Debati për zgjedhjen e presidentit është ndezur edhe pse është akoma herët për të diskutuar për këtë çështje. Opozita ende nuk ka folur zyrtarisht për mundësinë e interpretimit të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje, por mazhoranca duket se ka një merak tjetër. Ajo ka frikë se presidenti, edhe në rast se mund të jetë një besnik i mazhorancës, mund të tradhtojë. Në mënyrë indirekte këtë problem e ka nxjerrë në pah deputeti Enkelejd Alibeaj që thotë se është provuar se presidentët i janë vënë mazhorancës që i ka zgjedhur. Të kujtojmë këtu se kryeministri Berisha u ankua se përse Bamir Topi nuk i shkonte sipas avazit PD-së.
Ndërkohë ish- kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi, tha se Kushtetuta është e qartë për këtë çështje.
“Kushtetuta është shprehur shumë qartë në lidhje me kuorumin në rastet kur ka votim me shumicë të cilësuar prej 84 votash, vetëm nëse duan ta ngatërrojnë vetë me dashje. Kushtetuta është e qartë në këtë pikë, dhe pa kuorum nuk ka votim. Në të gjitha rastet kur nuk plotësohet kuorumi i përcaktuar sipas votimeve, me shumicë të cilësuar apo të thjeshtë nuk mund të hapet votimi”, ka qenë deklarata e djeshme e ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, për gazetën “Shqiptarja.com”. Njëherësh profesori i socialistëve e ka ilustruar këtë veprim kushtetues dhe me përvojën e tij në krye të Kuvendit të Shqipërisë dhe ku gjatë gjithë kësaj periudhë ka qënë nënkryetare nga kampi i opozitës së atëhershme të PD, kryetarja aktuale Jozefina Topalli.
“Unë kam qenë kryetar Parlamenti dhe nuk mund të hapja votimin me shumicë të cilësuar pa pasur një kuorum prej 84 deputetësh prezentë në sallën e Kuvendit, dhe votimin me shumicë të thjeshtë pa pasur 71 deputetë prezentë”, është shprehur ish-kreu i Kuvendit, Pëllumbi. Për të, Kushtetuta e ka të përcaktuar qartë se sa duhet të jetë numri i deputetëve në të dyja këto raste të votimit në Kuvend. “Në rastin e zgjedhjes së Presidentit me ndryshimet e reja në Kushtetutë, shumica e thjeshtë prej 71 votash u bë vetëm për raundin e katërt dhe të pestë. Por në votimet në tre raundet e para, që kërkojnë shumicë të cilësuar prej 84 votash, kuorumi duhet patjetër të jetë me 84 deputetë prezentë në sallë.”
Kujt i trego kushtetuten ti? Mos me trego mua kushtetuten tregoja Mark Avdise.
O Servet ,kushtetuta nuk ka te percaktuar numrin qe duhet per te hapur votimin,
por numrin qe duhet per te zgjedhur presidentin –Ndaj mos fol kot,se del plak budalla
Per Raimondin !
-Doja te sqaroja dicka Rajmond.
Kur themi qe votimi hapet me shumice te cilesuar,pra 84,si mund te hapet ky votim, kur ne salle jane fjala vjen 80 deputete dhe kur pritet qe te votojne te pakten 84 vete qe te realizohet procesi,ashtu sic kerkohet nga ligji? Pra jo me kot ligjvenesi eshte shprehur me kete rast,ashtu sic eshte dhe rasti tjeter me shumice te thjeshte,pra me 50%+1 te atyre qe jane ne salle. Nuk e di sa e kuptoni kete nocion.Faleminderit.
Ksuthtetuta nuk thote qe duhet numri 84 qe te hapet votimi ,por thote duhet numri 84 vota per kandidatin qe te fitoje presidencen ….
E kuptoni ndryshimin ,apo jeni te gjithe te semure ?
—- Neni 87,pika 2 thote :
…..Presidenti zgjidhet me votim te fshehte me nje shumice 3/5 e te gjithe anetareve te tij …..pike
–Keshtu qe Sala e hap votimin edhe me depudetet e tij pa pasur nevoje per opoziten,-sipas kushtetutes —
O fule,pse e ke kaq te vehtire te mesosh nga me te mencurit,edhe kur ai eshte nje kundershtar i juaj politik.Nga dijet askush nuk ka dale i humbur,pervec lopcareve qe su ka hyre ne pune asnjehere.
Kini kundra nga Uku I Viciddolit (Venezueles) se po ju ha kourumin.
alibeja ju jep nje shiringe helmi opozitareve te saliut,duke thene se Presidenti mund te tradhetoje partine qe e zgjeth.Medemek Topalli mund ta beje kete pune,ndaj ajdeni te miratojme Topallin.
Realiteti eshte qe vetem Topalli nuk tradheton PD-ne,kete e ka bindje saliu dhe gjithe politikanet qe flasin realisht.
alibeja ben dialog me helme,nje adoleshent qe kur flet perdridhet si femer esterike,ju shet mendje moshes se trete.Ajde baba te te tregoj arat.
Pensionisti.
Para çdo votimi ne Parlament, siç e kemi vene re te gjithe, behet votimi per prezencen e deputeteve. Apo nuk eshte keshtu? Kur nuk gjendet numri i duhur (71 deputete per votimin e thjeshte dhe 84 te tilla per votimin e cilesuar), atehere nuk kalohet ne votimin pasaues, per ligjin e radhes. Pra, ne te gjitha rastet te pengon votimi per prezencen.
Tani, si mund te shkohet ne votimin e trete te Parlamentit per te zgjedhur Presidentin, kur ne dy votimet e para nuk arrihet koorumi i nevojshem, prej 84 depoutetesh?
Dikush mund te thote: ku pyet Saliu per koorume e sterkorume! Po, kjo eshte e vertete: Saliu te fyen, te vjedh, te vret … Te tera t’i ben! Deri sa ta kemi ne krye, te gjitha do t’i provojme! Kemi mbi koke nje te luajtur mendsh!
O RAIMOND inteligjenti. kushtetuta nuk eshte udhezim vella. eshte bosht i legjislativit. ajo percakton se 2 raundet e para duhet te marrin 84 vota qe te quhen. si mund te filloje nje votim (shkak) pa patur ne salle numrin e domozdoshem te kafsheve qe duhet minimalisht ta bejne te vlefshem kete votim. pra, ne se prasidenti ne raundin e pare parashikon kushtetuta (me fal per shprehjen) kalon me 84 vota, votimi ska si te nise me 72 se rrjedhimisht spritet pasoje e ska si te behet votim.
Budallai te ben budalla.Ja,shihni Rajmondin.Llogjikon sa nje femije 5 vjec dhe,ceshte me e keqja,e rendit veten shume me lart se z.Pellumbi.Ja,kaq qesharak te ben injoranca.
Nuk eshte Rajmondi budalla por Berisha i ka hedhur trute e gomarit. Pse ka nje muaj qe Berisha pellet dite per dite qe do zbatojme Kushtetuten? Se do ti mbushe mendjen vehtes. Por ne fakt e di qe Kushtetuta e ka te percaktuar qarte si funksionon Parlamenti. Me 71 vota seancat normale, 84 vota per Presidentin e 94 vota per vendime me 2/3 (psh ndryshim Kushtetute). Po nuk qene kaq deputet ne salle, nuk zhvillohet seanca. Eshte e pavlefshme.
Po pse o te uruar ma denigroni mikun tim raimond ?!
Nuk eshte budalla i shkreti, po ben rolin e budallait, seepse paguhet me nje luge çorbe te prishur.
Do nje cope buke per kalamanet raimond fukarai, por meqe nuk ja thote vete per asnje lloj pune sepse eshte dembel, ja ka gjetur kete pune, tu cingerise nervat njereyise…
O lopcaret e PS-se –Kaq te veshtire e keni te kuptoni se jeni gabim?
Mire ju por edhe ata kauret qe keni ne krye qenkan hajvane fare
——Kushtetuta ne nenin qe flet per presientin nuk thote ABSOLUTISHT
azgje per numrin e depudeteve qe duhet te jene ne salle,por flet per numrin e depudeteve
qe i nevojiten kandidatit te fitoje presidencen…
As kaq nuk kuptoni ju ?–Kjo eshte e thjeshte fare —
Pse kapesh me raimondin dhe jo me Ramen? Dihet boterisht qe ishte vullneti i Rames per zgjedhjen e presidentit dhe per ndryshimet e tjera ne kushtetute qe u bene per 24 ore . Rama kerkoi o gjithçka o asgje, le te mbaje asgjene tani.
presidenti ne allbanistan percaktohet qarte vetem nga gjykata e Hages.
Votimi behet edhe pa qene ne salle 84 deputete, pasi votimi per presidentin eshte nje proces i gjate dhe eshte i fshehte. Ku e din Profesori se nuk vjen ndonje deputet gjate procesit te votimit. A nuk ka te drejte te votoje ai perderisa nuk ka mbaruar procesi i votimit. Por te tille mund te kete 20 qe mund te vijne me vonese. Keshtuqe nuk mund te paragjykohet numri i deputeteve qe do te votojne, andaj nuk ka kuptim te thuhet se nuk fillon votimi pa 84 deputete ne salle. Ndonje mund te jete ne kafe kur fillon votimi, por vjen pa mbaruar votimi dhe keshtu ka te drejte te votoje, mgjths nuk ishte qe ne fillim e nuk ishte numeruar per pjesmarrje kur nisi votimi.
Fatkeqeisht gjithcka nisi me marrveshjen Rama-Berisha. Dhe ashtu sic pranoi Kodin Elektoral qe e le shumicen ne opozite, z.Rama pranoi edhe ndryshimin e nenit te Kushtetutes per zgjedhjen e Presidentit.Dhe kjo me te njejten ide si Berisha, qe ne rast te shumices ne parlament te vendoste vete per presidentin. Formulimi qe i eshte bere ketij neni le shteg per cdo lloj interpretimi, shto dhe faktin se kush eshte aktualisht ne krye te Gjykates Kushtetuese, per me teper qe edhe nee kjo ceshtje do te cohej qe neser per interpretim, kjo gjykate nuk ka afate per gjykimin. Perfundimisht Saliu do ta zgjedhe vete Presidenetin dhe Rama do beje sikur merzitet dhe do bojkotoje ca seanca parlamentin.
Uroj vetem qe z.Rama te kete zene disi mende nga gabimet e te shkuares ose me se paku te kete punesuar ca keshilltare me te afte.