Presidenti flet në emisionin e njohur. I pyetur nëse do votonte për Topallin apo Berishën president, ai thotë se “pavarësisht çfarë shpreh unë, janë të tjerët që numërojnë votën në emrin tim”. Presidenti ka edhe një këshillë mjekësore: “çdo njeri në edukatën shëndetësore që e merr qysh në fëmijëri, është mirë që ta ndjekë vetveten”
Saimiri – Kam kënaqësinë miq të nderuar t’ju them që do të jetë këtu mes nesh, zonja dhe zotërinj Presidenti i Republikës, i ftuar, Z. Bamir Topi.
Saimiri – Në fakt më lejoni ta filloj me disa sekonda heshtje në kujtim të heshtjes që ju e thyet dhe s’e besoj t’i ktheheni më. Vetëm dhjetë sekonda.
Doktori – Mua më kanë thënë që keni bërë dhe një album për heshtjen.
Saimiri – Po, një album. Rrimë pak. Mos u ktheftë më ajo heshtje.
Presidenti – Faleminderit.
Saimiri – Z. President, i dërguat kartolinë kryeministrit për vitin e ri?
Presidenti- Unë jam i kujdesshëm gjithmonë në detyrimet e mia institucionale.
Saimiri – Pra i keni dërguar!
Presidenti – Sigurisht.
Doktori – Ju a ka kthyer kartolinën?
Presidenti – Unë kam këtu edhe njerëzit e protokollit, besoj që po.
Doktori- Ah, pse? As që nuk e keni hapur fare!
Presidenti – Por shiko. Unë i çoj kartolina të gjithëve, edhe përtej institucioneve, por marr edhe shuma kartolina dhe kam vlerësim për të gjithë ata që më çojnë urime, dhe nuk marr vetëm listën, por shikoj edhe përmbajtjen.
Saimiri – D.m.th nuk ka marrë! Që ta kuptosh ti.
Presidenti – Jo, nuk e thashë.
Saimiri – Nuk e tha. Dakord.
Presidenti – Jam i bindur që aty është kartolina.
Saimiri – Z. President, po bëhet gati një vit nga grushti i shtetit. A mbani ju përgjegjësi për dështimin e atij grushti shteti?
Presidenti – Me gjithë se ky emision ka sens humori, unë do ta vlerësoja këtë emision për një veçori që pak emisione televizive e kanë. Ju keni futur në sfond humorin, por ju keni qenë vërtet një mekanizëm transparence i admirueshëm. Besoj se shqiptarët kur e shohin këtë emision, nuk shohin thjesht sensin e humorit, por shohin vërtetësinë e mesazhit që ju përcillni tek publiku. Ato gjëra që nuk arrijnë të dalin… nuk jeni dakord me këtë?
Presidenti – Unë dëshiroj që këtë ngjarje ta trajtoj me seriozitetin e duhur.
Presidenti – Ka qenë një ngjarje e hidhur, një ngjarje që askush nuk do të dëshironte ta përjetonte sepse brenda një dite ne kemi parë dy pamje. Njëra anë dhunim i institucioneve, tjetra të vrarë dhe të plagosur. Por, besoj kjo është një çështje e cila tashmë i takon institucioneve të drejtësisë që unë uroj ta trajtojnë me profesionalizëm dhe të japin drejtësi.
Saimiri – Z.President, dhunim institucionesh kemi parë dhe në vende të tjera, në Itali, në Francë, studentët hynë deri në parlamentin e Romës, të vrarë nuk kam dëgjuar andej!
Presidenti – Ky është moment shumë i dhembshur, shumë dramatik, por për delikatesën e kësaj çështjeje unë besoj që janë po aktorët e shtetit që janë drejtuesit e institucioneve të drejtësisë që me profesionalizëm do të shprehen në momentin e duhur.
Doktori – Shiko, një pyetje kisha z. President. Po një herë që t’u dha rasti për grusht shteti dhe nuk e çove deri në fund!
Saimiri – Ishte jashtë konjukturës.
Presidenti – Më keni parë ndonjëherë që të godas veten time me grushta?
Saimiri – Jo, jo.
Presidenti – Kryetari i shtetit…
Saimiri- Kjo na bën përshtypje. Dy pjesëmarrës të puçit të shtetit janë institucione të pavarura sot dhe vazhdojnë të qeverisin vendin. Jeni Ju dhe Prokuroria e Përgjithshme.
Presidenti – Unë besoj që ky është një moment që ka më shumë vend për të trajtuar me seriozitet se sa me humor.
Saimiri – Z. President, kalojmë tek kjo pjesa e jonë që të jesh ndoshta më komod. Z. Berisha dhe znj. Topalli e kanë deklaruar publikisht votën e tyre kundra presidentit në qoftë se do të kandidoni përsëri. Në qoftë se ju do të ishit ne pozitën që do të votonit ose z. Berisha ose znj. Topalli për president, do ta votonit?
Presidenti – Eksperienca ka treguar që vota e presidentit nuk është e fshehtë. Pavarësisht çfarë shpreh unë, janë të tjerët që shprehen në emrin tim. E rëndësishme është që njerëzit kanë kurajo që të shprehen me transparencë.
Saimiri – Transparenca e juaj është po!?
Presidenti – Edhe atje ku vota juaj është e fshehur, ju siguroj që transparencën e bëjnë të tjerët. Sigurisht duke e modifikuar.
Saimiri – D.m.th do të votoj për të votuar, por kur të hapet kutia do të shohim për kë ke votuar.
Doktori – Tek votimi, desha ta pyesja kush do ta numërojë votën tuaj edhe në rast se votoni.
Presidenti – Mos kini merak sepse ka njerëz të specializuar për të numëruar votën time.
Saimiri – Është momenti që do zgjidhet presidenti, në fund të mandatit tuaj. Siç e keni theksuar do të jeni deri ne momentin e fundit president dhe do t’ju uroja vërtet të jeni i tillë. Dhe do të jeni jam i sigurt. Megjithëse ka një problem mes juristësh, konfliktet 71, 81, shumica, e ku e di unë çfarë tjetër! Është vendi ose momenti që ju t’i kërkoni gjykatës kushtetuese të bëj një interpretim të ligjit! Apo ngaqë nuk do jeni më president të bëjnë çfarë….
Presidenti – Sipas ligjit, sipas Kushtetutës, natyrisht që ka presidenti të drejtë që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Por këtë të drejtë e kanë edhe palët politike. Me qenë se ky debat ka lindur tek palët politike ato kanë edhe mundësinë që t’i drejtohen gjykatës kushtetuese. Për të qenë i drejtpërdrejt me ju, unë nuk do ta shfrytëzoj si president këtë atribut të presidentit për sa kohë e kanë të tjerët.
Saimiri- Jo, duke qenë se presidenti është mbi palët politike, dhe duke parë nga palët politike, siç keni parë dhe ju dhe gjithë shqiptarët, vazhdojnë në një vrimë të zezë pa krye e pa dalje. Mos ndoshta është momenti që presidenti të marri atë statusin e tij e t’i thotë Gjykatës Kushtetuese shprehu, e të shpëtojnë të gjitha palët. Në këtë rast palët janë populli i majtë dhe i djathtë.
Presidenti – Shpesh herë kanë thënë që presidenti është garanti i Kushtetutës. Por ato që duhet ta njohin mirë për ta shprehur, Gjykata Kushtetuese është garant i Kushtetutës. Në rast se dikush kërkon pastaj të bëjë interpretim Gjykatës, është i lirë që ta bëj.
Doktori – Koleg i dashur, je drejtuar gabim me pyetjen. Që të binim rehat z.President mos do të ishte më mirë që të ishte presidenca nën varësi të kryeministrit? Binim rehat edhe ju, edhe ne, edhe populli edhe të gjithë rehat.
Presidenti – Deri tani nuk parashikohet, por po të ketë ndonjë risi të marrëveshjes së 21 Prillit për ndryshimet kushtetuese, ndoshta edhe bën vaki.
Saimiri – Z. President a mendoni dhe a duhet bërë publike që personalitetet, e kam për kolegun tim Doktorin, herë pas here duhet t’i nënshtrohen vizitave mjekësore, për gjendjen e tyre psiko-motorrike, shëndetësore etj… A duhen bërë publike këto?
Presidenti – Unë e shikoj që ju po më shikoni me shumë kureshtje për të parë gjendjen time.
Presidenti – Unë në fakt e prisja këtë pyetje që nga ana tjetër të ma bënit (drejtohet nga Doktori). Gjëja e parë që të orienton për të shkuar në një klinikë është pikërisht specialisti.
Doktori – Unë quhem mjeku tani!
Presidenti – Në rastin konkret mjeku. Unë besoj se në rastin se ju keni ndonjë dyshim për mua, mund të ma thoni, sepse unë jam i hapur, jam transparent. Nëse ju shikoni ndonjë lëvizje në pjesën psiko-motorrike mund të ma thoni.
Saimiri – Unë nuk do jua them direkt, por do them mëshiroje o zot. Nuk do ta them direkt.
Presidenti – Gjithsesi çdo njeri në edukatën shëndetësore që e merr qysh në fëmijëri, është mirë që ta ndjek vetveten.
Saimiri – Z. President, si e komentoni, sepse ju vini nga një familje tiranase me prona, dhe të gjithë jemi që prona të shkojë tek i zoti, si e komentoni këtë situatë në Shqipëri që ALUIZNI, që është një institucion që duhet të legalizojë tokat e marra dhe ndërtimet pa leje ka godina luksoze, ka punonjës pa fund, ndërsa AKKP –ja ka dy zyra dhe mund të ketë nja 10 punonjës? Pra, ato që duhet të marrin tokat e tyre kanë kaq pak persona?
Presidenti – Në pyetjen tuaj kishte shumë përgjigje. Më shumë se çdo të jepja unë. Është një çështje që unë e kam ngritur vazhdimisht, zakonisht, infrastruktura zhvillohet aty ku janë problemet. Me sa duket nuk ka më shumë probleme tek pronat e ish pronarëve, që për fat të keq kanë mbetur gjithmonë me ish përpara. Kanë këtë pjesën tjetër dhe mesa duket, kjo është një gjë e hidhur, që duhet ta themi. Që pronarët kanë mbetur fatkeqësisht vetëm me letra nëpër duar. Janë plakur gjyqeve. Një pjesë të të cilëve i kemi parë të jenë shumë të devotshëm për të respektuar shtetin, për të respektuar letrat, dokumentet. Por fakti që nuk është i njëjti kujdes do të thotë që prioritet është diçka tjetër.
Doktori – Nejse, jemi ne 2012 dhe të kërkosh tokën tënde është një turp i madh.
Presidenti – Sigurisht.
Saimiri – Dhe është vetëm fillimi. Z. President, si kryetari i një partie të re, këtë nuk e them vetëm unë se jo më larg se shtypi i sotëm, i ditës…
Presidenti – Jo, jo. Këtë e thotë cilido, por vetëm unë s’e them.
Saimiri – Epo prandaj. Shtypi i ditës, Metropol thotë “Partia e Topit, zonat ku ka më shumë influencë”. Koha Jonë – “Gjana: Partia e Topit, pse nuk shkakton dot firo në PD”. Ose kalojmë tek Panorama thotë- “Biberaj: Drejtimi i partisë së Topit deri në vjeshtë me komisionin nismëtar si PD e ’91”. Tirana Oserver – “Formësohet partia e Bamir Topit, zbulohen detajet sekrete për themelimin”. Zbardhet edhe programi i partisë së Topit ke “SOT”. Ke Shqiptarja.com partia e Topit – Tritan Shehu thotë nuk na dëmton, nuk është si LSI-ja. Dhe në fund fare Gazeta Shqiptare thotë – Berisha president.
Presidenti – Atëherë unë duhet të shoh pak gazetat për tu orientuar nëse unë do të merrem me politikë pas mbarimit të mandatit, të orientohem për të ndërtuar programin. Sepse fakti që e kanë gazetat dhe nuk e kam unë është një mundësi për ta pasur.
Doktori – Detajet i ke ne gazetë, edhe të fshehtat.
Saimiri – Meqë do të rishikoj programin z. President për partinë e re, ku do jetë dhe kryetar besoj. Besoj. Se që të bej unë një parti dhe të jetë kryetar Doktori unë nuk e pranoj dot.
Presidenti – Duhet të vendosim një herë nëse do të shkojmë në atë linjë. Do të shohim edhe pjesën e demokracisë.
Saimiri – Nëse do të shkosh në atë linjë partie, në statusin tuaj do të jetë që kryetari i partisë të ndërrohet çdo katër vjet? Apo do të merret programi nga ai i Partisë Demokratike që është i përjetshëm kryetari.
Presidenti – A keni ndonjë shembull më të mirë, që shtatë muaj para mbarimit të mandatit unë të deklaroj që nuk rikandidoj më për president.
Saimiri – Do të kemi një parti, do të ketë zgjedhje!
Saimiri – Z, President, se kjo është dhe shumë qytetare, se z. Bamir është edhe qytetar dhe i pari i republikës, kam një kureshtje dhe mund të ma shuash. Si përgatitet hashurja?
Doktori – Rubrika speciale e kuzhinës.
Saimiri – Keni folur diku në një emision për festën e ashures. por… (futet kronika ku presidenti i Republikes, z.Bamir Topika thënë se “baza e hashures është gruri”)
Presidenti – Unë ju falenderoj që e risollët për ta argumentuar. Në mos gaboj unë atë ditë kam qenë në selinë e kryegjyshatës dhe kuptohet që mbas çdo vizite në evenimente festash patjetër që shprehen dhe për mediat. Nëpër medias ne përcjellim urimet për të gjithë besimtarët. Në rastin konkret për besimtarët bektashianë. I jam referuar pikërisht simbolikës së asaj dite. Të gjithë ne themi Dita e Hashures, por simbolika ka të bëjë me betejën e Qerbelasë. Që është një nga momentet më të dhimbshme për besimtarët bektashianë, Është momenti kur i biri i Imam Aliut, Imam Hyseni, ishte dhe nipi i profetit Muhamet, vritet, dhe kjo ngjarje mori pastaj një simbolikë të veçantë. Dhe mbas përfundimit të ritualit doli, në teqetë u përgatit dhe hashurja. Dhe prandaj pikërisht mbetet dhe konsiderohet dita e hashures. Si një ëmbëlsirë e përmotshme, e cila në bazën e saj si simbolikë ka grurin, sepse është konsideruar si element i vazhdimësisë së jetës. Natyrisht unë nuk di ta përgatis hashuren. E konsumoj. Por brenda kësaj simbolike gjejmë edhe vërtetimin sepse në përfundim të ngrënies së hashures mund të mbetet edhe ndonjë kokërr gruri në gojë.
Saimiri – Jo. Unë kuptova vetëm një gjë z. President që unë do filloj të ha vetëm hashure në këtë situatë që kemi.
Presidenti – Për dietë.
Saimiri – Po, po. Për dietë. Do ta lë hallvën dhe do ha vetëm hashuren.
Saimiri – E dëgjuat d.m.th, më gjatë z. President foli për hashuren sesa për partinë, Kushtetutën e këto… Dakord, sepse je i ftuar edhe si qytetar.
Presidenti – Gjërat që kanë rëndësi për ndjeshmërinë e besimit besoj se ka nevojë të sqarohen deri në fund.
Saimiri – Absolutisht po. Udhëheqësi ynë i nderuar e ka personalisht me ju? Me paraardhësit tuaj? Apo me presidencën si institucion luftën e tij?
Presidenti – Ju mund të keni rast që ta pyesni drejtpërdrejt, por nëse do të analizoni marrëdhëniet, referojuni edhe dokumentacionit që besoj edhe Top Channel e ka në vite. Sepse unë kam filluar president në vitin 2007, në vitin 2012 në korrik unë e lë presidencën. Por para meje kanë qenë edhe të tjerë dhe ju mund të vlerësoni në mënyrë integrale të gjithë marrëdhënien që ka ekzistuar midis institucioneve politike, institucioneve të tjera, me presidencën.
Doktori – I madhi, vetëm me pasardhësit nuk e ka, por me paraardhësit e ka.
Saimiri – Me pasardhësit s’mund ta ketë ai sepse mund të jetë edhe vetë.
Saimiri – Z. President meqë jemi tek udhëheqësi, deklaroi publikisht që z. Bamir Topi për ju, në presidencë, si president i Republikës nuk ka zbatuar statusin e PD-së.
Doktori – Urdhëro? Deri këtu ka arritur? Deri këtu?
Presidenti – A mund ta kemi në sinkron sepse unë nuk e kam ndjekur këtë pjesë?
Sinkron Berisha: “Z. Topi gjatë presidencës së tij ka ndërmarrë një seri aktesh do të thosha të pa pajtueshme kryekëput me programin e Partisë Demokratike. Ka shkelur disa nga parimet e mëdha programore të saj.”
Doktori – Më falni z. President, por deri këtu keni arritur?
Presidenti – Unë e kisha dëgjuar, por e parë kështu sinkron ndihem vërtet i lumtur që marrë këtë konsideratë, sepse ditën kur kam shkuar për tu betuar në parlament, për të qenë president i të gjithë shqiptarëve, për të respektuar Kushtetutën, kam bërë dorëheqjen nga të gjitha funksionet e mia partiake. Fakti që unë kam shkuar atje më jep kënaqësi që të interpretohet ne këtë mënyrë.
Doktori – Por jo të shkelni statutin e PD-së?
Saimiri – PD ju bëri president, apo ishit konsensual? Nejse! Me logjikën e udhëheqësit tonë duhet, mund të ishit dhe presidenti, duke respektuar programin e PD-së?
Presidenti – Unë jam i bindur që jam president dhe i shumë demokratëve që militojnë në Partinë Demokratike, sepse fryma e ligjeve dhe e sjelljes patjetër është edhe fryma që përcjellin demokratët. Por nga ana tjetër qoftë në atë që thotë Kushtetuta, por edhe në sjelljen time, presidenti është jashtë partive, por edhe duhet të jetë presidenti i të gjithëve. Qoftë i atyre që merren me politikë, atyre që nuk merren me politikë, atyre që kanë fobi nga politika, ata që kanë alergji nga politika. Unë jam president i të gjithëve. Kjo është parë në të gjithë ambientet. Qoftë në ambientet zyrtare, qoftë edhe në ambiente të tjera. Në stadium. Në ambiente të institucioneve kulturore. Në rrugë. Unë jam njësoj si më parë. Në gjithë marrëdhëniet me njerëzit.
Saimiri – Pra president, jeni presidenti i të gjithëve?
Presidenti – Po, patjetër.
Saimiri – Edhe i qeverisë?
Presidenti – Patjetër edhe i qeverisë, sepse përderisa i kam dekretuar. Jam dhe i qeverisë.
Doktori – A? Je dhe i qeverisë?
Presidenti – Po natyrisht. I kam dekretuar, i kam dhënë besim.
Saimiri – Po mund edhe të mos i dekretoje?
Presidenti – Po, në varësi të gjykimit të presidentit. Patjetër hyn në atributet e presidentit. Fakti që i kam dekretuar, nuk kam keqardhje. I kam dekretuar.
Saimiri – I ke dhënë bekimin?
Presidenti – Patjetër i kam dhënë bekimin në funksion të qeverisjes së të gjithë shqiptarëve.
Saimiri – Dikur, kur banonit tek shtëpia juaj e vjetër tek rruga e barrikadave kalonit nga Rr. e Barrikadave, ke Partizani i Panjohur, dhe kalonit në presidencë. Para PD-së.
Saimiri – Aty kalonim të gjithë ne, kalonte presidenti. Pastaj me lëvizjet e reja në sinjalistikë dhe në qarkullim dhe jo tuajat. Ajo rrugë u bë me sens unik. Nuk lejohet më. Juve ju kanë çuar te banka e Shqipërisë, tek PS-ja dhe në presidencë. Kam hall mos është pak e qëllimshme.
Presidenti – Unë nuk besoj të jetë e qëllimshme, por këtu ka një sens shumë paradoksal ndonjëherë. Rrugët e gjera bëhen me sens unik, ndërsa rrugët e ngushta ku bën pjesë edhe shtëpia ime e vjetër tek Rr. e Barrikadave aty ku mezi këmbehen dy makina, aty lihet me sens të dyfishtë. Nuk besoj të ketë ndonjë paragjykim politik. Por gjithsesi më vjen keq që nuk e shfrytëzoj sensin tjetër. Në drejtim të parlamentit. Apo në drejtim të pjesës që është një nga pjesët më të bukura të Tiranës.
Doktori – As unë nuk eci dot më andej.
Saimiri – Si e kuptoni dhe e komentoni ju pavarësinë e gjyqësorit? Që një gjykatës të bëjë çfarë të dojë? Apo një drejtoreshë e një shërbimi qeveritar në rastin konkret në Vlorë, që thotë nuk i njoh vendimet e gjykatave, por vetëm ato të qeverisë. Kush është për ju pavarësia e një gjyqësori?
Presidenti – Natyrisht që nuk bëhet fjalë, nuk mund të diskutohet, bile do të thosha që është aq absurde saqë nuk duhet të pyetet. Sepse absolutisht sistemi i drejtësisë është sistemi që prevalon mbi çdo lloj sistemi tjetër. Kjo është arsyeja se, ju e keni parë edhe në vendimet e gjykatave asnjëherë unë si president nuk kam ndërhyrë për të komentuar vendimet e gjykatave. Drejtësia është ndërtuar në mënyrë të tillë për të dhënë drejtësi. Pra, drejtësia është mbi të gjitha pushtetet e tjera sepse e drejta buron nga e drejta themelore e njeriut për të pasur drejtësi. Dhe shteti i së drejtës prandaj quhet shteti i së drejtës. Askush, asnjë lloj institucioni, asnjë lloj personi nuk mund të dali mbi vendimet e drejtësisë.
Presidenti – Tek gjyqtari janë dy elementë. Është profesionalizmi dhe integriteti. Bile para se të shkosh te profesionalizmi duhet të kesh integritetin. Dhe unë besoj që shumë gjyqtarë këtë e kanë, por ai që nuk e ka, le të bëhet objekt edhe i emisionit tuaj.
Saimiri – Siç janë bërë edhe do bëhen. Z. President për çfarë e ndiqni Fiksin dhe pse ju pëlqen Fiksi? Se jam unë, se është doktori, se janë vajzat, apo sepse kemi kamerat e fshehta?
Presidenti – Jo. Unë preferoj sikurse e thashë edhe në fillim të këtij komunikimi filozofia e këtij emisioni. Dhe dëshiroj që vërtet t’ju jap përgëzimet e mia jo si president por si qytetar. Sepse këtë emision e kam ndjekur pa u bërë president. Është një emision që të jep mundësinë të informohesh edhe për gjëra që ndoshta media ka edhe një lloj frenimi për të mos e transmetuar. Unë besoj që është një emision jo vetëm në funksion të publikut, por edhe për zyrtarët për të korrektuar veten e tyre. Vërtet zyrtari mendon se asnjëherë nuk gabon, por ne jemi të sigurt qe jemi qenie njerëzore që në punën tonë ka edhe gabime, por është shumë e rëndësishme që dikush ta vërë në dukje gabimin. Në rast se një zyrtar rrethohet vetëm më servilë dhe thonë, shiko se e bëre mirë, atëherë nuk ka rast që të korrigjohet. Fakti që ju jeni një emision i hapur, keni një strukturë emisioni shumë interesante sepse përzieni pjesën e mesazhit që është shumë serioz më një sfond humori dhe një sfond spektakli që e bëni të pa mërzitshëm. Sepse keni kaq shumë vite që dilni dhe asnjëherë nuk ka thënë askush që nuk dëshiroj ta shkoj më këtë emision. Kështu që unë e vlerësoj për këtë lloj filozofie që ka emisioni dhe ju uroj që të keni vite të tjera në transmetimin e suksesshëm të këtij mesazhi publik.
Saimiri – Me Kushtetutë faljen e të dënuarve e ka institucioni i presidentit. Ju. Ndërsa ka kaluar tek ministria e Drejtësisë?
Presidenti – Ka pasur një rregullim ligjor që kërkesat që vinin direkt nga administrata e burgjeve në presidencë tani kalojnë në Ministrinë e Drejtësisë. Pra një ndryshim i procedurës, por tek e fundit atributi i faljes qëndron tek institucioni i presidencës. Vjen një listë zyrtare me të gjitha kërkesat që administron Ministria e Drejtësisë. Bëjnë ato komentet e tyre patjetër, sepse kërkohet që dosja për secilin të jetë një dosje e plotë. Por atributin e faljes në fund fare, sikurse është edhe në kushtetutë e ka presidenti.
Saimiri – Në fund të emisionit, kjo është vërtet qershia mbi tortë. Ne të gjithëve u japim simbolin tonë. Për kontributet e tyre. Simbol që zhvilloi njerëzimin. E kam shoqëruar me një motivacion tepër interesant dhe me lejoni që në emër të departamentit ta lexoj unë z. President. Presidentit te Republikës së Shqipërisë Z. Bamir Topi – Departamenti i emisionit “Fiks Fare” i dhuron simbolin e tij me këtë motivacion “Për sakrificën e madhe që keni bërë duke thyer heshtjen katër vjeçare dhe për kontributin që dhatë në dështimin e puçit të 21- Janarit 2011. Drejtori i emisionit, këtu është një emër tjetër por ki parasysh që jam unë.
Presidenti – Ju falenderoj. Tani ju duhet të dini miqtë e mi që problemi më i madh tek një njeri që ka një vendimmarrje është të administrojë heshtjen e tij. Unë e kam administruar heshtjen, por ju e dini gjithashtu se heshtja ndonjëherë flet më shumë se sa një fjalim që mund të zgjasë edhe me orë. Ju e dini, heshtja është atribut i njerëzve të ekuilibruar. Por jo gjithmonë heshtja. Ju ma dhatë këtë motivacion tani…
Saimiri – Po, po e keni thyer heshtjen.
Presidenti – Dhe të jeni i sigurt që nuk do kem shumë raste për të heshtur.
Saimiri – Absolutisht pasi nuk është atribut i njerëzve që merren me politikë.
Presidenti – Do të jetë rasti për të folur më shumë.
Saimiri – Z. President ne e bëmë tonën, ju akoma nuk e keni bërë tuajën! Keni atje në presidencë medalje për trimëri, për gazetari investigative, mjeshtër i madh, Skënderbeu etj. Nga ato të floririt!
Presidenti – Atëherë, këtu thotë drejtori i emisionit Fiks Fare Filip Çakuli. Para se ta bënit ju, e kam bërë unë me Filipin.
Saimiri – E kupton kush e ka marrë Mjeshtër i Madh dmth, dhe ne rrimë këtu.
Presidenti – Me siguri unë do të bëj timen prapë për ju.
Saimiri – Pra, e morëm vesh. Do të kemi një medalje trimërie dhe një investigative.
Presidenti – Me siguri.
Problemi eshte se ky emision problemet i interpreton me nje vello gallate prandaj nuk i marrin seriozisht njerezit problemet por i kalojne me te qeshura e gallate por qe ne te vertete eshte per te qare, dhe shqipet fatkeqesisht nuk e kuptojne seriozitetin e situates. Topja mos te shkoje neper emisione pa vlere e te tregoje broçkulla por te fliste atje ku i degjohet zeri si president dhe si kryetar i keshillit te larte te drejtesise bashke me kaçurreslin Spahiu qe del ben xhiro neper bote. E ke ne terezi ti Tope se ne darke futesh ne sarajet e tua dhe i harron problemet qe kane shume shqiptare keshtu qe njerez si puna jote nuk e meritojne te drejtojne ate vend te shkaterruar qe nuk mund te rregullohet nga njerez medioker si puna jote. Fatkeqesia qendron se ka shume ketu qe e konsiderojne si “shpetimtar” dhe kjo eshte nje tregues pafuqie i shqipeve per te rrezuar Saliun qe ngushellohen ne krahet e nje bufi politik si puna e Topes i fshehur nen petkun e qytetarise tiranase, qytetari te cilen e pame ne zgjedhje kur tiranasit votuan me shume se gjysma Bashen nderkohe qe nga ana tjeter kane qejf ti therrasin te tjeret “maloke”, ec e merre vesh se kush jane maloket ne kete mes?
maloku Ramy..cifutet thone ..arma me e forte eshte humori..sigurisht kete nuk mund ta kuptoje nje barkbosh malsie si ty apo heroi jot ..bytheci i Sheqeres
Na mbyten kafshet ça bohet keshtu, ja dhe nje tjeter. Kaq kafshe je sa e ke lexuar se ça kam shkruar dhe se ke kuptuar se ta kishe kuptuar nuk do te kishe shkruar ato kafsherira te papara e te padegjuara qe nuk kane lidhje fare me ça kam shkruar o shtaze qe ke ikur nga kopshti zoologjik. Nuk ka derman ai vend me njerez si puna jote. Ne fakt çmenduria eshte se mundohesh te besh si inteligjent dhe babaxhan ti o vari k.rs.
Shume sakte. Historia nuk fillon ne keto 4 vjet qe ky bamiri na eshte pesident. A nuk u be ky president me vota te vjedhura ne parlament? A nuk ka qene ky zv/kryetar i PD kur vidhej pushteti ne 2005, me 2007, dhe ben sehir kur ky pushtet vidhet edhe me 2009? A nuk na ishte ky drejtues nga me kryesoret i PD kur jane bere me qindra maskarralleqe nga Saliu e PD-xhinj injorante? A nuk ishte ky qe shkaterroi Gjykaten Kushtetuese, duke mundesuar qe ne krye te saj te dale nje askushi? A nuk eshte ky qe nuk nderrmorri asnje reforme per gjyqesorin, vendin ku buron padrejtesia dhe vuloset krimi e maskaralleku? A nuk eshte ky qe ka mbledhur rreth vehtes nje skote veterineresh qe sillen rrotull ne presidence dhe vecse perfitojne ne menyre te paligjshme? A nuk eshte ky qe nuk ka moralin te beje humor kur ende nuk njeh ligjerisht “te drejten e nje femije per te pasur nje baba”?
Ky eshte nje HALLVE E FTOHTE!!!AS TA UL E AS TA NGRE!!!KY ESHTE POLITIKAN I HESHTJES!!!PRA NUK ESHTE POLITIKAN,POR GJUMASH!!!ME TE HESHTUR EDHE UNE BEHEM PRESIDENT,NDERSA DUHET BERE E KUNDERTA!!!TE HESHTESH DO TE THOTE T’I THUIASH “DERRIT-DAJE”!!!!POLITIKAN TE TILLE# I HA BERISHA PAS BUKE!!!
te te shofim si kryetar partie se si president nuk na bere asgje o z. Topi……………
kishe shum ne dore per te bere po e le ta rrokulliste berisha.
Kur nuk beri asgje si kryetar shteti, ti pret qe te beje dicka si kryetar partie??!! Ne Shqiperi ka te regjistruara me sa di 114 parti politike dhe se bashku me partine e Topit dhe te Spahiut behen 116 (!!!!). Eshte e njejta gje qe nje president i nje firme te behet brigadier turni.
malpket ne kete mes jane ZOTRIA JUAJ RANI qe sdini nga lidhet gomari po ja futni si kau peles
Natyrisht qe nuk e di nga lidhet gomari se punoj ne zyre ndersa ti mesa duket qenke rritur me te. Si ka mundesi qe te gjithe injorantet qe me replikojne nuk dine te shkruajne shqip, di ta shpjegosh kete ti xhino? Ne 10 fjale qe ke shkruar ke bere 6 gabime ortografike dhe drejtshkrimore pa llogaritur piken qe se ke vene ne fund. A ja vlen te merret robi me tipa si puna jote?
ky Topi vuan nga sindroma passiv agresiv nuk eshte per Politike..me keta ben qef maloku Vucidolit
turp per ty Z. Topi qe shan Sali Berishen,,Saliu oshte dora jone dhe ne e kemi ba qytetar nderi te Bregut Lumit,,dhe dora jone te coj karoline po ti sna e vune ne pordhe fare,,,per kry te femijve qe jom i irrituar ,,dhe talloferja ime, osht merzit me ty .. ke humb votat tone..gjithe diten vetem nje bexoll,nje dopio raki nje panine dhe nje camcakiz per cunin( se per keta u robtum) kam ble nga sikleti..Tyrp per ty Bamiri Kamzes
Ju te FIKS FARE,,,ore vertete jeni bere qesharake,po ju vjen keq per zotin president qe u zgjodhe me poshtersite e FATOS NANOS dhe SALI BERISHES.Si ka mundesi qe nuk e kuptoni kjo qe po ben BAMIR TOPI eshte diversion i te majtes ,kjo levizje eshte skicuar me mjeshtersi ne zyrate PD per te rrembyer votat e elektoratit te PS.Partia Demokratike eshte e njohur per dhune brenda kesaj force politike,DEMOKRACI ka vdekur qe kur Berisha u vendos ne krye te kesaj force 1991,Nese zt TOPI vertet mendon se ai eshte vertet i paster dhe kundra kriminelit BERISHA ai duhet ta denoncoje hapur BERISHA dhe Kompani…,ZT topi duhet ti tregoje te drejten Shqipetareve cfare ndodhi me zgjedhjet presidenciale 4 vjet me pare,perse o zgjodhe zt TOPI dhe jo kundershtaret e tij,cfare ndodhi mes BERISHES dhe TOPIT ne keto 4 vjet qe zt TOPI eshte kundershtare me BERISHEN
Brilant. E kush eshte Aleksander Biberaj? Nje idhtar i Sali Berishes, qe i ka mbetur qefi dhe ben sikur eshte kunder Saliut. Po ta therese Saliu, ai menjehere i ben me nder “KAKEN” popullit. Ketu nuk shtrohet nevoja e pastrimit te plehrave te PD me mbeturinat e PD-se. Ketu kerkohet pastrimi i tere politikes nga plehrat, dhe kete se ben dot nje plehre si TOPI. Popull reflekto dhe zgjidhe vete hallin tend, mos prit per partite, se ato jane mekanizma zhvatjeje.
A propos, po Islami valle ku vajti? O bobo, iku per lesh i ziu, nuk ja var me njeri. Thone se do hyje edhe ai ne partine e GOPIT.
Zoti PRESIDENT , ju folet me shume per problemin e HASHURES , SE SA PER PROBLEMET E VENDIT KAME NJA 4 PYETJE.
1 -PER NGJARJEN E 21 JANARIT ,KUJT INSTITUCIONI I REFEROHENI QE TE ZBARDHE TE VERTETEN ATIJE QE PREGATITI PUCIN ,QE BENI PJESE EDHE JU? ,APO QEVERIJA QE VRAU NJERZE TE PAFAJSHEM?
2 SA E NDJENI JU NGA ANA HUMANE ,KUR NJE FEMIJE I KETYRE PRINDERVE VJEN TEK JU , E JU KERKON SE CFAR BERI BABI IME QE E VRATE ?
3 KUSHE ESHTE DIFERENCA E KRENARISE TATE ME ATE TE SALE BERISHES.ATE TE SALIUT LUTEMI TE GJITHE QE TI MOSE I KTHEHET ME SE AI MENDON VETEM TE VJEDH,TE VRASE ,TE
ZHDUKI NJERZIT QE JANE KUNDER TIJE ,ME NJE FJALE TI KETE TE GJITHE NEN KEMBE .
4 NGA KUSHE KENI ME SHUME FRIKE ,NGA PLEQNIJA APO VDEKJA,SEPSE SALIU KA SHUME FRIKE NGA PLEQNIJA SE KA FILLU ME FOLE BUDALLEQE. ?