Rritja ekonomike? Maqedonia e Kosova përpara Shqipërisë

13 Janar 2012, 12:54Politika TEMA

Në konferencat për shtypin me ekonomistë të Bankës Botërore – këtë e zbulon Gjergj Erebara në Shqipin e sotëm – gazetarët që kanë simpati për qeverinë janë ngutur shpesh t’u bëjnë të njëjtën pyetje ekspertëve në panel: Si është rritja ekonomike e Shqipërisë në raport me vendet e tjera të rajonit? Dhe përgjigja ishte e njohur (si në një skenar të shkruar): Shqipëria është me rritje më të madhe. Por dje nuk u dha më kjo përgjigje. Dje ekonomistët thanë se “rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2012, sipas parashikimeve të tyre, do të jetë 2%, ndërsa mesatarja e vendeve të rajonit do ish tek 2,1%-ëshi; përpara nesh do të jenë Maqedonia e Kosova”.

Sipas ekspertëve të BB-së, edhe këto parashikime duhen marrë me rezerva. Kjo rritje për Shqipërinë, por edhe për rajonin, parashikohet në rrethanat, që Bashkimi Europian do të vijojë të rritet. Nëse kjo nuk ndodh, rritja do të jetë më e ulët.

Mirë që janë të huajt, që na japin një panoramë të plotë mbi ekonominë tonë. Sikur të mos ishin këta, sot do të flisnim vetëm për rritjen e eksporteve, për ullinjtë, arrorët, miliona turistë që janë dyndur në Shqipëri, dhe për …. dixhitalizimin e bujqësisë.

respublica.al

9 komente në “Rritja ekonomike? Maqedonia e Kosova përpara Shqipërisë”

  1. arrori says:

    harrojeni,ai prape do vazhdoje te na cudise me rritjen impresionuese,dritheruese,mahnitese te ekonomise shiptare.prape do vazhdoje te rrise numrin e arroreve,deri sa ta coje ne 500000000.do ngopet ky popull me mucmolla e me caraca.edhe ne france javen e kaluar i beri te derdhin lote te pranishmit me sukseset e arroreve.kur nuk e kapi ndonjeri per bythe e e ta sillte pulle poste n tirane.kete jave ai do te na rreshtoje sukseset e paimagjinueshme ne luften kunder korrupsionit.me demek,pirdhni,pirdhni ju,se liroheni.

  2. che guevarra says:

    Shikoni se e interpretoni gabim lajmin ju te temes. Kosova dhe Maqedonia na kane kaluar sepse kane vene ne jete mesimet e kryeministrit tone, por harruat te thonit qe GJERMANIA DHE KINA i kemi lene pas prej kohesh. Sic u pa ne france, shqiperia eshte modeli i ri ekonomik ne bote. Diten e djeshme, Sarkozy informoi se do te shese shume asete shteterore, per te mbjelle thana dhe shega kudo ne vend

  3. daku says:

    ky eshte nje parashikim qe do kete rritje prej 2%,qe do te thote se 2011 ishte nje vit pozitv me rritje ekonomike,e kundra ajo qe thote Edi Rama se ne shqiperi ska rritje ekonomike.
    Banka Boterore
    Viti 2011 ishte me rritje ekonomike per shqiperine.
    Viti 2012 rritje ekonomike 2 %
    Edi Rama me genjeshtra 200%

    1. che guevarra says:

      o daku, po nga 7-8% ne 2% sme duket si shume rritje mua. dhe gjermania eshte rritur me 3 ne 2011-n, mos degjo brockullat e doktorit

    2. Protestuesi says:

      “Shqiptaret jane njerez me mendje te tredhur, qe i turren atyre qe u punon akoma per ti tredhur edhe ata” Mesazh nga varri i Faik Konices per Dakun.

  4. elinor says:

    Sa qesharake …humoriste desha me thane, eshte kjo Zhozi mor aman: “m’parakalaj njeni dhe unee ja qita gishtin”. Sala me ate te qeshuren e nje perverti “muuhahahahaha” (Koci, zonje e nderuuur). Ai tjetri aty, si ia thirrshin emrin atij karagjozit se s’po me kujtohet?…nejse, pak rendesi ka…ai duke mendu “c’do te te haja qe ne kete moment me gjithe zhele”!

    1. arrori says:

      hej sa te lumtur keni dale mor kadosha.ashtu te jeni gjithmone,se nuk ju bezdis njeri,pavaresisht bemave te pafundme tuajat.hallall,plako,hallall.

    2. beso says:

      eloinor,keta te tre jane duke llogaritur rritjen ekonomike,qe e kemi me te larten ne bote,se jane te tre eksperte ekonomie..Po jozi ka nje difekt se numeron me gishta..Meqe ka vetem nje gisht te drejte,do te thote ose e kemi”rritjen” vetem 1%,ose 9%,duke pasur parasysh qe nga dhet’ gishtat ka ngrene nente dhe i ka mbetur 1 jashte.Ata po qeshin,qe ose jozi ta haje edhe ate gishtin(qe te behet 10%rrumbullak),ose te nxjerre ato te”rezerves”qe ta çojne tek dhejta..

  5. Sali shporru says:

    sainjorante qe ka ,apo ti daku punon ne nje zyre shteti dhe nuk e di cfare behet ne shqiperi,mos e genjeni salen se mbase edhe ai me zhozin nuk e dine ku eshte katandisur populli shqiptar qe po vdes per buke se ata leket e tyre i kane te panumert

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje