Tryeza e opozitës e mbledhur për herë të parë sot për vitin 2012, ka diskutuar mbi reformën zgjedhore duke tentuar të shkojë drejt propozimeve të përbashkëta. Në gati dy orë diskutime, krerët e partive të vogla opozitare, së bashku me kreun e PS-së Edi Rama, kanë rrahur idetë dhe formulat për një përmirësim të Kodit Zgjedhor në mënyrë që sa të jetë e mundur të ndalohen me anë të këtij ligji problemet në procesin zgjedhor të vitit 2013. Siç bëjnë të ditur për gazetën burime nga kjo tryezë, një nga diskutimet më interesante ishte ai për formulën e re të përbërjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Duke e konsideruar si një nga problemet më të mëdha të zgjedhjeve të 8 majit rolin e KQZ-së së drejtuar nga Arben Ristani, dhe duke u bazuar dhe në rekomandimet e raportit të OSBE-ODIHR-it për këtë çështje, opozitarët kanë ndarë disa opsione se si mund të ndërtojnë një KQZ më të besueshme, e cila sipas tyre të mos bëhet vegël e partisë që është në pushtet. Burimet nga takimi i thanë Temës se u hodhën së paku tre formula, por për asnjërën prej tyre nuk u vendos që të luftohej derisa të krijohen një bindje se cila formulë do të ishte më funksionale dhe e pamanipulueshme politikisht. Ja cilat janë tre formulat e mundshme të rikompozimit të KQZ-së:
Formula 1: Një KQZ e përbërë me gjyqtarë dhe jo me kandidatë të propozuar nga partitë. Gjyqtarët të zgjidhen nëpërmjet një procesi të besueshëm.
Formula 2: Një KQZ e përzierë, gjyqtarë dhe juristë të propozuar nga partitë.
Formula 3: Një KQZ e balancuar politikisht. Të gjendet mekanizmi i propozimit të kandidatëve të rinj nga partitë, por duke tentuar një balancim sa më të madh, ndoshta duke futur sërish në lojë KLD-në dhe Presidentin në rolin e propozuesve.
Siç mësohet nga anëtarë në këtë tryezë, opsioni i parë ishte dhe më i pëlqyeshmi nga të pranishmit, por nuk u vendos si formulë definitive, të cilën opozita do t’ia propozojë komisionit për reformën zgjedhor. Më tej krerët e partive opozitare ranë dakord që të propozojnë një rishikim të sistemit aktual zgjedhor duke kërkuar korrigjim të proporcionalit nga propocional rajonal në proporcional kombëtar. Kjo formulë mbështetet shumë nga partitë e vogla, madje jo vetëm të majta, por dhe nga ato në pushtet, të cilat pretendojnë se nga proporcionali rajonal u kanë firuar shumë vota. Koordinatori i opozitës, Preç Zogaj, tha pas takimit se “u diskutua për çështje të sistemit, opozita është për nevojën e një sistemi të korrektimit proporcional kombëtar, por do të vazhdojë të kontribuojë, që kjo kërkesë të realizohet, pa u bërë pengesë për realizimin e kërkesave të tjera. Opozita do ngulmojë edhe për ndryshimin e sistemit, por kërkesat nuk janë kusht për të bllokuar procesin”.
Ndërkohë nga ana tjetër Zogaj bëri të ditur se opozita ka disa kushte për këtë reformë dhe ato kanë të bëjnë me parimin “një votues- një votë” duke kërkuar kontroll mbi listat, mbi votimin dhe procesin e numërimit, ku dhe pretendohet se bëhen manipulimet më të mëdha. “U shpreh dakordësia e të gjitha partive të koalicionit për një reformë zgjedhore që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme në të gjithë elementët e saj. Duke filluar me garantimin një qytetar një votë, me numërimin elektronik , rindërtimin e KQZ-së dhe një administrim krejtësisht të ri të zgjedhjeve në bazë edhe të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it”, deklaroi Zogaj.
Në takim morën pjesë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, kryetari i PSV ’91, Petro Koçi, kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, sekretari i koalicionit, Ndre Legisi si dhe politikani Preç Zogaj. Mësohet se i vetmi që nuk mori pjesë ishte kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, i cili ndodhej jashtë vendit.
FORMULA 4: Perberje e KQZ: 3 Anetare nga Opozita,3 Anetare nga Pozita, Kryetari i KQZ propozohet nga Opozita dhe zgjidhe me 3/5 e votave ne Parlament pra me 84 vota!
Une e kam propozuar me kohe qe duhen te zgjidhen Gjyqtare me integritet dhe figura te njohura ne Pension. Afati i KQZ-se jo me shume se tre muaj.
I drejtohem opozites e krytarit te PS qe opozita e pozita duhen te japin kandidatin per president e presidenti te dali nga votimi i popullit(pra me referendum),jo ti lihet prostitucionit politik ne kete vend.Presidenti duhet figure me moral e popullore e jo te dale nga lojrat e pista apo konsensus prej njerezve qe kurr nuk kane pasur konsensus ne keto 20 vjete.Referojuni presidenteve te shkuar e me thoni se kush gezon reputacionin e respektin nga populli !Ju them me bindje ,asnje.Te gjithe jane pjelle e prostitucionit politik te ketij vendi,ndaj qe shqiperia te eci me kohen jam i mendimit qe opozita duhet te interesohet qe presidenti te dale nga populli.Ky eshte sherbimi me i mire qe mund ti behet ketij posti e vendi.Te tjerat jane dokrra!
Varianti i pare me i miri :1 kryetar i kqz-shpresa beçi ose sashenka jonuzi ose fatmira hajdari.2-Nkryetar.eduard halimi ose njaz kosovrasti ose enkelejd alibej.3-Anetar-bujar nishani,sheh tritani, papa kristo negovani,petro nini luarasi dhe bab dud karbunara.Ky eshte kqz me i mir per shqiperin fanar ndriçues ne afrik