Anila Basha, drejtoresha e gazetës Shqiptarja, ka botuar një letër të firmosur nga Agron Kuliçi, që i sugjeron Gjykatës së Krimeve të Rënda që procesi ndaj Dritan Dajtit të jetë i izoluar, larg medies dhe larg familjeve të viktimave. Kuliçi është formalisht Nëndrejtor i Përgjithshëm i Policisë, por siç thotë drejtori në detyrë në një raport pranë ambasadës së SHBA në Tiranë, ai është realisht “kryeministri” i policisë shqiptare. Pas botimit të këtij dokumenti, i cili thotë dhe nënkupton më shumë se sa lexohet në të, shteti është vënë në alarm. Policia në një sqarim, por që s’është përgënjeshtrim, thotë se nuk e ka urdhëruar gjykatën që proceset të bëhen me dyer të mbyllura kundër Dritan Dajtit. Sipas tyre, shkresa e firmosur nga Agron Kuliçi thjesht i ka kërkuar këtë gjë gjykatës. Pas policisë del Gjykata e Krimeve të Rënda dhe thotë këtë nuk na e ka kërkuar Policia, sepse nuk na e kërkon dot policia, por na e ka kërkuar prokuroria. Pas gjykatës dalin burimet nga Prokuroria e Përgjithshme dhe thonë: Ne nuk ia kërkojmë gjykatës një gjë të tillë…
Anila ndoshta është turbulluar nga gjithë kjo akrobaci institucionesh për të mos mbajtur në dorë pataten e nxehtë që u ka lënë Agron Kuliçi, të cilat më shumë se sa nga ajo që ka ndodhur, duket se tremben nga fakti se po shqetësohet “kryeministri”.
Në këtë histori ka një të vërtetë, fakti që gjyqi ndaj Dritan Dajtit është bërë ashtu siç ka sugjeruar Nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë. Pas kësaj të gjitha shfajësimet rëndojnë institucionet në fjalë, të cilat paskan zbatuar një si punë urdhri që nuk është urdhër vetëm për shkak të rëndësisë së personit që e ka sugjeruar. Kjo tregon më shumë se sa një kapje të drejtësisë nga pushteti. Nëse policia do të kishte kompetencë të urdhëronte gjykatën për seanca të mbyllura, kjo do të ishte më pak rënduese për policinë dhe gjykatën, edhe pse firmosej nga një njeri, i cili ka një histori të pasqaruar me këtë të dënuar. Problemi më i madh këtu qëndron në faktin që siç përpiqen të shfajësohen vetë këto institucione, policia nuk paska fare të drejtë të sugjerojë gjëra të tilla dhe jo vetëm që ka sugjeruar, por i ka shkuar fjala. Kjo është një situatë turpëruese për drejtësinë.
Kjo situatë tregon se Gjykata e Krimeve të Rënda, Prokuroria dhe vetë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, duan të mos kenë probleme me personin që u ka sugjeruar seancën e mbyllur. Ata ndjehen të frikësuar nga shembulli që Sali Berisha dha se si i mbron njerëzit e përfshirë në afera korrupsioni apo kapje të shtetit pas publikimit të kabllogrameve të Ambasadës së SHBA në Tiranë. Ato shfaqën faktin e shumëditur nga shqiptarët se i biri i tij qëndronte pas biznesit të demontimit në Gërdec, ku mbeti i vrarë dhe baxhanaku i Kryeministrit. Dëshmia ishte dhënë nga ish- Shefi i Shtabit të Ushtrisë në Ambasadë Amerikane, i cili mes të tjerash kish deklaruar se ishte kërcënuar në telefon nga i biri i tij. Sali Berisha heshti tri ditë e tri net, derisa arriti të marr një deklaratë me e-mail pa adresë në emër të gjeneralit që e linte evazive dëshminë e vet të dhënë në ambasadë dhe doli në TV Klan për të mbrojtur të birin. E njëjta gjë ndodhi dhe me Agron Kuliçin. Kabllogramet raportonin se ai mbante lidhje me Dritan Dajtin dhe më keq akoma, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë citohej nga ambasadori të kish raportuar pushtetin e frikshëm që Kuliçi ka në polici për shkak të lidhjeve direkt me kryeministrin. Pas kësaj dikush duhet të largohej nga policia. Por nuk ndodhi asgjë. Drejtori i Përgjithshëm u detyrua të thotë ca fjalë si nëpër dhëmbë dhe të qëndrojë në detyrë praktikisht duke bërë që i akuzuari si i plotpushtetshëm të ketë pas kësaj dhe më shumë pushtet. Kjo situatë, ky reagim i Berishës në mbrojtje të tij dhe gjithë të akuzuarve për korrupsion, është modeli që kanë para syve Gjykata e Krimeve të Rënda, Policia e Shtetit apo Prokuroria ndaj dhe reagojnë në këtë mënyrë qesharake ndaj gazetës Shqiptarja, vetëm që askush nga ata të mos akuzohet se i ka prishur punë Kuliçit. Askush në të vërtetë nuk akuzoi ata. Gazeta e kishte me Nëndrejtorin e Përgjithshëm të Policisë. Dhe boton një dokument që nuk përgënjeshtrohet. Përpjekja për të mbajtur distancë nga kjo histori, duke ia lënë njëri- tjetrit përgjegjësinë se pse ka ndodhur ashtu, tregon realisht frikën që ngjall një histori e pandëshkuar korrupsioni nga pushteti. Askush nuk po thotë që Gjykata ka bërë gabim që ka bërë seancë me dyer të mbyllura, as do ta kishim lavdëruar po të bëhej seancë me dyer të hapura. Lajmi ishte se dëshira e Agron Kuliçit ishte të bëhej me dyer të mbyllura dhe kjo dëshirë i është plotësuar. Shqiptarja thotë se kjo kërkesë e Kuliçit i është plotësuar zyrtarisht, kurse gjykata thotë se ia ka pranuar jozyrtarisht. Aq më keq për gjykatën, e cila me këtë rast provon se e di ç’duhet të bëjë për të plotësuar një dëshirë jozyrtare të pushtetit. Ajo na tregon të gjithëve se deri ku e ka fuqinë të gjykojë. Deri tek ish- roja i Berishës.
Kjo eshte te jesh i pushtuar nga specie qe flasin afersisht nje gjuhe me ne
Pushtuesit italiane jane sjelle me mire me shqiptaret se berisha.
S’ka problem per ne o Mero qe Saliu ketu i ka tredhur te gjithe.Ne te na rroje Edi Rama qe eshte tredhur nga amerikanet.
Luajneë lojën e ka kush e ka?
Mero! Vertet qe je gazetar i zgjuar dhe kurajoz. Por me kete Kulicin e tepron. Nje cope idioti si ai nuk meriton te jete subjekt i shkrimit tend. I fetishizon e glorifikon hajvane pa vlere qe dine te kruajne vetem k…. gjith diten.Studioje portretin e tij e jam i sigurte qe do me japesh te drejte. Ata nuk dihet se ku do perfundojne pasi te shporret me turp nga pushteti bolsheviku i fundit ne pushtet,per kete te siguroj
Ti thua o Z.Baze (gati ne te gjitha shkrimet e tua), qe shteti shqiptar eshte i kapur nga mafia dhe eshte e vertete, thua qe qeveria jone eshte e molepsur nga korrupsioni dhe krimi dhe eshte e vertete, thua qe opozita eshte e atrofizuar nga paraliza dhe hutimi dhe eshte e vertete, thua qe shoqeria shqiptare eshte e infektuar nga injoranca dhe deshperimi dhe perseri eshte e vertete. Por per ta kuptuar se sa i semure eshte vendi yne nga ky kancer i frikshem, nuk ka me nevoje per ti bere biopsine(pra marrja e nje kampioni per ta analizuar,ne rastin konkret rasti Kulici). Dihet tashme epikriza e jone, por kam frike(dhe qejf njekohesisht) se do te infektojme Europen me semundjen tone. Dhe mire ti behet sepse dhe Europa ka gisht ne kete te keqe qe na ka kapur. Zoti na shpetofte !(megjithese nuk besoj ne zot), por nuk kam ku te kapem tjeter. Respekte per Ju z.Baze
Dakort shume dakort me meron per kete artikull.Konkluzionet qe dalin jane:
-Sot ne shqiperi nuk funksionon shteti.
-Agron Kulishi eshte “kryeministri” i policise.
Kurse konkluzioni i fundit eshte:SI KA MUNDESI QE AMBASADA AMERIKANE
TE MBYLLE SYTE PARA NJE MASKARADE 21 VJECARE KUR SHUME FIGURA TE NDRYSHME TE SHTETIT DHE POLITIKES SHKOJNE TE LEMERISUR ME BESIM TEK AMBASADORI AMERIKAN DUKE RAPORTUAR PER NJE EGERSIRE QE I THOJNE K/MINISTER ??
sinqerisht jam deiluzionuar pa kufi nga sjellja sidomos e ambasadorit arvizu.Viti 2011 do jete viti me i trishtuar ne historine e Shqiperise
sepse ne kete vit u vrane 4 demostrues,u vodh hapur vota,dhe u miratua
dhe me “gezim” importi i plehrave.Por ajo qe eshte me e rendesishme eshte PRERJA NE BESE E SHQIPTAREVE NGA VENDI ME ALEAT DHE ME DEMOKRATIK NE BOTE.
nje shkrim i goditur i gazetarit ILIR YZERI sot jepte idene se shoqeria
shqiptare duhet t’i kerkoje ndihme dhe te sensibilizoje mbretershen e dipllomacise amerikane znj HILLARI KLINTON per situaten paranojake
qe eshte ne shqiperi ku opozita,presidenti dhe drejtesia jane vetem
per inventar dhe publicitet.
…DHE PER JU SHUME I NDERUAR ATDHETARI MERO JU SUGJEROJ T’I DREJTOHENI
QOFTE SI PERSON,QOFTE SI REDAKSI APO GRUP INTELEKTUALESH KONGRESIT AMERIKAN PER NDIHME EMERGJENTE.CMENDURIA E BERISHES DHE E JUNTES SE GAZETAREVE,QEVERITAREVE DHE E KULICAVE I KA KALUAR KUFINJTE NJERZORE.
-GOD BLESS AMERIKA
-GOD BLESS ALBANIA
-GOD BLESS MERO BAZE
Z.Kely j.Andress,mos u shqetsoni.Ne qofte se Evropa do ankohet per “infetktim shqiptar”.mendoj qe pergjigjja jone dihet:”Semundjen (Lirin,mafien, korrupsioninin,prostitucionin), nuk ua sollem ne.Por e gjetem ne mes tuaj”.Ju kujtohen “ushtaret,kapteret e togeret” evropian qe erdhen gjat viteve 90?.Ata moren persiper te ndihmonin per drejtimin e qeverisjen e tranzicionin Allashqiptar. Per kete, nuk eshe e veshtite te kuptohet se si u perzgjodhen “ushtaret”,”kapteret”e disa prej “togereve” shqiptae qe u vune ne krye te tranzicionit, per fat te keq,nje pjese vazhdojne edhe sot.Prej ketej rrjedh edhe “infektimi nga injoranca” per te cilen ju kini te drejte te ankoheni.Ju u kujtohen “operacionet”…. , organizmat e “shoqatat”humanitare”.. duke filluar qe nga “Pelikani”.. e deri “GUARDIA FINANCA”..etj..se si erdhen, shperndane e u administruan ndimat, se si u “luftua” tafiku qenieve njerezore, klandestineve,gomoneve, ivizave,pashaportave etj.etj ,,P.SH…Dihej se nga vinin firmat qe ndertonin gomonet,apo kubeheshin ato(thuhej ne Shkozet)por ato nuk “luftoheshin” ne tok por ne det!!!!??? Kujt i interesonte trafiku apo zhdukja e klandestineve???.. kujt i interesonte trafiku apo mas dhenia e vizave nga ambasadat evropiane???!!!Pse u desh te kalonin 20 vjet e te zhdukeshin qindra ne mos mijra viktima??.. ASGJE E KEQE NUK PO E GJEN SOT EVRPOEN NGA LEVIZJA E LIRE E SHQIPTAREVE..jane te tjera interesa ato qe SHQIPERINE DHE SHQIPTARET DUAN TI PARAQESIN SI VEND PROBLEMATIK…. Shumica e shoqeris shqiptare (qe JU e me te drejte e vleresoni “te ifektuar nga deshperimi”)eshte ne gjendje te kuptoje shum mire se cfar e si ka ndodhur, por AJO, he per he eshte e pa fuqishme ti ndale e ndryshoje zullumet e “ushtareve,kaptereve e togereve”tane ,te mbeshtetur nga “ustallaret” e tyre evropian. Drita jeshile i duket larg.Dhe AJO, perfshi dhe MUA , do te largohet nga kjo bote duke mare dhe kete epitaf me vehte: “TI QE PREHESH NE KETE VARR, S’HENGRE BAR, S’ISHE GOMAR;POR VDIQE, S’GJETE “BAR”!!!…
Per Lisi Xh.Brahos,Trebeshine!Doja te beja nje rregullim epitafit tend,sa per ta bere me ndryshe pa te drejte autori:“TI QE PREHESH NE KETE VARR, S’HENGRE BAR, S’ISHE GOMAR;POR VDIQE DHE PRAP S’TE MBIU BAR”!!!
1-Pushtet injorantash.
2-Injoranta hajduta.
3-Hajduta pa maska.
4-Maskat nuk vlejne kur populli ka vdekur.
5-Vdekjen e Saliut kerkojne dhe ai per inat te popullit nuk vdes.Atehere cfare duhet bere qe mund te shohim pak drite ne fund te tunelit.
Te ndezen qirinj ne shenje respekti per te vdekurit.
“Ajo na tregon te gjitheve se deri ku e ka fuqine te gjykoj . Deri tek ish-roja i Berishes .”-mjafton nje fjali per te kuptuar fatin e drejtesis ne Shqiperi.
Ne shqiperi as mos prisni te vendoset demokracia,per fatin tone te keq jemi zgjedhur per te bere eksperimente,pra ne nje fare menyre po perdoremi si kavie.Saliu nuk eshte pergjegjesi kryesor,ai eshte me i duhuri per te realizuar eksperimentin ku eshte perfshire gjithe klasa politike,perjashtuar njerezit e ndershem,idealistet dhe kryesisht emigracioni shqiptar qe e kupton mire kete skenar.Konkluzionet e eksperimentit u duhen padroneve te botes per te modeluar qeverisje me me pak te drejta dhe liri demokratike,euforia e viteve 70-80,tashme ka marre fund,perballja me krizen e madhe dikton kufizimin e demokracise,repersion dhe dhune ndaj popupullit.Goditja vendimtare eshte ajo mbi zgjedhjet e lira,grabitja me transparence me 8 maj dhe heshtja e nderkombetareve flet per gjithecka.
Vdekja eshte miku me besnik i njeriut sepse ajo kurre nuk e tradheton ate. Deri ketu gjithshka eshte normale. Por kur vdekja i afrohet nje shteti, nje kombi, atehere nuk mjaftojne vetem konstatimet, por kerkohet aksion per shpetim kombetar.Sinteze: nga sa kam degjuar nga prinderit e te tjere njerez te ditur,dhe nuk kam degjuar/lexuar pako gjera, keto vitet e fundit me ngjajne me vitet 1945-1948 kur Fronti dhe sigurimi i Koci Xoxes benin kerdine sepse Partia ishte ne ilegalitet ndersa qeveria kocke e lekure.Pra populli ishte/eshte ne meshire te Koci Berishes.Sepse edhe atehere amerika dhe europa ishin te dobta sikurse jane edhe sot. Prandaj o burra, ne vete, te shpetojme femijet tane se po pritem nga Koci Berisha, dhe te jashtmit, vetm vdekjen e shemtuar per peshqesh do te kemi. Por edhe kjo e fundit nuk eshte asgje po qe se mbi var nuk do te na shkruhet: Mallkuar mbeteshi ne jete te jeteve. Femijet.
EPO behuni nja 100 vete para shtepise se bardhe ne Washington ,me 2-3 parulla 20-30 metroshe ku te denoncohet AMBASADA USA ne Tirane.Njoftoni WASHINGTON POST-in,e media te tjera.Te shkruash ketu sherben vetem si sfogo e kaq.
Kulicaj, je nje legen qe nuk e ke shokun, shpresoj te me biesh ndonjehere ne dore po u bera prokuror i pergjithshem se ta tregoj une.
Ligji e ka te pasqyruar qarte se kur zhvillohet gjyqi me dyer te mbyllur. Ky trup gjykues duhet te analizohet si nga ministria e drejtesise dhe keshilli i larte i drejtesise per shkelje te ligjit Dhe pasi te merren masa ndaj tyre te informohet publiku .Kjo eshte nje norme e shtetit Demokratik
po eshte shume e thjeshte ai u ka pergjuar telefonat atyre te krimeve te renda u ka bere ndonje dosje me probleme se edhe ata ne shqiperi jetojne dhe kush ka bythe te hap gojen ore shif shefin etij si vepron se ata bashke i kane bere ato skema dhe ju prisni te mbaje qendrim drejtesia po nuk iku kjo klike nuk ka asnje zgjidhje,eshte e njejta skeme qe bene saliu si me rastin e ristanit i bere disa ndere i sajoj nje dosje dhe e terheq per hunde gjithe jeten.ky eshte sistemi demokratik ne shqiperi mos beje si beje une por beje ate qe te them une