Krimi i organizuar është përfituesi më i madh në Itali- me mbi 100 miliard euro fitime në vit. Kështu thuhet në një raport të përgatitur nga një organizatë e bizneseve në Itali.
Miliona euro fitohen nga dyqanet, restorantet, kinematë, kompanitë e ndërtimit dhe mijëra biznese të tjera që paguajnë gjoba tek padrinot.
Raporti i përgatitur nga Confesercenti thotë se xhiroja vjetore e mafias është 140 miliard euro, rreth 7 përqind e GDp-së së vendit. Nga këto 100 miliard janë fitime. Është një shumë e jashtëzakonshme parash që shkon direkt në xhepat e mafiozëve.
Raporti thotë se çdo minutë një biznes ose një aktivitet tregtar preket direkt nga krimi i organizuar- dhe asnjë pjesë e vendit nuk është e imunizuar. Shqetësim përbën rritja e këtij aktiviteti në Romë.
Marco Venturi, president i Cenfesercenti, thotë se mafia është banka më e madhe në vend pasi likuiditetet e saj arrijnë deri në 60 miliard euro.
Ai shtoi se si rezultat i presioneve dhe frikësimeve, më shumë se 190 mijë biznese janë detyruar të mbyllen gjatë tre viteve të shkuara.
Kush eshte ky?shoku i ilir MEtes.Kam ndigju qe Meta ka shum shoke te tille ne Itali dhe me emer.
ore por pse nuk bejne nje banke keta
“Sacra corona investmetn bank”
Nuk eshte ndonje gje e re per Italine.por per Shqiperine di kush te thote ndonje gje?Banka “Vicidoli”akoma nuk eshte krijuar,po bankat Meta,Nano c’behet me to?
Bankat e Mafjes&Qeverisese Shqiptare jane ne Kazino&lojra fati baste& Ndertimtari&fabrika cimentoje&Tv& Trojet ne bregdet dhe ne Qytet& Univeritetet private. Kane marre gjithe monopolin e tregut shqiptar dmth Mafja ketu komandon gjithcka deri tek reklama e nje libri. Ky eshte nje komplot qe i behet demokracise dhe lirise ekonomike ku mafja ka blere politiken qe gradualisht fillon te shperbehet duke rene ne nje sistem diktatorial.!
Kush e ka përkthyer kësifarësoji këtë shkrim? Në origjinal (Raporti i Confederatës së biznesmenëve italianë) thuhet se Mafia është impreza më e madhe, që ka një likujditet prej 65 mld euro. Pra cilësohet si impreza më e madhe (ndërmarje që zhvillon një aktivitet, kryesisht ekonomik, në rastin e Mafias ilegal) dhe jo banka më e madhe, siç thuhet në këtë shkrim. Këtë lajm e dhanë kështu edhe disa kanale televizive. Nuk është e para herë që shtypi shqiptar përkthen toma për tota nga shtypi i huaj.