Fshesa mbi punonjësit e Bashkisë së Tiranës nuk ka mbaruar, madje sa ka nisur. Vetë nënkryetarja e bashkisë Jorida Tabaku ka bërë me dije se nuk janë vetëm 70 numri i punonjësve të hequr nga puna, por 300 të tillë. Sipas saj, në ditët në vijim pritet që të shkurtohen edhe 230 punonjës të tjerë.
Nga struktuara e re që ka bërë pasardhësi i Edi Ramës në këtë bashki Lulzim Basha kanë dalë “tepër” rreth 300 veta, që paguhen kryesisht me rroga minimale dhe siç e pranon dhe vetë bashkia,fondi i kursyer nga heqja e tyre nga puna është vetëm 4 për qind e fondit të përgjithshëm të pagave. Duke folur për mediat sot Tabaku tha se “Në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak që ishte në muajin tetor, ne morëm disa vendime shumë të rëndësishme, për krijimin e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, për ristrukturimin e strukturës organizative të aparatit të Bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht një analizë të të gjithë funksioneve që ne kryejmë, me qëllim kryesor përmirësimin e shërbimit të Bashkisë së Tiranës, por nga ana tjetër për përdorimin me efiçencë të fondeve publike. Si rezultat i kësaj, nga analiza që u bë në të gjithë ndërmarrjet e varësisë, u konstatuan dhe u sugjeruan disa ndryshime, të cilat u morrën që në mbledhjen e tetorit në Këshillin Bashkiak. Këto ndryshime lidheshin kryesisht me ristrukturime në Ndërmarrjen nr.1, e cila merret me pastrimin dhe gjelbërimin e qytetit, ristrukturime në Ndërmarrjen nr.2 dhe 3 që ofrojnë shërbime lidhur me mirëmbajtjen e rrugëve, ndriçimin dhe mirëmbajtjen e shkollave dhe në Drejtorinë e Funeraleve.Si rezultat i këtyre ristrukturimeve dhe si rezultat i analizës së funksioneve që kryen secila prej drejtorive, u sugjerua një reduktim stafi i cili shkonte rreth 300 punonjës”.
mendoni si behet punesimi ne shqiperi kur hiqen nga puna edhe punetoret e fshesesh,ja sa e politizuar eshte cdo gje ne kete vend
Politika e-PLAKUT MERE- i ngjan tamam asaj te liderit te tij shpirteror E HOXHA Sic po shihet ne shqiperi do fillojne edhe divorcet ndermjet cifteve per shkak se burri eshte me ps kurse gruaja me pd .dmth burri eshte i deklasuar Fshesaret e bashkise jane te deklasuar se i ka vene RAMA te fshijne rruget prandaj LULEZIMJA po i heq nga puna
Po EDI RAMA ku eshte,apo po fle me Linden,SE ESHTE NE MUAJIN E MJALTITT
Ristrukturimi i ndermarrjeve te vartesise se Bashkise synon te mireadministroje kontributin e taksapaguesve te kryeqytetit. Ato struktura qe Rama i fryu per aresye politike ne shperdorim te kontrubutit te taksapaguesve sot po korigjohen dhe me nje administrate me te vogel, me pak te kushtueshme por me efikase qytetareve te Tiranes po i a ofrohet nje sherbim me bashkekohor. Nihilizmi ne cdo rast dhe per cdo gje nuk eshte argument logjik dhe as politik.
Zoti i ruajte ata qe mend ja u ka marre era, apo me keq po ja u mban peng Saliu.
Ore po mendjen ketyre ja u ka marre era qofteve … cfare pret nga tallavistet
Administrimi i mire i taksave nuk arrihet duke pushuar nga puna 70 kryetare familjesh, paga e te cileve eshte qesharake, duke shkaktuar edhe nje problem social, dhe duke premtuar deri ne 600 milione leke per FK Tiranen, per te paguar sportiste qesharake te sjelle deri nga Barbadosi dhe trajner nga Spanja. Hiqini keta cibane nga trupi i taksapaguesve shqiptare, po te kene kembe dhe koke shqiptaret le te mesojne te luajne futboll, ato leke te te perdoren te kemi nje shkolle me shume, rruge me te pastra, kopshte te ngrohta per femijet dhe nje çap buke te thate per femijet e ketyre pastruesve. Paguhen deri ne 30 milione leke ne vit per nje sportist pijanec qe e shohin vetem 200 vete ne stadium dhe e brohorasin nje turme prej 50 rrugacesh.
Ja ku jane leket per te paguar pastueset e Tiranes, dhe per rregulluar shetitoren Vlore-Skele qe Pèto mustaqelliu, i shpenzon per ti bere karshillek kryetarit dhe kolegut socialist te Korces, ajo qe duhet te ishte Kana e Shqiperise, tani eshte Marseja dhe pritet te behet Durresi i dyte me paaftesine e Shpetimit dhe ndihmen e plote te qeverise Berisha.
operacion fshesa ben greku ben dhe luli vocer kelyshi tyre
Keto dengla me administrate e vogel e ristrukturimr i dine te gjithe tani,administrat jane fryre me injorante me teser PD+LSI dhe ristrukturimi behet ne menyre te atille qe sot hiqn 80 fshesare per tu marre pas nje muaji 80 fshesare te PD+LSI dhe ky eshte kulmi ,prandaj ne vend qe te mbroni ate qe eshte e padrejte flisni te vertat sot qe neser padrejtesia mos te bjere edhe mbi koken tuaj
ore skan lek me i majt me rroga…jo se su duhen