PS mbledh krerët e rretheve, e quan 2012-ën një vit elektoral

11 Janar 2012, 19:35Politika TEMA

Vendimi: PS do të mbështesë mbledhjen e firmave për referendumin kundër importit të plehrave

Partia Socialiste i ka nisur paksa herët përgatitjet për zgjedhjet parlamentare, që pritet të mbahen pas një viti e gjysëm. Ajo e ka cilësuar këtë vit si një vit elektoral dhe ka vënë në punë motorët e partisë në të gjitha rrethet. Gjithashtu kjo parti do të mbështesë mbledhjen e firmave për referendumin kundër importit të plehrave. Këto vendime janë marrë në takimin e sotëm të kreut të PS-së, Edi Rama, me krerët lokalë të kësaj partie. Gjithashtu është diskutuar për organizimin e marshimit- homazh që do të mbahet më 21 janar në nderim të katër të vrarëve para një viti. PS njofton se më 15 janar nis viti elektoral i PS, i cili përfundon në datën kur do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme. Sekretari Organizativ, Blendi Klosi, tha pas mbledhjes se është besimplotë për realizimin e këtij objektivi: “Viti elektoral nis më 15 janar dhe mbaron ditën e zgjedhjeve. Gjatë këtij viti do ketë diskutime, debate, vjelje idesh jo vetëm me anëtarët e PS dhe ata që e mbështesin, por edhe me ata që gjejnë te PS forcën e cila do ndryshojë vendin. Edhe me ata që nuk e votojnë PS, pasi ne jemi një forcë gati për të marrë qeverisjen, ndaj në programin tonë duhet gjejnë veten të gjithë qytetarët e këtij vendi. Rritja prej 30 % do të thotë një shtesë prej 30 mijë anëtarësh të rinj brenda vitit 2012. Jam besimplotë që do ta realizojmë këtë objektiv. Do punohet jo vetëm me strukturat bazë të partisë. Do kërkojmë që struktura bazë të bashkëpunojë me të gjithë aktorët e shoqërisë e grupet interesit gjatë gjithë këtij viti elektoral për shtimin e organizatave socialiste”.

Nga ana tjetër PS ka vendosur të mbështesë referendumin e ndërmarrë nga shoqëria civile kundër importit të plehrave, një çështje që kjo parti e ka kundërshtuar edhe në Kuvend. Klosi tha se edhe pse u vështirësua në mënyrë të ulët nga veglat e qeverisë në KQZ, do të ketë mbështetje të plotë nga PS. Duke folur për pstv.al ai shprehet se “nuk është politikë e fshehtë e PS. Ne e kemi deklaruar në Kuvend që jemi për një referendum, dhe po ashtu që sido që të shkojë procesi me referendumin, ligji i parë që do të shfuqizohet është ligji që ka të bëjë me importin e plehrave. Partia Socialiste është krejtësisht në mbështetje të plotë të Aleancës Kundër Importit të Plehrave duke i kërkuar të gjithë mbështetësve të PS që në të gjitha pikat ku do mblidhen firmat të ketë pjesëmarrje aktive. Pjesëmarrje aktive, jo vetëm në mbledhjen e firmave po dhe në debatin publik për këtë çështje.”

4 komente në “PS mbledh krerët e rretheve, e quan 2012-ën një vit elektoral”

  1. Pelikani says:

    Ja te ta jap une nje ide per te ardhur ne pushtet: Zgjidh me kujdes njerezit qe do te te perfaqesojne ne nivel lokal! Ne shume qytete te shqiperis … qytetareve i vjen turp te behen pjes e PS sepse niveli i te zgjedhurve (ne te gjitha nivelet) eshte SKANDALOZ!

  2. PSKotFare says:

    Parti dhe lidership inkompetent.Pse shqiptaret duhet te dalin ne votime? Pse duhet te votojne PS? Vota jone ne kete vend ka aq vlere sa letra higjenike. Dhe kur ne dalim te protestojme e na vrasin ne shesh,Rama na braktis e thote ” Nuk i ve flaken Shqiperise”,nderkohe qe Shqiperia shkrumbohet cdo dite nga aptia e Rames.Z.Rama shko e puthi kepucet Arvizut nqs do te behesh kryeminister.Ke humbur te drejten morale te kerkosh voten e shqiptareve.

  3. Bubullimsi says:

    DAKORD ZOTI DAMA ,PO E MBESHTESIM KETE NISEM PER REFERONDUM.Po ju kur do ta merni guximin te hiqni deputetet Plehra nga Partia Socialiste.E bere analizen e zgjedhjeve lokale ne Lushnje.Turp i madhe qe ne nje zone super te majte te fitoj Sala.Krutja,Kolonja,Remasi,Kemishtaj,Gorrea,Fier Shegani,Bubullima dhe te tjera humben ne saj te injorantit te pa afte Arben Cuko.Superkatastrofa ndodhi nga perzgjedhja e kandidateve nga ana e Arben Cukos, e kjo nuk te falet ty e as Blendi Klosit.Regulloni situaten sa seshte vone.

  4. i zhgenjyeri says:

    Z.Rama ,kur do te kujtohesh per ata qe i dhane edhe shpirtin PS,kur do te pyesesh per te majtet ata qe kane sakrifikuar per PS dhe do te mbash rreth vehtes ata qe e duan PS sa per te marre nje karrike dhe pastaj votat tona t’i cojne te Sala,sa nga ata qe ke mbledhur sot jane njerez te lidhur shpirterisht me PS.Ne Albpetrol jane hedhur ne rruge dhe po hidhen pa mishere mijra naftetare dhe askush nuk foli per ta per hallet e tyre as PS e Vlores,as PS e Fierit,as PS e Patosit ,as deputetet e zgjedhur ne keto zona super te majta,Qe te fitoni zoti Rama duhet te trokisni ne zemrat e njerezve te flisni per hallet e tyre ,ti degjoni ata dhe atehere te gjithe do u votojne me kenaqesi.deri tani cdo sakrifice e jona ka shkuar dem ,vota jone e dhene majtas ka vajtur djathtas dhe si te votojme si jo njesoj eshte.Flisni me njerzit u qani hallet,zgjidhni kandidatura cilesore per deputete dhe jo si ata qe nuk i hapin as telefonin njerezve te zones se tyre elektorale dhe dhe fitoren e keni ne xhep .Po ju dhe ne komisione keni vene dalkauke qe shiten per pese lek ,si do jau mbrojne ata voten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje