– 2012 do të jetë viti i zgjedhjes së presidentit të ri, por edhe pragu i nisjes së vitit të rëndësishëm elektoral 2013. Të dyja ngjarjet nuk janë pa lidhje njëra me tjetrën, sepse presidenti aktual ka deklaruar tashmë projektin e tij politik dhe paralelisht kemi edhe një lëvizje që duket në ekspansion të gjerë si aleanca kuqezi, e cila gjithashtu mund të shndërrohet në parti politike. Duke pasur parasysh këto dy zhvillime, por edhe të tjera që mund të kondicionohen nga një reformë e pritshme zgjedhore, por edhe nga rrethanat politike shumë specifike të këtij mandati të dytë qeverisës të Partisë Demokratike dhe aleatëve, mendoni se harta elektorale e Shqipërisë do të vazhdojë të jetë e njëjta?
Mero Baze: Presidenti do të jetë një zhvillim serioz. Berisha ka kohë që flet për një president sipas Kushtetutës, për të deinkurjuar kundërshtarët me idenë që Presidenti do të jetë i tij dhe jo konsensual. Në fakt, Berisha nuk e ka hallin tek Presidenti, por tek Kushtetuta që mund t’i hapë një problem serioz në zgjedhje, pasi Kosova, e ka marrë pjesën e zgjedhjes së Presidentit nga Kushtetua jonë dhe është qartazi e sigurt se për t’u çelur votimi duhen 84 vota në sallë. Votimi nuk mund të çelet në raundin e katërt, por në raund të parë, dhe, nëse opozita nuk është dakord dhe bojkoton seancën, Kushtetuta jonë nuk të lejon të zgjedhësh president. Berisha mund ta zgjedhë në rrugë antikushtetuese dhe po ulëret qysh tani se do ta zgjedhë sipas Kushtetutës. Pra, në vend të një presidenti të ri mund të kemi një krizë të re kushtetuese.
Sa për lëvizjet e reja politike, është interesant fakti që gjithë lëvizjet e reja politike, ose lëvizjet e pavarura politike vijnë nga e djathta, pra janë rrjedhje të Berishës, Topi, Spahiu, Ngjela, Ndoka, Shehi, që janë pesë aktorë që mund të përbëjnë koalicion e tretë janë të gjithë vota-ngrënës të së djathtës. Kjo e bën Berishën të pashpresë për zgjedhjet e reja.
Pra, të tretët që do konkurojnë në politikë, ndryshe nga 2009 vijnë të gjithë nga e djathta, ndërsa e majta s’ka alternativë tjetër veç koalicionit që ekziston. Kjo do të rrëzojë Berishën nga pushteti, edhe sikur ai të vjedhë aq sa ka vjedhur deri më sot. Vetëm nëse vjedh gjithçka mund të shpëtojë, ndërsa po i la të lirë kundërshtarët e tij mund të shkojnë tek një mazhorancë 62 për qind.
Bamir Topi dhe Aleanca Kuqezi, mendoni se do të jenë një parti apo dy parti të reja?
Mero Baze: Do të jenë dy parti të ndryshme në çdo gjë.
– Një parti e mundshme e Bamir Topit, do të merrte vota të majta apo të djathta?
Mero Baze: Bamir Topi është njeriu që mbledh votat antiBerishë në të djathtën. Ai ka një shtrirje kapilare në gjithë strukturat e PD-së në vend, struktura që janë injoruar dhe fyer në emër të klientelizmit me LSI dhe elementë të tjerë të së majtës, me të cilët baza e PD është ndëshkuar gjithë jetën e saj. Topi është një simbol i tyre, është një ofertë në kohën e duhur dhe në vendin e duhur.
– Ka një përshtypje të përhapur në publik se militantët e dy partive kryesore nuk ndikohen nga mirëqeverisja apo nga keqqeverisja dhe as nga fushatat elektorale respektive, por votojnë verbërisht liderin ose kundërvotojnë liderin e palës tjetër… Ndërkohë që pjesa tjetër e elektoratit, ajo që quhet gri, po bëhet përherë e më mosbesuese te dy forcat kryesore politike… E ndani dhe ju këtë perceptim?
Mero Baze: Po. Kjo është tradicionale. Ka vetëm një ndryshim këtë radhë, që një pjesë e militantëve të PD-së mund të shkojnë pas Topit dhe po ashtu një pjesë e elektoratit gri mund të shkojë pas tij ose pas Aleancës Kuq e Zi. Pra, situata është shumë dinamike, pasi janë shtuar alternativat për të mos të lënë brenda në shtëpi ditën e zgjedhjeve. Berisha nuk është më destinacion shprese për shqiptarët.
– PD-së i duhet më LSI-ja?
Mero Baze: Aleanca PD-LSI është jetike për të dyja. Pa LSI-në, PD është parti e dytë me 14 për qind pas Partisë Socialiste, pra është një parti e pashpresë për të ardhur në pushtet dhe për 30 vjet. Pa PD, LSI është një parti e vdekur, pasi e vetme s’fiton dot asgjë.
– PS duhet të bashkëpunojë me LSI-në?
Mero Baze: Kurrë në këto rrethana dhe me këtë objektiv që ka LSI. LSI është pjesë e qeverisë, bile pjesa më e korruptuar e saj. Aleanca me pjesën më të korruptuar të pushtetit përbalt opozitën dhe vret shpresën. Nëse vret shpresën, Partia Socialiste vjen kot në pushtet, pasi vjen si një parti me objektiv për të ndërruar hajdutët dhe jo për të ndryshuar Shqipërinë. Nëse bën këtë, ajo ka bërë më të keqen e mundshme në historinë e saj.
Nje parti e re, nga Presidenti Topi e Aleanca Kuq e Zi, do ta nxirrte PD, parti ne vendin e 4 – 5.
Fiks fare!Bravo Mero Baze!
pas lsi shkojne te gjith ata qe duan te vjedhin ose ti shpetojne ndeshkimit per vepra te ndryshme qe kan kryer……….
lsi nuk eshte parti politike por nje organizate mafjoze……..
Une dhe rraca ime ose Fisi im me kuç e me maç do Votojme Mero Bazen dhe Profesor Bamir Topin.
Po fryn era e Lirise po fryn era e Djathte po fryn flladi i lire i fillimit te ketij viti te Bekuar .
Lavdi zotit qe po jep shprese dhe po jep kurajo per ket popull te mjere per ket popull te shtrydhur nga Bandat e Ilir Metes dhe Sali Berishes Votoni Partine e shpreses Partine e Zotit Bamir Topi Votoni per nji te ardhme me te mire Votoni per prinderit tuaj per Femit tuj Votoni per shtetin e se drejtes per nji ALBANI te paster dhe krenare per nji Shqiperi te lire dhe dinjitoze.
Ky eshte shansi i fundit beni durim 2012 eshte vit zgjedhjesh ket vit do mbahen Votimet ket vit ka Votime te Parakoshme se Qiveria e kriminelave nuk ka mo pare me pagu njerzit ,i kane bo paret rrush e kumbulla kjo Qiveri e poshterr dhe tradhtare kjo Qiveri Kusaresh dhe hajdutnish kjo Qiveri e Hurit e Litarit.
VOTONI PROF-BAMIR TOPIN QE TE SHPORRET KLIKA E VARREMLIVE .
POSHT KODOSHLLEKU DHE BANDITIZMI I SALIH PLERAXHIUT.
shpresa vdes e fundit thote populli,ne Itali thone :Kush rron me shpres,vdes duke dhj…(me falni per fjaòorin).Ku ishte z.Topi deri dje,a nuk ishte pjese e Pd,duhet te kujtoni qe ishte nje grup brenda Pd(nder ta dhe Oketa,Leskaj,etj)qe e ben president z,Topi,une personalisht e pelqej si politikan te qete,por jam i mendimit se nuk do te jete ne gjendje te krijoje nje parti qe te marre shume vota jashte Tiranes,do te krijohet nje parti si lsi qe merr vota vetem ne zonat ku kane bastionet e tyre.Pershendetje dhe fitofte SHQIPERIA ETNIKE
Habitem me analistet qe bejne llogari per zgjedhjet e ardhshme ne Shqiperi,(edhe me ju Mero)jo Pd kaq,Ps-ja aq,Lsi,Bamir Topi etj.Ju ose jetoni ne Danimarke,Suedi,France etj ose nuk e keni shikuar se cfare ka ndodhur keto 20 vjet dhe sidomos keto 5-6 vjet,qe eshte bere nje maskarade me voten e popullit.Me mire do ishte te studionit se kush do vjedhe me teper ne 2013,Lsi-ja apo Pd-ja,cfare varianti do perdorin kete rradhe per vjedhje,sa euro do japin per nje vote,sa persona do te fusin ne pune dy muaj para zgjedhjeve,sa kosovare do vijne te votojne,sa do te rriten familjet qe jetojne me qera vetem dy jave para zgjedhjeve qe te votojne nga 2-3 here,edhe sa studente mund te sjelle Belle air falas per te votuar.Ju lutem mos beni llogari per nje vend normal,Shqiperia fatkeqesisht,nuk eshte e tille.
Brazili, kjo qe thua ti mund te kete qene e vertete me pare. Kesaj radhe plaku Mere do te iki me gjithe shtepi (lexo PD) dhe Tosum Bac (lexo LSI).
Votat qe do te marri kesaj radhe PD do te jene te tilla qe nuk ka manipulim ne bote qe e shpeton. Mos harro qe ne 2009 vetem 3-5% vodhi Saliu mjaftueshem per ti marre PS 5-6 mandate. Edhe ato ja doli sepse kishte blere gjithe shtabin elektoral te PS me ne krye Kastriot Islamin.
Kesaj radhe e majta eshte bere celik (per me teper zoteron te gjitha bashkite e Shqiperise pervec Tiranes) dhe e djathta do nxjerri nje aleance te re me 6 parti qe merr me shume vota se PD. Saliut i mbetet te fusi ne by… Ilirin dhe Moniken dhe te shporret. E duam Shqiperine si gjithe Europa me 15 vjet vonese do te behet realitet.
TOPI 2%do ti kete nga anti Berisha dhe 3% antiRama do arrije 5% ndersa partia e KIM JONG RAMES do jete parti e trete.
I ke kullot delet sot?
pjesa me e madhe e atij 38% tjeter jane kompania me emer ‘mafia, krimi dhe korrupsioni ltd’. Sa per ata qe ngelin jashte ketyre perqindjeve, hobi i tyre me i madh eshte me henger nje tas groshe.
HA HA HA OR EPIRIOT E MAJTA VERTETE ESHTE BERE E FORTE DUKE PERJASHTUAR SHUMICA DUKE JU LARGUAR NE LSI SE FUNDI DY NE AMERIKE SESERI E MAJKO JU PREMTOJ SE PS DO JETE FORCE TRETE
Pergjigje te shkurtera e te pastra.
BAMIR TOPI YLLI I SHQIPERIS POLITIKANI I DUHUR PER KETE VEND
PARTIA E BAMIR TOPIT DO JET PARTIA NUMER NJE NE SHQIPERI
ne shkoder po mer permasa te medha partia e BAMIRIT ende e pa shpallur
JAM SOCIALIST POR ME ZEMER DO VOTOJA BAMIR TOPIN ESHT INTELEKTUALI QE I DUHET SHQIPERIS
jam me nje mendim me ju per komentet qe qe keni ber per bamir topin por do zoti nuk na zhgenjen
Bamir Topi do të jetë kryemnistri i dalë nga zgjedhjet 2013. Në se koalicioni, ku do të jetë Ai, do të futet në zgjedhje me Topin-Kryministër, do t’i fitojë ato.