Përse Artan Hoxha duhet të kthejë çmimin e gazetarit

27 Dhjetor 2011, 23:59Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Artan Hoxha mori shpërblimin vjetor si Gazetar i Vitit nga Unioni i Gazetarëve. Është një çmim që i takon pa debat për këtë vit që po mbyllet, por që hap një debat të madh mbi vlerën dhe ndikimin e gazetarisë shqiptare në opinionin publik.

Artan Hoxha më 21 Janar filmoi 3 orë rresht përballë snajperëve dhe ushtarëve të gardës, duke ndryshuar historinë e një krimi shtetëror që tentoi të fshihej. E kisha në krah qysh në minutat  e para të protestës dhe çuditesha kur ai njihte thuajse gjithë policët profesionistë që kishim përballë, rrezikshmërinë ose përgjegjshmërinë e tyre emër për emër. Shikonte snajperët në tarracë dhe thoshte janë djem të mirë, shikonte dikë tek dera e kryeministrisë dhe i përmendte emrin, shikonte dikë që nuk e njihte dhe fokusohej… derisa një kapsollë me gaz lotsjellës na ra si nga “qielli” tek këmbët dhe na detyroi të futeshim brenda fasadës së kullave binjake. Ishte tipi i gazetarit që kish jetuar për vite të tëra me policinë, përplasjet e saj me politikën dhe integritetin e njerëzve të rendit. Ishte i sigurt në fillim se nuk do vrisnin, pasi ai “i njihte ata”.

Ndodhi ajo që ndodhi. U vranë katër vetë dhe kamera e tij filmoi thuajse live zjarrin e gardistit dhe këputjen e Ziver Veizit para derës së kryeministrisë. Shfaqja e videos pak para mesnatës nxiu dhe më fytyrën e vrasësve. Sali Berisha dhe Lulëzim Basha, që deri në atë kohë po mbroheshin me skenarin e stilolapsave pistoletë, çadrave me maja helmuese nga gjarpërinjtë e jugut dhe pistoletat surprizë, heshtën. Mbyllën dyert e kryeministrisë, mbajtën aty peng gjithë ata që qëlluan dhe që ishin vrasësit potencialë të 4 qytetarëve dhe rreth tridhjetë të tjerëve të plagosur, morën serverin e kryeministrisë, kopjuan dhe zhdukën gjithë pjesët filmike të regjistruara nga kamerat dhe gjithë urdhrat e transmetuara në radiot e gardës për të qëlluar mbi turmën. U sollën tamam si vrasës si vetëdijshëm.

Të nesërmen Sali Berisha kundërshtoi urdhrat e kryeprokurores për arrestim dhe refuzuan tu japin serverin e kryeministrisë, të cilin sapo e kishin shkatërruar. Rreth 2800 gëzhoja në oborrin e kryeministrisë dhe kangjellat e copëtuara nga ana e brendshme tregonin se ishte bërë një qitje masive mbi njerëzit e pambrojtur. Filmimet e kamerës së Artan Hoxhës shkonin dhe më tej. Duke qenë të filmuara nga një lartësi më e madhe, me një kënd më të gjerë, ato jepnin më të qartë pamjen e asaj çfarë kishte ndodhur, kush kish qëlluar, si kishte ecur dinamika e ngjarjes.

21 janari po vjen përsëri. Artan Hoxha ka marrë një çmim simbolik si Gazetar i Vitit, ndërsa familjet e viktimave asnjë fjalë për vrasësit që ka filmuar Artan Hoxha. Krimi i 21 Janarit është i vetmi krim shtetëror në botë, ku dihen dhe shihen autorët, dhe janë vetëreklamuar urdhëruesit që kanë fshirë pamjet dhe radiot që kanë përcjellë urdhrin e Sali Berishës dhe Lulëzim Bashës për vrasje. Një vit më pas, ne kemi një dekoratë për një gazetar, disa demonstrues paqësorë të arrestuar për dhunë dhe dy vrasës që mbajnë dy zyra të rëndësishme në shtetin shqiptar, njëri në Kryeministri dhe tjetri i transferuar po me dhunë në Bashki.

Kur ndeshesh me një bilanc të tillë pas një krimi shtetëror të kryer me gjakftohtësi dhe të dokumentuar nga gazetarë kurajozë, pyetja e parë që lind është se sa vlen të jesh gazetar në një vend ku zëri yt nuk dëgjohet? Artan Hoxha, i ndihmuar nga “vesi” i të qenit gazetar, por dhe nga fati, ka dokumentuar një gjë që rrallëkush në botë ka pasur fatin ta dokumentojë si gazetar. Me një video të tillë vrasësit do të ishin prej 11 muajsh në qeli. Ne jo vetëm që i kemi në krye të vendit dhe në krye të Tiranës, por u bëjnë dhe karshillëk çdo ditë fëmijëve të lënë jetimë, duke u hequr si familje që bëjnë mirësi, si njerëz të pasur që shpërndajnë mirësi dhe para të vjedhura nga xhepat tanë për fëmijët në nevojë të Shqipërisë.

Fakte shumë herë më të dobëta se ato që ka transmetuar Artan Hoxha kanë tronditur qeveri dhe presidentë në vende të tjera të botës. Tek ne jo vetëm që nuk u ka hyrë gjemb në këmbë, por kanë ndikuar për të dëshpëruar qytetarët, duke u forcuar atyre bindjen për kulturën e mosndëshkimit, për të cilën i tërhoqi vërejtjen “burrit të shtetit” në qeveri së fundi dhe ambasadori Arvizu. Miliona shqiptarë kanë parë se si u vranë katër demonstrues dhe askush nuk u dënua. Me miliona shqiptarë kanë parë Ilir Metën se si fliste për miliona që vjedh nga xhepat tanë dhe s’po dënohet. Me miliona shqiptarë panë se si Lulëzim Basha vodhi mandatin dhe s’po shqetësohet. Me miliona shqiptarë panë se si Lulëzim Basha nuk shkoi para drejtësisë me procedurë për akuzën e shpërdorimit të 220 milionë eurove dhe vazhdon të buzëqeshë. Me miliona shqiptarë panë Fatmir Mediun si u mbrojt me imunitet para gjykatës për 26 të vrarë dhe është ende ministër. Me miliona shqiptarë panë Fahri Balliun duke i kërkuar ndere për 500 mijë euro një ministri dhe është shpallur Njeri i Vitit në Bathore….

Ka dhe dhjetëra fakte të tjera ilustruese në nivele më të ulëta që tregojnë se në këtë vend gazetaria nuk ka më vlerë, pasi ajo dhe kur filmon vrasjet live nuk ka më asnjë vlerë. Kolegu dhe miku im Artan Hoxha nuk ka sot asnjë arsye për të gëzuar që është vlerësuar si Gazetar i Vitit. Ai ka rritur më shumë dëshpërimin në këtë vend, që edhe pas mrekullisë gazetareske që ka bërë, nuk ka mundur të trimërojë dot Prokurorinë të arrestojë jo vetëm vrasësit fizikë të katër qytetarëve, por dhe Sali Berishën, i cili në flagrancë urdhëroi mosdorëzimin e tyre dhe shkatërrimin e provave. Ai na ka dëshpëruar të gjithëve dhe na ka bërë të ndjehemi të pafuqishëm përballë këtij pushteti, i cili ka vendosur diktatin mbi drejtësinë dhe ka zhvlerësuar çdo kontribut intelektual, gazetaresk, apo civil në vend. Ne nuk kemi as fuqinë dhe as mundësinë të rindodhemi para një krimi të ri shtetëror dhe ta filmojmë ashtu live për të ndëshkuar Sali Berishën. Ajo që i ndodhi me filmimet e Artan Hoxhës është një meteor që u shfaq mbi kryet tona dhe u dogj pa mbërritur askund. As Artan Hoxha nuk bën dot më një gjë tjetër më të fortë se kjo për të provuar një krim, që ende nuk po ndëshkohet.

Për këtë arsye kam një propozim për të. Ta marrë atë medaljen e dhënë nga shoqata e gazetarëve dhe t’ia dorëzojë Ina Ramës, pa inat dhe mërzi. T’ia dorëzojë me premtimin që ajo t’ia rikthejë kur vepra e tij të ketë kuptim, kur ata që ai ka filmuar duke vrarë të jenë në burg dhe kur Sali Berisha dhe Lulëzim Basha, si dy vrasës në detyrë, të shihen duke kaluar derën e gjykatës. Le të vijë kur të dojë ajo kohë, qoftë dhe në kohën kur Berishës i duhet të shkojë aty me barela e Basha duke i mbajtur oturakun. Ajo është koha kur Artan Hoxhës i duhet ajo medalje dhe i shijon ajo që ka bërë. Pasi ajo është koha që shoqëria jonë e ka bërë e gjitha detyrën e saj siç e ka bërë ky gazetar. Ajo është koha që do të kemi dhe prokurorë dhe gjykatës, dhe opinion publik dhe intelektual, dhe diplomatë jo mediokër dhe mbi të gjitha drejtësi. Ajo është koha e çmimeve. Kjo është koha e krimeve.

 

 

 

62 komente në “Përse Artan Hoxha duhet të kthejë çmimin e gazetarit”

  1. erioni says:

    mire, shko e qaj me djalin ne viene tani. perzur edhe disa te tjere nga ps dhe kenaqu pse fajin e ka saliu.

    1. landi says:

      Shkrim shume i sakte i Bazes. Vetem qe ate medalje, Artani duhet te shkoje tia dorezoje Rames, sepse aty ku e la Artani punen duhet ta vazhdonte Edi.
      Prokuroria s’ka si te veproje kur degjon Ramen qe flet per vitin 2013. Gjithe shqiptaret e dinin se kush ishte sali berisha qe prej vitit 1997. Vetem Edi e filloi opoziten me lule per jozefinen e duke thene qe s’e kane fajin njerezit (e kishte per saliun) por e ka fajin sistemi.
      Ja ku jemi sot me ramen kryetar opozite, duke filluar vitin e shtate te opozites se majte, kurre me pare opozita e majte ska qene kaq gjate ne opozite, edhe pse perballe ka pasur saliun me po te njejten egersi. Sepse dhe Nano qe aq shume bente pushime, nuk bente kaq majtas-djathtas sa c’ben Rama.
      Ja ku jemi sot, Saliu duke shtuar aleatet, dhe rama duke u tallur dhe me ata qe i kane mbetur. Ne janar ndoka do futet ne qeveri, te tjere s’eshte cudi ta pasojne. Si mund te ndodhe ndryshe kur Rama tallet me ta duke u shtruar dreka, a thua se ata se kuptojne qellimin e tij, edhe pse e humbi tiranen per nje millosh me pak.
      Kete vit Iliri do dali i pafajshem, dhe shqiperia do marri statusin. Ata qe thane qe saliu do humbasi integrimin prej ilirit, do dalin serish bllof, por jo me kot e perdoren kete bllof per te justifikuar leshimin e rradhes se Edi rames, kursin e tij te ri te nenshtrimit pa kushte ndaj Saliut.
      Ja ku jemi serish, me te njejten qeveri, dhe me te njejtat gabime ne opozite. Cfare mund te ndodhe ndryshe, nga humbjet e kaluara. Ja dhe paketa e rames, iku klsh-ja iku governatori por prisni se po vjen presidenti i ri dhe kryeprokurori i ri, e rama vetem po ben sehir me filozofine e tij “ne do e kerkojme, por s’do e ndalojme”. E pastaj cuditemi e themi si ka mundesi 7 vjet opozite. Po nuk korrigjoi gabimet e se kaluares kjo opozite s’e largon dot qeverine as sot as kurre. Sduhet te kete pakt me kete qeveri, por vetem bllokim. Te tjerat jane pallavra, te njejtat qe na sollen ketu.

      1. V.F.L.P says:

        Nese Artan Hoxha fitoi cmimin si gazetari i vitit Ti Mero Baze duhet te futesh ne librin Guinnes per thjeshtesine e pasqyrimit te realitetit! Rrofsh shoku

    2. raimondi says:

      Kjo lloj Alegorie (nese mund te quhet ) qe ben Mero me Artanin
      ,pushtetin
      dhe Popullin i mungon nje element thelbesor –OPOZITA

      –Populli nuk eshte aq i deshperuar pse nuk vepron Prokurorja ,pse sidoqfte njerezit e kuptojne se per ne duke qene nje demokraci fillestare keto gjera nuk jane aq anormale–

      —–Porse populli eshte i zhgenjyer totalisht nga opozita ,e cila megjithse ju vrane 4 vete
      dhe megjithse gazetari trim e kurajoz ua faktoi kush i vrau —opozita nuk beri azgje fare

      –Nuk vazhdoi me te protestonte ne shesh ne kerkim te denimit te fajtoreve…..

      —–Ato 4 vrasje duhej te sherbenin qe opozita te behej me dinamike , ndersa ne fakt
      me ato vrasje pushteti ja harriti qellimit :…Vrau opoziten,
      dhe per kete
      e ndihmoi vete kreu i PS-se….

      ———-Ky eshte nje Deshperim total i shqiptareve per te ardhmen,
      per ndryhsimin
      e shumepritur ….sepse kreu i PS-se ben lojen e pushtetit, me dshje
      apo padashje,……apo i detyuruar nga te tretet….

  2. skelari migrues says:

    E trishte Mero , por e vertete, edhe mua me eshte dukur se cdo skandal (pasi 21 – janari nuk ishte thjesht skandal), ka bere thjesht dhe vetem nje gje… njerezit nuk besojne me as tek shteti e as tek e drejta… po ndihen te perdhunuar e te pa mundur per te ndryshuar gje… duhet te piqet kjo shoqeri… dhe nuk duhet te arrije deri ne votim te nje qenieje te tille… pas asaj qe kaq bere… akoma sot nuk arrij te kuptoj se perse shume njerez pajtohen me kete… shpresoj ne permiresim…

  3. analist says:

    Perfekt.
    Vetem nje verejtje:Ku tjeter perveçse ne Bathore mund te jete qytetar nderi Fahri Balliu e Salih Berisha?

    1. Aqifi says:

      Ne Bathore, Xhelal Mziu fitoi me breke neper kembe kete vit dhe duke vjedhur vota si trimat e tjere te Sales ne gjithe Shqiperine. Edhe Kamzes dhe Bathores i ka ardhur ne maje te hundes me salibanet…

      1. HajdarHajdar says:

        O Qifo po qa ke me Saliun se dhe emrin e ke jo shume te pershtatshem per debat.

        1. Shqipo says:

          Shan i dhjeri te permjerurin.Ne nga jugu Hajdar i themi atij mikut.

  4. Eshte shkrimi me i drejte dhe me profesional qe kam lexuar kete vit, BRAVOOOO…

    1. N.VJOSA says:

      Mero,
      Perktheje shkrimin dhe jepua Gazetave me prestigjoze te Botes!

    2. hasan says:

      Pergezime Mero.Ne luften per te pastruar Shqiperine nga fara dhe barnat e keqia qe jane duke i mare frymen ketij vendi.JE OPOZITARI I VERTETE i ketij pushteti mafjoz e vrastar.

  5. sofra says:

    duket shkrim demotivues,por realisht na kujton te gjitheve, qe duhet ecur perpara dhe duhet bere mire detyra personale e cilitdo prej nesh edhe pse do te hasim ne pengesa fizike e morale.
    N.q.s te gjithe ne bejme mire detyrat(profesionet) tona,atehere nuk ka “autoritet” qe do te na ndale.ATA kete duan te intimidohemi dhe te ndahemi ne pjese sa me te vogla,per te na “ngrene” si popcorn-a.
    ironia e ketij kombi kjo qenka,qe nga pirro,bato,teuta,genti,glauko,skenderbeu te vijme tek keta bukeshkale qe kemi patur keta 100 vitet e fundit!Po gerruejme dhe hollojme vete ne, ato gene te forta qe na lane trashegim te paret…
    I genjen mendia te gjoret se me kercenime e paudhesira do te rrojne me shume sesa kalate tona shume shekullore.

  6. lleshi says:

    Mero ke nje arsyetim brilant.te le pa mend me kete force llogjike

  7. vetetima says:

    Bravo Mero me gazetare si ty do behet shqiperia sic e enderrojne shqiptaretShkuneni pak Edi Ramen se me duket e zuri prape gjumi

  8. taku says:

    cfare pritet me nga Ina Rama,ajo e ka humbur betejen me sali berishen

  9. Kely J.Andress says:

    Z.Baze te falenderoj per kete shkrim si dhe te gjithe te tjerat qe ke shkruar deri me tani. Edhe pak dite dhe me mbaron afati i abonimit te internetit dhe nuk e di se kur mund te abonohem perseri. (sepse nuk kam mundesi financiare). Prandaj ju uroj Juve Z.Baze, stafit Tuaj, dhe te gjithe komentuesve te gazetes “Tema”, jete te gjate (dhe familiareve tuaj), dhe suksese kudo ku jetoni dhe punoni. Edhe nje here faleminderit Z.Baze !

  10. Dike Mullai thote- says:

    Mero, je i MADH ! Sugjeroj Artanin te shenoje edhe inicialin e t’Atit, ne ndryshim nga ‘fytyre-ziu’ tjeter me kete emer e mbiemer ! Pershendetje !

    1. arber says:

      Po ashtu edhe une kete mendim pata, do rrosh me shume se une, ti Diek Mullai(?!)

  11. homeri says:

    Mero- mos na dekurajo 21 janari po afron kerkojme me shume force e kurajo ju jeni njenga ata qe e motivoni shoqerine drejt shpreses dhe drejtesise edhe drejtesia e prekuroria kerkon me shume mbeshtetje intelektuale e popullore rreth kesaj duhet te jene edhe shkrimet e gazetes tuaj. -21 janari eshte krimi me i shemtuar i kryer nga regjimi i burrit te krimit z. ambasador ,aty u vran ata 4 familjar por aty u vrame te gjithe u vra demokracia -ata analist e intelektual qe justifikojne vrasjet e 21 janarit nuk jane medioker por kriminel si krye krimineli i tyre —-
    ……mendoj se duke filluar nga 1 janari gazeta juaj duhet te kete cdo dite nje editorial per vrasjet e 21 janarit jo vetem nga jyve por edhe nga intelektual ta tjere po keshtu mediat qe mendohet se jane te pavarura duhet ti japin nje hapsire me te gjere ne emisionet e tyre 21 janarin

  12. kaçrra says:

    Llogjika e penes se Mero Bazes te le pa ment,ku jane koleget e tij,ku jane koleget e Pellum Kulles,ku jane koleget Blendi Manes,ku jane koleget e Arben Dukes,Filip Çakullit,Daut Gumenit,Andrea Stefanit,Sokol Balles…….etje, ku eshte opozita.Jane vrare 4 heronj qytetar ne bulevard se kerkonin pune, e jo te vidhenin, per te ushqyer kalamajt,i vrau pushteti per karriket e tyre.Kush vlen me shume per shoqerine e shqipetaret jeta e 4 herojeve dhe e familjeve te tyre te shkateruara apo karriket e pusht-tetareve hajdut,kriminel???????????.Turp per byth lepiresit e pushtetit, keta parazit te pa fytyre.Turp per popullin shqipetar.S’kishte faj Konica, qe dhe pas 100 vjetesh, ne ate batak jemi akoma.

  13. s.pema says:

    Diku ,dikur nje person shpetoi nje njeri tjeter duke sakrifikuar dhe jeten e tij.Ngjarja beri buje te madhe dhe ai qe sakrifikoi jeten
    mori urime nga te pranishmit dhe familjaret e te shpetuarit. Nje artist
    i frymezuar nga ngjarja beri nje pikture e cila ne ate kohe mori
    cmim republike dhe nje dore te mire parash.

  14. pse? says:

    zoti baze dhe hoxha filmimet e 21 janarit duhet t’i kishit cuar ne hage! nuk eshte kurre vone.

  15. godfather says:

    Nje vit te tere zoti Mero qe po te lexoj analizat e tua dhe te them te drejten nuk di as vete se cfare vleresimit maksimal kisha per ti dhene nje gazetari si ju,sepse per mua ti meriton nje super cmim.
    Artan Hoxha u shpall gazetar i vitit dhe kete e meritonte plotesisht. Sikur asgje tjeter mos te kishte bere,vetem me filmimin live te vrasjes se demostruesit Ziver Veizit me 21 janar kete cmim ai e meritonte,dhe ashtu si e theksonit ju ai duhet ta terheq per hir te kauzes se asaj qe drejtesia nuk dha drejtesi.Nje komb sado i lodhur dhe i percudnuar nga rrjedhojat historike sic eshte Shqiperia ngahera ka ditur te nxjerre ne skene njerez vertet trima dhe te afte si te pushkes dhe penes,te tolerances dhe bamiresise,prandaj super cmimin do ia rezervoja Mero Bazes sepse ai po lufton dhemb per dhembe cdo dite dhe minute me shkaterruesit e ketij kombi dhe po ndergjegjeson te gjitheve ne se Shqiperia eshte e shqiptareve dhe jo uzurpatoreve batakcij.
    Karshi ketyre figurave te admirueshme dhe progresiste qendrojne dhe gazetare sharlatane dhe bythlepiresa te pushtetit qe po ushqejne shume shpirtera te qelbura vemjesh qe po asfiksojne jo pak ecjen perpara te shoqerise sone.
    Per ta ilustruar me nje shembull po u tregoj nje rast qe me ka ndodhur me nje gjoja mik i imi.
    Ai eshte nje admirues i demokrateve por ne vecanti i Berishes.
    Kur pas shume debatesh qe u perpoqa per tia mbushur mendjen se ku jemi nen qeverisjen e tij si mos me keq,i bera nje pyetje qe per mua nuk do me hiqet nga kujtesa kurren e kurres sepse si puna e tij nuk jane te paket njerezit ne Shqiperi.
    Kur e pyeta qe sikur neser ne pushtet te vije Edi Rama dhe te mirat e jeteses do ti prekesh me dore nga mireqeverisja e tij,ku drejtesia dhe rendi do te behen si ne europe,ku turizmi dhe ambienti natyror te kthehen ne standarte,ku paqja dhe mireqenja te sundoje kete vend,ju si do ta vleresoni kete Berishen e sotem qe asnje nga keto nuk i realizoj.
    Dhe pergjigja e tij ishte, mua nuk me ha palla per perparimin e Shqiperise nga Edi Rama,ume dua Berishen dhe pike sido qe ai te veproje.
    Per fat te keq ky eshte ambienti shqiptar.

  16. usa men says:

    Dhe kete here magjistari i fjales lire mero baze ka shkrire talentin
    e tij duke na dhene keto rradhe qe ngjanjne si nje fjalim funeber lamtumire per nje te gjalle qe duhej te kishte vdekur me kohe per krimet qe ka kryer.
    Por ky cmimi i Artan Hoxhes eshte mikroskopik me cmimin qe mori berisha
    nga arvizuja si BURRE SHTETI qe per mua eshte poshtrimi me i madh i bere ne te gjithe kohrat ne shqiperi .
    Pa terhequr mbrapa kete dekorate zoti arvizu nuk do te kete clirim te shqiperise nga junta e berishes.
    Shpirterisht jam qetesur se te pakten tani eshte e lexueshme perse amerika zyrtare mbyll syte para akteve kanibaleske e te pa besueshme te berishes.Kjo sepse ai ka paguar “sa frengu pulen” lobe pro tij
    qe dhe me budallai ne shqiperi e di kush jane.
    E dua ameriken sa qe me teper ndjehem shqiptar ne amerike se ne shqiperi por kjo nuk me pengon te them se dipllomacia amerikane duhet te heqe ato aktore qe vuri ne 90′ kur jugosllavet “ndihmuan” amerikanet per te rrezuar komunizmin kur ai kishte rene me kohe.
    21 janari eshte nje gur kilometrik qe shenon mbarimin e dy dekadave
    Te shkaterrimit te shtetit dhe te dinjitetit te shqiptareve nga malesoret dhe ambasdoret.
    I PAHARRUAR GJAKU I 21 JANARIT !

  17. bbb says:

    Tani ambasadori Arxhiu duhet te ndaje mendjene e te thote se a eshte gazetari ne fjale heroi i hesgtur i 21 janarit apo Sali Vrasesi eshte “burre shteti”. Jo se ne Shqiperi ka shume koketule qe ende menojne se Amerika sjell “demokraci”

  18. Martin Lutter King says:

    Konferencë për shtyp B.SH.TE ARVIZUSE Kryeqelbesires Berisha 24 janar 2011
    Jam sot këtu para jush për t’ju informuar mbi zhvillimin e dy ditëve të fundit, pas dështimit të puçit, të përpjekjes pesë orë për të marrë me dhunë Këshillin e Ministrave, më datën 21 janar. Gjatë kësaj periudhe, janë mbledhur të dhëna të shumta direkt nga burimet më të besueshme se banditëve, kriminelëve, delikuentëve që 5 orë me radhë u vërsulën me barbarinë më të madhe ndaj Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, për të sjellë me dhunë Haxhi Qamilin e haxhi qamilët në karrigen e kryeministrit, u janë dhënë 200 deri në 300 dollarë secilit për dhunën që do përdornin, u është dhënë garancia e plotë se do të përmbyset qeveria, sepse misioni i tyre ishte përmbysja me çdo kusht e Sali Berishës dhe qeverisë së tij legjitime.

    Disponohen të dhëna të plota për sasitë e eksplozivit, tritolit dhe kallashnikovëve, me të cilët do të realizohej sulmi final për të hyrë në ndërtesë. Disponohen të dhëna të plota mbi armët e sofistikuara, çadrat-pistoletë, stilolapsat-pistoletë, thikat me helm që do përdoreshin në stadet e caktuara të këtij grushti shteti, të kësaj përpjekjeje të turpshme për të marrë pushtetin me dhunë. Disponohen të dhëna se grupe ndofta gjer në 10, grupe 5-she u stërvitën ditë të tëra në zona të ndryshme, për të ndërmarra sulmin. Disponohen të dhëna se ky puç u financua me së paku 2 milion dollarë në të gjitha përgatitjet.
    Disponohen të dhëna për gjithçka ndodhi ato pesë orë në bunkerin e krimit, bunkerin bllokmenëve të drejtuar nga Edvin Rama, në kullën e Fidelit. Edi Rama e puçistët ishin të rrethuar nga të gjitha anët me veshë e sy të ndershëm. Gjithçka ata kanë bërë ato pesë orë, çdo gjë do t’u zbardhet qytetarëve shqiptarë. Të gjitha urdhrat, e dhëna nga bllokmenët që po shihnin ëndrrën e tyre të bëhej realitet, janë të evidentuara. Disponohen të dhëna për ndarjen paraprake të posteve të qeverisë së re. Ishin përcaktuar edhe ata që do të merrnin Ministrinë e Brendshme që do ishte Tom Doshi, Ministrinë e Kulturës do ta merrte njeriu, të cilin e motra e të plagosurit do ta nxirrte si kriminel nga dhoma, sepse e kishte sjellë në turma duke i premtuar se do ta bënte kryetar komune, pra, kultura ishte përcaktuar për Zogajn, te Drejtësia çakalli që bërtiste për 13 mijë viktima. Kjo është vetëm njëra pjesë e kabinetit që do instalohej.
    NJE POPULL QE HARRON E MERITON TE POSHTROHET NGA NJE NJERI ME DEFORMIME
    TE RENDA MENDORE.

  19. Epirioti says:

    Ne fakt Mero, nuk eshte vetem Ina Rama qe duhet te zgjidhe kete ngerc. Ti e kupton se c’mund te ndodhe, asaj i ndyshuan bodigardet per ta frikesuar. Artan Hoxha meriton kete medalje dhe ta mbaje se eshte puna e tij se kurrekush nuk do skuqet nese ai nuk e pranon apo e dhuron diku. Me me mend do ishte te bente 4 kopje te saj dhe nje ta coje te Ina Rama, nje te Volfgang(a si e ka emrin ai muti qe tha se 21 janari ishte ngjarje e harruar tashme), nje t’ia coje Arvizus per fjalen me te shemtuar te vitit te kaluar(“burre shteti”), dhe nje t’ia coje Edi Rames si bujtesi dhe besetari i te gjitheve atyre qe me kerkesen e PS-se protestuan aq fuqishem e aq me zemer ate dite.

  20. oo7 says:

    Nje komentues para ca ditesh beri nje krahasim brilant duke quajtur
    berishen me arvizune si dy vellezer siameze qe pas 21 janarit vella
    saliu eshte nje kufome duke detyruar vellain tjeter ta mbaje ne kurriz.
    Kam parandnjenje qe para 21 janarit 2012 mund te ndodhi rastesisht nje nga keto dy variante:
    Ose berisha do marre ndonje trajtim mjeksor te gabuar ose ndonje celule
    e naziskineve te policise personale te berishes do ti beje ndonje atentat
    arvizuse (varianti gjyqtarit konomi).E keshillojme arvizune mos i marre me shaka keto rrjeshta.

  21. stefan cole vlora says:

    O Mero po ti vete i numerove 2800 gezhoja a derebardhe? Jo se po te kishin qene vertete 2800 gezhoja paska qene fat i madh qe u vrane vetem kater vete apo jo? 11 Janari do vi e do iki si c’do vit.Merua do vazhdoje sherbimin e tij,dhe nje pjese e mire e lexuesve do te vazhdojne te shfryjne e te mallkojne Berishen dhe Jozefinen.Per kete dua te falenderoj Meron sepse te pakten keto shfryerje mllefesh mbeten ne nivel virtual dhe nuk demtojne akend pervec atyre qe shfryjne e mallkojne…

    1. elonan says:

      besoj se mero ka numeruar gropat e coles me pare,dhe mostrat qe jetojne atje akoma si ne 97,pastaj gezhojat.shume i zgjuar qenke,na e zyre kryken tani me kete pyetje te thelle qe bere.ik ore se te ka ardh sala dhe ne vlore e po te uzurpon token aty…apo kshu e keni ju vlonjatet?llafe e hapje bythesh ne forum,kur vjesala aty i hani mune???

  22. Blerina says:

    Me trishton ky shkrim po ne fund me ka bere te qesh me ze, kur mendoj imazhin e Lulit duke i mbajtur oturakun Berishës me barrela. Je i forte!

  23. guri ballie says:

    Kush me sakt se Mero Baze e gjykon kete shqetesim, por shqiperia ka merdhitur,çdo istitucion s’fuksinon,çdo vend pune shteti shfrytezohet jo per te zgjidhur hallet e popullit,por si ta vjedhe popullin,ta solloras deri sa i nxin jeten çdo qytetari.Cili eshte ai qytetar i thjesht qe shkon ne nje zyre shteti dhe zgjith halle pa korrupsion.Administrata shteterore eshte kethyer ne mafje.Keto qe them nuk jane shpifje po jane fjale dhibje te hequra ne kurrizin tim.Shteti i imponon mafiozellek qytetarit.Mjer ai qytetar qe ka hall per te zgjidh ne zyrat e shtetit,ato jane kethyer ne bordello ku shperfytyrojne qytetarin.

  24. sul korriku says:

    Cudi me keta te PDQeverise qe, nuk ja lene Ilir Metes, eksperteve dhe avukateve te tij, por edhe Spartak Brahos, te manaxhojne filmimet e Artan Hoxhes (?!)

  25. LILOLABJA says:

    Shkrim i shkelqyer!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Zoti Mero do deshiroja qe zoti Hoxha ti kthente mbrapsht dekoraten zotit Topi si Presidentit te vendit ,i cili asnjehere nuk u ngrit dot ne nivelin e presidentit te te gjithe shqiptareve ku gjate nje viti nuk gjeti dot 10 minuta te shkelte pragun e ketyre 4 kasolleve per tju thene nje fjale te ngrohte ngushellimi,por as keto dite festash qe femijet jetime nuk do te ja harronin tere jeten .Kjo sjellje e ketij presidenti me ka lene nje shije shume te hidhur dhe e ka ulur teje mase imazhin e nje presidenti te te gjithe shqiptareve.Nuk duhet vetem te jesh president por edhe te dukesh qe je presidenti i gjithe shqiptareve.

  26. beso says:

    S’e njoh Artan Hoxhen,por çmimi eshte i tiji.Kurajoja me e madhe eshte shfaqja e videos,qe ishte denim kapital per pushtetin kriminal te sali berishes.21 janari nuk ka gjetur drejtesi,qofte nga organet qe merren me ate pune,qofte nga reagimi i shoqerise.Shoqeria jone,e gjitha nuk ka bere trysnine e duhur ta mbante gjalle hakmarjen per njerezit e vrare barbarisht ne mes te bulevardit,dhe te pushon te kete trysni vetem edhe vetem me rrezimin e pushtetit te sali berishes,pergjegjes per masakren.çfare beri politika opozitare?U vu ne rresht nga kolonel Arvizu,qe kushedi pse ka marre urdher te mbroje lekuren e sali berishes me çdo çmim.

  27. one says:

    nuk ka protesisht te drejte

  28. fiorel says:

    mero, je e madh!

  29. raldi says:

    I madh mero. Po a do te vije ajo kohe? Nuk besoj. Shqiperi s,ka me. Une kam shkruar plot komente me fakte te ju po a dini cpo heq? picirren. Ata qe vjedhin bejne kerriere, shkollojne femijet ku u do qejfi me perete tona, hapin biznese e llogari bankare, te mbajne fjalime e te tallin qe je njeri. Cdo minute enderroj sikur te vinte ajo dite qe thua ti e me faktet qe i mbaj fshehur te demaskoja e ti shihja para gjykates keta pis njerezish. A do te vije kjo dite?

  30. I.Troplini says:

    Pjesa e shendoshe e shoqerise shqiptare, vendosi te nderoji gazetarin Artan Hoxha per punen e tij si gazetar dhe si qytetar me kurajo. Puna e tij profesionale eshte nje shembull se si duhet te funkionoje nje shoqeri demokratike. Prokuroria deshtoi ne punen e saj ne kete rast ashtu sic ka deshtuar edhe ne rastin e Gerdecit, te Ilir Metes, Mediut dhe gjithe pjestareve te qeverise, te akuzuar per krime. Ketu shihet ndryshimi midis kurajos qytetare se nje gazetari si Artan Hoxha dhe peruljes dhe dorezimit para pushtetit te atyre qe drejtojne prokurorine. Dorezimi i ketij nderi,,,,ne dyert e nje prokurorie qe “shkelqen” vetem me paaftesi dhe frike ndaj pushtetit, sic rekomondon Z.Baze, nuk mendoj se do te ishte nje hap shume premtues ne prekjen e ndergjegjes profesionale te atyre qe nuk kane nje te tille.
    Shpesh ne shkrimet e Z.Baze eshte fjala per jetimet e 4 viktimave te 21 Janarit. Duke u ndjere i prekur si prind, per gjendjen e ketyre femijeve,,,i shkruajta Z.Baze nje e-meil, me shpresen per te koordinuar nje aksion ndihme per keto viktima te terrorit shteteror. Megjithese kane kaluar disa jave,,,,fatkeqesisht une nuk kam marre asnje pergjigje (qofte edhe formale) prej tij.

  31. D.SH says:

    E pakta qe duhet bere eshte qe per kater te vraret nga shteti ne kete demonstrate eshte:
    Te shpallen deshmore te atdheut ose Martire te Demokracise.
    T,u lidhet nje pension i perjetshem i barabarte me policet e rene ne krye te detyres.
    Nese kjo nuk do te pranohet , opozita duhet te braktise cdo marreveshje dhe te kthehet ne protesta.

  32. n.hasi says:

    allahile or qelbsir bushati nuk mundesh me ket komentin tat te ndryshosh
    gjithe keto komente te ketyre njerezve te nderuar.E ke bo na i here ujet e holle ne liqenin e fierzes ? ashtu duket ne ky komenti jot.tung !

  33. gjethi says:

    Trimeria dhe profesionalizmi i Artan Hoxhes eshte e kufizuar ashtu si edhe denoncimi,qe ben Mero Baze ne kete artikull. Te dy keta zoterinj nuk guxojne te permendin speciallsat serbe, qe me 19 janar hyne ne Murriqan si pjese e nje delegacioni zyrtar malazez me ftese zyrtare te z. Arqile Gorreja dhe me 21 janar plagosen dhe vrane te Kryeministrija. artan Hoxha ekspert armesh dhhe sigurije si e shpjegon faktin qe u perdoren 2 tipe automatikesh MP5(heckler &Koch), ai dhurate turke i tipit MP5A3 dhe ai i speciallsave serbe tip MP5SD3 me Picatini Rail per vendosje dylbije apo paisjeje LED(light enhancing device).Z. Hoxha le ta verifikoje me sistemin TIMS CARD nese serbi Rakcevic ka hyrwe me 19 janar ne murriqan dhe a ka qene i pozicionuar ne shesh pushimin e shkalleve qe lidhin katin perdhes te Kryeministrisew me katin e pare.Bashke me te ka qene dhe nje ish desetnik serb ish instruktor ne kasemen e speciallsave serbe ne Batajnice te Beogradit. Pikerisht personi qe i bertiste Ndrea Prendes: Pali u picku materi pali!Po ky person fyeu edhe nenkolonelin tropojan te gardes, vellain e diplomatit Ilir Hoxha duke i bertitur Napred kucki sin napred.Mero dhe ti Artan mos keni frike ti denonconi serbet. Kuislingu Mareshali Petain ishte i keq, por ai ishte thjesht nje sherbetor i nazisteve si ky i yni sherbetor i Serbise.

  34. niko says:

    shkrimi eshte i persosur merespekt

  35. Erjon Brace says:

    Nga shkrimi kuptoj qe fajin kryesor e kane ato qe dhane urdher per te shtene ne turme. Po a eshte dhene nje urdher i tille? Nese do ishte dhene pse do vriteshe nje qe rrinte me duar ne xhepa dhe jo ai psh qe vajti e perplasi benzin per bordure???
    Mendimi im eshte qe ato qe iken, iken kot, aksident. Ose i iku dora atij te gardes, ose i iku truri. Po urdher nuk ka pasur se te kishte pasur do te ishin vrare ca te tjere qe po gjuanin me gure e ca te mundnin, dhe nuk ishin pak.

    1. mehmet elez lezeti says:

      o erjoni bathores !
      a ke lexu ket fjalimin e kryetrapit viqidolitne 25 janar 2011 dhe mos shkruj ma marrina ne mehmet elezi nuk dukej ma trap se yt…
      <<>

  36. maliq m. maliqi says:

    o gjethi !
    e para punes nuk e di cfare funksioni i jep vetes kur shikon frike te meroja dhe artani dhe “i jep urdher” me faktet tuaja me emrin e pjerdhur
    “gjethi” te beje denoncimin..
    Po te lexosh shkrimin e g.kokalarit per kete ngjarje do te kuptosh qe ato qe thua ti krahas serbishtesh dine shkelqyeshem anglisht.
    Nuk ja vlen te merresh me armet kur berisha vete ka marre autoresine e krimit.Eshte e paspjegueshme qe shume shume pak shqiptare te kerkojne
    doreheqjen e kiminelit berishe..Bile dhe edi rama ne fushate thoshte:fajin e ka saliu kur ai ka kryer krime te perbindeshme…

  37. beso says:

    Po degjoni pak. Pse vetem ky Tan Hoxha filmoi pamjet ate dite se po e beni trim te madh? Aty ishin te gjithe kameramanet bashke dhe te gjitha mediat.Nje gazetar edhe u plagos ne mos gabohem. Pse nuk pyesni ku shkuan filmimet qe bene te tjeret? Ketu nuk ka fare vend per trimerine e gazetarit por per median qe vendosi ti jape. A do ti transmetonte sot ne News24 ato pamje gazetari Hoxha? Pas nje gote raki me Irfanin e Artanin ju siguroj qe do i hidhte ne kosh siç bene te tjeret me 21 janar. Respekte Mero, po ti ne web i ke dhene pamjet para gazetarit Hoxha. Artan Hoxha si shume gazetare te tjere sot i lepihet lul Bashes qe vrau me 21 janar

    1. beso says:

      jane dy beso ne kete forum,qe nuk eshte gje e mire.çmimi nuk jepet per shtate persona,ose do jepeshin shtate çmime.Po nuk ka dhe shume rendesi kjo,pasi ne nuk po diskutojme shume per meriten e atij qe u çmua,po per mosdenimin e atyre qe vrane dhe te atyre qe urdheruan nje masaker.Ne fakt edhe editoriali nuk eshte shkruar si elozh per gazetarin e News24,kur qellimi i vertete eshte denoncimi i krimit qeveritar.

  38. k.l says:

    Fatos Mahmutaj është një nga të plagosurit e 21 janarit. Bashkë me kolegët Ened Janina, Elton Dono dhe Ardi Bita ai është edhe një nga katër gazetarët e goditur në 21 janar 2011.
    Fatosi ndodhet ne Belgjike, azilkerkues politik,dhe eshte larguar me peripeci nga shqiperia i rrezikuar nga garda s/s personale e berishes.
    thanks !Do ndjehesha mire nqs Fatosi do intervistohej nga gazeta tema.
    thanks !

  39. f says:

    Mero, lexoj dhe ca komentues ketu qe ndoshta kalojne kohen pa nuk e kane seriozisht, ose kaq u a pret kungulli; Shkrimi eshte i perkryer, habiten se si e lexon Ina Rama kete shkrim dhe a ka ndonje shqise qe i shqetesohet apo ka pak shpirt njeriu per ata te vdekur qe nuk po u prehet shpirti? Eshte jashtenjerezore qe hesht edhe sikur te sakrifikonte jeten e saj. Sa shqiptare te medhenj kane sakrifikuar jeten e tyre per Shqiperine dhe shqiptaret e tjere. Jane te shumte dhe njerezit i kujtojne me shume respekt. Nje jete kemi dhe ta vesh ate ne sherbim te jetes te te tjereve eshte heroizem, por dhe çeshtje dinjiteti njeriu. Ina Rames nuk i kerkohet kjo sakrifice, por te dale te denoncoje krimin shteror (bashke me bashkepuntoret e saj) dhe po ta shikoje qe nuk ka zgjidhje, prokuroria te jape doreheqjen, presidenti te jape doreheqjen dhe gjykatesit te japin doreheqjen sepse nuk i lejon nje kriminel te japin drejtesi. Nuk prishte Shqiperia, por ndreqet dhe ata jo larg ne kohe do te rigjejne veten aty ku duhet. Te mos hiqen zvarre dhe ata si gjarperinj te plagosur, por te vleresohen dhe ngrihen larte mbi krimin se per ate dhe paguhen nga ky popull i mjere qe po e rendojne çdo dite. Krimineli nuk terhiqet me nga vazhdimi krimeve me forma nga me te ndryshmet, por kjo zonja prokurore duhet ti ndaloje. Kjo eshte detyra dhe pergjegjesia e saj. Te mos ti dalin ne enderr te vraret e ti kerkojne drejtesi se dhe asaj jeta do ti behet sketerre dhe nuk e shijon dot jeten e saj. Duhet te dije ta beje dhe gjumin rehat. Ne vetem presim, presim se nje dite do te reflektojne duke mos u bere bashkefajtor ne krim e neser te mos ndeshkohen dhe ata per pjesen e tyre. Kemi vite qe kemi pritur, do te presim dhe pak , po pastaj duhet te ikim nga kjo jete pa u ndeshkuar krimineli dhe bashkefajtori? Edhe kur ha shume, viell te tepermen, prandaj presim te rigjejne veten dhe ne drejtesine.

  40. emer says:

    e mo lere tan hoxhen se eshte martuar keto dite…

  41. Mergimtari (USA) says:

    FALEMINDERIT ZOTI MERO. ME KETE EDITORIAL BRILLANT JU MBYLLNI VITIN 2011. NE NJE GRUP EMIGRANTESH KETU NE SHBA KEMI NJE KERKESE. TE LUTEMI SHUME BRENDA MUNDESIVE SHUMEFISHOHE KETE ARTIKULL DHE DERGOJUA PERFAQESIVE DIPLOMATIKE SIDOMOS AMBASADORIT TE SHBA ZOTIT ARVIZU, MASE E VRET SADOPAK NDERGJEGJJA QE KRIMINEL SALI BERISHEN E CILESOJE BURE SHTETI. KJO ESHTE SHIJA ME E HIDHUR QE LA KY DIPLOMAT NE OPINJONIN SHQIPTARO AMERIKAN KETU NE SHBA. DHE NJE KOPJE SHEFIT TE OSBE, DHE NJE ETORE SEKUISE SI PERFAQESUES I BASHKIMIT EVROPJAN. SA PER GAZETARIN TRIM DHE KURAJOZ QE PASQYROJE TE VERTETEN E ASAJ DITE TE ZEZE NUKE GJEJME FJALE ME TE MIRA PER TA PERGEZUAR DHE PER TI URUAR SHENDET DHE SUKSESE AKOMA ME TE MEDHA NE VITIN E RI 2012. KY ARTIKULL MBASE DOTE VERE NE LEVIZJE PRESIDENTIN E REPUBLIKES, KRYE PROKUROREN INA RAMA. QE NE BAZE TE FAKTEVE TE VENE PARA PERGJEGJESISE URDHERUSIT KRIMINEL SALI BERISHA DHE LULEZIM BASHA TE CILET PER TE RUAJTUR KARIKET E TYRE VRANE 5 QYTETARE TE PAFAJSHEM DHE 1 ME PASE QE VDIQ NE TUQI SE KISH PLUMBIN NE KOKE, DUKE LENE JETIM 10 FEMIJE PA LOGARITUR TE PLAGOSURIT. ARVIZU DHE DIPLOMATET E TJERE E DINE MIRE SE SI U SUALL POLISIA ME DEMOSTRESIT NE AMERIKE, ITALI, FRANCE, ANGLI, GREQI KU PATI PERLESHJE ME POLICINE DUKE U FUTUR EDHE NE PARLAMENTE DEMOSTRUSIT PORE ASNJE QYTETAR NUKE U VRA.KJO ESHTE DEMOKRACI DHE JO DIKTATURE SI NE SHQIPERI. ZOTI MERO EDHE NJEHERE JU UROJME JUVE DHE STAFIT TUAJ NGA ZEMRA SHENDET GEZIME PERSONALE DHE FAMILJARE DHE SUKSESE AKOMA ME TE MEDHA NE MISJONIN TUAJ FISNIK. GEZUAR VITIN E RI 2012.

  42. GONI says:

    I LUMTE GAZETARIT TRIM DHE KURAJOZ. NE TE TJERET PERJASJTUAR MERON JEMI PORDHACE

  43. Tropojani says:

    Elzir, a ke bere ndonje vizite andej nga pavioni 17? Nga ç’shkruan, jep shenja jo te mira mendore, prandaj shko ndonje dite andej per ndonje kontroll rutin.
    Mero, per lexuesin shqiptar, mbetesh NHESHI i gazetarise shqiptare. Guximi juaj eshte i frkshem ne kohet qe jetojme. Gjithesesi, vazhdoni ne rrugen e nisur. Keni me vete tere shqiptaret e ndershem. Jo elziret. Keta le t’i qendrojne varur Berishes.

  44. gjon says:

    Mero vleresimi juaj per gazetarin ARTAN HOXHA eshte shume i sakte.Medaljen ai e meriton plotesishte le ta gezoi. Turpi le te mbetet tek INA dhe EDI RAMA le ti lene moralizimet ,por te kalojne ne aksione konkrete ,Veqanrisht KRYEPROKURORJA ka te gjithe te drejten o ZOTIT E TE LIGJIT TE VEPROJE.

  45. Zana e Maleve says:

    Shumë profesional, një intrigim që në tiull, i cili më bëri ta lexoj me domosdo. Paragrafi i fundit i shkëlqyer, aty është i gjithë shkrimi.

  46. skifteri says:

    cfare pret akoma treshja qe beri”PUCIN'” ata e moren ropullimen, ose te denancojne fort e me fort ose te hapin kraun

  47. Ervin says:

    Ju duhet ta dini mire zoti Mero se sa ore xhiroi Artani dhe nga kush pozicion xhiroi, sepse me kujtohet si sot qe kishit marre nga nje kapucino me shume shllak ne brebdesi te lokalit te Fidelit, te dy bashke keni rrezikuar shume… Bravo per heroizmin e treguar…

  48. vlonjati says:

    mero drejtesia ka vdekur kur saliu dha urdherin per te mos zbatuar urdherin e prokurorise me justifikimin se eshte i pa drejte, mori rolin e kryetares se gjykates se lartw,nuk nderhyri as nje jurist asa vet gjykata, per ket fakteqsi kombetare dhe veprimi u jistifikua se eshte kopetence e policise mos te zbatoj urdherin ne nje kohe qw ligji e ka qarte se policia zbaton urdherin dhe nese ka dyshim verifkon vetem faktin nese eshte dhene nje urdher i till pra VERIFIKONnese eshte dhene nje urdher i tille, dhe jo nuk e zbaton sic beri saliu.

  49. albani says:

    Per Z. Erjon Brace (Alias): — 28 Dhjetor, 2011 në 4:47 pm

    Thua se: “… do te ishin vrare ca te tjere qe po gjuanin me gure e ca te mundnin, dhe nuk ishin pak”. Po keta qe “gjuanin” me gure, ishin njerezit e Berishes, qe ishin nxjerre aty per te provokuar forcat e rendit, dhe ndaj tyre nuk mund te qellohej, sepse ndryshe do te qellohej kunder njerezve te tyre. Prandaj u qelluan ata qe rrinin larg kryeministrise. E kuptove tani Z. Erion Brace i Genjeshtert?

  50. Emmett says:

    Hmm it seemѕ like youг blog аtе
    my fiгst cοmment (it was extгemely long) so I guess I’ll just sum it up what I had written and say, I’m thorοughly enϳoуing youг blog.
    I as well am an аѕpiring blog bloggeг but I’m still new to everything. Do you have any tips for beginner blog writers? I’d genuinely аρprеciate it.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje