Spartak Braho pasurohet nga Gjyqi i Metës?!

10 Janar 2012, 20:56Politika TEMA
Spartak Braho pasurohet nga Gjyqi i Metës?!

Një super vilë në breg të Liqenit në Pogradec, makinë të shtrenjtë, shtëpi në Durrës dhe Tiranë… Avokatit të Metës duket se i ka ecur me gjyqin ndaj shefit të tij

Kjo është një vilë në zonën e Tushemishtit në bregun e Liqenit të Pogradecit. Është e ndërtuar kohet e fundit dhe në të shfaqet shpesh si banor Spartak Braho. Fqinjët e vilës thonë se është në pronësi të tij, e ndërtuar me luks. Të njëjtën gjë të thonë jozyrtarisht dhe drejtuesit e Komunës së Tushemishtit, por hezitojnë të të japin informacion zyrtar. Braho shfaqet aty sipas banorëve me në makinë të shtrenjtë Benz ML.

Nëse kjo është e vërtetë, duket që avokat Brahos i ka ecur mirë biznesi me gjyqet e Ilir Metës. Ai rezulton të jetë përfituesi më i madh nga gjyqet e Ilir Metës dhe me sa duket do t’i shijojë gjatë nëse Meta vazhdon kalvarin e tij nëpër gjyqe.

Braho më parë ka qenë deputet, dhe pas vitit 2009 është avokat i lirë. Ai është shfaqur në gjykata vetëm si mbikëqyrës i gjyqit të Ilir Metës dhe si rezultat Ilir Meta është burimi i vetëm financiar i tij. Dritan Prifti ka bërë akuza publike se gjyqtarët e Metës janë paguar apo për pagesa nën dorë të ekspertëve të caktuar për ekspertimin e videos. Prifti ka polemizuar me Brahon për pagesa nën dorë dhe korruptim të drejtësisë.

 

18 komente në “Spartak Braho pasurohet nga Gjyqi i Metës?!”

  1. miranda xhuxhe says:

    Spartak Braho ti nuk e meriton ate vil, Iliri Meta esht i poshter. Tan Prifti do fitoj betejen

    1. Sheqerja e Vucidolit says:

      Po Fullani more amani? Ai ka cfare nuk ka: edhe fabrike tullash, edhe vile ne lalez, edhe vile ne Qerret, edhe vile ne Tirane, edhe Vile ne Sauk te Zamiri i Manes. Me se i ka bere ky hajdut me cizme, apo me pordhet e tija dhe te se shoqes? Apo me ndonje vegel tjeter? Investigo Tema dhe do gjesh qyfyre, siguro.

      1. raimondi says:

        Te lumte trapi o Spartak Braho– Je ne regull,bjei me top

        –Kete demokracine e ndertuan keta politkanet vetem per veten e tyre ,
        ndersa njerezit i hodhen ne ruge e i lane p apune duke ju privatizuar
        fabrikat dhe uzinat qe Enveri ja la popullit shqiptar

        –Dhe tani keta hajdute shajne Enverin !!!

        Enveri te pakten ndertoi per shqiptaret cdo gje –ju ndertoi edhe shtepi falas shqiptareve

        Ndersa keta sot vetem vjedhin per vete ….

  2. He says:

    Budallenj !!! pse ka pritur spartak braho gjyqin e metes per tu pasuruar,ai ka qene nje nga me te koruptuarit qe ne kohen e Tosit,i lidhur me krimin qe ne fillimet e demokracise,ortak me meten dhe frymezuesi i tij,pune korrakesh si thote dhe njeri ketu!!

  3. vila says:

    eh te keqen si mi ngrene vilat puno daku puno se ka kush ja ha popullit leket

  4. Shefqet Cela says:

    Meta eshte ne pozicionin qesharak te nje maskarai te pasur, personazh i Konti i Montekristos. U detyrua te paguante njeqind franga nje cope buke, po aq nje gote uje apo pule te pjekur. Zgjodhi pulen. Edhe pa uje nuk shtyhej. Kjo deri sa nuk i ngeli asnje kacidhe.
    Edhe ky i shkreti u rop i gjalle. Po e derdh floririn varda. Siç e ka zene do te ngelet kaladac.Te gjitha do ti dalin per hundesh. Siç i vodhi.
    Pa le kur te zere burgun. Fryhen barqet e gardianeve?

    1. hasan says:

      Nuk di per zotin Shefqet,por per veten time jo per shtatqindmije euro,por edhe per njqindmije do ti beja dy vite burg.Nuk e kuptoj se çfare gezoni ju mor zoteri?Gezoheni qe do te beje iliri dy vite burg kur ka bere pasuri per breza te tere te familjes?A ka njeri jo ne Shqiperi por ne bote qe nuk do te bente dy vite burg per shtatqindmije euro?Nuk besoj qe te kete.Po a ka ndonje alternative,ndonje force politike qe te zbardhe nga rrenjet pasurite qe kane vene politikanet dhe hajdutet ne njezet vite t e fundit ne Shqiperi dhe ti çpronesoje pasurite e pakigjeshme?Kjo pyetja e fundit ka per te na munduar shume.

  5. Xhaxhi says:

    Po sali sallomi sa vila e shpia ka?ndersa pyetja tjeter eshte,a paguajne dhe sa paguajne taxa keta ndyresira per cdo shtepi apo vileqe kane me teper,e si ne cdo vend te Botes duhet te paguajne taxa e jo vetem keta por cdo qytetar i thjeshte qe ka nje shtepi apo vile me teper paguan tax.

  6. gimi says:

    Ketyre Krimineleve duhet tu sekuestrohen te gjitha vilat ,nuk mund te behen Vilat me Rroge,asnjhere,vatem Hajdutlliqe,
    Meta eshe Hajduti me i madh qe ka pare Shqiperia ,ai duhet Djegur me gjithe Pasuri.
    Pasuria e tije eshte e Popullit ,le ti kthehet Popullit.

  7. Argita 1 euro says:

    Tema ka shume gjera te tjera qe ju nuk i dini per aktivitetin e xha Braos ne Tushemisht , ketij turi Derri te eger qe shet bythen per te mos ja nxjere kokelopa te palarat . javash javash .

  8. tomi says:

    Nuk do ti gezojn jooooooo.Gjaku dhe djersa e popullit do ti bjer ne koke brahos e shpresa beçit

  9. ajdin says:

    Atij qe e ka bere foton e keshilloj te beje nje foto tjeter nga ana e liqenit ku duket edhe oborri lluksoz i viles se enveristit spartak braho.Ma treguan para nje muaji ne Tushemisht dhe ngela i mahnitur nga lluksi. Katovica e Gorbacovit ketu tek ne eshte zbatuar 100% ne Rusi jo, ta dini ju se cka bere ky komunist ne Durres ne kohen e Enverit ishte me grupin e kontrollit te rinise bente flete rrufe kapte per floke te gjata te griste pantallonat kauboje rruges etj. Nje here ja hoqen dipllomen e juristit dhe cuan ne prodhim.Ne 1990 krijoi grupin per mbrojtjen e figures se enverit etj etj Ja o shqiptare ke kemi ne ne krye o se harrova eshte edhe keshilltari juridik i Xhozit me rroge ne parlament

  10. o popull kam dy pyetje per ju
    u kap pango me abuzim dhe zhurma ne qjell
    mendoni se vetem ai abuzonte
    vrau mediu 28 veta shum zhurm ja ku esht prap minister
    ca mendoni se do ta gjej meten o te mjer
    rini te qet cdo gje ka mar fund llumi voton llumin
    ti gezoni
    ju uroj nga boston usa

  11. nora says:

    O po a ka njeri tia hedhe ne ere ato vilat, amani bre perdoreni ate tritol per vilat e qenve si ky me shkoet e tij. Te gjithe do lumturohemi sikur te ndodhe..

  12. brigada8s says:

    mos e ulni nivelin e diskutimit me vilen e ketij pijanecit Spartak Braho.

  13. Vucotoli says:

    E kush ju tha se ai krye xhelati spartak braho eshte avokat i lire??po jo more jo,pse aq budalla e dini ate ju?ai eshte (pervec te tjerave)anetar i bordit drejtues tek a.n.t.a,aty ilir hajduti ka vjedhjet me te medha momentalish,ku ka nje drejtor pa asnje klase shkolle ,nje hajdut xhepash,e vjedhja me e vogel ne nje muaj i kalon 2 miljon euro,kjo pervec dietave ,gjoja per sherbime jashte shtetit qe i vene 15000 euro,iiiiiiiha sa ka ai,por ketu do ti lajne keta hajdutet e metes dhe te vucitolit

  14. Lida says:

    Kam qef ti kthehet nje here nje si Enveri i vet ketyre qe e kane baba shpirterore dhe t’ja marri te gjitha pronat e fituara pa te drejte, ti interrnoi ne ndonje katund ku nuk han pula gure dhe pastaj te therresin te rroje partia.

  15. Bujari i burgosur politik. says:

    Shoku Spartak bravo prokuror ishe në kohën e babai tënd Enverit prokuror në kohën e dhëndrit të Nexhmijes,që është Ilir Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje