Presidenti në Ersekë, dekoron Petro Nini Luarasin dhe Jani Vreton

13 Janar 2012, 14:06Politika TEMA

Presidenti Bamir Topi ka mbërritur sot në qytetin e Ersekës, ku është pritur nga kryetari i Bashkisë, përfaqësues të pushtetit vendor dhe qytetarë. “Kjo është një zonë me tradita të spikatura patriotike e në fushën e dijes dhe kulturës,” tha Topi. “100 vjetori i shtetit është rasti për të nderuar figurat që i dhanë emër kombit dhe që nuk i mungojnë kësaj zone”.

Më pas Topi mori pjesë në ceremoninë e dekorimit të dy figurave të njohura të historisë sonë kombëtare. “Ky vlerësim në vitin e 100 vjetorit është i rëndësishëm për t’iu rikthyer veprës së patriotëve që kontributin nuk e kursyen në shërbim të kombit në momente të rëndësishme për vendin. Petro Nini Luarasi dhe Jani Vreto janë vetëm dy prej plejadës së rëndësishme të personaliteteve që në periudha të ndryshme i kanë dhënë nder zonës dhe Shqipërisë. Luarasi dhe Vreto janë dy prej kolosëve që kontribuuan si në funksion të dijes, gjuhës shqipe por edhe shqiptarizmës. Sot kemi nderin t’u japim vlerësimin më të lartë të merituar se i kanë bërë nder kombit,” tha Topi.

Ndërkohë presidenti është pyetur për nevojën e rikthimit të identitetit me figurat e kombit. “Ky është objektivi i punës së institucionit në këtë vit jubilar dhe do vijojë ashtu siç do impenjohen edhe institucionet e tjera në këtë vit të rëndësishëm,” tha Topi.

I pyetur për sulmet e mazhorancës dhe analistëve të saj ndaj tij, Topi tha se ai do vazhdojë të përmbushë detyrën e tij deri në fund të mandatit. “Kjo është përgjigje shteruese për një pyetje që përsëritet pas çdo aludimi,” tha Topi.

 

26 komente në “Presidenti në Ersekë, dekoron Petro Nini Luarasin dhe Jani Vreton”

  1. dritani says:

    Po Gjergj Kastriotin kur do ta dekoroni!

    1. beni says:

      Nuk mund te dekorohet sepse emri i tij vete eshte urdheri me i larte qe mund te leshohet nga presidenti per raste dekorimesh…

    2. BRAVO Z.President….dhe jo vetem 2,por edhe te pakten 5 Figura te tjera duhen dekoruar!!!!
      Kolonja,, me karakter shume te forte e te palekundur shqipetar..
      personalisht kam nje RRESPEKT te jashtezakonshem per popullin mikprites te Kolonjes….
      sigurisht edhe pemet e molles me te shijeshme ne bote..

      1. Zigur Qarri says:

        Kolonja,, me karakter shume te forte e te palekundur shqipetar..
        personalisht kam nje RRESPEKT te jashtezakonshem per popullin mikprites te Kolonjes…kali kuq e ka nje huq.

        Ke te drejte,nuk besoj te kete ndonje krahine te trojeve shqiptare ku tradita,zgjuarsia dhe trimeria te nderthuren aq shume sa ne krahinen e Kolonjes.300 vjet larg trojeve te tyre jetojn kolonjaret e Lumit Evros ne Greqi,por gjuhen dhe vetedijen kombetare nuk e kan humbur
        4.http://www.youtube.com/watch?v=xDzIqia_V0A.
        Nese i hyne thelle historise se Kolonjes do shohesh qe toka e tyre eshte lare me gjak ne çdo pellembe te historine e saj,dhe emrat e te reneve per ate toke shqiptare nuk kan te sosur.
        Krjimi i Kishes se pavarur ortodokse shqiptare nga idhudhi i nazionalizmes shqiptare kolonjari Fan S.Noli(dhunuar sot nga gjarperi grek Janullatos me larot qe e ndjekin nga pas),lufta kunder Turqise dhe pushtuesve greke nga luftetari kolonjar Sali Butka(qe ka oepruar syrin ne Itali pa narkoze per treguar se çfar zemre te forte kan shqiptaret) jan vetem nje copez nga historia e lavdishne e Kolonjes qe i ka thyer hundet grekeve qe akoma dhe sot i bejn te flasin me vete.

      2. dritani says:

        Faleminderit per respektin!

        Si kolonjar me origjine, ekzaktesisht nga Gostivishti ku Petro Nini hapi nje nga 6 shkollat e tij respekti im per ta nuk ka kufij.
        Por nuk mendoj se vepra e tyre ka nevoje per stema dhe certifikata.

        Nga keto dekorime qe behen vetem per kapital politik me vjen per te vjelle.

        1. raimondi says:

          Edhe une jam Kolonjar me Origjine–nga Taci i lart –ne rreze te Gramozit ,por jam edhe gjysem skelar Vlonjat,

          Sa per dekorimet bejne shume mire qe i bejne –Nuk ka azgje ketu per kapital politik—por edhe sikur te kete s’ka azgje te keqe ,
          perderisa reklamohet patriotizmi te cilin shumica e politkaneve kane 20 vjet qe po e shkelin me kenbe ….

          —–Porse ky eshte nje vit jubilar dhe duke dhene keto dekorata patriotike
          tek Rlindasit tane te medhenj qe sakrifikuan jeten, familjen, femijet ,pasurine
          dhe gjithcka per te na dhene Ne, kete Shqiperi qe gezojme sot
          ,duket sikur i risjell ata midis nesh

          —Sikur sjell vepren e tyre te patriotizmit Heroik sot ne keto dite dimri
          per patirotizmin shqiptar te godituar nga te gjitha anet ..

          ——–Ka 20 vjet qe Patriotizmi nuk permendet ,nukkultivohet aspak.
          Ai konsiderohet nje sakrilegj nga politkanet e sotem

          Bravo Presidenti qe na kujtoi rilidnasit !

          Dhe mbi te gjitha qe na kujtoi ,nje nga rilindasit me pikante te patriotimzit
          shqoiptar,Petro Nini Luarasi, thenia te cilit : “…merreni gjakun tim dhe me to mesojuni femijeve shkronjat shqipe ….’
          eshte sot
          me Aktuale se kurre ne kete, me jetike se kurre ne kete lufte te pashpallur
          por jashtezakonisht te eger ne te cilen gjendet Identiteti shqiptar
          kundrejt ofensives krimnale politke, fetare dhe teritoriale te Shtriges Greqi,
          ofensive e cila ka mberthyer per gryke politken shqiptare…..por sic duket jo Presidentin

          1. dritani says:

            Presidenti e dinte shume mire se viti i fundit i mandatit te tij perkonte me 100 vjetorin e Pavaresise keshtu qe teorikisht duhet te kishte nje program te detajuar per vleresimin e Baballareve te Kombit jo vetem me stema dhe certifikata.

            Rruga kryesore hyrese e Tiranes quhet Dritan Hoxha (per Tanin kam vleresim pozitiv).
            Ka dhe shembuj te tjere pafund ne rrumpallen shqiptare. Besoj se e kuptoni qe ka disproporcionin ne vleresim e figurave dhe prandaj them qe behet per kapital politik.

            Quhet REALPOLITIK, versioni shqiptar i te cilit s’ka se si te jete ndryshe vecse i shemtuar.

            1. raimondi says:

              Ore Dritan , nuk ka rendesi kapitali politik qe ai fiton kur perdor si mjet ngjalljen e patriotizmit,sepse ne kete rasti Presidenti poe fiton kapitlain politik ne rugen qe eshte mese normale per ta fituar sot

              Edhe ketu ne USA ,keta kandidatet per presidente po ngjiren duke folur per patriotizmin qe te fitojne votat e popullit –Pra kjo lloj menyre per te fituar kapitalpolitik eshte mese normale

              -Anormale eshte kur mundohesh te fitosh kapital politik duke e anashkaluar patriotizmin
              dhe duke i genjyer njerezit me formulat :…….per prgresin dhe mireqenien ….
              duke i trajtuar njerezit si qenie pa dinjitet dhe pa identitet
              kur ne fakt
              fqinjet e ty ngjiren per nacionalzimin e tyre kriminal dite e nate

              –Presidneti beri kaq sa mendoi –Te tjeret lete bejne me shume –
              –Por ne fakt asnje nuk kujtohet per patriotizmin –Te pakten Presidenti
              po ben dicka qe rezonon ne popul lnje ndjenje te shendeteshme qe zgjon tek njerezit respektin dhe dashurine per vendin dhe kombin te cilit i perkasin
              Ndaj per kete duhet pergezuar dhe jo paragjykuar

              –Ndersa per mendimin tim ne kete 100 vjetor duhej te ndertohej nje
              _ Mur Monument_ me emrat e te gjithe rilindasve,sepse duhen permendur te gjithe papejashtim

              ….. dhe aty te kishte ndonje grafike vizatim me ndonje pamje nga Pena qe shkruan fjalet…Gjuha Shqipe,apo dicka tjeter..etj

              Por sic thashe kushdo e mendon sipas fantazise se tij —

              Psh keta depudetet e PS-se ,mund te kekronin te merrej nje inisative ne Parlament per ndertimin e nje pemrendore te tille ne perkujtim te te gjithe rilindasve

              I duhet thene ky mendim Edit , te shofim se ca mendon edhe ai

  2. langaraqi says:

    Petro nini e meriton se ka pas gjithmon vajza te bukra

    1. troy says:

      Te bukra dhe te shthurura, ashtu sic i pelqejne petros…

  3. Arben LLALLA says:

    Mirë ke bërë z.Kryetar, por kur do ti dekoroni Bajram Ligun dhe Hito Lekdushin për të cilët njerëz si ata ka nevojë shqiptaria për të bërë të puthet dheu nga ndojë Esat Pash Toptani.

    1. armand says:

      Arben, keta te dy kane mbajtur kobure ne dore dhe ta kthenin pergjigjen ne moment.Ne nje shtet ku “sundon” ligji dhe e drejta s’kane ç’na duhen koburet.Bamiri thjesht ka frike se do akuzohet per nxitje te dhunes.Eshte ekuilibrist i madh,bravo.

  4. Dasareti says:

    “E verteta e ben fene dhe jo feja te verteten….edhe Krishti ne na thente;une jam Grek,eni pas meje:do ti themi:Pa mblidh mente;se shqiptari s’vjen pas teje””…..ta dashurojme dhe te perparojme gjuhen dhe kombin tone,si te vetmet tallanta qe na besoi perendia per prove te vleres sone midis kombeve te tjera….kush eshte frikacak kundrejt te drejtes behet tradhetori i memedheut dhe i vetes se tij”.(Petro Nini Luarasi).Perulemi me respekt para ketyre patrioteve.I perjetshem qofte kujtimi i tyre.

  5. ''evgjitngrenesi'' says:

    dhe ngrijuni ndonje permendore ketyre atdhetareve se u mbush vendi me varreza grekesh,,,

    1. raimondi says:

      Shume bukur thua –T’u ngrene nga nje permendore se me te vertete na mbyten keta etiopianet e ardhur nga Gerrrqia.

      ——- Megjithate, pervec rilindasve te tjere kolonjare, ne Kolonje nje permendore
      te madhe meriton Fan Noli qe ndertoi kishen e pavarur nga greket —

      Figura e Nolit sot eshte me e domsodoshme se kurre…Vetem prania e Tij mjafton
      qe t’i mgordhi te gjithe spiunet e Greqise brenda kishes sone….

  6. Edi Detroit says:

    Kolonja nje krahine e vogel me histori te madhe.Respekt per kolonjaret trima dhe patriot.

  7. Arberor says:

    U takon te dyve ketyre, mos harro edhe shume figura te tjera qe kane kontribuar per shqiptarine, sidomos me pavarsine e saj meqe po futemi ne kete jubilar.

  8. TEFTA ALIKAJ says:

    KESHTU NDERON VEHTEN PRESIDENT DHE E MBAN GJITHMONE KOKEN LART

    SI TE PARET E TU

  9. misionari says:

    Ne kete 100 vjetor do te ishte shume domethenese qe shteti shqiptar te sillte ne Tirane eshtrat e ideologut dhe udheheqesit te Levizjes Kombetare Shqiptare, filozofit patriot Sami Frasheri. Varri i tij gjendet ne Stamboll.

  10. GENTI VLORE says:

    te lutem mos u mer me kto pun deri sa te shporresh kriminelin sali

  11. QAMILI SHIJAK says:

    JE NDERI KOMBIT O BAMIR TOPI

  12. BERTI KORC says:

    NJERIU I MADH NDERON NJEREZ TE MEDHENJ

  13. sindi says:

    je krejt ndryshe nga armiku juaj sali vrasesi ai vret ti nderon figurat e shquara je ber idhull per njerzit e ndershem

  14. ARJANA says:

    DUKE NDERUAR KETO DY FIGURA PATRIOTIKE TE POPULLIT TE KOLONJES JU KONFIRMONI SE DHE JU JENI SI ATA NDERI I KOMBIT !

  15. pelasgian3 says:

    duhet t’i jepte edhe nje Nolit (no comment), edhe nje Faik Konices (no comment), edhe nga nje motrave Qirjazi (shkolla e pare per femra), edhe nje Naum Veqilharxhit (abetarja e pare shqipe), edhe nje Mihal Gramenos, edhe nje Sali Butkes,edhe nje Pandeli Sotirit…etj, etj..qe spo me kujtohen (vetem rilindias)…pa llogaritur figurat e tjera nga te gjitha fushat nder vite

  16. ilir says:

    ja nje lajm i mire me ne fund,president topi ke mundesine te besh me shume se je krye te shqiptarve per 100 vjet pavarsi,SHQIPTAR PAVARSI sjane pak ,keta burra kane kushtuar cdo dite te jetes se tyre qe ne te mund te mos ta nisim nga zero jeten,po te kemi ato 2 mundesi.FALEMINDERIT KOLONJA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje