Aleanca Kuq e Zi: Tadiç provokoi shqiptarët, Tirana të mos heshtë

8 Janar 2012, 15:34Politika TEMA

Aleanca Kuqezi reagon ashpër kundër deklaratave antishqiptare, nga më e fundit ajo e presidentit serb, Boris Tadiç, deri tek veprimet antishqiptare të Malit të Zi e Maqedonisë dhe i kërkon Tiranës të reagojë “duke thyer heshtjen”.

Presidentit serb Boris Tadiç “po provokon 10 milionë shqiptarë. Kosova mijëra vjet tokë shqiptare. Ne deklarojmë se Kosova nuk është tokë sërbe por është tokë shqiptare dhe tokë e shqiptarëve” – thuhet në deklaratën e Aleancës KuqeZi si kundërpërgjigje e deklaratës që presidenti serb bëri më 6 janar brenda tokës kosovare, se “Kosova është pjesë e Serbisë”. Deklarata u bë në Deçan, ku Tadiç me një delegacion serb ndodheshin me rasin e Krishtlindjeve Ortodokse.

AK reagon dhe në mbrotje të shqiptarëve dhe gjuhës shqipe në Malin e Zi e Maqedoni ku në aeroportin Aleksandri I Madh, nuk është përdorur gjuha shqipe. “60 % e udhëtarëve të aeroporit janë shqiptarë”

“Shovinizmat slave po kalojnë në cënim të drejtash. Shqiptarët në Kosovë , Ulqin dhe Maqedoni nuk janë fqinj. Parlamenti malazez të mos cënojë simbolin kuq e zi. Shqiptarët në rajon, janë etnik në trojet e tyre. Ne deklarojmë se Tuzi dhe Ulqini janë bastione të kuqezinjve dhe ndalimi i simboleve shqiptare nuk do ta zbehë asnjëherë të vertetën historike” thuhet në reagimin e AK të cilët mbështesin protestat e shqiptarëve në Tuz të Malit të Zi.
“Në këto kushtë kur shovinizmat sllav po kalojnë kufijtë normal dhe po cënojnë të drejtat e shqiptarëve në rajon, Aleanca KuqeZi i kërkon me insistim qeverisë shqiptare që të thyej heshtjen përmes Tiranës zyrtare dhe të kundërshtojë zyrtarisht më një qëndrim të ashpër këto veprime që po dëmtojnë dhe cënojnë interesat kombëtare të shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon. Për t’ia bërë më të lehtë Tiranës zyrtare dhe qeverisë reagimin ne i kujtojmë institucioneve shqiptare që është Kushtetuta e Republikës së Shqipërise, e miratuar në 1998 me vullnet nga sovrani shqiptar që i kushtëzon: mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve edhe jashtë kufijve. Aleanca KuqeZi deklaron dhe kërkon që shqiptarët në Kosovë, Malin e Zi, Maqedoni dhe Luginën e Preshevës të mos trajtohen si fqinj, pasi ata jetojnë në trojet e tyre etnike.- nënvizon deklarata për shtyp e cila mbyllet me apelin se “Vazhdimi i heshtjes së Tiranës zyrtarë do të na tregojë për të disatën herë gjunjëzimin e diplomacisë shqiptare në kundërshtim të interesave të shqiptarëve në rajon.”/shqiptarja

13 komente në “Aleanca Kuq e Zi: Tadiç provokoi shqiptarët, Tirana të mos heshtë”

  1. FERDEROVA says:

    MBAHU NENE MOS KIJ FRIKE-SE KE DJEMTE NE AMERIKE!
    HIDHUNI DJEMA SE KOHA S’PRET,
    DALENI DJEMA NA LA ZVARRE PER JETE!

    BRAVOOOOOOOO KUQ E ZI-JANE NGJYRAT QE CDO SHQIPTARE MBA NE GJI!
    MARATONA PO EC…NJE NENDOR I TRET NE 2012|

  2. vasilika says:

    Keto jane vetem perpelitjet e serbeve me Tadicin ne krye.
    Pavarsia e Kosoves nuk kthehet me mbrapsh. Le te ” lehi” tadici sa te doje.
    Per mendimin tim,prandaj edhe qeverite tona te Shqiperise apo te Kosoves heshtin sepse e dijne qe e verteta nuk kthehet mbrapsh dh qe nuk duan te bien ne pozitat e serbit.

  3. koli says:

    ca pret, shqiperin e ka kap klyshi serbit, do reagojn kta viktimat.

  4. endri says:

    mbroni te drejtat e shqiptareve brenda kufijve te Shqiperise dhe me pas mendoni o AK per ata jashte atdheut.
    perse asnje fjale per shqiptaret qe jetojne ne Shqiperi/A thua se nuk i shkelen te drejtat cdo dite,a nuk e sheh qe vriten ne diten me diell?
    perse nuk e thoni kete?perse?Apo gjoja jini patriote dhe me kete doni te shperqendroni vemendjen nga problemet e tmerreshme brenda Shqiperise.Turp qe luani me karten e Patriotizmit.

    1. LORA says:

      Keni nevoje vertet per deklarimet e ketyre pordhaceve te AK-se,apo jeni ne pritje qe interesave te tua ti dalin ne mbrojtje keta spitullaqe?????? Mua do me vinte turp ta coja edhe ne mend mbrojtjen e interesave te shqiptareve nga kjo krijese amorfe e pa identitet me emrin AK.Kjo krijese ka dale nga menga e dr.krimit per te retushuar, sipas ritualit te KOP-it te 2005-es,brekedhjerin e historise dr.krimin e banden-parti te tij.

  5. edmond leka says:

    Ore ketyre serbeve u duhet shkuar ne beograd dhe tja ngreme atje flamurin KUQ E ZI.

  6. bobi says:

    Ngrihuni ju mer politikan per cfare ju kemi zgjedhur te ziheni me njeri tjetrin ju o leshko te kombit shqiptare nuk kenu pik e turpit ju kan bo zap ca malazes e maqedonas nuk e keni i pik gjaku nuk e keni i pik nervi mer hale te ndyra eshte per tju var n litar njeri mbas tjetrit

  7. Iliri says:

    0 pusht-e-tarw e pulitikane! Si ua kane bo, qe e keni gelltite Gjuhen kaq keqas?! Nje Tadic I gjunjezuar j’u mban barkas o bretke te tredhur, barkas zhytas ne llum!! MeroBaze te lutem sh. , telendise se paku kete turp te rradhes!!! Ta mendosh, mire e bojne, e bojne beli si ngahere c’ pleh jane! Nje pyetje: cfare eshte denimi per tradhetaret?!!! S’ ka…arrore e gjelberosje qe tj’u jape aq gjeth sa te mbuloni turpet o Turpe!!! As per lloqe s’ keni k..e!!! Dhe kur e keni gati gremcin o Plehra: ”Serbi tadic qe I paralajmeruar!” Ja Presheva nje pellembeshe e ben,, po ju Kucedrat ( qe e mbani veten per vizionare, dizenjatore….Iskander), DIHET kush jeni!!! Zullumi keputet s’ trashmi AMA!!

  8. tana says:

    Tadiçi nuk flet kot: e ka Kalin e Trojes (dhenderin) ne Tirane.

  9. lori says:

    Nje pyetje do te doja ti drejtoja kesaj Aleance te K.!Si shpjegohet qe sa here qe i rrezikohet pushteti satrapit Sali ndizen kartat e nacionalizmave ne rajonin tone?A thua te jete rastesi se po te qe ndryshe ,pa nje Shqiperi te forte e stabile nuk do te mund te kete nje Kosove te fuqishme e te pavarur prej sllaveve.Mos ndoshta prandaj pengohet edhe Shqiperia 20 vjete per tu bere shtet i tille,e mos valle interesa edhe me keqedashese luhen?

  10. BERISHA LARGOHU. KUR DO TE NGRITEN SHQIPTARET KUNDER BERISHES??? says:

    C’pune ka Tirana me problemin e nje shteti te pavarur sic eshte Kosova?? Kjo eshte nje ulje qe i behet kosovareve, Kosova i zgjidhe vete punet dhe problemet qe ka.

    1. Edi Detroit says:

      Bl,ke 1 vit qe thua te njejten gje, nuk e di se cfare je, ben sikur se kupton apo si.Kosova eshte shtet i pavarur por eshte dhe ka qene pjese e Shqiperise.Vazhdon ben si budall, i bie fyellit ne nje vrime.Kosova ka qene krahine e Shqiperise si laberia, myzeqeja, apo Dukagjini, dhe do te bashkohet me Shqiperine.Vazhdon dhe e trajton Kosoven si nje krahine,qe eshte ne kaukaz dhe nuk ka lidhje me Shqiperine.Ka shume si ty e majta, prandaj nuk merr shume vota, dhe e kane etikuar si e majta antishqiptare.

      1. BERISHA LARGOHU. KUR DO TE NGRITEN SHQIPTARET KUNDER BERISHES??? says:

        Lereni se c’far ishte Kosova, sot Kosova eshte e pavarur dhe ka president e kryeminister. Edi Detroit, je thellsisht injorant i thelle duke mos e njohur Kosoven si te pavarur! Asnje shtet i botes nuk ka 2 presidenta or 2 kryeministra, kurse disa shqiptar injorat e trajtojne Kosoven si prone te Shqiperise. Kosova nuk ka nevoje per president te dyte or kryeminister te dyte, disa idota shqiptar mendojne qe kosova te qeveriset edhe nga qeveria shqiptare. Une respektoj shtetin e Kosoves dhe strukturat e saj. Per patriotizem, nuk behet patriotizem duke nderhyre ne nje shtet te pavarur sic eshte Kosova duke menduar shkatrrimin e shtetit te Kosoves per tu bashkuar me Shqiperine qe, nuk eshte shtet i pjekur ne te gjitha fushat!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje