Gjashtë vjet më parë kam bërë një program radiofonik për BBC-në në lidhje me ish- Jugosllavinë dhe të famshmin Eurovision Song Contest. Theksova dy gjëra. Së pari, pavarësisht luftërave shkatërruese në vitet ’90, të gjitha vendet kushtetuese të ish- Jugosllavisë votonin për njëri- tjetrin. E dyta ishte Kosova, e cila nuk kishte shpallur pavarësinë dhe nuk përfaqësohej në festivalin pan-europian të këngës.
Në përpjekje për të kapitalizuar sa më shumë solidaritetin jugosllav, në vitin 2006 boshnjakët zgjodhën si kandidat Hari Mata Hari, një këngëtar i njohur, fama e të cili vinte nga ditët e Jugosllavisë. Dhe në fakt ia vlejti: kënga e bezdisshme arriti në vendin e tretë (ajo ishte shkruar nga Zeljko Joksimovic, që ka përfaqësuar Serbinë e Malin e Zi në garën e vitit 2004 dhe do të ripërfaqësojë Serbinë këtë vit).
Përpara festivalit, Hari udhëtoi në mbarë vendet e ish- Jugosllavisë për të dhënë koncerte e intervista e për të përfituar mbështetje për të. Gati- fitorja e tij ishte një shembull i të ashtuquajturës Jugosferë, për të cilën kam shkruar këtu.
Shqiptarët e Kosovës janë akoma të përjashtuar nga ky eveniment. Pas luftës me Serbinë në vitin 1999, kosovarët që kërkonin të garonin aty duhet të këndonin në Shqipëri, me shpresë se vëllezërit e tyre do i zgjidhnin. Për këtë program pata intervistuar Rona Nishliun dhe grupin e saj ‘Flakareshat’ (NE FOTO). “Them se do të fitojmë,” më tha Nishliu. “Ne do përfaqësojmë Shqipërinë”.
Megjithatë kosovarët thoshin nën zë se shqiptarët nuk do zgjedhin kurrë një nga Kosova për t’i përfaqësuar. Kjo ishte atëherë. Më 29 dhjetor, shqiptarët zgjodhën zonjushën Nishliu për të garuar këtë vit në Azerbajxhan. Megjithëse me zemër Nishliu do donte të përfaqësonte Kosovën, ky është një shembull i hershëm i lindjes së Albanosferës.
Nishliu ka jo vetëm një zë që të bën përshtypje, por edhe një histori interesante. Ajo u rrit në Mitrovicën e veriut, që tani kontrollohet nga serbët. Ka ca ironi në fjalët e serbëve që dëbuan Nishliun dhe familjen e saj nga shtëpia gjatë bombardimeve të NATO-s në Serbi:
“Kur bombardimet nisën në vitin 1999, më 4 prill, persona me uniforma ushtarake erdhën në shtëpi dhe na kërcënuan duke na thënë të largoheshim. Goditën babain tim në sytë tanë, mua, nënën, vëllezërit, hallën dhe gjyshen. Ata thanë: “Nuk mund të rrini këtu. Ikni”. Gjyshja ime tha: “Ku të shkojmë?”. Ata thanë: “Shkoni në vendin tuaj, shkoni në Shqipëri”. Gjyshja tha: “Kosova është vendi ynë. Kam lindur dhe kam jetuar 65 vjet këtu”.
Shumë europianë e shohin pak si gallatë Eurovision-in, por nuk e dinë sesa seriozisht merret nëpër disa cepa të kontinentit. Azerbajxhani e shikon këtë aktivitet si një mundësi për të përmirësuar imazhin e dëmtuar.
Për kosovarët, prezenca e Nishliut në Baku, njësoj si zoti Joksimovic, shihet si një triumf i madh, jo vetëm për shkak se Azerbajxhani dhe Serbia janë aleatë të ngushtë. Siç kam shkruar këtu, dy vendet kanë një kauzë të përbashkët pasi Serbia refuzon pavarësinë e Kosovës dhe Azerbajxhani refuzon atë të Nagorni- Karabakut.
*Titulli është redaksional. Titulli në origjinal: ‘Të këndosh për Kosovën’
Rona Nishliu ka nje ze te mrekullueshem e te fuqishem dhe ajo interpreton nje kenge plot me dhimbje sic eshte realiteti yne shqiptar.Besoj se kenga e saj do na prezantoi me dinjitet ne Euro-vizion.
Me beri pershtypje: para luftes banonte ne Mitrovicen e Veriut, deri sa u debua. kjo familje nuk u rikthye atje ku ishte me pare mbas çlirimit?
kemi 100 vjet qe qajme e gerthasim,gjithe bota i kendon dashurise me nota te ngrohta e te buta,vetem shqiperia shkon ne europianin duke gerthitur dhe qare,thua se i ankohet dikujt per hallet e veta kur do i therasim trurit ndonjehere???????
Titulli i shkrimit(Albanosfera) gjetje shume e kendshme dhe interesante.Te lumte z Judah
eurovizioni eshte vetem nje budallalik ..ska rendesi kush voton ..fituesi eshte caktuar qe me pare ..pasi vendi fitues do jete host per vitin tjeter.mendoni se do ja jepnin vendin e pare shqiperise dhe po te qe ne gjendje ta fitonte..asnjeher jo pasisdo kishte mundes ne cdo aspekt te organizonte Eurovisionin,plus eshte politike …e fitojne ata qe japin me shume pare per te perfituar vitin tjeter 10 fishin e atyre qe japin..pra vetem vendet qe kane mirqenie te larte dhe pare..dhe dicka tjeter..nuk shkohet ne eurovizion me nje si Aurela Gace ..qe i eshte mbushur mendja se eshte Lady Gaga shqiptare,,qe sic komentohet me siper vetem cirret dhe bertet e nuk kuptohet asnje fjale me ate englishten e saj primitive…dhe veshur ne menyre skandaloze ..degjo kengen e saj te fundit ne eurovizion dhe degjon stonatura katastrofike me ca kreshendo qe me shume ngjajne me pseudo kengetaret e Liqenit dikur…ajo eshte ndoshta mire per ta ftuar ne orgjira apo dasma per te kenduar kong dylberesh po jo per eurovizion ku kendojen kengetare qe kane mbaruar apo vazhdoje konservatoret me te mira europiane.