E mërkurë pasdite. Momenti kur gjykata e Dachau në Gjermani do japë vendimin për të pandehurin Rudolf U. (54 vjeç), i cili akuzohet për mashtrim me sigurimet shoqërore. Shpërdorimi kap shifrën 44 mijë euro. Mesa e dënimit- 1 vit në provë. Sipërmarrësi mund të dilte nga gjykata si njeri i lirë…
Por krejt papritur ai shkallon nga trutë. Nxjerr një pistoletë franceze 6.35 mm nga xhepi dhe ia drejton njërit prej gjykatësve. Ai shmanget. Më pas shënjestron prokurorin 31 vjeçar Tilman T. Tre plumba përfundojnë në trupin e tij, një në shpatull, një në krah dhe një në bark.
Një orë më vonë prokurori i ri vdes në spital- çdo ndihmë erdhi shumë vonë.
Por çfarë e shtyn një njeri të tillë të hyjë me pistoletë dhe të vrasë në mënyrë brutale në gjykatë?
Fqinjët thonë se ai ishte një person tipik nga ata shoferët e kamionëve. Pas një ataku, atij i ishin kufizuar lëvizjet. Në gjykatë kishte ardhur me paterica.
Por që në ditët e para të procesit, ai shfaqej shumë agresiv, diskutonte gjithmonë me avokaten e tij.
Pasi dëgjon të shtënat, në sallë mësyn drejtuesi i protokollit duke thirrur: “E dija, e dija”. Një tjetër thotë: “Largohu, dikush po qëllon”.
Megjithatë në sallën e gjyqit nuk pati asnjë masë sigurie.
Rudolf U. është në burg dhe i është nënshtruar disa kontrolleve. Deri më tani nuk ka thënë asnjë gjë./bild
Viktima, prokurori Tilman T.
Viktima dergohet ne spital
Autori i krimit, Rudolf U.
silleni ketu te gezojme dy dite te bardha .
e forte kjo… duhet per seancen e Metes me 16 Janar, por ti shenjestroi mire gjykatsit kesaj radhe
Silleni te gjykohet ne gjykaten tone te larte,se dele automatikishte i pa fajeshem,se keshtu jane gjykatat tona,qe kamoandohen nga komunisti palke,kto gjykata njofin parate,e jo drejtesine,keshtu i mesoje diktatori i fundit qe ka mbetur ne vendin tone.