Ngjarja ka ndodhur 30 minuta pas mesnate në familjen Allkushi. Tre të rinj, të maskuar e të armatosur, kanë thyer xhamat e një prej dritareve të banesës private dhe kanë hyrë brenda. Në banesë ndodhej Haki Allkushi, 89-vjeç me bashkëshorten, të cilët kishin pak orë që ishin shtrirë për të fjetur. Një nga grabitësit, ka nisur të dhunojë çiftin e të moshuarve, ndërsa dy të tjerët kanë filluar të kontrollojnë banesën.
Pasi kanë marrë 3 milionë lekë të vjetra dhe një armë gjahu, çifte, ata janë larguar nga porta kryesore e banesës duke lënë të gjakosur çiftin e të moshuarve. Familjarë të tyre, të njoftuar nga vetë ata, kanë transportuar drejt urgjencës “Stefan Mekshi” të Sarandës, Haki Allkushin me bashkëshorten. 89-vjeçari është shtruar në repartin e reanimacionit në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Forca të shumta policore kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet.
Dyshohet se autorët janë banorë të fshatit Gjashtë dhe ndoshta kishin kohë që e studionin banesën për ta grabitur. Për shkak se kanë qenë të maskuar, të moshuarit nuk kanë arritur t`i identifikojnë grabitësit. Policia vazhdon hetimet për ngjarjen, ndërkohë që ka shoqëruar në Komisariat disa persona të skeduar penalisht.
Viti i Ri ka nisur me një serial ngjarjesh të rënda në rrethin e Sarandës. Në ditët e para të 2012-ës janë shënuar disa grabitje e një shpërthim eksplozivi. Një butik u shkatërrua me tritol në qendër të Sarandës, ndërkohë që dy ditë më parë, disa grabitës çanë kufirin shqiptaro-grek e pasi grabitën 88 krerë bagëti në Sajadhë të Greqisë, i sollën ato deri në afërsi të Butrintit./ora-news
po jetojme ne shqiperi more qyqare perse nuk i blindoni me hekura dyer e dritare………
pune korrakesh,keta plehra grabisin perdite pleq dhe gra te moshuara ne Greqi,,,,per 40 evro