Nga sot gjoba më të ashpra për drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat

11 Janar 2012, 10:21Politika TEMA

Të gjithë drejtuesit e automjeteve, të cilët nuk do të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke nisur nga dita e sotme do të ndëshkohen me masa të ashpra ligjore.

Ndryshimet ligjore kanë bërë që kufiri minimal i gjobës të dyfishohet, ndërsa ai maksimal të trefishohet.

Kështu, nga sot gjoba më e vogël, ajo për mos vendosjen e rripit të sigurimit, do të jetë 1 mijë lekë të reja nga 500 që ishte, ndërsa gjoba maksimale për shpejtësinë do të arrijë deri në 30 mijë lekë të reja për tejkalim të limitit të shpejtësisë.

Drejtuesit e automjeteve do të duhet të tregohen më të kujdesshëm edhe përkundrejt përdorimit të pijeve alkoolike. Me ndryshimet e reja, të gjithë ata që do të kapen nën efektin e lëndëve alkoolike apo të drogës do të përballen me gjoba tepër të rënda, dhe në disa raste edhe me heqje të lejes së drejtimit apo me burg.

15 komente në “Nga sot gjoba më të ashpra për drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat”

  1. Salistan says:

    Po cfare shkelje rregullash flasin kete maskarenj. Po ketu kalon makina lukzose me te Kuqe mu perpara Policit qe kthen koken nga ana tjeter pastaj.

    Shtet kusaresh dhe vrases

  2. saimiri says:

    te penalizuar do jene vetem shoferet qe punojne per buken e gojes [TE TJEREVE] su vene gjoba se policet rrugore e dine qe u fluturon koka,.per mua eshte nje vjedhje e ligjeruar dhe keto shifra lekesh jane skandaloze me realitetin shqiptar te jeteses.

  3. Shqiptari says:

    Tani meqe jane dyfishuar Gjobat i bije qe edhe Policat nuk te marrin me 1000 Lek po do marrin 2000 Lek. Ne fakt kjo eshte bere per per Policat Zhulse Rrugore dhe Eproret e tyre se ju jane rritur Shpenzimet dhe jane ne hall. Nuk mendon njeri si te rrisin sigurine rrugore, sinjalistikat po si te rrisin gjobat qe te majmen Policat dhe Shefat e tyre.

  4. altin21 says:

    Une te gjitha gjobat ne jeten time i kam marre per “parkim te gabuar” dhe i detyruar per ta parkuar gabim sepse nuk gjen parkim…Mos valle i shtuan parkimet me 2 here qe i shtuan dhe gjobat po kaq….Hajduteri e madhe,,,nuk po i dihet fundi.

  5. ben says:

    Nga sot fillon parajsa e policave,lum ai qe eshte polic do te fitoje me shume se doganieri

  6. Xhozi Plehra says:

    Sfidoj kedo me sa me poshte:

    Me gjeni nje polic rrugor me shtat mesatar 1.70-1.80, qe te jete me pak se 100 kg.

    Une them qe nuk ka !

    ?

    1. ervis says:

      pastardi maiali polic denegjerum pa pik rispekti . kujtojne se kan shtetin ne dore pisa plehera

  7. tomori says:

    DUA NJE SHPJEGIM NGA Z.POLICE.Vlen ky ligj edhe per ne te pd?

  8. Kanina says:

    Jo jo, ligji zbatohet vetem per automobilet e opozites…..

  9. dritani says:

    ora 14.23 sapo u ktheva nga TRAFIKU.

    Ju pohoj se sot mu duk me keq se ditet e tjera…

    Keta me targa te cuditshme as nuk i pjerdhin fare policet!!!
    Duhet pare se mos mbrohen me ligj…

  10. sul korriku says:

    Nuk pranoj te gjobitem me keto gjoba “te majme” nga punonjes policie te pa lare dhe qe kundermojne perzjerjen – djerse, hudhra e raki-

  11. Shqipetari,Copenhagen says:

    Shume dakort qe u ndryshuan ligjet rrugore,ose me sakte qe u shtua nje ligje mbi ligjin qe ishte,psh ka qene ligji per mos drejtim automjeti kur ke pire alkool,vendosja e rripit etj,por kush na siguron ne drejtuesit e automjeteve qe vime ne Atdheun tone te dashur e qe nuk kemi kohe te meremi me miqesira kur na kap polici,se Policia nuk do abuzoje akoma me shume sidomos me ne?Keta qe kane bere ndryshimet ligjore a kane nderhyre me ndryshimet e tyre dhe ne rregullimin e sinjalistikave rrugore ku per fate te mire te atdheut tone mungojne gjithandej?dhe ato qe jane ne jug te Atdheut me teper jane ne Greqisht a thua se jemi ne Grreqi.Eshte me se e natyrshme qe rregullat rrugore duhet te jene te rrepta ashtu dhe sic jane ne keto vende ku aktualisht banojme,si psh pija alkolike,vendosja e rripit etj,por jo si ne Atdheun tone te dashur ku nje dite te bukur te veres qe kaloje nje patrull policie ngaqe na gjeti te rregullt ne shpejtesi me rripa te peste qe ishim ne makine e gjeti nje klecke,makina eshte dajos me tha jo e jotja,po i thashe se dhe ne Danimark a ne vend tjeter,sigurisht flasim per ne Europe,nuk ka rendesi e nuk te pyet pse drejton automjetin e tjetrit le te jete i dajos,shokut,shoqes etj por te kontrollon per Licensen e drejtimit te automjetit*Patenten* te kontrollon je i pire a jo e ne je ne rregull te falenderon,por nuk pret qe ti dorovitesh ndonje LEK sic qurraviten policet tane,na vjen ne turp kur i shohim ne ate gjendje ndersa Policit si skuqet faqja.Po automjetet e Qeveritareve te forteve*gjoja te forte*te policise qe sjane ne detyre etj te rangjeve te larta a do ti zbatojne e respektojne rregullat e Qarkullimt qe sot e tutje? ashtu si i respektojne dhe ne keto vende te Europes ku duam e ne te aderojme,te shpresojme.

  12. Nik says:

    Ketu mund te shikoni ndryshimet:
    http://www.asp.gov.al/images/pdf/Ndryshime_kodi_rrugor.pdf
    Ajo qe eshte me paradoksale eshte se ne te gjitha gjobat ka minimum dhe maximum dhe lihet ne doren e policit rrugor te vendosi per shumen e gjobes. Me aq sa di kjo nuk ndoth ne asnje vend tjeter pasi gjobat jane fikse per te mos i lejuar policit te bej pazare me shoferin

  13. vjosa says:

    Nga sot mjer Golfat 2 dhe Benzat 240 se cdo heqin(se x5 etj ska guxim asnje polic ti ver gjobe)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje