVARE eshte e madhe!!!

  3. LILOLABJA says:

    Fantastik !!!!!!!!!!!!!!!!
    Te falenderoj per shkrimin ,eshte kenaqesi te lexosh shkrimet tuaja,ke goditur ne shenje.Faleminderit,faleminderit,faleminderit.

  4. Frank says:

    Nuk eshte mire te flasesh keq per nje njeri te vdekur, por ama ky Godo ka qene shume i demshem dhe tinezar ! Duket sikur ne kete vend, njerezit e demshem per shqiptaret duhet ti eleminoje vetem Zoti dhe jo shqiptaret vete qe i zgjedhin dhe i delegojne pushtet ! Hajde ne koke te Sali Fazllicit, Fatmir Gerrdecit, Lul Durres Kukesi, Jozefina Avdalli qe shkodren e permbytur nga qeveria e quajti nje Venezia dhe te haleve te tjere qe po na demotojne !! Bej drejtesi o zot i madherishem !! Ki meshire per kete popull per nje here te vetme !

  5. Halil Katana says:

    Një shkrim model. Urimet e mia, si gazetar i vjeter.

  6. I.Troplini says:

    Shyqyr qe na ndodhi kjo vdekje dhe na bashkoi, thote nje fjale e urte shqiptare.Para arkivolit te te ndjerit sundonte ajo qetesi dhe “miresi” qe kish munguar nje jete te tere.Gjithesecili e dinte pa i thene kush se si duhej te sillej ate dite. Askujt nuk i shkonte ndermend te fikte dritat per te mos lejuar dike te mbante fjalen. A nuk eshte kjo qe perjetojme sot degjenerimi final i asaj pjese te shoqerise se semure shqiptare qe pretendoi te drejtoje vendin drejt nje te ardhme europiane???
    Asgje nuk eshte europiane ne kete vend. Edhe ato vlera fisnike te shqiptarit qe e nderonin dhe cmonin si qenie njerezore, jemi duke i zevendesuar me bajgat dhe plehrat e nje brezi njerezish qe nuk njohin asnje ndjenje qytetarie.
    Eshte brezi i 1997 es, i Gerdecit, dhe i 21 Janarit ne bulevard. Shqiptareve do i duhen edhe nja 100 vjet ti fshijne nga kujtesa bemat e kesaj rrumpalle.

  7. FERDEROVA says:

    flm…no coment..
    Të falësh dhe të dashurosh nuk është as shkërdhatllëk e çburrërim, është një lloj fisnikërie vitale. Dashuria mes veti është si metafizika e filozofit francezi Gilles Deleuze, metafizikë që mikson identitetin me diferencat dhe prodhon nektarin e dashurisë për të cilin ky vend ta nevojë urgjente të lagë buzët.

    TE FTOJ PER HESHTJE KUR NDJEN URREJTJE..
    TE FTOJ PER RESPEKT KUR DO BASHKIM..!
    Mes nesh o miku im…dialogu eshte qyteterim!
    E djeshmija iku.
    E nesermja akoma ska ardhur.
    Kemi vetem te Sotmen.
    Le tja fillojme MBARE,!
    ME FLAMUR TE BEHEMI NJI!
    KOMBIN TE BEJME BASHKE!
    PER SHQIPTARI,KU JETOJME UNE DHE TI!
    NENA SHQIPERI

  8. FERDEROVA says:

    Reagimet e shqiptarëve edhe sot e nesër ishin dhe janë kontradiktore e kontraverse porsi politika që vetë Alia, Zogu, Sabriu prodhuan me koshiencë të plotë qysh nga 1939 e deri më 2011.

    BIJ PINJOLLESH NGADO JENI-NJE MESAZH PER JU NE KEMI!
    TAKIM E PAJTIM KOMBETARE-NA BASHKONI KOMBIN MBARE,
    NA CONI NE EUROPE…SE NDRYSHE SDO KETE JO LAVDI ,
    POR AS ZOT TE RRINI TE QETE MBI KETE TOKE!
    ISMAIL QEMALI LA NJE TESTAMENT:PASURI SJU LE DOT SE E PRISHA PER SHQIPERI-POR PO JU LE BIJTE E MI NJE ATDHE ME PAMVARESI!
    PO NA IKIN PLEQTE PA LENE TESTAMENT?!
    O MARREZI ,O DREQ-QE SPASKAM LINDUR TE TE NDREQ!
    OH I SHKRET LEKE..NE INGRANAZHET E PIRATERIS MBET?!
    Ku e lam e ku na mbeti vaj vatani-mjer mileti!
    Dhe bir mbreti te jesh,me keta pirate -veshtire do e kesh!
    Nxirrni mend o pasardhes…me hile mos ja kini NANES!
    KUJDES:PRINC-SOKOL-SHKELZEN-ILIR,SJU DUAM KURBAN PER TIRANIN!PER TU NDARE NGA KJO MENXYRE-TE VRET NATEN E TE QAN DITEN-POPULLI
    NE AFROJME NJE RRUGE SHPETIMI:Kujtese…FALJE-PAJTIM-RESPEKT-BASHKIM!
    me pas ne kandarin e kombit do i veme te gjithe !JOOOOOOOOO LUFTES E DENIGRIMIT TE PASARDHESVE-JOOOOO SHKATERRIMIT TE VLERAVE SHQIPTARE, SIMBOLEVE, FIGURAVE SHTETERORE DHE KOMBETARE TE HISTORISE!ne se slem asnje ne kembe -ngelemi pa histori, pa identitet, pa kultur…mos NAPOLEON BONAPARTI QE I KULLUAR??!APO NERONI QE DOGJI ROMEN?EUROPA I KA NE MUZE ..DHE PERHER I STUDION PSE E QYSH…ME TE ERRETAT E TE MIRAT E SHPIRTIT TE TYRE..NE?!
    SHIHINI,LEXOJINI ,SHPERNDAJINI SHQIPTARECE-SENSIBILIZIM SHQIPTARE! ne se keni komente shkruani,do i vem ne foto pas seleksionimit! nje komb,nje shtet ,nje indentitet!

  9. FERDEROVA says:

    PSE TITULLI I TRASFORMUAR?!
    JOOOOOOO KESHTU TEMA…
    MBILL DASHURI …KJO ESHTE FARA QE NA DUHET TANI!
    RESPEKT,PAJTIM,HARMONI=BASHKIM!

  10. h says:

    Per te vdekurit nuk flitet keq por flet vete vepra e tyre e keqe

  11. z bledi!je nje gazetar qe te ben te te lexosh.une per vete nuk e humb asnjehere rastin per te lexuar analizat tuaja.suksese!

  12. tepelenasi says:

    Dje, ne nje koment,percolla ngushellime te sinqerta per Sabri Godon si njeriu i lidhur ngushte me Tepelenen e tepelensit.Me lidhje fisnore e me teper shpirterore.Nip ne Progonat,pjestar i batalionit “Asim Zeneli” gjate LNCl,shkrimtari nder me prodhimtaret e romanit historik e,ne veçanti,shkrimtari qe e beri te njohur ne Tepelene se pari e ne te gjithe Shqiperine,Ali Pashe Tepelenen si asnje tjeter.E,per kete,ne tepelenasiut i mbetemi per here mirenjohes.Po ashtu,tregimi “Itendenti” eshte nder ato tregime qe vlen sa nje roman.Jo vetem per personazhin e tregimit,tepelenasin,por me shume se per ate,eshte kushtim per te gjithe ata luftetare e bashkeluftetare te Sabriut qe i kushtuan jeten ATDHEUT.Megjithate gjate jetes e veprimtarise se tij shoqerore e politike jane vene re edhe mungese vemendjeje e nje burri te mençur e i urte siç po vleresohet dhe ne fakt ishte z.Godo.P,sh.Ne Tepelene aty nga viti 1992 a 1993,ne fushate elektorale,tha se ne Tpelene do te ndertohej nje… fabrike peshku!? Bashkepunimi aq i ngushte me S.Berishen, ne opinionin e gjere eshte pare si sjellje jo e nje njeriu te mencur e te urte.Skandalet e ketij te fundit ne asnje rast nuk i ka vleresuar e gjykuar me emrin e duhur.Per Gerdecin nuk pame te thoshte ndonje fjale,s si burre i urte e i mencur,duhet te kish marre “bastunin ne dore” e te shkonte aty ne Gerdec e me ze te laret te thoshte,publikisht,se “Ju dhe femijte tuaj,ja u vrau shteti,pra,Sali Berisha dhe ai “djali im” qe eshte ne krye te Partise Republikane.E,”lajthitja” e fundit,deshira e tij per te pare nje dite kryeminister,ke…Lulezim Bashen!? Nuk mund te falet kjo e fundit.Ne se ka patur ndonje lidhje andej nga GUSMARI,eshte tjeter gje!!!

  13. e verteta says:

    Shkrim i mrekullueshem dhe me nje vertetesi therese per kete vend te mrekullueshem nga zoti, por te ndyre nga robi i zotit.Zoti Blendi ate pjesen e dyte te fjalise se fundit duhet ta kishe vene ne fillim se ajo do te jete dita kur do çlirohet ky popull nga MAFIA NE PUSHTET.

  14. Realisti says:

    Bravo autori e ka pitikur me kete artikull si kan ardhur kohrat sot ka ikur nga fytira dashuria njerzore fuqin e dashuris e ka marre ana matriale e monetare gjithandej nga te katertat anet e botes turp per faqe te zeze sa posht ka rene morali dhe dashuri per njeri tjetrin zoti vent dore se njerzit jan cthurur sot fare nga mendja e kokes sidomos ne shqiperi

  15. sorge says:

    Akuzojne SOCIALIZMIN si DIKTATURE!!!Haaaa!!!Dakort per nje moment!!!Por asnje nuk e kundershton,qe njerezit e thjeshte nuk kishin urrejtje per kulaket dhe ish te perndjekurit ne pergjithesi!!Ne fshat punonin bashke ne are,kanale ,pemtore etj!!!Asnje nuk i shante keta fatkeqe si “borgjeze”,”ik,more armik”,”ballist”,”zogist” etj!!!Ndryshe qendronte puna nga organet e caktuara si Sigurimi apo Deget e Brendeshme!!E kjo ndodhte atehere,kur LUFTA E KLASAVE NXITEJ ME TE MADHE!!!!PO SOT SI NDODH???Kemi 21 VJET, PAS PERMBYSJES SE SOCIALIZMIT,QE KETA TE PERNDJEKUR POLITIKE,QE PASKAN “LUFTUAR” KAQ “SHUME” PER DEMOKRACI,KANE MARRE YRYSHIN DUKE ZHVILLUAR ME URREJTJE TE PA TREGUAR NJE LUFTE KLASASH NGA ME TE CUDITESHME E PA FUND!!!U SHOFTE FARA JUAJ!!!NE JEMI ME SHUME,O PJELLA TE FASHIZMIT!!!DO JU ZHDUKIM PERFUNDIMISHT!!!

    1. plaku says:

      sorge,
      Ne kohen e Enverit kudo neper rruge dhe sheshe kishe te shkruajtur me germa te medha : “Diktatura e proletarjatit eshte demokracia e vertete”
      Pra vete regjimi thoshte se ishte nje diktature. Kesaj i thone : “I zoti e pranon, tellalli yne sorge jo ”
      Hiqe more mik kete emer, qe e mbante nje njeri i madh, i cili u la ne balte nga krimineli me i madh i gjithe koherave Stalin.

  16. sali says:

    kompilimente per shkrimin.do ndalem te shprehja e fundit tuaja;NGA FJALA NUK VJEN E KEQIA.une mendoj qe ajo fjale qe ju citoni ne fund,ne se behet realitet mund te sjelle nje te mire.nje te tille te mire, qe te mos kemi me te keqia nga keto qe kemi perjetuar.te dalte fjala o djale.

  17. zefi says:

    Sali Berisha si agjent i UDB-se ka punuar totalisht keto 21 vjet per ta percare popullin shqiptar deri ne URREJTJE KUNDER NJERI TJETRIT!!!KJO ESHTE “VEPRA”ME MADHORE E KETIJ ANTI SHQIPTARI!!!TANI DUHET NJE ENVER HOXHE TJETER,QE TE BASHKOJE SHQIPTARET SI NE LUFTEN NACIONAL-CLIRIMTARE!!!ZAGARET E BERISHES;TE TERE NE HAPSANE PERJETESISHT!!!PRONAT T’U KONFISKOHEN TE GJITHA DHE FEMIJET E TYRE TE FUTEN NE KONVIKTE(sic i dergonte Mao Ce Duni dipllomatet,pasi mbaronin sherbimin ne PERENDIM,PER RIEDUKIMNE TIBET)!!,QE T’U TRETET DHJAMI I TEPERT!!!NDRYSHE,SHQIPTARET MOREN FUND!!!BERISHA ESHTE ARMIKU ME I ZI I SHQIPTAREVE!!!KOSOVARET,QE E MBESHTESIN ATE SI HERO,PAVARESISHT SE AI FURNIZOI TANKET SERBE PER TE VRARE DJEMTE E UCK-se,JANE NJELLOJ ANTI MSHQIPTARE SE TERE KOHEN I KANE SHERBYER SERBIT SI SPIUNE KUNDER NJERI TJETRIT!!!

  18. BARO CORROGJAFI says:

    SIC E THOTE DHE VETE AUTORI : FJALET NUK SJELLIN TE KEQIJA,POR MOS E DHENTE ZOTI TE KEMI VAKI TE REJA :PO KACFYTEN UJKU DHE UJKESHA PER NJE FJALIM NE CERMONI MORTORE,VAJMEDET NE ATE VAKINE E RADHES… DO T SHQYEJNE NJERI TJETRIN KUSH T’JA ZERE VENDIN TE NDIERIT TE MADH.

  19. reformer says:

    Besoj dhe ndoshta jam i bindur se problemi i vertete i ketij vendi nuk eshte menyra emocionale me te cilin ai perpiqet te zgjidhe problemet e veta, por mungesa e nje qasje racionale. Dhe i ndjeri Godo ishte nje nga te paktit qe kishte nje qasje racionale ndaj ceshtjeve te ndryshme, edhe kur ishte fjala per ato qe shume shkrues i cilesojne si hile dhe finte per interesa personale…

    Mero e kuptoj dhe e pranoj pezmatimin tend, realiteti eshte ashtu sic e pershkruan ti. Por pozitiviteti dhe energjia pozitive jane produkt i mendjes dhe jo i zemres! Sidomos kjo eshte e vertete kur behet fjale per marredhenie shoqerore, jo thjesht personale… Nese ne si individe nuk ngrihemi dot mbi llumin e mjerimit tone te brendshem shpirteror, nuk ka asnje shans qe te ndertojme nje shoqeri per te qene.

  20. Astrit says:

    Bledar. I kujtoj si ne ender ato peripecite e tua qe ke kaluar. Tani nuk dua te degjoj me per ato, por nje gje dua te te them se kurre nuk ma ka marre mendja qe paske qene nje gazetare i madh. Urime. Vazhdo keshtu.

  21. alban says:

    Ky, ish Z. Godo, vetem, mençur nuk ka qene. Po, ai ka qene i mençur per punet e veta, per pronat. Njerezit e quanin ‘Plaku i Mençur!, ‘Plaku i urte’, kurse ne te vertete quhet thene ‘Plaku Dhelper’, apo ‘Dhelpra Plak’. Lul Kukesin desh ta bente kryeminister dhe Sali Gerdecin dhe Sali 21 Janarin, desh ta shikonte perseri president. Ja ky eshte Plaku i Mençur.

    Zoti po i merr me rradhe dhe do Zoti nuk ndalet ketu. Ka edhe te tjere qe Zoti duhet t’i marre sa me shpejte, mundesisht.

  22. Lisi Brahos Trebeshin says:

    –Po e ndolle(mbolle) te keqen,ate dote gjesh,ajo do te ndjek.–Ka 21 vjet qe ne ate vend perflitet, shahet,mohohet,peshtyhet e villet nga cdo ane e mbi cdo gje.Kjo ndodhi sepse “komandanti dhe shtabi” i tranzicionnit nuk eci me platformen; “Asgje e mire dhe e vlefsheme te mos prishet, cdo gje ta bejme me te mire,me te bukur!!”.C’faj kishin plantacionet frutore Kukes,Diber,Korce,….Bregdet e kudo ? Po pyjet, sitemi kullues- vadites e rezervuaret e shumte? Po disa nga uzinat,fabrikat si dhe nje pjese e tyre me paisje te kohes? Po ojektet,paisjet dhe sistemi arsimore e shendetsor ku e kishte te keqen? Po disa nga nga koperativat e ndermarrjet bujqesore qe siguronin (justifikonin) vetvehten…?? E sa.. esa gjera te tjeta. Ato mund te privatizoheshin,tu jepeshin pronareve te ligjsjgjshem , ose te transformoheshin gradualisht me rregulla e ligje te sistemit te ri demokratik. Kjo nuk ndodhi.– Nuk ndodhi sepse”Shtabi tranzicionit”nuk u drejtua nga truri dhe palca e kombit,nga njerez patriot e idealist, vizionar e largpames,–“ATA”,duke qene nje pjese e madhe e tyre pa specializimin e pervojen e duhur, sidhe per te mbuluar prejardhjen, molepsien, komrpomentimin e bashkpunimin me ish sistemin e kaluar apo sherbimet e okupatoret e huaj,Luajten fort karten e anti komunizmit,te sharjes, te ndotjes e perdhosjes se cdo gjeje. —“ATA”,te ndihmuar indirekt edhe nga pjesa llumhane ,anti patriote e bashkepuntore e okupatorit, realizuan ndryshimin e sestemit duke mos lejuar ardhien ne fuqi te ish klases permbysur. Kan vepruar mir a keq ,historia ta gjukoi.–Gjith gjuha e fryma e precarjes dhe urrejties nuk do te ishin arritur,po te mos u sherbente shtypi dhe media. Ofendimi dhe percmimi publik i personit edhe ne kohen e luftes klasave ka qene i ndaluar— Kohet e fundit kan nderruar jete 3 figura me prmasae epikpamje te ndryshme politike,POR, shume komente e vleresime jane shumelarg etikes njerezore e tradites historike. —-Personalisht shpre keq ardhje, dhe ngushullime familjeve te tyre–Ndersa politikisht do tu jepja epitafin; –” FUSH ME LULE NA E BET JETEN,DETIN KOS E DIMRIN VERE,DHE SE FUNDI TE VERTETEN, SE TREGUAT ASNJE HERE”…Tu prehet shpirti ne qetsi.

  23. sulltan hamiti says:

    Artikull i shkruar me profesionalizem, me masen e duhur te vetpermbajtjes e me kryesorja me realitetitin qe perjetojme.
    Diskutimet e tjera te disave ketu qe prekin figuren e Sabri Godos, e plotesojne artikullin me se miri dhe nxjerrin ne dukje mire e me saktesi rolin qe kal luajtur ky i fundit si politikan (e kufizuar me rimarrjen e pronave te gruas se tij, se ai vete skishte prona). I mora pronat, hec bab, mos çaj koke per te tjeret. Ky ishte Sabriu. Po te mos kishte bere partine republikane, as qe do ti qasej dot pronave-per kete une ve koken ne sater.
    Uroj qe Sabriu te hape lojen, ate ta ndjekin se shpejti aty ku ka shkuar edhe Saliu, Tosi e ca te tjere (nga te dyja anet e llogoreve) qe populli nuk i honeps dot me. Kjo do te ishte menyra me paqesore qe Shqiperia te kete shanse te marre rruge.

  24. Tirana USA says:

    kur do marri dhe ate felliqsirene devollit …driterone.. se na u shpif per ca kohe fytyra e tij ne gazeta..mendoja se kishte ngritur mushkat me kohe..po si duket sbje rrufeja ne hale..atehere lulzime turkesha me Sali sumn do mbajne 10 dite zi se do na iki..”Militanti i flaket i PPSH dhe adhuruesi i kurves Bosha ..anatri i KQ te PPSh dhe spiun i sigurimit shqiptar morracaku i devollit me 1/8 te melcise dhe me eren e ndyre te nje stomaku te kalbur

  25. Kely J.Andress says:

    NDONJEHERE TE FLASESH ME ZE TE ULET NUK DO TE THOTE QE JE I URTE. ESHTE SI PUNA E PISTOLETES NORMALE DHE ASAJ ME SILENCIATOR. TE DYJA VRASIN NJESOJ, VETEM SE AJO ME SILENCIATOR NUK BEN ZHURME. E KISHA FJALEN PER TE “URTIN” DHE TE NDJERIN GODO.

  26. ZQK says:

    Njeriu qe flet ngadale te jep pershtypjen se eshte i urte e i mencur. Kjo ka ndodhur edhe me politikanin Godo.
    Dy gjera ka merita z.Godo:
    1. Ka qene partizan. Per kete i heq kapelen. Ka vene jeten e tij ne rrezik per atdheun.
    2. Ka shkruar dy libra me te vertete shume te bukur: “Skenderbeu” dhe “Ali Pashe Tepelena”. Per kete i ve nje tufe lule ne varrin e tij.

    Si politikan ka merite ne shkrimin e Kushtetutes. Per meritat e tjera ne politike? Ka qene nje politikan medioker, pra si shumica e politikaneve tane. Por edhe sikur t’ia heqim fare kontributin ne politike, prape mbetet nje figure me merita qe ka dhene per vendin.

  27. E verteta ju ben te lire says:

    Këtu në këtë vend, në qoshet e tij mbillen patate në Kukës, tranguj në Lushnje, ullinj në Berat, hashash në Lazarat, rrush në Përmet, gështenja në Tropojë, mollë në Korçë, por kurrsesi nuk ka as një metër katror të mbjellë me dashuri.
    Keto fjale jane shume domethenese, shume te forta, shume sfiduese. Pse nuk ka dashuri? Nese nuk ka dashuri ne kete vend cfare ka tjeter? A nuk duket se ka shume egoizem qe le menjane te afermin, atdheun, shoqerine? E si mund te kete dashuri kur ne zemren e nje populli ka mosbesim ne Perendine qe eshte dashuri dhe i jep pa kufi atyre qe e kerkojne ate. Zoti befte qe ne te pendohemi per mekatin tone para se ky vend te rrenohet ne menyre te pakthyeshme nga ky egoizem i shfrenuar. Ka nje zgjidhje, zemer e penduar, te lesh Krijuesin te jape jete, jetes sone me dashurine qe tregoi ne Kryqin e kalvarit.

    1. PrapambetjetOsmane says:

      Yes !!! Do ishte nje hap drejt se mires.

  28. gjon says:

    RRI PA MERAK O BLENDI MANE se per SALIUN FATOSIN ,JOZOFINEN ,ILIRIN do bejme sikure do te na vije keq ,por do tu DHJE… ne verr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje