Dritat e festës dhe qirinjtë e mortit të Lulëzim Bashës!

5 Dhjetor 2011, 23:05Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Dje kam uruar që në Lezhë të mos ketë drita. Në fakt kam uruar që në periferi të Lezhës, në një fshat ndanë rrugës së vjetër për në Shkodër- në Grykë-Manati, të mos ketë pasur drita gjithë mbasditen deri vonë në mbrëmje dhe të mos ketë as nesër paradite. Jam i sigurt se banorët e atij fshati do t’ia falin CEZ këtë radhë këtë mungesë, që dhe ashtu ka filluar shpeshtohet. Do të ishte krim të lëshoje dritat në atë fshat dje në mbrëmje, ku jetojnë dy vajzat e mitura të Aleks Nikës, njëra ende pa mbushur dy vjet dhe tjetra 5 vjet. Jam i sigurt se po të ketë drita, ato do të mahniten nga pamjet e bukura që transmetojnë ekranet e qeverisë, një djalë i gjatë i pashëm si Enver Hoxha në moshë të vet, me një grua të stërmunduar të zbukurohet me firmato të shtrenjta dhe një fëmijë të pafajshëm për dore si ato. Vajzat do të mahniten pas ekraneve, do të shikojnë lumturinë e vajzës së djalit të gjatë që i ngjan Enver Hoxhës dhe gruas së tij të stërmunduar për t’iu përshtatur luksit që e rrethon, e për një moment mund të bëjnë gabimin fatal që mund të shkrehë në lot nënën e tyre, duke e pyetur “Kush është ai Xhaxhi që po ndez atë pemën e bukur”?

Nëna e tyre nuk i përgjigjet dot kësaj pyetje. Nuk ka fuqi as tu kthejë përgjigje dy vajzave jetime të Aleks Nikës. Ai Xhaxhi që bën si i lumtur mes fëmijëve që pozojnë në ekrane, është ai që i ka lënë jetime dy vogëlushet në një fshat, që shpresoj që mbrëmë të mos ketë pasur drita. Që ato të mos e shikojnë atë tmerr.

Uroj që skenën mos ta kenë parë as fëmijët e Hekuranit, shumë afër Tiranës. Imazhi i tyre pas xhamave plot avull të shtëpisë duke ndjekur ikjen e arkivolit të babit të tyre nga shtëpia, është ekrani i vetëm televiziv që ata mund të shikojnë qyshkur kanë mbetur jetimë. Ndryshe nga dy vajzat e Aleksit, ata janë më të rritur. Ata nuk ka nevojë tu thotë dikush kush është ai xhaxhi që po ndez dritat e festës në Tiranë. Ata e dinë. Është vrasësi i babait të tyre.

Ana, po ashtu në një fshat të zymtë të Myzeqesë, uroj mos ta ketë parë atë skenë mbrëmë në darkë. Nuk di nëse CEZ e ka përfshirë apo jo në kufizimet e dritave Libofshën, por uroj ta ketë bërë. Ajo është në moshën që mund të dilte me shoqet e gëzuar dhe të vraponte për të gjetur bredhin e Vitit të Ri. Nuk e bën dot se është e varfër, dhe prej 21 Janarit të vitit të kaluar edhe jetime. Ajo dhe dy vëllezërit e saj e njohin njeriun qe shtiret i lumtur në mes të Tiranës. Është ai që nuk i lë sivjet të jenë të gëzuar për Vitin e Ri. Pas xhamave të blinduar të kryeministrisë, ai që shtiret i lumtur në mes të Tiranës ka urdhëruar vrasjen e babit të Anës. Ana e pa direkt në ekran si u rrëzua babai i saj dhe si e poshtëruan duke i thënë “kokëpalarë”.

Shpresoj po ashtu që djali i mbetur i Faik Myrtajt të mos ketë qenë para ekranit dje dhe as sot paradite. Këto qendrat e zërit të qeverisë i përsërisin shumë shpesh lajmet kriminale dhe atij mund t’i ndodhë ta shikojë. Dhe do trishtohet shumë se përveç babait të vrarë në bulevard do t’i ringjallet kujtimi i vëllait të vrarë në kodrën më të afërt të fshatit, nga dëshpërimi që nuk kishte si të ndjehej i qetë pa ikjes së babait. La një mesazh për ne të gjallët, bëri një shenjë dhe iku pas të atit.

Uroj që dje të ketë pasur drita Ina Rama. Kryeprokurorja, që e mbulon zemërimin e juristes me qetësinë e femrës së hijshme, duhet ta dijë se më shumë se sa krimi i 21 Janarit në bulevard, shqiptarët i vret buzëqeshja e shtirë e këtij vrasësi në mes të Tiranës, vjedhur po ashtu ligjit me kostumin e kryebashkiakut. Uroj të ketë pasur drita dhe durim për t’i parë kronikat televizive, ku njeriu që shtiret se po u sjell lumturi fëmijëve të kryeqytetit duke marrë për dore fëmijën e tij të veshur me 5 mijë euro rroba firmato, në fakt shkakton revoltë jo vetëm tek fëmijët që ka lënë jetimë, por tek çdo shqiptar, i cili vitin e parë të mortit nuk feston kurrë Vit të Ri. Uroj që kryeprokurorja të ketë larguar së paku fëmijët e saj nga ekrani, pasi mund ta pyesin: “Pse nuk e arreston këtë Xhaxhin”?

Uroj që ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu, dhe ai i Bashkimit Evropian, Sekui, t’i kenë parë lajmet. CEZ nuk ka pushtet në rezidencat e tyre dhe ata kanë drita. Shpresoj t’i kenë parë lajmet për të kuptuar se çfarë i mungon festave të këtij fundviti. I mungojnë katër qytetarë të pushkatuar për liri politike, që në vendet e tyre janë fituar dy shekuj më parë. Por më shumë se katër qytetarë, i mungon morali i vrarë i Perëndimit, që toleroi vrasjet politike dhe i barazoi ato me të drejtën për të shpërthyer në revoltë ndaj një qeverie që të injoron çdo plagë.

Uroj që t’i ketë parë ato kronika Presidenti Topi, kryeopozitari Rama, dhe gjithë klasa politike në Shqipëri. Është një traditë shqiptare, që çdo Vit i Ri që vjen pas një morti, nis me kujtimin për ata që ikën. Uroj që të jenë ndjerë keq kur kanë parë duke u shtirur sikur qesh një kryebashkiak, që nëse do të ishte aty me votat e popullit, do të duhej të niste këto festime së paku me një qiri për shpirtrat e katër qytetarëve të këtij vendi, që janë vrarë në këtë qytet, në fillim të këtij viti.

74 komente në “Dritat e festës dhe qirinjtë e mortit të Lulëzim Bashës!”

  1. Dyrrahu says:

    UROJ QË MERO BAZE MOS TË NDALET.

    Uroj që në çdo paraqitje të tijën të nxjerr në dritë të gjitha të palarat e kriminelëve shqiptarë.
    Të gjithë e dijmë se kush janë kriminelët, ata qeshin dhe zgërdhihen, ata vjedhin e pasurohen, ata vrasin e krenohen, ata nuk i gjenë asgjë sepse institucionet gjoja të pavarura nuk guxojnë të vazhdojnë luftën për të nxjerrë drejtësinë në dritë.
    Zoti Mero Baze, ju po bëni shkrime të mrekullueshme, ju po mendoni pareshtur për jetimët. Mendoj se ashtu sikur ne, kur i lexojmë kujtimet tuaja për martirët e 21 janarit të këtij viti, edhe ju do e lagni tastaturen me lotë nga merzia për jetimët e pafajshëm.
    U rritëshin pa tjera brenga jetimët. Vetëm kaq mund t’iu dëshiroj atyre që mbetën të jetojnë me kujtimet për më të dashurit e tyre.

    1. Vlora says:

      mero ty smund te te besh komente por vec urime……………

      TE LUMTE DORA….. dhe pac suksese

  2. LORA says:

    Faleminderit z.Mero qe ndjen e shprehesh,si asnje ne median e shkruar e vizive,me te njejten dritherime ne artikujt e tu,sic edhe ndjen sofra e familjeve te pushkatuara nga kulla e ngujimit kryeministror ne pasditen e 21 janarit 2011.Shpesh me shkon ne mendje e reja e Aleks Nikes,,,,si do mund t’ia spjegoje femijve te saj,kur t’ia kerkojne, se Babane ua vrau nje bandite-qeveri qe kishte per detyre kushtetuese t’i mbronte jeten e jo tia merrte ate.Kusari i Bashkise se Tiranes,krimineli i 21 janarit,kusari i mbi 200 milion eurove ne rrugen Durres-Kukes,nenshkruesi i cenimit te integritetit territorial te Shqiperise dhe i plot zullumeve qe ende si dime por qe koha do ti nxjerre ne drite,,,,se shpejti,do marre cmimin qe meriton.E ndjej.Do mjaftoje kjo per jetimet e 21 janarit……Sido qe te vije, baballaret e tyre nuk u kthehen me ne vater.

  3. tomori beratit says:

    MERO BAZE.TRIM MBI TRIMAT.HALLALL qumeshti i nenes qe ka ritur e edukuar nje djal te ndershem e TRIM.Hallall edhe mbare SHQIPERIA qe kan te MERO TRIMI flamurtarin e demokracis se vertet,KRYEOPOZITARIN,perfaqesuesei i gjithe popullit qe quhet me te vertet SHQIPTAR.Urimet me te mira per kete djal lab qe ka sot ne balle SHQIPERIA.

  4. Rezi says:

    Mero ben shume mire qe ia kujton kriminelit vrasjet qe ka bere,pasi mendoj se i dhemb me shume se cdo gje tjeter,ai kujtim! Shpresoj qe kjo perseritje t’a coj kete krimenel dhe te tjeret qe lyen duart me gjakun e te pafajshmeve drejt cmendines,pasi do te ishte nje kompesim i drejte ne mungesen totale te se drejtes se popullit! Zoti i ndihte familjet e te pafajshmeve!

  5. KANINA says:

    TU BEFTE PENA TOP MERO BAZE!!

    RROFTE KANUNI I LEKE DUKAGJINIT!!

    RROFSHIN SHQIPTARET-POSHTE TRADHETARET!!

    1. klara says:

      ne kete raste duhete te kete burra qe te veprojne sipas kanunit te lekes.

  6. fush-miloti says:

    AH, ZOTI MERO, ATHUA DO KENE PASUR DRITA
    PRESIDENTI,KRYE PROKURORIA,OPOZITA,AMBASADORET,
    NJE SHKRIM SHUM PREKES,BRAVO.

  7. LANDI says:

    Bravo bravo Mero.SHume e trishtueshme eshte qe ne shqiptaret jetojme kete realitet mizerabel.

  8. Fred.Dibrani.Hamburg says:

    I nderuar zoti Baze.Shkrimi juaj eshte nje Apel per Drejtesi,eshte nje thirrje per te vendosur para bankes se akuzes vrasesit Berisha & Basha.Por problemi eshte se ne na kane percare,na kane ndare,ne demokrate e ne socialista,ne te pasur e ne te varfer.Ata qe kane hypur lart kane harruar nga kane ardhur.Te qenurit lart eshte si droge,si ekstaze,ndihesh i plotfuqishen,i adhuruar.Ju leshon therime atyre qe jane posht dhe ato te ngrene me lart.Fajin me te madh nuk e kane ato qe jane lart,por ato qe jetojne me therimet qe marrin prej tyre.Ato jane dhe me te rrezikshem,ato vrasin dhe shtypin,ato mashtrrojne dhe vjedhin.Ato njerzit e therrimeve,sot u thurrin hosane Berishes & Bashes.Ato jane varrmihesit e DEMOKRACISE.Duhet ti ndergjegjesojme ata qe jetojne me therrime se e nesermja e femijve te tyre do jete po aq e keqe sa e sotmja e femijve te atyre qytetarve te vrare me 21 Janar.Faleminderit Mero per shkrimet e tua.Faleminderit Gazetes Tema.Ne duam te kemi nje Shqiperi pa urrejtje,pa te vrare politik,pa varferi.Vetem kete duam ne.Te perparojme si Komb..Ramiz Alia vdiq,Leka Zogu vdiq,Sabri Godo vdiq.Cfare moren me vete???Asgje.Cfare na lane mbrapa??…….Shqiperia eshte e te gjithe shqiptarve,duhet tua bejme te qarte si demokratve dhe socialistave.Ajri i helmuar i Tiranes nuk pyet kujt partie i perket.Duhet pastruar Shqiperia nga GANGRENA shkaterruese Sali Berisha.Ai eshte misherimi i urrejtjes,i genjeshtres,i percarjes,i injorances.Saliu dhe Basha tallen me popullin,ndersa Opozita vazhdon dhe tallet ne Saliun,ne vend qe ta vendos ne banken e te akuzuarve.

  9. iliri says:

    Mero nje artikull shume prekes ,vetem lote ,viti po vjene dhe kriminelet lulezojne vetem nje gje dihet se vono po nuk haron,dhe keta kriminel do japin llodari per bemat e tyre .

  10. homeri says:

    Sa e dhimbeshme-Sa here lezoje ndonje gje apo me kujtohet 21 janari me ngjethet mishte dhe mendohem sa larg demokracise se vertet jemi. sa shume tallen perfaqesuesit e huaj me ne a thua se jemi kaq popull idiot.
    —ne GREQI nje djal u vra nga policia pa dashje dhe atje organizohen cdo pervjetor protesta ku nje pjese e protestuseve ka edhe axhende te ndryshme qe hedhin gure mbi forcat e rendit por nuk i qellojne me plumba mishecpuse
    ……Oozita dhe z. RAMA duhet ta kuptojne mirese nuk juduhet pushteti pa zbardhur te verteten e vrasjeve te baballareve te ketyre femijeve qe permend z. BAZE
    —-une e falderoj z. mero qe shkruan vazhdimisht per kete ngjarje te rende dhe shpresoj qe te shkruaj vazhdimishte per te

  11. Rezart says:

    Faleminderit qe ekziston Mero! Une e besoj se shkrimet e tua kane efekt mbi kriminelet, dhe shpejt a vone do te pergjigjen per te gjitha, ne kete apo ate jete! Te vraret e pafajshem Berisha Cakalli dhe Lulezim Basha (Berisha) i kane ne kurriz dhe s’kane per t’u cliruar KURRE prej tyre! Duart me gjak i kane dhe e dine kete, me kot mundohen t’i lajne duke fshire filmimet nga serveri i Kryeministrise! Te gjithe i kane pare dhe do ta paguajne!

  12. shaqir says:

    E mjerushme,Kriminelet e 21 Janarit qendrojne ne krye te Pushtetit.
    po na ndezin edhe qirijte e Pemes se vitit te 2012 qe ky vit si i 2011-ta te shkoje me Krime mbasi Kriminelet po qeshin e vallzojne nen hunden e Mjerimit te Famileve qe pershkruan nje vit Zie te mjerushme prej ketyre Mostrave qe Populli i pa ne mest te dites perpara shume Kamerave dhe tani po mban sehir perpara Krimineleve si dhe disa pse jo i shkojne pas dhe i nderojne per vepren e Vrasjes qe kane kryer ndaj 4 njerezve qe Demostruan ne nje Demokraci Berishjane ku mungon edhe garancia e jetes e cila tashme qendron ne duart e Berishjaneve qe po e cvasin vendin duke e Vrare per ta friksuar,ku kjo mesa duket ka ndodhur.
    Populli ne kembe per te shporrur kete Tiger vrastar te Lemeritshem qe ka lare me gjak Rruget e ketij vendi.

  13. demokrati says:

    Mero shyqyr qe u prishet me pazare me Berishen, se ndryshe nuk do sillje Shkrime Perla si ky. Na perlote…

  14. revolucionari says:

    Tu befte pena Top o mero Baze,ashtu shkruaj cdo jave ndonje artikull si ky i sotmi,se dhe uji pike pike bie,por shkembin e gerryen ama.Dhe TI ashtu haja melcine avash avash sa ti hyj kanceri!Bravo dhe je nder i kombit!

  15. valter says:

    Vertet, shkrimet dhe pershkrimi reale i njgjarjeve qe i perjetum vete nga afer, jane te arrirra por ato nuk mund te prekin qeveritaret kriminele dhe ortaket e tyre nderkombetare, dhe keta debile qe perloten perpara kompjutrave.Duhet qe te gjendet celsi qe populli te zgjohet nga gjumi ta ndjeje dhimbjen te cmpihet ,duhen njgjarje te forta duhen rreagime te gjalla jo renkime keto s’kane vlere!

  16. Engjell says:

    Njeriu lind ,rritet ,plaket dhe nje dite vdes ,natyra keshtu e ka zgjidhur vijueshmerine e jetes ,por kur te marrin jeten ndryshon puna ,vete natyra duhet te hakmerret ndaj atyre qe e nderpresin jeten,por kur kjo nuk ndodh duhet dikush te vendose drejtesi, ne kete rast duhet te jete ligji ,por kur edhe keshtu nuk ndodh duhet prape dikush tjeter te jape hakun.Ne nje vdekje te ndodhur kohe me pare ne nje fshat te jugut te vendit, dikush qe kishte pesuar nje fatkeqesi natyrore (i kishte vdekur djali i vetem ne moshe te re dhjete dite para ,dhe, pas dy tre ditesh te vdekjes se te birit i vdiq edhe e shoqja nga pikellimi ) shkon per ngushellim tek kjo familje Ne familjen qe shkon per ngushellim nuk njihej, por per fatkeqesine qe i kishte ndodhur e kishin marre vesh sepse ishte teper e rende dhe dihej se kush ishte
    I zoti i shtepise kur e pa kete person ne shtepine e tij per ngushellim u befasua por edhe gjeti kurajo per vehten dhe pasi i hodhi nje cigare i tha;
    Faleminderit qe erdhe sepse pamvaresisht nga dhimbja dhe pikellimi i jone ngushellimi Juaj eshte teper i madh sepse tek Ju ka nje fatkeqesi edhe me te rende se e jona ,edhe nje here faleminderit,
    I ardhuri pa vonuar i thote :
    Fatkeqesia ime dhe e jotja ka ane e udhe sepse ata qe na lane ,dhe ne bashke me ta, kete fat patem,nuk na i vrau njeri,
    Por ka me keq se kaq, une tek po vija per ngushellim ketu pashe dike qe e njohim te dy bashke qe ishte fshehur prapa nje shkembi me pallton me kapuç te hedhur mbi koke dhe me trasten e bukes dhe pushken ne dore po priste prej ditesh ne prite ti kalonte hasmi qe i kishte marre jeten te birit te vet
    Kur vrasesit dihet se kush jane sido qe te vije puna nje dite do ta paguajne ,drejtesia duhet te vihet ne vend Ketu nuk eshte nje por jane kater ,ketu nuk e pane vetem dy sy vrasesin e pa gjithe bota ,qe te mos kete njeres qe te sakrifikohen me trsta buke e arme ne krah drejtesia te flase dhe te veproje ne kohen e duhur

  17. emigranti says:

    Turp per drejtesine,turp per opoziten,turp per shqiptaret qe vazhdojne te durojne keta kopuke kriminelesh e tradhtare.

  18. star says:

    I madh je o Mero.Ketij krimineli qe drejton bashkine po ja bie cmendurine me keto artikuj.Keshtu duhet qe t’ja kujtoni sa me shpesh ketij krimineli krimin qe ka bere ne mes te Tiranes.Duket se keto artikuj po e bijne ne buze te cmendines ate dhe shefin e tije Salinuc.

  19. arjani says:

    shume krenar qe vetem ju.zoti Baze shkruni realiteten jam ne usa dhe i lexoj shkrimet tuaj per dite.njesoj kur ne vitet 89-91 lexonim shkrimetne gazeta RD. po me kujtoet nje kenge e frederik ndoci (me nje lule svjen pranvera).pra shume duen te shkruajn per kete.

  20. Kely J.Andress says:

    Uroj qe ti (me fal qe po te drejtohem me ti,por u beme miq tashme duke komunikuar pothuajse perdite bashke) te kesh drita z.Baze qe te na ndricosh sadopak edhe ne te tjereve. Faleminderit dhe mos ndryshofsh kurre ne karakter dhe ide. JI PERHERE KY QE JE.

  21. Sulltani says:

    Bravo mero , ky eshte realiteti i vertet, te gjitha gjerat e tjera qe shfaqen ne tv e qeveris jan thjesht fiction te atyre qe i jaqin. Populli lengon ne te vertete por nje dite do dije te jape verdiktin e tij, ashtu si mendon realisht. Dhe nje here bravo Mero

  22. Devolliu says:

    KRIMINELË; HAJDUTË; TRADHTARË; VRASËS.
    Këta janë Saliu , Lulua e Meta.

  23. Frank says:

    Si gjithmone je i mrekullueshem Mero ne analizat e tua !!

  24. duka i modh says:

    z.Mero te uroj gjithe te mirat e suksese ne punen tende. Ke nje pene qe dhe Faik Konitza do ta kishte zili.

  25. Agimi says:

    Zotni Mero,

    Eshte e vertete, jeni shume -shume kurajoz, ju faleminderit.

    Te dashur dhe te nderuar lexues, eshte ne nderin e juaj qe ashtu pa zhurme dhe buje , beni nje donacion (sa te keni mundesi,) qe te mbeshtesim financiarisht kete dritare te demaskimit te maskarejve qeveritar, mashtrues dhe vrases.

    Ju faleminderit per mirekuptimin ,

    nga Agimi , nje lexues dhe ashtu si ju

    nje simpatizant i TemA on-line.

  26. n marku says:

    Zoti mero baze mjeshterisht ke vene “objektivin” ne nje ngjarje qe kurre nuk do pushoje se emetuar trishtimin dhe brengen per jetimet e 21 janarit.
    Cfare ishte kjo date:
    Ne ate dite u zhvillua nje loje “video game” me njerez te gjalle dhe armatim luftarak midis tre lojtareve qe e ndiqnin lojen “live’ dhe ne vend te pulteve te komandimit u perdoren telefonat sekret dhe publike sipas rastit.
    Lojtaret ishin Berisha,Rama dhe Arvizu.Per te parin kam respekt se u tregua burre pasi boterisht pranoi autoresine e vrasjes dhe u zotua
    se do vrase dhe qindra te tjere nqs se shkelin “gardhin” pra eshte nje kriminel i sinqerte.
    Lojtari i dyte E.K.R.pas 21 janarit beri nje krim akoma me te madh qe nuk kerkoi doreheqjen te S.R.B.dhe te mos futej ne votimet e 8 majit pa largimin pa kushte te k/m dhe ministrit te brendshem.
    Humbja e Rames automatikisht i dha pafajesine “ligjore”dy krimineleve B&b duke shenuar dhe pushtimin perfundimtar te Shqiperise nga barbaret.
    Lojtari i trete A.A.Arvizu beri shume hapa te gabuar pas 21 JANARIT
    qe te le pershtypjen se krahas rroges si ambasador shteti merr dhe “bonus te majme” nga lobi ne washington qe eshte i paguar nga berisha qe dihen zyrtarisht kush jane.Kjo te kujton dhe tom ridgin qe erdhi
    ne shqiperi se rroga ne amerike ishte e vogel.
    Dalja e arvizuse per te mbrojtur berishen “si burre shteti” shkaterroi
    besimin e sinqerte qe kane shqiptaret natyrshem per ameriken dhe perdhosi parimet baze te demokracise amerikane ne lidhje me te drejten per te protestuar .Nje gafe e shemtuar e arvizuse ishte dhe paralajmerimi i qytetareve amerikane per daten 28 janar dhe presioni
    qe beri ky ambasador qe kjo te mos zhvillohej.Koha e tregoi se arvizuja
    nuk e njeh fare realitetin shqiptar.Poshteruese ishte dhe kur protestues tek MPJ dolen me parrulla “luli vrases” dhe ambasadori jone doli rastesisht.Eshte e pamoraleshme te shfrytezosh mikpritjen e respektin shqiptareve me keto lojra ambasadoriale.
    Dhe e fundit deklarata e arvizuse “per celula antiamerikane” arrin kulmin sepse nqs se ka njeri ne bote qe nuk duhet ta shprehe kete
    mendim ai eshte arvizu.
    Mendoj qe arvizu duke analizuar 21 janarin mund te themi
    qe eshte njeri i gabuar ne vend dhe kohe te gabuar.Nuk dua ti jap mend dipllomacise amerikane por jetimet e 21 janarin nuk kane nevoje te poshterohen nga nje ambasador i nje shteti shume aleat dhe qe ka demokracine me te konsoliduar ne bote.
    Si qytetar amerikan i bej nje apel zotit arvizu:ne shqiperi themi
    rri shtrember e fol drejte por ju po “rrini shtrember dhe po flisni shtrember” Nuk mund te kompesohet ky poshtrim i shqiptarve per hir te nje stabiliteti pervers me nje kriminel ne krye.SHQIPERIA KA NEVOJE PER NDIHMEN TUAJ TE SINQERTE PER TE DALE NGA KY SHPERFYTERIM TOTAL
    I SHOQERISE DHE SHTETIT SHQIPTAR.
    GOD BLESS AMERICA !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    GOD BLESS ALBANIA !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. tea says:

      Bravo Mero, si gjithnje shkrim shume i ndjere, dhe gjithshka e vertete!
      ….fajin nuk na e ka Arvizuja, fajin e ka ky popull qe u tulat pas atyre vrasjeve dhe nuk e vazhdoi levizjen deri ne permbysjen e ketij pushteti te felliqur e te mbushur me kriminele, …fajin e ka ky popull qe e u genjye me ca qese makarona e oris dhe e votuan kriminelin e ri me pamje lepurushi, dhe siguruan vazhdimesine e krimit, te korrupsionit e te babezise…..
      TURP, TURP, TURP O POPULL FRIKACAK!!!!!!

      1. anticensurë says:

        jo tea!
        nuk u tulat populli!
        e tulatën!
        ishte edi rama ai që e bëri këtë gjë!ishte frika që ai pati për jetën e tij,frika që kishte nga sali berisha dhe frika që ka nga ndërkombëtarët të kryesuar nga arvizu!
        ishte edi rama që e tulati popullin sepse atij nuk i intereson që populli të fitojë liritë dhe të drejtat e tij!ati nuk i intereson një popull që nuk të lë ta vjedhësh ta grabisësh,ta vrasësh!ati i intereson numri i deputetëve batakçinj që shiten e blihen si gjë e gjallë!ati i intereson “demokraleshi” i partisë së kalbur të tij PSs!ati i interesojnë rrenegatë dhe batakçinj të deklaruar si nano islami dhe meta!ai kujton se duke mbajtur këta ndyrësira pranë do të rrëzojë kriminelin saist të çmëndur!atij i interson të ketë një rrogë të dytë pas humbjes së asaj të kryebashkiakut!ati i interson shitja e thashethmeve të tij fitim prurëse!
        populli nuk u gënjye!populli u mashtrua nga vetë “udhëheqësi i tij!nga ai udhëheqës që e futi në një rrugë pa krye!nga udhëheqësi që pranoi të konkuronte me një kriminel!parnoi të hynte në zgjedhje që ishin të trukuara para se të fillonin!u gënjye nga udhëheqësi që “pati besim te drejtësia berishjane”!
        UNË PO TË THEM NJË GJË O tea!
        TURP PËR TY QË QUAN POPULLIN FRIKACAK!

        I VETMI FRIKACAK DHE MASHTRUES ËSHTË
        E D I R A M A

        populli e derdhi gjakun në 21 janar!
        këtij i thua ti frikacak?
        edi rama e shkeli atë gjak!
        nuk i thua këtij FRIKACAK?
        nqs nuk pajtoihesh me këto ateherë:
        HALLALL TË QOFTË BUDALLALLËKU!!!!!!

        1. LORA says:

          Jam ne cdo germe dakord me ju,anticensure.Kjo duhet thene me ze te forte,sidomos,nga ne demostruesit e bulevardit qe e kemi te ngulitur cdo detaj per te mos e harruar kurre, qe te mos lihet hapesire per genjeshtren (nga cilado ane qe te vije) e “popullit qe genjehet” ,sic paska zene vend edhe tek Tea.

        2. tea says:

          Faleminderit anticensure, per “komplimentin”!
          I pranoj me deshire percaktimin si “budallaleqe” te mendimeve te mia, nga dikush qe pikesepari nuk di te shkruaj. Vleresimet nuk i pres nga njerez me mangesira ne formim.
          Gjithsesi ju faleminderit!

          1. anticensurë says:

            ke të drejtë tea!më mungojnë dy gjëra të cilat ti i ke!
            shkrimi dhe budallallëku!

        3. xhoni says:

          Ti anticensure,je nje sahanlepires i peshtire i Sali Berishes dhe KRIMEVE TE TIJ MONSTRUOZE!!!Kerkon t’i fshehesh BARBARIZMAT e tij shtazarake,duke akuzuar Edi Ramen!!!Doemos,se Edi Rama eshte sot per sot ARMIKU I VETEM I Sali Serbit!!!Vetem ai ka ngelur,VARRMIHESI I Sali Berishes!!!Ndaj i jeni SULUR atij,qe ta POSHTERONI,TA AKUZONI SI FRIKACAK E TE PA AFTE!!!Ne se Berisha eshte FASHIST,Edi Rama nuk eshte ENVER HOXHA,QE NUK PYESTE PER FUQITE E MEDHA,POR UA PERPLASTE NE SURRAT DHE U TREGONTE TOPAT E TANKET NE LULE TE BALLIT!!!Edi Rama eshte KRYETAR I NJE PARTIE KAPITALISTE,qe eshte i lidhur dhe i varur nha PERENDIMI GJOJA DEMOKRAT!!!Por kjo e SHPIFUR DEMOKRACI,QE U VENDOS PAS 90-tes,ISHTE NJE MASHTRIM I PLOTE!!!U VENDOS FASHIZMI I ZI, NDAJ POPULLI YNE PO VUAN TE ZITE E ULLIRIT!!!Po qe per frokacake,AI ESHTE SALI BERISHA!!!Le t’i hapte kutite me vota te vjedhura dhe t’i tregonte botes se sa trim i dhjere ishe!!!Kjo qe ben ti eshte mburrje e kriminelit pasi ka VRARE VIKTIMEN!!!JENI KELYSHE TE FASHIZMIT DHE KENI MBI VETE TERE URREJTJEN TONE!!!MALLKUAR QOFSHI!!!

          1. take it easy xhon ! says:

            asnje nga komentuesit ketu nuk barazon gjaksorin berishe me xhentelmenin
            edi rama.por problemi eshte se pas 21 janarit EDI RAMA DUHEJ TE KERKONTE
            DOREHEQJEN E BERISHES.futja ne zgjedhje duke konkuruar me qelbesiren basha
            dhe duke i humbur ato beri qe berishen nuk e hedh me njeri ne shqiperi.
            pra ai sic thote nje komentues ketu edi rama i dha pafajesine dhe perjetesine vampirit berishe.

          2. anticensurë says:

            xhoni mor shpirt në një vrimë i fryn fyellit!ke probleme me përqëndrimin.mundohu të përqëndrohesh në atë që shkruan dhe mos e bëj rokoko!hë të marsha të keqen o xhoni,lexo mirë atë që shkruan tjetri,kuptoje sa ke mundësi,e mos ja fut si kau pelës. merre shtruar!

  27. cendurimmadhi says:

    Ne andej nga Shkodra e quajme “tharme”.Nga jugu e quajne “fare” ne mos gabohem.Fjalen e kam per konteksin e shkrimit.Mund te fryje ere,mund te bjere shi,mund te mbushen e zbrazen liqenet,po mund te lindin aleanca,po mund te jargitet Driteroi pas dopios se pare te rakise e te leshoje edhe nje here “urimet” e radhes.Mund te “shkase” Rama,Braçe e Tahiri,mund te “zere” mend e gjithe opozita,edhe Ngjela me Preçin bile por “tharmi” mbetet.Mbetet aty ne shkrimet e Bazes per te kryer proçesin biologjik qe natyra “tharmit” i ka dhene:rritjen e embrionit.
    Faleminderit Mero

  28. Lisi says:

    Qava ,eh medet sa poshte kemi rene…!

  29. brace says:

    Edhe kjo eshte fatkeqsi,qe nji pjese e madhe nuke ti dine vlerat tuaja,zoti Mero,gazeta juaj eshte fantastike,pasqyron realitetin,e pushtetarve barbare,e vrases,ndaje popullit te pa mbrojtur.Me te vertete ne si popull,se bashku me opoziten,jemi te pa zotet,sjemi ne gjendje te largojme kta hajdute,e vrases,pore gjithesesi edhe fundi i tyre do te vije shpejte,shqiptaret do hakmerren ndaje tyre,kurre seshte vone,meqe jemi te pa mbrojtur,ligjet sote per sote funksionojne vetem per popullin fukara,cdo gje eshte e komanduar,nga k/mafiozi,pushte komunisti tropojane,me grupin fame keqe ti tijne.

  30. AK says:

    PARADOKSI SHQIPTAR TE VRASESH DITEN E TE QESHESH NATEN….KRIM DHE NDESHKIM

  31. Lili says:

    I nderuar Mero
    Shkrimet e tua jane te goditura per ata qe nuk e dijne se nga vjen ti. Shume mire qe e ke kuptuar se nuk duhet ndenjur prane njerezve te tille, por nuk ke pak faj ti dhe shume te tjere qe flasin sot per Saliun kur ne ’97 u vrane mbi 2000 djem te rinj per faj te babazise se Saliut qe s’donte te leshonte pushtetin dhe ti i rrije prane.Ne 2005 ti i shkove perseri pas duke i bere elozhe qe te fitonte zgjedhjet. E them kete per ata gazetare e pseudointelektuale qe sot i thurrin lavde Saliut e Lulit, te mos e kthejne vijen por t’i shohim se sa personalitet do te kene kur te iki Saliu nga pushteti si do te sillen ata qe mbeshtesin sot Ramen kur ky te mos u plotesoje atyre kerkesat per t’u pasuruar ose ndonje kerkese tjeter si do zot Cani, Muc Nano etj qe per nje deshire te vogel te pa plotesuar e hodhen ne kosh.

  32. ZARELI says:

    Mero vëllai , je shumë i saktë dhe shumë njerëzor në ato që shkruan.Problemi këtu tek ne nuk është tek Salihu dhe Basha me bandën e KULIÇVE E KËLYSHËRVE që mbajnë pas, KËTU OR ZOTËRI PROBLEMI ËSHTË TEK ATA DIPLOMATË DHE SHTETET QË PËRFAQËSOJNË TË CILËT KANË DY MASA E DY QËNDRIME:PËR VËNDET E TYRE KËRKOJNË DHE MBROJNË DEMOKRACINË , NDËRSA PËR NEVE NDËRSEJNË KRIMINELËT E VIÇIDOLIT TË VRASIN NJERËZ TË PAFAJSHËM NË MES TË DITËS.PO TË ISHTE NDRYSHE ATA MENJËHERË PAS 21 JANARIT DO TË DISTANCOHESHIN MENJËHERË NGA KËTA KRIMINELË DHE MËNYRAT E KËTIJ DISTANCIMI ATA I DINË SHUMË MIRË.PO A NUK ISHTE PREZENT AI BYTHËZIU I AMERIKËS KUR U SHPALL REZULTATI I ZGJEDHJEVE PËR TIRANËN? SI PATI PATURPËSINË DHE PRANOI ATË NDRYSHIM TË TURPSHËM TË REZULTATIT? DHE E FUNDIT: SALI VIÇIDOLIN E MBRON DHE E MBAN NË PUSHTET FAMILJA BUSH .

  33. suela says:

    I uroj te kene patur drita malsia madhe.

  34. guri says:

    Po poo,tani sapo e lexova dhe u preka shume Z.Baze!!Bravo,i gotet atje ku u dhemb me shume kusareve te ketij populli……………BASHA+BERISHA=PUTIN!!!!! FTUUU,,,,,

  35. don kishoti says:

    dhe i vetem trim ne lufte,nuk eshte shaka qe ti pervishesh bordellos se politikes shqipetare,ku individi perpiqet ti beje te gjitha,ndersa morali i duket si term kozmik,kjo tregon se ne shoqerine tone ka dhe njerez me moral por shume pak ,prandaj dhe mero baze ne kete realitet eshte i rralle dhe me nivel,por jo ballkanas.

  36. elinor bahiti says:

    Kur lexon nje artikull te tille te shkruar me kaq ndjenje nuk ka se si te te mos mblidhet nje si grusht ne gurmaz dhe te te mbushet kraharori plot me urrejtje e zemerim. Dhe ashtu si papritmas veren se dicka po te rrokulliset pergjate faqeve – dy pika lote te nxehta!
    Nganjehere them shyqyr qe nuk jetoj atje se nuk jam i sigurte se sa do te kisha qene ne gjendje ta permbaja vehten prej te kaluarit ne ekstrem.
    Uroj qe sa me shpejt te vije dita kur ata te kater te nderohen si deshmoret e fundit te demokracise dhe vrasesit e tyre qe sot zgerdhihen ta shohin vehten mbrapa disa shufrash hekuri!

  37. Sofo says:

    I dashur Mero
    Ju falenderoj per shkrimin ,me prekes dhe me kritike ska ku te veje,ngjan me shkrimet e Migjenit te madh.Urime dhe nje bravo e madhe.qendroni gjithmone prane popullit dhe punoni per te se populli nuk ju le kurre ne balte.Jemi te gjithe krenare per ju. Pershendetje te perzemerta nga larg.Peshtanaku

  38. SADIKU says:

    jAM RRITUR JETIM ,PO PER ARESYE NATYRORE DHE ME DHEMB SHPIRTI PER KETA FEMIJE QE RRITEN JETIMA PA I PASUR BORGJ ASKUJ DHE DUKE MOS JA MARRE ZOTI
    BABALLARETK KJO ESHTE KRIMINALE DHE NUK E KONCEPTOJ SE SI DO TE PAGUHET
    NGA KETA KRIMINELA QE SHETISIN ME KOSTUME FIRMATO E KOLLARE NE BENZA DHE ME BADIGARDE.
    A DO TE DALE NDONJI TRIM E TUA NDALE RRUGEN KETYRE KRIMINELAVE?

  39. M.B says:

    Bravo Mero nje shkrim shum prekes.Lutem qe kete shkrim ta lexojne kriminelet,prokuroret po dhe opozite qe voton ligjet dhe ambasadoret qe ven shenjen e barazinit midis vrasesve dhe organizatoreve te protestes.Ne ate poteste mund te ishin vrare me shume po mendoj qe ishte nje plan i mirorganizuar nga S.Berisha e L.Basha qe te thoshin se u vrane vet por ju doli huq fal medjave opozitare.Nuk e di a ka zot qe te mare hak se drejtesi e morem vesh qe nuk ka.Uroj qe nje dite te vihet drejtesia ne vend nemos nga robi nga zoti.

  40. Elton says:

    Po nuk e kuptuam, a i ishte vendosur yll pemes, apo jo!?

  41. arsenali says:

    E mjerueshme por dhe per te vajtuar.Popull zgjohu,opozit mos ke frik,laberi e para ti. Deri kur me kete propogande bolshevike.Kur do te vihet drejtesia ne rrugen e duhur qe te jap drejtesi.

  42. Labi Vlore says:

    I nderuar Mero.Pergezime per artikullin.Me ka prekur ne shpirt.
    Pyetja perfundimtare eshte.Si do vazhdoje situata me tej???????????
    Nuk iken Saliu nga pushteti me vote.Kete ti Mero e din me mire se gjithesekush nga ne.Si i behet,eshte pyetja???
    Une mendoj se nuk zgjidhet asgje,pervecse si ne Libi.
    Ketu,ka njerez qe komentojne dhe thone se nuk zgjidhen gjerat me lufte.
    Atehere,keta njerez qe thone se nuk zgjidhen gjerat me lufte,te na thone se si zgjidhen.Po supozoj nje moment,se me rrebelim luftarak gjerat nuk zgjidhen.Dakort.Atehere me thoni se si zgjidhen???
    Me tregoni te nderuar komentues se si zgjidhen.Keni detyrimin te me tregoni,mua,fshatarit prej Shqiperie se si do te zgjidhjet kjo pune.
    Nqs ju nuk me jepni zgjidhje atehere nuk mund te kundershtoni zgjidhjen time.Populli Shqiptar,si edhe une,kemi detyrim te mbrojme atdheun nga pushtuesi.Nqs Greqia na shpall lufte e kerkon te na pushtoje,a do te dilni ne lufte,apo do te kerkoni ta zgjidhni me bisedime,me muhabete dhe me shterngime duarsh???
    Une them se ne duhet te dalim,dhe do dalim ne lufte.
    Saliu me shoket e tij e ka pushtuar Shqiperine zoterinj.
    Eshte pushtues me i rrezikshem se Greqia apo Serbia.Kaq muhabet te thjeshte,e kuptoni apo jo???Nuk mjafton te quhemi te lire,thjesht sepse kemi te drejte te valvisim pa ndrojtje flamurin kombetar.Liria eshte shume me shume se kaq.I bej thirrje vehtes dhe popullit tim per kushtrim.Shqiperia eshte e pushtuar.Eshte e pushtuar.Eshte e pushtuar.Eshte e pushtuar.Duhet cliruar.
    Si mundet te clirohet???Te presim sa te vdesi Saliu??
    Por edhe kur te vdesi Saliu,ka lene nga mbas kelyshat e tij,me te ligj se ai vete.Si do te zhduken caknjte e tij qe po rrjepin dite per dite e pa ju dridhur qerpiku pasurine tone??Kur do te zgjidhet ceshtja e pronave???Kur do te denohen kriminelet???Kur do te marri fund vjedhja??
    Kur do te perfundoje maskarralleku??Dhe ne qofte se po,ne c’menyre???
    Me thoni ju lutem se si zgjdhet ky lemsh,se jam shume i revoltuar.Do te me beni nje nder shume te madh,nqs me tregoni se si do te zgjidhet,e nese do te zgjidhet.Faleminderit te gjitheve.

    1. anticensurë says:

      lab komshiu tim!shumë pikpyetje ke vënë për të tjerët!
      një pjesë e mirë e popullit nuk do ti zgjidhë!një pjesë nuk ka leverdi pjesa tjetër ka frikë!të dy këto pjesë kanë gjithnjë zgjidhjet e tyre!bisedimet ose më mirë të themi janë kundër “dhunës”!kuptohet për të dy arsyet e mësipërme!njëra nuk do të humbë përfitimin që ka kurse tjetra e ka më mirë të rrojë skllave,por të rrojë!për disa njerëz vegjetimi është jetë!për ne jo!
      këtu tek ne e keqja është se po na derjtojnë vegjetues të korruptuar!këta e kanë më mirë të jetojnë në atë “lluks”të lejuar nga kafsha e tërbuar se sa të ngrënë popullin në këmbë!kjo klasë e politikanëve nuk janë në gjëndje të bëjnë sakrificën më të vogël!të thonë “unë nuk dua rrogën e parrlamentit të korruptuar!unë nuk dua rrogën që paguhet nga taksat e popullit të cilit unë nuk i kam plotësuar as më të voglën kërkesë të tij!popullit që duan ta mbulojnë me plehëra”!imagjino ti të sakrifikojnë jetën e tyre dhe fëmijëve të tyre!ata nuk janë jaho gjoliku!ata duan të përfitojnë,të bëjnë kompromise për pisllëqet e fëmijëve të tyre!për vrasjet dhe aksidentet që bëjnë!
      sot për sotë nuk ka një udhëheqje që ta hedhë popullin në luftë!nuk ka një udhëheqje që është e gatëshme të sakrifikojë veten dhe popullin!

  43. Viktor Shima says:

    Z.Mero ju faleminderit shume per saktesine,transparencen, guximin, mjeshterine tuaj artistike te nje shkrimi teper emocional per te gjithe ne shqipetaret kudoqe ndodhemi brenda dhe jashte vendit.Mesazhi juaj eshte nje mesazh urimi dhe ngushellimi per te gjithe femijet jetime te 21 Janarit 2011 por ne te njejten kohe dhe mesazh percjelles per drejtesine shqipetare per te vene ne pranga te gjithe keta kriminele te pa skrupullt qe po tallen me nje popull te vuajtur per vite me radhe.

  44. Koz says:

    Une besoj se ska person me te urryer (pas Bishes dhe familjes, ndoshta edhe Topallit, dhe Klanit te tij televiziv, Henrit, Hoxhes, Zhejit idiot) sesa Lulzim Basha. Mero Ben fort mire qe ju kujton bukeshkaleve, krimineleve dhe te gjithe atyre ndyresirave qe perpiqen te harrojne krimin Berishiante vrasjes se protestuesve por kam pershtypje se ne lidhje me akuzen per Bashen si urdherdhenes per vrasje e 4 te pafajshmeve Gabon drejtimin e akuzes. Ai krim ka vetem nje author qe eshte Berisha dhe eshte nje krim ne sy te te gjitheve dhe qe na prek te gjitheve ne. Mund te kishin qene 4 persona te tjere ne vend te atyre te pafateve dhe ishte dicka e kalkuluar per te vrare shpirtin tone. Te gjithe ata maskarenj perfshire edhe Bashen qe ka ndjekur urdherat e ketij te marri duhen ndjekur e denuar si b.punetor ne krim. Nuk do te kishim nje Bashe te shpifur e irritiues per publikun nese nuk do te kishim Berishe, nese nuk do te kishim lejuar riardhjen ne pushtet te ketij vrasesi psikopat. Ai duhej te ishte denuar per krimet e tij te meparshme dhe do te jete travestia me e madhe nese ky ndyresire antishqiptare ( dhe ata qe I rrijne dhe I vijne pas ) nuk marrin denimin e merituar. E vetmja gje me te cilen jam dakort me Blushin eshte se opozita dhe vete Rama mbajne pergjegjesi qe nuk ishin ne krye te asaj proteste due per kete ai duhet tu kerkoje falje familjareve. Sic Mero duhet tu kerkoje falje shqiptareve dhe ketyre familjareve per ndihmen modeste qe ka dhene ne ri-ardhjen ne pushtet te kesaj monstre dhe kesaj klike te qelbur. Ketu fillon pastrimi I ndergjegjes dhe pranimi I pergjegjesive Sado te vogla qofshin. Kete Kane nevoje te degjojne edhe shqiptaret. Sii dhe bindjen dhe perpjekjen e pashterur per te mos lejuar te tille monstra te na hypin ne shpine.

  45. Drejtesia says:

    Lulzim Basha do te bente mire sikur te jepte doreheqjen nga detyra e kryebashkiakut deri ne çastin kur do te jepej Drejtesia per vrasjet e 21 janarit 2011.
    Nuk e kuptoj, se si ka moral te dale neper Tirane Lulzim Basha, kur te gjithe e shenojne me gisht dhe e akuzojne per VRASES!
    Basha do te bente mire te jepte doreheqjen dhe te priste vendimin e DREJTESISE.

    1. elinor bahiti says:

      Hahaha, kjo ishte shaka e forte, drejtesia….shaka ishte eee, apo jo?

  46. k.fejzo ny says:

    i nderuar labi vlore
    ke te drejte te revoltohesh kur shikon qe shqiperia ne 21 janar u pushtua nga junta e berishes me bekimin e arvizuse dhe tradhetine e edi rames qe une e konsideroj njeri te traumatizur rende dhe i paafte t’i rezistoje
    perbindeshit berishe.
    Megjithate po te tregoj disa hapa qe duhet te besh nqs te dhimbset ai vend:
    dhe do kesh me vehte 80% te shqiptareve
    -hiq “nick name” dhe dil me emrin e vertete
    -lexo historine e legjendes martin luter king
    -shko protesto paqesisht ne kryeminstrine e shqiperine
    qe ndodhet te ambasada amerikane dhe kerko largimin e arvizuse
    si perkrahes i vrasesit berishe..te tjerat vijne me rradhe..
    ……Une per vehte jam larguar perfundimisht nga shqiperia ne qershor 96′
    pas demonstrates me te madhe qe ka njohur historia e shqiperise.Ne ate kohe
    kur shume idealiste si une protestonin shume te tjere merreshin me perqindjet te vefa dhe te sutja..tung

    1. Enerti Begaj says:

      Shume mire me thua zoteri k.fejzo.Ekzaktesisht kjo duhet bere.
      Ndoshta nuk do te me besoje,po te te thoja se kam menduar ekzaktesisht te njejtat gjera.Pse nuk po e bej akoma,as vete se di se c’me pengon???

      P.S.Pseudonimin Labi Vlore e shkruaj ngaqe shume komentues te Temes me njohin me kete pseudonim,e jo se nuk dua te shkruaj emrin e vertete.Megjithate ke te drejte.Nga ky moment e me tej do te perdor vetem emer dhe mbiemer.Pershendetje dhe faleminderit per repliken e sinqerte.

      1. k.fejzo ny says:

        zoti begaj e vlersoj qendrimin tuaj te cilter ne lidhje me situaten e rende
        qe po kalon vendi yne.vetem doja te shtoja qe ligjet e shoqerise kane ngjashmeri me ligjet e natyres dhe pak ndikohen nga deshirat apo idealet e njerezve.dihet qe sot ne shqiperi po zhvillohet nje “lufte” midis barbareve
        te sali berishes dhe civilizimit shqiptar.perkohesisht vendi ndodhet nen e kembet e tribalit me kollare sali ram berisha. nuk do jete e larget dita e clirimit .faktori kryesor per rrezimin e tij do jete vete berisha.ai eshte
        bere i padurueshem jo vetem per shqiptaret por dhe per te huajt.koha do ta tregoje.

  47. Andrea says:

    Zoti Mero, pergezime. Jemi bere abonente te perhershem te Tema online dhe duam qe ju dhe gazeta juaj te mbeteni gjithmone ne te njejten linje, pavaresisht se kush mund te vije ne pushtet. Eh te lumte pena-pushke o djale i Trebeshines, qe s’ta ben syri terr nga pushtetaret qe i kane lyer duart me gjakun e njerezve. Vazhdo keshtu se nuk kane c’te bejne hienat e pushtetit. Ti ke mbeshtetjen e njerezve te thjeshte, te atyre qe rrojne me djersen e ballit dhe qe padyshim jane pjesa derrmuese e ketij populli te vuajtur. Bravo mero!

  48. Sejmen Gjokoli says:

    Trim, i mençur, mendjeprehtë, i pathyshëm, i pakorruptueshëm , i paepur…mëmëdhetar etj.etj. Sot për sot, në këtë Shqipërinë tonë, është vetëm një dhe ky e ka emrin : MERO BAZE .

  49. Drita says:

    pema e vitit te ri e vene nga nje kriminel, mendoni si do jete 2012″???????????

  50. fortunato65 says:

    mero baze.ju jeni i vetmi i ngelur jashte kontrollit si gazetare ne shqiperi.une ju beje juve nje propozim .perse nuk kandidoheni ne parlament dhe keto tia thoni edhe ne folteren e atij parlamenti ku fjala e vertete mungon.beni nje ide dhe kandidoni edhe si i pavarur.persa i perket shkrimit tuaj, tashme shqiptaret jane bere si ata qe nuk shohin nuk degjojne dhe nuk flasin.dhe a e dini perse , sepse edhe ato forza politike qe do te duheshin te kontrastonin sado pak kete qeveri te nerveritshme , nuk them hajdute pasi kane lindur te tille nuk po bejne anen e tyre si opozite. kam ndermend nje thenie te nje filozofi qe thoshte keshtu : ne duhet te ecim gjithmone perpara dhe nuk duhet te kthehemi prapa as edhe per te marre fuqi.kjo duhet te jete motoja e socialisteve .nuk duhet te kthehene prapa per te ndryshuar idete e tyre por te gjejne te reja.zoti rama tashme ka humbur busullen.

  51. l kolonja says:

    Me pak fjale ceshtja shtrohet:a ishin terrorista 4 protestuesit qe u vrane ne 21 janar apo ishin terrorista berisha dhe luludhi qe vrane 4 heronjte.
    Fatkeqesisht vulen e dha zoti arvizu qe me veprimet e tij quajti burre shteti nje vrases dhe quajti terrorista 4 protestuesit.Fjalet e teperta jane fukarallik ne nje shtet qe ka njezet vjet qe drejtohet nga ambassadoruce.

  52. m.hasa says:

    nje hipokrizi jashte imagjinates shihet nga qendrimi i nderkombetareve duke krahasur 21 janarin 2011 me 14 shtatorin kur
    Sali Berisha bashkë me drejtues të tjerë të opozitës u vunë në krye të protestave, të cilat degjeneruan në sulme kundër institucioneve shtetërore, kryeministrisë, parlamentit apo edhe godinës e Televizionit Publik Shqiptar. Godinat u sulmuan duke u djegur dhe shkatërruar nga protestuesit duke marre dhe tankun dhe armatime te tjera.
    Vetem duke krahesur keto dy data del konkluzioni se Berisha eshte i perkedheluri i perendimit.Nje vrasje e mundeshme e berishes nga armiqte
    apo hasmit e tij qe jane te shumte dhe te perbetuar per nje gje te tille
    do te sillte nje shkaterrim perfundimtar te kombit nga falangat e tij
    ndoshta jashte kontrollit nderkombetar.Prandaj nje “cmontim” i berishes
    nga dipllomacia e huaj dhe pengimi i publicistit rama dhe shemtires ruci
    qe te mos vije ne pushtet do ishte zgjidhja e vetme.Nje qeveri e shpetimit
    kombetar do jete garanci nen momitorimin e shba dhe be.

  53. ariu says:

    TI JE NJE BUDALLA I LINDUR

  54. TURI says:

    E KE QARE FARE O MERO BRAVO BRAVO QE JE NGA TE PAKTET QE SHKRUAN KUNDER DIKTATURES ME TE EGER TE EVROPES.MASE NGRIHET 1 BURRE DHE TE BEJE DREJTESI

  55. burreli says:

    Vdekje fizike do te kesh o zoti Mero por qe te uroj edhe 100 te tjera,por shkrimet tuaja puna juaj nuk do te harrohen do te jen te pa vdekshme.Keto shkrime jan plumba mbi vrasesit e shqiptareve sala e luli. Buzeqeshja e tyre ne keto dit vret akoma shpirin e shqiptarit.Tu befte dita 1000 o zoti Mero.

  56. Ilka says:

    Bukuroshja Ina Rama? Po a thua se ka moral? Po te kishte nje fije dinjiteti, duhej te kishte dhene doreheqjen, me e pakta qe mund te bente, kur e quajten ” Lavire bulevardi”. Te tjeret?! Po te kishin nje te qindten e dinjitetit te nje politikani te rendomte perendimor, ne nuk do ishim katandisur ne kete gjendje mjerane si popull e si komb.

  57. x says:

    Pa Koment…………

    TE LUMTE DORA!
    nuk eshte e vertet qe nuk po e marrin denimin e duhur. Ata po e marrin nga pena jote e arte, qe po i vret dit per dit me keq se nje arme qe te merr jeten vetem ne nje moment. me keto shkrime ti po i denon ne cdo sekond, ne cdo minut, te cdo dite, te cdo muaj e cdo viti duke vene drejtesin e duke marr hakun e nje populli.
    pac jeten e gjat o zoti Mero.

  58. LILOLABJA says:

    Z.Mero nuk kemi me fuqi te qajme per ata femije, nuk e di çmendim kane komentuesit e tjere po do desha, qe nga gazeta juaj te hapet nje llogari per femijet e heronjve te 21 Janarit dhe secili nga ne te kontriboje me aq sa mundet. Do desha qe ju te drejtoni nje tele maratone ne nje stacion tv si TOP CHANNEL dhe te perfshihen personalitete nga te gjithe fushat . Se ate vend e ka marre lumi, qe kur drejtohet nga ambasadoret dhe lere pastaj kur keta shartohen dhe me “burrat e shtetit”.Kete mund ta beni vetem ju ,vetem ju keni te drejten morale te organizoni kete tele maratone.

    FALEMINDERIT FALEMINDERIT FALEMINDERIT!!!!!!

  59. elinor bahiti says:

    A e di si eshte puna Mero? Te gjithe njerezit flasin fjalet me te mira per ty; ne fakt, nuk eshte gje e vogel qe ti i vetem t’i kundervihesh kaq hapur nje tiranie te tille. Keshtu qe, duke pa se besimin dhe perkrahjen e njerezve e ke, pse nuk krijon ti nje parti dhe te mbledhesh brenda saj te gjithe ata demokrate te ndershem qe u larguan nga saliu? 100 parti jane ato, 1 me shume dhe 1 me pak nuk ndryshon gje ne kandar! Si thua? Krijo nje parti me nje emer disi te vecante dhe te goditur, organizo popullin qe eshte i gatshem per te te ndjeke dhe jam i sigurte qe ne vjeshten e 2012 kemi zgjedhje te reja te drejtuara nga nje qeveri e perkoheshme. Une vete nuk besoj me tek askush se mund apo eshte i vullnetshem te beje dicka per ate vend pervec teje. Mendoje pak kete gje! Si patriot qe je e ke edhe si pergjegjesi morale te besh dicka kur e shikon popullin tend duke vuajte ne ate menyre. Jam i bindur se Historia do te te shperbleje. Nje mundesi e tille nuk te vjen shpesh ne jete. Batakcinjte ose burracaket jane me shume te prire ta kene kete fat – per fat te keq te kombit!

  60. daja says:

    o lul o legen , e di se edhe ti e lexon TEMEN prandaj po te them ta Q….. rracen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje