Ish-ministri i Jashtëm, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, e konsideron formimin e një partie të re nga ana e Bamir Topit, si një lajm të mirë për të djathtën shqiptare. Në një intervistë telefonike për gazetën “Shqip”, Mustafaj i bënë thirrje Berishës të mos e sulmojë Topin si individ, por të mundohet të riorganizojë PD-në.
Si e shikoni sot të djathtën dhe mendoni se ka ardhur koha për një reformim të saj?
Unë mendoj se e djathta shqiptare është përpara një momenti të dyfishtë. Kjo do të thotë që është edhe përpara një momenti të reformimit për platformat e saj elektorale dhe platformat e saj politike, këtu kam parasysh ato më afatgjatat se zgjedhjet e ardhshme lokale. PD-ja duhet të reformohet edhe për t’ju përshtatur sfidave të kohës, në mënyrë që e djathta shqiptare, ashtu si e djathta në 90% të vendeve botërore, të marrë edhe të ruajë pushtetin mbi fatet e vendit. Kjo, sepse historia dhe krizat aktuale po tregojnë se e djathta është fuqia politike e aftë për të përballuar problemet e mëdha që paraqiten, në nivel kombëtar, por edhe në nivel global. E djathta shqiptare, përveçse është përpara nevojës për reformim, është përpara nevojës për organizim apo riorganizim. Në rastin konkret, lokomotiva e të djathtës shqiptare. Kjo, sepse Partia Demokratike është një forcë inekzistente si forcë politike. Ka dy vite që nuk ka institucionet e saj drejtuese nuk ka sekretatariat dhe struktura të zgjedhura, nuk ka gjykatë partie etj. Këto elemente, nëse do t’i dispononte, do të bënin që Partia Demokratike të ishte një arenë zhvillimesh pozitive. PD-ja është përpara detyrimit historik që të organizohet dhe të vijë në efiçencën e një force politike që i takon dhe të vendoset në lartësinë e misionit të saj.
Pa ju larguar këtij konteksti, si e shikoni alternativën partiake të Presidentit Topi, si një parti, pjesë e spektrit të djathtë dhe trashëgimisë të saj?
Unë e kam thënë që të nesërmen, kur Presidenti Topi ka thënë që do të qëndrojë në politikë në spektrin e djathtë, kam thënë se ky është një lajm i mirë. Zoti Topi me biografinë e tij politike, është një përfaqësues që jep shpresë tek një pjesë e të djathtës. Kjo pasi e djathta shqiptare nuk është monopol, nuk është njëngjyrëshe, është plot me nuanca që i takojnë tradicionalisht një vendi të djathtë si Shqipëria, përjashto këtu vitet e komunizmit. Deklarimi i Topi ka qenë një lajm i mirë për të djathtën. Më tej mbetet për t’u parë sesa në gjendje do të jetë Topi të organizojë një parti në mënyrë që të mishërojë në aksionin dhe programin e tij ato aspirata të parealizuara, të zhgënjyera nga e djathta, por dhe nga ana e partive të tjera. Unë si anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, konstatoj në një formë çudie, se lufta që Berisha ka ndërmarrë kundër Topit, është gabimi më i madh që ai bën. Kjo, sepse ne nuk luftojmë kundër Topit, duke luftuar Topin si person me akuza të qena apo të paqena. Lufta politike në këtë rast bëhet brenda Partisë Demokratike, në mënyrë që kjo të pushtojë hapësirën e të djathtës. Nuk pushtohet hapësira e të djathtës duke diabolizuar Topin. Ai “pushtohet” duke i dhënë PD-së atë rol në shoqërinë shqiptare, që ka nevojë kjo shoqëri që t’ia japë një parti e djathtë, një partie e madhe dhe që ka transformuar Shqipërinë, siç është Partia Demokratike.
Partia e Topit, Topi i partise, e terci verci. Pyetja eshte: ke ka me vehte Topi dhe ne rast koalicioni me ke bashkohet? Qartazi, nese ka me vehte Besnik Mustafain, Bashkim Koplikun, Aleksander Meksin dhe ish PD-iste te tjere, koalicionin e ben sigurisht me Saliun e Shqiperise. Per keta, rendesi ka qe te kene nga nje karrige, pra nga nje “cice’ qe ta mjelin, se per popullin e Shqiperine nuk pyesin keta. Sikurse nuk pyeten ne 1996, kur nen udheheqjen e Saliut te Shqiperise, ishin ngati dhe e shkaterruan Shqiperine. Prandaj, lereni Topin se eshte peme pa kokrra. Sot duhet nje fshese e forte dhe nje gjykim i rrepte, me juri popullore, jo me gjykates te korruptuar. Se ne Shqiperi, do vije puna qe gjysma e gjykatesve duhet te flene nga disa mijra nete neper burgje.
dmth. PD-se i lejohet te beje koalicion me LSI-ne por me Topin jo??? E bukur kjo. Prandaj e majta nuk ben hajer ketu se merret me te tille ide. Persa i perket jurise popullore, kush i zgjedh anetaret e saj? Apo Ristani&Co? Apo ajo Gjermeni qe zgjodhi Totozanin si te papolitizuar? Mos hidhni kot ide nga inati. Une e ndjej inatin tend, sepse deri diku kemi te njetin inat dhe qellim. Por nuk ka sepse te shpikim menyra te reja te demokracise dhe te protestave. Ketu tere fajin e ka Edi Rama i cili nuk po arrin dot te ktheje PS-ne ne nje parti te vertete opozitare. Fajin s’e ka Topi. Topi si president i djathte madje ka bere mjaftueshem kundra Sales. Qofte edhe vete fakti qe shprehet kundra tij eshte boll. Askush tjeter nga keta te PD-se ne fuqi nuk po shprehet. Nuk me duket se Mejdani apo Moisiu kane bere me shume. Por as ne PS nuk po shprehen kundra Edit (kush guxon e ha). Na duhet opozita e forte. Dhe ta kesh te sigurte qe do te kishte mjaftuar. Kurse per momentin Edi po punon qe kur t’ia leje Sala qeverine, te jete edhe ai i plotfuqishem si Sala sot.
Ajo qe pyes eshte e thjeshte: me ke dhe per ke punon Topi? Nese eshte kolona e peste e Saliut, per nje mandat te trete, atehere eshte burri me pis ne historine e Shqiperise. Partia e Topit, nese arrin te formohet dhe nese merr disa vende ne parlament, me ke ben koalicion? Me Saliun? Atehere per se na duhet t’a votojme? Le te sqaroje pozicionin zoti Topi, pastaj te kerkoje nga e djathta. Se e djathta shqiptare jane ish pronaret e medhenj dhe te mesem, qe nuk kane marre asnje gje nga pronat e te pareve te tyre. Topi nuk hyn ne kete kategori, pasi ai, e bashke me te edhe Meksi e Kopliku, i moren pronat e veta duke i sherbyer Saliut. prandaj mendoj se e djathta shqiptare duhet te jete me njerez qe nuk kane sherbyer as ne PD e as ne PR, e aq me pak ne PS, dhe nuk duhet te sfumohet nga nje PD-ist qe don karriere pasi ka zhvatur sa ka mundur per vehte duke bere here te bindurin e here te pabindurin e PD. Misioni i zotit Topi eshte nje NUL per te djathten shqiptare dhe nje manover e re e sigurimit, qe po hedh nje skalion tjeter ne sulm kunder ish pronareve. Popull ji vigjilent, mos u genje as nga Topi e as nga Topet rreth tij.
PS-ja nuk duhet te presi nga Topi ,se Topi eshte i djathte dhe nuk ben aleance me PS-ne
Duhet thene se e djathta eshte nje fatkeqsi kombetare ,por Shqiperia nuk ka te majte ,
sepse e majta udhehiqet nga Edi qe mburret pse ka ide te djathta dhe ne kryesi te PS-se ka edhe shume politikane me nje te kaluar koruptive dhe antishqiptare
..Keshtu qe e djathta ka per ti fituar vottimet perseri ne 2013 dhe me tutje –
-PS-ja nuk fiton me zgjedhje–Nuk i ha njeri ato parullat bajate te PS-se per ..progresin –
— Ato jane humor kinez loooooooooooooooooool
Aq me teper qe tani do dali si parti dhe Aleanca Kuq e zi , ku do mbledhe ngjithe ata qe jane patriote –dhe PS-ja rrezik del ne vend te trete …
si ta gjejme per ke punon Topi? te pyesim orakullin e Delfit? Po nuk te pelqeu programi i partise se re (dhe eshte parti e popullit jo e Topit) mos e voto! Po nuk te pelqyen gjate bisedave ne TV mos e voto! Eshte kaq e thjeshte! Nuk ke arsye ama te thuash gjera te pa qena. Ju thate ne komente me shume se sa per Salen, per te cilin kemi 6 vjet qeverisje me te keqe nuk behet dot. Me karar ju lutem!
me ke do te beje koalicion? Po nuk besoj se do te beje me Edin. Nqs. ti deshiron qe te qeverise vetem pa nevojen e koalicionit atehere votoje masivisht dhe beji propagande pro ne menyre qe te marre sa me shume vota nga PD-ja. Nuk ka sens qe te thuhet qe nuk duhet te beje koalicone meqenese LSI e beri me bythe te sajin. Se keshtu i bie qe te mos kete kurre me koalicione ne Shqiperi nga frika e eksperiences se ndyre te LSI-se! Kerkoji Edit qe te garantoje burgun e Ilir Metes ne menyre qe edhe te tjere politikane te kene frike te bejne sjellje si ai.
E djathta shqiptare nuk jane vetem pronaret e medhenj dhe te mesem. Jane te tere qytetaret qe akoma s’kane pare nje version sado te thjeshte te te djathtes europiane. Ndoshta kesaj rradhe do ta shohin. Sa per pronat e Meksit, Koplikut dhe Topit o jep ndonje prove o qep gojen!
Ku do t’i gjejme keta njerezit qe nuk kane sherbyer as ne PD as ne PR dhe kush do te certifikoje se jane te djathte?
Dhe sa per ta mbyllur, ish pronaret e medhenj apo te mesem nuk jane as 10% e popullsise se sotme shqiptare. Po ne qe s’kemi pasur prona per ke duhet te votojme sipas teje? Apo jemi te majte me detyrim?
Ke shume te drejte Vila. Topi na u shit si pronar i madh, kur prinderit e tij ishin me disa dynyme toke dhe nuk quhen pronare te medhenj, packa se pronen e zhvati, madje edhe te vellezerve dhe kushurinjve. Eshte aq i trashe, sa edhe te vellane, nje cope gjysem doktor e gjysem gazetar, me gjysem goje, na e dekoroi Nderi i Kombit, pasi e nxorri me gisht ne b..ythe nga pronat. Topi eshte leter e djegur, mos shkoni si delet pas dashit, se ky eshte dash pa Tope. E djathta do lider te rinj, qe jane te pakonpromentuar si keta hajdutet e pronave.
Partija e Topit, Parti e vazhdimesise se politikes se mafies gangstere korruptive-kriminale te deritanishme.
Topi te mos harroje ndonje nate pa vene HAJMALINE me fotografine e E.H. nen jastek, te pakten keshtu eshte shprehur i vellai i tij ,doktorr Flamuri ne TV, pa harruar se si e ndriti topi gjithe keto vite.
Ore vellezer shqiptar, perse duhet gjithmone te shkoni mbrapa partive qe dalin si kepurdhat pas shiut, si derivat i partive te deritanishme dhe perse i ngreni kaq shume elozhe kur keto politikane Ne i kemi njohur me kohe dhe na e kane nxi jeten?
Nje ambasador i huaj po na e thote troc , qe mos e votoni me kete politike dhe keto lloj politikanesh ,nderkohe Ne vazhdojme te njejtin avaz qe ndoqem me saliun ne 91-shin.
Vetem kur te dale nje shqiptar i paperlyer si dje edhe sot , vetem ate shqiptare votojeni, po na thote dipllomati DANEZ, dhe une vetem atehere dhe vetem ate politikan do te votoj.
BAMIR TOPI NUK I JEP SHPRES TE DJATHTES POR GJITH SHQIPERIS FOOOOOOOOORCA
po e presim me padurim te gjith grupimin qe ka kriju Z TOPI
ME NJEREZ TE MEDHENJ SHQIPERIA BEHET DHE EUROPA ESHTE SHUME AFER BESNIK MUSTAFAI I VETMI BURR QE I KA DAL KUNDRA KRIMINELIT EDHE PSE ESHT PATRIOT I TIJ
Pajtohem me mendimin e Mustafajt,se Partia demokratike është një parti inegzistente…Ajo ka vetëm kryetarin dhe 3-nën/kryetëarët kukulla të tij…!Sa për atë se si i po e menaxhojnë krizën botërore partitë e djathta….(Rri o Besnik,dhe ha buk e djathë gjakundi…..mos e zër në gojë atë temë….)As të djathët dhe as të majtët nuk kanë çfarë ti bëjnë krizës…Ajo është tani si një lumë që ka dalë nga shtrati dhe bredh e pëembyt gjithë fushë me gjithçka që gjen në krahë dhe përpara…!Ndërsa e djathta shqiptare pas rënjes së diktaturës nuk u ngrit dot në nivelin e saj…Sepse nuk e lanë sahanlëpirësit ,spiunët,hajdutët dhe njerëzit e korruptuar….pasi morën atë kockën që deshën,ikën nga sytë këmbët….(Drejtuesit e asaj lëvizjeje..)ata që ishin vërtet e djathta,nuk u angazhuan dot sepse si njerëz të ndershëm i mbyti pandershmëria e atyre që janë sot në politikë dhe ven e vijnë në pushtet…Kështu që Mustafai,le të flasë sinqerisht ..të paktën tani…që nuk ka ndonjë funksion dhe as karrierë përpara…(Të mos ketë frikë se nuk ja merr kush ato pasuri që ka ndërtuar apo ngritur këto vite…)Partia e Topit,nuk vlen se rregullon imazhin e së djathtës,por sepse kontribon për të rrëzuar aleancat e klaneve,dhe pazareve mes klaneve politikë…Të paktën ..le të flasë sinqerisht më në fund Mustafai,si Besnik i idealeve të cilat e njoh se i ka ndjekur qysh në fillimet e demokracisë..
Ajo qe thote Mustafaj, e perkthyer ne gjuhen popullore do te thote se PD-ja funksionon si PPSH-ja perpara viteve 1990.
Pra perveç emrit nuk ka gje tjeter demokratike.
Mustafaj, Oteka, Topi dhe pse kane bere karriere ne PD, mbeten nga te vetmet zera qe kane guximin te flasin e denoncojne PD-ne.
E VERTETE KJO QEVERI NUK E KA ME VOTEBESIMIN E POPULLIT SHQIPETAR. VETEM PARTIA E RE E BAMIR TOPIT SJELL DEMOKRACINE DHE SHTETIN JURIDIK NE SHQIPERI.
Jo vetem PD ,por edhe PS eshte si PPSH,nuk kane demokraci, prandaj nuk ka demokraci Shqiperia.Per te patur nje pushtet te pakufizuar ne parti Berisha me Ramen ndryshuan ligjin zgjedhor, duke bere liste emerore te deputetve, nje ligj qe ngjason me ligjet e komunizmit. Jane njesoj qe te dy.
Me vjen keq qe shume komentues nuk e kane idene se sa para fiton Besniki i Partise nga Agjencia qe drejton dhe qe financohet nga parate e qeverise se patriotit te tij ose me mire te taksapaguesve shqiptare.
E dyta kujt i tregon ky njeri qe ka te djathte ne Shqiperi. Tek ne ka te majte dhe me te majte.( ketu futen dhe Besniki me Mehmetin e Elezajve qe doli disident)
Harrova Besniki i djathte perfaqeson ata me valixhe druri dhe triko leshi te rinise se tij…Ha ha ha
O Mustafa! Ne e shikojme se çfare partie e djathte eshte Pa&rtia demokratike dhe çfare i beri Shqiperise dhe shqiptareve. Nuk e di nese e pranon ti qe kush i dha nafte Millosheviçit PD apo Saliu, kush e beri ligjin e luftes klasave 24/1 PD apo Saliu, Kush i rrahu shqiptaret ne 1996 PD apo Saliu, kush e shkaterroi vendin dhe e futi ne lufte civile ne 1997 PD apo Saliu, kush e beri grushtin e shtetit ne 14 shtator 1998 PD apo Saliu, Kush u mori pronat pronareve PD apo Saliu,kush i persekutoi akoma te perndjekurit politike PD apo Saliu, kush ja dha detin shqiptar grekut PD apo Saliu, Kush ndertoi varrezat greke duke vjedhe kockat e shqiptareve PD apo Salmiu, kush e fuste ne mbledhjen e sigurimit shqiptar Fazlliçin PD apo Saliu… kush i vrau me 21 janar 4 shqiptaret e pafajshem ne mes te bulevardit PD , Saliu apo Lulezimi, kush e vodhi bashkine e Tirane PD a&po Saliu, Kush ju perjashtoi juve nga partia, ty Biberaj etj kontigjente PD apo Saliu, kush shane ne parlamentin shqiptar me ndyre se nje njeri i ndyre PD apo Saliu, a mund te thuhen me mire se kurre vargjet e Majakovskit: kur themi Saliu nenkuptojme partine, kur themi partia nenkuptojme Saline (kuptohet ai e kish per Leninin)? A egziston PD me Ciljeten, Greten e kompani apo PD qe mori barren e rende me ata njerez te sakrifices ne vitet e para per ta rindertuar shpirterish, ekonomikisht dhe kombtarisht Shqiperine? Pse nuk thua qe ne PD egziston nje gomar i madh qe eshte Sali Berisha me te gjitha krimet e tij dhe ca njeres qe i mbajne ison per interesa te tyre te mbrojtur nga bodigarde idiote dhe qe u fusin friken njerzeve. Pra “PD” eshte ne lufte te hapur me shumicen e shqiptareve dhe jo pak por deri ne vdekje e jo vetem kaq. PD eshte partia e Topojes qe qe ka vendosur administraten e saj ne te gjithe Shqiperine. A do egzistoje dhe egziston megjithemend parti PD? JO. Prandaj eshte e domosdoshme krijimi i nje partie te re. Peshtyejeni vete ne fytyre Sali Berishen se ai jo vetem u ka peshtyre, por dhe u ka shurrosur e ju mbani fjalime
bESNIK MUSTAFAJ TURPI I INTELEKTUALVE SHQIPTAR SAHAN LEPIRES E ISH KOMUNIST BASHKE ME SHPELLARIN
E duam nje parti te djathte te re pa tropojan, sidomos pa nje tropojan si Besnik Mustafaj. Te kujtojme rastin kur B.Mustafaj kandidoi perball Edi Rames per Bashkine e Tiranes, i sponzorizuar nga ustabashi i tij tropojan, Sali Berisha.Qe Besniku M. i Saliut te arrinte deri aty , me pare duhet te eleminonte kandidaturen e Bamir Topit nga gara brenda ne PD. Kjo gje u arrrit , pasi Saliu pranonte vetem kandidatura nga tribuja e tij dhe qe i kishin shrebyer me zell eunuku. Qytetaret e Tiranes te lodhur dhe te rraskapitur nga kryetropojani Sali Berisha ne vitet 1996-1997, zgjodhen per kryetar te qytetit te tyre Edi Ramen perballe nje tropojani, por do te ishte shume me ndryshe neqoftese perball Edi Rames do te ishte ne ate mot nje rival si Bamit Topi.
Shqiperia ka qene rajoni me i vrafer i Perandorise Osmane dhe ka 100 vjet qe llogaritet vendi me i varfer i kontinentit europian; pra eshte vend tipik i majte dhe jo i djathte siç thote “filozofi” Besnik Mustafaj. Ai duhet t’i shpjegoje hapur shqiptareve se pse Sali Berisha e hodhi tej si nje lecke dhe pse e shtrengon prostata sa here qe i del ne enderr fytyra e ish-Shefit te Madh, Sali Ram Berisha. Asnje voto nuk fiton Bamir Topi, nese del si parti me vete, po pati ne krah Besnik dredharakun e Mustafajve te Tropojes.
Jam dakort zoti marin barleti.
Vetem levizja “Kuq e Zi” shpeton popullin per te mos rene ne humneren qe ia kane pergatitur partite politike. A harruat o shqiptar se njesoj si B.Topi paten vepruar edhe G. Pllo, Ceka, T. Shehi ,A. Imami etj. ku i keni sot, te gjithe i keni ne krah te monstres Berisha. Mos shpresoni kot tek keta qe hiqen armiq e pas nje kohe(ku shqiptaret te kene humbur shume kohe,si çdo her)te behen miq. Ta mbeshtesim Kreshnik Spahiun sepse nuk kemi shume kohe per te eksperimentuar. Jo Pollo , e pastaj Ceka ,ik Ceka vjen Zogaj, ik Topi e prap kethehu, vijne e ikin e ikin e vijne, loje pa fund e shqiptaret e shkrete te varfer deri ne fund. Mos te humbim kohe (se ashtu ashtu deri ne ekstrem kemi humbur) mos ti denojme femijet tane ,ani pse ne kemi denuar vetveten. Popull shqiptar hap syt qe te mos mbetesh i uritur.Me shume respekt nje “kuqezi”.
Ne ka ngele te na jape mendje dhe Besniku na marrte m…..shalet .
Po fale teje o Beso ka partia demokratike Salen ne krye ,fale teje vidhen zgjedhjet qe nga 92 e deri sot,fale teje dhe shume sifetve si puna jote kemi kete parti qe na udheheq ketu e 20vjet.Si mendon ti me qe ti u terhoqe nga reshti i pare beson ti se je me pak fajtor se Saliu ? Ti dhe ai Sala yt, bulmmet nga i njejti stan jeni.Une prisja te na thoshe qe ne nuk kemi me moralin para ketij populli te krijojme nje parti tjeter, se mjaft e kemi vrare e prere kete poull me kete te djathte qe keni servirur ketu e 20 vjet.Fatkeqesia eshte se ti dhe gjithe ju te “djathtet tradicionale”i keni vene kazmen ketij kombi dhe po e plaçkisni si kurre ndonjehere ne historine e tij .Ne kete orkester ku dihet qe Topi eshte daullja dhe ju çiftelia Meksi çfare instrumenti eshte ?
Z. Mustafaji ndryshe nga ju mendoj se kriza e sotme botërore tregon qartqë se e djathta perëndimore ka dështuar përfundimisht poashtu dhe poaq sa e majta lindore.Sistemi kapitalist ka dështuar poashtu dhe poaq sa sistemi socialist. Specialistëve ekonomistë(jo politikanëve) të botës nuk i mbetet veç të gjejnë mënyrën për ndryshim sistemi. Kjo duhet bërë sa më parë ndryshe, botën e pret një katastrofë totale. 2012 ësht viti i shpëtimit ose i shpërthimit social të paparë dhe të padëgjuar në historinë e njerzimit.
Shqiperise dhe Shqiptareve ju duhet nje”Parti”qe te jete thjesht shqiptare dhe te kete udheheqesit e saj,thjesht Shqiptare,te cilet,te mendojne dhe te sakrifikojne qofte edhe jeten e tyre per popullin dhe kombin.Atehere mund te themi se;vertet,duhet ndihmuar kete parti,sepse per t’a ndihmuar ate,do te nihmojme veten tone.Ne Shqiperine tone ekzistojne disa dhjetra parti(te ashtuquajtura,te”djathta”dhe te”majta”)politike dhe per 20 vjet”demokraci”,cuar kane bere ato dhe udheheqesit e tyre per shqiperine dhe Shqiptaret?Jo,kurrgje per Shqiptaret,por kane bere shume per veten e tyre!Pra,disa nga keta udheheqes qe sot po perpiqen qe te formojne parti te”djathte,te mirefillte”kane qene antare dhe udheheqes te ketyre partive,pse nuk kane mundur qe t’i ndryshojne ato brenda-perbrenda?Sic duket,kane qene ne anen e te te pakteve,ose te paafteve.Prandaj qe,nuk mundet te pritet ndonje mrrekulli me formimin e partive te reja politike,dhe nga njerez te deshtuar!koha na ka treguar.”Historia eshte thesari i bemave tona,deshmuese e se kaluares,shembull dhe mesim per te tashmen,paralajmerim per te arthmen”.(Servantes).Nuk jane shtimi i partive politike qe do te ndihmoje Shqiperine(se kemi boll nga to)por presim te dalin udheheqes te mirefillte dhe burra shteti qe i dhimbet populli dhe Shqiperia.Vetem atehere mundet qe te pastrohen keta shushunja qe po i thithin gjakun shqiptareve,dhe te filloje nje jete e re,per shqiptaret dhe per gjithe kombin tone.