Berisha për vizitë tek shtëpia e Metës. Mesazh kërcënues për drejtësinë (FOTO)

12 Janar 2012, 21:42Politika TEMA
Berisha për vizitë tek shtëpia e Metës. Mesazh

Tre ditë përpara se Gjykata e Lartë të japë vendimin për ish- zëvendëskryeministrin Ilir Meta, kryeministri Sali Berisha e viziton të pandehurin në shtëpinë e tij ilegale. Një mesazh për Gjykatën e Lartë nga kryeministri që në një intervistë televizive sulmoi ashpër prokurorinë

Pasi kishte rënë mbrëmja, eskorta e Sali Berishës mbërriti në bllok, duke ‘pushtuar’ një nga rrugët më të frekuentuara. Makinat parkuan përballë shtëpisë pa leje të kryeministrit Ilir Meta dhe Berisha u fut brenda. Qartazi ishte një mesazh force për drejtësinë, e cila ndodhet përballë një sfide të jashtëzakonshme. Të hënën, pas tre ditësh, Gjykata e Lartë do të japë vendimin për Ilir Metën, i akuzuar për korrupsion. Si parapritë e kësaj vizite shërbeu një intervistë e kryeministrit Sali Berisha në një nga ekranet e tij, prej nga deklaroi se Meta mund të rikthehej në qeveri, si për t’i kumtuar gjykatës së nuk mund të prekë krahun e tij të djathtë. Më pas lëshoi një seri akuzash ndaj prokurorisë, më shumë duke trilluar. Foli për videon duke thënë se është montuar e ngjitur 28 herë. Në të vërtetë ekspertët amerikanë provuan origjinalitetin e videos, por Berisha ngatërron transmetimin në media me videon origjinale. Për më tepër as ekspertët shqiptarë nuk provuan atë që kryeministri e thotë me bindje. Ata thjesht deklaruan se kanë dëgjuar një tiktak më shumë në video. Si të mos mjaftojë kjo, duket se kryeministrin e ka tërbuar pretenca e prokurorisë, që ka arritur të faktojë origjinalitetin e videos duke përdorur rrethanat e dëshmitë.

“Vendimi i drejtësisë është vendim drejtësie dhe pa diskutim që do të respektohet. Meta gjersa të jepet vendimi është i pafajshëm, ky është prezumimi i pafajësisë. Meta ka deklaruar se do ta respektojë plotësisht vendimin dhe ka besim të plotë në gjykimin objektiv. A do të jetë Meta pas vendimit të Gjykatës në qeveri apo jo, kjo është çështje e LSI-së dhe jo çështje imja. Është çështje e asaj partie aleate që unë bashkëqeveris”, deklaroi Berisha për ABC News.

“Mendoj se lideri i partisë së koalicionit ka dhënë një shembull të shkëlqyer. Iu nënshtrua një procesi mbi bazën e një dokumenti të prerë dhe ngjitur 28 herë. Dha dorëheqjen, shkoi para prokurorëve si qytetari Ilir Meta. Ekzistonin disa variante, por kërkoi më thelbësoren, që të gjykohej në thelb për këtë çështje. Paraqitja ishte ndryshe. Ishte Meta ai që i kërkoi Gjykatës që të ndryshojë spektrin ose lëndën e gjykimit. Ishte për çështje materie, Gjykata e pranoi dhe u tregua e përgjegjshme. Meta i është përgjigjur në mënyrën më të civilizuar kërkesës së Gjykatës së Lartë, i ka shprehur besimin asaj dhe nuk ka pasur asnjë paragjykim. Ka pasur probleme të drejta me Prokurorinë, e cila ka mashtruar Parlamentin me dokument, por ky është kapitull tjetër. Pavarësisht nga kjo, nuk ka asnjë keqardhje nga heqja e imunitetit të Metës, sepse të dhënat e mëvonshme kanë faktuar katërcipërisht se Parlamenti është mashtruar, nuk iu tha e vërteta për ato çështje. Por kjo s’ka rëndësi. Është Drejtësia që e nxori këtë problem. Këtu mendoj se qëndrimi i Metës i bën nder atij si politikan. Pranimi i Gjykatës për ta shqyrtuar në materie çështjen, i bën nder shtetit ligjor, i bën nder integritetit të saj,” vijoi më tej Berisha.

Makinat e eskortes se Berishes perpara shtepise se Metes

Makinat e eskortes se Berishes para shtepise se Metes

34 komente në “Berisha për vizitë tek shtëpia e Metës. Mesazh kërcënues për drejtësinë (FOTO)”

  1. elinor bahiti says:

    Ka shku me i dhene zemer shtangistit perpara dites se madhe. Shikoni se mos jane edhe gjykatesit atje te iliri dhe ndoshta po bejne nje mini-gjyq dhe po diskutojne pazaret njekohesisht!!

    1. nuçi says:

      Ilir floriri dhe Sali Gërdeci bashkë.

    2. Aishja prej Sauku says:

      Kumrija qi punon sherbtore tek Monika e Ilirit sapo me morri ne telefon ene me zi mushej me frym..-Qyqja moj Aishe,me tha,..Falli qi hudhem dje ne filxhonin e kafese na doli taman.Un ju pergjigja tan qetsi.-Te kom thon un ty mre Kumrie se un Aishja i gjej te gjitha gjonat,po Munika s’me besonte.A i thashe se ka me patun mysafir te enjten?.-E shef qi i doli.A i thashe se Lilo ka me u nis per rruge??-Po ju kujtoni se un se njof filxhanin e kafes.Halla-halla…Nigjo ti mre Kumrie,munoju ene merru rrogen sa me pare,-i thashe,-se punet nuk duken mire.Derrkuci ka me u myt ne llucen qi e pregaditi vet….-Qyqja ca jon kto llafe mre Aishe,me pyste e friksume Kumrija e Shabonit,mos jarebi se po na vret veten si Mehmet Shehu,…Liloja e Munikes!!!!!!!!!!Shif merr rrogen ti mre budallaqe i thashe se at pune e ka zgjidh Saliu.Ai din se si i rregullon kto pune se ka purvoj me qetsusat qi te cojne prapa diellit pa heq keq fare..Kshtu ja musha menen Kurijes un,ene me besoni mu ju se Lilo e hogri tollumin e llokumin bashke. E ka zon mallkimi i Argites,se Munika e ka ma te madhe V al(g)inen,….dmth,vilen,…ene kush e krrun me Giten i niset palloshi per pushime ….all inklusive,ultra plus.

      1. Dean says:

        PO ku je mi ”Aishja prej Sauku”,se na thave syckat???
        Po ti mi moter,ene fallxhore,ene blegtore,ene agjente paske qen???
        Te gjitha din me i bo mi shejtan,ene lopen me e mjel ene ku shko birisha dhe lili i monikes…..????hahahahahah…..
        Gezuar 12-en,se nuk te kam pa ket vit

    3. Salisuma says:

      Vetem per kete meriton plumbin ne balle.

    4. Salisuma says:

      lajm i fundit; Iliri iken te djelen ne amerike pasi eshte duke blere nje vile atje. A do e shpalle policia e burgaxhiut burgaj person ne kerkim.

  2. Vlora says:

    joooooooooooo eshte e pabesueshme….

    ndofta dhe dreka e rames me arvizune kete qellim kane pasur ?????????

  3. Zana e Maleve says:

    Përtej çdo hamendësie!!!

  4. korrupsi says:

    1 gje eshte e sigurt.A ka shqiptar qe beson qe meta ska vjedhur. po dhe ky mund te jet i vetmi saliu, kjo e tregon qart dhe vizita e tij. crendesi ka drejtsia ne e njofim drejtesin si eshte aty.

  5. Zana e Malit says:

    Dreka e “gabuar” e Ramës me Ambasadorin ka pasur si temë: unë nuk votoj ligjet 3/5 që Beria të krekoset me Ftesën e BE-së dhe të zaptojë të gjitha pushtetet. Gozhdë me b…. të shkulni!

  6. Altin-K says:

    Prandaj s’paska shkuar Monika tek emisioni i Kol Balles?!

  7. Arberor says:

    Garda kishte shoqeruar ne rajon te policise nje nga gazetaret e gazetes Shekulli, ku e kishin mbajtur derisa i kishin fshire edhe fotot qe kishte marre te hyrjes se Saliut tek shtepia e Metes. Kjo tregon qarte qe Gjyqtaret te cilet njihen jane dora e ketyre nuk kane per te dhene denim per Meten.

  8. Treviso says:

    Nuk eshte per tu habitur, vizita e kapos tek zevendesi i tije. Ne Shqiperi çdo gje bon vaki. Ka shku me qa hallet e popullit.

  9. Alban AL says:

    Berisha tek shtepia e Metes ??? Po ndodh dicka e pazakonte.
    Kjo ngjarje e rralle, sjellte progres per Shqiperine drejt Europes.
    Zoti qofte me shqiptaret.

  10. askushi says:

    Arvizu e ka shqetsimin tek 21 janari.Per kete ai i ka lexuar mendjen Rames,dhe i ka dhene leksione per nje demostrim paqesor

  11. Donjet Liridoni says:

    Kane vezë, domate, ç’u kanë tepëruar ende nga Viti i Ri banoret aty perreth? T’ia lehtesojne punen punetoreve te Lule-Lulezoit, dmth t’i hedhin mbi ta. Diçka po ndodh. Ama dhe diçka do të ndodhe, PATJETER, nese KOCEGJUMI I GJYKATES SE LARTE, do te dorezohet para shantazheve. Sovrani eshte zgjuar. “Beteja” internike shpejt do te dale ne bulevard dhe s’ka bir k…qe do ta shpetoje me Saliun.
    Po, mire, pse ta paragjykojme? Po sikur t’i vene prangat ne gjyq (???!)e ku ka me e takue Salushi Ilir Me t’Meten? Mos valle ka shkuar te marre porosine per qeline se qysh e don?

    1. ilirjani says:

      I dashur donjet, sinqerisht beson se Ilirit mund ti vene prangat ne gjyq? Kjo, sipas mendimit tim nuk ka per te ngjare kurre ne drejtesine e shtremberuar shqiptare. Alabaket ne qeveri jane te afte per te bere cdo gje, perfshire edhe hedhjen e hirit ne syte e njerezve te munduar te atij vendi. Pse shkoi dje ne darke kryemafiozi ne shtepine e Ilir hajdutit? I duhet hajduti hajdutit, qe te vazhdojne te vjedhin. Ne nje pike jam dakord me ty: ditet e tyre jane te numeruara. Dhe atehere mjere ata…

  12. Bllokman says:

    Noshta ka shku me I dhon lajme te keqia
    I ka thon ” Ilir skom ca me te Bo lale po ksaj rradhe e dhi Ilir, e ke dhi”

  13. P.Naco says:

    maloku e ka punen shume pisk dhe po mbush breket..nuk ka frike nga opozita se ai e di qe jane ca qenie pa shtylle kurrizore..ka frike nga hakmarrja popullore

  14. All you zombies out there says:

    cohuni shqiptare..kapeni per bythe felliqsiren e Vucidolit se shkaterroj jeten tuaj dhe shqiperine bashke me keta pederastet meta nano e kompani

  15. aqifi says:

    Ndoshta Zoti ka degjuar keta radhe popullin Shqipetar dhe e rrasin Ilir qafderrin brenda dhe Sala merr rrugen per Qafmolle.

  16. tomori says:

    Ku na katandise o sali vrasesi.Ne turpin e Europes,te vjen ndot nga vetja te thuash ,jam shqiptar,kemi k.minister kete idiotin qe na beri gjemen na ndau ne jug-veri,te majt te djatht,te kuq e blu.VARR mos past per ty o turpi yne.

  17. emigranti athine says:

    Une kam mendimin se,po punojne per ndonje skenar te mundshem te largimit te kokelopes nga Shqiperia.Me pretendimin se nuk ndjehet mire,dhe keshtu dergohet jashte per kurim,deri sa gjykata e larte te vendose shtyerjen e vendimit edhe per gjashte muaj te tjere.Besoj se ky skenar ka kohe qe po shtjellohet,por kokelopa ka besimin se, anetaret e gjykates nuk do ta lene ne balte.Sepse ka investuar per kete dite.Ndersa nga ana tjeter,Uriah Heep,kerkon siguri maksimale.Ne qofte se kokelopa nuk bindet,i ka keq punet.I rrezikohet vertete jeta.Keto tre dite ne vazhdim,besoj se do te jene te mbushura me ngjarje te bujshme.

  18. tezja ny says:

    As njeri nuk e ka ditur pse ka shkuar SALUKU tek ILIRUKU.Ka shkuar te takoje KUMRIJEN e te shohin FILXHANIN te dy per te vendosur se cilin do te paguajne e cili do te kete SEMUNDJE MISTERIOZE.

  19. Antikorrupsioni says:

    Vizita ne shtepi ka qene e shkurter, aq sa Berisha ti thot; Ilir me ke genjyer per videon nuk te ndihmoj dot. ka dhe video te tjera! Na shikoji mi kane sjelle mua nga nje kopje!. Te gjitha te montuara qenkan keto?!. Nuk mund te rrezikoj me: Minimumi qe mund te beja ti ri ca dite me kusht, se kam shume halle. Regullohemi me vone faleminderit per koalicionin e integrimit. po iki mos u merzit…

    1. misionari says:

      …nuk eshte e mundur qe Sali Berisha t’i thote ato fjale z. Antikorrupsion. Ai eshte malesor dhe e njeh mire Kanunin e Lek Dukagjinit me te cilin eshte rritur dhe po plaket. Mesazhi i tij eshte mese i dukshem: Gjyqtare, nese prekni Meten, me keni prekur mua dhe hakmarrja nuk do te kete kufi!

  20. Zorr i madhe te kuptosh katunaret pse kane darku bashke .Do i japi postin e ministrit te brendshem para dites se 21Janarit .Jane duke bere planin e luftes ,ku do vendosin snajperat per te qelluar popullin qe demostron. Kam biseduar dhe me ambasadorit i thote, ai do i mbushi mendjen Edit mos ta provoje te dali ketej nga kulla ime se do i bej nje pritje “ekzemplare”.

  21. KORRUPSION

    Ilir Meta nuk është i përndjekur politik, siç ai po përpiqet i dëshpëruar të mbroj veten. Në asnjë vend të botës nuk ka të përndjekur politik nga rradhët e qeverisë, është e kundërta. Dhe më kryesorja, hajduti nuk është i përndjekur politik. Ky është rregulli i artë qe esht nji fenomen ne SHQIPRI .

    Ndërshkimi penal i Ilir Metës duhet të shërbej si shembull fondamental për ti hapur rrugë goditjes së korrupsionit në Shqipëri. Dështimi për të bërë këtë do sillte dëshpërim të thellë në vend, por edhe më tutje.

    Nuk duhet harruar se publikimi skandaloz i korrupsionit Meta u shoqërua me reaksionin spontan qytetar të 21 janarit, ku njerëz të zemëruar (të varfër deri në palcë) sulmuan institucionet shtetërore, ku Meta dhe horrat e tjerë përfitojnë në mënyrë korruptive miliona dollarë me një të rënë të gishtit ose me nji ALO ..JAM LIKJA .

    Gjykata e Lartë nuk duhet të injoroj faktin se rasti Meta dhe 21 janari janë të lidhur tashmë pazgjidhshmërisht me njëri-tjetrin. Edhe sot e kësaj dite media botërore vazhdon ta etiketoj 21 janarin tragjik pikërisht nën këtë këndvështrim, si një pasojë që erdhi nga shkaku Meta. Gjykata e Lartë nuk mund të korigjoj historinë tashmë.

    Ky shkrim nuk synon të rëndoj Ilir Metën, përkundrazi, ka për qëllim të nxisë drejtësinë e munguar ndaj korrupsionit. qe esht nji semundje AKUTE qe ketu e 20 vjet te shkuara ..Meta i ka bythët totalisht në ujë, dhe çdo vendim i gjyqsorit e DESKRITOJ figuren e LIKES duke i dhen fund karjeres se tij politike pra asgje nuk esht e mbare me per LIKEN tani ketu po mer fryme pak DREJTESIA SHQIPTARE qe ka 20 vjet qe i mungon OKSIGJENI pra esht kjo DREJTESI qe ka 20 VJET qe ka ren ne KOMA dhe qe mer oksigjen me BOMBUL dhe qe esh ne favor të DEMOKRACIS te brisht shqiptare …mbas vendimit perfundimtar te drejtesis shqiptare radhen e ka skandali i QEVERIS BERISHA per ngjarjen e rende te 4 vrasjeve perpara KREMINISTRIS pra ngjarja e 21 janarit 2011 duhet qe te dalin FAJTORET E VERTET te krimit ..NDAJ DHE Z.BERISHA i beri vizit LIKES ne shtepin e tij ose mund te jet e kunderta ..e asaj qe shkruajme qe z.KRYEMINISTER beri nji SHOW ne TV qe ti tregoj shqiptareve qe LIKJA ilir meta nuk ka per tu denuar sepse esht aleat i KLANIT BERISHA dhe se organi i DREJTESIS nuk mund ta denoj ilir meten sepse prishen interesat e KUALICIONIT atere duhet ti lutemi ZOTIT e te presim se cfar do ndodhi me ceshtjen LIR META …dhe nese vertet do dali qe ceshtja e ILIR META do PEZULLOHET atere mjer SHQIPTARET duhet te pergatiten per nji lufte CIVILE akoma me te eger se ajo e viteve 1997 – 1998
    E pakta qe duhet te bej prokuroria shqiptare te japi DREJTESIN dhe me 16 janar duhet te jet sinjali per perfundimin te hetimeve te korupsionit , dhe sic e thashe dhe pak me larte te marre menjehere si te pandehur z.Sali Ram Berishen per shpifje me qellim qe te fsheh krimin dhe per fyerje publike qe u beri drejtuesve e institiucioneve te shtetit shqiptar duke ofenduar dhe akuzuar dhe znj. INA RAMA e , ku shpiku te famshmin kompllot. Dhe nese z.BERISHA nuk ka dorezuar asnje prove per kete puç qe pretendon, pa tjeter duhet qe te merret si i pandehur. te jape shpjegime ashtu siç ben çdo qytetar i thjeshte i republikes. Kjo eshte perfshire ne kodin penal. Te mos bej ky institucion diferenca midis qytetareve te thjeshte dhe politikaneve packa se cdo qeveritar ne shqiperi mbrohet me petkun e STATUSIT TE IMUNITETIT . Ne se 007 nuk e ben detyren at’here menjehere QEVERIA BERISHA te shkrihet te japin doreheqen qe nga z. KRYEMINISTER I e deri tek MINISTRI me pak i inplikuar apo i akuzuar per korupsion…..hnnnnnnnnnnnnnn por as keta te fundit xhaketat e vjetra te shokut EDi RAMA mos te mendojne se jan me burra te mire dhe aspak te KORUPTUAR sepse historia ka faktuar te kunderten dhe keta te PS te INLIKUAR kan qen dhe se llogarit e tyre bankare i mbushen dhe i shtuan dhe u pasuruan me PISLLEQE ,,vjedhje , dhe KORUPSION ,, ne kohen kur vet keta ishin ne pushtet ..ketu dalin vetem SHQIPTARET E THJESHTE viktima te sistemit ..pra esht POPULLI qe u shkaterua dhe qe vashdon te lengoje si nji i semur ne pavionin e emergjences … pra shqipetari u SHGENJYE ..u VODHE ..u reckos ..u MASHTRUA si ne kohen e qeverisjes se PARTIS SOCIALISTE ashtu dhe ne kohen e KLANIT BERISHA …na lind nji petje po si i behet HALLIT ..a do ngrem ndonjiher koken ne SHQIPTARET ,,apo do perpelitemi si ai peshku ne zall qe sado kemi 21 vjet DEMOKRACI bota na quan vend TRAZICIONI ,,dhe se te tille jemi akoma …kur ne shqiptart do dalim nga salla e REMINACIONIT …dhe sa kohe do i duhet DREJTESIS SHQIPTARE te mari fryme e te thithi oksigjenin pa ndimen e bombules e te zbatoj LIGJIN dhe ligjet si te gjithe shtetet e tjera …edhe sa kohe ne shqiptaret do presim qe te zbatohet DREJTESIA ..sepse LIGJE KA NE LETER po asnjehere nuk jan zbatuar dhe se keto ligje zbatohen vetem per disa kurse per te tjeret as nuk ka per te fuksionuar nese keta XHAKETA te vjetra qendrojne ne politiken shqiptare pra ne vendin tone ALBANIA nuk fuksionon shteti ligjor sipas nji demokracie PERNDIMORE …pra shqipris i mungon dhe esht ne , Kerkim shteti ligjor ALBANIA po perpiqet .te mbijetoj drejtesia perpiqet qe te veproj sipas ligjeve ne zbatim te presim daten 16 JANAR nese ILIR META do denohet ashtu sic duhet te denohet sipas ligjeve ne fuqi ….apo Z.SALI BERISHA do ta nxjeri te pafajshem dhe te PERSEKUTUAR ILIR METEN duke e demshperblyer me parat e TAXA PAGUESVE SHQIPTAR … Deri kur do te presim?
    DREJTESIA nuk duhet qe te behet pale ne pazaret e ndyra qe organizojne politikanet e pandershem, hajdute e vrases profesioniste.
    DREJTESIA Te mos humbe kohe ne se do te tregoje perpara shqiptareve se jane vertete nje grusht njerezish POLITIKAN MAFJOZ te pergjegjshem dhe qe u dhimbset ky vend dhe se duhen denuar .

    opininisti —————— Adrian Hajdinaj —————————–

    MOS KINI FRIKE KOMENTONI

    1. ermal says:

      bravo te lumte 100 per 100dakorte

  22. hahaha says:

    aman mi Ishe do ma shikosh ne mu filxhonin se du me di a do mdali lloto per ne amerike, ne po pati mundsi t’i thush nonji llaf t’mir Aros per mua me qe e ke mik…

    nuk du t’prish pune me Zaken.

  23. Arian says:

    A Ka politikane te ndershem sot me shqiperi ?

  24. che guevarra says:

    mbase shpresa ne kete vend s’duhet te ekzistoje, por une parandiej dicka te madhe ne daten 16 janar. Them se Berisha po ben loje te dyfishte dhe do e heqe qafe per te dale vete i paster. Meta s’do te hape goje per afertat e Kryeministrit, do te beje 6 muaj burg nga dy vjet dhe do te largohet politika si nje nder njerezit me te pasur ne bote. Keshtu kam nje parandienje. Se di pse por te gjithe keto takime enigmatike, Rama tek Arvizu, Berisha tek Meta, sec me bejne te ndiej dicka….

  25. sadiku says:

    A KA MUNDESI TE JENE MIRE ME MENT E KRESE KY SALI ,KY TROPOJAN I TRASHE QE ME ILIRIN E KURVES NUK PO DINE QKA BAJNE,PO MARRIN PENG NJI POPULL.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje