Kryeministri Berisha, prej disa muajsh nuk bën gjë tjetër veçse flet për 100-vjetorin e pavarësisë. E ka kthyer tashmë në një qëllim të vetin dhe për çdo gjë që flet, nuk lë pa future edhe 100-vjetorin.
E përsëriti edhe sot në mbledhjen e parë të qeverisë, duke thënë se shqiptarët këtë vit duhet të jenë më të lumtur se kurrë(lumturinë nuk mund ta imponosh, edhe kur bëhet fjalë për raste të tilla), për shkak se është 100-vjetori i pavarësisë.
Por, a kanë motiv shqiptarët që të jenë të gëzuar dhe të lumtur këtë vit. Top Channel, në një kronikë të djeshme shprehej se ekonomia shqiptare, vitin që lam pas ka qenë në një gjëndje të rëndë, ndryshe nga sa thotë Berisha. Pas vitit 97, ka qenë viti më i vështirë ekonomik. Ky vit pritet që gjithashtu të jetë shumë i vështirë.
Përveç ekonomisë, në vend prej ditësh ka edhe një krizë energjitike, ndërkohë që përplasjet politike pritet që të jenë të forta, sidomos prej faktit se Berisha ka vendosur që në postin e presidentit të emërojë një PD-ist, dhe për pasojë edhe kryeprokurorja do të zgjidhet nga mazhoranca.
Pra, praktikisht këtë vit, të gjitha institucione do të kontrollohen nga ana e mazhorancës, ndërkohë që Berisha e “gënjeu” opozitën me Avokatin e Popullit, një institucion pa peshë në jetën politike dhe shoqërore të vendit.
Përballë këtyre fakteve, Berisha fshihet tek folklorizmat, duke mitizuar dhe duke u përpjekur që ta kthejë 100-vjetorin e pavarësisë, në një gëzim kombëtar. Kjo nuk mund të bëhet me zor!
DShihme mua te pasurin,te lumterohesh ti mjeran,ideja e saliut.
lumteria e imponuar si elektrizimi me influence ne mes mjerimit,padrejtesive,vetevrasjeve,eshte metode koumunniste.
A nuk ishim “te lumtur” ne diktature sepse s’dinim sa te varfer ishim?
Lumteria kalon permes stomakut,shqiptaret e lumtur jane vetem tregetaret politikane,shihni tavolinat e tyre kur pertypin felat,o rekellejne pijet.Turma,ju ngjet pensionisteve qe dalin si ligavecet pas shiut,neper ato pak stola qe kane ngelur,derdellitin kot sa tu soset fryma.
pensionisti
100 vjetori i pavaresise eshte vertete gezim kombetar dhe burim krenarie, por kur dalin nga goja e Berishes, keto fjale ndoten dhe vijne ere…
Shqiptaret e vertete do ta festojne 100 vjetorin e pavaresise ne Vlore, ne Kruje dhe ne Prekaz!
Gjatë vizitës në maternitetin e Tiranës, tha se “lindën për së dyti Isa Boletini, Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi..” .
Unë dhe shuuuuuuuuumë shqiptarë të tjerë jemi të interesuar të dimë, nëse ka lindur për së dyti Avni Rustemi….
Ç’mendim keni ju?
ne mbasdite te 1 janarit lindi dhe Haxhi Plasa i dyte dhe Kizi Pazarit
Saliu ka kohe qe ben lojen e tre letrave.truk i peshtire si ai dhe langot qe shkojn mrapa.
Ky nuk eshte folklorizem i berishes por INSTIKT i tij per te devijuar
vemendjen nga krimet e bera. Me kremtimin turbo-euforik te 100 vjetorit ky monster do te vrase shume zogj:
1-mjegullimin e SUPERKRIMIT te 21 janarit.
2-reabilitimin e plote te tradhetarit ZOG.
3-reabilitimin e bashkpuntoreve te FASHIZMIT.
4-kryqezimin perfundimtar te periudhes se Enver Hoxhes
5-vetshaplljen kryebajraktar i tribuve te shqiperise.
6-glorifikim i nje vendi qe po jep shpirt.
7-poshtrim total i opozites.
8-injorim i rolit te presidentit
9-nenshtrim i pd si koreanoveriore
10-masterbon tre ambasadoret.
asht turp per SHQIPTAR qe ky shites i shqipris te flet perpamvarsi
“Reformatorët” që rrënuan Arkeologjinë Shqiptare
Nga Lisiana Kamniku
http://www.ama-news.al/2011/03/%E2%80%9Creformatoret%E2%80%9D-qe-rrenuan-arkeologjine-shqiptare/
Kërkimet dhe studimet arkeologjike në Shqipëri, zënë fill pas Luftës së Dytë Botërore, dhe pikërisht në vitin 1948, me ngritjen në Tiranë të Muzeut Arkeologjik-Etnografik dhe fill pas tij u krijua Sektori shkencor i kërkimeve arkeologjike.
Ngritja dhe drejtimi i sektorit të arkeologjisë iu ngarkua nga qeveria e atëhershme Prof. Hasan Cekës, që ishte i vetmi arkeolog shqiptar i cili kishte kryer studimet për arkeologji jashtë vendit, në Austri. H. Ceka, gjatë viteve ’30 të shekullit të kaluar, kishte ndjekur gërmimet arkeologjike në Butrint dhe në Apolloni, me detyrën e inspektorit të Ministrisë së Arsimit. Ceka ishte një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të arkeologut të njohur francez, Leon Rei, i cili kishte zbuluar qytetin e Apollonisë.
Brenda një periudhe të shkurtër Sektori i Arkeologjisë, që ishte i atashuar pranë Institutit të Shkencave, u plotësua me specialist të rinj, të cilët filluan gërmimet arkeologjike në terren. Gërmimet e para sollën rezultate të jashtëzakonshme. Kishin filluar gërmimet e tumave të Matit, të cilat zbuluan objektet e para kulturës ilire, e cila u quajt “Kultura e Matit”. Zbulimet më të mëdha u bënë në Maliq, që edhe sot konsiderohen si zbulimet me të rëndësishme të periudhës prehistorike që janë zbuluar në Shqipëri. Në të njëjtën kohë u zhvilluan gërmimet në qytetet antike të bregdetit shqiptar, si në Apolloni, Butrint, Lisus, Orikum etj. Zbulimet më të rëndësishme qenë ato të qyteteve te reja, të quajtura “të prapatokës ilire”, si Amantia, Olimpia, Dimali, Antigonea, Bylisi etj. Pionierë të këtyre zbulimeve ishin 4-shja e shquar: Hasan Ceka, Skënder Anamali, Selim Islami dhe Frano Prendi, të cilët udhëhoqën dhe drejtuan arkeologjinë shqiptare për mbi 40 vjet. Rezultatet e jashtëzakonshme që arriti arkeologjia shqiptare, botimet që i pasuan këto rezultate, bëri që jehona e këtyre zbulimeve t’i kapërcente edhe kufijtë e Shqipërisë së izoluar komuniste. Studimet e arkeologëve shqiptarë u botuan në revistat më autoritative të huaja në Europë e gjetkë dhe janë vlerësuar nga personalitetet më të mëdha të arkeologjisë botërore. Këto rezultate krijuan edhe një imazh të mrekullueshëm të arkeologjisë shqiptare, aq sa një arkeolog i huaj, Garashinini, pati thënë se “Arkeologjia shqiptare hyri nga dera e madhe në arkeologjinë botërore”.
Kur arkeologët e parë firmosën lindjen dhe zhvillimin e arkeologjisë shqiptare, identiteti i Shqipërisë thuajse nuk njihej, ndërsa gjeneza shqiptare ishte pothuajse e mjegullt. Pas gërmimeve sistematike, të cilat u shtrinë gati në të gjithë territorin e Shqipërisë, dhe studimeve të ndryshme shkencore, u hodhën dritë për zbardhjen e kulturës dhe historisë së periudhave nëpër të cilat ka kaluar kombi ynë. Arkeologët shqiptarë, përmes kërkimeve e studimeve shkencore në fushën e prehistorisë, antikitetit dhe mesjetës, kanë dhënë një ndihmë të madhe për evidentimin e formimit të popullit shqiptar.
Arkeologjia në ballë të shkencave albanologjike
Arkeologjia shqiptare ishte në ballë të shkencave albanologjike. Ajo kishte krijuar reputacionin e saj dhe përballej me sukses në arenën ndërkombëtare. Krahas konferencave dhe simpoziumeve shkencore që ishin zhvilluar në Shqipëri deri në fund të viteve ’60, në vitin 1972 u zhvillua në Tiranë Kuvendi I i Studimeve Ilire dhe 13 vjet më vonë, në vitin 1985, u zhvillua Kuvendi II ndërkombëtar i studimeve ilire, ku arkeologët shqiptarë shpalosën rezultatet e zbulimeve arkeologjike në Shqipëri.
Është fakt se regjimi komunist, për shkak edhe të propagandës ideologjike, i përkrahu zbulimet arkeologjike. Shteti i atëhershëm i pati stimuluar, si gërmimet, por edhe botimet dhe nuk i pati kursyer fondet për gërmime të reja arkeologjike. Me kalimin e viteve, me shtimin e rezultateve erdhi si nevojë edhe shtimi me arkeologë dhe specialistë të rinj. Gjatë viteve ‘60 filloi një zgjerim më i madh i kuadrit në fushën e shkencës me arkeologë si Aleksandra Mano, Zhaneta Andrea, Muzafer Korkuti, Beb Jubani, Neritan Ceka, Faik Drini etj., e cila u pasua në fillim të viteve ‘80 me një shtim më të madh të specialistëve arkeologë. Deri në fund të viteve ’90 në Qendrën e Kërkimeve Arkeologjike numëroheshin rreth 120 punonjës shkencorë, ndihmës shkencorë dhe specialistë të tjerë. U krijuan qendra të reja në rrethe, të cilat u quajtën Bërthama Arkeologjike, që u shtrinë në disa qytete të vendit, si në Shkodër, Kukës, Peshkopi, Durrës, Elbasan, Korçës, Fier dhe Sarandë. U botua revista “Iliria”, e cila dilte dy herë në vit. Pranë Qendrës së Kërkimeve arkeologjike u arrit të organizoheshin mbi 30 ekspedita arkeologjike në vit.
Gjatë këtyre viteve u ngritën edhe muze të profilit arkeologjik. Veç pavionit arkeologjik në Muzeun Historik Kombëtar (1981), u hapën 5 muze arkeologjikë, si në Tiranë, Durrës, Korçë, Apolloni dhe Butrint, të cilët ruajnë objekte me vlera unike. Ato, së bashku me qendrat arkeologjike të vizitueshme, si Lisusi, Durrësi, Apollonia, Bylisi, Antigonea, Butrinti etj. vizitoheshin nga mijëra e mijëra qytetarë shqiptarë dhe të huaj.
Ndonëse arkeologjia shqiptare ishte në majat dhe në pararojë të shkencave albanologjike, arkeologjia si institucion dhe arkeologët shiheshin si punonjës të dorës së dytë, në krahasim me kolegët e tyre të historisë, gjuhësisë, folklorit etj. Që me krijim e Institutit të Shkencave, ishin krijuar edhe institutet e historisë, gjuhësisë, folklorit etj., kurse arkeologjia i ishte atashuar si sektor (sektori i arkeologjisë dhe etnografisë) Institutit të Historisë. Edhe pas krijimit të Akademisë së Shkencave në vitin 1972, arkeologjia mbeti përsëri e mënjanuar dhe aneks i Institutit të Historisë. Vetëm në vitin 1976 arkeologjia u organizua si institucion më vete, por vetëm si qendër (Qendra e Kërkimeve Arkeologjike). Do të ishte viti 1991 kur, me iniciativën e prof. Neritan Cekës, atëkohë politikan i lartë dhe deputet, u krijua Instituti i Arkeologjisë. Përse ishte krijuar ky handikap për arkeologjinë shqiptare, e cila vijon të jetë e tillë edhe sot e kësaj dite?! Në vijim do të përpiqemi t’i përgjigjemi kësaj pyetje, sipas pikëpamjes sonë. Arsyeja kryesore, sipas nesh, është se arkeologjia si shkencë historike, merret me vetëm me lashtësinë dhe nuk mund t’i fusë në tekstet e saj “bëmat” dhe “trimëritë” e politikanëve dhe të afërmve e familjarëve të tyre. Është për këtë arsye që për 60 vjet, nuk u pranua asnjë arkeolog shqiptar si anëtar i Akademisë së Shkenca, kur gati gjysma e saj ishte dhe është e mbushur me historinë të I. të Historisë.
Arkeologjia gjatë dhe pas viteve ’90
Periudha e pas viteve ’90 përbën një etapë të re për arkeologjinë shqiptare, atë të hapjes, ballafaqimit dhe bashkëpunimit me arkeologjinë e huaj. Arkeologët shqiptarë dëshmuan se nuk ishin nën nivelin e kolegëve të tyre perëndimorë. Përkundrazi. Por vitet ’90 sollën pak nga pak edhe një rrudhje të kuadrit specialist. Një pjesë e punonjësve të arkeologjisë u larguan jashtë vendit për një jetë më të mire. Pjesa më e madhe e arkeologëve të rinj, që shkuan për specializim jashtë, nuk u kthyen më. Megjithatë, falë pasionit dhe punës vetëmohuesve të pjesës më të madhe të arkeologëve shqiptarë, arkeologjia mbijetoi sfidave dhe vështirësive të mëdha të periudhës së rëndë dhe të gjatë të tranzicionit. Shkurtimet e njëpasnjëshme që ndërmorën qeveritë shqiptare gjatë këtyre viteve sollën edhe një rrudhje të stafit që merreshin me arkeologji, por u arrit që të ruhej struktura e institucionit, gjë që i siguroi edhe një mbarëvajtje normale të punës kërkimore e shkencore.
Katastrofa më e madhe ndodhi me të ashtuquajturën “Reformë” që u krye në Akademinë e Shkencave. Institutet e studimeve albanologjike u shkrinë në një institucion të vetëm, që u quajt Qendra e Studimeve Albanologjike (QSA). Për të drejtuar këtë institucion u soll me katapultë nga Franca në Shqipëri dr. Adrian Marashi, i cili, siç dukej, ishte beniamini i ndonjë zyrtari të lartë. Dr. Marashi kishte mbaruar studimet për gjuhë frënge dhe punonte në Institutin Kombëtar të Gjuhëve e Qytetërimeve Orientale në Paris (seksioni i Studimeve Shqiptare). Por kush ishte ky studiues “i shquar”, që, për hir të së vërtetës, ishte i panjohur në Shqipëri, dhe çfarë meritash kishte për t’u bërë drejtor i institucionit më të lartë të studimeve albanologjike?! Për mendimin tonë, merita më e madhe e tij ishte të qenit shkodran, se “boll me ken’ shkodran, se t’tana i ban!”. Vendosja e një anonimi në krye të albanologjisë shqiptare çuditi dhe pati reagime nga studiues të fushave albanologjike. Akademiku dhe arkeologu u mirënjohur prof, dr. Muzafer Korkuti do të shkruante rreth emërimit të Marashit, se “Unë nuk mund ta kuptoj këtë gjë, sepse kam parasysh se në krye të këtij Instituti ishte Aleks Buda, Prof. Stefanaq Pollo, atëherë si do të ulem unë me një të gjuhës frënge për kërkimet arkeologjike, apo për gjuhësinë?! Është jashtë çdo norme, është anomali. Ai mund të jetë i shkëlqyer aty, në fushën e tij. Ky drejtor nuk mund të gjykojë për fusha që nuk i njeh” (Gazeta “Metropol”).
Por asgjë nuk e ndalën dr. Marashin drejt rrugës së tij “reformatore” për të shkatërruar institucionet e shkencave albanologjike. Në numrat e ardhshëm të gazetës sonë do të njohim lexuesit me bëmat reformatore të “reformuesit” Marashi.
Po me arkeologjinë ç’patën?
Puna e parë që ndërmorën “reformatorët” ishte sulmi mbi Institutin e Arkeologjisë. Së pari ata “pushtuan” godinën e këtij instituti, për ta kthyer në ambientet e reja të QSA-së. Qendër së re të Studimeve Arkeologjike i ishte ofruar një godinë, e cila ndodhej pranë dhe ngjitur godinës së Akademisë së Shkencave. Drejtuesit e rinj të QSA-së nuk e pranuan godinën e tyre, pasi ajo ishte pak më e ulët se godina e Akademisë dhe ata s’mund të rrinin nën hijen e institucionin më të lartë shkencor të Shqipërisë. Drejtuesit e QSA-së i vunë syrin godinës së Institutit të Arkeologjisë dhe arritën të futen në atë institucion me ndihmën e ish ministrit Genc Pollo, i cili kishte qenë edhe vetë arkeolog. Nga 9 zyra qe kishin arkeologët, drejtuesit e QSA kërkuan 6 ambiente për administratën e re të tyre, duke u lënë vetëm 2 zyra dhe dhomën e arkivit 23 punonjësve të arkeologjisë. Pas protestës së vendosur të arkeologëve, drejtuesit e QSA u tërhoqën përkohësisht. Në këtë periudhë, për gati tre muaj (janar, shkurt, mars 2008) nuk ishin paguar rrogat e gjithë punonjësve të ish Akademisë së Shkencave dhe mbi kokat e këtyre punonjësve vërtitej pushimi nga puna. Ky presion bëri e efektin e tij. Drejtuesit e QSA, në bashkëpunim edhe të drejtoreshës së I.K., që ishte emëruar prej tyre, arritën që të “gllabëronin” 4 zyra të arkeologjisë. Zgjidhja “ideale” u gjet duke mbyllur Laboratorin e Restaurimit, Arkivit shkencor, Bibliotekën shkencore, zyrën e skicografëve dhe duke pezulluar nga puna punonjësit dhe specialistët e këtyre sektorëve. Pjesa më e madhe e punonjësve shkencorë u vendosën në sallën e Bibliotekës, kurse pjesa tjetër u “ rrasën” në 4 zyrat e mbetura me nga 4 vetë.
Por rrënimi i arkeologjisë nuk mori fund me kaq. U hoqën dietat për arkeologët, u pakësuan në minimum fondet për kërkimet arkeologjike dhe, po për shkak (të mungesës së fondeve), u pezulluan edhe botimet shkencore (nga dy botime që nxirrte ky institucion, revistat “Iliria” dhe “Kandavia”). Por oreksi për të mbyllur ambientet e arkeologjisë dhe kthimin e tyre për zyra nuk mori fund me kaq. Drejtuesit “reformatorë” të QSA i janë qepur edhe mbylljes së Muzeut Arkeologjik Kombëtar, i vetmi institucion mësimor-didaktik në Shqipëri (?!). “O tempora, O mores!”, do të bërtiste latini. Si mund të arrihet në një absurditet të tillë?! A e dinë “reformuesit” e rinj se si është ndërtuar ai muze? A e dinë “reformuesit” e rinj se sa mund duhet për të ngritur një muze të tillë? A e dinë “reformuesit” e rinj se sa i vlefshëm është një muze për njohjen, edukimin dhe zhvillimin e mësimit tregues të nxënësve dhe studentëve? A e dinë “reformuesit” e rinj se sa i vlefshëm është një muze i tillë për propagandimin e vlerave kulturore, historike dhe turistike?
Problemet në fjalë nuk do të ekzistonin nëse albanologjia do të ishte vërtet ndër prioritetet e qeverisë, sikundër dëgjojmë të deklarohet shpesh. Probleme të tilla do të qenë inekzistente edhe nëse reforma shkencore do të kryhej me seriozitet. Është për të ardhur keq që as në sistemin që quhej i mefshtë dhe në kolaps të Akademisë së Shkencave, para se kjo e fundit të shkrihej dhe të reformohej, nuk kishim të bënim me kësisoj ngërçesh. Për këtë problem gazeta e ka ngritur disa herë zërin, duke denoncuar situatën dhe duke i rënë kambanave të alarmit. Por, gjithçka është në vesh të shurdhër! Edhe sa kohë do të zgjasë e gjitha kjo? Po pasojat për dëmet dhe humbjet shkencore kush vallë do t’i marrë përsipër? Ndoshta Ministri i Arsimit, Ministri i Financave, Kryeministri, këshilltarët e tyre, apo kush tjetër?!
Myzafer Korkuti arkeolog i shquar? Komunist i shquar po, madje jo komunist se nje pjese e tyre kishin ideal, por persekutor i lindur i armiqve te klases dhe i frymes perendimore.
Desh mori ne qafe Cabejin dhe plot te tjere me fleterrufete e tij. Njeri vulgar dhe antishkencor.
Permend ke te duash por kete emer mos e zer ne gojese do i neveritesh njerezit.
@ TA
cfare doni te thoni kur shkruani “prapatokës ilire”, si Amantia, Olimpia, Dimali, Antigonea, “.
@eleftheriskepsi, po te lexoni me vemendje, do te vini re qe artikullin se kam shkruar une por znj. Lisiana Kamniku, eshte dhe adresa internet nga e kam mare.
100 vjetori i pamvarsise eshte i gjith shqiptareve, vetem i Sali Berishes jo. Ai nuk eshte shqiptar.
Ky eshte tamam ,si ne surat ,ne sjellje e veprime njelloj me adolf hitlerin,ndoshta pak me i mire ishte Adolfi.
fytyrë e ndyrë
Nuk bën gjë tjetër veçse flet për 100-vjetorin.
E gjth kjo me ngan me fushaten e lojrave te Neronit.
@ TA, instituti i arkeologjise i ngritur ne kohen e monizmit ishte me te vertete nje arritje por kishte dhe qellimet e vete dhe me keqardhje te rikujtoj se shume zbulime arkeologjike keqinterpretoheshin ose nga mungesa e njohurive te arkeoogove ose nga qellimi i qeverise hoxha qe donte ta interpretonte cdo zbulim arkeologjik si shqiptar dhe keshtu historia dhe e verteta mbuloheshin…
Disa here me miq te huaj jam turperuar ne biseda mbi gjetjet arkeologjike ne shqiperi sepse une ju referohesha”fakteve” te institutit arkeologjik qe na servireshin ne shkolle nen mbikqyrjen e rrepte te hoxhes.
keni te drejt ekur pyesni -po me institutin c’paten? instituti nuk duhej hequr por duhej mbeshtetur me fonde dhe burime qe arkeologet me ne fund te lejoheshin t ebenin punen e tyre me integritet.
oh te keqen e hitlerit te vogel sikur te kete nxjerr hitleri nga …
ah sali plera, sali plera po tallesh me nje popullt te tere!
Eshte shume e sakte ajo qe shkruan. Dje ishte problem regjimi sot eshte akoma me keq, megjithate them qe shume probleme interpretimi sot jane korrigjuar nga vete arkeologet. Problem i madh ngelet gjithmone futja e hundeve nga ana e politikes (imagjinoni kur keta jane edhe injorante e te paskrupullt). Mendoj qe jo me kot u goditen strukturat e akademise, jo me kot kane nisur nje sere reformash qe si kuptojne edhe ata vete, jo me kot u godit albanologjia dhe gjithe sistemi universitar, jo me kot po kerkohet qe te banalizohen titujt dhe gradat shkencore, e gjitha kjo e ka nje qellim por une kam akoma besim tek ajo pjese e pakompromentuar e inteligjences shqiptare, me vuajtje por do e mbrojme identitetin tone dhe shpresoj qe nje dite t’jua tregojme femijeve dhe niperve si nje ender te keqe. Fara e te shiturve sduhet te kete vend dhe e gjitha kjo jo per demagogji dhe nacionalisem fals por per te ardhmen tone te perbashket.
Me shume respekt te gjitheve
@TA, nese ju kam kuptuar drejt, kercenimi i ri eshte qe duke u bazuar ne “zbulimet” e reja arkeologjike, Shqiperia duhet te filloj nga Durresi deri ne Kosove?!
@me vjen keq, ne ato qe shkruaj skam per qellim te percaktoj harten e Shqiperise (nuk vuaj nga mania e madheshtise), po shkruaj te kemi nje vend normal, me institucione normale dhe te pavarura ku bejne pjese edhe institucionet shkencore dhe akademike, gjithashtu mendoj qe refreni i politikes duhet te pushoje.
@ TA, faleminderit.
flet per pamvarsine armiku me i madh i kombit shqiptar..delenxhiu dhe kurva e organizates partise spitalit ..hahahahahah