Sali Berisha nuk merret më me Partinë Demokratike. Partia e tij, e cila prej vitit 1992 nuk ka qenë asnjëherë parti e parë në vend nën drejtimin e tij, thellë- thellë i ngjall një lloj bezdie. E lodh me pafuqinë e saj për tu rritur dhe nervozon me futjen e saj në ujë sa herë ka zgjedhje. E lodh mbi të gjitha vetëdija e tij se njerëzit që ka lënë në krye të punëve tentojnë ta informojnë apo ta konsiderojnë të parin e tyre. Për 20 vjet ia ka dalë të mbajë larg saj identitete politike të PD-së, ia ka dalë ta bëjë një realitet të pranuar se ajo nuk është një parti që mund t’i kërkosh llogari për rregulla, statute, kuvende apo zgjedhje, ia ka dalë praktikisht ta mbyllë atë derë dhe të mos prodhojë më asnjë lajm dhe asnjë histori që nga 3 korriku i 2005, kur copëtimi i së majtës në tri kampe mes Nanos, Metës dhe aleatëve të Nanos, bëri që ai të formonte shumicën qeverisëse në vend.
Prej 2005-ës Sali Berisha nuk drejton më Partinë Demokratike, por Partinë e tij Socialiste. I qartë se mbijetesa e tij në pushtet nuk varej më nga partia e tij, por shkatërrimi i kundërshtarit, ai ka ngritur një sistem të tërë të korruptimit politik në vend, që tejkalon frymën antiopozitare që ka pasur qeverisja e Ilir Metës dhe Fatos Nanos para vitit 2005. Sali Berisha në të vërtetë është kryetar i kësaj partie pa emër, pa fytyrë dhe pa numra, të cilën e miklon të qëndrojë rrotull tij, e afron, por jo aq shumë sa të rrezikohet prej tyre, e paguan, por jo aq shumë sa të ndezë xhelozi, e mbron, por jo aq shumë sa t’i bëjë të padobishëm. Dy ish- kryeministrat socialistë me të cilët ai ka pasur beteja deri në pikën e ekzistencës së tij, janë kthyer tashmë në dy flukse politike që Berisha po përpiqet t’i menaxhojë prej vitit 2005.
Më poshtëruese është sjellja e tij me Fatos Nanon. Në vitin 2007 ai e thirri atë në një takim privat larg syve të të gjithëve, duke hedhur bazat e një bashkëpunimi afatgjatë politik. Nuk bëhet fjalë për shfaqjen e tij para kamerave me Fatos Nanon, por një javë më parë. U takuan dhe Fatos Nano mendoi se u morën vesh për të ndihmuar njëri- tjetrin. Dhe Fatos Nano e ndihmoi. I doli në krah disa herë rresht. Erdhi korriku i vitit 2007 dhe ai priste të fitonte diçka. Berisha nuk ia dha. Nano jo vetëm që nuk iu mërzit, por eliminoi nga gara dhe Neritan Cekën që po tentonte të bëhej president.
E njëjta gjë u përsërit në zgjedhjet parlamentare dhe më pas në zgjedhjet lokale. Një fluks i tërë ish ministrash të Fatos Nanos, ku Islami shquante mbi të tjerë, filluan jo vetëm të bashkëpunojnë me Berishën, por të shkojnë në pozicione ekstreme, duke ndjekur zgjedhjet nga e njëjta tavolinë kafeneje me Sali Berishën, në betejën ku votat grabiteshin në mes të ditës. Fatos Nano, me shpresë se Berisha do t’ia dijë këtë nder, përsëri nuk foli. Nuk foli për vjedhje të votave në Tiranë. Nuk e dënoi aktin e përmbysjes së rezultatit në tavolinë. Islami dhe njerëzit e tij jo e jo. Përkundër kësaj filluan të bëjnë llogari me gishta e të tregojnë se Berisha kishte fituar. Berisha ishte 24 orë në kontakt me ta. Biznesmenë dhe propagandistë të oborrit të tij u bënë pjesë e kësaj historie. Biznesmenë që kapën shtetin dhe u përfshinë në investime të frikshme antiopozitare siç është projekti Klan, i financuar nga këta biznesmenë, dhe një rrjet i tërë mediash antiopozitare filluan të kompleksojnë opozitën se ajo nuk do të ketë të ardhme nëse nuk dorëzohet para Fatos Nanos dhe Ilir Metës. Neveria shkoi deri atje, sa të evokonin dhe kohët e arta të Fatos Nanos si e vetmja shpresë për të majtën.
Opozita filloi të reagojë ngadalë dhe i zmbrapsi këta zëra. Në diferencë me Berishën, ajo bën zgjedhje në parti, bën garë dhe ndan në mënyrë publike postet që i ofrohen për institucionet e shtetit. Fatos Nano shfaqet përsëri para kamerave. Projekti më i frikshëm antiopozitar në Shqipëri i bashkoi para kamerave. Berisha i jep dorën paksa si i zënë në faj dhe Nano paksa i rreptë që ende s’ka marrë gjë. Në sfond shikohej qartë fytyra e jargavitur e mblesit të kësaj fotoje. Gjithçka duket si një biskotë pa sheqer për të shuar lëngjet që i kanë mbushur stomakun Fatos Nanos para zgjedhjes së presidentit. Nuk ka për ta bërë përsëri. Nuk e do për president. E do për të mbajtur PS të lidhur me emrin e atij me të cilën e ka mundur atë parti.
Meta po ashtu nuk rri shumë larg Fatos Nanos. I ka dhënë Sali Berishës dy herë pushtetin në vitin 2005 dhe 2009, dhe ishte i qartë në projektin e tij se me copëtimin e së majtës do të detyronte Edi Ramën të gjunjëzohej. Por fati e ndëshkoi rëndë. Në përpjekje për të kontrolluar gjithçka, ai hyri në konflikt me Dritan Priftin, dhe ky i fundit bëri një histori të re për politikën shqiptare, duke u ndarë nga pushteti jo duke mërmëritur siç bëjnë shumica e njerëzve të kapur në këtë vend, por duke gjëmuar. Vuri gishtin mbi mafien e oborrit të Berishës dhe hetimet ia provuan akuzën. Vuri gishtin mbi Ilir Metën dhe skandali u bë publik në një video rrëqethëse që shpjegon gjithë arsyet përse Ilir Meta është në politikë. Pas kësaj Partia Demokratike, tashmë e braktisur nga Berisha, u tkurr në zgjedhjet e fundit me shpresë që të transferonte vota këshilltarësh tek LSI, me qëllim që shqiptarët të dekurajoheshin për ndëshkimin e mundshëm me votë të korrupsionit. E bëri dhe atë. Por kudo që Ilir Meta kandidoi për kryetar bashkie apo komune, humbi. Asnjë shqiptar nuk denjoi ta votonte atë, përveç trafikut të votave që rrodhi në një proces dytësor të parëndësishëm për qytetarët.
Sali Berisha pas kësaj filloi një fushatë arrestimesh të njerëzve të tij duke e izoluar vetëm tek katër mandatet që ai ka në Kuvend, ato që janë e gjithë arsyeja përse Berisha e do Ilir Metën. Tashmë Ilir Meta është përditë e më i izoluar. Njerëzit e PD e urrejnë se e shikojnë si një hajdut që u ka hyrë me lugë në brez në shtëpinë e tyre. PS e urren si një hajdut që ka shitur idealin e tyre. LSI e shikon me dyshim se nuk ka fuqi t’i mbrojë më nga prangat e policëve. Biznesmenët që e kanë financuar e shikojnë me dyshim investimin e tyre pasi shikojnë se kush kërkon lekët, përfundon në burg. Aleatët e tjerë të PD e shikojnë me smirë dhe ankth se mos ai u merr pjesën e luanit në koalicionin me PD. Një futje e mundshme e Metës brenda koalicionit me PD do të bëjë që gjithë partitë e vogla të punojnë për Ilir Metën. Dhe ai pret një shpërblim nga Berisha për gjithë këto sakrifica. Siç e shikoni, fytyra e plakur e Berishës nuk ka fuqi më as të dhurojë buzëqeshje. Atij i duhet që askush nga socialistët e tij të mos rehatohet. Askush të mos ndjehet përfundimisht i qetë me Berishën. Askush të mos pushojë së hedhuri një gur mbi PS. Tërbimi i madh pse Rama kërkon përjashtimin e Islamit nuk është se i dhimbset Islami, por se nuk i duhet më. Ai e do atë atje, të flasë si socialist, të veprojë kundër PS si socialist dhe të përfshihet në betejë elektorale kundër PS si socialist. I përjashtuar atij nuk i duhet për asgjë. Ai dhe ashtu ka plot të papunë rreth vetes.
Partia që Berisha drejton është ndoshta partia më dinamike në botë, pasi është partia e njerëzve të përdorur, që ai shpreson se do t’i kompensojnë pafuqinë e Partisë Demokratike për të qenë ndonjë herë forcë e parë në këtë vend. Pas 20 vitesh në demokraci ai ka sot nën kontroll kryeministrin e parë socialist, kryeparlamentarin e parë socialist dhe kryeministrin më të ri socialist. Ai është i përfshirë me pasion në lojën për t’i mbajtur ata pezull, duke u premtuar gjithçka, duke i inkurajuar të kapitalizojnë në elektorat pro tij pjesën korruptive të shoqërisë, atë kategori njerëzish që hyjnë në politikë për të bërë ndonjë lek dhe që nuk është e vogël. Ai ka izoluar nga pushteti partinë e tij, e ka hequr atë nga axhenda e tij e punës, ka harruar kuvendet dhe statutet e asaj partie dhe menaxhon mbetjet urbane të Partisë Socialiste. Ai është sot kryetari i tyre me kohë të plotë, me përkushtim të plotë dhe frymëzim të plotë. Ajo është pakica e artë që e mban gjallë.
analize e shkelqyer…. gjithe ajo qe ppo jetojme dhe shohim perdite eshte permbledhur ne keto fjale….
I nderuar Mero dhe ju lexues te Gazetes Tema. Une e pranoj analizen e Meros, por mendoj se rrenjet e kesaj qe ndodh jane diku gjetke. E kam thene dhe perseris: Saliu, Fatosi, Meta, Kastrioti, Mehdiu, Xhuveli, Neritani, dhe zhulsa te tjere si keta, qe ishin nder ekstremistet e PPSH (Saliu, Xhuveli, Iliri, Kastrioti) ose nder te degjeneruarit moralisht te PPSH (Nano, Godo, te na fale atje ku eshte dhe ca te tjere si keta) u shperndane ne parti e particka per te uzurpuar fushen e lojes politike pas vitit 1990, qartazi per ti prere rrugen:
-Ballisteve dhe legalisteve,
-Shtresave te permbysura, pra ish pronareve,
-Te perndjekurve politike,
-Cdo grupimi personash te pakenaqur e ndeshkuar nga PPSh,
-Intelektualeve me aspirata te mirefillta demokratike,
-Njerezve te thjeshte me interesa demokratike per liri e perparim.
Qellimi, i qarte si dielli, ne menyre qe mos kishin mundesi te grupoheshin ne parti politike, te cilat jashte kontrollit te Ramizit dhe Nexhmijes do e permbysnin me themel komunizmin dhe do vinin ne vend drejtesine e munguar te moralit, nderit, prones, mendimit e idealit.
Keta “horra” dhe njekohesisht “plehra” te shoqerise shqiptare e arriten misionin e tyre dhe sot pas 20 vjetesh, komunistet jane perseri ne pushtet, por me te pasur, me te ushqyer, me te majmur ne para, lluks e prona. Nga televizori shiheshin se ne promovimin e librit (pacavures) se Fevziut, ne ate salle gelonin ish-komunistet e rinj ose xhon-komunistet (si dikur xhon-turqit)dhe bashkepuntoret e dikurshem te PPSh ne organet e diktatures apo te propagandes komuniste si pjese e instrumentave te dhunes se asaj kohe dhe sot. A nuk jane te tille Frangaj, Blushi, Balliu, Mitrua e mitrot e tjere?
Natyrshem, roli i ketyre njerzve sot neper partite politike ku “militojne” nuk eshte kaq i mprehte sa ishte ne 1990, ku shembulli i Causheskut tmerronte Ramizin, Nexhmijen, por edhe Saliun e Fatosin, edhe Sabriun e Xhuvelin. Prandaj sot ata mund edhe ta heqin disi masken dhe te behen bashke neper ziafete.
Por, ata jane bashke, shume me shume se neper ziafetet e kohes kur eshte fjala per interesat e tyre ekonomike, te parave te tyre, te pronave te tyre, pasurive te tyre dhe femijve te tyre.
Ne kete kendveshtrim, une jam dakord me Meron; po ata kane tashme partine e tyre transversale me Saliun ne krye, me te cilen shtypin e rrjepin pjesen tjeter te popullit.
O popull, mos u mashtroni me librat e Fevzos, Blushit e Rushit, shiko interesin tend dhe mos e harroni Causheskun se koha po i vjen, sikurse mos e harroni pranveren arabe, qe tregoi se edhe Europa e Amerika gabojne para popujve, me apo pa dashje, i mbajne e i ushqejne diktatoret se i duhen, por ne skemi pse te ulim kurrizin qe te na kercejne keto plehra mbi koke.
Kjo parti e Saliut dhe horrave eshte ajo qe duhet zhdukur e para, dhe ju zoti Mero duhet ta kishit cuar analizen deri ne fund, per te qene te qarte per sot dhe neser. Keta duhen zhdukur, ose jemi kthyer ne skellever pergjithmone, ne dhe femijet tane. Me gabimin qe po bejme sot, po vrasim te ardhmen e femijve tane, duke i lene nen thundren komuniste njehere e pergjithmone. 21 janari 2011 eshte dita kur u vra populli, nga te gjitha palet e politikes. Njesoj sikurse u vra populli me 1990, me 1996, me 1997, me 2005, me 2009, dhe vritet sot. Le te kthehet 21 janari 2012 ne diten e permbysjes se “horrave” dhe Shqiperia te shkoje perpara drejt botes se qyteteruar. Ndryshe, ikni o popull nga ky vend, se eshte i mallkuar dhe lini bejleret e rinj te bejne edhe sherbetorin, edhe bujkun, edhe cengijen, edhe again, edhe dylberin, cdo gje ta bejne vete. Rruge tjeter nuk ka, per te mos qene skllav. Ky eshte fundi i projektit te Ramizit dhe krimi i Saliut e Co.
Bravo…. me pelqeu shume ajo cfare ke shkruajtur, ke goditur ne koke….
flm, po u bene vite vite vec pas analiza..
ky nuk eshte vend revolucionaresh, lexo ndo pak histori (Na kan shitur F.Nolin per revolucionar, nderkoh qe ishte vetem nje intelektual atdhetar i shfytezuar nga klani pucist dhe per me teper i bere dhe kryeminister me leter me vrime) . Shqiptaret jane shoqeri klanore, Berisha eshte ne pushtet se ai personalisht ka klanin me besnik ndaj prijsit dhe ka ditur te krijoj aleanca me klane te tejera te etura dhe me me shume eksperience politike se ai i Rames. Biznesmente jane lopet nga ushqehet pushteti i klaneve dhe njekohesisht servila part -time per fitimet e tyre. Sa per shpresat e tua te Legaliste e Ballistet ata e humben luften per pushtet qe ne luften e 2 boterore dhe pas 50 vjetesh propagande kundra nuk kishin asnje shprese ne fillimet e demokracise (filmat me parizan clrimtar dhe ballista kolaborator i ke sot e kesaj dite ne tv). Ironike eshte se nga Berisha (pa vetedije ndoshta) po kruen veprimet qe te prishine kete status quo. Ai po ben me shume politika liberalizimi tregu dhe privatizime (heqja e reurseve ekonomike nga duart e pushtetit) por ai nuk do te krijoj kur regulla te drejta dhe te qarta tregu ne menyre qe konkurenca te jete e vertet dhe e drejte.
nje koment i persosur nga komentuesi “vila” dhe ke nje pershendetje te forte per saktesine e atyre qe thua por do te shtoja:
Ne sistemin e kaluar intelektualet me parti apo pa parti do t,i ndaja ne dy grupe kryesore:Ne njerez te ndershem qe besonin ne idealin e tyre dhe lane rinine ne frontet e veshtira te punes ne h/centrale,uzina,bujqesi
mbrojtje duke lare me djerse dhe gjak vendet e punes ku ata kontribuan.Kjo
kategori njerezis fisnike ose u larguan nga vendi ose jane terhequr ne jeten private te lemerisur nga is pashallaret e tyre te kuq ..
Ne grupin e dyte do te fusja maskarenjte qe ishin nje nivel me poshte
se byroja politike ku hynin :shefa kuadri,ambasadore,sekretare partish
prokurore,kryeredaktore,kryetare lidhje shkrimtaresh etj etj
KJO KOPE PARDESYBARDHESH DHE XHUPZINJSH ME NE KRYE EGOMANIAKUN BERISHE U LESHUAN ME TERBIM PER TE ZEVENDESUAR ATA QE PO IKNIN..NE FILLIM ISHIN
SI ZAGARET E RAMIZ ALISE QE U KTHYEN NE MANEKINE TE DIPLLOMATEVE TE HUAJ..
BRENDA 24 ORESH …I PAME KETO HORRA PER 45 VJET DUKE I LEPIRE BOLET ENVER HOXHES DHE TANI
JANE BERE TE PADURUESHEM DUKE SHARE ISH KOMONDANTIN E TYRE..ESHTE E NEVERITESHME TI SHIKOSH KETA NJEREZ QE TANI I JARGAVITEN NJE AMBASADORI
QE POTHUAJ KA MARRE TASHME ATRIBUTET E DIKTATORIT..ESHTE KOHE PUSHTIMI
POR KETE RRADHE SHQIPTARET JANE PUSHTUAR NGA VETE SHQIPTARET PER LLOGARI
TE TRE GJENERALEVE AMBASADORE …
vetem ‘gj ,muco’ i ka ren ne kok problemit dhe te vertetes se hidhur qe po na helmon 20 vjet pa pushim,
shkrimi juaj eshte nje plotesim i meros dhe mendoj se nuk ka per te shtuar me.por me nje plotesim te vogel se,xn-komunistet nuk jane te tille por, fashisto- komuniste ata jane.
Komenti i Vilas eshte per tu pershendetur njelloj si shkrimi i Meros.
Nje dite Sali Berisha shkon te nje fallxhore per te pare te ardhmen e tij. Fallxhorja perqendrohet dhe fillon te flasi: Ju shikoj duke udhetuar me nje makine te hapur, ne nje rrugen e kryeqytetit dhe ka shum njerez te pranishem.
Dhe Saliu duke buzeqeshur pyet: Po njerezit jane te lumtur?
Fallxhorja: Po, jan shume te lumtur
Saliu : Po makinen po e ndjekin nga pas?
Fallxhorja: Po, te gjith po te vin… nga pas me flamur dhe tabela ne dore
Saliu : Dhe cfar ka te shkruar te tabelat?
Fallxhorja: Ka te shkruar fjal shprese per nje te ardhur me te mire
Saliu : Bertasin njerezit?
Fallxhorja: Po, te gjith bertasin, kendojne, kercejne… Jane shum te lumtur
Saliu : Po duart a mi shtrengojne?
Fallxhorja: Jo!
Saliu : Pse jo?!
Fallxhorja: Por sepse arkivoli eshte i mbyllur
Po faji i Berishes ku eshte ketu?! Ky thes kete miell ka.
Shume bukur thua — Sala nuk ka faj pse perdor budallenjte e PS-se per te mbajtur pushtetin
–Ky artikull tregon se Sala eshte me plot gojen nje Politikan i mirefillte
dhe super inteligjent, qe e ka bere PS-ne sallate dhe Nanon me Meten i perdor si i do qejfi
O Mero , mos je bere gje tifos me Salen ? hahahahahahahaahahaaha
tamam partia e qylaxhinjve.Kryetar nuk eshte as saliu,po ndonje bankier qe u mban parate e vjedhura neper parajsat fiskale.Qe mallkimi me i madh qe i la Shqiperise Ramizi,saliun,fatosin dhe profesorat e partive te qylaxhinjve.Mos kujtoni se do ikin kollaj?Kane blere e jane shitur njeqind here,sa po i pe te grinden,mos mendo per idealet,po per numrat e llogarise.Burra shkerdhata!
Rrespekte z.MERO BAZE Nje aktualitet per ta pare te gjithe.Ju uroj per shkrimet dinjitoze dhe me kuraje.
Krimi apokaliptik shteteror ne Gerdec ju vendosi ju z.Baze ne anen e popullit tuaj dhe qe nga ajo kohe ju ka dhene shkelqimin e gazetarise me frymezuese.Cdo nate e pres editorialin tuaj e ju falnderoj me zemer per Temen qe me eshte bere pjese e jetes ne cdo dite te saj.
Ne kete shkrim u tha troc Sala mbahet me jashqitjet e P.S ku dhe ben pjese ne kete jashqitje.
Po sikur mos ta kishim ne kete MERO BAZEN kush do na orientonte ? Rrofsh Mero 200 vjet !
Jemi mesuar te lexojme me nje fryme artikujt e zotit MERO BAZE dhe me kujtohet shtypi shqiptar i viteve 1990-1991 qe kane qene vitet e shpreses
por qe KJO SHPRESE u vra porsa kaluan 2-3 vitet e para NGA PARANOJAKU BERISHE.Te njejtat emocione dhe shprese jep sot gazeta “TEMA”
Nga gjithe artikulli kam vecuar 3 shprehje qe jane brilante:
1-fytyra e jargavitur e mblesit të kësaj fotoje.
2-mbijetesa e tij në pushtet varet nga shkatërrimi i kundërshtarit,
3-projekti më i frikshëm antiopozitar në Shqipëri bashkoi salen dhe tosin para kamerave.
FALEMINDERIT!
problemi ne shqiperi eshte se keta plehra jane te gjithe njelloj sepse kane dale nga kuzhina ramiziste…..
Do te doja te beja pak “oponence” zoti mero”
Nuk eshte mbetja urbane e ps pakica e arte qe mban gjalle berishen.
kjo lloj mbetje ka ndikim tek lufta e saliut per egzistence por nuk eshte kryesore.Them qe celesi qe e mban gjalle akoma berishen eshte te ambasada amerikane dhe vetem atje.
Mero une e dua ameriken por jam shume kritik me rrugen qe ka ndjekur dipllomacia amerikane ne shqiperi duke “graduar” berishen ne vitin 1991-1992 dhe duke mos kerkuar denimin e tij shembullor per masakrat
ne vitin 1997,1998dhe ne 2011.Shikoj shume shqiptare qe kane “frike”te kritikojne ameriken duke ju perfshire dhe ju zoti baze..
Marrim rastin e ROD BLLAGOJEVIC qe u denua 14 vjet per gjera qe ne shqiperi mund te behej minister pa frike.Mbi kete parime berisha po te ishte ne amerike me ato qe ka bere do ishte i denuar me karrike elektrike
Kur erdhen amerikanet ne shqiperi ne 1990 “baza” e tyre kryesore
ku u mbeshteten per te “cmontuar” komunizmin ishte beogradi
Pikerisht duke “emeruar” te parin e shqiperise serbofilin sali berisha
ne ate kohe kur amerika e kishte te perkedheluren e vet jugosllavine
qendron dhe celsi i arte qe mbijetoi berisha..
Duke pare qe gjerat kane ndryshuar 180 grade midis raporteve amerik-serbi-shqiperi shikohet se dipllomacia amerikane nuk i eshte pershtatur
ketij ndryshimi por vazhdon akoma “dashurine” me dhendrin e serbise.
Komentet me tej jane te teperta por nje gje eshte primare:
SENSIBILIZIMI I KONGRESIT AMERIKAN PER T’I DHENE FUND GJENDJES PARANOJAKE NE SHQIPERI DHE DIPLLOMACITE PERENDIMORE TE MOS E NEPERKEMBIN DINJITETIN E SHQIPTARVE..
TE LUMTE O MERO BAZE.KE BERE NJE ANALIZE TE KULLUAR DHE TE SHKELQYER TE POLITIKES SE SALI BERISHES NE KETO 20 VITE.NE PAK RRESHTA ME PENELATE TE FORTE KE NXJERE NE PAH FYTYREN ME TE POSHTEER TE QEVERITARVE DHE PLITIKANEVE KUADRO TE PPSH,SALI,FATOS,ILIR,KASTRIOT,BUF,DHE KUKUVAJKE.ME KETE NE MENURE TE THJESHTE U HAP SYTE DHE ATYRE QE CORODITEN NGA THRIMET E TRYEZES SE HAJDUTEVE.TE LUMTE ,JE HEROI I GAZETARISE POLITIKE SHQIPTARE TE DITEVE TONA.
Une jam nje person i varfer, por j betohem , ju superbetohem po kur lexoj keto qe ndodhin,menyrat dhe hilete se si keta palo burrash mbajne karriget them qe jane ata qe na kane ne popullin e thjeshte zili.ata si ze gjumi naten neve na ze top, ata kane frike nga hija e tyre, nga hija e njeri tjetrit, ata jetojne tamam si atehere me sigurimine shtetit, madje tremben edhe sikur tu shpetojne ndonje…. ata kane frike per femijet e tyre etjetj..
varet mbi çfare dysheku fle, sepse edhe biznesin e dyshekeve e kane vete, dhe mbushjet e tyre jane…..te merret fryma naten?
Z Mero je i sakte,ke bere nji analize me shume vlere,pore zduhet habitemi,komunisti i ndyre tropojani,eshte i vecante per pislliqe e prapaskena,ai po e mbane pushtetin me te degjeneruarit,plehrat e PS,pore edhe ktyre po ju vjene fundi,pastaje te gjejne biren ku te futen,drejtesia do te funksionoje,kane shume pere te paguar,duart i kane me gjake,ktu do te paguhen te gjitha.
Analize perfekte z Baze
Mua si popull i thjeshte nuk me mbetet gje tjeter-Ato motrat e bukura ku ti kene.
Nuk ke se cfar te shtosh me teper,te lumte zMero.
Analize e shkelqyer, po i jep nje ndihme te madhe vendit tend.
Te pergezoj, te mbeshtes te bekoj mendjen e zgjuar.
Bravao, Baze, janë per t’ju qarw hallin, meshiroji të lutem.
Nje analize Kryeveper! Me ate pakicen e “arte ” Sali Berisha do perfundoje shume shpejt si kova ne fund te pusit
Inteligjent,i qarte dhe i sakte,z.Baze.
TRE FYTYRA QE TURPEROJN RENDE SHQIPERIN.Fatos-Ilir- Sali.Pse e vura salen ne fund.Jo se ai eshte me i miri. Jo .Ai eshte nje skizofren i çmendur dhe vrases i vertet por eshte mbas ketyre dy fytyrave te qelbura qe lepijn çdo dit ate qe kan peshtyre ne vite.HARRAM buka qe hani .
po ku na i gjene miden,ça mendojme ne ti na i shkruan,ne te keto shkrime gjejme veten,dhe themi po ja ate qe mendoj une e mendojne dhe shume te tjere,vellezer lexus ka ardhe koha mos te harojme me po te jemi vigjilente dhe ti ndeshkojm se po na pine gjakun qente.bravo z baze,po aman,bena na 1 artikudhe per ate çani servilin.se e haroi beqirin fare,fevzo lepirsin e ka bere shoke kurse sandrin mike familie…………
Mero nje analize brilante vetem ke harruar se saliu edhe ne mbledhjet e qeverise nuk merret me gje tjeter vetem me PS e tij
e mbani mend si tha tosi: a ka sali rexheper ne PS ,tani u kthye vete ne salirexhep,keta nuk pyesin per socialistet e thjeshte po vetem per bythen e tyre ,ne esfel vafshin,Ty mero te lumte goja ,por je i vetem trim ne lufte
sa gjyna qe vuani kaq shume te shkuara ti kini
Do ta pagezoje kete parti te re si P.SH (partia e te shperfyteruarve) .Dhe nje nga keto kavie eshte dhe spartak braho i cili boterisht ne parlament akuzoi me fakte berishen si agjent serb para pak vitesh..qelbesire tregohet
dhe berisha qe pranon ne stanin e tij kete palo njeri..por dhe braho eshte
tipik i ketyre njerezve te shperfyetruar..Ne hall jane dhe shqiptaret e ndershem se pothuaj te gjithe kundershtaret e tij po i ha peshkaqeni berishe..e trishtueshme..intelektualet qe i drejtohen berishes kriminel
sic dhe eshte numerohen me gishtat e dores..Mendoj se mbi 80% e popullit jane kundra ketyre bastardeve por nuk ka besim me tek ato qe do te drejtojne..1 vjetori i 21 janarit po troket dhe do shohim kush jane terroristat e vertete:
-berisha & lulushi
-tre ambasadoret
-opozita,presidenti,prokuroria
-apo 4 qytetare te pafajshem ????????????????????????????
Po vjen 21 janari dhe eshte ne dore te 80% (jam dakort me pohimin tuaj k..koka )te shqiptareve te bejne detyren,rrezimin e fashizmit te instaluar perbindshem mbi kurrizin e tyre,me dekor lesh-integrimi europian. UNE jam GATI t’a bej detyren time civile e civike.
Analiza eshte e sakte. Ketu SALIU nuke ka faje PARTIA SOCIALISTE DUHET TE TE DISTANCOHET QARTEnga plehrat e tipit NANO,META ,ISLAMI.Partine DEMOKRATIKE e komandon MAFIAprandai KUJDESEEEEEEEE. .
Analize perfekte z.Baze.Shpresoj qe mos te kete shqipetare brenda dhe jashte vendit qe mos ta lexoje kete analize te shkelqyer qe i ke bere.Te lumte Mero!Je i madh…..
ZOTI MERO NDIHEM I LEMERISUR KUR LEXOVA CA KUJTIME TE “DISIDENTIT SHUME TE PERVUAJTUR” TE
ISH SEKRETARIT TE KQPPSH OSE PASUESIT DHE BASHKPUNTORIT TE AFERT TE RAMIZ ALISE.MUSTAFA NANO KA NJE ARTIKULL TE GAZETA SHQIP DHE PO SHKRUAJ MBYLLJEN
PIKANTE PER ME NDER AMBASDORIN E ZVICRRES….
Nuk ua këshilloj t’i lexoni kujtime të tilla. Do ish më mirë të pranonit që Mehmet Elezi, versioni i sotëm i Sulo Gradecit, t’ju pështynte në fytyrë se sa të lexonit këto ledha që ai i bën vetes e këto jargavitje që ai bën në adresë të Sali Berishës. Libri e ka titullin e vet, por nuk mund të gjendej një titull më autentik se sa “Kujtimet e dhjetorit dhe jargët e mia për Berishën”.
JU LUTEM SHUME ZOTI MERO BENI NJE ARTIKULL PER KETO KAMELEONE TE PESHTIRE.
Komenti qe i ben z. Vila artikullit te Meros e “kompleton” dicka me shume ate. Do s’do, me dashje apo pa dashje shumica absolute e “politicanve” te pas ’90 kane cuar ujin ne MULLIRIN e Ramis Alise “ngritur” ne netet e errta te ’89 (kur binte MURI i BERLINIT). Jane te thjeshta per tu kuptuar per cdo shqiptar te ndershem (i majte apo i djathte qofte). Detyra e gjithsejcilit pre nesh eshte se si ta frenojme, minimizojme apo ta ndalim “KASAPANEN” shqiptare qe Sali Berisha e compani po bejne prej vitesh para syve tane ne dem te se ardhmes tone. Gazeta TEMA , si askush gazzette tjeter e pavarur ne Shqiperi ka bere e po bene detyren e saj patriotike ndaj atdheut. Edhe ne shqiptaret, si ne qe jemi jashte e ata ne Shqiperi duhet te “shtrydhim” mendjen se si te gjejme rruget “e bashkimit” te idealeve tona qe sot ne kohen e informatikes nuk jane te veshtira! Organizimi sa me shpejt te jete e mundur e nje partie me te vertet te DJATHTE eshte “EMERGJENCA nr.1”. Keshtu do ti priteshin krahet superkomunistit te rrezikshem Sali Berisha!. Milano.
Zoti leone-53 eshte e vertete qe ramiz alia “kurdisi” shume intelektuale
me ne krye berishen,hajdarin etj per te marre pushtetin me njerzit e tij por kjo eshte e vertete vetem ne periudhen 1990-1991.Pas kesaj periudhe me ardhjen e ambasadoreve perendimore “rastesisht” nga beogradi keto spurdhjaket e ramiz alise kaluan ne kampin tjeter.Ata u bene pjese e “doktrines shejte
serbe per te shakterruar ne nivelin “ZERO” Shqiperine nen gjoja flamurin kunder komunizmit dhe enver hoxhes kur keto te fundit kishin vdekur.
Ju kujtohet teoria e pashkos per NIVELIN ZERO.ju kujtohen pinjollet e fashizmit,zogizmit e te tjere batakcinj qe me ne krye,mulosmanet,biberajt,arshi pipat vune kelyshet e tyre ne kete kryqzate
te shakterrimit te shqiperise qe vazhdon akoma..A NUK JU DUKET E HABITESHME
QE BERISHA JEPTE “LLOGARI ” PER SIGURINE KOMBETARE PARA TOM RIDGE DHE DAMIR FAZLLIC….te tjerat kuptoje vet..
Partia e Saliut është bërë si gropë septike. Jashtëqitjet e PS-së grumbullohen aty.
Sot fshatari nuk ka toke. Punetori nuk ka pune. Rinia nuk ka jete. Kjo eshte kontradikta themelore qe karakterizon shoqerine shqiptare. Partia komuniste u premtoi fshatarve token, pra jeten, dhe puntoreve punen, po jeten.Rinise te ardhmen. Keshtu ajo ia doli ti mobilizoje ata gjeresisht ne luften kunder nazifashizmit.Per here te pare ne L.D.Boterore, ne historine e luftrave te shumta te popullit tone, shqiptaret luftuan jo si mercenare, pa para, por si njerez me nje ideal qe lidhjej drejtperdrejt me ekzistencen materiale dhe shpirterore te tyre. Dhe fituan. Pastaj. Kolektivizimi i tokes, punes dhe shpirterave, pra premtimi i pambajtur i komunisteve beri qe te linde diktatura si argument per ruajtjen e pushtetit te fituar me lufte te drejte. Pasojat e saj dihen tashme. Pas 1990 parullat per liri, demokraci qene parullat kryesore. Pra nuk ishin parullat per token dhe punen. Pse?. A mund te mbahet fryma vetem me liri dhe demokraci kur nuk ke ma cfare te mbushesh barkun etj., etj. Per pasoje sot liria dhe demokracia jane te dobeta ne Shqiperi deri ne ate derexhe saqe edhe sovraniteti i vendit eshte vene ne pyetje. Pse politikanet mbushin xhepat me toka dhe punera fitimprurese kurse populli duhet te bluaje vetem lirine dhe demokracine? Pra jemi ne te njejtat pozita ne qendrimin ndaj tokes dhe punes sikurse ishim gjate viteve te diktatures. Pra jemi ne te njejtat pozita ne vleresimin e fshtarit dhe puntorit, rinise, sikurse ishin 20 vjet e kusur me pare. Pra thelbi i fatkeqesise shqiptare, thene sa mesiper shume shkurt dhe paakademizma, eshte tek mosaplikimi i reformave qe lidhen drejtperdrejt me jeten matariale te popullit ,i reformave reformuese konkrete, te prekshme, qe e bejne te duket gunge xhepi i cdo shqiptari. Dhe po ti kishim ato do te shikonit sesi do te lulezonte liria dhe demokracia, barazia, drejtesia etj., qe sot na mungojne me shumice. Pra parullat materialiste, reale, te prekshme, pa u kompleksuar se kush i perdori ato i pari ne France, Gjermani, Itali, Shqiperi kur ua lypi interesi kombetar, jane celsi qe kurdisin mbare ecurine e nje shoqerie. Pse Amerika nuk pranon ne asnje menyre qe te bjere sado pak niveli i mireqenises se amerikaneve? Sepse politikanet amerikane jane pragmatiste, e dine fort mire se me barkun bosh, pastaj, vetem per te liga u punon mendja njerezve atje. U zgjata. Fundi. Lufta per token, punen, rinine eshte lufta qe siguron lirine dhe demokracine e vertete per nje popull. Ndryshe do te mbetemi skllever te padijes sone, apo tradhetise. Ata qe ia kane hipur kuajve te politikes nuk duhet te jene as injorante dhe as tradhetare te vendit te tyre, dhe te miqve te jashtem.
Z. camkosovarishqiperise arsyetimi juaj duket bindes. Mund te na thuash perse nuk kemi mundur “tja arrijme qellimit” – le te themi, dmth te kemi kete strategji ose menyre dhe koncept jetese ???
Per camkosovarinshqiptar,shqiptaret shok apo zoteri jemi ketu sepse si popull pranuam te diligjohemi nga xhaketat e kthyera te diktatures komuniste dhe bijte e mostrat e tyre qe si dje dhe sot vazhdojne te keni si moto demagogjinte komunisto-nazifashiste si sherbe,perca e sundo dhe rrej rrej se dicka do fitosh.Vertete te fituar por dhe te humbur jo shume larg do te jene te gjithe ato politikane e shkrivane qe ushqyen dhe po ushqejne boten e krim-korrupsionit dhe kjo tashme dihet dhe se shpejti do te jape rrezultatet e nje fundi te turpshem per te gjithe ato qe mendojne se ja hodhes se kaluares kriminale duke i fshehur apo heshtur per mijra krime makabre te bera ne vite.Boll,dita e gjykimit per krimeve,apo per detyren e tyre te neperkembur e te cfrytezuar po afron dhe kjo eshte ceshtje ditesh.Besoni politkanet qe ndimuan apo u bene njesh me boten e krim-korrupsionit se shpejti do kene nje fund te turpshem dhe te shpejt.Lum kush i sherben me dinjitet e moral Lirise e Demokracise se vertete,se vetem ato dhe populli do te shijojne te mirat e kesaj bote ne pafundesi.Mbreti i IZRAELIT SOLOMONI ne nje fjale te urte te tij ne BIBEL thote”Mos ki zili per fatin e njerezve te e keqinj;mos kerko te miqesohesh me ta!Ata kane ndermend vetem krime dhe sa here te hapin gojen,dikujt i bejne dem”.
bravo mero
Mero, futju e shkruaj “Historine e Berishes” per se gjalli. Vetem ti mund ta shkruash nje te tille. Libri do jete “best seller” i Shekullit.
Zoti vila,të gjthë personat që ju përmendëni në komentin tuaj nuk janë komunistë por thjeshtë disa bastardë si ballistët dhe legalistët. Në luftën për çlirim do të ishin bashkuar me okupatorin, fashist e nazist, siç bënë edhe ballisto-legalistët. Janë të të njëjtës guzhinë.
me analize e sakte nuk mund te behet
z.mero .komplimenti je i pa zevendesushem. fatkeqsisht letzoi shume pak se koha nuk me premton, do te kisha pas deshire te letzoi dite e nate e mbi te gjitha shkrimet e tua, po vetem nje diqka nuk kuptoi per aq pak sa letzoi gjuha jote nuk shkon kurre nga edi, a mund te na tregoish se qka te ka premtuar mbasi te ikje sala???
mister sokolovic kenke i lezecem..e paske me te futme ne fund.
nuk asht sekret me ta ka kallxue qe edi rama ka mbarue mos ja ki hic friken
tash rraca juj e ka marr tironen e krejt shqipnine por ti mas e rruj hic per te..Sala ti beje nje permendore fatosit dhe edit qe eshte sot ne pushtet dhe nuk eshte prapa hekurave.ne ti o sokol meso pak shqip me mire
se serbishten duket qe e ke ghuhen e mamit.
Flm. Vila, Leone, padyshim dakord me ju: -Dita 21 Jan. 2012 duhet kthy ne protesten kunder VRASJES (se kombit, e lirise, e shpreses , e femijve tane….e te ardhmes Shqipnise)Puna mas ksaj osht: KJO SI duhet organizu, ktu jena dhe asgjo mo pak!!! Ne se kjo duhet bo, fjalet e shumta jane (mas sodit ) fukarallik!!. Ju Ftoj te tanve Burra te organizojme kete. KONKRETIShT CFARe do bejme. Na prifte e Mara, plaka.
camkosovarishqiperise; le te jete kjo qe thoni ju nje thirrje per te gjith ne. (gomarin nga balta e nxejerim vetem ne). ju fm .
ti te faliminderit per konsideraten,dhe pse nuk njihemi fare,mire po ti qe me flet me pseudonime nuk di se qka emri me te vene.po megjithate mos trembi shume per salen tone, se ne nuk u trembem per gjagjin e juaj qe na la per 50 vjet maleve.keshtu qe pse nuk patem te drejt per 50 vjet me zbrite ne tirane mos na bojni serbe ,se me serbin baballaret tone kane luftue shume.
o mos u tut o sakol moli.
nuk ju la enveri atje ne mol por ju ka cu zoti para 1000 vjetesh.
po ai enveri ka shume gabim or jaron qe ju hoq bishtin ne tani jeni bo milet ne hecni me dy kome tung.
o ju aaa i pseudonosur. qenki mjeran ne formim dhe ne personalitet. Besnikria qw tregon ndaj Meros qe une kam shume konsiderate per te dhe pajtohem ne shume pikpamje te tij ju degdise ne mercenar te keqinje dhe duket se ju i sherbeni meros, por ne fakt e laparosni ate. Ju aaa qenki ne hall te madh qe zoti ishallah ju shpetoft se vetem ju motivon urrejtja per njerzit qe kane zbritur nga mali apo qe jetojne neper fusha. Ju fakir i ngrate pasi ta shfreni gjithe urrejtjen dhe mllefin per njerzit e Molit do te te filloni e te haheni me vetveten deri sa te katandisi ne sketerren e vetmisese njerzve qe vetem dine te urrejne. Shpreh konsiderate te larte pwr Meron por njerwz te tille qe perdorin kesoj epitete krahinore, nuk ju sherbejne por vetem se u demtojne z. Mero
SINQERISHT QENKE I LEZECEM DHE PO DILKE ME 100 PSEUDONIME.
SE JENI NJEREZ TE URRYER NUK ESHTE FAJI IM.GAZETA TEMA ESHTE
GAZETA E VETME OPOZITARE.SHIKO CFARE SHKRUAN TI PER MERON :
“po vetem nje diqka nuk kuptoi per aq pak sa letzoi gjuha jote nuk shkon kurre nga edi, a mund te na tregoish se qka te ka premtuar mbasi te ikje sala???
turp per ty o shkemb leshi..mos rri me dy bythe se i bon dom vetes.. tung
DHE MESO TE SHKRUASH SHQIP SE NA I SHPIFET..
I nderuar gj.muco! Sinqerisht pershendes pjekurine tuaj politike dhe analizen substanciale ne shprehjet me shkronja kapitale. Eshte fat per ata qe vertete e kuptojne se si po sillet politika shqiptare, per te permbushur interesat e pengmaresve te huaj, nga pengmaresit shqiptare. Kjo eshte pabesia me e madhe ndaj gjithe shqiptareve, pa dallime partiake e origjine e shtrese. Kjo eshte ajo qe quhet shuarja e nje kombi. kjo eshte ajo qe te maresh vetem fryme duke qene nje qenie amorfe. Kete e kemi peshqesh nga “DEMOKRACIA” shqiptare e trasheguar dhe mutacionuar gjenetikishte si pjelle dhe trashgimtare e betuar e DIKTATURES VITALE.
qeveria.eu Ministri i Mbrojtjes Kadri Azbiu per 27 vjet gjykohet ne pleniumin e Partise nga Enver Hoxha.Me vone do te denohet me vdekje.Nentor 1982, Enver Hoxha arreston Fecor Shehun, … Ne 1983 Fecor Shehu (Minister i brendshem) ekzekutohet.Momentet e fundit te jetes se Enver Hoxhes, ky eshte filmimi i fundit i tij. 12/02/1985 Mbledhja e Byrose Politike.Ne kete material duket … more
Gjysmën e Botës pushtoi ideologjia e komunizmit, e cila nga teknicientë të fuqive të mëdha u modifikua, duke u kthyer në një dinasti ligësie.Kjo dinasti i kalonte të gjitha kufijtë e ligësisë, sa arriti në nivelin e një eksperimenti gjigand shkencor për rezistencën e njeriut nën tensionin e ligësisë. Edhe pse vendet e botës, megjithëse të ndryshme në kushte e standarde aplikimi, këtë ideologji e quajtën komunizëm. Histori të çuditshme la në të gjitha vendet e Botës ku u montua kjo ideologji që u quajt komunizëm e kështu si në të gjithë vendet edhe në Shqipëri.
Në Shqipëri, kjo ideologji që më pas u kthye në dinasti, i shkeli të gjitha rregullat njerëzore, duke kaluar në një eksperiment shkencor, ku jeta e njeriut ishte dhe eshte nji lodër eksperimentale për keta POLITIKAN qe kemi . Kjo dinasti bëri që të gjithë ligësitë e botës që tregoheshin si përralla, në Shqipëri u synua që të pamundurat më absurde të bëheshin realitet. Po vërtetohej se njeriu jo vetëm që duron çdo ligësi, por dhe harmonizohet me ligësitë dhe madje kanë dëshirë që të bashkëjetojnë me to. Njerëzit kësisoj arrijnë deri në atë gradë sa të klasifikohen në bazë të përvetësimit sa më të mirë të ligësisë, duke marrë titujt si të nderuar dhe të suksesshëm, në bazë të shkallës së përqafimit të kësaj ligësie. Të gjitha vendet e botës kanë historitë e tyre qysh nga formimi i kombeve të tyre, ku edhe Shqipëria ka historinë e saj.
Bota ia njeh historinë Shqipërisë, por jo historin e shqiptarëve te vertet nuk po e gjen dot sepse jan keto xhaketa te vjetra qe i ngaterojn gjerat per qellimet e tyre DJALLEZORE . Dhe fundi i falimentimit te kësaj dinastie nuk ka per te ardhur dote kurre , në shumë vende të botës gjera te kesaj natyre quhen krime antinjerëzore , politikanet shqiptare të rinj e të vjetër bejne cdo gje per interesat e tyre personale e FAMILJARE , me kot ne SHQIPTARET luftuam per nji demokraci e përisnim të sheronim plaget e regjimit KOMUNIST te haronim nga kujtesa dhe të mos pësonim më atë që pësuam …..POR shum nga ne u SHGENJEYEM ….sepse ne shqiperi u shtuan vetem disa parti me emra te bukur por qe udhehiqen nga njerez qe dikur kan qen SEKRETAR PARTIE TE P.P.SH. ose baballaret e tyre betoheshin per IDEAL TE PARTIS e te na roj sa malet ENEVER HOXHA ,,ncncncncncn ,,,. CPo behet me ne Shqiptaret sot ….?
Shqipëria është akoma nën sundimin e autorëve të kësaj dinastie barbare. Them dinasti jo për të përcaktuar moralin e autorëve, por për popullin ajo e kaluar ishte një tragjedi vrastare, e paharrueshme. Ideja e hapjes së dosjeve, sot pas 21 vitesh nga rënia e murit të së keqes sonë kolektive, kur autorët e krimit të dinastisë, etër dhe bijë janë në pozita të forta sociale e politike dhe nuk iu ka hyrë gjemb në këmbë është një utopi idiote për të shpëlarë trutë e njerëzve.
Por kuvendarët tanë duhet t’i tregojnë popullit arsyen e hapjes së dosjeve, efektin pozitiv që ka ky veprim dhe atëherë është populli që duhet të vendos me vullnetin e tij kushtetues. E kaluara nuk mund të zhbëhet me asnjë lloj retorike podiumesh politike elektorale. Duke manipuluar me ideologjinë komuniste, lojtarët e dinastisë e patën shumë të lehtë për të realizuar lojën e tyre. Si fillim u eliminuan inteligjenca, guximi e trimëria, besa e shqiptarit u bë e pa vlerë, u eliminua ndershmëria e fisnikëria, pra e zhveshën popullin shqiptar dhe e bënë fukara nga shpirti, pa asnjë virtyt njerëzor. Etimi i shqiptarit ishte: “Për ideal të Partisë”. Partia nëna e të gjithë shqiptarëve. Partia mbi të gjitha.
Për të arritur qëllimet e tyre këta POLITIKAN kan vranë dhe shoket e tyre kur i kishin kundra dhe më pas i bënë heronj lufte ndalojn në mënyrë kategorike idet e reja , gjë kjo që nuk ndodhi në as jë vend të botës. IDET e reja bazohen në ligjet e ne dobi te PARTIS DEMOKRATIKE , edhe pse ligësia nuk lë vend e vrimë pa u futur, keto IDE filtrojn njeriun nga ligësia, ose e minimizon praninë e të keqes tek natyra njerëzore. Këta tiranistë e KLAN i BERISHES të quajn ose te akuzojne me cdo lloj emri edhe keta njerëz të përvetësojn e kan ber PARTIN DEMOKRATIKE SI PRON PRIVATE ,,,,,,,,,,aaaaaaaaaaaaaa TE LUTEM SKA shprehen ne jemi te PAZEVENDESUSHEM ,,,, Ky popull nuk din se çfarë ndodhte nëpër botë, din vetëm te mendoj qe ska DRITA ,,SKA UJE,,,SKA RRUGE,,,pra ne shqiperi ka SKAMJE ,,ka FRIKE nga dikushi se mos perfundon me ndonji grop GELQERE ose ose me ndonji lajmerim POLICIE ,,,,,ku nxiret lajme iku ne drejtim te paditur ,,,,,,ketu ka te bej KLANI esht “Nëna Parti”.
Shkencërisht çdo gjë në botë evoluon sipas ambientit e kështu që edhe populli shqiptar evoluoi në bazë të trajtimit që pati nga kjo kastë fanatike. Efektet e këtij trajtimi jan keta politikan qe skan kulturë fetare e bënë këtë popull sa të arrinte deri atje se të mendonte se gjithçka për kete SHQIPERI jan vetem SALI BERISHA…FATOS NANO… CUNI I KRISTAQIT,,,, dhe LIKJA ( ILIR META ) per ne shqiptaret keta palo POLITIKAN jan , faltorja ku cdo indivit i SHQIPRIS i duhet të prononcohet ne njerin nga keto KLANE rruge tjeter nuk ka ,,disa nga qytetaret falen nga mëngjesi në darkë per keta POLITIKAN se u jan krijuar kushtet . Nëse sot shqiptari ka arritur në ekstrem dhe vret djali nënën e babanë, vëllai motrën, gruaja burrin dhe anasjelltas, me pretendimin se i është cënuar interesi vetjak, fillesa është në atë kohë, kur shqiptari dorëzonte tek partia çdo gjë që lidhej me interesin vetjak dhe pakënaqësinë nuk arrinte ta nxirrte në shesh, por e konvertonte thellë në shpirt. Kjo lemeri e quajtur si DEMOKRACI adolishente .
Në Shqipërinë të gjitha partitë politike janë nën kontrollin e kësaj tiranie të dinastisë, Kryeministri Sali Berisha e di mirë këtë gjë. E dinë mirë Fatosi, Edi, Iliri, se politika shqiptare është nën kontrollin e gardës së vjetër, siç i quante Ramiz Alia kalorësit e vazhdimësisë së PPSH-së. Në kohën e falimentimit Alia iu tha troç se krimet për të cilat do të akuzohemi i bëmë bashkë dhe do të ngelemi për gjithë jetën nën akuzë nëse nuk zbatohet plani i vazhdimësisë komuniste. A mund të mohoni ju Kryeministër dhe të gjithë kryeministrat shqiptarë se deklarimi i Ramiz Alisë nuk është i vërtetë!? Nëse shqiptarët jetuan një tragjedi nga kjo dinasti e fëlliqur e udhëhequr nga Partia Komuniste sot jetojnë një tragjikomedi shumë herë më të egër e më të llahtarshme dhe është për t’u çuditur se si ky popull e mirëpret dhe e duartroket, një nga motivet që më bën ta quajë tragjikomedi.
Habitem me popullin shqiptar se si është kaq i nënshtruar nga pushteti i ligësisë dhe sa i harmonizueshëm me të. Një motiv tjetër që të ën ta quash tragjikomedi teknikën e politikanëve të gardës së vjetër: ,,,ose me sakte XHAKETAT E VJETRA udheheqin akoma SHQIPERIN ….me ne KRYE sali berishen …..fatos nanon ,,,CUNIN E KRISTAQIT kemi me ne fund dhe LIKEN ( ilir meten ) Historia provon se drejtësia vonon, por gjithmonë fiton dhe askush nuk ikën nga kjo botë pa paguar për ligësitë e tij. Mua nuk më shqetëson shumë e kaluara, po të vihet ajo në aleancë me shkallën e të keqes, ligësisë dhe makutërisë që po përjeton ky popull sot nga një klasë politike e neveritshme. Ju nuk do t’i jepni kurrë prioritetin që i takon këtij populli, sepse ju keni frikë nga e kaluara juaj. Ju keni qenë dhe jeni ushtarë të ligësisë, nga paaftësia për të qenë të mirë. Mua personalisht më e rëndë më duket lemeria e sotme, ku po vazhdoj të jetojë akoma, nën ndikimit e procesit të persekutimit, dhuratë nga ju personalisht Sali Berisha dhe aleati juaj Fatos Nano. Këtë dhuratë ma bëtë pse unë kërkova që të kontribuojë në politikën shqiptare, për t’i dhënë këtij populli atë që e meriton dhe ta kërkova këtë gjë Kryeministër, duke rënë dakord që ta harroja dhe të kaluarën. Ju nuk e pranuat ndërhyrjen time për të ndihmuar në realizmin e ëndrrës së shqiptarëve për të pasur një jetë të lirë e të kënaqshme dhe jo mondane siç bëni ju dhe ujqërit e vjetër. Për këtë arsye më futët në procesin e persekutimit, por këtë radhë më barbarisht. . .
Është e vërtetë se persekutimi juaj dhe i aleatëve tuaj si Fatos Nano e Cuni i KRISTAQIT bashke me LIKEN ( ilir meten ) e bëjne efektin e tyre . KA SHQIPTARE Pa shtëpi, pa punë, pa ekonomi, ka familje shqiptare qe po varferohen dita dites qe jan pothuajse te vdekur – qe skan as buke per te festuar KRISHLINDJET …JU zoterinje POLITIKAN po shkateroni SHQIPRIN dhe SHQIPTARET per interesat e juaja personale , me punen tuaj te keqe dhe shpirtin pa ndienja njerzimi e trurin me ide DJALLEZORE . JU zoterinje politikan nuk mund te na GJYJEZONI dot ,,se ne SHQIPTARET nuk na gjynjezoj dot as dhe perandoria OSMANE per 500 vjet e as regjiimi KOMUNIST ENVERIST , por juve z.KRYEMINISTER nuk ju dhimbset as një FEMIJE qe fle posht ures ne kete nate DHJETORI me ju zoterinje POLITIKAN nuk doni te shikoni me shum sesa familja JUAJ ju jeni ber te gjithe miope dhe janë pasojë e persekutimit tuaj qe ne SHQIPTARET vuajme , . Edhe pse jam i censuruar nga mediat, shkrimet e mia bien në duar të ndërkombëtarëve po nga këto media.
Ftesa ime është e hapur për të gjithë ata SHQIPTARE e demokrate te vertet që janë të angazhuar në këtë politikë miope e udhëhequr nga instinktet e ligësitë. , nën ndikimin e procesit të persekutimit vetëm jeta pa vlerë u ka ngelur te gjithe SHQIPTAREVE e unë nuk do të pushoj së shkruari. Nuk do pushojë sepse ju e doni popullin shqiptar vetëm nën zgjedhën e mjerimit për të qenë shqiptarët të paaftë të reagojnë.
A e meriton ky popull këtë trajtim?! Besoj se këtyre pyetjeve do t’iu japë përgjigje vetë populli shumë shpejt.
———————opininisti ADRIAN HAJDINAJ————————
JU PERGEZOJ ZOTI HAJDINAJ SI NJE LEXUES I RREGULLT I TEMES.
VETEM KAM NJE VEREJTJE TE VOGEL:DUHET BERE DALLIMI MIDIS
UJKUT BERISHE,DELES FATOS DHE XHIRAFES EDIRAMA.KUR THUA CUNI KRITAQIT
FUTJA DHE NJI CUNIT SHEQERES…
sidoqofte urime per shkrimin
I RI JE TI ME ANALIZUA BERISHEN,AI OSHT BOS
mire e ke o kresik.
bosi ma i modh eshte damir fazllic,pyt arvizune po nuk besove.
kur doli ne ai metmetmet elezi juj dizident mos ngelete jevgjit
ne shqiperi pa u bo i cike antikamunist.
Mezi pres te mbaroje pune dhe te lexoje me nje fryme Meron .Eshte kenaqesi kur lexon analizat e tij.Mero dhe ARBEN DUKA na ngrohin zemren me nivelin dhe cilesine e tyre .Faleminderit zoti Mero ju jemi mirenjohes pergjithmone ne kontributin qe jepni per tu shporrur kjo diktature fashiste, qe po i merr shpirtin ketij populli.Jam shume dakort me zotin Vila ,qe dita e 21 Janarit te jete dita e fundit ku keta horra te bejne hije dhe do desha qe dhe tre ambasadore te perziheshin nga vendi i shqipeve si te pa deshiruar .Po nuk jua treguam vendin dhe kete here jazek na qofte .Kete here duhet te zhduken nga pushteti o me hir o me pahir .Jam krenare dhe pershendes zonjen LORA per pergjegjesine e saj qytetareske .100Lora te kish vetem Tirana e perseris vetem Tirana ,sali bajga do e kish sot fatin e Kadafit .Revolucioni do nje zemer si te LORES .pershendetje
komplimenti z.hajdinaj.eshte me te vertet kenaqsi te letzoish opinioniste te sinqerte.eshte per te ardhun shume keqe kur letzon gazetar,opinionist qe sa te prishen me salen ,sulmoin lalen,e sa te prishen me lalen,sulmoin salen. mund ti kuptoi pushtetart se aty kan hypun vetem per te marre. po te pakten gazetart,po shkrimtart??? shpresoi se ky popull shpejt -shpejt do ta kuptoi se sales e edit vetem emrat ju ndryshoin …!!!
PO ME VIJKA MIRE QE E PASKE EMRIN SOKOL SI CUNI I ENVERIT.
SA PER ATE QE THUA SE SALA ME EDIN NUK NDRYSHON E KE MIRE
POR VETEM DY GJOJNA I KANE NDRYSHE:
1-SALA KA VRA NJEREZ KURSE EDI NUK KA VRARE
2-SALA I HANTE ULLINJTE PA I QERU FARE.
po salen e kemi tim more,po megjithate mos trembi se lloin e juaj as si han as si vret,i len te cofin vete.
Mero Baze! Të përshëndes për pozicionin historik që keni marrë. Ju morët krahun e popullit dhe të kombit. Ju u distancuat nga llymi i gazetarëve skllevër të tiranisë vrastare që ka pushtuar vegjëlinë shqiptare. Këta tiranë në personin e Saliut, Nanos, Metës Bashës,Jonezifës dhe ko, janë gati ti hedhin lakun e dyllosur në grykë, polpullit. Mero duhet vepruar. Duhet bërë programi i protestave paqësore, por të ashpëra, të pandërprera deri në rrëzimin e pushtetit të mafjes vertikale, feudo fashiste, të cilin po pritëm ta rrëzojë Arzivu, dhe opozita e urdhruar prej tij, nuk do ketë ngelur më shqiptar në këmbë. “SISTEMIN TIRANIK DUHET TA RRËZOJË POPULLI I MAJTË DHE I DJATHË PA DALLIM FEJE KRAHINE DHE IDEJE”