Mes ikjes nga pushteti dhe ikjes nga Evropa

9 Dhjetor 2011, 22:48Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Arrestimi i Ilir Metës dhe garantimi i lirisë së medias duket se janë dy kushtet e reja të forta që Bashkimi Evropian po i ofron politikës shqiptare në shkëmbim të marrjes së ftesës për tu bërë vend kandidat për anëtar i Bashkimit Evropian. Eurodeputetët që ishin pjesë e Komisionit Ndërparlamentar të Stabilizim- Asociimit kanë fokusuar vëmendjen e tyre tek dy probleme madhore për standardet e demokracisë në Shqipëri, tek pandëshkueshmëria e zyrtarëve të lartë dhe mungesa e lirisë së medies në vend.

Disa prej eurodeputetëve e ilustruan shqetësimin thelbësor që ekziston për mosndëshkueshmërinë e zyrtarëve të lartë me gjyqin e degraduar ndaj ish- zëvendëskryeministrit Ilir Meta. Edhe më parë Bashkimi Evropian ka kërkuar që drejtësia shqiptare të kërkojë ndihmën e Bashkimit Evropian për këtë gjyq përmes ekspertizës së specializuar, por gjyqësori në Tiranë ka injoruar këto thirrje. Duke ndjekur nga afër situatën në terren, eurodeputetët e kanë konsideruar këtë proces gjyqësor një ilustrim të mosndëshkimit të korrupsionit si dhe një kontroll të pushtetit mbi gjyqësorin. Eurodeputeti Viktor Boshtinaru tha se ai është tepër i politizuar dhe përmendi rastin e gjyqit ndaj Ilir Metës, ndërsa eurodeputetja Tanja Fajon theksoi çështjen e lirisë së medies dhe rrezikun e rikthimit të regjimit të vizave.

Për t’i identifikuar të dy problemet publikisht, eurodeputetët, shkuan në një vizitë tek media më e madhe në vend, Top Channel, vizitë e cila identifikon të dy problemet. E para ajo është media që ka bërë publike videon e korrupsionit të Ilir Metës, dhe e dyta është një nga mediat që po e paguan shtrenjtë betejën e saj me pushtetin, pasi përveç kërcënimeve dhe shantazheve financiare, prishjes së zyrave dhe dhunës verbale ndaj tyre, po përballen dhe me një seri procesesh gjyqësore mafioze, të cilat synojnë t’i mbyllin gojën gazetarëve. Të gjithë e kemi të freskët gjobën marramendëse ndaj tyre në favor të ish- ministrit Pango, akuzat verbale të kryeministrit për drejtuesin e emisionit ‘Fiks fare’, Filip Çakuli, paditë prej qindra- mijëra eurosh të Rezart Taçit ndaj gazetares Mimoza Dervishi dhe gazetës Shqip, si dhe përdorimin e gjyqtarëve të korruptuar për të dhënë vendime në favor të qeverisë siç ishte rasti i kontratës së prishur në mënyrë të njëanshme nga qeveria shqiptare lidhur me zyrat e reja që kjo kompani po ndërtonte tek ish-ekspozita ‘Shqipëria Sot’.

Kjo vizitë dhe fjalori i ri publik i eurodeputetëve në Tiranë, në të vërtetë forcoi zërat që filluan të ndiheshin muaj më parë nga Brukseli se Shqipëria ka nevojë të demonstrojë një gjyqësor të pavarur dhe të pakorruptuar, duke ofruar po ashtu ndihmën e  tyre për gjyqin ndaj Ilir Metës.

Pas nënshkrimit nga opozita të paktit për të votuar ligjet konsensuale, qeveria shqiptare jo vetëm që ka mbetur e zbuluar para Evropës për kushtet që duhet të plotësojë, por po detyrohet si në rastin e Kroacisë të japë shembuj të ndëshkimit të zyrtarëve të lartë. Kroacisë iu desh të arrestonte kryeministrin që i kishte futur në NATO dhe Bashkimin Evropian, për një aferë që qeveritarët tanë e quajnë pare xhepi, dhe po nxjerr nga politika pasardhësen e tij të suksesshme për një aferë të paqartë lidhur me financimin e dikurshëm të fushatës së saj elektorale.

Kushtet e reja, që do të jenë gurë i rëndë në qafë të qeverisë, duket se janë arrestimi i Ilir Metës dhe liria e medies. Këto janë dy përgjigje të cilat qeveria shqiptare nuk ka fuqi t’i japë kaq shpejt. Sali Berisha nuk është i gatshëm të dorëzojë Ilir Metën, jo pse i dhimbset, por se i rrëzohet qeveria dhe i demoralizohen strukturat e krimit që e mbajnë në pushtet. Ai po ashtu nuk është i gatshëm të garantojë një liri për medien, pasi ajo do të ishte fundi i pushtetit të tij.

Kur eurodeputetja më e dashur për shqiptarët, Tanja Fajon, avokatja e lëvizjes së lirë të shqiptarëve, thotë se në vend ka 1-2 medie të lira, në të vërtetë përveçse ka bërë një akuzë të madhe, ka vënë dhe një kusht tjetër të rëndë për qeverinë shqiptare në rrugën e saj drejt Brukselit. Ajo ka spostuar retorikën nga baltosja e opozitës, tek vetëvrasja e qeverisë. Nëse Sali Berisha do të dëgjojë seriozisht këshillat e Bashkimit Evropian, duke dorëzuar Ilir Metën dhe duke lënë medien e lirë, ai është i dënuar të ikë nga pushteti. Nëse nuk dëgjon Bashkimin Evropian, por mbron Ilir Metën dhe vazhdon betejën kundër medies së lirë, ai do të largohet nga Evropa. Dhe nëse ai mbahet në dilemën të ikë nga pushteti apo të ikë nga Evropa, ai me qejf zgjedh këtë të dytën.

 

 

52 komente në “Mes ikjes nga pushteti dhe ikjes nga Evropa”

  1. NY says:

    NQS EUROPA DHE OPOZITA HARRON 21 JANARIN KY ESHTE FUNDI I TURPSHEM
    I KOMBIT DHE DINJTETIT SHQIPTAR;
    DHE DO THEMI:
    SHQIPERIA U SHKATERRUA NGA MALSORET.
    DHE U VARROS NGA AMBASADORET.
    QEFININ JA VURI EDI RAMA ME GRAMOZRUCORET.

    1. LSI says:

      Mos u beni budallenj se nuk kane b*th Ram Berisha te merret me Ilir Meten. Se ky i hap portat e ferrit pastaj. Plus qe do perballej me mijrat e simpatizateve te LSI.

      1. Realisti says:

        Cfare sipatizantesh te LSI. Jane vetem te rinj naive qe genjehen pas deshires per kariere ose nje vend pune. LSI eshte qender banditesh jo parti e mirfillte politike me program dhe moral

        1. raimondi says:

          Nuke cantrapin Sala per Europen ,jo

          Prite kur te lidhet me Kinen

      2. olti says:

        Diten qe rruget e Tiranes do te lahen me gjakun e politikaneve tradhetor dhe jo te kokpalareve fatkeq, do te jete dita e pare e lirise se kombit Shqiptar……

        1. hasan says:

          Amen.Fjala jote ne vesh te perendise.

      3. Agimi says:

        …simpatizantet e LSI-is…simpatizantet e LeShit-curres.

        1. Vlora says:

          ca mut simpatizante ka LSI………….

          LSI ka ca rreshta hajdutesh qe do te shkonin pas cdo qeverije qe do te vinte ne pushtet dhe do ta haronin qe ekzistonte ilir shtanga…….

      4. Argita_B says:

        Ata qe ndjekin nga pas hadutin me çizme Meta nuk quhen simpatizante, po hajdtute, fshatare qe pranojne te shesin voten per nje thes me miell se LSI nuk ka se si te fitoje vota me ndreshmeri, pasi nese sihte e tille, sdo kishte nje kryehajdut per kryetar.

    2. Vila says:

      NUK KA ASNJE PROBLEM. LSI KA VETEM 4 VOTA DHE ATO JA JAPIN SALI RRUMPALLES 4 PLEHRAT E PS: HARASANI – ISLAMI – BELLO – DHE KARAVELLO, ME FALNI BLUSHI. DHE BASHKE ME TA EDHE TRE PLEHRAT QE MBETEN NGA LSI: HAXHIPORDHA, KOKA DHE NACO. ILIRI NUK ESHTE FAKTOR NE POLITIKEN SOT. SALIUT I BEN MIRE TA HEQE DUKE E RRASUR NE BURG, DHE KESHTU TREGON PARA BE SE ESHTE LUFTETAR KUNDER KORRUPSIONIT.

    3. VETEM REVOLUCIONI SI NE LIBI E PASTRON SHQIPERINE AKTUALE, DUKE E SHPETUAR ATE VETE NJE HERE E MIRE NGA PROVINCIALET (MALOKET), QE NE 99% TE TYRE E MERITOJNE PROVINCEN DHE ASPAK QYTETIN. O MILET SKE PSE PYET ME PER KRERET E OPOZITES TASHME TE KAPUR E TE KORRUPTUAR, POR AS EDHE PER NDERKOMBETARET KUSHDO QOFTE EUROPIAN APO AMERIKAN. TE DYJA PALET NDERKOMBETARE EUROPIAN E AMERIKANE BASHKE; TASHME I KEMI PARE E PROVUAR SE SI NA DUAN, NA DUAN NEN DIKTATURE DHE JO NE DEMOKRACI, PRANDAJ PERKRAHIN RREGJIMIN BERISHA+META+ ETJERE NE BANDEN E QEVERISE SE KOALICIONIT PER VJEDHJE E VRASJE.

  2. andi says:

    zoti Baze, pse nuk beni nje trasmision tv vetem ne internet? do ishte shum interesante, artikujt qe shkruani mund ti shpalosni ne nje regjistrim video dhe pastaj ti publikoni, .andi

    1. ca si larg nga aty, dmth., ne Kopenhagen says:

      Andi,
      si mund ta beje Mero nje tv ne internet, kur ne te gjithe, perfshire edhe mua qe po bej moral, fusim bythen ne ferre kur vjen puna per te paguar shumen financiare (edhe kjo ne forme donacioni), per te lexuar gazeten!!!!
      Vetem me deshiren e mire nuk mund te behen gjerat.
      Ne jemi si komb, njerez llafazane, qe trimerohemi kur jemi para kompjuterit, por qe na shpeton ne pantallona kur vjen koha per kacafytje.

      Pershendetje nga maja e akullnajes ?

      1. gallata says:

        Lum si Golja qe e di ç’eshte !

  3. CristalClear says:

    Po per cfare i duhet Berishes Evropa? Qe ta kontrollojne e te mos e lejojne qe te beje si i do qejfi? Ai keshtu eshte zot e peshkop.Ka mesuar se si ta mbaje pushtetin duke perdorur dhunen ne Shqiperi e duke perdorur parate per lobistet ne perendim.

  4. turi says:

    po saliu e luli djemte e enverit jane qe nuk e lene pushtetin dhe bare te hame

  5. Labi Vlore says:

    O mero vellai.Te gjitha ato qe ne kemi pare me sy e jetuar i dime.Ti po thua,se ka filluar ndoshta te i thote hapur dhe Europa??Kjo eshte e rendesishme,sigurisht,por Saliu nuk ha pyke.Ai ka per ti vjedhur perseri zgjedhjet e vitit 2013,ashtu si dhe ju e citoni ne fjaline fundit te shkrimit tuaj ne menyre indirekte.Sot,nga Franca ai deklaroi se do te rrije ne politike,deri sa Shqiptaret ti thone lamturmire,por ai nuk ka per ti lejuar kurre Shqiptaret qe ti thone lamtumire.Dita kur ai do te iki si kryeminister,do te jete dita kur ai do te na thote ne lamtumire,e jo ne atij.Lamtumira jepet nepermjet zgjedhjeve.C’fare ironie.Opozita ne rrugen e saj kunder kafshes se Vucidolit,se fundmi ka ofruar bashkepunim,ashtu si e ka kerkuar Europa.Levizje gjeniale,do thoja une,sepse tashme opozita i heq edhe alibine e fundit Sali Shpellarit,per bllokimin e reformave nga ana e opozites,e rrjedhimisht humbjen e statusit kandidat.Nuk eshte aspak e vertete,por e verteta eshte se Berisha ankohej tek Eurpianet per qendrimin radikal te opozites.Ua mbyllte gojen menjefjale.Ose e thene ne menyre popullore,indirekt u thoshte atyre,se qeveria e tij eshte me tolerante se opozita qe ka braktisur parlamentin.Tash qe opozita u rikthye ne parlament dhe ka ofruar bashkepunimin Europianet kane filluar te i kerkojne llogari Saliut.Ai pikerisht kete nuk donte.Qe opozita te kthehej ne parlament e te ofronte bashkepunim per perspektiven Europiane te vendit.Pse??Sepse Europianet tash po i tregojne se opozita po e ben detyren e saj,dhe se eshte detyre e qeverise qe te forcoje pavaresiene e institucioneve te pavarura ne vend,duke filluar nga prokurpria dhe drejtesia.Po kerkohet koka e Ilir Metes si deshmi e vullnetit te vendosjes se shtetit ligjor,qe me aq ngulm kerkon Europa,para integrimit ne gjirin e saj.Europa tash do te kerkoje plotesimin e 12 rekomandimeve qe ka vendosur e qe varen vetem nga vullneti qeverise.Sinjalet filluan nga sot,kur deputetja Europiane me e dashur per Shqiptaret(aq sa edhe e bukur)Tanja Fajon foli per Lirine emedias ne Shqiperi.Para disa ditesh prokurorja Ina Rama ndodhej ne Bruksel,pikerisht per te marre mbeshtetjen Europiane per te mos patur frike nga bisha dhe kacaket e maleve te tij.Rrethi po i ngushtohet,e po vihet me shpatulla mbas murit,por une perseri mendoj se do te jete e kote.Nuk ha pyke skizofreni as nga Europa e nga askush.Ai,ne rast te refuzimit te statusit kandidat Shqiperise,edhe vitin tjeter,nuk do te kete me alibine e mosbashkpunimit te opozites,por do shpike dicka tjeter,edhe me shume qesharake.Ndoshta do te thote,se Europa nuk na do,si e ka thene edhe disa here te tjera,kur citonte se Europa nuk ka shume simpati per Shqiperine.Keto jane gjera kot Mero.Natyrisht,presioni Europian do te jete i rende dhe i lodhshem per Salen,por ai do te vjedhi zgjedhjet e vitit 2013,ndoshta me procedure kolegjesh zgjedhor,dhe do te ua mbylli gojen edhe Europianeve.Ne qofte se keta te fundit do te rrisin presionin,ai do te u thote atyre qe mos ti bejne presion,se ndryshe ai do djegi Shqiperine.Ne kete pike Europianet do te na braktisin ne mjerimin tone,nen thundren e kucedres Berishe.Sepse edhe ata e dine shume mire,qe Saliu me te vertete e djeg Shqiperine per hir te pushtetit te tij.E midis nje Shqiperi te djegur,e nje Shqiperie te padjegur,por te dhunuar,ata do te zgjedhin kete te dyten.Perfundimi eshte se.Vetem Shqiptaret mund ta rrezojne Saliun nga pushteti,por kohet e fundit me ka humbur besimi edhe tek Shqiptaret.Perfundimisht po them se.Saliu nuk iken nga pushteti,e nuk e heq dot nga karrigia,as Europianet,as Amerikanet e as Kazakistanet.Si ka thene dhe ai vete.Do ta heqi nga pushteti vetem se perendia,ose lufta perfundimtare,por me kosto te jashtezakonshme ne jete humane e popullit Shqiptar.Kush deshiron le te besoje,se ai mund te iki paqesisht dhe me presionin e Europianeve nga pushteti.Une nuk e besoj,e s’kam per ta besuar kurre.Shpresoj vetem tek zoti,ishalla ndonje semundje e rende dhe e pasherueshme.Zoti ndihmofte mua dhe popullin tim nga ky mallkim shume i rende qe zoti na ka bere.

    1. mjere Shqiperia says:

      Edhe yne si ty Labi kam merak se Salen nuk ka Rane ta rrezoje.Me ata kolopuce qe karreth vetes vec lajka merr po vota kurresesi.me ndryshimin e sistemit ne proporcional si rama dhe berisha mbeten bajraktaret brenda partive ku dhe zeri i Blushit dhe malajt shuhet pas nje oferte ne kryesi.
      te besosh se shpetohet nga berisha se zoti do e ndeshkoj eshte fatalizem qe i ka kapur qe nga ju labi dhe plot te tjere,Vetem Rama kujton se i erdhi rradha e do e bejne kryeminister aforfe.Mjer Shqiperia

  6. gogo says:

    Diten qe do te thyeje qafen e te largohet nga pushteti Sali Shpellari,duhet ta shpallim FESTE KOMBETARE!Por,gjersa te vije ajo dite,me sa kuptohet nga intervista dhene ne France,kemi per te vuajtur ende shume,se ai mund te iki nga kolltuku,vetem po i preve koken,se pasi t’i kesh prere duart,ai do kapet me dhembe!

  7. Albann says:

    E sakte .S ka denim te Metes.Per Berishen me mire jashte Evropes se pa pushtet.Nejse si dhelper qe eshte do gjeje menyren per tia hedhur fajin opozites,te pakten sa per sy e faqe.

    1. ZQK says:

      Une them se Ilir Meta do veje vete ne burg. Jo se e ndjen veten fajtor. Por do e beje per te mire te memedheut. Ne te mire te integrimit. A nuk eshte integrimi qellimi final i Partise se tij?
      Me “zyrtare te larte” kuptohet edhe Lul Basha a Sali Bisha.

      1. Albann says:

        Mos se mu mbushen syte me lote…Si do jetojme pa ta??? Ai mund te mendoje per atdheun,por te mendoje dhe per ne.Ne mos per ne ,ta bejne per Arvizun,Wolfarthin,Fratinin apo Daul-in.Te gjithe keta kane shpenzuar energji (dhe kane afera qe duhen mbyllur),s mund te shkosh ne burg e ti lesh gjerat pergjysem.

  8. Ndoc Sukaj says:

    Z Baze.Ju keni qene gjithmone ne linjen e pare te frontit per nje Shqiperi te lire, per zgjedhje te lira, per lufte ndaj zyrtareve te korruptuar dhe ne mbrojtje te interesave kombetare.Ju dhate fakte dhe prova te mjaftueshme qe kure drejtonit ,,faktor plusin tek Vizion -,, por ne nje shoqeri ..Pushtetare,, ne vend qe te denoheshin fajtoret u denuat juve me mbyllje gazete dhe me ,,qarkullim kuadri,, si ne sistemin e Sali Doktorit.Ju pergezoj sinqerisht per guximin tuaj per te denoncuar publikisht cilindo pesh-kaqen apo krapuliq qe ben afera te felliqura ne kurrize te shoqerise shqiptare dhe interesave kombetare.

  9. drejtimi says:

    sala ne 1997 nga *media* pa varin e tij persegjalli.Tani leket evjedhura te popullit i sherbejne per subvecione per mediat si klani, tvsh……

  10. arian says:

    shikoni endrra per pushtet

  11. Po cfare Ilir mo jeni ne terezi juve? I biri i tij Zeni hodhi ne ere 26 vete dhe nuk eshte bjeri ne burg, ne 1997 u veane tx pakten 3000 veta, e ne 21 Janar u vrane 4 te tjere e keta bytheq…. E Europes e juve thoni Ilir Meta.. Ilir meta munt te jete i pari tjeter pas familjes kriminale, zombi Berisha duhet ne burg ne fillim po kush do ta fute? Gramoz Ruci qe i biti leviz me me BMW X6 apo Rama qe i mbush breket sa degjon emrin e zombies berisha?

    1. miri says:

      Haxhipordha nuk eshte deputet

  12. dymi says:

    A e dini cfare beri Enveri kur ishte para dilemes qe te ikte nga pushteti apo te divorcohej nga “Bashkimi i Madh e i Lavdishem Sovietik”? Mbajti pushtetin e i vuri shkelmin Bashkimit Sovietik qe e kishte pompuar aq shume tek shqiptaret.Mendoni se ka ndonje ndryshim ndermjet Enverit dhe Enver Saliut?

  13. landi says:

    Ata qe i ofruan pakt saliut, justifikohen duke thene se tani saliut do i vihen kushte me te renda nga evropa. Kjo eshte nje genjeshter nga me te medhate, dhe e verteta do dali brenda ketij viti te ardhshem, kur do shohim qe shqiperise do i jepet statusi i vendit kandidat prej paktit te opozites, por ilir meta do jete i lire e aspak i arrestuar.
    Kroacia eshte ne nje stad shume te avancuar se shqiperia, prandaj i jane vene kushte serioze.
    Nuk e di si do justifikojne veten keta qe mbeshtesin kete kurs qe po i jep oksigjen saliut, kur saliu te marri statusin e vendit kandidat e drejtesia te jete me e kapur se sot. Ky kurs nenshtrimi ndaj saliut po ve ne rrezik fitoren e zgjedhjeve te ardhshme.
    Per me shume vitin tjeter saliu do zgjedhi kryeprokuror te ri, keshtuqe kot mundohen te genjejne se po dobesohet saliu, kur saliun po e forcojne cdo dite.
    Rama duhet te shkoje ne zgjedhje pa saliun kryeminister, por ai ka zgjedhur ta mbaje saliun deri ne fund, e po con tere kauzen e opozites ne gremine. Vitin tjeter do zbardhet kjo genjeshter e rradhes e kursit te turpshem.
    Rama duhet votuar, por ky kurs i ri eshte turp.

  14. Jani says:

    Ore njerez, Saliu ne 97 ju dogji juve edhe Shqiperine,vute Nanon ju Vodhi si edhe mesoje Saliun si Vidhet kur je ne Krye,
    me 2005 e zgjodhet perseri Kriminelin mbasi nuk ju mjaftoje me sa duketdjegjet dhe Vrasjet e 97-tes,
    Pastaj vershuan vazhde Gerdeci,vjedhja e miljonave te rruges,shitja ujrave ke greku,21 Janari e shume e shume bema te cilat ish Ambasadori Amerikan ja u tha hapur por ju o Popull ju ka zene gjumi i barit te miut qe Berisha ju jep cdo dite,sa te keni Saliun nuk keni per ta pare Europen as si Kandidate,,
    Mero Baze me te drejte po mundohet tju zgjoje ,te hapni syte se po shkoni cdo dite drejt Humneres Berishjane,
    O Mero , RESPEKT ,RESPEKT te vecante ,jeni Trim, Realist dhe se doren per te shkruajtur e ke te Arte,
    Qofsh i lumtur.

  15. per qorrin pa sy says:

    O qorr, o vemje perfaqesuese e ketij populli sylesh. Si mund ta quash medie te lire faktin qe Mero Baze arrin te shkruaje? Mos valle po e vrane “aksidentalisht” do thuash gje ti dhe syleshet e tjere? Liri e medies do te thote o trap qe te mos te te fundose shteti financiarisht sepse ke nje ze ndryshe nga kori i zhabave te korruptuara, qe te te mos qelloje tjetri me grusht se ke denoncuar korrupsionin e tij, qe te mos hash gjoba falimentuese kur thua te verteten. Nuk eshte vec burgu, djegia e gazetes, vrasja e gazetareve. Eshte presioni mbi te afermit, gazetarin vete. Sa larg jemi si popull nga vetendergjegjesimi qe jeta vlen dhe mbrohet me lirine e fjales. Plehra pa dinjitet.

  16. elinor bahiti says:

    Ku po i plas berishes per integrimin ne Evrope! As qe i bjen nder mend. Ne cdo rast ai fiton – po u pranuam ne Evrope (s’ka shanse) ai thote se ishte merite krejtesisht e qeverise; nqs nuk pranohemi (100%) atehere ai ia le fajin krejtesisht opozites. Keshtu qe, ai vazhdon “te ngreje” rrogat, “te ule” taksat, dhe te arrije te behet ekonomia e pare (nga fundi) e botes. Populli ngelet shume i kenaqur dhe “e voton” ate perseri; e gjithe merita e fitores se madherishme ne votime i quhet ristanit per nje numerim “te sakte” te votave. I gjithe mileti brohoret njezeri: Rrofte Salafi!

  17. luis says:

    Neqoftese u intereson europianeve apo amerikane per ta larguar nga pushteti kete e largojne shume shpejt dhe me format qe ata vete i dine dhe ky nuk ka bythe tu rezistoje,sepse kane qene burra me te forte e me mbeshtetje dhe intersa te jashtezakonshme sic ishte Gadafi e kompani dhe kur u interesoj e futen tharmin dhe perfunduan me te shumtit ne boten tjeter.
    Ah se cfare kane ne plane ata kete nuk mund ta di me saktesi por per nje gje jam i sigurte se lakun sa vijne e po ia shterngojne.
    Nderkombetaret do kishin deshire te shihnin nje popull te revoltuar duke e vene me shpatulla per muri,por ne kete aspekt megjithe thirrjet qe kane bere diplomatet e huaj ne menyre indirekte tek populli yne eshte njelloj sikur ti thuash nje shurdhi a me degjon.Populli shqiptar ekziston si forme dhe asgje me shume keshtu qe nuk duhet shpresuar ne kete aspekt persa i perket nje proteste radikale.
    Nderkombetaret po perpiqen ta dobesojne ne radhe te pare nga ana ekonomike dhe diplomatike duke ia ngushtuar rrethin deri ne ate mase saqe ta bejne te vetedijshem popullin per ta rrezuar me ane te votes,kuptohet duke ia minimizuar ne kulm vjedhjet e zgjedhjeve.
    Ne rast se populli shqiptare mes dy alternativave zgjedh bie fjala perseri Berishen atehere nderkombetaret do ia shterngojne doren dhe do i thone popullit paci vehten ne qafe se askush me prej nesh nuk do pjerdh me per ju.
    Me kete desha te theksoj se vuajtjet dhe percudnimin nuk duhet tua mveshim te tjereve si faj ndaj nesh por vehtes tone qe zgjedhim gjithmone ate qe nuk eshte e mire.

  18. nastradini says:

    LARGIMI ga BE-ja nuk eshte pune shakaje. Se Enver Hoxha e LARGOI njehere Shqiperine dhe shqiptaret nga 45-a deri ne 91-n. Dhe mbeti ne Dimrin e Vetmise se Madhe si qyqe pylli. Dhe renoi ekonomine e falimentoi vendin. Kur i transformoi shqiptaret si kafshe te egra. Si majmune xhungle, qe ja kishin hypur direkeve te anijeve per t’ja mbathur nga syte-kembet ne Bote. Per te shpetuar koken dhe familjet e tyre nga PARAJSA enveriste. BE do te thote civilizacion, BE do te thote fonde zhvillimi, BE do te thote para dhe leka per Shqiperine dhe shqiptaret. Mjafton te kene mend dhe tru ne koke. Per t’i kerkuar dhe per t’i pervehtesuar. Se lekat e BE-se jane gadi te vershojne si lumenj pranvere. Jo si plehrat e Saliut per te helmuar vendin, por per ta zhvilluar ate si te gjitha shtetet perendimore te kesaj organizate progresiste. Kete duhet ta kuptojne shqiptaret dhe te nguten ta hedhin KOKEPOSHTE Sali Kriminelin dhe ta nxjerrin ne murrin e turpit per krimet qe ka kryer. Sic e nxorren rumunet Causheskun. Sic po i nxjerrin njeri-pas-tjetrit kroatet kryeministrat e tyre te korruptuar.

  19. Drenica e Kuqe says:

    O Mero, ikte e mos u kthefte kurre me! Mos ja pafshim kurre syte as fytyren, mesa bores t’parvjetit!… Po, keta fare gomaresh na bene perralle para gjithe botes, he Zoti pa i marrue mos e lashte, e po u duket vetja se i ka marruar pak! Antishqiptarizmi i te gjithe koheve shqiptare kulmon me Sali Berish Fazlliçin. Keto jane faqet e zeza te shqiptarise e te Shqiperise!…

    Drenica e Kuqe

  20. 21janari says:

    Jo, nuk jane dy rruge per Berishen: ose pushteti ose Evropa. Largimi nga Evropa do te thote largim nga pushteti per te.
    Pra, Barisha ka vetem nje rruge, ate te largimit nga pushteti. Por qe ti shpetoje burgut, atij i nevojitet nje 97 i dyte…

  21. Gj. Fishta says:

    Natyrisht qe perbindshi Berisha ka ngjallur tash 20 vjet shume deshperim e pesimizem ne popull, po mos harrojme se eshte vetem nje ne krye te nje kaste te mireinstaluar, po jo i pathyeshem. Lexova dhe historine hollivudiane te zarfit. Mendoj se koha kerkon me qetesi per te gjykuar, jo emocione, jo fushe me lule, gati si pune e kryer, qe te mbledhim afer shishet e shampanjes per te festuar. Çmontimi i Perbindshit, si nje premtim i pambajtur i Nano-Metes (pervec nje prove teknike, te njohur e te publikuar kohe me pare) tregon se nuk eshte i lehte, perkundrazi, po jo kurresesi i pamundur, madje ky proces vazhdon me ritme marramendese. Saliu, tashme ne syte e popullit, te miqve euroatlantike duket si nje vrases ordiner, i cili ne vend te nje bombe, a thike qe kercenon skuadren e nderhyrjes se shpejte ne shkembim te ikjes a te lenies se lire per t’ia mbathur pa i hyre gjemb ne kembe, ai shtrengon fort STABILITETIN dhe problematikat e mprehta te Ballkanit Perendimor: Cameria, Kosova, Maqedonia, aq sa disa naive pretendojne edhe per “Nentor te trete” ne 2012 (me fluturue me presh ne b…) Euroatllantiket te mberthyer ne halle epokale, si shperberja e Europes se Bashkuar (kurre mos ndodhte, kjo veper e politikaneve vizionare ne keto dekadat e fundit, + mangesite jo te pakta, qe kerkojne nje reformim rrenjesor e funksional) megjithate gjejne kohe e mundesi te merren me seriozisht me Shqiperine, pasi tashme per ata eshte e qarte se kush e tek e drejton, cfare diktature eshte instaluar ne Shqiperi,qysh e ka emrin, c’rrezikshmeri te larte ka etj, ne cfare gjendje eshte vendi yne, ne te gjithe drejtimet, ku s’mund te thuash as per nje sektor qe mund te ndrit. Pra, ne kete tabllo “sinoptike” (edhe te komentuesve te tjere, personalisht do t’i drejtohesha “zarfit” tjeter, ate qe thuhet se paskesh marre Rama ne Bruksel. Veprimet e saj, sipas strategjise se re jane te matura, mirepo per fat te keq, kane “ftohur” e kane distancuar njerezit (selia e PSSH-se duket si shkolle, ku kane filluar pushimet), jane shkeputur disi nga protagonistet kryesore te ndryshimeve te medha qe kerkohen e priten, te Rilindjes Shqiptare. Nuk mjafton vetem te anuncosh ide te medha, po duhet t’i ndjekesh. Tempo-ritmi i gershetimit te luftes me faktorin e “jashtem” aktiv dhe te brendshem eshte mjaft i ulet. Shoqeria civile eshte ne bisht te kandarit, si i thone fjales. Strukturat e reja paszgjedhore s’po ndihen fare. Le me ai Keshilli i te urteve (me keshillue bizneset e tyre dhe “hozrashotet” te disa individe qe kane ende neper institucione, ku kane akces, e di mire prof. Pellumbi e plot te tjere) nga nje strukture “me i marre” pushtet direktiv E.Rames, po bejne te kunderten. Nje qendrim flake per flake ne twiter i kryetarit (kur u konsultua me sekretaret?) nuk ezauron tere problematiken, te duket gati si nje dyluftim lideresh dhe jo nje beteje per Rilindjen shqiptare, qe njeri (a) PD dhe kasta e Berishes do ta mbaje me cdo kusht e tjetra qe lufton per te sotmen dhe ardhmerine e vendit.

  22. LILOLABJA says:

    Saliu do iki, kur shume nga ne ne mes tone, te mos ta votojne ate .Ne problemin e kemi me ata injorante dhe me ata pisa do i quaja, qe per hir te nje vendi pune ne administrate i japin voten sistematikisht ketij bastardi.Ne nje dialog me nje person nga veriu gjate diskutimit me tha nje shprehje shume te forte “ne voten saliut ja kemi dhene gjithmone qe prej vitit 90 ,por ai fiton kur voten ja jepni ju”.Nuk dua te me dal njeri e te thote, qe ai i vjedh,jo se kjo s’eshte e vertete ,por ne zgjedhjet lokale e di shume mire dhe bufi qe shume te “majte “me ne krye te peshtirin Hysni Milloshi ja dhane Saliut.Une pres kur te bjere kjo diktature injorantesh dhe pisash dhe kur te kthehet morali nuk do kemi me kete bishe ne krye te shtetit .Kete vetem 97 -ta e shkul nga pushteti ndryshe jane qiqrra ne hell. Saliu e ka afirmuar veten qe eshte nje makine elektorale dhe kete nuk duhet ta anash kalojme .Izoti e nxjerr gomarin nga balta.

    1. elinor bahiti says:

      Lilolabja; ata njerez qe e votojne saliun per nje cope pune diku, gjithmone do ta votojne ate – per kete te jesh e sigurte. Plus edhe shkallen e manipulimit saliu e rrit ne varesi te deficitit te votave dhe, prandaj, po qe puna per vote, ai gjithmone fiton. Protestat e vazhdueshme (jo jave per jave por dite per dite) jane E VETMJA RRUGE per ta detyru ate te largohet.

  23. Shihni endrra me sy hapur shihni, me njerez si ju Berishen perjete do e keni ne pushtet.

    1. fule says:

      Keto pune e kane i zgjidhje: Edi Rama

    2. Bujari i burgosur politik. says:

      Lexoje zotri link-un dhe shikoje të vërtetë e fsheht të popullit shqiptarë. http://bit.ly/jAL5ep.

  24. sadiku says:

    SALI BERBYTHA eshte shume i kenaqur te MOS HYJE NE EVROPE vetem te ruaje pushtetin e TIJ kriminal. KETE DUHET TA DIJE CDO SHQIPTAR.

  25. GENTI VLORE says:

    sala te martohet me arvizun ilir muti me volfart jozefina me etore sekuin te tjeret te kapin grat e njeri tjetrit shqiperia e ka te ardhmen te sigurt te gjitheve jy hypte e gjith evropa o qeveritar horra ne krye malokun e ndyre te me falin njerzit e ndershe te veriut se nuk ka pyell pa derra

  26. ivani i madh says:

    SALIU SE LESHON PUSHTETIN EDHE SIKUR TJA PALLOJNE GJITHE ROBT E SHTEPISE E JU THUANI TE DORZOJE ILIRIN PO DORZOI METEN AI DUHET TE BEJE GATI TABUTIN E TE PRONOTOJE HOXHE QE TI KENDOJE FALJEN E LAMTUMIRES QE TE VEJE NE XHENEM TE GOMERVE

  27. sindi says:

    Bravooooooooooooooooo Vlora te qerohen sa me par kta horra

  28. ana says:

    te gjith nga jugu ne veri te bashkohemi per te rrezuar kete Qeveri

  29. gjon says:

    QE TE QEROHEN KETO HORRA PUSHTETMBAJTES ME VOTA TE VJEDHURA separi duhet te bojkotohen nga cdo aktivitet qe ato bejne sikur po punojne per ne.DO JETE VETEM VOTA JONE KUNDER PER TI LARGUAR NGA PUSHTETI se perndryshe SALI GORJA (BERISHA) NUK E LESHON KARRIGEN e korrupsionit e te HAJDUTERISE.Sa per perfaqesuesit e EUROPES tek ne NA RROF…BY…ato jane sahanlepires, ndryshe flasin tjeter bejne.

  30. tomori beratit says:

    LSI eshte forca qe te ben me lek.NJE miku im u gdhi nje dite te bukur DREJTOR as ne mend e as ne fiqir.E takoi nje nga te medhenjt e lsi (po nuk ma tregoi emrin) e i tha :Ti…. je emeruar DREJTOR dhe pike.Bej çfar te duash hiq ke te duash nga puna dhe mer ke te duash,je fuqi plot per te gjitha njelloj siç je ne shtepin tende.RRogen e ke ne dor vet dhe plus saj “ti je vet i zgjuar”e me shkeli syrin.Ja pra pse genjehen te rinjte nga lsi Ne kete katrahur sepse jan pa pun dhe per 50000 lek te vjetra pranojn çdo gje le pastaj kur u jep 4-500.000. lek mendo se çbejne.Ne kete kriz qe ka mberthyer vendin te me falni po edhe mua mund te me prishet mendja.JAM PA PUN.megjithate ka nje zgjidhje,-Do ti mar leket dhe voten do tja kthej ne lule te ballit kunder ilir metes.Kjo eshte e sigurt.

  31. aleksi says:

    Te pergezoj z.Mero dhe ke me se te drejte por shoku Sali ja dha pergjigjen Brukselit”-Une do te largohem atehere kur shqiptaret te me thone LAMTUMIRE …”.Pra zoteri i nderuar shoku sali zgjodhi te dyten largimin nga europa dhe futjen ne VICIDOL duke foertifikuar kullen e tij.Skemi cbejme kjo na ra per hise ne shqiptareve monstra e vicidolit..

  32. Doktor Mortja says:

    padyshim,ju jeni te gjithe komunista!
    padyshim, ju jeni te gjithe shqiptare,por per inatin tuej,une nuk do ta leshoj asnjehere pushtetin!vendit do ti ve flaken prape,por ju asnjehere nuk do ta gezoni!
    rrofte Shkelzeni! rrofte demokracia! liri-demokraci!
    me ne fitojne te gjithe!!!!!!

    padyshim…..

  33. asso says:

    Ah ne shqiptaret qe nuk i mesuam kurre kuptimet e fjaleve.Te jesh i lire nuk dmth te rrihesh, te te behet biznesi 0, te shpallesh pucist, etj etj.Simund te quhesh i lire kur ti nuk din se cfare te ndodh neser mbas djegjes se makines,”per shkak te nje qarku elektrik”.Po kjo lloj “lirie” ta ve qarkun ne gurrmaz neser.Eshte merite e madhe e ketyre gazetareve qe gjejne kurajot e llafosin.Sa per Evropen, interesi i qeverise eshte me pak se 0, se pastaj nuk ka me “rrumpallhone” o shoke.Kush e ka shkel Kroacine kupton se cfare duhet me pas me qene pjese Evrope dhe kupton se sa vite drite jemi ne larg.Te jemi koshient!!!!!!!Se ne akoma kemi qejf te rrejme veten se jemi “yll”.Po lereni Ilirin se ai nje pershesh me kos po han.Pse a thoni ju se nga ky kosi nuk ka ngrene e han dhe ………???????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje