“Më falni, dua pesë minuta pushim”. Prokurori polak qëllon veten në kokë gjatë konferencës për shtyp

9 Janar 2012, 20:10Politika TEMA
“Më falni, dua pesë minuta pushim”. Prokurori polak

Një prokuror ushtarak polak qëlloi veten në kokë pasi kërkoi një pushim të shkurtër gjatë një konference për shtyp.

Pak minuta më herët ai kishte mbrojtur një hetim ushtarak në lidhje me faktin se disa informacione kishin rrjedhur për median gjatë hetimeve për rrëzimin e avionit që vrau presidentin polak dy vite më parë.

Në nisje të konferencës, koloneli Mikolaj Przybyl tha: “Gjatë karrierës sime nuk e kam turpëruar kurrë Poloninë dhe do mbroj nderin e një oficeri të forcave të armatosura polake. Tani ju lutem më lini të qetë pesë minuta. Kam nevojë të pushoj”.

Ndërsa kamerat po xhironin akoma, u dëgjua një e shtënë. Prokurori u gjet i shtrirë përtokë. Ai u dërgua në spital dhe tani është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë konferencës për shtyp, Przybyl kishte thënë se prokuroria ushtarake ka të drejtë të kërkojë tabulatet telefonike të gazetarëve që kanë mbuluar historinë e rrëzimit të avionit presidencial në Rusi. Przybyl tha se nuk janë të vërteta sugjerimet e bëra në media se prokurorët ushtarakë kanë thyer ligjin ndërsa po hetonin rrëzimin e avionit. Vetë presidenti shprehu shqetësim për rastin.

http://youtu.be/glG9OiubGDQ

9 komente në ““Më falni, dua pesë minuta pushim”. Prokurori polak qëllon veten në kokë gjatë konferencës për shtyp”

  1. luani says:

    aman mos na jepni lajme te tilla se mos i ndodhe gje Shprese kur te jap vendimin e koklopes

    1. Dean says:

      Po ku e rruan Shpresa nga ajo ane.Shpresa eshte si mos me mire,pare ka marre nga Koktrashi i Skraparit,cupen i’a ka rregulluar ne ambasaden shqiptare ne Vjene…etj.
      Kupto ti plako,sa e rruan Shpresa nga Kuksi per moralin???????

    2. Luan Kavaja says:

      o adash Luani!Shpresa esht krijuare me gjakun e Bunkerve dhe Kanaleve ajo nuk di ke ka (baba)…,babaj i saje eshte partia e Saliut PPSH-bolshevike kaq..

    3. indrit says:

      Ka disa vende te botes qe kane disa ushtarake kolonele qe nga sedra, nga akuza te vogla si kjo per tejkalim kompetencash, ndoshta edhe te pabaza, per te ruajtur nderin tentojne vetvrasjen.
      Ka edhe vende sì ky i uni ku nje shef shtabi i pergjithshem, ushtarak e kaluar ushtarakut gjoja, gjeneral/lejtant na i thone, por edhe emrin Luan po ja thojne; e pra seder e nder jo qe jo, por sa per trimeri, iken qajne te ambasada mu si mijte “o xhaxhi me shau Shkelzeni”. E kur ai e pyet se pse nuk shkon ne prokurori? “Jo,-i thote ky,- se po u nxe ai ma vesh me lapkra surratit”.

      1. Shefqet Cela says:

        HRROVE KRYESOREN: Kur i dolen lakrat, beri nje deklarate qe mohoi veten e vet. ” Nuk kam thene gje per Shkelzenin tha”. Dridhet i shkreti, jo vetem nga Saliu, por edhe nga djali (shyqyr qe s’ka nip) i tije.
        Kjo eshte kasta ushtarake qa rri nen sqetullat e Saliut. Pa nder.

  2. elinor says:

    Ca te ben rehatia e zyres!! Nga aq afer dhe nuk pati shenje, leje me po t’i duhej te qellonte armikun 200m larg, :p

  3. loni says:

    LUAN e fort mesazhi juaj,,por mos ke frike se nuk i ndodhe asgje shpreses tone se nuk kemi aq seder ne si popujt e tjere,,ne e kemi krenari te dhunojme ligjet tona,,iliri do dali i pafajshem nga shpresa,,,veje baste sa te duash ti LUANO :),,,,klm

  4. Mixha says:

    Edhe keta polakt kur po pijne shum alkohol po bohen te fort si albanet.

  5. Eri says:

    Si qenka ky gjenerali si vellai binjak i Kastriot Myftarajt…me ndryshimin e vetem se eshte me teper sederli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje