Ambasadori i Danimarkës thotë se një president konsensual do të ishte një shembull i funksionimit të demokracisë dhe këtë e parashikon dhe fryma e Kushtetutës
Ambasadori i Mbretërisë së Danimarkës, Karsten Ankjer Jensen, vendi i të cilit mori presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, ka thënë se Shqipërisë i duhet të tregojë se po punon seriozisht që të arrijë të marrë statusin e vendit kandidat këtë vit. Duke folur për Ora News, ai foli dhe për zgjedhjen e presidentit të ri, duke kërkuar një emër që të përfaqësojë shqiptarët dhe jo Partinë Demokratike, si dhe ndau opinionin e tij për 21 janarin, duke e cilësuar një ditë që vuri në dyshim rrugën për ku ishte nisur Shqipëria. “Duhet të ketë përputhje mes asaj që bëhet dhe asaj që thuhet. Ne do shikojmë nëse Shqipëria po bën vërtet ato që thotë se po bën. Detyrat nuk janë të vështira, ndonjëherë ka të bëjë më shumë me ndryshimet e sjelljes apo qasjes”, tha Jensen i pyetur për statusin.
Ndërsa për Presidentin Jensen pranoi se fryma e Kushtetutës imponon një emër konsensual dhe një zgjedhje e tillë do të ishte një tregues i demokracisë. “Do të ishte e mrekullueshme që partitë të binin dakord për një president me konsensus, që do të zgjidhej në një rrugë konsensuale, që do t’i bënte politikanët të tregonin se kanë kuptuar se çdo të thotë demokraci. Kjo mendoj se është edhe brenda frymës së Kushtetutës. Zgjedhja me 71 vota është varianti i fundit që parashikohet në Kushtetutë, ky s’duhet të jetë qëllim në vetvete”.
Ndërsa i pyetur nëse rruga e propozuar nga PS për një konkurs të hapur është e duhura, ai thotë se ky është teknikalitet. “Nuk është e rëndësishme si gjenden kandidatët, por të jetë një president që të ketë kriteret që të jetë simbol i gjithë shqiptarëve dhe jo simbol i partisë”, tha Jensen duke aluduar direkt mbi deklaratat e Berishës se presidenti do të dalë nga PD-ja.
Në prag të 1-vjetorit të 21 janarit Jensen e quan këtë ngjarje një hap prapa për vendin tonë. “E kam ndjekur nga fillimi deri në fund, isha dëshmitar okular, ishte një ditë shumë e trishtueshme për demokracinë shqiptare. Në pat një ngjarje që ngriti dyshime se për ku Shqipëria është drejtuar ishte 21 janari dhe ditët që erdhën më pas. Dhe këto dyshime akoma nuk janë zhdukur”, deklaroi ambasadori danez.
Per mendimin tim se pari duhet te ndrohet kushtetuta per te gjitha ato kompetenca qe ja hoqen presidentit dhe qe duhet patjeter ti rikethehen.
Se dyti pa asnje fare dyshimi sado te vogel presidenti duhet te zgjidhet konsensual asnjehere nuk do ta deshiroja e vecanerisht ne keto momente te zgjidhej vetem me 71 vota.
Se treti dhe kjo eshte me e rendesishmja deputetet te caktuar nga Partia apo te pavarur te zgjidhen direkt nga votuesit e jo nga listat partiake dhe keshtu mund te zgjidhen dy here tre here apo sa here qe populli i zones elektorale i do, i voton dhe i delegon votat drejt pa e deformuar vullnetin e tij.(keshtu ndodh ketu ne USA).
Se katerti Nuk e njoh nga afer zotin Igli Totozani, nga disa shkrime te tij qe kam pasur rastin ti lexoj me ka pelqyer shume, me pelqeu kur mori shumicen e votave ne parlament,(ne posten elektronike te internetit une e votova Iglin).Nga thellesia e zemres time i uroj detyre te mbare duke mbajtur ne balance te drejtat e Shqiptareve pa u ngatruar me njgjyra politike te partive te vecanta.
Se fundi Si nje Shqiptaro-Amerikan uroj me gjithe shpirt qe demokracia ne Shqiperi duhet te ece para dhe vetem perpara per t’ju afruar standarteve Europiane dhe Amerikane kjo do te ishte e domosdoshme per tu integruar denjesisht ne Europen e Bashkuar.
Mihallaq Furxhi
Oakland Community College
Michigan USA
Tani po fsasin te huajt ne emer tone!!!
http://www.facebook.com/notes/modus-vivendi-aforizma/vendi-po-shkat%C3%ABrrohet-nga-indiferenca-por-%C3%A7m%C3%AB-duhet-mua/280641251994072
Nese ne Itali, politikanet quhen kuajt e mafies, ne Shqiperi perkundrazi, politikanet( pozite + opozite) jane vete pjese e mafies se djeshme dhe te sotme.
Nese do te pretendohet per nje president konsensual nga politika shqiptare do te thote te kemi nje president pjese te mafies.
Vetem nje president i painplikuar dje edhe sot,( pra qe ti kete duart e pastra),i dale dhe i votuar nga vete populli, eshte zgjidhja me e mire ,per t´u cliruar nga kthetrat e mafies politike ne pozite dhe opozite.
Populli tani e njeh se cfare djajsh politikanesh ka pas dhe ka.Ato jane aq djaj sa dhe vete djalli i ka ato zili.
saliu ka per President lul bashen, Rama ka Gjinushin,populli do Z.Igli Totozanin.
Shqiperia dhe shqitaret do te ishin te nderuar nese do te perfaqesoheshin nga njerez te ndreshem si ekselensa e tij, ambasadori danez.
Nuk do te ishin vetem shqiptaret, por dhe popuj te tjere te botes te nderuar nese njerez te tille do te perfaqsonin politiken nderkombetare.
Jam shume dakort me zonjen Argita Une po jap emrin e nje njeriu te
nderuar profesor SERVET PULLUMBIN Njeri qe disponon te gjitha atributet per te qene nje psidenti i te gjithe shqiptareve.
Jam shume dakort me zonjen Argita Une po jap emrin e nje njeriu te
nderuar profesor SERVET PULLUMBIN