Ambasadori danez në zyrën e Topit: Do ishte shumë mirë sikur në 100 vjetorin e pavarësisë të merrej statusi i vendit kandidat

10 Janar 2012, 12:17Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Ambasadorin danez Karsten Ankjaer Jensen, me rastin e marrjes së Presidencës së radhës të Bashkimit Evropian nga ana e Mbretërisë së Danimarkës.

“Objektivi ynë është përshpejtimi i procesit të integrimit të plotë të Shqipërisë dhe ne shpresojmë në marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian brenda këtij viti, pasi të kemi plotësuar kriteret e duhura, ku më kryesori është dialogu dhe bashkëpunimi politik institucional.” – theksoi Presidenti Topi gjatë takimit.

Në këtë pikë, Kryetari i Shtetit vlerësoi rolin dhe kontributin e Ambasadorin Jensen dhe shprehu bindjen në mbështetjen e plotë të Presidencës daneze për marrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.

Ambasadori i Mbretërisë së Danimarkës, Karsten Ankjaer Jensen, e informoi dhe i paraqiti Presidentit Topi përparësitë e programit të presidencës daneze të radhës së Bashkimit Evropian, ku një vend të veçantë do të zërë vazhdimësia e procesit të zgjerimit, si dhe mbështetja dhe ndihmesa ndaj Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësuar në gjirin e familjes evropiane.

Në këtë takim, Ambasadori Jensen theksoi se “Mbretëria e Danimarkës do të vazhdojë të mbështesë vendin tonë në përpjekjet e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian duke uruar që të Shqipëria të arrijë ta marrë e ta meritojë statusin e vendit kandidat dhe do të ishte një gjë shumë e mirë sikur kjo të ndodhte në këtë vit të njëqindtë të pavarësisë së saj.”

11 komente në “Ambasadori danez në zyrën e Topit: Do ishte shumë mirë sikur në 100 vjetorin e pavarësisë të merrej statusi i vendit kandidat”

  1. GENTI VLORE says:

    VETEM KY BURRE E MERITON TI JEPET DORA NGA AMBASADORE QE JANE PRO SHQIPERIS DHE JO SI ARVIZU BERISHA

  2. LANDI PS DURRES says:

    ambasador te till i duhen i vendit tone ne kto momente te veshtira per popullin shqiptar “`laeg nga ne ARVIZU “SEKUI “VOLFART “JAN TE BLER ME LEK NGA PUSHTETI KRIMIT

  3. vladimiri shkoder says:

    ZOTI AMBASADOR I DANIMARKES E MERITON DOREN TENDE TE SINQERT BAMIR TOPI SE ATY I KEMI SYTE TE GJITH SHQIPTARET DO ZOTI ESHTE SHKRUJTE QE DHE NE TE JETOJME SI EROPIANE SE POPULLI E MERITON

  4. ana says:

    e ka mbajt me ndere ate krrike eshte me te vertet nje burre shteti e meriton gjith rrespektin e nderkomtareve bamir topi

  5. sindi says:

    ME NJEREZ ME FYTYRE NJERIU SI Z TOPI NE EUROPE VEMI PER NJE DIT FOOOOOOOOCA E GJITH SHQIPERIA ESHTE ME TY

  6. BERTI KORC says:

    JAM I BINDUR DHE NE KORC Z TOPI KA NJE MBESHTETJE TE MADHE

  7. MALSIA E MADHE says:

    jemi pro bamir topit te pershendesim ne rrugen e re qe ke zgjedhur ec perpara na ke me vete je ylli tan shqipnis

  8. adil says:

    Do ishte shume mire sikur te gjithe ambasadoret te degjonin kete koleg jo te shitur. Do te ishte mire sikur shqiptaret tia perserisnin vetes keto gjera qe fare mire i dine, po nuk duan ti kujtojne. DO ishte mire sikur te gjithe ata qe kane mbetur te bashkohen kunder Saliut qe cdo dite po tregon qe eshte rrezik kombetare per tgjith shqiptaret qe nuk i ka ne xhep. Te gjithe bashke, se kjo qe po i ndodh ketij vendi eshte katastrofe, e si e tille eshte pertej te majtes apo te djathtes. Sa me shpejt pa Sali – aq me mire per kete Shqiperi!
    E per te gjithe ne po ashtu …

  9. elinor bahiti says:

    Ambasadori e ka fjalen qe ne t’i luajme duart dhe ta shkulim kete fare hithre nga kopshti yne perpara nentorit ne menyre qe t’i hapet rruge kandidacise evropiane. Perndryshe, me keto lloj hithrash qe na kane pushtu kopshtin, as kete pervjetor e as ate te dyqinte nuk marrim status nga evropa.

  10. komi says:

    te lumte goja o ambasador ,po ku te len qent berisha, meta,dhe soji i tyre…nje dite duhe te japin llogari

  11. trevisani says:

    Zoti ambasador nderimet e mia nga italia. Ne qofte se ka ambasador qe e duan popullin shqiptar ,jeni ju.Trekanshi me hipotenuze A dhe me brinje w,s jane kthyer ne rreth.Rrofte populli i ndershem Shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. 女性 用 ダッチワイフ

    ラブドール 最初の夜にあなたのセックス人形を整える方法あなたのセックス人形TPE対シリコンセックス人形で6つの最高の性的状況、どのように選ぶか?シリコーン人形は多くの方法で男性を有利にします

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje