Shpresë te Shpresa Beçaj për pak shpresë drejtësie

7 Janar 2012, 21:59Politika TEMA

Nga Bledi Mane- ‘Public Enemy’

facebook.com/bledi.mane

 

Me Dekretin nr.5709 datë 08 maj 2008, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë zotit Bamir Topi, na qenkërka dekoruar me Urdhrin “Naim Frashëri” i Artë gjyqtarja e karrierës Shpresa Beçaj.

Një nga urdhrat më të lartë honorifikë që kjo Republikë u jep shtetasve të saj për merita dhe kontribute të spikatura.

Pra kuksiania bukuroshe që sot drejton Gjykatën e Lartë të vendit tim dhe tuaj na paska të varur në gjoks a në muret e banesës së saj dekoratën me flori safi (do zoti nuk e ka shkrirë dhe e ka bërë unazë) me imazhin e iluministit frashërlli.

Ky shërbim i është bërë si shpërblim i punës së saj dhe kontributeve që i ka dhënë drejtësisë qysh nga viti 1983 kur filloi punë si kryesekretare e gjykatës së Gramshit e deri më tani që bën ligjin si kryegjyqtare kasacioni.

Shpresa Beçajn e njoh për herë të parë kur në shkurt të 2002-shit më ndryshoi masën e arrestit nga burg pa afat në arrest shtëpie. Ishte koha kur zonja Beçaj gjykonte pranë Apelit të Tiranës ndërsa unë bëja namin aeroporteve të Perëndimit. U tregua profesioniste e vërtetë sa nuk ndyu karrierën dhe duart nga ndonjë bakshish që ia afruan boss-ët e mi, por e argumentoi aq bukur ndryshimin e masës sa mua mu duk vetja si nëpër gjyqet amerikane ku “fair trials” kthehet në art të logjikës së ftohtë e aspak emotive.

Herën e dytë dëgjova për zonjën Beçaj gjatë vitit 2008 kur u propozua dhe u votua kryetare e Gjykatës së Lartë dhe mu atëherë kur drejtësia e këtij vendi vazhdonte rrokopatjen me shpejtësi skëterrë drejt tribalizmit, ndeza një fije shprese sepse mosha dhe karriera e Beçajt do të kontribuonte modestisht në kurbën që duhet të marrë drejtësia.

Herën e tretë emri i Shpresës u lakua nga langoi Ilir Meta në videon e famshme me Dritan Priftit. Në fakt nuk ishte thjesht lakim, por përdhunim i posteve publike, favoreve familjare, kontrabandës së influencave dhe ryshfeteve tashmë lakuriqe. Kryegjyqtares i kërkohej favor në një çështje civile gjyqësore ndërpalëshe, ndërkohë që vajza e saj ishte shpërblyer diplomatikisht nga ish ministri i Jashtëm Meta me vend pune në ambasadën tonë në Vienë (çohu Otto Von Habsburg nga varri).

Deri më 16 janar të këtij viti të ri, emri i Shpresës së Kasacionit do të përmendet më shumë sesa emri i Ylli Pangos dhe mbërtheckave që nuk zbërtheheshin. Do të përmenden, përgojohen e komentohen jo sepse surprizat po shfaqen në horizont, por sepse kapitullimi që po i bëhet drejtësisë së këtij vendi evropian vuloset përfundimisht edhe në shkallë hierarkie. Zullumet dhe pisllëqet orientale të miksuara me kanune e sherihate që nisin nga gjykatat e shkallëve të para do të damkosen me vulën e 16 janarit kur megjithëse e diel, Iliri i lësëisë do të dalë para mikrofonëve të trashur të medias së Tiranës e do të zgërdhihet për daljen i pafajshëm nga gjithë kjo sagë e kristaltë vjedhjesh.

Atë të diel të ftohtë janari megjithëse Shpresa nuk do të jetë as në zyrë e as duke relatuar çështjen e shumëpërfolur, Shqipëria do të këputet e plagosur mbi tokë duke vjellë gjak nga leva e çdrejtësisë që do hajë pas koke.

Shpresa nuk do të jetë në zyrën e saj pranë rrugës “Muslim Shyri”, por tashmë e di qartë që drejton një nga gjykatat më kuplara të kontinentit ku drejtësia zhbëhet në varësi të ngjyrës së kartëmonedhave dhe favoreve të politikës.

Si ish i dënuar dhe burgaxhi i rafinuar me padrejtësitë e drejtësisë sonë i sugjeroj madamës kuksiane të kasacionit që atë të diel të ftohtë janari të provojë tre mundësitë e larjes edhe të mëkateve të kolegëve të saj rrobëzinj:

1-të marrë ndër duar si murgeshat katolike kryqin me Jezus kryqëzuar, dekoratën me fytyrën engjëllore të Naimit e të falet, lutet, rrëfehet e të premtojë për më shumë drejtësi në ditët që vinë.

2-ose të shkojë te Ambasada Amerikane të kërkojë ndihmë e porsi paraardhësi i saj Zef Brozi t’i arratiset këtij vendi e këtij regjimi.

3-ose të shkojë të shfryjë e t’i qajë me llahinka mbi varrin e mbuluar rishtas kolegut të saj prokuror Xhevat Hana:

-Falna Xhevat që me poshtërsitë e pacipa dhe korrupsionin tonë të pafytyrë të shkatërruam punën, të helmuam gjakun, të groposëm jetën…

22 komente në “Shpresë te Shpresa Beçaj për pak shpresë drejtësie”

  1. homeri says:

    Nuk mund te rrishe pa e pergezuar BLEND MANEN per stilin e tij te te shkruarit , proteste e thell shpirterore per kete GERDALL SHTET me gerdallat qe kemi ne drejtimin e institucioneve— Por jam shume kurioz per menyren e pafajsise se METES nga gjykata e larte se si dota argumentojne ata por deri ne 16 janar do te kemi gallat do dalin me perpara sahan lepiresit ne televizionin klan per te ushqyer trushpelaret ne besnikrin e GERDALLES

  2. loni says:

    nuk ka shanc qe ajo te denoj ilir meten,,,eshte e sigurt qe do tja fusi dritan priftit per montazh,,,mos keni shprese nga kjo shpresa se eshte maloke dhe te gjithe maloket jane si derrat me te njejten tyri te PABESE qe sa del nga shpia te vrasin mbrapa kraheve,,,ke ka denuar kjo shpresa nga politikanet qe i ngeli ilir hajduti,,,kjo e ka bere mut gjykaten,perse mos ta beje edhe kete here te bie edhe ere mut,,,prandaj te dashur shqiptare mos keni shprese nga kjo shpresa se do te denoj ilir meten,,dritan prifti eshte e sigurt qe do ta haje nga kjo shpresa,,,prandaj ruhuni per veten tuaj se kjo shpresa ju merr gjakun ne vetull,,kurse politikaneve i merr ne goje kallamin e sheqerit,,,

    1. albana says:

      Cileve shqiptare u ben thirrje, o i mjere?
      Nuk te shkon mendja se duke zbritur “maloket”, si i quan ti, mbetesh vetem me llojin tend, qe e gjeni kenaqesine tek fyerjet ndarese dhe percarese te kombit. Nuk lartesohesh duke shpikur inferiore mbi baza krahinore, por duke ndricuar mendjen tende, te pakten me disa mesime historike dhe duke mesuar te shkruash shqip.

    2. Reni says:

      Loni, nuk paske mësuar kurrë asgjë lidhur me induksionin logjik as deduksionin logjik; fakti që ka ca profile të ulëta veriorësh në drejtim të qeverisë dhe drejtësisë, nuk të jep të drejtë të përgjithësosh mbi bazë krahinore. Duke qënë verior,malësor (jo “malok”,siç përbuz ti),këta tipa i përçmoj po aq sa ti, ndoshta më shumë! Por nuk e ndihmojmë kauzën e drejtë të Dritan Priftit, duke ndyer llogoren tonë të përbashkët të luftës kundër këtyre monstrave që po mbajnë peng të sotmen dhe të ardhmen e këtij vendi.

  3. E.H says:

    E mor Bled Mane sa e trishte qe do jete ajo e diel… jemi nje fije floku larg shpreses per nje fije liri…per pak drite dhe … dhe Shpresa do e mbysi shpresen tone … Gjithsesi nje bravo per prokurorine , te pakten i pati kellqet te bej dicka kunder Salidafit !

  4. ermir says:

    mos e perserit kaq shume se nga eshte se kthehesh tendecioz dhe perderisa po flet per drejtesi, kjo gje nuk eshte e drejte…

  5. VERONIKA says:

    zt.MANE ,ju mendoni se ajo do jap llogari ndonje dite???sa kane dhene te tjeret.po qe per ne ka 100vjet jete ajo dhe shume si ajo.po mua me pelqen fakti,se aty te llumi qe eshte zhytur,pas pak kohe e helmojne vete njeri-tjetrin.jepi ca kohe ,dhe pak se do e gjeje nga te ngjashmit e saj.METEN do e denoje,po jo ajo,ka kohe qe dikush tjeter ja ka prere bileten.ishalla behet e gjalle AMERIKA se ka kohe qe po kerkon ekstradimin e ktij plere,se andej ja tregojne mire zgjedhjen e qelise.

  6. raimondi says:

    Kur prokuroria jep 2 vjet per ate lloj krimi, domethene qe Gjykata ta nxjerre te pa-fajeshem

    Pra Shpresa nuk ka se si ta denoje Meten ne kete rast kur prokuroria i jep nje denim simbolik

    –Ndaj ,ju socialistat mesojini njecike keto regullat e pashkruara te gjyqesorit ,
    se po lini koqen e namit

    —— Le qe ca them dhe une –ju nuk dini ato qe jane te shkruara dhe jo te kuptoni keto qe jane te nenku;ptuara

    —O socialista sipas meje ju duhet te qendroni akoma ne opozite ,se jeni shume te Pa -afte

    1. te them une says:

      mjafton nje dite burg te kerkoje prokuroria dhe ska nevoje per me teper. mjafton fakti dhe liqua juaj eshte plesht bythe. pastaj liqon se gjykon shpresa (me sa eshte folur). liqos i ka marre muti shalet dhe vjen ere aq shume sa vetem matrapazi braho apo ndonje si puna e tij i rrine afer (jane i njejti mut ndaj su ben pershtypje era e tjetrit)

  7. Alban says:

    Kjo rraca e gjyqtareve tek ne eshte lloj sekti qe i falen vetem parase. Jane me gjak te ftohte si krokodilet dhe gelltitin si lubi llomkat e gjakosura. Me nje te rene te lapsit futin ne burg gjynahqaret per nje celular dhe lene te lire shushunjat qe i pine gjakun ketij populli.
    Zoti dhente drejtesi mbi te gjithe keta.

  8. astrit says:

    Bledi. Eshte hera e pare qe ben nje gabim, vetem se kete here teknik. Data 16 eshte e hene dhe jo e diele

  9. genci says:

    ky vend eshte i teri i mbushur me salinj ,lula ,ristane,kosovraste,mete,medinj,pango,se keshtu e katandisi vendin tone ky maskara .do zoti dhe ngrihet ky popull perembi germadhen sketerre,permbi hajna embi lejfenin qe po na le pa mend me demagogjine e tij.ngrehu o popull dhe veru rruspen ketyre dhe sashenkave ,ndreceve te gjykatave!

  10. jani says:

    Ne jug perdoret nje shprehje popullore: “Qymyrigjithmon eshte qymyr. Po indenje prane, edhe po nuk te dogji, ai do te te nxije”
    Une nuk kam asnje ide se si eshte zonja Brcaj, por edhe ne se eshte e paster, ajo prape do dale e nxire, se ka ndenjur prane qymyrit, ILIRIT!
    S’ka cte beje, e zuri taksirati, ne se edhe vet nuk eshte e tille?!

  11. Landi- Sverige says:

    Bledi. Ne Shqiperi te jesh i ndershem eshte lluks. Te punosh me ndershmeri quhesh idiot. Fatkeqesisht eshte vendi me i degraduar ne bote. Duket sikur njerezit aty kan ardhur nga ndonje planet tjeter ku funksionojne me rregulla te panjojtura per qyteterimin boteror. Te kesh shprese nga shpresat e sistemit eshte nje utopi. Shpresat jan si ato kafshet e egra qe i afrohen nje peme plot me fruta, ngrene njeren kembe te bejne shurren tek trungu i pemes, pastaj kthejne bythen kruhen me trungun per te lene eren e tyre, me pas afrojne nocken per te nuhatur ate qe leshuan dhe mendojne se jo vetem pema me fruta, por e gjith zona rreth e rrotull ju takon. Kjo eshte ‘llogjika’ e tyre. Pra, Bledi, cila eshte zgjidhja? Te presim te na shkaterrojne enderrat, te na helmojne gjakun, te na groposin jeten?

  12. indritus says:

    YOU’LL NEVER WALK ALONE

    1. indritus 2 says:

      HE ISN’T ALONE. THERE ARE A LOT. JUST A SPARK NEEDED!

  13. saimir says:

    Teme plage. Stil i te shkruarit teheqes

  14. nuk duhet drejtuar shigjetat e komenteve te kryetarka, po te sistemi shteteror krejt i kalbur moralisht, i cili ne krye te posteve vendos thjesht tentakulat me te bindura,… po koka nuk pyet per tentakulat apo emrat e tyre pasi sic dihet nje kembe e prere te oktapodi zevendesohet kollaj me nje tjeter. VETEM KUR TE KERKOJM MORAL NE QEVERISJE, TE MOS LEJOJM ME KORRUPSION, PERFITIME FAMILJARESH, VENDE PUNE MILITANTESH, TE KERKOJME LLOGARI PER INVESTIMET ETJ ,, VETEM ATEHER DO NA DREJTOJNE TE VLEFSHMIT, NE TE KUNDERT NESE NGRIHEMI VETEM SE U VODH VOTA, E PASTAJ KUR VRITEN NJEREZ NE STEPEMI,,, KJO S’KA ME SHPRESE !

  15. Thana says:

    Te lumte goja.
    Po u be Meta KURBAN I INEGRIMIT, atehere do te themi te gjithe qe me te drejte LSI-mavrija paska pasur te drejte qe u quajt PARTI E INTEGRIMIT.
    HALLALL!

  16. FEDE says:

    ME IDET MERREN TE MEDHENJTE,ME NGJARJET TE MESMIT,ME NJERIUN TE VEGJELIT!mencuriaPSE U KATANDISEM KESHTU!?KJO ME SHQETESON MUA…SI MUND TE NDRYSHOJEM GJENDJEN E MOCALIT-TA NDERROJME UJET E ELITES ME ATE TE MALIT!

    TRU I DEFORMUAR PERJETE-JA CNA BERI DIKTATURA O NJERZ!LARG DIKTATURAVE E TIRANIVE…QE NA HAN GJIGANDET TANE…o populli im qe nxjerr LIDER E GJENI per boten mbare,pse ne token jote mba xhuxhmaxhuxha e te perdale?

    UNE KURE S’KAM DASH ATDHEUN TIM KESHTU….E DOJA ,E DUA SI VENDI ME QYTETARE NE BOTE,ME NJEREZOR-VIM NGA LASHTESIA DHE PLOT E PERPLOT ESHTE HISTORIA…KEMI 100 VJET COPE -COPE MBETUR…per merita te kujt thua?!ja dhe tani qe kete dite te shenjte -per te bere nje nendor te tret ASKUSH NUK E DO …NE DJALL POLIKTIKANET ,DEMAGOGET E TRADHETARET!DIELLI NUK MBULOHET ME SHOSH!JA SHESHI JA MEJDANI ..TA TUND KUSH ESHTE KAPEDANI-ME DIJE E ME FORCE NE DO BASHKOJME KOMBIN TONE!

  17. kastriot says:

    ju qe shkruani pa ditur se kush eshte ne te vertete Z. Shpresa Becaj pse nuk shkoni te ja thoni ne sy keto gjera?,por fshiheni pas kompjutrave te juaj,apo ju vret e verteta se e dini shume mire se kush eshte ajo!!!pos e ditet ua tregoj une se kush eshte’ ajo eshte nje nene e mrekullueshme, nje bashkeshorte e mrekullueshme dhe nje gjyshe e papare. more njerez kijani inatin por jepini hakun se nuk eshte nje nga ato qe ju e komentoni; por, ajo eshte nje grua qe e ka fituar karrieren e saj me ndershmeri dhe merita te saja se ka plot tridhjete vite qe punon ne drejtesi dhe me ato pislliqe qe juve shkruani more te fa ide dhe te pa fe, se vetem njeri si puna juaj mund ti thote keto gjera, mendoni pak more njerez se ajo mund te jete nena , motra apo gruaja juaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje