(E PERDITESUAR)- Të mërkurën pasdite kanë rënë në pranga 5 zyrtarë të administratës publike nga agjencia rajonale që merret me çështjen e pronave. Ata akuzohen për manipulim të dokumentacioneve për prona në bregdetin e Spillesë në Kavajë. Të arrestuarit akuzohen se do t’i kthenin një familjeje një pronë-shtet në bregdet me sipërfaqe prej 79 ha.
“Këta shtetas akuzohen se në bashkepunim me njëri tjetrin, duke përfituar nga pozita zyrtare dhe nëpërmjet falsifikimeve, i kanë kthyer trashëgimtarëve të familjes “Jenisheri” një pronë prej 79 dynym, duke e spostuar pronën e kthyer nga vendndodhja reale në bregdetin e Komunës Gos Kavajë, si dhe duke ndryshuar dhe zërin kadastral nga tokë ranishte në arë”, thuhet në deklaratën e policisë.
Policia sqaron se prona në fjalë është sekuestruar, ndërsa sqarohet se këta persona kanë kryer dhe transaksione shit-blerjeje të tokës, me çmime shumë herë më të ulëta se vlera reale e tregut të tokës në këtë zonë.
Operacioni Policor “Pronë e Spostuar”, u krye në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore, Task-Forcë, Tiranë dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe në kuadër të tij u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Bledar Josif Dervishaj, vjeç 35, banues në Tiranë, ish-Drejtor i Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë,
Ali Rustem Aliaj, vjeç 50, banues në Tiranë, ish Përgjegjës i Sektorit Juridik në Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë.
Dhimiter Foto Papa, vjeç 49, banues në Tiranë, ish Topograf në Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, aktualisht me detyrë hartograf pranë Zyrës Vendore të Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tirane,
Merita Shaqir Gjinali, vjeç 49, banuese në Tiranë, ish topografe në Zyrën Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë.
Ata akuzohen për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve nga personi që e ka për detyrë”e kryer në bashëpunim të parashikuara nga neni 248, 186/2 dhe 25 të Kodit Penal.
Po në kuadër të këtij operacioni u bë dhe arrestimi i Niazi Hysni Ademi, vjeç 48, banues në Durrës, Topograf i liçensuar, aktualisht punonjës Ujësjellësi Durrës, i cili akuzohet për veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve dhe ekspertim i rremë” të parashikuara nga nenet 186 e 309 të Kodit Penal .
OOOOOOOOO zot ca na degjojne veshet.TJETERSUAN PRONAT E SHTETIT DIREKT NE PRANGA,kANE 20 VJET QE GRABISIN PRONAT E POPULLIT NGRIHEN NE DETYRE.
Me precedentin Meta, po te kene vjedhur deri 700,000 EURO, prokuroria i bie te kerkoje 2 vjet/6 persona = 4 muaj burg per secilin dhe nje gjobe 10 milion/6 persona = 1 milion e 600,000 te vjetra per person…
mos u merzitni do mbahen nja 2 jave ne biruce dhe do dergohen arest shtepie.
eshte turp per medjat qe ne tre-kater stacione tv shkruajn arsye kot me kot per kete ngjarje ! me siguri qe s’jan punonjesit e kthimit te prones qe manipulojne dokumentet, por mafia qe merret me pune pronash. vjedhje eshte ajo qe eshte bere deri ne vitin 2004 kur pronat jepeshin vetem me dy deshmitar dhe nje vendim gjykate te bente pronar te 5000 m2 truall, pasi kthimi i pronave ishte zbatues i vendimit te gjykates ! shqiperi= xhungel.
Problem kryesor ne pervetesimin e pronave nuk jane keta pasi hyjne tek peshqit e vegjel.Shikoni ujkun Sali me banden e tij qe nga hici ose nga origjina fshatare te varfer e te pa gdhendur sot jane milioner.Me vjen perte qeshur kur zhvilloja gjyq me dokumenta origjinale dhe bujku qe kishte emrin ne liste si bujk me ndihmen e nje rrobaqepesi qe ishte bere kryetar gjykate nga plepat e Saliut fitonte pronen.Mos kujtoni se toka eshte nje traste me domate dhe e hodhe ne kurriz edhe ike.Jane lare me gjak dhe vonon por do shkoj haka tek i zoti me te mire ose me pahir.Vjedhja e prones ne vendin tone eshte nje turp qe nuk harrohet kollaj.
Dote ishe e udhes qe kete aksion ta shtrijen ne Vlore nje nga qytetete me te goditura nga veprimet anti ligjore te funksionareve te Komisjoneve te Pronave ne gjithe vitet,te gjithe zyrtare e KKP Vlore dhe punonjesit e saje dhe ata te ZRPP Vlore ne keto 10 vitet e fundit jane arrestuar shume here dhe shume here kane dale te palagur nga Gjykatat Shqipetare ,te gjithe Kryetaret e Komisioneve te Pronave Vlore jane akuzuar per shperdorim detyre te gjithe Regjistruesit e ZRPP Vlore jane akuazuar per shperdorim detyre si dhe topografete e punonjsit e tyre,Drejtoret AKKP ne keto vitete e fundit te gjithe kane qene te akuzuar dhe jane ne procese gjyqesore per shperdorim detyre .
Nuk do shume mend qe ka dicka ketu qe nuk shkon ose te gjithe keta jane te pafajshem dhe u kane rene ne qaf kot ose eshte e kunderta ,dhe ska si te jete ndryshe Vlora ia kalon edhe Palermos ,MAFJA E TOKAVE
jane keta punonjes shteti ose me mire Partie qe po ja pine gjakun ketij populli
Tani,si Vlora eshte gjithe Shqiperia.Keshtu ja ka dashur bytha te gjithe spektrit te mender-politikes per 20 vjet,qe t’i cpronesoje,t’i cburreroj dhe t’i perzere syrgjyn pronaret legjitime si thelbin e shqiptarizmes.Kete rruge ua kane bere me te lehte(politikes kusare) lloj-lloj zgjyrash qe kane dale si perfaqesues te interesit te shtreses se pronareve ,me paudhesite me kriminale.Iken dy dekada,demoleshi u sintetizua ne gishtat perpjete e uret e zjarrit mbi pasurin qe krijoi per 50 vjet djersa, mundi e gjaku i shqiptareve.Problemi i prones ne duart e te zot,ka marre sinjalin sos;ketej dhe vetem ketej nis demokracia reale ne Shqiperi.
Kjo eshte nje hakmarrje e kryetarit te grupit parlamentar te PD-se!Mero ke ne dore nje çeshtje qe me pak investigim e çon ish kolegun ne nje skandal politiko-ekonomik. Eshte personi i interesuar per ti zhvatur keto toka. Ajo toke per te cilen akuzohen nje pjese e ketyre ish drejtuesve eshte fituar me vendim gjyqesor,(behet fjale per 2-3 vite me pare).Pjesa tjeter eshte hakmarrje e paster politike.Keta do dalin shpejt sepse nuk jane fajtor.Fajtoret e vertete jane ata qe e kane sajuar kete farse. Ajo qe me çudit jane mediat qe bien ne grepin e policise per t’i dhene si lajme te jashtwzakonshme,Turp e faqja e zeze per keto media qe peshkohen.
Deri diten e gjyqit te Metes pa tjeter qe do te kete arrestime te reja per shume peshq te vegjel.Sepse dihet, nje vjedhje e madhe mbulohet me nje numer te madh vjedhjesh te vogla.
duroni mos i beni kriminele, fajtor te shpall gjykata dhe jo policia apo gazetat, keshtu qe prisni se pa u sqaruar situata nuk mund ti konsiderojm fajtore,
pastaj pse me vendim gjykate, nese ishin fajtore te firmoste prokuroria urdher arrestet