Vetëvendosje, përforcime nga Shqipëria për barrikadat e 14 janarit

8 Janar 2012, 18:11Politika TEMA

Autobusët nga Tirana nisen në datën 14 janar, në ora 7:00 të mëngjesit, në sheshin “Skënderbej”,para Pallatit të Kulturës, ka qenë statusi i udhëheqësit të  Sekretariatit për Komunikim me Media të lëvizjes “Vetëvendosje”, Erzen Vraniqi, i vendosur në rrjetin social Facebook të shtunën, njoftojnë mediat kosovare.

Njoftimi ka qenë i dedikuar për të gjithë ata të cilët konsiderojnë se duhet të bëhen pjesë e aksionit të “Vetëvendosjes” për mbylljen e kufirit me Serbinë te Dheu i Bardhë dhe në Merdar më 14 janar konform paralajmërimit të këtij subjekti në funksion të, siç llogarisin ata, mbrojtjes së mocionit të Kuvendit të Kosovës për reciprocitet të plotë me Serbinë pas moszbatimit të tij nga Qeveria e Kosovës.

Sekretari organizativ i lëvizjes “Vetëvendosje”, Dardan Molliqaj, ka folur dje për përgatitjet e subjektit të tij për 14 janarin. Ai ka konfirmuar pjesëmarrjen në të edhe të qytetarëve të Shqipërisë.

“Kanë filluar organizimet edhe prej Shqipërisë për të ardhur më 14 janar në Kosovë. Shumë qytetarë atje kanë shprehur dëshirën për të qenë në Kosovë atë ditë. Ne do ta kemi një vizitë gjatë javës në Shqipëri dhe atëherë do të mund të marrim vesh se sa veta do të vijnë”, ka thënë Molliqaj.

Kjo lëvizje thotë se nuk frikësohet  nga plani operativ që ka përgatitur Ministria e Brendshme e Kosovës për parandalimin e bllokimit të këtyre pikave, raportojnë mediat kosovare.

11 komente në “Vetëvendosje, përforcime nga Shqipëria për barrikadat e 14 janarit”

  1. Rilind says:

    E kuptoj qe eshte levizje simbolike por eshte shume e gabuar dhe pa kuptim. Populli i Kosoves eshte ne gjendje vete t’ua dale mbane serbeve sot per sot.

  2. Mare says:

    Organizatoreve te Vetevendosjes I sugjeroj te jene te qarte ne qellimin, axhenden e tubimit po edhe logjistiken perkatese; pse I lane gjanat ne tym?!

  3. BUTERFLY says:

    VV JU LUMTE PER KETO VEPRIME PATRIOTIKE.JAM DAKORD QE DHE SHQIPTARET E SHQIPERISE TE JENE SE DHE KOSOVA ESHTE SHQIPERI.NE JEMI NJE KOMB JO DY , KEMI NJE EMBLEME JO DY , KEMI NJE GJUHE ATE SHQIPEN KEMI NJE PREJARDHJE ILIRO-PELLAZGE.SHQIPTARE ASNJEHERE SDUHET HARRUAR MASAKRAT ESERBISE.AJO ESHTE NJE ULKONJE E VJETER.JA SE SI IA HODHI TADIC KUR DEKLAROI SE ESHTE FETARE DHE DEKLAROI KOSOVA ESHTE SERBI.AI ESHTE NJE IDIOT QE SE KUPTON QE KOSOVA ESHTE SHQIPERI .ME SERBIN SE DALLON ASGJE VEC AVENTURA QE I BENE 1913 QE E SHKEPUTEN ME FORCE NGA TRUNGU AME.SE SHPEJTI NE NJE BASHKIM KOMBETARE NE KETE 100 VJETOR PAVARSIE SI KOMB SHQIPTARE JO SI SHQIPERI.SE SHQIPERIA U KRIJUA SI SHTET DUKE U BASHKUAR 4 VILAJETET.

  4. Jemi Nji says:

    Po I lejoj vehtes t’ terheq vemendjen Spahiut& Kuq-e-Zi-njve te shprehen publikisht per bashkepjesemarrjen; I lutem Temes te beje ndermjetesimin, gjithnje publik; qe mos kemi moskuptime, deshtime, flm. 2. Ne fakt une prisja nje koment te shpejte prej Spahiut, perfshire cfaqje vendimi per pjesemarrje. Nese Nuk bejme dot nje manifestim bashke, merret me mend sa mund te merremi vesh per Pune te medha. Uroj bashkeveprim te suksesshem!!!

  5. ''evgjitngrenesi'' says:

    bravo u qofte .me bashkpunim ndershqiptar do te zgjidhen te gjitha problemet.

  6. drini says:

    Jemi dakort me ardhe e me iu bashkue ketij tubimi per me bllokue kufirin prej Serbeve ne daten e caktueme 14 Janar,por do te doja te dija a keni me ardhe edhe Jue me daten 21 Janar me i bllokue kufirin Salis ketu ne tirane pasi te dy palet te njejtin armik kemi,e se te dy i sherbejne padronoit te tyne.

  7. SaliaPriTropoje says:

    Me 21 Janar 2011 ju shqiptaret e Kosoves me urdher te Sali Berishes shtite mbi vellezerit tuaj ne Tirane.Me 8 Maj 2011, 7 mije kosovare u bene perseri vegel e Berishes ne manipulimin e zgjedhjeve te Tiranes. Sot me paturpesi kerkoni ndihme.

  8. Denis says:

    O ruani mendt e kokes nga budallalleqet

  9. plaku says:

    Jam i bindur se kjo histori do te jete nje flluske sapuni. Lereni more vellezer KFORIN te beje punen e tija dhe mos beni lojen e serbeve ultranacjonaliste.

  10. Dasareti says:

    Shqiptaret e Kosoves,jane mjaft per te kryher kete pune dhe nuk do te ishte e nevojshme qe te shkonin Shqiptare prej Shqiperie,”Maqedonie”,Mali i Zi etj.Jo pse shqiptaret e tjere nuk e kane per detyre qe te mbrojne interesat e kombit kudo qe jane ato,por situata(politikisht)nuk eshte aqe e favorshme dhe ne interes te kombit ne keto momente dhe Shqiptaret e Kosoves mundet ta bejne perbukuri vete kete”pune te Vogel”.Ne kete menyre,do te evitoheshin akuzat per”nacionalizem Shqiptar”.

    1. xhoni says:

      Keto nisma ultra nacionaliste te VETVENDOSJES jane te gabuara politikisht dhe do te jene kundervenie te faktorit nderkombetar!!!VETVENDOSJA KA RENE NE GRACKEN E SERBEVE dhe perfshirja e PARAMILITAREVE nga Shqiperia eshte vetem me nxitjen e serbit Berisha per te krijuar incidente qe nuk do zgjidhin asgje!!!Fajin per kete situate nuk e kane kamionet serbe qe vijne ne kufi,por SERBET QE UDHEHEQIN NE SHQIPERI E KOSOVE!!!Merruni me ata e jo ME MULLINJTE E ERES SI DON KISHOTI I MANCES!!!!Sali Berishja serbet i ka ulur kembekryq ne krye te qoshes,ndersa ju shkoni e ulurini kunder ca kamioneve ,qe me e shumta nuk do te kalojne kufirin e asgje me teper!!!Por ju nuk do rrini aty tere jeten,ndaj ata prap do kalojne ne qejf te tyre!!!KJO NUK ESHTE ZGJIDHJE POLITIKE DHE E ZGJUAR ,POR INATCE!!!Nuk zgjidhen FSHATCE PUNET E MEDHA TE POLITIKES ,por me MENCURI!!!!MBLIDHUNI E RRETHONI QEVERITARET E KOSOVES DHE SHQIPERISE,qe nuk BASHKERENDOJNE PUNET E TYRE PER INTERESAT E KOMBIT,por Berisha behet mik me serbet kur serbet kane ARMIK VELLEZERIT TANE KOSOVARE!!!MOS BINI NE GRACKEN E SERBISE,VELLEZER KOSOVARE!!!AS Sali Berishes mos i besoni se ai eshte me serb se serbet!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje