Dy jetimë në kërkim të drejtësisë për baballarët

9 Janar 2012, 13:17Politika TEMA

Saga e Rezart Hanës dhe Ardian Hoxhës, të bashkuar në dhimbje për të zbardhur të vërtetën e vdekjes së baballarëve. Vdekjet misterioze që po trondisin dy të rinjtë

Ata janë të dy djem të shkolluar mirë, që njohin jurisprudencën dhe që kanë një qëllim të përbashkët: të zbardhin të vërtetën për vdekjen e baballarëve të tyre.

I pari është djali i Remzi Hoxhës, personit që u vra nga Shërbimi Informativ. Ardian Hoxha studion në një shkollë private në Kosovë, por është një luftëtar i vendosur për të çuar deri në fund drejtësinë. Së fundmi është përfshirë në polemika me drejtuesit e Gjykatës së Lartë, që janë nën akuzë se kanë mundësuar që Ilir Kumbaro, i akuzuar për vrasjen e Remzi Hoxhës, të arratiset pa lënë gjurmë. Së fundmi, historia e hetimit për vdekjen e babait të tij është koklavitur shumë. Prokurori që po e hetonte ngjarjen ka vdekur nga një sëmundje misterioze. Por nuk është ai i vetmi person që ka lidhje me këtë ngjarje që vdes në mënyrë misterioze.

“Është shumë e çuditshme se si vdesin ‘papritmas’ personat, qoftë në anën e të implikuarve në krimin ndaj babait tim, apo edhe në anën e atyre që e luftojnë atë. Nuk jeton më Bashkim Gazidede, ish-kreu i SHIK-ut në kohën kur u rrëmbye prej këtij institucioni babi im. Po ashtu, pak vite më parë vdiq në rrethana enigmatike, ndonëse u tha nga sëmundje e pashërueshme, Pirro Visari, ish-funksionar i SHISHit në kohën që ai drejtohej nga Fatos Klosi, personi që u mor me hetimin  nga ky institucion të çështjes së tim eti. Të gjithë e kujtojnë vdekjen pas disa ditësh qëndrimi në spital të gjyqtarit Xhelal Elezi, i cili pësoi hemorragji cerebrale në sallën e gjyqit, njeri i nderuar dhe me integritet. Po ashtu, nuk jeton më Ylli Xhaxhika, mjeku i cili ia kishte shëruar plagët babait tim teksa e kishte parë atë në gjendje tejet të mjeruar shëndetësore. Në fund, them me bindje se humbëm një njeri të përkushtuar ndaj profesionit të vet, prokurorin Xhevat Hana, për të cilin as nuk e dinim që ishte i sëmurë. Kjo është e trishtueshme dhe e çuditshme njëkohësisht”, thotë për Shqip Ardian Hoxha.

I dyti është Rezarti, djali i Xhevat Hanës, prokurorit të ndjerë. Nesër në Shtëpinë e Ushtrisë do ketë homazhe në nderim të tij nga ora 11:00. Por i biri, që studion juridik, nuk do rreshtë së kërkuari drejtësi për një vdekje misterioze.

“Babai, është sëmurë papritur në fillim të muajit dhjetor. Kishte disa ditë që ankohej për dhimbje të forta të këmbëve. Fillimisht ai dhe ne menduam se dhimbjet i vinin nga rishfaqja e një reumatizme të vjetër. Por në datën 12 Dhjetor, pati edhe një hemorragji të papritur të brendshme. Shkuam urgjentisht në Spitalin Nënë Tereza. Kujdesi i mjekëve, faktikisht ka qenë maksimal. Kur panë gjendjen e tij, u alarmuan. Pas ndihmës së parë i bënë të gjitha analizat. Ne të shqetësuar, kërkonim të dinim se nga se vuante, por ata nuk na jepnin dot përgjigje. As ata, nuk e kuptonin dot shkakun e kësaj sëmundje të papritur. Kjo ishte edhe arsyeja që atë natë, ata na thanë se babai duhej dërguar urgjentisht jashtë vendit, mundësisht të nesërmen… Këtë sugjerim, siç janë edhe procedurat, ja përcollën zyrtarisht edhe Ministrisë së Shëndetësisë. Por nuk ndodhi asgjë. Asgjë. Zvarritje pa kuptim, vetëm vërdallisje dhe llafe: Jo po procedurat, jo duhet kohë të gjejmë një klinikë të mirë…ndërkohë gjendja e babait keqësohej përditë,” thotë Rezarti për Shqiptarja.com.

“Babai, nuk u ankua në asnjë çast. Kur e kuptoi se çfarë po ndodhte me Ministrinë e Shëndetësisë, pashë që u trishtua më shumë, sesa u mërzit. Nuk bëhet fjalë se ai është prokuror i njohur, por siç thanë edhe mjekët në gjendjen që ishte ai, shteti duhet të ndihmojë çdo qytetar. Të them të drejtën, kur mjekët nuk dinin çfarë diagnoze të jepnin, jo vetëm unë por edhe familjarët e tjerë dhe miq të babait, dyshuam se kjo sëmundje e papritur, kishte të bënte me procesin e “Remzi Hoxhës”. Të gjithë e dinë se ai hetim dhe gjyq i gjatë, është shumë i komplikuar dhe me interesa njerëzish të pushtetshëm. Madje doja të njoftoja edhe median fillimisht, por u tërhoqa, derisa të thoshte fjalën e saj mjekësia,” vijon më tej i biri i Hanas.

Historitë e këtyre djemve nuk janë ndryshe nga shumë histori në këtë vend, ku shteti të vret dhe përpiqet të zhdukë çdo zhurmë.

13 komente në “Dy jetimë në kërkim të drejtësisë për baballarët”

  1. arber says:

    vrasje pas vrasje vetem per te mbuluar krimet e sali berishes dhe familjes se tij kriminale, te perfshire edhe ne ballkan me serbet…berisha po kryen misionin e tij antikombetar prej me shume se 2 dekadash, dhe me vjen inat kur disa KOSOVARE injorante e quajne patriot i cili furnizoj me arme e nafte MILLOSHEVICIN

  2. tomori beratit says:

    O POPULL.Shqiperia tani eshte e mberthyer nga KRYE MAFIA qe asgjeson çdo gjurme krimi dhe eleminon çdo deshmitar ose QYTETAR qe kerkon drejtesi ne kete vend.Kjo eshte VDEKJA e ketij vendi.Dite me te zymta shihen ne orizont dhe opozita -Pall Ariu-

  3. fule says:

    Duke ja vonuar transferimin 2 jave, eshte njesoj sikur ta kene denuar me vdekje. Prokuroria te pakten kete rast te nis nje hetim … se eshte turp dhe gjynah i zotit

  4. elinor bahiti says:

    Qe i ndjeri Hana te varroset pa iu bere nje autopsi jashte shtetit, ky do te ishte nje gabim i madh. Vetem nje autopsi e paanshme do te tregonte me siguri nese ka ndonje substance te huaj ne trupin e prokurorit.
    Ma kujtoni pak, si thote Rama – “do ta mundim saliun me nje votim masiv” eee? hah; endrra ne beze Ed Rama!

    1. rroku says:

      Hi Lin Bahiti
      Paske fillu me i marr vesh ma mire punet. Si ishte ajo per Edin Ha,ha, haaaa.
      Me gjithe mend kujto se vdekja e te ndjerit Hana eshte nje “Konspiracion i madh” kunder tij?
      Jo more zotni, eshte nje pjese e medias qe e fryen dhe i jep nuanca misterioze me qellime te caktuara. Te jeni i sigurte qe diagnoza e tij eshte e percaktuar, qofte hemorragji qofte kancer i fshehur, edhe nese nuk eshte percaktuar ketu ne vend, ne spitalin Italian e kane percaktuar me siguri shkakun e vdekjes dhe diagnozen, sepse e kane me ligj te percaktojne diagnoze edhe nese familjaret nuk duan autopsi, atje behet autopsi. Dhe e dini perse, sepse spitalet atje jane biznese private dhe i ruhen shume proceseve legale te mundeshme dhe demshperblimeve qe i cojne ne katastrofe financiare.
      Ndjese paste i ndjeri dhe ti rrojne femijet.

  5. Drini says:

    E beri listen goxha te gjate salo maloku, ju ka marre mire doren vrasjeve per mbulim krimesh. Te shohim kush e ka radhen tani.

  6. Duka i Modh says:

    Degjoni kur te shkoje ne boten tjeter Ilir Kumbaro…

  7. Kuje says:

    Te dashur djem, nderim per dy prinderit tuaj, kurajo dhe mencuri, nje keshille o bir I Hanes: siguro krahe pastaj bej si djali te ndjerit RemziHoxha; vo qe ky ka nje familje e rreth te fuqishem, pa ja del. Ec ngadale e sigur bir, kete do edhe babai yt!. J’ u ndodhen prane shume, shume te mira mbas sot e ngushellime bir!! Nje keshille: se pari ajo qe tha simian me Lart, disa autopsi, te sigurta !!!

  8. tani says:

    Te nderuar djem, po ju kujtoj urimin zyrtar te Sali Berishes ne Kryeministri ne prag te vitit te ri 2012. Aspak ne pershtatje te momentit, kryeministri e lavderoi Petrit Vasilin per “sukseset” e arritura ne mjekesine tone skandaloze, Suksesi i vet[m qe helmimi i prokurorit trim Xhevat Hana. Per mua, Petrit Vasili eshte bashkepunetor ne vrasjen e tij.

    1. rroku says:

      He mo Tan trapi.
      Po c’ne ministri Vasili more i shkrete?
      Po kush shkoi i pari tek tjetri, Vasili shkoi ne shtepine apo punen e Henes, apo Hena i gjore, pasi u semure, shkoi tek spitali Vasilit.
      Llogjika e gjerave zhvillohet bazuar ne ligjet shkak-pasoje-shkak.
      Ku eshte llogjika juaj ne ato qe shkruan?

      1. tani says:

        rrok, perderisa nuk eshte zbardhur autopsia dhe perderisa familja e te ndjerit Hana nuk eshte e sqaruar publikisht mbi vdekjen e papritur te birit, burrit dhe babait te saj, hamendjet e helmimit, infektimit alla Putiniane do te hidhen si variante te veprimtarise kriminale ruso-serbo-tropojane. Perse Petrit Vasili dhe Shefim i Madh i Shqiperise nuk e nisen urgjent atje ku thane mjeket tane nje Prokuror te shkelqyer profesionist, i ndershem; nje njeri ne ekstrem i ndershem, pasi kur te tjere juriste e pushtetare kane miliona euro neper bankat e huaja, ai nuk kishte asnje leke per te kryer nje vizite rutine laboratorike jashte shtetit.
        Kjo eshte llogjika ime kur shkruaj si nje profesionist ne fushen e gjykimit.

  9. toke nasari says:

    degjoni o femije ose djem te viktimave VETEM GJYQESIA I LANE HESAPET ME SALIUN PO SU SHUAJT AJO LLOJE RACE E NDYRE JU KURE SKENI PER TE PARE DREJTESI VEPRONI PA JU ZHDUKUR DHE JU MERNI HAKUN E BABALLAREVE JO TE SALIU TEK TE VEGJELIT E FAMILJES NE FUND LERENI KROMENE ZEZE.
    .

  10. brigada8s says:

    mos rini indiferente se neser e sigurte qe ju vjen radha.!Mbeshtetje per 2 familjet e respekt per ata te dy qe sjane me

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje