Një revistë ka vendosur që të dedikohet ndaj modeleve mbi- peshë, duke shkaktuar shumë debat. Ajo pretendon se shumica e modeleve në pasarela kanë përmasat e femrave anoreksike. Revista quhet Plus Model dhe thotë se synon të inkurajojë konsumatorët mbi- peshë. Qëllimi është që të ndalohet promovimi i idealit të femrave kockë e lëkurë.
Në një editorial të revistës thuhet se femrat janë të bukura dhe ashtu siç janë. Për më tepër, siç shkruan revista, të dhënat tregojnë se shumica e femrave as nuk i afrohen idealit të top- modeleve. “20 vjet më parë, një modele në botën e modës peshonte 8 përqind më pak se një grua mesatare. Sot ajo peshon 23 përqind më pak,” shkruan revista.
Për më tepër revista thotë se është e pabesueshme që kompanitë e modës nxjerrin në treg rroba me përmasa aq të ngushta kur shumica e grave kanë përmasa shumë më të mëdha.
Do e filloja me kete te hollen,dhe kete tjetren do ta ruja per bakllava …ne fund .
keshtu qeka omelsin,sa per trupin……….ishalla ikin dritat.tek foto e fundit e ka qit xhomin e sahatit tamom me ja thy.
Me pelqeu vetem unaza blu ?
Jola,
unazen blu ta kam fal…mua ma ha syri te zonjen e unazes…..