Botohet e plotë dosja e dënimit të tij për mashtrim. Enigma e dëshmisë së pastër të penalitetit. A është i implikuar Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi në një krim të ri?
Në pretencën e saj ndaj Ilir Metës prokuroria ka përmendur dhe kredencialet e dyshimta të dëshmitarit të mbrojtjes, Bekim Halili, duke iu referuar një vendimi të Gjykatës së Rrethit të Durrësit në nëntor të vitit 1996, e cila ka dënuar me 5 vjet burg për mashtrim Bekim Halilin.
Gazeta Tema siguroi vendimin gjyqësor të Gjykatës së Rrethit të Durrësit, i cili ka deklaruar fajtor të pandehurin “Bekim Mitat Halili, për veprën penale të mashtrimit dhe në bazë të nenit 14 të Kodit Penal e dënon atë me 5 vjet heqje lirie. Vuajtja e dënimit për të pandehurin fillonte pasi të ekzekutohej vendimi nr 231 datë 27.09.1996 i Gjykatës së Rrethit të Durrësit për arrestimin e të pandehurit”.
Por siç del nga hetimet tona, i pandehuri u arratis në Selanik dhe nuk u bë i mundur arrestimi i tij. Kjo ka bërë që pas një periudhe të caktuar 5 vjeçare, dënimi të parashkruhej dhe ai t’i shpëtonte burgosjes. Gazeta ka siguruar dhe vendimin e Gjykatës së Apelit të Durrësit të shkurtit 1997, e cila nuk ka pranuar ankimimin e tij.
Por enigma kryesore që del nga kjo dosje është fakti se Bekim Halili ka dorëzuar në Prokurori një vërtetim të gjendjes së tij penale si i padënuar. Ministria e Drejtësisë që lëshon këto dokumente, ka bërë një falsifikim të rëndë, për të cilën është përgjegjës Ministri Eduard Halimi. Përfshirja e tij në falsifikimin e një dokumenti për shkak të një gjyqi që ka rëndësi politike për shumicën, është tregues i hidhur i inkriminimit të pushtetit në favor të një të dënuari ordiner.
Gjykata: Bekim Halili ka mashtruar si një firmë piramidale
Në vendimin e saj Gjykata e Rrethit të Durrësit thekson se gjatë debatit gjyqësor u provua se i pandehuri Bekim Halili, president i firmës B&G shpk në Durrës filloi të marrë para me përqindje. Nga deklaratat e dëshmitarëve para gjykatës del se ai ka mashtruar shtetasit Luan Voda, Hasan Buqeza, Ruzhdi Soraj, Servet Demiri, Ervehe Demiri, Xhelal Veliaj, Saip Osmani, Adrian Trico, Agron Zhupa, Sofokli Calo, Jorgji Stamo, Teodor Cerma, Kristofor Konomi, Konstandin Kasho, Prokop Cerni, e Petraq Beqari.
Nga hetimi gjyqësor ka dalë se i pandehuri u ka marrë gjithsej 54.88.4000 lekë, 10.000 dollarë, 22 mijë franga zvicerane, 4 mijë marka gjermane, 13 milionë e 200 mijë dhrahmi greke, 110 milionë e 860 000 mijë lireta italiane. Pasi ua ka marrë këto para, i pandehuri është arratisur në maj të vitit 1996 në Greqi dhe ka ndërprerë kontaktet me ta. Gjykata ka vlerësuar se veprimi nga ana penale është kryer me dashje, dhe është marrë parasysh ne dhënien e vendimit dhe rrezikshmëria shoqërore e tij. Për këtë Gjykata e ka dënuar me 5 vite burg.
Kallëzimi i dytë për Bekim Halilin
Nuk ishin vetëm personat e sipërpërmendur që ishin mashtruar nga biznesmeni që mbrojti Metën në gjyq, Bekim Halili. Ndaj tij është ngritur dhe një tjetër kallëzim penal nga njerëz të afërt të tij që e akuzojnë për mashtrim. Në vitin 1995 Halili ka funksionuar si një firmë piramidale duke u marrë para njerëzve me premtimin e përqindjeve më të larta se të bankave, ndërkohë që me paratë në xhep është “zhdukur” në Greqi. Këta persona i janë drejtuar gjykatës me shpresën për të hapur çështjen. Kështu ata i janë drejtuar gjykatës së rrethit Durrës me një kallëzim penal, që e posedon gazeta “Tema”, ku kërkojnë drejtësi për mashtrimin që u është kryer në vitin 1995 nga shtetasi Bekim Halili. Paditësit janë: Bardhyl Xhakollari për shumën 1.500.000 lekë, Qerim Brahimaj 1.200.000 lekë, Bato Bundu, 2.600.000 lekë dhe Abedin Dervishi për shumën 1.000.000 lekë. Në kallëzimin e tyre penal këta persona thonë se janë persona të afërt me të dhe gjatë kohës kur u hap gjyqi për mashtrim ndaj tij, Halili i ka lutur që të mos e kallëzonin se do ua kthente paratë bashkë me interesat. Kalvari i familjarëve të mashtruar nga i afërmi i tyre Bekim Halili ka vazhduar prej vitesh. Madje njëri prej tyre ka marrë rrugën drejt Selanikut me premtimin që do të merrte paratë dhe më pas është kthyer duarbosh. Duket se zemërimi i të mashtruarve nga biznesmeni, dëshmitar mbrojtës i Ilir Metës ka arritur kulmin kur ata kanë mësuar se ai po merrej me biznese në Shqipëri dhe ndërkohë nuk kishte vuajtur akoma dënimin e dhënë nga Gjykata për mashtrim.
Vendimi i Gjykates se Faktit, Durres, per Bekim Halilin
Gjykata e ka denuar Halilajn me 5 vite burg
Kallezimi i dyte per Halilin
Nje nga paditesit tregon kalvarin e tij drejt Selanikut
hahhaaaaaaaaa ILIR META & Co jane nje tuf derrash dhe INJORANTESH sic i ka thene vete dritan prifti, keta as e rruajne per ligjet keta jane hajduta xhepash dhe injoranta te bbezitur…qofte i afert ajo dite qe do ta paguajne
Zyra e Gjendjes Gjyqesore prane MD eshte e detyruar qe, pavaresisht parashkimit te vepres penale, ta vendoste dispozitivin e denimit me shenimin perkates qe denimi i eshte parashkruar. Por gjithsesi duhet pare nese dispozitivi i eshte derguar nga Gjykata e Durresit, pasi ka patur raste kur gjykatat e neglizhojne kete gje. Nese e ka derguar dhe zyra, me qellim nuk e ka shenuar, atehere duhet ndermarre nje hetim se cili ka qene shkaku.
Hajduti gjen mbeshtetje nga njezit e llojit te vete d.m.th. nga hajdutet e tjere.Ata mbrojne njeri tjetrin,ne rrezik e ne nevoje….
edhe ketij ti hapin proces e te mos e lene………….
keta jane biznesmenet shqiptare….
nje korrak,nuk mund te jete kurre i sinqert…..pune korrakesh!!
E qelbes e nxorre koken? Buuuu…, c ere e ndyre qe mbajti.
arapi im,ja merru njehere ere sqetullave te tua,se do te nderrosh mendim,,,,,,
BOMB PER DREJTESIN SHQIPTARE.JA KUSH BEN OPOZITEN NE SHQIPERI(VETEM GAZETA TEMA).
Bekimi me duket se per te shpetuar Ilir Kryemadhin po bie brenda me duar te veta Po ai paska qene mashtrues qe ne 96.Shiko shiko me ke ishte i li dhur iliri i madh ahahhhhhhhhaaaa
koment 2
Prokuroria e përgjitheshme ne pretencen e saj, ka shkelur te drejtat e njeriut sepse nje personi te reabilituar nuk mund e as lejohet ti permendet denimi gje qe do te thote, jo me qe nuk di te drejtat e njeriut por as njeh Kodin Penal. fitim hoxhati
koment 3
Per respekt ndaj gazetes e zotit mero nuk shenova ne dy te parat ,se permendja e ketij fakti e aq me tepër publikimi i vendimeve ne gazeten tuaj eshte nje shkelje e ligjit. Shtypi ka kufij te thana kur vjen puna per te drejtat e njeriut. Fitimi
po pse more Fitim (ortak me …..)te pa verteta te jene keto dokumente apo edhe ti si qeveria nuk i njeh vendimet e gjykatave
Fitimi nuk mund te marre ne konsiderate nje gje qe e ndalon Kushte tuta e cila reabilitimin e ka te drejte themelore te njeriut sikur edhe konventat nderkombetare. Ky qendrim imi nuk ka lidhje me vepren kriminale qe eventualisht mund te kete kryer njeri apo tje tri. Sa i perket Ilir Metes une personalisht nuk kam nevoje per desh mitare per faktin e thjeshte e te njohur boterisht se une u besoj vetem syve e jo vesheve . I lutem Temes te botoje edhe komentin tim nr 1
KJO ESHTE FYTYRA E DREJTESISE SHQIPETAR ME ZOTIN BAMIR TOPI NE KRYE QE THOTE SE ME DUAN SHQIPTARET.KETO FAKTE JANE SHUME TRONDITESE KU ESHTE PARE QE HAJDUTI TE MERRET DESHMITARE PER TE MBROJTUR HAJDUTIN.HALEEEE HALIMI I DREJTESISE DUHET TE JAEPE LLOGARI, DHE SI PER MASHTRUSIT,FALLSIFIKATIRET,E HAJDUTET DRJTESIA DUHET TE VEPROJE.