INTERVISTA/ Rama: Më solli Nano nga Parisi? Imagjinoni atë që zbriti Enveri nga malet. LSI e majtë? Sa një e virgjër në bordello

24 Dhjetor 2011, 11:05Politika TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama tha dje në mbrëmje se ai do të jetë në 2013 kryeministër i vendit me një program të qartë qeverisjeje. I ftuar në emisionin “Debat” të gazetarit Alfred Peza, Rama ka bërë vlerësimet e tij për rastin “Islami”, largimin e deputetëve Majko, Meksi dhe Seseri, etj. Rama ironizoi deklaratën e hershme të përsëritur shpesh nga Berisha se Nano e ka marrë nga Parisi dhe e ka sjellë në Tiranë. “Imagjinoni që çfarë mund t’i thuhet për Enver Hoxhën, një njeriu që ai e mori nga mali dhe e solli në Tiranë”,- tha Rama për Berishën. Lideri i opozitës e ka quajtur të parakohshme të prononcohet për aleanca të mundshme me Bamir Topin nëse ai do të krijojë parti, dhe ka rimohuar një aleancë me LSI-në. “LSI-ja sot është aq e majtë sa ç’është e virgjër njëra që bërtet nga jashtë bordellos, ndërkohë që këtë gjë e bën brenda dritares”,- tha Rama. Duke iu rikthyer çështjes së Presidentit, Rama tha se nuk do të merret me emra, por do i propozojë mazhorancës një sistem tjetër për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Gjatë rizgjedhjes së strukturave janë shfaqur dhe emra të vjetër në historinë e PS. Mos është kjo një ndryshim i shënjestrës?

Është një proces i natyrshëm brenda forcës sonë politike. Jemi një forcë e madhe ku kontributet e secilit në të njëjtën periudhë.

Pse Kastriot Islami dhe jo Ben Blushi?

Nuk ka asnjë ngjashmëri.

Islami thotë se nuk është shkak është sebep?

Nëse është sebep, është një sebep që e krijoi vetë me vullnetin e tij të lirë. Unë di të them që Gjovalin Kadeli, deputeti i Lezhës, ishte pranë shtratit të bashkëshortes në Itali, u kthye për të respektuar vendimin politik dhe për të nderuar mandatin e tij politik. Fidel Ylli ka sot e gjithë ditën një kurë, në një operacion në shtyllën kurrizore deri më 7 janar dhe është ngritur nga krevati për të ardhur për të votuar. Klodiana Spahiu ka anuluar biletën, s’bashku me burrin dhe djalin e saj, për një vizitë që kishin për votuar jashtë vendit. Kush është Kastriot Islami që paska të drejtë të sfidojë të gjithë grupin parlamentar duke ikur nga salla, pasi ishte në sallë. Nuk thyhet thjeshtë një vendim, por fyen grupin.

Ka rrjedhje të deputetëve? Kastriot Islami… Ermelinda Meksi u largua nga grupi i PS. Majko është duke shkuar drejt OKB-së…

Nëse Kastriot Islami ka rrjedhur, unë lus me gjithë zemër që Pandeli Majko të shkojë në OKB në emër të gjithë shqiptarëve. Sa i përket Meksit ka qenë një vendimmarrje e konsultuar. Ajo ka marrë një përgjegjësi të veçantë.

Kanë thënë se libri “Kurban” nuk është i sinqertë…

Them të vërtetën nuk kam lexuar reagime as pozitive dhe as negative, kam ndjekur thjesht që ka pasur reagime dhe asistentja ime është ngarkuar që të mbledhë të gjitha reagimet dhe këto ditë pushimesh i kam thënë që t’i mbledhë të gjitha dhe do t’i lexoj me vëmendje.

Kryeministri Berisha ka deklaruar se “Fatos Nano ju mori nga Parisi dhe ju solli në Tiranë”…

(qesh) Imagjinoni që çfarë mund t’i thuhet për Enver Hoxhën, atij njeriut që ai e mori nga mali dhe solli në Tiranë. Nuk ia them atij. Por më vjen keq që duke e thënë vazhdon tallet me shqiptarët. Ai gjen dhe bën. Ka njerëz që vazhdojnë ta dëgjojnë në këtë përzgjatje të marrë. Është i njëjti njeri që për Fatos Nanon nuk ka lënë gjë pa thënë, e sot vihet në pozicionin që i qan hallin.

Për Ilir Metën keni bërë një përshkrim…

Ai është Ilir Meta dhe kjo do të thotë se si e shoh unë Ilir Metën. Besoj se të gjithë ata që më kanë përgëzuar për atë portret kanë parë atë që njohin dhe kuptojnë nga portreti i Ilirit. Nuk i kam hyrë në hak askujt. Libri nuk është një libër për këto personazhe. Këto personazhe janë në libër si pjesë e një tërësie shumë më të gjerë.

Keni bashkëpunuar me Berishën për të rrëzuar Nanon?

Kush mund ta besojë këtë? Në protesta mund të ketë shkuar kushdo, por Saliu që të organizonte protestat e Mjaftit është si të thuash që pas kësaj fshihet Shaban Memia.

A keni një koment për kritikat e bëra mbi kandidaturën e Avokatit të Popullit…?!

Një arritje spektakolare e kësaj politike të re, ku të gjithë në bazë të talentit dhe të meritës të kenë mundësi të kontribuojnë. Edhe Komisioni Europian, Stefan Fyle, bëri një përgëzim nominal për të gjithë këtë proces transparent.

A përputhet axhenda e Nanos me të PS vitin e ardhshëm?

Besoj që kjo është një çështje shumë serioze dhe për këtë nuk flitet veçse seriozisht. Në këto kushte është e udhës që të përpiqemi të ndërtojmë një proces. Kushtetuta edhe pse e ndryshuar parasheh një zgjedhje konsesuale të paktën në 3 raunde. Besoj se fryma e Kushtetutës është kjo. Nuk është vendi për të kërcitur dhëmbët dhe për të thënë siç kam dëgjuar Saliun që Presidenti do të jetë politik dhe një nga figurat kryesore të PD-së. Këtu bëhet fjalë shumë më tepër se sa axhenda personale e Saliut, apo axhenda e PS dhe çdo axhendë tjetër personale. Na takon që shohim në radhë të parë interesin kombëtar për të parë Shqipërinë një orë më parë kandidate për BE.

Ju nuk jeni dakord me një President nga PD?

Kjo është afërmendsh. Duhet të jemi sa më pranë me synimin për të pasur interesin kombëtar, rrugën europiane të Shqipërisë me zgjedhjen e Presidentit. Ne nuk do të hyjmë në asnjëlloj debati të emrave të përveçëm. Do të propozojmë një proces, jemi të gatshëm të propozojmë një proces, pa dhënë asnjë emër të përveçëm, por të synojmë një kandidaturë që të mos e katandisë institucionin e presidentit në një zgjatim të PD-së.

Nëse PD jep konsensusin do ta votoni Nanon presidenti?

Kjo është një histori që është hapur mbrapsht dhe përpara kohe. Përbën një ushqim mediatik, por unë nuk do të marr pjesë në gatimin e këtij ushqimi. Ne na duhet një proces, s’kemi asnjë paragjykim dhe s’duam të imponojnë asgjë.

Zoti Topi ka lënë të kuptohet se do të krijojë një parti politike dhe do të jetë në garë në 2013. A konsiderohet Bamir Topi për të mundur Sali Berishën?

Kjo është pjesë e një kulture të përbashkët ku ne duhet të ndahemi. Unë dua të flas për politika, për zgjidhjet që i duhen vendit, për rrugën përmes të cilës ne do ta ribashkojmë vendin me Europën. Besoj se në këtë rrugë ecin të gjitha forcat politike ku ne duhet të integrohemi dhe jo të kundërtën.

Kalkulimet ju lanë në opozitë në 2009…

Në 2009 na lanë vjedhjet, grabitja.

Një aleancë me Bamir Topin?

Nuk ka asnjë gjasë sot që ne mund të parashohim një mundësi të tillë. Bamir Topi është i djathtë. Ai kthehet në skenën politikë si i djathtë. Padyshim që shtysa e rikthimit nuk është të gjejë një vend për të hyrë vetë, por për të reaguar ndaj një të djathte që s’është e djathtë. Ndërkohë që ne jemi në një pozicion tjetër, ne jemi qendër e majtë, sigurisht në një koalicion të gjerë për arsyet që shkojnë përtej një programi ekonomik, pasi këtu është në lojë demokracia.

Do bëni koalicion me LSI-në?

LSI-ja sot është aq e majtë sa ç’është e virgjër njëra që bërtet nga jashtë bordellos, ndërkohë që këtë gjë e bën brenda dritares. LSI është në pushtet. Ne kemi detyrimin që të bëjmë një program dhe t’ua vëmë përpara shqiptarëve.

Ju keni deklaruar se jeni gati të prekni sistemin zgjedhor nëse aleatët ua kërkojnë. Ndërkohë që në rekomandimet e OSBE nuk përmendet ndryshimi i sistemit…

Duhet të sqaroj qartë dhe troç se s’ka më kohë dhe mundësi për të ngrënë arra në asnjë nga temat që janë të nxehta për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ne duam ndryshimin e sistemit zgjedhor përmes një dakordësie me partitë e vogla pavarësisht nëse janë në këtë anë të spektrit politik apo në atë anë të spektrit politik. PS nuk ka as votat dhe as ndonjë instrument që këtë gjë ta bëjë vetëm.

Si e doni KQZ_në?

Ashtu siç e thotë Komisioni Venecias të pa dominuar politikisht dhe të balancuar.

Jeni për numërimin elektronik?

Absolutisht po.

Lista e kandidatëve për deputetë në 2013…?

Do të bëhet kur t’i vijë moti. Respekti për të gjithë të tjerët më imponon të mos them emra.

Ju do të jeni?

Unë do të jem në listën e deputetëve, kandidat për kryeministër dhe pa dyshim bashkë më te tjerët, fituesi i zgjedhjeve.

45 komente në “INTERVISTA/ Rama: Më solli Nano nga Parisi? Imagjinoni atë që zbriti Enveri nga malet. LSI e majtë? Sa një e virgjër në bordello”

  1. Gani Guri says:

    Nuk ka njeri me demagog dhe me injoorant se Rama. Nuk e kuptoj se si nje bojaxhi qe nuk mer vesh fare nga ekonomia, pretendon te behet kryeministri jone. Pa folur per kete palo gazetar qe na e ka ftuar Ramen vetem per ti bere reklame dhe nuk i ben asnje petje me interes per publikun Edi ngado shkon ka pregatitur nje monolog ne baze te te cilit behen pyetjet nga gazetaret qe ky monolog pastaj te na shitet si interviste. Une akoma nuk kam kuptuar se si PS me ne krye nje bojaxhi, do te na hape 300 mije vende pune. Mund te ma shpjegoje njeri?? Kjo eshte nje shifer qe do na e kishte zili edhe Italia me 60 milion banore. Po ato paralelizmat me te cilet pershkruan kundershtaret, me cfare guximi i ben nje injorant i tille?? Po me duket sikur ka lindur nje fe e re ne Shqiperi, dhe Edi na eshte i derguari dhe Kurbani bibla e kesaj feje.
    Per sa i perket Blushit, ai e ka frike sepse e di qe po te dale Blushi kunder, i venitet edhe endra e tij per tu bere kryeminister.
    Dhe e fundit, te gjithe e dime sepse e ka thene edhe vete mbi te gjitha, per te mos folur qe e kane deshmuar edhe ish miqte e tij sepse ai nuk ka me te tille, qe ky bojaxhi jetonte ne nje gjendje te mjeruar ne Paris, dhe eshte e vertete qe e mori Fatos nga rruga e nga mencat e te varferve dhe e beri minister.
    E fundit, per Saliun nuk ka goje te flase ky bojaxhi sepse ai ka qene nje student i shkelqyer dhe nje mjek i shkelqyer, dhe prandja Enveri me kompani mjekoheshin nga ai. Kete e thashe per te treguar se ai nuk pati nevoje ta zbriste Enveri ne Tirane sepse ai ishte ne Tirane kur Enveri e “zbuloi”.

    1. nerro says:

      Shoket ti i ke te ralle,

      kapitan Gani me palle…

      I nderuar ja ke fut, i thon andej nga anet tona, si kau peles. Duket ashiqare qe politiken e njef sa nje femije, ke mangesi dhe ne gjykime, po te pakten mos i shpreh o derzi. Ngaj ky “bojaxhiu”, qe shte artist dhe ish petagog ne akademine e arteve, flet per punesime dhe te ardhme demokratike. Po normale mo Gani se ky burri ka pare bote, ka studjuar sisteme te sukseshme perendimore dhe ka ne krah njeres me kulture e dije. nuk ka ne krah Topallin, Paloken, Pollon etj… Flet per ty, per mua, per te gjithe. Flet per demokracine, per ekonomine qe eshte ne dit te hallit e jo per peralla kineze me ritje dy-shifrore e mirqenje qe bota na i ka zili. Ik o Gani informohu njeher e mos bej hipokrizira. Te ka ngrof pushteti me duket dhe te djeg fort per Salen

      1. fule says:

        bravo nerro

        Kurse une per te gjithe inatcoret me shpirt te trazuar qe komentojne me “inteligjencen” e Ilir Metes, ju kujtoj se Shqiperia eshte e semure rende dhe me sa duket ilaci ndaj ketij virusi te rrezikshem eshte Edi Rama.

        Ta pranojme se nuk kemi me c’humbasin

      2. Altini says:

        Shoket ti i ke te rallë,

        kapitan Gani, o pallë…

    2. Eri says:

      Po c’mjek i shkelqyer o i uruar, ka qene bythklepires i tille. Ky njeri u zbrit nga mali dhe u kultivua me dogmen komuniste dhe as nje pike e asnje presje nuk leviz drejtimi i tij nga ai i Hoxhes, me te vetmin ndryshim qe ky eshte tradhetar dhe shites trojesh shqiptare vetem per interes te pushtetit te tij personal.
      E ik bej shurren tek bacja e doktorit se s’ke shanc te krahasosh te pakten per momentin figuren e Berishes dhe Nanos me ate te Rames.
      Kur te provohet Edi Rama si kryeminister mbase te jepet shanci ta besh drejte vleresimin tend.

      1. daku says:

        PER INstudi [modifica]

        Nel 1967 si è laureato in medicina a Tirana e ha frequentato un master a Parigi. Nel 1986 è eletto membro della Comitato Europeo sulle Ricerche Mediche.

        Durante gli anni ottanta è stato professore alla facoltà di medicina di Tirana, ha pubblicato vari libri universitari e articoli scientifici sulla cardiologia anche all’estero.

        La politica [modifica]

        1. ivani i madh says:

          o daku per ke komenton apo per berluskonin ke ngatruar gazeten o i mare

        2. dennis says:

          ma dai col questi meriti di merda di dottore che ha bisogno del dottore dei cervilo,per favore non scrivi piu per sali merda che mi viene gomittare,saluti sinceri

    3. alban vlora says:

      …Z.Rama,na cfaq nje bisede spiral.
      Spiralin e zhvillimit,ate te jetes.
      Cdo fjale sigurone perparim,ngjitje drejte lartesive,dhe
      shqitje nga zifti qe mban te ngjitura te gjitha
      progreset me te prapambeturen…
      Rendesi ka qe ta rritesh Pemen si lastar,
      dhe jo ta lesh ate te zhvillohet ne menyra aksidentale
      dhe me plote deformacione.
      Edhe kete na e sjell z.Rama ne kohen e duhur.
      Demokracine sipas tij duhet ta kuptojme
      ne ngjashmeri me nje ” pyll eksperimental”,
      ku cdo peme eshte vendosur ne vendin e vet,
      te baraslarguara, dhe te gjitha si lastar,
      qe bashkejetojne pa penguar njera tjatres,
      asnje rreze drite.
      Kjo Filozofi,sjell pamedyshje,
      performancen e vertete te Demokracise.
      Per I.Meten,ka qelluar ne shenje.
      Sa per F.Nanon,eshte nje veze e prishur
      qe po ta hapesh,do perhapesh eren e keqe te squfurit.
      Ndersa per Berishen,ka shume;por qe mund ti permbledhesh ne dy rreshta:-
      “Kokeforte,dhe Bajraktar i paperseritshem.
      qe kerkone nje “lavdi”personale te varjetetit skandal.
      Njeri me dy standarte…
      Korupsioni dhe fjala e fundit i takon vetem Atij.
      Jane keta,qe demokracia po shihet shume larg.
      Ndaj jeta kerkone ndryshim…

    4. Dyrrahu says:

      Ndonëse nga guri duhet të kihet kujdes sepse të futë sëmundjen, me ngadalë, në palcë, unë megjithatë po i them “i nderuar”. Pra:
      I nderuar zoti Guri,
      Mos u shërbehuni me fjalor rrugaçi sepse po kopjoni “doktorrin” tuaj.
      Ju thoni se bojaxhiu nuk merr vesh nga ekonomia!
      Unë pyes, si marrka vesh “doktori” nga ekonomia?
      Unë i konsideroj fatkeqësi të kombit të gjithë ata që mbështesin skizofrenin, që mbështesin psikon, që mbështesin të sëmuerin e Shqipërisë, që mbështesin vjedhsin e votave, që mbështesin vjedhësin e kontributeve të taksapaguesëve shqiptarë dhe që mbështesin vrasësin e demonstruesëve.

    5. BERISHA LARGOHU SEPSE JE KRIMINEL DHE I PABESE! says:

      Gani Guri, ju keni Berishen qe ju prentoj vende pune, por nuk ka pune. Mos fol per Ramen, por fol per Berishen sepse ai eshte kryeminister tani, Rama nuk ka pushtet, prandaj nuk e kupton Ramen. Rama do te hape vende pune vetem kur te jet ne pushtet, Gani kerkoi Berishes vende pune dhe jo Rames qe nuk ka pushtet.

    6. deso74 says:

      o robo,na kenaqe,sidomos me Blushin,qe e paska frike RAMA,hahahaha,SALA,student i shkelqyer,te kujtoj qe ne vitet 60-70 bursat ndaheshin me biografi,me shume se cdo gje tjeter,na paske bere dhe biografine e SALES,si mjek i shkelqyer,,,,ik e futi ndonje shale gjeli o i uruar,mjaft me keto ”bullshits”,Sala i perket brezit te komunizmit,qe i mori nga katunet e i beri te shetisnin me ”aro” rumune,sic u be LENKA CUKO,nga fermat e LUSHNJES,ministre,te garantoj une qe ne ate kohe ka pas me mijera studente te shkelqyer,qe s’ju dha mundesia te stjudonin mjekesi,se kishin ndonje histori gjyshi,daje a ku di une,,,,,,dhe SALA yt nga VUCIDOLI JA ARRITI,JO SE ISHTE I SHKELQYER,PO SE ISHTE FAMILJE KOMUNISTI,E U BE KOMUNIST ME TESERE DHE ME ZEMER,QE BERTISTE,,FUTENI NE BURG NE SALLA GJYQESH,,,,te uroj gezuar festat…

    7. albi says:

      o palle gani ku e ke mesuar ti sec ka bere ai nga doli vici ai kur ja puthi doren enverit nuk e lau nje vit resht dhe jo me ta kuronte enverin .Kishte mjeke te tjere shum me te zot se sa sali lopcari jot dhe krimineli qe na la te fundit ne evrope dhe mburet me demokracine e stisur te ramizit.

    8. +10 says:

      Na rrofsh trapin o Gani me koke Guri…

    9. Irene says:

      Me i mire eshte nje mjek qe edhe spitalin ku punonte vete e ka lene pa ilace, pa carcafe dhe pa drejtor, sepse spitalin e drejton politika…. imagjinoni per te tjerat…

    10. Erioni says:

      O Gani,po ti qenke per ne parlament mor plako.Le qe c’ia fut kot dhe une,me kete gjuhe brisk qe paske ti bre Gano ti qenke per ne berberane.Qe te marresh pjese ne dialogje apo komentime duhen fakte mor trim,fakte,dhe jo si ato te liderit tend shpirteror Sal Palles qe ia kalojme dhe Gjermanise,por fakte “me kembe ne toke”.Psh eshte nje fakt qe ti si ke hedhur bar lopes sot,por je ngritur qe me nate dhe ke komentuar i pari ketu,fakt eshte qe doktori yt ka shkateruar cdo gje te mire te ketij vendi,dhe nuk po flas per ty,por pe nje qe ka sy e veshe i shikon se ku jane katandisur institucionet shteterore.Nje njeri qe ka sy i shikon se po nuk pate lek doktori nuk te ze me dore,se po pate lek dhe je militant i PD del nga burgu ose nuk shkon fare atje,merr provime dhe diploma pa vajtur fare ne shkolle,ze nje pune te rehatshme me thes ne dore ne dogane ose tatime,hedh ne ere Gerdece,nderton rruge e vjedh miliona,shkaterron pyje e rremben toka ne bregdet,qellon mbi protestues e vjedh vota.Kurse ti,le qe c’hyn ti ketu.Ti je thjesh nje ushtar i bindur i talebaneve ne pushtet qe te kurdisin vetem ne kohe fushatash,dhe ne kohe te lire shkon e vjedh ndonje tulle apo tjegull nga fabrikat e Dulles qe te besh nje qymez per pulat.

    11. Dule Doka says:

      O Guro Skrapalliu .Keshtu do te ngeleni ju tere kohen.!!Me duket se jeni shume mbrapa.

    12. leon says:

      Nuk ka me injorant dhe shpirt zi se ti,o Gani Guri!!!Je nje felliqesire, qe i mbeshtet pordhet qe nxjerr nga goja,ne trurin tend plot me tallash!!!Kuptohet je nje nga TRU SHPLARET E BERISHES i zbritur nga malet me gure dhe tani te duhet te lehesh si qen per te zotin qe te hedh ndonje kocke kerme!!!Asnjehere nuk e ka mjekuar Enverin PLEHRA jote,vecse u lepihej djemve te Enverit sic u lepihet sot te huajve!!!MALOK TIPIK I SHPELLAVE!!Edhe ti,o skrapalli shpellash,je njelloj i zi si Berisha!!Jeni bashkuar MALOKERIA E VERIUT ME MALOKERINE E JUGUT DHE PO PILLNI NJE XHAPIK!!!Hyyyyy,PLEHRE E SHPELLAVE!!!SHPORRU qe ketej dhe mos dil me se na ndyn me eren tende te keqe!!!Ne se emrin e ke vene te vertete,do te vije koha,qe te gjejme per te pire nje kafe me ty ne ndonje shpelle!!!

    13. zeri says:

      ti mo gani duhet te jesh 1nga ato fshataret injorant pa asnje limit (i kerkoj ndjese pjeses derrmuse te fshatit )qe ju shyqyr qe moret lopen …dhe nuk shikoni gje tjeter pervec berishes ,,,sic i thoin asaj shprehje te rroj demogracia bashke me lopet e mia …..e verteta esht qe ate derrrrrrrrrrr,,,maloku e sollen ne tiran qe ta maresh vesh ti mo gani se ndoshta je patrriot me berishen ju po nok zuri djathi krima ju nuk e hani,, doni te vini e te komentoni…

    14. Albann says:

      Shkollen shpellarit qe “u be i shkelqyer” ia coi Enveri tek shpellat…Ti e di mire qe sot shume shkolla po zhduken neper shpella,e shume femije te talentuar perfundojne barinj delesh apo dhish….Ti e di mire qe s vije dot te studioje per mjekesi po mos te ta jepte dikush “lejen”te shkoje edhe pse ishe me te gjitha 10 ta.Dhe pasi mbaroje shkollen perfundoje perseri tek shpellat….Ishte sistemi i Enverit qe e riti dhe edukoi ,dhe i dhe mundesine te ece.Ai eshte “njeri yne i ri” qe rregjimi komunist krijoi.Fati i tij ishte qe te qenit shpellar i etur per dije qe regjimit i hynte ne pune(ne analogji me sot …maloket qe rekrutojen ne polici,e para jane maloke,e dyta policise i nevojiten njerez te trashe e psikopate.Mund te jesh bari ne vicidol dhe nje dite te bukur je ne garden e republikes me graden “gjineral”…) …Pa ate mundesi mbase do kish thyer qafen ne ndonje humnere ne bjeshket e namuna…
      Ka njerez qe ecin me symbyllur sepse jane te verber.Po eshte mekat te ecesh me symbyllur kur zoti te ka dhene sy

    15. Nentori kuq e zi says:

      Me duket o Guri o trim me flete se e ngatarron kekun me byrekun. Dyshoj se ben pjese tek ajo klase njerezish qe nuk ja kane haberin fare,jo vetem nga politika por nga asgje e thene dhe e shkruar. Me pak fjale ti nuk ke nje mendim tendin personal,por flet cfare ke degjuar neper komshinj “te djathte” apo ku ta di une ku e ke krijuar ti kete ide per Z. Rama dhe kerkon te besh dhe analistin…Ben mire te reflektosh te pakten nje ore ne heshtje,per te kuptuar ato qe kane ndodhur keto 20 vjet ne atdheun tone te dashur. Nese eshte Edi Rama per kete fajtor, atehere une te quaj te verber,militant te pashprese,qe nuk munde te kuptosh se cfare hallesh ka ky popull dhe se Qeveria Berisha tashme pas 8 vjetesh nuk ishte zgjidhja e problemeve per Shqiptaret, por,shtimi i varferise,papunesise,korrupsionit,kriminalitetit ordiner dhe atij te organizuar,vrasjeve te bulevardit,grabitjeve te pronave te pronareve te ligjshem,koncensioneve familjare,tradhetare e interesave me te larta te kombit duke tentuar te shese ujrat detare tona,perpjekjet e deshperuara nen emrin e fushates per njohjen e pavaresise se Kosoves ku Min.Jashtem Ilir Meta kryente vizita ne Panama, Honduras, Caymen Island gjoja per njohje prej tyre te Kosoves dhe ne fakt,siguronin parate e vjedhura nga pushteti gjakatar per ti fshehur ne keto vende..Bemat e kesaj qeverie qe renkon e jep shpirt,do te hyjne ne historine e popullit tone si nje njolle e zeze dhe shpresoj qe kjo eshte ajo gjeja qe ju duhet te distancoheni per te mos u bere perkrahes i kesaj qeverie,sepse,ke akoma kohe te reflektosh e te mos mbytesh nga anija PD-iste qe po fundoset e do te marre me vete gjithcka qe ka mbi te e perreth saj.. Ndaj qendro larg tyre dhe mos u merr me emra te pervetshem,sepse nuk e ke IQ aq te larte sa te flasesh e te gjykosh Z. Rama. Te uroj Gezuar festat dhe nje 2010 te mbare dhe me nje Shqiperi te lire ne 100 vjetorin e Pavaresise se saj.

  2. hasan says:

    Ky Ganiu me kujton Gani Bobin qe ben lesh e li zgjedhjet shqiptare dhe Shqiperine.Ky xherahu jot pse na ditkerka ekonomi dhe bojexhiu yne nuk ditkerka?Mjaft me me rrumpallen njezet vjet.Njerezve u ka vajtur ne maje te hundes.Thirrini mendjes se po doli lumi nga shtrati nuk e ndalon dot as Edi Rama e as Saliu i Rames.Nuk mbulohet dielli me shoshe ,thote populli.Qerohuni megjithe te,qe na e ka bere Shqiperine me keq se fytyren e tij.Na tremb kalamaqte kur del ne televizor.

    1. Kopenhagen says:

      I ke rene pikes o Hasan.
      Sikur te me kishe lexuar mendimet.
      Po vari hejbet, ky do jete ndonje nga ata qe i mbajne bllokun e shenimeve Shkelzenit, dhe mendon se idhulli i tij, gomari i Vucidolit do kete perjetesi.
      Merret me opoziten, kur qeveria po e con Shqiperine ne Greqi, (qofte nga territori dhe qofte nga financat)

    2. Burimi says:

      OOOOOOOOOOOOOO Hasan oooo -Gani Bobi ka vite qe ka vdekur.Lere ate ,ti pushojne eshtrat ne paqe! Instituti qe merret me sondazhe quhet “Gani Bobi”: Udheheqes eshte ai (SH. Maliqi) qe lavderonte librin e Rames ne Prishtine.

  3. djetoristi says:

    fatkeqsia e shqiptarve eshte qe ka nje opozite te tille me nje lider si edi rama.ne kete interviste ai shprehet se eshter nje racist i pandreqshem qe ka nje urrejtje patologjike per malsoret,ai duke sulmuar me perbuzje sali rrumpallen qe nuk ka asgje te perbashket me malsoret apo me njerzit qe jane lindur e rritur ne malet kreshnike shqiptare,keta njerez qe perfaqsojne cilsite dhe virtytet me te vyera te shqiptarve,me qellim tregon perbuzjen dhe urrejtjen qe ka per keta njerez dhe keto zona.si mund te pretendoj kjo monster te behet kryeminister i gjithe shqiptarve.

  4. Fred.Dibrani.Hamburg says:

    Fatkeqsia eshte se Edi prap pa u konsultuar ne Partine Socialiste e shpall kanditaturen e tij per Kryeminister ne vitin 2013,ashtu sic beri dhe me rikandidimin per kryebashkiak te Tiranes,kete vit nga studio televizive.Fatos Nano nga ana tjeter kerkon te behet President.Kesaj i thone oj kasolle ku na mblodhe???.Si nuk u mbush me mend ky Rama,qe i ben hesapet pa hanxhine?????Keta politikanet tane kane mbetur ne vitet e femijerise kur luanin polici,gjykatsi,prokurori,kryeministri dhe Presidenti.Kur e pyeta nipin tim 5 vjecar cfare do behesh kur te rritesh?????.-Burri i mbeses se xhaxhi Saliut me tha,ose burri i vajzes se xhaxhi Lul Bashes,se ato jene duke vjedhur paret tona dhe une do t’jua marre ene t’jua jap femijve qe lypin rrugve.-Mire i thashe une,ha buke sa me shume qe te rritesh sa me shpejt….Ndersa Edi Rames do i thoja….,qe te behesh Kryeminister duhet qe te kalosh YLBERIN dhe te behesh burre,me trimerin e Flora Hanellit,zgjuarsin e Rexhep Qoses dhe patriotizmin e Myslym Pashajt,diplomacine e Lisen Bashkurtit,profesionalizmin e Farudin Hoxhes.Ndryshe mos pi shume …uje …se ftohesh ene ka me mbet kolltuku bosh.

    1. Shefqet Cela says:

      Me vjen keq qe nuk ditke elementaren e demokracise. Qeverine e formon partija qe fiton zgjedhjet, me kryeminister te parin e saje.
      Edi shprehu pikerisht kete, qe DO TI FITOJME ZGJEDHJET!
      PERSHENDETJE!

      1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

        Me qe me akuzon se nuk ditkam elementaren e demokracise,nuk po e marr si fyerja nga ana jote sepse kam respekt per ty o Shefqet dhe vetem po te argumentoj se Partia qe fiton zgjedhjet qysh me perpara del me nje kandidat per Kryeminister qe nuk eshte e thene te jete patjeter Kryetari i Partise,por zgjidhet me konsensus nga Keshilli Drejtues,miku im,dhe ne demokraci jo individi por shumica vendos.Kryeministri duhet te jete nje personalitet i pershtatshem qe gezon reputacion,besimin dhe perkrahjen e shumices.Besoj se me kupton.Pershendetje PS.Kryeministri i ardheshem kishte shancin te ishte Pandeli Majko,por un mendoj se do te jete Bamir Topi.Por nuk ve bast akoma.

        1. BERISHA LARGOHU SEPSE JE KRIMINEL DHE I PABESE! says:

          Fred Dibrani. Hamburg, ne demokraci kryetari partise behet kryeminister. Me vjen keq sepse nuk din nga demokracia, nuk merret leje tek partia per tu bere kryeminister sepse partia e din rregulloren.

    2. xhoni says:

      O Fred Dibrani!!Lexoje statutin e PS-se qe te marresh versh se kush behet kryeminister pasi i fiton zgjedhjet!!!Deri tani u corret duke e akuzuar Edi Ramen se pse nuk e ka futur veten ne listen e deputeteve,tani thua pse nuk e ke pyetur PS-ne!!!Haaaa!!!Ke te pyeste,o Fredo??Mos e ke llafin per Kac Islamin???Mos i ndjek gje ne internet live ti,mbledhjet e PS-se edhe neper zyra???Mos je gje agjent i fshehte???Merru me mire me mbesen tende,shijo qejfet ne Gjermani dhe mos na pellit neve,qe vuajme ne kurriz SHPELLARET E VICIDOLIT e ti na del si prof.dok!!!E ke degjuar ate historine e gomarit,qe i dhane nje here uje te ngrohte e pastaj te ftohte???E keshtu e ben edhe ti!!!Hajt,fshi b…!!!Te tere ju emigrante na beheni garipa!!!Hajde ketu ne Shqiperi dhe na PRIJ ne protesta kunder Berishes,se te tjerat jane MBROCKULLA!!!

      1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

        Paske shume urrejte ti mor Xhon,dhe nji fjalor vulgar e paske.Po ne qofte se kjo gje te ben ty te ndjehesh ma mire,ma te qete po ta boj hallall.Pastaj ti e ditke statutin e PS mire,dhe jo si une nga interneti,pranaj kujtoja Edit,qe kush humbet zgjedhjet per cfardo lloj arsye,duhet te kishte dhane dorheqje.Ne perpiqemi ne kete forum te kembejme mendime dhe debatojme,por ti te mungojne argumentat dhe po na perjashton ne qe ndodhemi jashte atdheut,nuk e di se cfare frike ke nga ne emigrantet.Ne po punojme per te ndimuar familjet tona ne Shqiperi dhe kemi te drejte te japim pervojen demokratike te vendeve ku po jetojme.Merre ma shtruar o Xhon se per te miren tuaj dhe tonen e kemi.

  5. agim tola says:

    Do te tregoj vetem nje rast :te ndodhur ne nje kafene si gjithemone del ne diskutim politika,te 4 shoket ca me shume e ca me pak po te njejtat mendime per Saliun them ca me shume e ca me pak sepse njeri ja hidhte fajin direkt Saliut,ndersa tjetri “zgjuarsise” se femijeve te tij per tu pasuruar dhe helbete babai nuk ja prish qejfin femijeve sepse ne fillimet e demokracise ishte njeri qe gezonte simpati.Shkurt Saliu ka dale dhe faktikisht eshte me plot gojen i keq i pa bese …vrases…PRA

    sot nje person qe duhet patjeter te dale para drejtesise popullore,ligjore,shteterore.(Kjo ne rast se ka ndonje gjyqtar qe te mare parasysh ligjin dhe vetem ligjin qofte kjo edhe me pasoja per te )Njeri nga ne tha ore une e di se po te votojme tashti ne kete tavoline ne jemi kundra Sales dhe nuk kam aspak dyshim,por po ti numuroje njeri nga ne votat te katerta do te jene per Saliun sepse do te gjendet nje menyre per ta paguar ate qe numuron qe te ndryshoje numurat.

  6. ruzhdi says:

    Edi rama deri me sod asgje nuk ka ber Pozitive ose qe ka ndonji VIZION per te marr shembull per vec atyre negative qe deri me sod i kam par me sy i kam degjuar ose lexuar. Per veq atyre thash e thena, peqarje, premtime, bojkotime,protesta,grev urie,nenqmime individesh. Ky njeri ne Boten Demokratike nuk ka shans minimale per te ardhur ne Pushtet a ndoshta ne Shqiperi mundet te behet edhe Kryeminister.

    1. BERISHA LARGOHU SEPSE JE KRIMINEL DHE I PABESE! says:

      ruzhdi, ti nuk je pengesa e Rames. Rama nuk ka nevoje nga vota e juaj qe ta beni kryeminister! Shqiptaret ne 2013 do te votojne ndryshe, pra kunder Berishes. Berisha nuk mund ti vjedhe votat me sepse populli do t’ia tregoje vrimen se nga ka dale. Prandaj mos u beni pengese e integrimit duke mbeshtetur Berishen.

    2. Erioni says:

      Me vjen cudi me ju karrocieret e Sal Palles.Nje prerje keni te gjithe,as shqipen nuk dini ta shkruani mire.Shikoje komentin tend e mos qaj po deshe— Psh shkruhet sot dhe jo sod,bere dhe jo ber,ndonje jo ndonji,vec dhe jo veq,percarje dhe jo perqarje,nencmime(nese eshte fjale) dhe jo nenqmime.Ne 5 rreshta ke bere 10 gabime drejtshkrimore.Po c’mos vuaj ky popull kur ka koketrashe te tille ajo toke.Prandaj ndenji Dulla 45 vjet ne sundim sepse kishte kokeboshe si ju qe i benin hije tere diten.Po zgjohuni more te mjere zgjohuni se jeta nuk vertitet rredh Sales apo Rames.

  7. arian says:

    Tosi i tha Edvinit keshtu.TE MORA NGA PARISI ME THONJ TE PISTA DHE TE BERA MINISTER qe do te thote te mora nga barbon rrugesh dhe te bera njeri dhe ky psikopat shet pordhe tani se ka bere miliona euro nga fatosi

    1. BERISHA LARGOHU SEPSE JE KRIMINEL DHE I PABESE! says:

      arian, Rama nuk merzitet per komentin qe ke bere. Barbona jeni ju qe mbeshtetni Berishen pa breke ne bythe!

    2. dennis says:

      eshte koha me thene si je jo si ke qene

  8. hajriu says:

    Ate qe Rama thote per Lsi-ne e them edhe une per gocat greke , me duket sikur Rama me ka kopjuar shprehjen . Dje nuk pashe emisionin e Alfred Pezes por pashe emisionin e Çanit . Kam qesh me lot kur K.Islami tha se ishte ortodoks , se mu kujtua gojori qe ne çdo shkrim i thote korraku i erdoganit ….po tani qe emore vesh qe K.Islami eshte laraman si ty o gojor ça do ti thuash????…..hahahaaaaaa…….gojor

    1. BERISHA LARGOHU SEPSE JE KRIMINEL DHE I PABESE! says:

      hajriu, ti je nje insekt i banalizuar. Ti me dukesh ekspert i gojores!

  9. Ardi says:

    Fatos Nanon, e mori Ramiz Alija nga mejhanet e tiranes te dehur bashke me gramoz pashkon me pantallonat e lagura me shurre dhe e futi ne politike se ky qe nje cun mami qe ngrefej me koqet e babait vet dhe sot ka qef te luaj rolin e garipit me batuta halabakesh…Saper malokun po dihet mire kush ishte dhe si u zvarrit gjithe jeten per tu bere dhe ai dikush..po ngeli askush vetem nje shembulli paster i felliqsires njerzore…

  10. EDI RAMA LARGOHU SE SHKATROVE SHQIPERINE says:

    EDHE UNE JAM I SIGURT SE BOJAXHIU RAMA APO ME MIRE ME THNE KIM JUNG RAMA ME 2130 DO BEHE KRYEMINISTER

  11. ILIA says:

    Une do thoja qe fatet e shqiperise dhe per nja 50 vite te tjere sdo i kene ne dore shqiptaret por te huajt. MISIONI I BE + AMBASADA AMERIKANE = KRYEMINISTRIA .Per mendimin tim EDI RAMA eshte nje demagog ashtu si Berisha por me nje ndryshim me te qe kur flet ne publik eshte me i emancipuar,kurre nuk e ka zene ne goje familjen e Berishes me fjalor te keq si ai.Mandatin e kryeministrit qe vertete e kishte ne kutite e 2009 nuk e mbrojti dot dhe cdo gje qe ka thene keta 2-3 vite i ka gelltitur dhe asgje nuk ka cuar deri ne fund perfshire dhe greven e cuditeshme para kryeministrise. Une do shtoja ketu dhe katapultimin e tij pa qene dhe seshte cudi as dhe tesere partie sdo kishte ne xhep dhe u fut direkt ne krye te PS sikur PS te ishte nderrmarrje dhe drejtuesit emeroheshin nga lart???Qe NANO e ka ndihmuar sdo mend se ai i kishte celesat e PS .Ne votimin e pare me sa me kujtohet Platforma e Rames u hodh poshte dhe me pas u pranua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje