Mëngjes "i qetë" në Vlorë dhe Bajram Curri, eksploziv në dy familje

12 Janar 2012, 12:07Politika TEMA

Në orët e para të mëngjesit, duke u gdhirë dita e sotme, Vlora dhe Bajram Curri janë përballur me dy shpërthime të fuqishme si pasojë e eksplozivit të vendosur në dy familje të ndryshme. Për fat, nuk ka pasur viktima.

Kështu, ngjarja e rëndë në Vlorë është shënuar në katin e tretë të pallatit me numër 1161 në lagjen “29 Nëntori”, rreth orës 03:00 pas mesnate. Shpërthimi ka shkaktuar dëme të shumta materiale, si dhe panik tek banorët e zonës.

Policia e Vlorës bën me dije se lënda plasëse ka shpërthyer në derën e jashtme të banesës së shtetasit Artan Mehmeti, 49 vjeç, me profesion hidraulik, i cili ndodhej në shtëpi në momentin e shpërthimit, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes.

Mehmeti ka theksuar se shpërthimi mund të ketë qenë një ngatërresë dhe se nuk kishte pasur asnjë konflikt të mundshëm më parë.

Fillimisht, një shpërthim i ngjashëm ka ndodhur në Bajram Curri, rreth orës 02:00 pas mesnatës në lagjen “Dardania”, në banesën e shtetasit Sadri Kërrnaja. Nga shpërthimi, sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa ende nuk dihen motivet e ngjarjes.

2 komente në “Mëngjes “i qetë” në Vlorë dhe Bajram Curri, eksploziv në dy familje”

  1. buni says:

    kur s’ka gjykata,ka vetegjyqesi

  2. Albann says:

    Desha te dija sa nga keto ngjarjet me eksploziv ka zbuluar policia???? Duket qe shqipetaret po “specializohen “per venie eksplozivi,ngjarje te tilla po behen te zakonshme dhe policia duhet te vihet ne alearm per kete…Se sot i vihet eksplozivi qytetareve te thjeshte,po neser i vihet presidentit apo kryeministrit…Policia ben mire te vendose kamera per te kontrolluar qarkullimin naten,edhe pse ne nje shtet diktatorial me police te korruptuar kjo s eshte gje e mire …
    Te shpresojme qe mos “mbijne” kamikazet se do ishte fatale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje