Kryevepra në videoklip (VIDEO)

11 Janar 2012, 14:20Lifestyle TEMA

E kënduar për breza të tërë, kënga e Artistes së Merituar, Nexhmije Pagarushës, “Baresha” është kurorëzuar me videoklip.

Është këngë e realizuar në vitin 1966, nga kompozitori Rexho Mulliqi, me tekst të Rifat Kukajt, e ekzekutuar nga orkestra popullore atëbotë e Radio Prishtinës, nën drejtimin e Isak Muçollit.

Kënga “Baresha” konsiderohet si një nga kryeveprat e interpretimeve të zonjës Pagarusha, e cila ndryshe njihet edhe si Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Madam Butterfly…

Videoklipi është prodhuar nga kompania “Koperativa” dhe Muzeu i Kosovës, me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Republikën e Kosovës./rfe

6 komente në “Kryevepra në videoklip (VIDEO)”

  1. Geg Toskani says:

    Fantastike! Ju lumtè ! Kryevepèr !

  2. Vlash Gjeci says:

    Disa genge jan te veshtira por Pagarusha e kendon me lehtesin me te madhe me zerin e saj brilant.Ngelet e madhe dhe e pa zevendsueshme me vokalin dhe interpretimin e kenges se vecante “BARESHA”.Edhe si vido klip po me pelqen shume.I arrire.Bravo .Faleminderit ju te gazetes “Tema” per kenaqesin qe me dhate .

  3. miri suedi says:

    ka qene nostagjia jone e viteve 80, shume bukur. urime.

  4. ALBAN says:

    Shumë e bukur .Mbrekulli, peisazhi fantastik ,baresha,vajzat e tjera si shtojzavalle. Malesori figurë shumë e bukur. Vetëm skenat tek hamami sdi pse i kane futur , nuk i jep asgje vetem i dëmton shkëlqimin e pjesës tjetër.

  5. Latif Dreqi says:

    Mbreteresha e kenges shqipe?!!hmm, ca si i tepruar ky krahasim. Kenga Shqipe ka vetem nje mbretereshe, ka vetem nje Vace! te tjerat jane keshtu oborrtare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje